• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Akuzat ndaj punonjësit, Ambasada e SHBA: Të skandalizuar; Berisha: Do ju sjell provat

May 30, 2014 by dgreca

Tiranë- Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar ashpër nga akuzave të ish-kryeministrit Berisha për një punonjës të Ambasadës, që sipas tij ishte përpjekur të ndërhynte në një çështje hetimi penal në proces. Përmes një komunikate për media, Ambasada thekson se është skandalizuar me këtë pretendim, që sipas saj është tërësisht i pavërtetë dhe i pabazë.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e skandalizuar me pretendimin e pabazë ngritur ndaj një punonjësi të Ambasadës më herët sot nga Z. Sali Berisha, anëtar i parlamentit, gjatë një seance të parlamentit. Z. Berisha pretendoi se një punonjës shqiptar i Ambasadës ishte përpjekur të ndërhynte në një çështje hetimi penal në proces, thjesht mbi bazën e marrëdhënies së punonjësit të Ambasadës me një anëtar të Këshillit të Ministrave. Pretendimi është tërësisht i pavërtetë dhe i pabazë” thuhet në deklaratë.
Në vijim të deklaratës, Ambasada e SHBA shton se këmbëngul për nivelin më të lartë të intengritetit dhe llogaridhënies të secilit anëtar të misionit të tyre. Ambasada e SHBA i bën thirrje Berishës të reflektojë për sjelljen e tij.
Berisha: Alba Kodheli presion Prokurorëve për Gjokën, do ju paraqes provat
Reflektimi i Berishës ka qenë i menjëhershëm.Përmes një deklarate për mediat Berisha i qëndron sërish deklaratës së tij të bërë në Kuvend. Duke shprehur konsideraten me te larte per Ambasaden e SHBA ne Tirane, Berisha deklaron se mbetet i vendosur t’i paraqes qeverise se SHBA çdo prove lidhur me problemin ne fjale.
“Lidhur me nje deklarate te ambasades amerikane per nje denoncim timin te sotem ne Parlament sqaroj dhe nje here opinionin publik sa vijon: Znj. Alba (Ibrahimi) Vata ka nderhyre me insistim qe te hapet çeshtje penale ndaj Gjeneral Syrja Gjokes dhe kjo nderhyrje, qe sipas saj eshte bere ne emer te OPDAT, eshte refuzuar nga prokuroret tek te cilet ajo ka nderhyre. Nuk kam asnje dijeni se misioni i OPDAT ka tager te nderhyje ne çeshtje penale te veçanta. Gjykata e apelit gjeti te paligjshem arrestimin e gjeneral Syrja Gjokes.Duke shprehur konsideraten me te larte per ambasaden e SHBA ne Tirane mbetem i vendosur t’i paraqes qeverise se SHBA çdo prove lidhur me problemin ne fjale”deklaron Berisha.
Ja çfarë deklaroi Berisha në seancën plenare
Gjatë seancës së Kuvendit ish-kryeministri Berisha akuzoi Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli se ka ushtruar presion përmes motrës së saj, punonjëse OBDAT-it, ndaj dy prokurorëve për të arrestuar më çdo kusht gjeneral Brigade Syrja Gjokën, Komandant i Brigadës Logjistike.
“ Ka nisur motrën e saj në emër të OBDAT-it, duke folur në emër të misionit, që aty është thjesht punonjëse, duke u bërë presionin më të jashtëzakonshëm Prokurorëve dhe jo një po dy prokurorëve,që o Syrja Gjoka në litar ose ju kështu do humbisni sepse kështu është vendosur. A merret një baba, një Gjeneral, një ushtarak , një njeri në detyrë, kafshërisht”tha ai.

Filed Under: Komente Tagged With: ambasadori Arvizu, amerikane, Berisha, punonjesi i ambasades

Një gazetar ndërpret fjalimin e Presidentit Obama, në Kaliforni, gjatë një tubimi elektoral

May 13, 2014 by dgreca

Kërkohet, që SHBA të bëjnë rishikimin e politikës së jashtme të saj ndaj regjimit të dyshimtë të Etiopisë/
Nga BEQIR SINA, New York/
WASHINGTON D.C: Lajmi i bujshëm se Abebe Gellaw, ka ndërprerë, fundjavën e kaluar presidentin Obama me thirrjen duke kërkuar : “Lirinë e Etiopisë”, u bë lajmi, që qarkullojë botën, si një ngjarje e pazakontë, ku një President amerikan i ndërptitet fjala gjatë fjalimit të tij, nga një emigrantë i huaj.
Ngjarja, e bujshme, e cila ka ndodhur më 9 Maj në San Jose të Kalifornisë – ku Presidenti Barack Obama po merrte pjesë në një fushatë, për rritjen e fondeve financiare – fund-raising për Partinë Demokrate, duke rënë dakord me kërkesën e gazetarit Abebe Gellaw, për të mbështetur lirinë në Etiopi dhe për të ndihmuar, opozitën atje dhe blogerët e e saj për lirë , gazetarët dhe të burgosurit politikë të burgosur nga regjimi tiranik komunist i Etiopisë, zgjoi vëmendje tek publiku amerikanë.
Siç dihet Republika Demokratike Popullore e Etiopisë (PDRE), emri zyrtar i së cilës, i është vënë prej ndryshimeve të mëdha që ndohën në kampin komunistë në botë (1988-1991), është vendosur nga qeveria marksiste leniniste e Mengistu Haile Mariam – ish Partisë së Punëtorëve të Etiopisë (WPE), e njëjtë me PPSH ish Partinë e Punës së Shqipërisë. E cila, ka qenë një regjim Marksistë Leninistë, që në kohën e sundimit të Enver Hoxhës, ka qenë një nga regjimit më të lidhura me qeverinë komuniste të Tiranës, në kuadrin e miqësisë Marksiste Leniniste, me këto partitë.
Ndërpreja, e fjalimit të Presidentit Obama, ndodhi ndërsa ai ishte duke përfunduar fjalimin e tij në një tubim të organizuar nga Komiteti Kombëtar Demokratik në Fairmont Hotel të San Jose – Kaliforni, kur gazetari dhe aktivisti Abebe Gellaw, e ka ndërprerë presidentin dhe e quajti ndërprejen e tij të fjalimit të Presidentit Obama “Si një mbështetje për lirinë në Etiopi”.
Gazetari dhe aktivisti Abebe Gellaw ,e ndërpreu presidentin Obama, me mesazhin e tij me një të ngritur “grushtin lart” në shenjë proteste dhe duke i’ju drejtuar me këto fjalë: “Z. Obama , ne Etiopasit duam Demokraci. Kërkojmë liri për Etiopian , ” tha ai .
Presidenti , i cili ishte duke folur për strategjinë e Demokratëve, në SHBA, për të fituar të dy dhomat Kongresin dhe Senatin në zgjedhjet e ardhshme, të 4 nëntorit , u përgjigj: ” Unë pajtohem me ju edhe pse se pse nuk mund të flasim në këtë tubim për këtë, por mund të flasim më vonë, sepse unë jam këtu për tjetër gjë . Mirëpo, ju dhe unë do të flasim për këtë . “, premtojë Obama.
Por, Abebe, ka vazhduar mesazhin e tij dhe thirri me zë të lartë për ndihmë për të liruar të burgosurit dhe gazetarët . ” Qëndroni me njerëzit e Etiopisë , dhe mos e mbështesni regjimet e tiranisë, regjimet komuniste , ” tha ai, ndërkohë që presidenti u përgjigj përsëri : “Unë pajtohem me ju . ”
” Ne kemi tiraninë në Etiopi , ” tha Abebe dhe shtoi , ” Ne ju duam ju të na ndihmoni! ”
” Kjo është në rregull . Dhe kemi të bëjmë me fjalën e lirë në këtë vend , ” tha Presidenti Obama, përpara se të mbyllë fjalimin e tij .
Në fund të kësaj ngjarje të bujshme, këtij lajmi që qarkulloi botën, gazetari dhe aktivisti Etiopias, Abebe Gellaw, i cili ndërpreu fjalimin e presidentit, Obama, tregojë se ai i ka drejtuar një letër e hapur, e cila i është dorëzuar Presidentit, në fund të ngjarjes .
Ai vuri në dukje se ai donte të marrë mundësi të rrallë për të ngritur zërin e popullit të shtypur Etiopias me anë të kësaj letre, ku simbas tij thuhet:
” Z. Presidenti , si një gazetar në mërgim dhe aktivist lirisë, në vendim tim – jam duke u përpjekur për të ngritur zërin e popullit të shtypur të Etiopisë , unë mund t’ju them se Etiopasit, kanë respekt të vërtetë për këtë vend të madh të lirisë dhe lidershipit tuaj frymëzues , dhe i duan SHBA ” .
” Por kjo dhimbje që na frustron, si mua dhe miliona Etiopasve për të parë se për më shumë se dy dekada Shtetet e Bashkuara, nuk kanë bërë sa duhet, që parandalohet tirania dhe sundimi i këtij regjimi, që nuk ka asgjë të përbashkët me vlerat themelore të SHBA, për lirinë dhe demokracinë, Regjimi i Etiopisë, ka një aleancë të diskutueshme dhe fallso me Frontin Popullor Tigray të Çlirimit , një grup terrorist që ka vazhduar të mashtrojë , masakërojë , burgosur , torturuar dhe zhvendosë Etiopasit e pambrojtur . ”
Sipas letrës së Abebe , letra është parë si një mundësi e rrallë, ajo ishte një tjetër shans për ti treguar Presidentit Obama, se regjimi i Etiopisë, është duke mashturuar SHBA, dhe i vë tiranët në një platformë të profilit të lartë të tillë me vendet që janë vendimmarrësit dhe më të fuqishm në botë, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës .
” Unë jam i lumtur që kam marrë mundësinë për të dorzuar këtë letër, mbasi ne si Etiopias në këtë vend të lirë dhe kampion i demokraciisë, tha gazetari dhe aktivisti Etiopias, Abebe Gellaw i cili ndërpreu fjalimin e presidentit, Obama, duke shtuar se ne duhet vazhdimisht të kërkojmë nga SHBA për rishikimin e politikës së jashtme e saj kundrejt Etiopisë . Kjo ishte edhe zemra e kërkesës sime , “tha ai .

Republika Demokratike Federale e Etiopisë

Në vitin 1994 , mbas një sundimi gjysmë shekullorë marksistë leninistë, një kushtetutë u miratua që çoi vendin në zgjedhjet e para shumëpartiake, të Etiopisë . Në maj të vitit 1998, një mosmarrëveshje kufitare me Eritrea çoi në luftë Etipoian me Eritrean – Një luftë, i cili zgjati deri në qershor të 2000 dhe u kushtoi dy vendeve gati 1 milion dollarë në ditë .Kjo dëmtojë ekonominë Etiopisë dhe Eritera. Politika e Etiopisë zhvillohet në kuadrin e një republike parlamentare federale , ku Kryeministri është kreu i qeverisë . Pushteti ekzekutiv ushtrohet nga Qeveria . Fuqia legjislative federale u është dhënë nga qeveria dhe dy dhomave të parlamentit . Në bazë të nenit 78 të Kushtetutës të vitit 1994 ,gjyqësori është plotësisht i pavarur nga ekzekutivi dhe legjislatura .
Sipas Indeksit të Demokracisë të publikuar nga Economist Intelligence Unit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, në në fund të vitit 2010 , thuhet se Etiopia, është një ” regjim autoritar ” , duke u renditur në vendin e 118 nga 167 vende ( menumër më të madh për të qenë më pak demokratike ) .
Qeveria e tanishme e Etiopisë, është duke udhëhequr qysh në gusht 1995 nga partia EPRDF . Presidenti i parë ishte Negasso Gidada, nga ish- Partia ” Ethiopian People’s Revolutionary Party (EPRP), që vetëm ndrroi në një gërmë, duke u quajtur Fronti Popullor Etiopian Demokratikë Revolucionarë ( EPRDF ) – njësojë si në Shqipëri, me Partinë e Punës së Shqipërisë(PPSH), e konvertuar edhe ajo me renjen e komunizmit dhe ndryshimet e mëdah që ndodhen në atë kohë në në Partinë Socialiste të Shqipërisë PSSH.
Qeveria e kryesuar nga EPRDF e kryeministrit Meles Zenavi, ka promovuar gjatë qeverisjes së saj një politikë të federalizmit etnike , delegimin me fuqi të konsiderueshme , tek autoritetet rajonale me bazë etnike . Nën qeverinë e tanishme, disa prej lirive themelore , duke përfshirë lirinë e shtypit , janë të kufizuar .
Qytetarët kanë pak akses në media të tjera ngaqë çdo gjë kontrollohet nga rrjetet shtetërore , dhe shumica e gazetave private, janë në luftë me qeverinë dhe vuajnë ngacmimet periodike nga qeveria . Të paktën 18 gazetarë të cilët kishin shkruar artikuj kritike kundër qeverisë u arrestuan pas vitit 2005 në zgjedhjet, me akuza për genocid dhe tradhëti . Qeveria përdor ligjet e shtypit që rregullojnë shpifjen për të frikësuar gazetarët të cilët janë kritikë ndaj politikave të tij .

Filed Under: Komente

Arbanasi në Zarë -fshati shqiptar në Kroaci!

May 12, 2014 by dgreca

Nga Fahri Xharra/
Në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar e shihja ne TV e Zagrebit ,Z. Hërvoje Macanoviç , i cili vazhdimisht fliste për kulturën e sportit por nuk e dija që ishte shqipëtar i fshatit Arbanasi afër Zarës . Në teatrot e Kosovës po në ato vite luhej drama “Nita “ e Josip Relës, po ashtu shqiptar nga Arbanasi. Na u bë e mundur që të dijmë që se në qytetin bregdetar të Dalmacisë , në Zarë jetonte një komunitet shqiptarësh, dhe ende flitnin shqip. Që kur ? gati që 300 vjet flitej edhe shqip , dhe nuk harrohej shqipja.
Po në vitet e 70-ta , shumica nga ne mesuam që … Prof .Idriz Ajeti në vitin 1958 e kishte mbrojtur disertacionin e doktoratës me temën: Zhvillimi historik i së folmes gege të shqiptarëve të Zarës së Dalmacisë..Dhe sot lexoj (në burimet kroate) që studjimin më të thellë të zhvillimit historik të të folmes se shqiptarëve të Zarës e kishte bër Prof. Idriz Ajeti duke e krahasuar deri në imtësi me të folmen shqipe të fshtrave shqiptare në Krajinë (Kroaci) ( shqiptarët e ardhur nga Zara në Krajinë, Burimet kroate )
Thuhet dhe është e shkruar që shqiptarët kishin ardhur këtu :“ Arbanasit e Zarës u zhvendosën nga vendlindja e tyre e rrethit të Liqenit të Shkodrës , në fshatin (e quajtur më vonë ) Arbanasi duke i falëmnderuar kryepeshkopit të atëherëshëm të Zarës Vicko Zmajeviç me qëllim edhe të ringjalljës së këtyre viseve të shkreta të rrethit të Zarës.(Burime kroate)
Vetvetiu të lindin pyetjet dhe sinçerisht të iu them që nuk e di përgjegjën . Pse mu rreth Zarës shkuan fshatarët e Shestanit dhe Briskut ? Ikën nga turku , këtë e dimë por a mos i kishin lidhjet e tyre me shqiptarët (arbanasët?) e shumë më të herëshëm të atyhit ? pastaj më lartë lexuam që «disa « nga ata më vonë u zhvendosën e Krajinë . Pse mu në Krajinë ? A mos u tërhoqën njëri nga tjetri, d.m.th. shqiptarët (ardhacakët) e rinj nga ata të moçëm. Mbetet për t`u hulumtuar, pse jo?
» Enjo Gërdoviç, kryetar i shoqatës së Shqiptarëve të Zarës (Tetor 2010) pati thënë – Ne duam që gjuha (e folmja ) e gjyshërve , etërve dhe para-ardhësve tanë por edhe asaj të Vicko Zmajeviçit të mbetet e gjallë edhe pas nesh(- Želimo da govor naših djedova, očeva i naših predaka, ali i nadbiskupa Vicka Zmajevića, ostane živ i poslije nas.) . Nuk duam që të jemi brezi i cili e ndërpreu traditën e të folmës sonë dhe për këte e kemi filluar një shkollë në të cilën fëmijtë tanë , gjuhën shqipe mund ta bartin fëmijve të tyre. Ai e spjegonte se si ishte fjala për dygjuhësi . Ai shtoi se Arbanasët e Zarës janë shtetas kroat të cilët e dinë mirë prejardhjen e tyre, dhe që janë nga viset e Kryepeshkopatës Katolike të Tivarit ( Brisku , Shestani etj) ( burimi: Arbanaški govor u Registru nematerijalne baštine RH .Anamarija Bilan , 2010 )
Në vitet e herëshme e dëgjonim edhe Gjani Marshanin duke kënduar , dhe shushuritej që është arbëresh i Zarës .Por më tepër, ne nga turma nuk guxonim të dinim.
Si zakonisht si popull i madh që jemi , nga ne dalin dhe rriten koka të mëdha që e trondisin vendin po aty të mërguar.
Nga një fshat, fshat i banuar dhe i gjallëruar nga shqiptarët e rrethit të gjerë të Shkodres -Arbanasi kanë bërë krenari në Kroaci :prof.dr.sc. Hrvoje Mazija, professor emeritus. Pavle Deshpali, dirigjent, kompozitor, Valter Deshpali ,profesot i muzikes ne Akademinë e Zagrebit: mons. Simeone Duca (Šime Duka)- një kohë edhe sekretar i arkivit të Vatikanit, dhe ndihmëtar i madh i Zarës dhe Arbanasit.: • Giuseppe–Pino Gjergja, lojtar dhe trajner i basketit.: Josip Gjergja politikan dhe diplomat kroat:këngëtarët, :Mladen Grdović,Tomislav Ivčić ,Vedran Ivčić .dr Ratimir Kalmeta ,( gjeografi i njohur kroat, dhe më i madhi i shkencave të gjeografisë kroate,gjuhëtar, pedagog dhe publicist)., Bozhidar Kalmeta ,(politikan kryetar i Zarës dhe minister në qeverinë kroate,) Bernard Kotlar kantautor,Hrvoje Macanović , babai i gazetarisë së sportit kroat, msgr. Ivan Prenđa – i 68 -ti kryepeshkop i kryepeshkopatës së Zarës ,Dushko Mateshiq . Ivica Mateshiq(Diplomat ushtarak në Romë, Prishtinë Shkup,) dr. Kruno Kërstiç ( sociolog, redaktor i enciklopedisë kroate, autor i fjalorit të folmes së shqiparëve të Zarës, dr. Aleksandar Stipčević – profesor emeritus , albanolog,dhe të tjerë e të tjerë nga jeta kulturore ,poliitike gjuhësore dhe katolike-fetare të Kroacisë. Herëve tjera do të njihemi më shumë për këta shqiptar të Kroacisë , që ende flasin shqip.

Filed Under: Komente Tagged With: Arbanasi në Zarë -fshati, Fahri Xharra, ne Kroaci, shqiptar

Ilir Metës i refuzohet viza nga ambasada Amerikane në Tiranë

May 10, 2014 by dgreca

Kryetarit te Kuvendit te Shqiperise, njekohesisht bashkëkryetarit të qeverisë, Ilir Meta i refuzohet vizita në Shtetet e Bashkuara. Një vizitë e paralajmëruar edhe nga zyrtarë të Departamentit të Shtetit se do të realizohej në javën e dytë të muajit maj, nga burime diplomatike saktësohej se ajo është refuzuar në Uashington. Metës po ashtu i janë anuluar të gjitha takimet që kishte programuar.
Ndonëse zyrtarisht nuk ka një reagim nga Kryetari i Kuvendit, vetë Meta e ka pohuar se, nuk do të udhëtojë drejt Uashingtonit ashtu sikurse ishte paralajmëruar. Arsyet e refuzimit të vizitës së Metës në SHBA kanë të bëjnë me reagimin mjaft të ashpër të politikës amerikane dhe vendeve aleate në lidhje me thyerjen e embargos së naftës ndaj Iranit nga qeveria Rama në muajin mars të këtij viti.
Meta do të udhëtonte drejt Uashingtonit me një axhendë mjaft të ngjeshur. Burimet diplomatike saktësojnë se për të hartuar këtë axhendë është paguar një shumë e majme parash. Kjo pagesë është bërë për shkak se vizita nuk ka qenë e programuar, por e kërkuar me ngulm nga Rama dhe Meta.
Duke qenë se Rama është tashmë një person jo i dëshiruar në Uashington, ai i ka kërkuar Metës që të lobojë pranë Departamentit të Shtetit për zbutjen e zemërimit të aleatëve të Shqipërisë për këtë thyrje të embargos. Jo gjithçka ka shkuar ashtu sikurse pritej. Ndërsa në fillim Meta ka konfirmuar disa nga takimet, vetëm tre ditë më parë, ka ardhur një përgjigje befasuese dhe mjaft e qartë. Atij I është refuzuar vizita dhe i janë anuluar të gjitha takimet.
Qarqe politike dhe lobuese në Uashington janë tashmë tepër të irrituara me qëndrimin e Ramës ndaj Iranit. Mjaft prej tyre po flasin hapur dhe po kërkojnë deri vendosjen e sanksioneve ndaj Tiranës zyrtare, ndërsa më radikalët po kërkojnë edhe një rishikim të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Tiranës .

Filed Under: Komente Tagged With: i refuzohet viza, Kryeparlamentarit Ilir Meta, per ne SHBA

“MBRETËRIA” E ÇOLIQIT NË SHQIPËRI!

April 23, 2014 by dgreca

Nga AFRORE SHAIPI*/
“Arti duhet t’i paraprijë politikës” ky ishte justifikimi i disa shqiptarëve që e mbështetën ftesën e Zdravko Çoliqit në spektaklin shqiptar në TV Klan. Parimisht të gjithë jemi dakord se arti duhet të jetë nje hap përpara politikës, por ama në rastin e fundit nuk ishte personi i duhur, në vendin e duhur dhe kohën e duhur.
Shqiptarët, sidomos ata jashtë kufijve të Shqipërisë, nuk ishin ende gati të shikonin sesi një serb pritet me aq entuziazëm e ngrohtësi në një festival shqiptar, të dëgjonin ato fjalë e epitete që e ngritën në qiell këngëtarin serb, i cili realisht nuk u duk i jashtëzakonshëm; të shikonin sesi ata 300 veta që ishin në sallë “u çmendën” e veç sa s’u ngjitën në skenë bashkë me të teksa kërcenin me aq shumë energji nën tingujt e këngës serbe, e cila sinqerisht nuk meritoi kaq shumë brohoritje. U duk qartë se ata mezi paskan pritur të kenë para syve idhullin e tyre, Zdravko Çoliqin! Për më tepër u thonë kosovarëve “Turp të keni që keni braktisur këtë festival”, “Zdravko nuk ishte këngëtar nacionalist”, “Çoliq s’ka faj për krimet e Serbisë”, “Zdravko ishte pacifist”…duke i dhënë kështu një shuplakë vuajtjeve të shqiptarëve të Kosovës.
Më falni por, ku e shihni ju qëndrimin pacifist të Çoliqit? Meqenëse arti i paraprin politikës, përse nuk morën guximin Zdravko Çoliqi dhe kolegët e tij artistë, të kërkojnë falje për gjithë ato krime e masakra të kryera nga shteti i tyre në Kosovë? Mbi 10 mijë shqiptarë të vrarë, rreth 20 mijë gra të dhunuara, mijëra të zhdukur, mbi 1 milion shqiptarë të shpërngulur nga shtëpitë e tyre…dhe asnjëherë deri tash nuk u dëgjua zëri i këtyre artistëve pacifikë, s’u dëgjua një këngë apo një vepër arti kushtuar vuajtjeve të gjithë atyre njerëzve të pafajshëm që ranë viktima të tragjedive të shkaktuara nga Serbia. Ishin po këta artistë paqësorë e për të cilët arti duhet ndarë nga politika, që këndonin nëpër koncertet e organizuara nga politika e atëhershme pas masakrave të kryera, zbavitnin dhe motivonin edhe më tej paramilitarët serbë dhe ishin kundër bombardimeve të NATOs. Pra, ky “qëndrim i tyre pacifist” nuk u doli në mbrojtje vlerave të humanizmit, atyre vlerave që i dalin në mbrojtje artistët e mirëfilltë.
Nuk duhet përzier arti me politikën, por të gjitha ato vrasje, humbje e dhimbje, tragjedi e tmerre të luftës, në fund të fundit nuk janë as politikë, as art, por ndjenja të thella shpirtërore që kërkojnë respekt dhe mbështetje. Arti duhet të shërbejë për t’i zbutur dhimbjet njerëzore, e jo për t’i ringjallur urrejtjet për të kaluarën e dhimbshme, e këtë gjë “Klani” duhet ta kishte parasysh para se të ftonte një këngëtar serb në një festival të këngës shqipe. Meqë gabuan njeherë, mos të gabojnë përsëri duke akuzuar këngëtarët e Kosovës për tërheqjet e tyre. Vendimi i tyre ishte dinjitoz, sepse treguan se arti i tyre bashkëjeton me ndjenjat e qindra e mijëra vendasve që i përfaqësojnë.
Natyrisht që arti duhet respektuar dhe vlerësuar në bazë të meritave, pa dallim kombi a feje. Por arti i nje serbi, kroati, slloveni a cilitdo inidvid të një etnie tjetër, mund të respektohet pa patur nevojë të ftohet si mysafir special i një festivali. Në qoftë se do të organizohej në Shqipëri ndonjë festival në nivel ndërkombëtar, qoftë edhe vetëm ballkanik, sigurisht që meritojnë të ftohen edhe artistë serbë dhe të mirëpriten njësoj, si gjithë të tjerët. Por, të ftosh mysafir special një këngëtar serb në një festival ku promovohet muzika e mirëfilltë qytetare shqipe, ku marrin pjesë këngëtarët më eminentë të të gjitha trevave shqiptare me këngët më të mira popullore shqipe, është e tepërt. Madje, ta ftosh atë dhe të argëtohesh pa fund me muzikën e tij, ndërkohë që pjesa tjetër e shqiptarëve me lot në sy kujtonin 15 vjetorin e eksodit të kosovarëve e kur edhe sot e kësaj dite, vazhdojnë të hapen varreza masive e të nxirren eshtrat e qindra njerëzve, kjo është fyese dhe e pandershme. Në vend që dhimbja e tyre të bëhej më e lehtë, plagët u trazuan edhe më tej kur në një prej televizioneve më të mira shqiptare, performohej, këndohej e vallëzohej serbisht. A thua kanë menduar organizatorët dhe vetë Pandi Laço si njohës i mirë i muzikës, se si janë ndier të gjitha ato nëna e baballarë, motra e vëllezër, bij e bija që i kanë humbur më të dashurit e tyre në luftën, së cilës i thurrej lavd në veprat e këtyre artistëve? Kanë kaluar vetëm 15 vite nga gjenocidi i fundit i shekullit 20, është ende herët të argëtohesh me aq eufori me këngë serbe.
Shumë shqiptarë në Shqipëri, paskan ndjerë nostalgji për muzikën sllave gjatë regjimit të Enver Hoxhës e po thonë shyqyr që erdhi koha të dëgjojmë këtë muzikë, pa frikë dhe haptazi, e disa madje edhe po i ankohen shqiptarëve të Kosovës se si regjimi i Millosheviqit paska qenë më i mirë sesa ai i Enver Hoxhës në Shqipëri. Ata që mendojnë ashtu, le t’u mbetet në ndërgjegjen e tyre. Por pyetja është se pse nuk ndjejnë nostalgji për muzikën përëndimore, angleze apo amerikane, meqenëse edhe ato nuk ishin të lirë t’i dëgjonin, por mendja i paska ngelur pikërisht te ato sllave? A nuk pat Europa këngëtarë aq të mëdhenj e cilësorë, sa t’i kënaqnin shijet e publikut shqiptar, por u desh patjetër të ftohej pikërisht Zdravko Çoliqi?
Meqë shqiptarët paskan qenë që moti të dashuruar në muzikën sllave, atëherë pyetja që lind natyrshëm është: Po në kohën kur shqiptarët e Shqipërisë strehonin në shtëpitë e tyre shqiptarët e dëbuar nga Kosova, po t’i vinte rasti, a do të këndonin e vallëzonin serbisht me aq entuziazëm siç bënë atë natë te “Kënga ime”? A do t’u vinte turp para bashkombasve të vetë të vuajtur?” Nga ajo që pamë atë natë në “Klan”, personalisht nuk do të çuditesha!
Po nëse në ndonjë trevë shqiptare të duartrokitej me aq shumë dashuri një këngëtar grek, vetëm 15 vite pas masakrës së Çamërisë, si do të ndiheshin viktimat e prekura nga ajo ngjarje?
Po në Beograd, a ka pasur ndonjëherë ftesë speciale dhe mirëpritje aq bujare, “të tipit mbretëror” për ndonjë artist shqiptar? Disa do të thoshin “po ne nuk jemi si ta, ne jemi me të mirë se ata” dhe eshtë e vërtetë që ne si popull duhet të tregojmë një nivel civilizimi, por të respektosh tjetrin, mjafton të mos e shash dhe ofendosh, por jo të arrish në atë masë sa të humbasësh respektin për veten dhe kombin tënd. Adhuruesit e Çoliqit mund të na quajnë nacionalistë, por ky është patriotizëm qytetar. Duket qartë se shumë herë, shqiptarët duke u munduar të respektojne dhe të duan të tjerët (të huajt), harrojnë të respektojnë dhe të duan njëri-tjetrin.
Pandi Laço tha se është debatuar më shumë se duhet për këtë çështje, por kjo ishte një çështje që meritonte të debatohej. Bile bile edhe Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës, do duhej të reagonte dhe të dilte me një qëndrim të hapur ndaj ngjarjes e cila revoltoi disa artistë nga Kosova dhe jo vetëm. E ajo që i mbetet Pandi Laços dhe organizatorëve të tjerë është të paktën të kërkojnë falje, sepse qëllimisht apo jo, me gjestin e tyre, ofenduan kryesisht ndjenjat e shqiptarëve të Kosovës dhe të trevave të tjera jashtë Shqipërisë. E për ata që thonë se Kosova nuk do të mund të përparojë më një mentalitet të tillë, duhet ta dijnë se edhe shqiptarët e Kosovës, dinë të bëjnë art, ta vlerësojnë atë dhe të nderojnë artistët e huaj, por arti i tyre ngërthen në vetvete një vetëdije dhe respekt kombëtar, që mesa duket, i mungon disave në Shqipëri.
*(gjimnaziste nga Presheva)

Filed Under: Komente Tagged With: “MBRETËRIA” E ÇOLIQIT, Afrore, ne Shqiperi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 427
  • 428
  • 429
  • 430
  • 431
  • …
  • 490
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Eliot Engel, in memoriam…
  • «Dritë-shkronja» e Eugène Pittard
  • Propozimi i Presidentit amerikan Donald J. Trump për emërimin e Gjeneral Lejtnant (Ret.) Eric P. Wendt si Ambasador i SHBA-ve në Shqipëri
  • Manifestimi i AAWO “Motrat Qiriazi”, nderohet sakrifica dhe suksesi i gruas shqiptare
  • Leonardo da Vinci, gjeniu që e shndërroi artin në instrument për të depërtuar në sekretet e krijimit
  • Kënaqësi të takohem me Presidentin Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij, ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton
  • Zëri i ndërgjegjes sonë kombëtare…
  • “Ora e maleve”
  • Në ditën e lindjes së shkrimtarit të madh Jakov Xoxa
  • Njeriu-Mozaik
  • Samiti i Diasporës, njё skenë pa aktorë
  • Kosova përballë një prove historike shtetërore
  • YLLI MEÇAJ I VLORËS – ARTIST KOMBËTAR SHUMËPLANËSH
  • VATRA PËRKUJTON PATRIOTIN ZEF BALAJ NË 4 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI
  • ATË QË KA MONOPOL GJENIU NUK MUND T’IA MARRË DOT NJERIU!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT