• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Njihuni me Gjeneralin me 4 yje, James Mattis

December 12, 2016 by dgreca

*Kush është James Mattis, Sekretar i ardhshëm i Mbrojtjes i SHBA?/

*Gjeneral Mattis gjatë kryerjes së detyrës në Irak dhe Afganistan, ka pasur në vartësi dhe kontigjente të ushtarakëve shqiptarë/

gjeneral-me-4-yje-ames_mattisNga Shefqet Kercelli/Presidenti i ri i SHBA, Donald Trump, zgjodhi Gjeneralin me 4 yje, James Mattis, në detyrën e Sekretarit të Mbrojtjes. Gjenerali në pension, ka një karrierë të gjatë e të ndritur në Forcat e Armatosura të SHBA, madje njihet dhe si studjues i cështjeve strategjike. Gjenerali Mattis, ka shërbyer si Komandant i Komandës Qëndrore Amerikane, e cila drejton operacionet në Lindjen e Mesme, si dhe Komandant i Forcave supreme të NATO-s. Përkushtimi ndaj misionit që ka treguar përballë forcave kundërshtare në Irak dhe Afganistan, ishte arësyeja që Gjenerali mori nofkën “Qen i tërbuar”, një epitet, që në anglisht reflekton reputacionin dhe respektin që Ai gëzonte si një komandant që nuk njihte sprapsje, që nuk mposhtej kollaj. “Si ushtarak, si marins, ai ka vepruar gjithnjë me besnikëri ndaj kontigjentit të tij, ndaj marinsave që shërbenin me të. “Kur e takova për herë të parë në Nangahar të Afganistanit, në v.2006, në një kohë që kishte shpërthyer një betejë e ashpër, pashë që Mattis ishte një komandant me një fuqi të madhe frymëzuese. Unë gjeja frymëzim prej tij”, kujton Gjenerali John Nicholson. Ndërkohë ekspertët thonë se, Gjeneral Mattis është edhe ushtarak edhe studjues. “Ai konsiderohet si një ndër njerzit me bagazhin më të madh të njohurive, si nga librat që ka studjuar, ashtu dhe nga eksperienca në terren, në këtë brez gjeneralësh”, thotë Michael O’ Hanlon, i Institutit pëer studime strategjike “Brookings”. Gjithashtu, analisti Michael O’Hanlon, beson se eksperienca dhe përgatitja e tij shumëvjecare, e kanë bërë Gjeneral Mattis, më praktik se shumë komandantë të tjerë, lidhur me vlerën dhe mungesat e fuqisë ushtarake. “Është gjë e mirë, që një ushtarak me përvojën dhe kredibilitetin e Gjeneralit Mattis, po këshëllon zotin Donald Trump, pasi zoti Trump do t’ja dëgjojë fjalën një njeriu të tillë. Mendoj se do jetë më i prirur të bindet nga një argument për të mos përdorur forcën, nëse ja sugjeron dikush si Gjeneral Mattis”, nënvizon analisti O’Hanlon. Mbas konfirmimit të kandidaturës së Gjeneral Mattis, Kongresi duhet të miratojë një përjashtim nga ligji që ndalon emërimin e gjeneralëve në postin e Shefit të Pentagonit, pa mbushur shtatë vjet në pension nga karriera ushtarake. Mattis është në pension prej tre vjetësh. Ndërkohë ligji synon të krijojë një shkëputje kohore mes shërbimit ushtarak dhe udhëheqjes civile të Departamentit. Kongresi e ka bërë një përjshtim të tillë kur lejoi Gjeneralin e Luftës së II Botërore, George Marshall, të shërbente si Sekretar i Mbrojtjes. Kjo praktikë gjykohet të zbatohet dhe me Gjeneralin Mattis.

Shenim: Sqarojmë lexuesit se, Gjeneral Mattis gjatë kryerjes së detyrës në Irak dhe Afganistan, ka pasur në vartësi dhe kontigjente të ushtarakëve shqiptarë, të cilët ai i ka vlerësuar për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë operacioneve të kryera kundër terroristëve.

Më gjerësisht për këtë bashkëpunim unikal, lexuesit shqiptaro-amerikanë dhe më gjerë do njihen vitin e ardhshëm 2017, me librin më të ri “Dy shqiponja në një mision”, i cili do jetë në shqip dhe anglisht.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Dondald Trump, James Mattis, presidenti, zgjodhi Gjeneralin me 4 yje

CARLO BOLLINO MJEL LOPËN

December 10, 2016 by dgreca

– Bisnes me Martirët /

2-kolec-traboini-2012-pantheon-studio-250x294Nga KOLEC TRABOINI/1-bullino-ramaBukner Art # 1 dhe # 2 janë bërë për bisnes. Rruan para me thes italiani Carlo Bollino me kësisoj sajimesh me bunker. Nuk i mjaftoi i pari po duhej edhe i dyti. Pse nuk deklarohet nga ministri kukull i financave sa para mori Bollino për të sajuar këto Bunker Artet Idiote? Për të parin thuhet mbi 1 milion Euro. Për të dytën nuk thuhet asgjë por ajo që dihet botërisht është, që Carlo Bolino pa i dhënë mbi një milion Euro nuk e luan sumën. Italian i zgjuar ai. I di vërra si nxirret paraja. Ka zbuluar në Shqipëri minierë floriri. Paguan populli shqiptar që vuan prej satrapëve E dini se për ti parë ato fotot e Martirëve në Bunker Art 2 duhet të presësh bilietën në hyrje. Pra pasi u bënë me paratë publike këto bunkermanira që i morën këta partnerët e Qeverisë Rilindase, populli duhet te paguaj sërisht e sërish e pafundësisht. Pse heshtin ish të përsekutuarit dhe familjet e martirëve katolikë. Si e lejon Kisha Katolike të bëhet biznes me Martirët?! Pushteti në këtë rast është bashkpunëtor e partner i Don Carlos. Dhe publicitetin e bëjnë hapur në televizionin e Bollinos. Afro 5 dollarë një bilietë për të vizituar Bunker Idiot Art # 2. Ky popull që ripet, në televizionin e Bollinos duhet të shfaqet i lumtur. Njëra dorë lan tjetrën e të dyja fytyrën e vet të lërosur të Parneritet Strategjik Media – Pushtet që funksionon suksesshëm. Ndërkohë: Hesht shtypi shqiptar. Hesht Kisha Katolike. Hesht opozita që pret kalendat greke për tu shfaqur. Heshtin organizimet e ish të përndjekurve. Heshtin familjet e Martirëve. Hesht dhe Vatikani. Ndërkohë Don Carlo Bollino mjel lopën shqiptare. Faqja e zezë…

10 dhjetor 2016

Filed Under: Komente Tagged With: Carlo Bolino, Kolec Traboini, mjel lopen

Kosovë-Nuk do të ketë mur te ura në Mitrovcë

December 9, 2016 by dgreca

-Ministrja Tahiri: Nuk do të ketë mur, revitalizimi sipas Marrëveshjes së Brukselit. Qeveria e Kosovës e ka parasysh shqetësimin e qytetarëve dhe tensionet e krijuara nga ky mur ilegal, por ne ju sigurojmë se nuk do të ketë kurrfarë muri në atë pjesë të qytetit të Mitrovicës/

PRISHTINË, 9 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI/ Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, kryenegociatore e Kosovës në dialogun e Brukselit, ka dhënë sonte deklaratë për media në lidhje procesin e revitalizimit të urës së Ibrit dhe problemeve të krijuara nga një mur ilegal që është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit dhe lëvizjen e lirë.Ministrja Edita Tahiri ka thënë se çështja e shkeljes së Marrëveshjes së Brukselit është biseduar gjerësisht me Bashkimin Evropian, gjatë ditës së djeshme dhe sotme. Në bisedimet që patëm dje me Bashkimin Evropian, këtu në Prishtinë, ku ishin prezent edhe dy kryetarët e komunave të Mitrovicës, në emër të Qeverisë së Kosovës kam kërkuar zbatimin e plotë të marrëveshjes për revitalizimin e Urës së Ibrit në Mitrovicë si dhe eliminimin e menjëhershëm të shkeljeve të bëra nga një mur ilegal. Po ashtu, diskutuam edhe pjesën tjetër të Marrëveshjes që lidhet me revitalizimin e rrugës kryesore të komunës veriore të Mitrovicës, e cila do të shndërrohet në rrugë për këmbësor, sipas Marrëveshjes së Brukselit.

Po ashtu, sot kam kërkuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) që të përgatisin një raport duke bërë matjet në terren për të parë nëse rrethrrotullimi në anën veriore të urës së Ibrit është cenuar nga projekti për revitalizimin e rrugës për këmbësor. Nga raporti i MMPH i të cilin e kam pranuar në orët e mbrëmjes, është konstatuar se dimensionet e këtij rrethrrotullimi janë ruajtur në pajtim me marrëveshjen e Brukselit dhe të njëjtin ia kam përcjellë Bashkimit Evropian.Me këtë rast dëshiroj të njoftoj opinionin e gjerë publik se pajtimi me BE-në dhe konkluzionet e dakorduara mbrëmë janë rikofirmim se Marrëveshja e Brukselit e datës 25 gusht 2015 do të respektohet plotësisht dhe se revitalizimi i urës dhe revitalizimi i rrugës për këmbësor në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës do të jenë në pajtim me parimet e lëvizjes së lirë. Kjo do të thotë se nuk do të ketë mur në pjesën që lidh urën e Ibrit me rrugën për këmbësor në veri të qytetit, sepse muri është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit, theksoi ministrja Tahiri.  Qeveria e Kosovës e ka parasysh shqetësimin e qytetarëve dhe tensionet e krijuara nga ky mur ilegal, por ne ju sigurojmë se nuk do të ketë kurrfarë muri në atë pjesë të qytetit të Mitrovicës.Ne ftojmë qytetarët dhe opinionin publik që të jenë të përmbajtur dhe të kenë durim sepse ky problem do të zgjidhet, është çështje ditësh kur gjërat do të shkojnë në vend ashtu siç jemi dakorduar me BE-në dhe në pajtim të plotë me Marrëveshjen e Brukselit.Ju përkujtojmë se përvoja të tilla negative që i ka krijuar Serbia i kemi pasur edhe me rastin e heqjes së barrikadës nga ura e Ibrit, kur një barrikadë u hoq dhe tjetra u vu si një “park paqe” të cilën e hoqëm tërësisht. Dhe ju jeni të gjithë dëshmitar se tashmë ura e Ibrit është urë e lirë dhe bashkuese. Ju sigurojmë se edhe ky mur do të hiqet në ditët në vijim dhe gjithë do shohim së bashku se nuk do të ketë mur e as pengesa të çfarëdoshme për lëvizjen e lirë, theksoi ministrja Tahiri./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Kosovë-Nuk do të ketë mur, në Mitrovcë, te ura

BE-ja mbështet Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës

December 9, 2016 by dgreca

1-prishtPRISHTINË, 9 Dhjetor 2016/ Bashkimi Evropian mbështet takimin vjetor të anëtarësisë së Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës.Organizata joqeveritare e financuar nga BE-ja, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës organizon nesër në Prishtinë takimin vjetor të anëtarësisë. Ndër pjesëmarrësit do jenë Nataliya Apostolova, Shefe e BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së, Marija Kapitanović, Ambasadore e Republikës së Kroacisë në Kosovë dhe Atifete Jahjaga, ish-Presidente e Kosovës.Qëllimi i këtij takimi është të paraqesë progresin drejt zbatimit të strategjisë së rrjetit për vitin 2015-2018, duke treguar kontributet e konsiderueshme në drejtim të avancimit të të drejtave të grave dhe barazisë gjinore në Kosovë dhe më gjerë.  Fushat kryesore të fokusit të raportimit do të jenë: ndërtimi i kapaciteteve të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës, gratë në politikë dhe vendimmarrja, e drejta e grave për shëndetësi, programi kundër dhunës në baza gjinore dhe fuqizimi ekonomik i grave. Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës përbëhet nga 106 anëtarë, duke përfshirë organizatat e grave të të gjitha grupeve etnike nga e gjithë Kosovën. Takimi do të shërbejë si një mundësi për të shkëmbyer informacione, per t’i dhënë energji anëtarësisë dhe për të krijuar një hapësirë për krijimin e marrëdhënieve./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: BE-ja mbështet Rrjetin e Grupeve, të Grave, te Kosoves

A-ja e përzgjedhjes së liderëve tanë

December 9, 2016 by dgreca

2-lindita-komaninga Lindita KOMANI/

Si të dallohet perversi nga joperversi, qelemëzi pra nga jo qelemëzi, i zvjerdhuri nga jo i zvjerdhuri. Kjo duhet të jetë A-ja në punën e mençur për të përzgjedhur liderët tanë të sotshëm e të ardhshëm.

Si vallë ta bësh këtë dallim? Sigurisht që kur personi në konsiderim ka pasur probleme fizike, mendore, sjelljeje në familje, shkollë, me gra, me burra e fëmijë, personi herët apo vonë do t’i manifestojë të njëjtat gjëra në marrëdhënie me përgjegjësi kolektive, si ato me popullin që do e trajtojë si rrogoz ku fshin këmbët, ato me përfaqësuesit e popujve të tjerë. Një cikël perversioni e përjetuam të plotë.

Na zuri fëmijë e tani nuk po na lëshon ende dhe si prindër fëmijësh (kam parasysh bashkëmoshatarët këtu që janë prindër). Po kështu prindërve tanë iu dogj jeta dhe shpresat nën perversionin pararendës. Pra duhet me zënë mend përfundimisht. Rini e Pasrini, po qe se vini re perversin, qelemëzin, të zvjerdhurin e radhës që përpiqet të ngjitet e të kapë pushtet, mos ia jepni dorën, as fjalën, as mendjen. Të paktën mos të bëheni personalisht përgjegjës për gjëmën e radhës.

E shkruar me 8 Dhjetor

Filed Under: Komente Tagged With: A-ja e përzgjedhjes, Lindita Komani, së liderëve tanë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 231
  • 232
  • 233
  • 234
  • 235
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje
  • “Exodus” – rrugëve të Çamërisë
  • Prof.Ibrahim Osman Kelmendi, me penë e pushkë për liri
  • Kur historia flet me dinjitet: pasardhësi i Ismail Qemal Bej Vlorës ndan çmimin “Ikona e Diasporës” për Ambasadorin Rexhep Demiri
  • Liria e fjalës dhe besimit
  • MARTIN LUTHER KING DAY: DITA KUR KUJTESA BËHET PËRGJEGJËSI
  • “Eleganca e lotëve”
  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT