• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ISH KONSULLJA PERGENJESHTRON KRYEMINISTRIN

February 2, 2014 by dgreca

Ish-konsullja e Përgjitshme e Shqipërisë në Milano Nausika Spahia ka reaguar në lidhje me akuzat ndaj saj të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të jashtëm Ditmir Bushati.Në një deklaratë për mediat, Spahia I ka cilësuar si shpifje akuzat ndaj saj duke theksuar se sulmet ndaj saj janë politike.

Deklarata e plotë

Jam e detyruar të reagoj për atë që mund ta quaj një fushatë shpifjesh e mashtrimesh në lidhje me aktivitetin e Konsullates së Shqipërisë në Milano.

Po paraqes më poshtë nje informacion të detajuar, që hedh poshtë në çdo pikë akuzat qe me drejtohen nga Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme.

1)Menaxhimi i pasaportave biometrike me call center.

Kryeministri dhe Ministri gënjejnë në mënyrë të paskrupullt kur shprehen për abuzime me shërbimin call center.

Si per cdo veprim tjeter, ashtu edhe ne kete rast, MPJ ka qene e informuar ne detaje gjate gjithe kohes.

Marrja e vendimit per menaxhimin e situates emergjente dhe kritike ne momentin e daljes jashte perdorimit te pasapartave te vjetra, eshte bere ne koordinim te plote me kabinetin e Ministrit Haxhinasto i cili ka dhene aprovimin dhe udhezimin qe pervec Call center, te ofrohet sherbimi edhe nepermjet platformes elektroike (email). Ky aprovim eshte dhene nga Kabineti i Ministrit Haxhinasto dhe firmosur nga Drejtori i Drejtorise Konsullore Z. Bala. Nderkohe qe ne shkesat e mia te protokolluara (p.sh. nr prot. 57, dt 26.03.2012 drejtuar Drejtorit te Kabinetit te Ministrit Haxhinasto, Z. Ilir Melo dhe percjelle edhe Drejtorit te Drejtorise konsullore, Z. Bala) kerkoj nder te tjera qe te aktivohen numra jeshilë, pra falas, per qytetaret.

Komunikimi me Kabinetin e Ministrit dhe Drejtorine Konsullore eshte i protokolluar prane MPJ,  Konsullates ne Milano dhe Ambasades Shqiptare ne Rome.

2) Ministri i Jashtem Bushati deklaron mbylljen e Call Center nga ana e qeverise Rama.

Gënjen, sepse mbyllja e kontrates me Call center eshte bere me kerkesen time menjëherë pas reduktimit drastik te kerkesave per aplikime. Kjo ndodhi pa ardhur akoma në detyrë qeveria Rama. Kopje e zgjidhejs se kontrates eshte percjelle ne MPJ. Pra Ministri Bushati po genjen hapur qytetaret shqiptare.

Call centeri ka qene nje zgjidhje e perkohshme ne nje situate emergjence, me e mira zgjidhje e mundeshme ne ate moment dhe mbi te gjitha e bashkagjestisur dhe me miratim te MPJ e cila ka cdo kopje kontrate dhe detajim te veprimeve konsullore.

Thene kjo, call centeri ka qene nje nga zgjedhjet e munshme per qytetaret te cilet kane pasur ne dispozicion edhe emailin, postën, apo paraqitjen direkt ne zyre.

3)  Ministri mashtron hapur për 45,000 euro per kompanine e Call Centerit

Asnjehere nuk kam firmosur qe te transferohen 45,000 euro per asnje kompani. Eshte vetem shpifje qe e degjoj ne media.

MPJ merr nga konsullata çdo muaj raport te hollesishem financiar mbi gjendjen bankare dhe mbi pagesat e bera. Ka çdo pasqyre mujore te levizjeve bankare.

4)  Rënia e rrethimit të sekserëve

Heqja e rradhave ne Konsullate ka terbuar sekseret qe per vite me radhë gjatë qeverisjes së partisë së z.Rama, kanë zhvatur emigrantet shqiptare dhe qe sot pretendojne te rifillojne aktivitetin e tyre si diplomatë brenda Konsullates.

5) Zhdukje evidence e dokumentacioni, shpifje e pastër

Eshte vetem mashtrim akuza per zhdukje te dokumentacionit. Kur kam bere dorezimet e detyres kam lene perveç te tjerave te gjithe dokumentacionin sipas udhezimeve te MPJ, Konsullit pergjegjes per marrjen e dorezimeve Z. Rezar Shkembi, i cili ka firmosur per rregullsine e te gjitha dorezimeve dhe ka percjelle dokumentacionin ne fjale prane MPJ.

Me pak fjale, i gjithe dokumentacioni i shkembyer per pikat e lartpermendura ndodhet i protokolluar prane Konsullates Shqiptare ne Milano, Ambasades Shqiptare ne Rome si dhe Komunikimit Qendror MPJ, Kabinetit te Ministrit, Drejtorise Konsullore.

Deshiroj gjithashtu te kujtoj edhe sa me poshte:

Kur une kam marre drejtimin e Konsullates se Pergjithshme ne Milano, me qindra qytetare shqiptare (foshnje, femije, te rinj, burra e gra shtatzene, të moshuar, me probleme nga me te ndyshmet) rrinin me ore te tera ne rradhe ne “Piazza Duomo” te rrethuar si ne kafaz me hekura dhe te survejuar nga policia Italiane dhe fotografoheshin si fenomen i cuditshem nga turistet qe kalonin.

Nuk mjaftonte ky poshterim por ne te njejten kohe ata beheshin pre edhe e seksereve qe i merrnin me qindra euro per nje dokument qe kushton 20€.

Edhe per nje vule legalizimi apo perkthim te thjeshte ata duhet te vinin nga 11 rajone te ndryshme te Italise, te udhetonin per ore te tera  me shpenzime e lodhje te pa fund.

Me daljen jashte perdorimi te pasaportave te vjetra dhe dyndjen e qindra qytetareve prane zyrave tona, jo vetem nga 11 rajonet e Italise por edhe vendet e tjera te Evropes kemi kerkuar nje sherbim shtese per prenotimin e takimeve per pasaporta i cili kishte nje kosto mesatare te 3€ (por meqe shumica derrmuese qe telefononin per takim ishin familje me te pakten 4persona i bie qe kosto e takimit te ishte me pak se 1€ per person, pra brenda mesatares te telefonatave normale).

Kujtoj gjithashtu qe Konsullata ka nje buxhet ku 80% e tij eshte i dedikuar per rrogat dhe qerate, ndersa 20% eshte lene per menaxhimin e te gjithe nevojave te tjera te Perfaqesise.

MPJ ka qene vazhdimisht dakort qe buxheti eshte teper i limituar dhe na ka kerkuar sforco gjigante per te arritur te permbushim detyrimet ligjore megjithe veshtiresite e medha, pra nuk kuptohet se ku mund te kene qene hapesirat per abuzime.

Nje shembull per te gjitha: ne zerin riparime e mirembajtje te perfaqesise dhe te mjeteve te punes, buxheti viti 2013, ka qene per te gjithe vitin, 500 euro.

Nuk besoj qe as ne Tirane sot arrihet te riparohet nje zyre me 500 euro ne vit e jo me ne qender te Milanos.

I kujtoj gjithashtu Ministrit te Jashtem Bushati dhe Kryeministrit Rama qe ka qene Qeveria Berisha ajo qe futi per here te pare sherbimin  postar per berjen e dokumentave pa prezencen e qytetarit dhe me pagesen jo me me para ne dore por nepermjet llogarive bankare. Kjo e gjitha duke patur si objektiv transparencen maksimale te sherbimeve ndaj qytetareve. Praktike mese e sukseshme qe i dha dinjitet si qytetareve ashtu edhe perfaqesise.

I kujtoj gjitahshtu qe Konsullata e Pergjithshme e Milanos  nuk kishte as faqe interneti me informacione, as shpjegime sekretarie telefonike, as linja telefoni per qytetaret. Dhe kjo jo rastësisht, por për të stimuluar sekserët e partisë së Ramës, dhe për t’i lënë atyre hapësirë për pasurim.

Jane aktivizuar tre linja telefonike njera nga te cilat ka qene per telefonatat e emergjencave dhe dy linja me shpjegimet e cdo procedure per praktikat konsullore ne Shqip dhe Italisht, linje faxi si dhe email si te sekretarise ashtu edhe te vete konsullit te pergjithshem ku me qindra qytetare kane kontaktuar dhe kane marre pergjigje nga ana jone edhe te shtunave e te dielave.

Them me krenari se gjatë viteve që kam qëndruar si Konsulle e Përgjithshme në Milano, kam punuar me përkushtim për të ofruar shërbim sa më cilësor të shpejtë e transparent dhe për t’i rikthyer dinjitetin e nëpërkëmbur bashkëatdhetarëve tanë. Unë nuk prisja vlerësime nga Ministri apo Kryeministri, sepse vlerësimet i kam marrë nga qytetarët që kanë mbetur të kënaqur nga Konsullata. Por nuk pajtohem për asnjë moment me këto shpifje dhe sulme politike të qëllimshme  të denja vetëm për kohët më të errëta të Shqipërisë së baballarëve të tyre.

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: Ish Konsullja ne Milano, kryeministrin, pergenjeshtron

Përgjigje për zotin Petro Luarasi lidhur me shkrimin “Skenderbeu në Botën Anglofone”

January 28, 2014 by dgreca

Nga Aristotel Mici/

Së pari dua t’i bëj të ditur z. P. Luarasi se ndodhem në emigracion prej 17 vjetësh dhe nuk më kujtohet se gati një gjysëm shekulli më parë Prof. S. Luarasi ka botuar një artikull të tij për figurën e Skensderbeut në  revistën “Studime Filologjike”.

Së dyti, për shkrimin tim “Skënderbeu në Botën Anglofone” jam mbeshtetur në materiale burimore angleze të gjellitura në mjedise tepër akademike në Massachusetts.

Së treti, duke qënë i rrethuar nga një bibliografi shumë e pasur rreth kryeheroit tonë,  kam dashur të transmentoj për gjithë bashkëatdhetarët, me aq sa mundem, shtegëtimin legjendar të emrit të madhërishëm të Skenderbeut në hapësirën Anglofone dhe nuk më ka pas shkuar në mendje të bëja garë apo paralele, siç thoni  ju, zotëri..

Së katërti, për një personalitet mund të shkruajnë shumë autorë, siç ka ndodhur me figurën e Naim Frashërit, Migjenit, Jeronim de Radës e me radhë; po në këto raste nuk themi se i dyti i ka bërë paralele të parit.

Së pesti, kështu edhe për Madhështinë e emrit të Skenderbeut në letërsinë botërore, Ju nuk keni të drejtë morale, t’u thoni të tjerëve  “mos prekni këtë temë se e ka trajtuar Babai im”, se, ndryshe, bëni paralele.

Së gjashti, lidhur me sonetin e Edmund Spenserit, dua t’ju bëj të qartë, zoti Petro, se nuk është marrë nga artikulli i Skender Luarasit, siç e  permendni ju, po nga burimi i parë, nga ai i vitit 1596, i botuar për  herë të parë në Londër “Historia e Skenderbeut” në anglisht, e shkruar nga Zahry J. Gentleman dhe e publikuar nga botues William Ponsonby, pra nga libri origjinal, që ma siguroi me shumë etiketë “American Aniquarian Society”. Ky sonnet u përmend vetëm për të rrëfyer  se si Z. Gentleman ka imituar Lavardinin, ndërsa ky i fundit kish vënë si parathënie një sonnet nga poeti  i Plejadës Ronsari; Zachary  Gentleman  parapëlqeu  si parathënie një sonnet nga  poeti angles Ed. Spenser.

Dhe tani disa fjalë për të sqaruare lexuesin lidhur me idenë se si mora shkas për të shkruar artikullin e mësipërm:

Pak kohë më parë pata rastin të bëja një prezantim verbal po edhe figurative rreth kreyeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut në auditoret e WSU (Universiteti Shtetëror i Worchesterit. ). Informacioni  historik  u dëgjua me interes, po në mënyrë të veçantë, u tërhoqi vemendjen dy pedagogëve të universitetit, Prof. Steven Korvi dhe Prof. Donald Hockstetler, të cilët më rekomanduan, për ta pasuruar dhe më mirë studimin; ata më thanë të shkoja edhe  në “American Antiquarian Society”, që është një bibliotekë e vaçant për librat antikë dhe burimorë, e themeluar më 1812.

Kjo bibliotekë , që ka pamjen e një tempulli, më la përshtypje për rregullin,  shërbimin ekselent dhe qetësinë. Me një herë më vunë në dispozicion çfarë porosita lidhur me emrin e Skënderbeut. Pastaj, në mënyrëm më të shpejtë, u lidhën me bibliotekën e  Universitetit të“Harvardit” si edhe “Oregon Univesity” dhe më sollën për çudinë time gjithë literaturën bibliografike për Skenderbejadën, një fashikull rreth njëzet faqe, me shkronja të imta kmompiuteri, ku ishin gjithë autorët e botës dhe librat e tyre për Heroin tonë.

Duke filluar nga Marin Barleti, kjo bibliografi do të vazhdonte me  përkthyesit e veprës së tij në gjuhë të ndryshme europiane si Johann Pinicianus, J. Lavardin,  F. Dandrade, J. de la Salade, Zachary J. Gentleman.  Po kjo bibliografi radhit referencat e saj lidhur me shtrirjen e emerit të  Skenderbeut nga më i herëshmi anglofon, që përshkruan Skenderbeun në anglisht  siç është  “Comentaries of Paulus Jovius” e kthyer në  anglisht prej Peter Ashton, më 1546, pra 50 vjet para  përkthimit të Z. Gentleman-it e deri te autorët e më vonshëm të shekujve pasardhës si Edwrd Gibbon, Sir W.  Temple,  John Hobhouse, Lord Bajron,   Clement C. Moore (Mur), H. W. Longfellow, James Ludlow, midis tyre janë edhe autorë gjermanë, francezë, italianë e të tjerë.  Për këtë bibliografi kaq të pasur,  të siguruar nga biblioteka e specializuar “American antiquarian Society”, Prof. D. Hockstetler, specialist i shekullit të XVI do të shprej në shenimet e tij si  editor i studimit: se “it is the only significant work on Skanderbeg as a literary theme in European and American literature from the XVI to the XIX  century”.                       Kështu, i ndodhur midis kësaj  literature, pata dëshirën të shkruaja një material të thjeshtë dhe përmbledhës lidhur me emrin e Skenderbeut në botën anglofone në kuadrin e datës së 17 Janarit, dita e vdekjes së Heroit, pa pasur paragjykimet e paraleleve, nga të cilat me sa duket vuan zoti Petro Luarasi i sotëm.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Aristotel Mici, pergjigje per petro Luarasin, shkrimi, Skenderbeu ne boten anglosaksone

UDHËTIMI I “VËSHTIRË” I BASHËS DREJT AUTOPROFILIT!

January 22, 2014 by dgreca

Nga Guxim ALIMANI/

Që nga mbrëmja e 26 qershorit 2013 e në vazhdim, në shumicën e analizave mediatike, por dhe bashkëbisedimeve miqësore, kam vënë re një konstatim të përgjithshëm: Basha e ka shumë të vështirë të krijojë profilin e vet si lider i PD-së, kundrejt autoritetit e populizmit që manifestoi Dr. Berisha. Natyrisht, që këtu ka një të vërtetë. Do të mjaftonte vetëm periudha mbi dy dekada në krye të PD-së e Berishës si dhe postet më të larta si President e Kryeministër që të përvijohej ky handikap. Personalisht, e shoh ndryshe këtë problem sikundër shoh medaljen që ka dy anë. Arsyetoj bindjen time si më poshtë. Konteksti politik që pruri në krye të PD z.Basha, e favorizon skajshmërisht atë të autoprofilizohet si lider. Natyrisht, si një lider modern, europian e i kultivuar.

Arsyeja e parë është imazhi politik e human i kryetarit të ri të PD-së . Ai është një personalitet me një karrierë të shkëlqyer politike dhe administrative, ndonëse me ngjitje të shpejtë e më moshë të re.

Së dyti: Situata aktuale politike, kërkesat brenda dhe jashtë vendit, kërkojnë lider politik gjakftohtë, me kulturë politike të lartë si verbale ashtu dhe vepruese. Besoj se Basha në këtë aspekt është jo vetëm më lart se paraardhësi Berisha, por sfidon të gjithë liderët aktual me peshë politike.

Së treti: Z. Basha erdhi në krye të PD-së, jo në një rotacion normal partiak, por pas një dorëheqje të imponuar të Berishës si rezultat i përjetimit shokues të demokratëve më 23 qershor 2013. Ky rezultat edhe tek më optimisti në radhët e PD-së, e bënte atë parti për shumë kohë të paaftë për t’ju qasur rimarrjes së pushtetit.

Së katërti: Me ndonjë përjashtim që qëndron krejt i izoluar e në minorancë, brenda PD-së ekzistonte pakënaqësia për moskonsiderimin e normave statusore e programore. Strukturat e PD-së që nga kryesia e deri tek Këshilli Kombëtar, ishin jo vetëm inefiçente por edhe inekzistente. Shpesh këto struktura nuk kanë pasur as fuqinë e një medie apo gazetari që qëndronte afër kryetarit Berisha.

Së pesti: Kryesia e vjetër e PD-së e përzgjedhur nga z. Berisha e humbi legjitimitetin e saj plotësisht, pasi e gjithë kupola drejtuese në parti e në ekzekutiv, humbi rendë duke atrofizuar kështu dhe moralin e saj politik. Ky fakt i jep dorë të lirë Bashës të zgjedhë stafin e ri drejtues sipas profilit dhe koncepteve të tij, pa pasur reagime të paktën në bazën e demokrateve .

Së gjashti: Vetë Basha nuk ka ardhur në krye të PD-së si në rastin e Edi Ramës në PS, por si një pëlqim i vetë liderit historik të PD-së, z. Berisha. Pra nuk ka asnjë rrezik që nga të ashtuquajturit “njerëzit e Berishës” në bazë e në qendër, Basha të mund të pësojë trysni që konsiderohen. Këtë e tregoi edhe fushata e përzgjedhjes për kryetar, ku ai pati përkrahje të fortë e pa mëdyshje nga idhtarët e doktorit.

Së shtati: Zoti Basha në udhëtimin e tij të shpejtë drejt autoprofilit, ka edhe favorin e të qenit kryetar i Bashkisë së kryeqytetit për shumë arsye që dihen, arsye këto që kanë favorizuar jo pak edhe Zotin Rama, paraardhësin e tij. Sa i përket Bashkisë, duhet thënë se Basha nuk po vepron aspak mirë. Ai ka mbledhur aty pas 23 qershorit, një tufë ish-drejtorësh të përfolur të qeverisë Berisha. Shumica prej tyre kanë shijuar për 8 vjet nga 4-5 detyra majmëruese dhe nuk kanë asnjë autoritet që mund ti shërbejë Bashës brenda partisë.

Pra, si përfundim, arsyetoj se Basha nuk e ka të vështirë siç përflitet autoprofilizimin e tij në PD dhe më gjerë. Natyrisht, brenda PD-së ka grupacione me zë dhe të heshtura që presin rastin të ngrenë kokë. Por, tani është plotësisht në dorën e tij ringritja, ripërtëritja e strukturave të PD-së. Zëvëndësimi i figurave të konsumuara si Topalli, Bode, Noka, Strazimiri, Pollo, etj. në daljet publike me figura të reja nga grupi parlamentar, tregojnë se z. Basha është i bindur në një transfuzion të thellë të organeve drejtuese në parti.

Me gjithë vështirësitë e dorës së dytë, Lulëzim Basha ka sot jo vetëm tagrin, por dhe mundësitë që të përshpejtojë i sigurt riformatimin e forcës më të rëndësishme të opozitës në vend.

 

Filed Under: Komente Tagged With: drejt autoprofilit, Guxim Alimani, Lulzim Basha, udhetim i veshtire

Albanian Roots to Fordham: Anastas Janullatos not worthy of your honors

January 20, 2014 by dgreca

Albanian Roots open letter to President McShane S. J of Fordham University/

Dear President Joseph M. McShane, S.J,/

We, the Albanian community, both in Albania and diaspora, are appalled at decision to honor a man such as Anastas Janullatos with above all a “Peace Honor”. Janullatos has done everything else but brought peace to the region. In fact, ever since he was appointed ahead of the Albanian Church the gap between the Albanians and the Greeks has widened. He was appointed to restore the Albanian Church and improve the relations between Albanians and the Greeks but what he has done is restore Albanian churches to resemble Greek Orthodox architecture while Hellenizing the Albanian people in an effort to colonize Southern Albania. He has conducted sermons in Greek and not in Albanian while the Albanian churches bare Greek lettering on their walls. If you consider stripping Albanian Orthodox of their identity and assimilating naïve and starved masses of the Albanian population to serve the chauvinistic agenda of the malevolent Greek Government while taking advantage of the weak and corrupt Albanian Government a “peaceful” act, then the Archbishop deserves the Noble Peace Price. This man serves not as man of Christ to the people whom he has been appointed to represent nor his birth country for that matters.

In terms of improving relations among the two countries, Albania and Greece, while they share a common history, are more apart today than ever. The Cham Albanians, even though they were Greek citizens, have been stripped of personal property, slaughtered like sheep and banned from Greece to never return, while no resolution for this injustice was ever discussed. The remaining Albanian minority is Greece have no civil rights while Albanian immigrants, even though legal, suffer discrimination on the daily bases. The past between countries has a bloody trail leading to the doorsteps of Athens. All the while, Greek government denies acts of genocide against its Albanian minority with the “Law of War” still in existence from 1944 as Janullatos demands memorials to be built in Albania for the fallen Greek soldiers who died in WWII; who ravished villages of Albanians while fighting the German occupants under the alleged term “Liberation of Northern Epirus”. You are asking, what does the Geo-political issue have to do with a priest? You are forgetting that Greece is a non-Secular State where the Church and Country are one. So even though Albania, unlike Greece, has separation of Church and State the Archbishop in a sense serve an ambassador to its people, thus he needs to have the best interest of the Albanian people in mind and not just those of the Greek minority. In addition, we must draw a clear distinction between Albanian Orthodox and Greek minority as the two are no synonyms! This is something that our present Church often confuses for the sake of political leverage in the benefit of the Greek Church.

Let us be absolutely clear, that this is not to be taken as an attack again the good people of Greece. Truth be told, we have blood relations and what separates us is our religious views and no more is this testimony than in Albania where intermarriages are very common. We simple want to emphasis that even though Janullatos may be a good person and a great priest, we feel that he has not addressed the Albanian issues mentions above. For this, and this alone, we feel he is undeserving of your honors and the fact that he is Greek has little to do with it.

Let this written statement hold self-evident of the Albanian testimony that we, the Albanian people, will stand in protest to any malevolent and chauvinistic intentions that cause separation among the Albanian people; Of any ill intent to cause any distress between the Albanian people and their neighbors in the Balkans, being that Christian or otherwise. That we love, respect, and accept all people of the different faiths or lack thereof, as we bind ourselves under the honorable code of the Albanian Besa. May this written letter stand testimony that our Father of the Church and Father of our country, Fan S Noli, intended the Albanian Orthodox Church to be the symbol of unity of all Albanians, indiscriminative of neither creed nor region, and that it may stand proud and autocephalous of any other entirety, being that neither another Church nor State, as we, the Albanian people, are perfectly able of governing ourselves!

Janullatos is the “horse of Troy” in Albania today.

Best regards,

Marko Kepi

President – Albanian Roots NGO

 

Filed Under: Komente Tagged With: albanian roots, Anastas janullatos, Marko Kepi

KUSH DO TA ZEVENDESOJE SEKRETARIN E PERGJITHSHEM TE NATOS RASMUSEN?

January 17, 2014 by dgreca

Italiani Fratini dhe gjermani de Maiziere, dy emrat më të përfolur se mund të jenë kandidatët e vetëm për Sekretar të Përgjithshëm të Natos, në zgjedhjet e Majit/

Nga BEQIR SINA, New York/

BRUKSEL – BELGJIKE : NATO – North Atlantic Treaty Organisation –  Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior – është blloku perëndimor ushtarak. Kjo organizatë u themelua me firmosjën e Traktatit Atlantiko-Verior më 4 Prill 1949 me qendër në Bruksel. Organizata, prej atëhere ka themeluar një sistem mbrojtjeje kolektive, ku vendet anëtare bien dakord të mbrojnë njëra-tjetrën në rast sulmi nga një palë e jashtme. Roli kryesor i kësaj aleance është të ruajë lirinë e Shteteve Anëtare dhe mbrojtjen me anë të forcës ushtarake dhe luan një rol nëpër krizat politike, dhe të gjitha shtetet anëtare të saj janë të gatëshme të kontribojnë me forcat dhe pajisje ushtarake të tyre për të siguruar paqen dhe sigurinë.NATO është një Aleancë që përbëhet nga 28 vende anëtare të pavarura, përfshirë edhe Shqipërinë në udhëheqjen e Kryeminsitrit demokrat Berisha, që nga 1 Prill 2009. Vendet e NATO-s prej nga krijimi i saj më 4 Prill 1952 – kan zgjedhur Sekretarin e Përgjithshëm të parë, e cila ka vazhduar me zgjedhjet e shefit të ri në çdo përfundim mandati.

Që nga ajo kohë dymbëdhjetë diplomatët e ndryshëm, kanë shërbyer zyrtarisht si Sekretar të Përgjithshëm të Alenacës së Veri Atlantikut NATO-s: Hastings Ismay   – Britania e Madhe, Paul-Henri Spaak – Belgjika, Dirk Stikker – Halland, Manlio Brosio –  Itali, Joseph Luns  – Holland, Sergio Balanzino (i përkohëshëm) Itali, Peter Carrington  – Britania e Madhe, Manfred Wörner – Gjermani, Willy Claes – Belgjik,  Javier Solana  – Spanjë, George Robertson – Britania e Madhe, Alessandro Minuto-Rizzo ( i përkohëshëm) Itali, Jaap de Hoop Scheffer – Holland, Anders Fogh Rasmussen – Danimark .

Pozita e Sekretarit të Përgjithshëm, si më sipër ka qenë gjithashtu e mbajtur përkohësisht në tre raste nga një ushtrues detyre të Sekretarit të Përgjithshëm në mes emërimit të ri, me disa muaj.

Ndërkaq, me zgjedhjen e kryetarit të ri, Sekretarit të Përgjithshëm i 13-ti, mbasi mandati i të 12-tit, Anders Fogh Rasmussen – Danimark, përfundon në verën e këtij viti –  ka shumë spekullime, dhe këto më së shumti i referohen medias, e jo burimeve zyrtare qoftë nga kancelaritë apo burime diplomatike.
Ka patur spekullime se mbajtësi tjetër i zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm duhet të jetë një politikan e lartë i Europës Lindore dhe janë “pëshpëritur” emrat e Presidentit në detyrë i Rumanisë Traian Bashesku dhe ish-Ambasadorin rumun në Shtetet e BashkuaraMircea Geoana, të cilët janë sugjeruar nga media.

Një tjetër emër sipas shtypit perendimor është edhe ajo e Ministrit gjerman i mbrojtjes Thomas de Maiziere, i cili thuhet se është nën “zjarr” në shtëpi , sipas gazetës Spiegel, mirëpo ai ka një perspektivë të mirë në Bruksel. Ministri i Mbrojtjes Thomas de Maiziere, është duke kaluar një kohë të vështirë në Gjermani , por ai mund të marrë një shans të dytë në Bruksel, sipas Spiegel, e cila, thotë se ka mësuar se ai është një kandidat kryesor, për t’u bërë Sekretar i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s . Ministria e tij kohët e fundit u detyrua të braktisë një kontratë për mbikqyrje , mbasi akuzohet për harxhim mbi 500.000.000 Eurove ( 641.000.000 USD ) nga paratë e taksapaguesve, gjerman . Ai thonë se ka edhe probleme masive financiare, me përpjekjet e ministrisë së tij për të blerë avionët Eurofighter , një program i cili vlerësohet të jetë miliarda euro mbi buxhetin e shetit të tij .   Por, ai mund të ketë një dritë në fund të tunelit për politikanin e “rrethuar” nga akuzat e më sipërme ,i cili është një anëtar i qendrës së djathtë të Bashkimit Demokristian të kancelares Angela Merkel ( CDU ) . Spiegel, thotë se ka mësuar nga burime që de Maiziere, është aktualisht një kandidat që premton të ketë sukses, pas Danimarkës, me Anders Fogh Rasmusen si Sekretar të ardhshëm të Përgjithshëm të NATO-s, mbasi termi Rasmusen përfundon në verën e vitit 2014, ndërsa zgjedhjet mbahen në muajin Maj.
Brenda ministrisë së Mbrojtjes gjermane thuhet se de Maiziere -së , ka mbështetjen e Kancelares Markel për selinë e NATO-s , zyrtarët kanë treguar se 59 – vjeçari mund të bëjë një ofertë e mirë gjermane për postin  e shefit të Natos.

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut – NATO, duhet të nënshtrohet një transformimi , në mënyrë që të merren më mirë me çështjet e sigurisë , tha ish- Ministri italian i Punëve të Jashtme Franko Fratini në një intervistë ekskluzive me Allvoices . Fratini, thuhet se do të kandidojë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, në zgjedhjet që do të mbahen këtë Maj .
Fratini vetë beson se në të ardhmen , NATO-ja duhet të fokusohet më shumë për të ndihmuar rindërtimin e vendeve në periudhën e pas-luftës dhe të optimizuar përdorimin e burimeve në kohë të vështirësive financiare .
Kandidatura Fratini – për postin e Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s është e mbështetur edhe nga qeveria italiane . Ai i tha axhensisë Allvoices se ai është shumë krenar për të qenë kandidat i mbështetur fuqimisht nga politikanët në vendin e tij . Fratini, tha se ai ka mbështetje edhe nga vende të tjera , por ai nuk ka dashur të jap emrin e tyre .
Nëse zgjidhet , Frattini ai do të zëvendësojë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen, të cilit i mbaron mandati këtë verë 2014 .

Kurse, sipas shtypit edhe vende të tjera që janë anëtare të Aleancës ushtarake kanë sinjalizuar gjithashtu interes për kandidatët e Natos, por nga pasardhësit e mundshme më të diskutuara deri më tani , janë politikani gjerman dhe ai italian që besohet të kenë shanset më të mira .

Shtetet e Bashkuara spekulohet se do të jenë të “përgatitura” për të mbështetur për zgjedhjen e ish- Ministrit të Mbrojtjes dhe Ministrin e Jashtëm të Polonisë Radoslaw Sikorski. Kandidatët e tjera të mundshme përfshijnë ministrin belg të Mbrojtjes Pieter De Krem , të cilin thuhet se zyrtarë brenda NATO-s e konsiderojnë të jetë një nga politikanët më me përvojë . Megjithatë, nuk ka gjasa që ai do të mbizotërojë në konkurrencë të drejtpërdrejtë me de Maiziere, duke pasur parasysh se Gjermania është financuesi i dytë më i madh i NATO-s , pas Shteteve të Bashkuara . Herën e fundit që një gjerman ishte në krye të NATO-s, ishte 1988-1994 , kur Manfred Wörner , një ekspert i politikës së jashtme me CDU , pati kryesuar aleancën në rrëzimin e komunizimit në Europën Juglindore.
Ish- Kryeministri danez Rasmusen ka shërbyer si sekretar i përgjithshëm i NATO-s që nga viti 2009 . Termi i diplomatit Rasmusen u vazhdua edhe për një vit në vitin 2012 për shkak se politikani 60 -vjeçar donte të mbetej në krye të Natos, duke mbikëqyrur tërheqjen e forcave të NATO-s nga Afganistani , si dhe kalimin e përgjegjësisë për sigurinë në vend të ushtrisë dhe policisë afgane .

Sipas faqes së internetit të NATO-s , Sekretari i Përgjithshëm duhet të zgjidhet me konsensus : ” Përzgjedhja është kryer me anë të konsultimeve joformale diplomatike midis vendeve anëtare , të cilat vënë përpara kandidatë për postin . Asnjë vendim nuk është konfirmuar deri sa të arrihet konsensus për një kandidat të vetëm . ”
Sekretari i Përgjithshëm emërohet për një mandat katër-vjeçar , por mund të ofrohen për të mbajtur postin edhe për një vit të pestë, apo të gjashtë sipas situatave që krijohen.(Ne foto Sekretari aktual i NATO-s Rasmusen me kryeministrin Thaci)

 

Filed Under: Komente Tagged With: Beqir Sina, Kusha do ta zevendesoje, Rasmusen

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 425
  • 426
  • 427
  • 428
  • 429
  • …
  • 484
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nexhat Peshkëpia dhe “Noli si Poet Shqiptar…”
  • RINGJALLJA E BALADËS SI KUJTESË KULTURORE DHE NARRATIVË TRAGJIKE
  • Filatelia serbe si instrument i hegjemonisë dhe shovinizmit shtetëror
  • SHQIPTARËT NË HOLOKAUST PARA HEBRENJVE
  • Kujtesa e Luftës së Kosovës në Udhëkryqin e Historisë dhe Kohës – Studime nga Profesor Asistent Abit Hoxha
  • Jani Vreto dhe Rilindja Kombëtare Shqiptare
  • “Vatra Long Island” fton komunitetin në festën e Pavarësisë së Kosovës që organizohet më 15 shkurt 2026
  • Tradita Amerikane e “Groundhog Day”, -25°F dhe ngrohja globale që na gjeti me pallto leshi
  • “BORDI I PAQES”, NJË SPROVË PËR SHQIPTARËT NË NJË BOTË QË PO NDRYSHON
  • “Have You Listened to Radio Prishtina?”
  • Tribuni i lirisë, Major Abas Kupi u përkujtua në Krujë
  • KOMUNITETI KRAJAN NË NEW YORK MBAJTI MBLEDHJEN E ZHJEDHJEVE TË PËRGJITHSHME TË KRYESISË SË RE TË SHOQATËS “KRAJA”
  • Fan Noli, Federata Vatra dhe John F. Kennedy: Lidhjet e Diasporës Shqiptare me Politikën Amerikane dhe Demokracinë Globale
  • Today marks the 84th anniversary of the Voice of America
  • MËRGATA SHQIPTARE, NGA KUJTESË E SË KALUARËS NË SUBJEKT AKTIV

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT