• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

HOMAZH PER XHEVDET KALOSHIN

October 11, 2016 by dgreca

1-shenje-zije-2

1-xhevdet-ok

Nga Reshat KRIPA/

Homazh për Xhevdet Kaloshin /

Ike i nderuar Xhevdet! Ike dhe na le vetëm në rrugën tonë. Nuk besoja kurrë se do të isha unë ai që do të thoja këto dy fjalë për ty. Nuk besoja, se deshëm të të kishim gjithmonë pranë, gjithmonë në krye të rrugës që kishim nisur së bashku, sepse kishim nevojë për prezencën tënde, për fjalën tënde. Por ti ike. Zoti kishte  vendosur të të merrte pranë vetes dhe Zoti gjithmonë zgjedh më të mirët dhe ti ishe më i miri.

Në këto çaste para syve më del shprehja e filozofit të shquar Niçe që thoshte:Ekziston vetëm fisnikëria e lindjes, fisnikëria e gjakut. Vetëm shpirti fisnikëron, por më parë duhet diçka që të fisnikërojë shpirtin. Çfarë duhet atëhere?  Gjaku…        

 Dhe ky gjak nuk të mungonte ty, i dashur vëlla! Fisnikërinë e familjeve të mëdha nuk mund ta errësojnë klithmat e korbave të zinj. Bijtë e një familjeje fisnike e tregojnë veten edhe në rrethana shumë të vështira.  Po, Xhevdet i dashur, ti i  mbijetove  asaj  kohe  barbare, i  mbijetove  sepse  në  venat  e tua rridhte gjak Kaloshi, nje fis i dëgjuar i krahinës së Dibrës qw i dhuroi atdheut gjakun e shumw bijve tw vetw dhe midis tyre gjakun e “Nderit tw Kombit” tw paharruarit birit twnd Bujar Kaloshi.

Ishe fare i ri kur u detyrove të përballeshe me dallgët e tufanit të tmerrshëm që kishte mbuluar vendin. Megjithatë ti nuk u theve. Ato dallgë i përballove me krenari dhe dinjitet. Çfarë të të kujtoj më parë i dashur mik, Tepelenën e tmerrshme apo Savrën dhe Gradishtën por ti qëndrove si  “një copë graniti që u shkëput nga mali dhe u vendos mbi dy kambë të drejta e të forta si landa e pyllit”, siç shkruante Migjeni i madh.                                                                                  

  Por së fundi kohët ndryshuan dhe ti ishe gjithmonë në rradhën e parë të atyre që iu kushtuan demokratizimit të vendit dhe në mënyrë të veçantë të atyre që i kishin hequr mbi supet e tyre tmerret e sistemit gjakatar. U lidhe me shoqatën e të përndjekurve politikë pasi asaj i përkisje plotësisht. Por u lidhe, së bashku me gjithë familjen tënde, edhe me Partinë Demokratike duke i qëndruar pranë asaj deri në çastet e fundit të jetës tënde. Këto  nuk do t’i harrojmë kurrë për tërë këta vite që na kanë mbetur për të jetuar.

  Ti i përkisje asaj plejade që kishin një pasion, një dëshirë të madhe për lirinë. Doje të jetoje i lirë, pa gjemba dhe ferra në rrugën tënde. Doje të jetoje në një botë të vërtetë. Por, për fatin e keq të atdheut,  jetoje në një epokë të gabuar. Jetoje në atë epokë kur nuk mund të shprehje dot ato që ëndërroje, ato që të buronin nga zemra e madhe.  

Të nderuar familjarë. Më lejoni t’ju sjell ngushëllimet e Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë.  Mos derdhni lot. Nuk është zakon të derdhen lot për burrat e shquar. Atyre u thurren vargje, u këndohen këngë. Xhevdeti ishte një nga këta burra. Ju humbët me të vërtetë njeriun më të dashur, por edhe ne nuk  humbëm pak. Ne humbëm mikun tonë më të mirë. Ne sot i falim tokës mëmë vetëm trupin e tij të drobitur, ndërsa shpirtin e kanë marrë engjëjt për ta shpënë te Zoti i madh i madhërishëm, në parajsën e përjetëshme. Ndërsa deri dje kishim në mes mikun tonë të dashur, tani e tutje do të kemi kujtimin e tij të paharruar.                       

  Qoftë i lehtë dheu që do t’ i  bjerë përsipër!

Filed Under: Komente Tagged With: homazh, PER XHEVDET KALOSHIN, reshat kripa

Shqipëria, vend me angazhim të ulët social

October 11, 2016 by dgreca

 

1-gallup-logo-ok

           Instituti amerikan Gallup ka realizuar një studim në lidhje me angazhimin në shoqërinë civile, qoftë kjo për dhurimin e fondeve apo edhe për dedikimin e kohës së lirë për çështjet vullnetare. Në studim janë përfshirë 140 shtete, mes tyre edhe Shqipëria, e cila u rendit ndër vendet me indeks të ulët (26). Në përgjithësi, sipas këtij indeksi, vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë renditur tek ato me angazhim të ulët social. Indeksi është më i ulët për vende si Maqedonia (24), Serbia (20), Bosnja (21), Greqia (19). Gallup thekson se më shumë se 4 persona në 10, në të gjithë botën, janë shprehur se kanë ndihmuar një të huaj ose dikë që nuk e njihnin më parë (44%). Shumë më të pakët në numër janë ata të intervistuar të cilët kanë dhuruar para (27%) ose kanë shpenzuar kohë në veprimtari vullnetare. Greqia (19). Të shprehura në shifra, për vitin 2015 janë: Në të gjithë botën, rreth 1.4 miliardë njerëz kanë dhuruar para për bamirësi, rreth 1 miliard kanë bërë punë vullneare dhe rreth 2.2 miliardë kanë ndihmuar një të huaj në muajin e fundit. Vendi me indeksin më të lartë (70), që nënkupton angazhimin më të madh social të njerëzve, është Mianmar. Ky është një vend me tradita të forta budiste, ku dhurimi dhe ndihma reflektohen nga njerëzit si sjellje positive. Të anketuarit në Mianmar i janë përgjigjur me “po” pjesës më të madhe të pyetjeve, ndërsa rreth 91% e të anketuarve kanë dhënë se kanë dhuruar para për bamirësi. Sipas studimit të Gallup, pjesa më e madhe e të anketuarve në 72 shtete kanë deklaruar se kanë ndihmuar një të huaj. Ndërsa njerëzit janë më pak të prirur që të heqin dorë nga koha e tyre e lirë dhe të angazhohen në aktivitete sociale. Kjo vlen kryesisht për moshat e rritura, të cilët priren më shumë të ndihmojnë të panjohurit (44%) sesa të bëjnë vullnetarizëm (20%). Vihet re se në shtetet që kanë të ardhura më të larta, njerëzit tentojnë të jenë më të angazhuar në aspektin social, e kjo vlen kryesisht për SHBA-në, Australinë, Zelandën e Re apo edhe Kanadanë. Ndërsa vendet që kanë pasur probleme ekonomike apo sociale, si Greqia, Kongo, Palestina kanë normë të ulët angazhimi. {Sh.K}.

Filed Under: Komente Tagged With: angazhim u ulet social, Shefqet Kercelli, shqiperia

Ilir Meta me krushqit grekë në Athinë

October 11, 2016 by dgreca

1-ilir-meta-krushqit-greke

Nga Arben LLALLA/

Pa nisur mirë është përfolur mjaft vizita e disa ditore në Athinë e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë dhe njëkohësisht kreut të LSI-së, Ilir Meta. Në këtë kohë të ngarkuar të marrëdhënieve shqiptaro-greke prej zgjidhjes përfundimtare të Çështjes Çame, delegacioni shqiptar përbëhet nga një shumicë deputetësh me kombësi greke.

Metën e shoqëron deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toçi, bashkëshortja e të cilët është greke, Vangjel Tavo, deputet i LSI-së, i cili është me kombësi greke, Vangjel Dule i mirënjohur si antishqiptar, vlleh me kombësi greke, kryetar i PBDNJ, deputeti i PS, Anastas Angjeli me kombësi greke, deputeti i PD, Gjergji Papa, gjithashtu me kombësi greke.

Duke parë se me kë Ilir Meta ka shkuar në Athinë nuk ka si të pritet ndonjë deklaratë zyrtare rreth Çështjes Çame apo pronave të shqiptarëve në Greqi, të cilat janë të sekuestruara prej vitit 1940 me dekret të Mbretërisë së Greqisë.

Me këtë rast vlen të përmendim mendimet poetit dhe shkrimtarit nga Çamëria Bilal Xhaferrit i cili dikur shkruante: “Të gjithë ministritë në Tiranë janë mbushur sot me funksionarë të lartë me origjinë greke, me racë, me gjuhë e me zemër greke. Kur puthen buzë më buzë me klikën e Enverit në Tiranë, grekët e Athinës në fakt puthen buzë më buzë me vëllezërit e tyre të minoritetit grek në Shqipëri, të cilët kurdisin prapaskenat e politikës së Tiranës në interes të Greqisë. Këta minoritarë grekë, të dalë nga një grusht fshatarësh minoritarë në rrethin e Gjirokastrës, me pallaska gjeneralësh e kolonelësh të fshehur nën sqetull dhe me dorë të lirë e askush s’u thotë gjë”. (SHBA, Prill 1985)

Mendoj se ky vlerësim i Bilal Xhaferit për politikanët dhe politikën e Tiranës së dikurshme vlen edhe sot. Çështja është se çfarë e ka gjetur politikën zyrtare të Tiranës që ta përfaqësojnë në politikën e saj kombëtare një grusht katundarësh të minoritetit grek, gjyshërit e të cilëve kanë ardhur në tokat shqiptare si çobanë bagëtish dhe shërbëtorë në çifligët e bejlerëve të jugut?

Vërtetë çfarë do thotë kryetari i Kuvendit Ilir Meta për Çështjen Çame që ne të tjerët s’e kemi thënë? Asgjë, ai do kërkojë përkrahjen e Athinës për të ndikuar tek emigrantët shqiptarë për të votuar në 2017 për polin e tretë që LSI synon të krijojë, me qëllim kryesor krijimin e një qeverie që do ta konservojë Çështjen Çame e pronave shqiptare në Greqi duke i mbuluar me pluhurin e harresës.

Filed Under: Komente Tagged With: arben llalla, Ilir Meta me, krushqit grekë, ne Athine

Trump: Do ta “burgos” Clintonin nëse zgjidhem President

October 10, 2016 by dgreca

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, është zotuar se do ta “burgos” rivalen e tij demokrate, Hillary Clinton, nëse ai zgjidhet president i SHBA-ve. Nga ana tjetër, Clinton ka thënë se karakteri i rivalit të saj e bën atë të mos jetë i përshtatshëm për Shtëpinë e Bardhë./

2trump-klinton

Debati i ashpër mes Clintonit dhe Trumpit/

Në Saint Louis të Misurit është zhivilluar debati i dytë presidencial ndërmjet Hillary Clinton dhe Doland Trump.Kandidatja demorakte për presidente Hillary Clinton dhe rivali i saj republikan, Donald Trump zhvilluan një debat të ashpër, teksa Trump është zotuar se do ta “burgos” kundërshtaren e tij demokrate, nëse zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara, përderisa Clinton ka thënë se karakteri i rivalit të saj e bën atë të mos jetë i përshtatshëm për Shtëpinë e Bardhë.

Në debatin e dytë presidencial, Trump është pyetur për një video incizim të publikuar ditët e fundit, ku ai bën komente të turpshme për gratë, ndërkaq Clinton është pyetur për trajtimin e materialeve të ndjeshme dhe për pretendimet se Rusia po tenton të ndërhyjë në zgjedhjet e 8 nëntorit në SHBA.

Duke u përgjigjur për videon e vitit 2005, Trump ka thënë se nuk është “krenar” me gjërat që ka thënë në këtë video, por ka shtuar se ish-presidenti amerikan Bill Clinton – që është bashkëshorti i kundërkandidates së tij – ka bërë gjëra “shumë më të këqija” se ai në këtë drejtim.

“Ishte bisedë spontane. Nuk jam krenar për këtë gjë. I kërkoj falje familjes sime dhe popullit amerikan. Sigurisht se nuk jam krenar për një gjë të tillë. Por ju e dini se në botë ne kemi IS-in që pren koka njerëzish, që i mbyllin njerëzit nëpër kafaze, kemi luftëra të tmerrshme gjithandej. Kjo që po ndodhë është si në mesjetë, ne nuk kemi parë më parë diçka të ngjashme. A mund të imagjinoni njerëzit që janë duke bërë shumë më mirë kundër nesh me IS-in dhe ata e shikojnë shtetin tonë dhe e shohin se çfarë po ndodhë. Po, jam i turpëruar për këtë gjë”, ka thënë Trump.

Por, Clinton ka thënë gjatë debatit se ky xhirim jep më shumë të dhëna që dëshmojnë se Trump nuk është i përshtatshëm për të qenë president i SHBA-së.

“Si të gjithë, edhe unë kam kaluar këto 48 orë duke menduar për atë që dëgjova dhe pash. E dini, me kandidatët e mëparshëm republikan për president, nuk jam pajtuar për politikën, politikat e tyre, parimet, por kurrë nuk kam vënë në dyshim përshtatshmërinë e tyre për të qenë president.”

“Donald Trump është ndryshe. Unë në qershor kam thënë se ai nuk është i përshtatshëm që të bëhet president. Dhe shumë republikanë dhe të pavarur kanë thënë të njëjtën gjë. Atë që e dëgjuam dhe e pamë të premten ishte Donaldi duke folur për gratë, se si ai mendon për gratë dhe çfarë ju bën atyre. Ai thotë se kjo video nuk pasqyron atë që ai është. Por, unë mendoj se të gjithë ata që e kanë dëgjuar e dinë se ky xhirim prezenton atë që ai është”, ka thënë kandidatja demokrate.

Publikimi i videos, më 7 tetor, erdhi pasi sondazhi i kryer nga Reuters-Ipsos tregonte se Clinton është në epërsi ndaj Trump me 5 pikë.

Debati i ashpër mes Trump dhe Clinton vazhdoi edhe në çështje të tjera, përfshirë edhe përdorimin e email-it privat nga Clinton në kohën kur ishte Sekretare e Shtetit.

Clinton ka thënë se është mirë “që dikush me temperamentin e Donald Trumpit nuk është përgjegjës sundimin e ligjit”, dhe Trump u kundërpërgjigj “sepse ti do ishte në burg”.

Clinton, gjithashtu, ka akuzuar Rusinë për krizën në Ukrainë, konfilktin në Siri dhe për orkestrimin e sulmeve kibernetike kundër organizatave të SHBA-së dhe individëve për të ndihmuar që Trump të zgjidhet president.

“Asnjëherë në historinë e shtetit tonë nuk kemi pasur një situatë të tillë, ku një fuqi e huaj, po punon aq shumë që të ndikojë në rezultatet e zgjedhjeve tona dhe më besoni, ata nuk po e bëjnë këtë që unë të zgjidhem presidente. Ata janë duke tentuar që të ndikojnë në zgjedhje për Donlad Trump”, ka thënë Clinton.

Por, Trump, i cili më herët ka lavdëruar presidentin rus, Vladimir Putin dhe ka thënë se do të përmirësojë marrëdhëniet me Moskën, ka thënë se komentet e Clinton janë “qesharake”.

Dy kandidatët kanë folur edhe për çështjen e Sirisë. Demokratja Clinton e ka cilësuar situatën atje si “katastrofale”, duke thënë se çdo ditë që kalon “ne shohim rezutltatet e regjimit sirian dhe partnerëve të tyre në terren, iranianëve, dhe atyre në ajër, rusëve, duke bombarduar, veçanërish në Alepo”.

Ndërkaq, Trump, i cili ka thënë se nuk i pëlqen presidenti sirian Bashar al-Assad, ka thënë se ai dhe Rusia janë duke luftuar IS-in.

“Tash për tash, Siria është duke e luftuar IS-in. Por, Siria më nuk është Siri. Siria është Rusia dhe Irani, të cilët ajo (Clinton), sekretari John Kerry dhe Barack Obama i kanë bërë shtet shumë të fortë dhe të pasur. Shumë shpejt, besoj se ne do të arrijmë deri tek IS-i”, ka thënë Trump. (REL)

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Filed Under: Komente Tagged With: Debati i dyte presidencial, Trump-Clinton

Prof. Resmi Osmani –prozatori me produktiv i dekadave te fundit

October 9, 2016 by dgreca

Nga ILLO FOTO*/

1-illo-foto                                                                                                                                  Studiuesi:ILLO FOTO, NEW YORK/

1-ok-resmi-osmani-1

Ne Foto:Profesor Dr.Resmi  Osmani /Profesor Dr.Resmi  Osmani , eshte  romancieri me frekuencen  me te larte   te  romanit , ne  dekaden e  fundit  dhe , c’eshte me   e rendesishmjja, une mendoj  se  Resmiu po  krijon  nje  shkolle  shqiptare te  romanit te  shkurter . Ai me  shkrime  20- 3o  faqe , na jep njohurite  e  nje  romani te plote  klasik. Pse kam  arritur ne kete konkluzion  do ta  spjegoj me poshte , nepermjet zhvillimit lakonik  jetesor te  ketij  romancieri , si  dhe  do te komentoj  dy  shkrime  te  tij , qe me kane rene  ne  dore  kohet e  fundi .E kam  njohur  nga   afer   Profesor  Resmiun , ne   vitet   80  te   shekullit te  kaluar . Kemi   qene 7  vite  pjese e    stafit te  ish  Ministrise se   bujqesise  . Kishim  edhe  lidhje  institucionale , kur  kemi parasysh , qe  Ai ishte  Drejtor i   Pemtarise , une isha  specjalist i  Drejtorise se   ish  fermave , ku    pemtaria zinte  pjesen me   cilesore  te pemtarise   ne  shkalle  vendi .

Si  Drejtor , Resmiu shkelqente per kopetencen  e   drejtimit , per perspektiven  e projekteve  dhe ligjeve  , qe  parashtronte   dhe  qe zbatonte  si  dhe per  metodat  e larmishme  shkencore  te rekomanduara   dhe te    zbatuara  ne prodhimin   e  gjere . Drejtor   Resmiu , e kishte  merituar  kariken e    drejtorit qendror  si specjalist – drejtus i  afte   dhe  ambicioz i prodhimitpemtar  . Ai  vinte nga  fushat  dhe kodrat  e  prodhimit te  gjere , qe nen  drejtimin  direkt te    agronomit   frutikulturist, Berati   u  be nje  kopsht   i madh  botanik , ne te tere   siperfaqen e  tij   gjografike . Ish Ferma  e  Uznoves  me  taracat   dhe  fikun industrial,u  bene nismetaret  e  transformimit   biollogjik te   terenit  kodrinor te  Beratit  , qe  e mbajme mend , deri ne  prag te  viteve   90 te  shekullit te kaluar .

Sherbimi me kishte  shpure, ne   ish  ekonomine  bujqesore  krejt  malore te   Mrakulles  . Kjo  ekonomi  shperndante te    ardhura  sa  dhe  kooperativat   fushore  te  Beratit . Sekreti ishte   zhvillimi  cilesor i  frutikultures , nen  shembullin  e  Uznoves .   I   gjithe  territori i  Beratit  u be nje  Uznove  e madhe ,fal  edhe kontributit te  thelluar mendor  dhe  fizik te  profesor  Resmiut .   Perparesite     e ketij  zhvillimi , gjithsesi  bien  ne  sy  dhe  sot ne  fermat kapitaliste te fshatit beratas .

Resmi  Osmani i perket  me  origjine komunitetit  cam .  Nuk eshte   shkencetar  dhe  shkrimtar i  rritur ne  vazo qelqi  . Jo vetem  i kaloi te tera  shkallet e  kualifikimit  duke merituar  titujt  Profesor- doktor ,  u  thirr dhe punoi  pedagog i  fakultetit , ku kontriboi  ndjeshem  ne krijimin  e nje brezi specjalistesh frutikulturistesh edhe ne shkallet e larta te  kualifikimit  Ishte  edhe  antar i  redeksive   te  organeve  shkencore  dhe komisoneve  akademike.

Resmiu  ka  qene  sponsor i  vetvetes .   E  thirren ne   Komitetin ekzekutiv  dhe ne  qendrat  e tjera , sepse i  duhej punes   . Kokeulur , i  apasionuar ne pune dhe ne lexim  , i pa lodhur nga tereni i  veshtire  bujqesor , kerkus ndaj vetes  dhe vartesve , me nerv te  zhvilluar  shkencor , ky ishte cami  Resmi   Osmani , qe u  rrit  dhe  arriti  gradat  me te larta   shkencor-teknike  , ne  Atdheun meme .

Profesatura  e   Resmi  Osmnit nuk eshte   e  shkruar ne karton . Ajo  u  gjend e  shpalosur , ne te tere  harten e  pemtarise  shqiptare te  gjysmes se  dyte te  dhekullit  20 .  Nuk mund te  gjesh ne   Shqiperi  dru frutor , qe te mos kete te koncentruar mendjen  dhe  djersen  e  Profesor  R. Osmanit  . Po jap nje  shifer  sinjifikative , per  rritjen  e  pemtarise ne  gjysmen e  dyte te    shekullit  20  . Pemtaria  nga  6 % te prodhimit  bujqesor ,   arriti  19 % , me nje permiresim   qint per qint te  perberies  varitore .  Resmiu  zoteron  cilesine  e vecante , qe kritikon  ashper te tera  gabimet e   bashkepuntorve , pa  ngjallur  reaksion  dhe  as panik . Ne  drejtorine  e tij  gjithnje kishte  paqe , megjithse ne  bujqesine  shqiptare te  kabineteve , kudo  degjoheshin  bubullima  dhe  shkrepetima pa  zjarre  reale.

Vjen nga  nje  familje patriote. Gjyshi eshte  deshmor i  lirise , ndersa  Babai eshte pushkatuar ne  masakren e  Filatit , ne  1945, kur ishte  32  vjec.Resmiu   mbetet  qytetari model , qe ne jeten e  vet  76  vjecare  nuk i eshte  vertetuar  as nje kontravajtje  morale , familjare , politike, teknike  sado  e  vogel. Asnje ! Kurre nuk ka mbajtur  shqetesime brenda vetes , por i ka ndare me  koleget  dhe komunitetin . Ka shkruar dhe vijon te jete aktiv  ne te tera  organet  e  shtypit periodik  dhe  ate  shkencor .

Resmiu, biri i  vuajtjeve  dhe    agronom , eshte nje  baze e  sigurte , per  Resmiun  shkrimtar .   Talenti i  shkrimtarit ishte  brenda  njomzakut , qe udhetonte i pikelluar ne karvanin  cam nga  Greqia  drejt  memes  Shqiperi . Mbi kete talent u  depozitua  pervoja 57  vjecare  e jeteses, se R. Osmanit    ne  Shqiperi , qe nuk ishte  as  e lehte  dhe as e  qete , por me tallaze dhe shterngata te nje komunizmi ekstremist .

Brenda kesaj  diktature , Resmiu  diti ta  ktheje  arsimim partiak , ne  kulture  solide vetjake sa profesionale  , aq dhe publicitare , qe ifluencuan ndjeshem ne zhvillimin  e me tejshem te  tij  si prozator . Te ndalim  pak te kjo  e  fundit . Mund te  behesh tregimtar , romancier  , novelist , por  duhet te  zoterosh tekniken  e te  berit proze  dhe proza ka ngjyre . Resmiu ka qene i  paisur me  dhuntine  e prozes  tregimtare . Ne kete   fushe  akumuloi  dhe  shpertheu pas  viteve  90 te  shekullit te kaluar , kur  liria  e  fjales mori  rrugen e  zhvillimit demokratik.Resmiu  fillimisht  shkroi  2  libra per  dy kolege te  shquar te prodhimit , Bedri Lumanin   dhe Todo  Gjermenin . Keto  dy figura i  perjetesoi , duke i  vizatuar me  ngjyra  emocionale  dhe  mjedisore .

Per  librin  mbi  Todo Gjermenin, me  titullin kuptimplote  “Lule ne  gur“   kam  shkruar  nje persiatje , me te   cilen pretendoj  se kam  bere vleresimin  e  duhur  ne  aspektin permbajtesor  dhe artistik . Te dy librat jane permendore letrare  te njerzve te shquar  te punes .

Kisha  shume  vite , qe  nuk kisha  kontakte me  Resmiun . Miku i perbashket  A. Sh , me  njoftoi  se Resmiu  , befasisht  ka  dale me  dy  romane historike , qe jane  vleresuar  shume  mire nga  opinioni letrar.  Per shume pak kohe ,    shkroi  dhe  romanin  e trete  historik , duke kompletuar  nje trillogji mbreterore  shqiptare , nepermjet te te  ciles  ndricohej  nje  periudhe  e rendesishme  shqiptare , qe na identifikonte si komb me  histori te lashte  dhe  dinjitoze  . Pas pak kohe, botoi  “Ditet  e  pasme te mbretit Gent “ , duke  vijuar te  romani me   teme  aktuale  “ Koha  e  cudirave .

Gjithsej  5  romane  , nga te  cilet  4  me teme  historike .   Kur i lexova keto  romane  , perpara vetes   pashe  nje  Resmi  krejt tjeter . Mu cfaq  nje   historian i mirfillte , nje prozator  i   shquar  , nje  dijetar poliedrik , me te  cilin  , prej  sot  e  tutje  duhesh te krenohesh  Shqiperia, natyrisht  dhe une  , si koleg i vjeter i  tij  dhe  lexus i te tera  ngjyrave te  krijimtarive   .

Kur  lexon  “Trillogjine “ perjeton   tringellimin  e  armeve , trokun  e kuajve , jeten e  keshtjellave , tyezat  e  bisedave , fushat  e  betejes .  Krijon  besimin  e plote   se romancieri yne ka  qene  aty afer, ne mes te   episodit  ushtarak. Kjo eshte magjia  e fjales , qe shume   e rekllamojne , por pak mund ta   aplikojne . Duhet te kemi  nje  gje parasysh : Le te  mblidhen  nje  mije  gazetare  dhe te  shkruajne  ndryshe nga  sa ka  shkruar nje romancier i  afirmuar ; te nje mije gazetaret   deshtojne . Pse ndodh keshtu ?  Eshte  ceshtje  jasht ketij  shkrimi .

Pa  e  zgjatur  shkrova  persiatjen e  dyte , qe  e  bera pjese te librit  tim , qe kisha ne  doreshkrim  si  dhe  e botova ne  shtypin  e kohes . Me persiatjen  time  , nuk di ne se kam  arritur te  te sillja , perpara  lexusve ,  madheshtine  e kesaj  vepre trishe historiko- letrare ,  qe as ka  ekzistuar  dhe  veshtire  se i  gjendet  shoqja ne radhet  e romaneve historike shqiptare  kohore . Kete nuk  e kam  shprehur  une  vetem , por  shume  shkrimtare  dhe  ushtarake  shqiptare .

Me  duhet te pohoj sinqerisht  , se  Resmiu  mbetet  nje  shkrimtar me  fantazi historike te pa  shoqe . Ai ta  sjell parahistorine , ne dhomen   tende   ku je  dystuar ne kanapene  e rehatshme dhe je  duke ndjekur ne  ekran  fluturimet kozmike te  NASA s . Eshte magjistar i  tregimeve  historike  dhe jo vetem . Historia jone ka  nevoje per ndricim . Rrjedhojen  e kesaj mungese te ndricimit  historik , vijojme ta vuajme , nje  coptimin si  Kurdet .

Pse i vleresoj me keto nota  romanet  dhe posacerisht keta , per te  cilet  shkruaj  ? Une  kam perjetuar  periudhen  kur  ne  Shqiperine  moniste  letersia  kishte marre  hov  , por  ende nuk po  shkruhej  nje  roman i realizmit  socialist . Ishin  botuar  disa  romane  skematike  nga intelektualet e  viteve  30 , por  kjo konsiderohej  e pa mjaftushme , per ta   quajtur  shtetin-komb , te  stabilizuar  dhe  solid . Historia merr gjithmone  romanet , si pike referimi , per  vleresime  te nje periudhe . Kujtoj si sot porosite , qe jepeshin   nga  Lidhja  e  Shkrimtarve , per te  shkruar  romanin  e pare te  realizmit  socialist . U  be  dhe nje  kongres  shkrimtaresh .  U mbyll , per shume kohe  Dhimiter  Shuteriqi , me detyren e te  shkruarit te   romanit te  pare  .

Romani i pritshem u botua  dhe kishte titullin : “Clirimtaret “,  volumi i pare . Pritej  dhe i  dyti .  Humba  dy  dite  jete , qe lexova   romanin  e  Shuteriqit . Nuk ishte  roman  , por  disa reportazhe te montuara propogandistike , me ca  personazhe , qe dhe po   te perballeshe  rrastesisht ,  ndryshoje   rruge  . Te  dukej vetje i  hedhur me parashute ,  ne nje humbetire  me luane  dhe tigra . Me sa di une , volumi i  trete   nuk  dolli , por  u botua  nje  roman  axhitativ i  Sh , Musarait me  titull    “ Belxhiku  qe kendon  vence “ . U ngarkuan  nga Lidhja    ,   shkrimtare te  tjere me  emer , por  nuk paraqiten  nje  roman , qe i  duhej kohes .

Ai  qe botoi nje  roman te permasave te pranushme ishte  Sterio  Spesse , autori i “Psese “, se dikurshme  .  Sterio   i duhej  regjimit  dhe u gjet pa  shume veshtiresi  . Shkroi  romanin  “Ata nuk ishin  vetem“ . Pastaj  shkroi Petro  Marko “ Hasta  la vista “ , deri sa  historia  solli  romancieret e famshem te kohes :   Kadare , Jakov Xoxa ,   Fatos  Kongoli ,  Dhimiter  Xhuvani , Kasem  Trebeshina, Vath  Korreshi , Todor  Laco  dhe te tjere  shkrimtare te  burgut   .  Shqiperia  u be  e  degjuar  nga  romancieret  .  Bashke me  kosovaret  dhe  ata ne  diaspore , lista  e  romancierve  shqiptare  , eshte  e  gjate dhe shume perjashtuse .

Kete  histori te  shkurter te  romanit   shqiptar e paraqita , per te treguar madheshtine letrare te  R. Osmanit , por  dhe per te  frenuar  disi  entusiazmin  e  te rinjve , qe c’do panflet e   emertojne  roman  dhe  e botojne , pa asnje  veshtiresi , me parate , qe u jep  Babi,  bizesmeni-  kontrabandsit .

Romancieri eshte  nje pasuri  kombetare  .  Ai , qe shkruan  roman  duhet te marri persiper  faktin , qe do te  thinjet brenda nates . Eshte  shume reale fjala  e nje  dituraku , sipas te  cilit ,  shkrimtari  e jeton jeten  dy here . Heren  e  dyte ,   per personazhet e  romanit.  Nuk mund te   beheni romancier pa u dirsur musteqet dhe brenda dites.

Resmi  Osmani , eshte i lindur  romancier  , dhe romanin  e pare  e shkroi , kur u be  60 vjec . Nisuni nga  fakti , qe  romanin  nuk e  shkruani per te provuar  veten , por per shoqerine , ku ka  shume me te moshuar se ju  dhe para se te  lexojne romanin  tuaj , kane perjetuar  dhjetra  romane ne kurris . Me  qe  ju ka  shkrepur te  shkruani  romane , mbani  ne  dorshkrim  dhe lexoni ato pas  10-15 vjetesh; pastaj  ne  dac  botoini  dhe me  shkronja te  arta .

Po qe se me lejojne  organet , qe kete pune  e kane  ne  dore , do tu sugjeroja : Ate pune kolosale , qe u be per te krijuar  romanin  e pare te socrealizmit , duhet ta  bejne , per te  ndaluar romanin  aguridh , qe po  vershon ne tregun  amorf te librit .  Mekanizmat  gjenden , po  t’i kerkosh  . Lerni  romancieret te ndricojne  historine  tone te lavdishme . Romanciert  e pa pjekur , me kujtojne lidhjet  e pa  ligjshme  qe behet  me  elektrikun  .

Romani eshte  gur kilometrik i  historise . Romani  eshte  vete  historia .  Kini mjaft kohe , qe ju te vendosni  gure te  tille . Mbani parasysh  pervojen e  Kadarese . Romanin  e pare  e mbajti  shume  vite ne  dorshkrim . Ju e kini te lehte ta mbani  ne  folderin  e komjutrit .  Nuk mund te na i paraqesni  miljet  si kilometra, as kilet per oke  . Me kuptoni , nuk eshte kerkese kapricoze  e  brezit  tim , as  proteste . Eshte kerkese per  rritjen e nivelit te   jetes kulturale te  Atdheut , qe  ju  e doni dhe  e perbaltni  me shume se une .

Kete   opinion  disi te  gjate  per  romanin  dhe  romancieret  , e  bera, per te  dale  te  analiza e  dy  krijesave  te  Resmiut : “ Leter te pa njohures “  dhe “ Kuklla e pallatit te mermerte “.

C’perfaqeson  kjo leter ( Esse )  ?  Kjo leter eshte  vetem 15  faqe  kompjuterike . Eshte  gjini letrare  e njohur  dhe keshtu eshte percaktuar   dhe nga vete  autori .   Ne optiken time , kjo leter  rreh probleme   sa  dhe  nje  roman  klasik . Do te  sqaroj pak  momente nga kjo “Leter “ filozofike . Fillohet  si c’do leter  : E nderuar  Zonje !

Une  si  lexus  gjykoj  se  kjo  zonje mund te jete  pushtetare  e larte , por mbetet  Zonje . Nuk  behet  as  Nene  as  Moter . Eshte  Zonje  dhe  e tille mbetet  deri ne  fund te shkrimit . Shkrimtari ruan  krenarine   e  tij  dhe te  shtetit , te  cilit  i perket . Kuvendohet  ne  kufijte  e  dinjitetit, qe ju jep  detyra shoqerisht   e  percaketuar  qarte .

Mandej  fillon pjesa  e  dyte , jo me pak  e rendesishme. Gjithcka  vertitet  rreth nje  metafore te madhe , ku  zonja   perfaqeson  konservatorizmin  dhe  anarshine   e ketij tranzicioni te   lodhshem  shqiptar . Resmi  Osmani prezantohet  si  romancier  dhe i kerkon leje te ulet ne  stolin  e  romancierve te vendit . Resmiu nuk i lutet  zonjes  ta pranoi ne  pallatin e saj  me nderhyrje , per t’u  bere faktor  ne demokracine , qe po ndertohet .

Me posht  autori  i paraqet  “Zonjes” , programin  e romancierit  , per kulturen , letersine ,  politiken, ekonomine, tranzicionin  . “Zonja”   e nderuar ,kurre nuk ka marre nje leter te  tille permbajtesore  dhe  programore .  Pergjigjen  e letres  nuk  e kemi pare  dhe as do ta  shofim.   “Zonja  “ ka  shume  gjynahe ne  rrugen e reabilitimit te kultures , te  letersise , pa bere fjale per  ekonomine  dhe mirqenien. Romancieri i premton  “Zonjes “ , se do te jete i perkushtuar per ceshtjen e letersise kohore  dhe te jetes  se shendeteshme  kapitaliste  shqiptare .   Te  themi  dy fjale per stilin  dhe  gjuhesine . Kjo  esse  , e kontrolluar me tendence nga une , nuk permban  as nje fraze parazitare, as nje  fjale jasht  fjalorit dhe as nje  konstrukt jasht  drejtshkrimit . Eshte  proze natyrale romanciere  e mirfillte , ne  ngjashmeri  me  prozen poetike klasike, por pa   ritmin  e saj  .

Me  besoni , kurre nuk  e besoja  se do te  lexoja  , ne shqip , nje  ese kaq te koncentruar dhe  filozofike  , per te tera problemet  sociale dhe kulturore  , qe perjeton  sot shoqeria shqiptare .    Resmi  Osmani eshte  angazhuar me te tere  qenien  e vet , per  vendosjen  e nje jete normale, ne  Shqiperine zyrtare  , ku  ka mbeshtetur koken  dhe pret nje realitet te ri , Cameria  shqiptare  .

Ne se  veprat  e  Resmiut  nuk jane publikuar  sa  duhet  dhe nuk jane  bere pjese  e programeve mesimore shteterore  , kjo eshte  ceshtje e politikes  bilaterale , per te mos   dyshuar  , qe kjo  njeanshmeri ka  ngjyre te   indiferentizmi korruptiv . Po shtroj  dy pyetje te  theshta . A  vleresohet roli i  romancierit institucionalisht , si informatori me i sakte i  te tera  shtresave popullore ?  Cili eshte  vendi  , qe i ke  rezervuar , ti  si  shtet  , romancierit Osmani ?

E vleresuar ne te tera   dimensionet  , jeta  e   Resmiut  eshte  nje  ushtrim matematik  , qe  as gje nuk mund  t’i heqesh  as  t’i  shtosh . Te     supozojme se  Resmiu  do te konkorunte  per president , ne  nje  shtet  presidencial , konkurent i  tij do te terhiqej , qysh ne   debatin   e pare  , duke  qene i   varfer ne te tera  dimensinet  e mundshme te kritikushme.  Resmiu eshte i pa  konkurushem si  njeri , si familjar , si  shkencetar , si  diturak , dhe  si politikan .

Resmiu u  perfshi konkretisht  ne politiken postkomuniste  , duke dashur , qe ta  cfrytezonte kete tribune  , ne  dobi te se drejtes  dhe te   arsyes . Punoi  dhe ne   funksionin   e  nderuar te  Sekretarit te  shtetit , ne  Qeverrine  e stabilitetit . Politiken e  vezhgon intensivisht  nga pozitat  e shkrimtarit  . Tregimet  e shkurtara me teme  aktuale , jane  rreth  70 , duke  qene  shifer ne rritje   .

Resmiu , mbetet  nje  romancier  i  shquar i  kohes  se sotme . Jane  disa  tregime , me  vleren  e  romanit , ku ai  pershkruan ne te tera  dimensionet jeten  sociale te  tranzicionit  shqiptar  lidhur  kjo me  emigracionin biblik  dhe  zhvillimet  e nxehta   nderkombetare . Brenda ketij  grupi krijus  do te  paraqes pak konsiderata , per tregimin-roman, “Kuklla  e  pallatit te mermerte“. Eshte  vetem   32 faqe , por  ezauron te tere jeten e  nje  familje  borgjeze te re  shqiptare ,  ku deperton  krimmi i   organizuar .

Ngjarjet  zhvillohen  brenda  dhe jasht  vendit , ne  Europe  dhe me  gjere . Shqiperia ka  vendin  e  duhur ne politiken  globaliste . Romancieri , ne kete  veper na  pershkruan  skenat  delikate  erotike  dhe te  seksit , qe  fillojne  nga  bisedat ne  shkolla  dhe mbarojne ne industrine  globale te  seksit profesionist  . Ne te tera  skenat ,  personazhet  flasin  dhe  veprojne lirshem . Lexusi   gjykon  se  kjo ndjenje  sublime  njerezore  edhe mund te  cperdorohet  dhe te kriminalizohet , duke shkaketuar  shume here viktima , ne vend  qe te  sillte pasardhes  te shendetshem  fizikisht , moralisht . Autori na orienton  te  bejme  dallimet midis    seksit si defrim  njerezor , atij  riprodhus  dhe industrise   se  seksit .

Proza  eshte  disi e pa  afte , per te pershkruar  emocionet , prandaj ka  lindur  poezia . Proza  e  Osmanit  e  kapercen kete mangesi .  Seksi ne  vetvete permbledh  shume  emocione dhe ku  marrin pjese  shumica  e    aparateve  te  organizmit te   gjalle .  Jane  dy organizma, qe imitojne  bashkimin  shperthys  te   qelizave , qe i kane  prodhuar  vete keta protogoniste seksuale   .

Seksi merr  rruge  vete , por  rrjedhojat  dhe  manipulimi  njerezor , e  ka   futur  ne  labirintin  e   industrise se  seksit . Te tera keto  faza te   seksit , proza e  Resmi  Osmanit ,  ja ka  dale  te na i pershkruaj realisht . Pershkrimet  dhe perkufizimet , i kryen pa asnje  sforcim ; me nje natyralitet  , qe rrjedh si uji i  burimit malor . Nuk ka  as nje  ekzagjerim  dhe as nje banalitet .

Librin  e  Resmiut  mund ta  lexosh me  pjestaret  e  familjes , me  shoket  dhe me partneret  seksuale te  c’do  ngjyre .  Eshte  etalon i perjetshem  se si mund te  shkruhet  per seksin , qe ka qene tabu , per  letersine  e  socrealizmit . Resmiu  si realist i pa  korigjushem,   skenave te  seksit  u jep aq vend  sa ze  vete  seksi  ne jeten  reale. Ky eshte  fenomeni   shoqeror dhe  ai letrar, qe nuk  duhet te  anashklohet  .

Piksepari  autor  Resmiu na pershkruan mjediset  e Shkolles se mesme ,   Pallatit te mermerte , studjot , apartamentet  lluksoze , baret  e nates ,  Romen  e artit dhe te   dashurise , Marsejen ,  Parizin , deri te “Pensioni  familjar “ ne Royal . OK.  Keto jane mjedise ku jetojne  njerez dhe  zhvillohen te tera  llojet  e seksit , perfshire  ate si biznes, si dhe ate  te  dhunshem. Me  gjith keto pershkrime natyrale , asnj lexus  nuk  e perqendron  vemendjen te   skenat , por te    fati i personazheve , qe i do ose i meshiron , sepse  autori  ua ka  afruar natyrshem  , me te mirat  dhe te metat  e tyre .

Si  lexus i perjetshem  dhe mik  , e falnderoj  Resmiun , per kete menyre  orgjinale  dhe artistike , qe na paraqit jeten reale  te  rinise se  sotme  shqiptare , me  shume  tallaze dhe prita , qe jo ne pak rraste  , kane kushtuar jete shqiptaresh te rinj ,  te pasur dhe   shpesh te  arsimuar  . Gjuha  jone ka  aftesi  te  shkelqyera , per te kryer biseda  erotike dhe  skena  seksi  , nga me  ekstremet . Keto jane  cfaqur  ne  kenget  , prallat  dhe  anekdotat  popullore , sikurse ka  mundur te na i paraqisi  dhe  romancieri yne. Proza  e tabllove seksuale qe paraqet     Resmiu ,  ndryshojne rrenjesisht nga  tollovite seksuale te  klubeve me  lishence   .

Ketu  dua te  shtoj , se ne vitet  e  demokracise , ne cperdorim  te  lirise se fjales  jane  shkruar  libra , novela ,  tregime ,  romane  , me permbajtje erotike  dhe  skena  seksi , jasht  c’do parafytyrimi realist . Mbase kjo ka  ardhur nga  fakti , qe  nuk lejohej, per nje kohe te  gjate ,  te  shkruhej per kete teme jetesore . Ne fakt romancieret  dhe  publicistet  e  vertete, ne  veprat  e tyre te  asaj kohe  , i kane  zhvilluar me  sukses keto episode .

Me jepet rrasti te paraqes pak konsiderata , nga  letersia  e  viteve te tranzicionit , per  seksin  dhe  seksualitetin .Letraret  dhe publicistet   e rinj  kane nxituar te na japin  libra te  botuara ne  shqip , ku  erotika  dhe seksi   jane  e tere bota , pa asnje  dimension . Banaliteti  dhe ekzagjerimi kane shenuar   kulme  te pa imagjinushme . Kane  arritur  deri aty sa te pretendojne , qe shqiptaret, perpara   atyre ,   nuk kane njohur as  erotiken  reale  as  seksin. Jam  skandalizuar , kur kam  lezuar  disa libra  letrare  dhe vecanerisht publicitare , te  ketij formati , qe nuk ka pak ne tregun  e librit aktual  shqiptar.  Jane banale dhe te  pa pranushem  nga njerez  normale dhe te pa   droguar.  Trajtimi i temes  seks  kerkon tjeter  elegance shprehese  dhe  konceptuale , pa  qene  nevoja  e  perdorimit  as te   filozofise te  c’do  ngjyre , kerkon  perkufizim  te mirfillte letrar , sic   e ka  trajtuar   Resmiu ne  vepren , per te   cilen  flasim .

Une mendoj se tollovia aktuale, behet  nje nga   shkaqet  e  krimeve familjare  dhe atyre ne rruge .  Shqiptaret   kane  qene lufterare , por  jo kriminele dhe   aq me pak perdhunus  . Te  tille kane  qene  dhe jane  edhe ne rolin  e mercenarit . Jeta  e  ushtarit te  ben  sentimental . Disa  moderne  na i paraqitin   ushtarin , sikur  nuk mban ne  dore  kallashnikovin , ose antitankun .

Komuniteti  cam i transplantuar , ne  trupin   shqiptar , ne  vitet  1944/45, ka  vijuar  jeten  korrekte  me  perkushtim ndaj punes, prones dhe  shoqerise . Kudo  , qe kam punuar  kam  pas  bashkepunuar me  komunitetin  cam . Kam  shkruar per ta si njerez me  pervoje  jetesore , qe  e vene ate   ne sherbim te  ecjes perpara te  shoqerise  .

Kush mund ta parafytyronte  se midis  muhaxhireve te  sfilitur   rrugeve te  persekutimit zerviste  do te  dilnin   shkencetare potenciale  dhe  dijetare  , qe  do te  beheshin te  famshem , per  Atdheun e  madh , Shqiperi  . Ne  ate  vargan te   gjate  ka pasur   shume  njerez te  shquar , te lindur ne  krahinen  shqiptare te   Camerise . Nuk jam une  , qe i klasifikoj , por  ne kete  shkrim  dhe  ata para ardhes,  kam hedhur idene   se  Profesor   Resmi  Osmani , eshte  intelektuali me  produktiv dhe i gjithanshem , qe ka lindur ne  Cameri .      Eshte  specialist i  kalibruar  me precizion te larte  . Eshte  fenomen  historik ne realitetin letrar  shqiptar  dhe  ate  cam  te marre  vecmas .

*Illo Foto – Studius / Ny – Tetor  2016

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: Illo Foto, Prof. Resmi Osmani, prozator produktiv

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 243
  • 244
  • 245
  • 246
  • 247
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje
  • “Exodus” – rrugëve të Çamërisë
  • Prof.Ibrahim Osman Kelmendi, me penë e pushkë për liri
  • Kur historia flet me dinjitet: pasardhësi i Ismail Qemal Bej Vlorës ndan çmimin “Ikona e Diasporës” për Ambasadorin Rexhep Demiri
  • Liria e fjalës dhe besimit
  • MARTIN LUTHER KING DAY: DITA KUR KUJTESA BËHET PËRGJEGJËSI
  • “Eleganca e lotëve”
  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT