• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Tirane-Ambasadori Lu: Reforma në Drejtësi, hapi më i rëndësishëm

September 17, 2015 by dgreca

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, nga tryeza e reformës për drejtësinë organizuar nga “Forumi Civil” hodhi një paralele të kujdesshme mes drejtësisë dhe politikës në Pakistan dhe asaj në Shqipëri. Lu tregoi historinë e një mikut të tij gjykatës, i cili nuk u thye përballë karteleve të drogës në Pakistan, përfaqësues të të cilëve i hynin politikës për të influencuar drejtësinë në lirimin e bosëve të drogës. Për reformën në drejtësi që ka nisur, Lu tha:-“Pakistani është sigurisht një vend i ndryshëm nga Shqipëria, por disa prej sfidave janë të njëjta. Në të dyja vendet, ne shqetësohemi për gjykatësit e korruptuar, për politikanë kriminelë dhe një sistem, ku më të pasurit e blejnë drejtësinë e tyre. Lufta për reformën në drejtësi sapo ka nisur. Njerëz me integritet, në të djathtë e në të majtë, besohen në këtë luftë. Gjykatës, prokurorë dhe politikanë të korruptuar dhe të paaftë do t’i kundërpërgjigjen kësaj reforme, por ne nuk duhet t’i lejojmë ata të fitojnë. Kjo reformë është e vetmja më e rëndësishme që prej rënies së komunizmit”, u shpreh ambasadori amerikan Donald Lu. Nga kjo tryezë, ish-Presidenti Alfred Moisiu, bashkëthemelues i “Forumit Civil” tha se duhet një ligj i veçantë, për t’i bërë një skaner të plotë pasurisë së të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke zbatuar parimin e barrës së provës, madje edhe për familjarët e tyre. Një tjetër sugjerim i Moisiut lidhej me zgjedhjen e Presidentit nga populli. “Sado që të bëhen ndryshime kompetencash, kam bindjen se politika në të gjitha rastet do të përpiqet për ta bërë Presidentin palë të sajën. E pra, kjo modifikohet vetëm duke zgjedhur njerëzit e duhur në atë detyrë dhe duke zgjedhur kryetarët e shtetit drejtpërdrejtë nga populli. Nuk e kuptoj, përse deri tani te ne hezitohet për të dalë në një zgjidhje të tillë, kur pothuajse e gjithë Lindja e zgjedhin Presidentin drejtpërdrejtë nga populli”, deklaroi ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, bashkëthemelues i “Forumi Civil 2010”. Ambasadori gjerman, Helmut Hoffman u shpreh se “nëse reforma në drejtësi nuk kryhet tani, Shqipëria do të humbasë 10 vite kohë”.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Ambasadori Lu: Reforma në Drejtësi, hapi më i rëndësishëm

PRESIDENTJA JAHJAGA NE KRYE TE DELEGACIONIT TE KOSOVES NE OKB

September 12, 2015 by dgreca

Ne delegacion me 11 anetare, pervec Presidentes Jahjaga, do te marrin pjese edhe Kryeministri Mustafa, zv/ Kryeministri Thaci dhe ministri i Brendshem Skender Hysenaj etj./

Sic njofton gazeta “Telegrafi” e Kosoves, Presidentja Jahjaga do t’i prije nje delegacioni qe do te perbehet nga 11 veta, perfshi dhe ate vete.  Telegrafi komenton se kjo do të jetë njëra prej vizitave zyrtare më të kushtueshme për shtetin dhe se të gjithë janë duke u çuditur me një numër kaq të madh të njerëzve që Jahjaga ka zgjedhur ta shoqërojnë nga ekipi i saj.

“Presidentja si duket ka vendosur që ta qeras stafin e saj me një shëtitje disaditore në Nju Jork, përndryshe është i pakuptimtë një numër kaq i madh i këshilltarëve dhe stafit të saj, si pjesë e delegacionit të përbashkët qeveritar”, thotë ky burim.

Përveç Jahjagës dhe 10 shoqëruesve të saj, për në Nju Jork pritet të udhëtojnë edhe kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi. Ndërkaq, gjatë sesionit, atyre pritet t’iu bashkohet edhe ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni.

“Kjo përveç që është shumë e kushtueshme për buxhetin e Kosovës, është edhe jashtë çdo logjike institucionale të merren 10 persona si shoqërues jashtë vendit. Nuk po shkojnë në pushime vjeshtore ata, por në Sesionin Vjeshtor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, thotë ai.

Ndryshe, gjatë sesionit vjeshtor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Manhattan, ku zakonisht edhe vendosen delegacionet e shteteve, hotelet i ngrisin shumë çmimet dhe një dhomë kushton në mbi 1 mijë dollar vetëm për një natë.

Filed Under: Komente Tagged With: Delegacioni, OKB, Presidentja Jahjaga

Sistemi parauniversitar në Shqipëri përsëri me dy turne

September 9, 2015 by dgreca

Qindra nxënës të sistemit parauniversitar, edhe këtë vit të ri shkollor do të vijojnë mësimin me dy turne. Zhvillimi i zgjedhjeve lokale, gjatë qershorit, ka sjellë një ngadalësim të punimeve dhe shumë shkolla të vendit janë në proces rikonstruksioni. “Problematika do të kemi në rrethet e mëdha, pasi ende nuk kanë përfunduar shkollat, që fatkeqësisht janë një pjesë në rikonstruksion, për arsye se punimet kanë filluar me vonesë edhe prej fushatës dhe zgjedhjeve të pushtetit lokal. Firmat duket se kanë punuar më ngadalë, por do të doja shumë të gjeja mirëkuptimin e tyre dhe t’u bëja thirrje edhe kryetarëve të Bashkive, të marrin përsipër – në partneritet të fortë me Ministrinë e Arsimit – vendimmarrjet për të përshpejtuar punimet e firmave që janë duke punuar. Të ndihmojnë për kushtet e emergjencës”, u shpreh zëvenësministrja e Arsimit, Nora Malaj. Tri ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, në arsimin bazë janë regjistruar 306 mijë nxënës. Për herë të parë, Ministria e Arsimit dhe Sportit po ofron mundësinë që nxënësit, të cilët kanë përfunduar arsimin bazë, të mund të vijojnë gjimnazin “part-time”, si në arsimin profesional edhe në atë publik, ku deri më tani janë regjistruar 256 nxënës. “Edhe një pjesë të atyre të rinjve, që vijnë nga shtresat e margjinalizuara, ose që kanë pasur problematika për arsye nga më të ndryshmet, do të jetë sistemi ‘part-time’ shtetëror, e theksoj sepse nuk ka sisteme ‘part-time’ private, të cilat janë mbyllur të gjitha që vitin e kaluar”, deklaroi më tej Nora Malaj. Në të gjitha shkollat e vendit ka vijuar shpërndarja e teksteve. Ka mungesa vetëm në 10% të teksteve, të cilat brenda muajit shtator do të jenë në duart e nxënësve. Sh K

Filed Under: Komente Tagged With: Parauniversitaret, serish me turne

Odeoni i bektashinjve bashkon politikën

September 8, 2015 by dgreca

Përurohet Odeoni i ri në selinë e Bektashinjve, ku u zhvillua në një cermoni e posacme. Në te merrnin pjesë përfaqësues të lartë të politikës, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, klerike të lartë të besimeve të ndryeshme, diplomate e përfaqësues të huaj të akredituar në Shqipëri, ambasadori amerikan, Donald Lu dhe personalitete të shquara në vend. Ceremonia nisi me një lutje dhe më pas u shoqërua me himnin kombëtar. Aktori i mirenjohur, Bujar Asqeriu, në çeljen e cermonisë tha nder te tjera: “Imam Ali të qofshim falë, ishte vullneti yt që të mblidheshim sot të përuronim Odeonin e madh të bektashizmit në Kryegjyshatën Boterore në shtëpinë e Zotit”. Ndërsa Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Baba Edmond Ibrahima u uroi mirëseardhjen të ftuarve në selinë e shenjtë të Bektashizmit, duke bëre thirrje për bashkim të të gjithë spektrit në Shqipëri. Edhe bektashizmi do të luaje rolin e vet në të mirë të kombit, tha ai, duke falenderuar të gjithë kontribuesit për rilindjen e bektashizmit pas rrëzimit të diktaturës. Baba Edmond Ibrahimi falenderoi në mënyrë të vecantë kryeministrin Edi Rama, pasi qeveria ka kontribuar në financimin e Odeonit të bektashizmit.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha se “Arkitekti i vërtetë i kësaj mrekullie është i ndjeri dhe i pa harruari Haxhi Dede Reshat Bardhi. Njësoj si Moisi i përnderuar nga bektashinjtë, po aq sa nga besimet e tjera moneteiste e ku vështronte për së largu njerëzit e tij, po ashtu dhe Dede Reshat Bardhi e sheh sot të kryer amanetin e tij të moçëm për ngritjen e kësaj faltorje, të kësaj mrekullie pa qenë fizikisht të jetë i mundur këtu. Duke filluar nga vetë faltorja që nuk gjen të dytë në Shqipëri në sensin e masës, ekulibrit dhe një shije të hollë dhe befasuese, këtu vërtetë në 12 cepat e faltores janë 12 imamët, emrat e se cilëve ndonëse janë të huaj, tingëllojne për shqiptarët jehonën e 12 virtyteve njerëzore. I madhi Naim Frashërin, në të pavdekshmen fletore të bektashinjve, këtë kuran dhe bibël të dytë të besës tonë të shenjteruar rendit 12 shtylla të udhëtimit shpirtëror, të vertetën, drejtësine, inteligjencën, urtësinë, vellazërine, dashurinë, miqësinë, humanizmin, besimin, atdhedashurinë, përkujtarinë dhe zemërgjerësinë, këtu janë të gjithë”. “Faltorja dhe gjithë ansambli që kemi mirësinë që jemi këtu për ta përuruar sot, eshte në fakt simbolikisht përurimi i rilindjes së bektashizmit dhe përmbushja e jetës së një njeriu të madh e të ndjeshëm të Baba Reshatit, që ndjeu peshen e rrënimit dhe të përcmimit nga diktaura komuniste dhe këtu pa belbëzimat e para te ringjalljes. Kjo mrekulli eshte realizuar me vullnetin e një njeriu të zakonshëm e aq të shënjtë për të gjithë ne si Dede Reshat Bardhi. Jam krenar në mbështetjen e qeverisë, pasi është një mbështetje për të gjithë bektashizmin dhe ne kemi qenë bashkëudhëtare të përulur për të çuar amanetin e Dede Reshat Bardhit dhe vlerat që përcjellë ku tempull”, tha Rama. (Agjencia Telegrafike Shqiptare)

Filed Under: Komente Tagged With: bashkon politikën, Odeoni i bektashinjve

Jeta e Nënë Terezës dëshmoi Mëshirën e Zotit

September 6, 2015 by dgreca

“Mëshira e Zoti dëshmohet përmes veprave tona, siç ka dëshmuar jeta e së Lumes Nënë Terezë, të cilën e kujtuam dje në përvjetorin e vdekjes”. Kështu tha Papa Françesku sot gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot në mesditë, në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, duke kujtuar dramën e refugjatëve e të emigrantëve dhe drejtuar thirrjen për solidaritet njerëzor, sipas shembullit të jetës dhe veprës të së lumes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu.
“T’u japim emigrantëve një shpresë konkrete”. Ja  pse atëherë “para tragjedisë së dhjetëra mijëra refugjatëve që janë në ikje nga vdekja për shkak të luftës e të urisë  dhe janë në udhëtim drejt një shprese për jetën, Ungjilli na thërret e na kërkon t’u jemi ‘afër’ më të vegjëlve e të braktisurve. T’u japim atyre një shpresë konkrete. Mos t’u themi vetëm ‘guxim, durim!’, lypen vepra autentike të solidaritetit. Shpresa është luftarake, ecën me qëndresën e atij që shkon drejt një caku të sigurt”.
“Edhe dy famullitë kishtare të Vatikanit do t’i pranojnë këtyre ditëve dy familje të refugjatëve”. Kështu bëri të ditur Papa Françesku, në përfundim të lutjes së Engjëllit të Tënzot në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.
Ati i Shenjtë Bergoglio i bëri thirrje “çdo famullie kishtare, çdo komuniteti rregulltarë, çdo manastiri, çdo shenjtëroreje të Evropës, duke u nisur nga dioqeza ime e Romës” të strehojnë e presin një familje” refugjatësh.

Filed Under: Komente Tagged With: meshira e Zotit, Mother Teresa, Nene Tereza, Papa

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 400
  • 401
  • 402
  • 403
  • 404
  • …
  • 484
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Koha, Barazia dhe Urtia, kundër-rendi ndaj pushtetit të vonesës dhe shterimit të emergjencës!
  • Anton Çehov, mjeku që u bë gjeni i novelës, që u rrit me kamxhikun e të atit dhe varfërinë e familjes
  • Rileximi i Ernest Koliqit: Një udhëtim zbulese
  • NJË LETËRKËMBIM MES SULLTAN MEHMETIT DHE SKËNDERBEUT
  • Parashqevi Qiriazi, e vërteta historike
  • Rauf Fico – Diplomacia shqiptare si kulturë shtetërore, ndërgjegje morale dhe vizion europian
  • Me rastin e 102-vjetorit të ndarjes nga jeta, nderojmë jetën dhe veprën e Woodrow Wilson, Presidentit të 28-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
  • Nexhat Peshkëpia dhe “Noli si Poet Shqiptar…”
  • RINGJALLJA E BALADËS SI KUJTESË KULTURORE DHE NARRATIVË TRAGJIKE
  • Filatelia serbe si instrument i hegjemonisë dhe shovinizmit shtetëror
  • SHQIPTARËT NË HOLOKAUST PARA HEBRENJVE
  • Kujtesa e Luftës së Kosovës në Udhëkryqin e Historisë dhe Kohës – Studime nga Profesor Asistent Abit Hoxha
  • Jani Vreto dhe Rilindja Kombëtare Shqiptare
  • “Vatra Long Island” fton komunitetin në festën e Pavarësisë së Kosovës që organizohet më 15 shkurt 2026
  • Tradita Amerikane e “Groundhog Day”, -25°F dhe ngrohja globale që na gjeti me pallto leshi

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT