• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ministrja Edita Tahiri: Progresi në revitalizimin e Urës e Ibrit është i dukshëm

November 13, 2016 by dgreca


img_3233
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, qëndroi te premten në Mitrovicë ku mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët në lidhje me rëndësinë e dialogut të Brukselit për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Në këtë takim që është i gjashti me radhë, i mbajtur gjatë këtij viti, si një dialog i hapur mes Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve nga të gjitha komunitetet në veri të vendit, shqiptarëve, serbëve dhe boshnjakëve, u diskutua për procesin e zbatimit të marrëveshjeve.
Këto tryeza janë organizuar nga Qendra për Trajnime dhe Studime Gjinore dhe janë mbështetur nga ambasada norvegjeze.
Ministrja Edita Tahiri, njoftoi për zhvillimet më të fundit në dialog dhe theksoi se shumë shpejtë do të finalizohet zbatimi i disa prej marrëveshjeve të rëndësishme. Ajo po ashtu theksoi se së shpejti do të vendoset sistemi unitar i drejtësisë në veri të vendit, do të hapen zyrat e gjendjes civile dhe regjistrit civil për t’i pajisur qytetarët me dokumente të shtetësisë së Kosovës, do të fillojnë punën një numër i madh zyrash të ministrive dhe agjencioneve që kanë fushëveprimtari lokale.

“Dialogu i Brukselit po mundëson që hap pas hapi të konsolidojmë sovranitetin shtetëror edhe në veri të vendit dhe të normalizojmë gjendjen që është në dobi të qytetarëve të cilët aspirojnë një jetë më të mirë dhe më të sigurtë”, tha ministrja Tahiri.
Ministrja Tahiri po ashtu shprehu kënaqësinë për progresin në revitalizimin e Urës së Ibrit që është i dukshëm dhe konfirmoi se punimet do të kryhen deri më 20 janar 2017 kur edhe hapet ura e Ibrit për qarkullim të lirë dhe të plotë për qytetarët dhe automjetet. “Tashmë janë hequr të gjitha barrikadat që kanë ekzistuar, diku mbi 20 të tilla, ambienti politik dhe ai i sigurisë është përmirësuar dukshëm”, theksoi ministrja.Ajo tha se punojmë intensivisht me Bashkimin Evropian dhe së shpejti presim lajme të mira edhe për zbatimin e marrëveshjeve që janë në pritje.

Filed Under: Komente Tagged With: MINISTRJA TAHIRI, Mitrovice

Shqiptarët e Bursës të investojnë në Kosovë

May 31, 2016 by dgreca

-Ministrja Tahiri: Fizibiliteti për investime ekonomike në Kosovë është pozitiv dhe kjo besoj është garanca më e mirë për ju investitorët/

-Në Samitin Ekonomik Ndërkombëtar të Ballkanit, në mesin e pjesëmarrësve ishin qeveritarë dhe biznesmenë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Serbia, Bullgaria, Rumania dhe Greqia/

 Bursa, 31 maj 2016/ Ministrja për Dialog e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, dje mori pjesë në Samitin Ekonomik Ndërkombëtar të Ballkanit, të katërtin me radhë në Bursa – Turqi, të organizuar nga Rumelisiad, organizatë kjo e themeluar nga biznesmenët shqiptarë dhe emigrantët tjerë të ardhur në Turqi nga vendet e Ballkanit. Në mesin e pjesëmarrësve ishin qeveritarë dhe biznesmenë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Serbia, Bullgaria, Rumania dhe Greqia.

 Në fjalën para të pranishmëve, ministrja Tahiri theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi ekonomik mes shteteve të Ballkanit dhe Turqisë dhe kërkoi që investimet e Turqisë të rriten edhe në Kosovë duke u bërë thirrje sidomos shqiptarëve të Bursës që të investojnë në Kosovë duke u kërkuar atyre t’i shtrijnë bizneset në vendlindjen e të parëve. “Ju, biznesmenët shqiptarë që jetoni në Bursa dhe anë e mbanë Turqisë keni dy vendlindje, andaj, ky është një obligim i dyfishtë për ju, sepse ju takon që të investoni në Turqi si vendi ku jetoni, por edhe në Kosovë dhe në mbarë tokat shqiptare prej nga keni ardhur”, tha Tahiri. 

“Ashtu siç e keni bërë Bursën një fuqi ekonomike ashtu presim të kontribuoni edhe për Kosovën që ta bëjmë një fuqi ekonomike për të cilën Kosova ka potenciale të mëdha”, tha ajo.

 Ministrja Tahiri shtoi se Kosova po zhvillohet çdo ditë e më shumë dhe ka potenciale të mëdha ekonomike dhe burime njerëzore të përgatitura për standardet e ekonomisë së tregut modern, për këtë arsye Kosova është një vend me interes për investime të jashtme. “Fizibiliteti për investime ekonomike në Kosovë është pozitiv dhe kjo besoj është garanca më e mirë për ju investitorët, sepse Kosova ka bërë reforma legjislative në favor të investimeve strategjike dhe ka krijuar mekanizma për garantimin e investimeve. Më shumë se kaq, Kosova tashmë ka hyrë në rrugën zyrtare të integrimit në BE, me hyrjen në fuqi të MSA-së dhe vendimi për liberalizimin e vizave ka nxjerrë qytetarët e Kosovës nga izolimi i padrejtë. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe përkushtimi jonë për të plotësuar standardet e tregut të lirë dhe cilësisë së produkteve janë një garanci e qëndrueshme për investitorët potencial nga jashtë për të investuar në Kosovë”, tha ministrja Tahiri. 

Ajo, njëkohësisht, falënderoi shtetin e Turqisë për mbështetjen që i ka bërë shtetit të Kosovës në planin diplomatik dhe të njohjeve duke vlerësuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.Ministrja Tahiri ishte e shoqëruar nga këshilltarët politik Elona Cecelia dhe Gazmir Raci./b.j/

Filed Under: Ekonomi, Mergata Tagged With: investim ne Kosove, MINISTRJA TAHIRI, Shqiptaret e Burses

Kosovë-Serbi, në Bruksel takim për zbatim të marrëveshjeve

October 10, 2015 by dgreca

-Ministrja Tahiri ngriti çështjen e qëndrimit bllokues të Serbisë për tekstet shkollore që qeveria e Kosovës i ka dërguar për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke theksuar se bashkëpunimi për çështjet e dijes dhe të shkollimit është në interesin e të gjithëve dhe vlerësoi si shenjë jocivilizuese bllokimet e Serbisë, duke theksuar se do zbatohet reciprociteti nga ana e Kosovës/
PRISHTINË, 10 Tetor 2015/ Delegacioni i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, qëndroi dje në Bruksel ku mori pjesë në takimin e radhës të dialogut teknik me delegacionin e Serbisë në lidhje me procesin e zbatimit të disa prej marrëveshjeve ku janë shënuar ngecje dhe vonesa në proces. Ky takim ishte vazhdim i bisedimeve të filluara me 28 dhe 29 shtator, në të cilat kishte pasur disa përparime, por që ishte vlerësuar nevoja për të precizuar më tej hapat drejt përshpejtimit të procesit të zbatimit, bën të ditur njoftimi i dërguar sot nga Kryeministria kosovare. Theksohet se,temat kryesore ishin Lëvizja e Lirë, Diplomat, funksionimi i Zyrave Ndërlidhëse dhe kthimi i dokumenteve kadastrale nga Serbia. Bisedimet u ndërmjetësuan nga BE, përkatësisht Shërbimi për Punë të Jashtme i Bashkimit Evropian.
Tema kryesore ishte lëvizja e lirë, përkatësisht zbatimi i reciprocitetit në çështjet e tabelave të regjistrimit të automjeteve. Ministrja Edita Tahiri me këtë rast rikonfirmoi qëndrimin e qeverisë së Kosovës për ta zbatuar reciprocitetin në çështjen e tabelave të automjeteve ku njoftoi se afati i fundit do të jetë fundi i tetorit. Ministrja Tahiri theksoi se pala e Kosovës ka vendosur ta shfrytëzojë të drejtën për reciprocitet që sigurohet nga Marrëveshja e lëvizjes së lirë e vitit 2011, duke potencuar se në qoftë se Serbia nuk i heq tabelat “prova” për automjetet e Kosovës me tabelat “RKS” atëherë Kosova do aplikojë masa reciproke ndaj automjeteve që vijnë nga Serbia. Po ashtu, ajo tha ky reciprocitet do të përfshijë edhe pagesat administrative për këto tabela si dhe dokumentin hyrje-dalje për qytetarët e Serbisë. “Lehtësimi i lëvizjes së lirë është në interes të qytetarëve, prandaj Serbia është dashur ta bëjë një gjë të tillë duke hequr këto pengesa, por nëse kjo gjë nuk do të ndodh, atëherë ne do të jemi të shtrënguar që ta zbatojmë reciprocitetin”, tha ajo.
Për çështjen e njohjes reciproke të diplomave universitare mes dy shteteve, në takimin e kaluar ishte arritur një marrëveshje me të cilën është hapur rruga e zhbllokimit të zbatimit të marrëveshjes për diploma të vitit 2011, por të cilën Serbia nuk e kishte zbatuar asnjëherë. Në takimin e djeshëm u dakordua që zbatimi të filloi në fund të tetorit dhe sipas marrëveshjes në periudhën prej 5 muajsh duhet të njihen të gjitha diplomat që janë në pritje të njohjes, rreth 400 prej tyre. Në të njëjtën kohë, Kosova do të bëjë njohjen e 14 diplomave që janë në pritje. Risi e marrëveshjes së arritur është që njohja e diplomave është zgjeruar, pra krahas njohjes së diplomave univeristare ( bachelor, master dhe doktoraturë) do të njihen edhe diplomat e shkollave të mesme dhe shkollave vokacionale/kualifikuese të të gjitha niveleve, sipas standardeve evropiane.
Në këtë takim, ministrja Tahiri ngriti çështjen e qëndrimit bllokues të Serbisë për tekstet shkollore që qeveria e Kosovës i ka dërguar për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke theksuar se bashkëpunimi për çështjet e dijes dhe të shkollimit është në interesin e të gjithëve dhe vlerësoi si shenjë jocivilizuese bllokimet e Serbisë, duke theksuar se do zbatohet reciprociteti nga ana e Kosovës.
Rreth çështjes së kthimit të dokumenteve kadastrale nga Serbia, është theksuar se Kosova duhet ta miratojë sa më shpejtë ligjin për Agjencinë Teknike për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, sepse kjo do ta hap rrugën për kthimin e dokumenteve kadastrale që i ka marrë Serbia gjatë luftës. Po ashtu, u kërkua edhe nga Serbia që të përshpejtojë procesin e përgatitjeve për kthimin e tyre.
Ndërsa, në kuadër të bisedimeve për Zyrat Ndërlidhëse në të dyja shtetet u arrit pajtimi që të rriten hapësirat dhe stafi i tyre, ku BE u zotua që të ofroj hapësirë më shumë për to, duke qenë se zyrat ndërlidhëse janë në kuadër të zyrave të BE-së në dy vendet. Gjithashtu, kishte dakordim që të ketë një bashkëpunim më të mirë mes zyrtarëve ndërlidhës dhe qeverive përkatëse të vendeve pritëse, si dhe lehtësime në trajtimin e kërkesave për vizita por me kusht që zyrtarët që bëjnë vizita në shtetin tjetër të respektojnë parimet e dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes dyja shteteve. Në këtë kuadër, në vijim do të intensifikohen angazhimet që kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ta pres zyrtarisht në takim zyrtarin ndërlidhës të Serbisë në Kosovë dhe kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ta pres zyrtarin ndërlidhës të Republikës së Kosovës në Serbi./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Kosove-Serbi, MINISTRJA TAHIRI

Artikujt e fundit

  • 7 KORRIK 2022, KUR “PRANVERA E PROTESTAVE” VJEN NË VERË
  • BISEDA E PRESIDENTIT BILL CLINTON ME HASHIM THAÇIN RUAJTUR NË BIBLIOTEKËN PRESIDENCIALE “WILLIAM JEFFERSON CLINTON”
  • DEMOKRACIA E POLITIKA: PËRFUNDIMET E PAPARASHIKUESHME TË LUFTËS
  • DUKE MEDITUAR PËR CAMAJN, KOLIQIN, FISHTËN… 
  • Murana e Gjergj Kastriotit në Prizren
  • PSE SHQIPTARËT DUHET TA KUNDËRSHTOJNË “BALLKANIN E HAPUR”?
  • KONICA- NJË STEKË AKOMA E PAKAPËRCYER NGA AMBASADORËT SHQIPTARË NË WASHINGTON
  • TEPËR VONË DHE SHUMË PAK, TË NDERUAR AMBASADORË PERËNDIMORË NË TIRANË
  • DRINIT PLAK PO I MARRIN FRYMEN
  • PROF. MUHARREM DRAGOVOJA IN MEMORIAM
  • NJË YLL MË SHUMË
  • RINOR GASHI  NJË  BOKSIER I RI, NË ARTIN MARCIAL MMA, QË SYNON TË ARRIJ MAJAT E FITORES ME ZEMËR SHQIPTARI
  • PUTINI A DO T’A KETË LEXUAR HERODOTIN?
  • VISAR ZHITI LAUREAT I ÇMIMIT TE MADH NE FESTIVALIN BOTËROR TË POEZISË “MIHAI EMINESCU”
  • DE OMNIBUS DUBITANDUM / POEZI NGA ALFONS GRISHAJ

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT