PRISHTINË, 6 Shkurt 2018-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington.Gjatë qëndrimit atje, presidenti Thaçi përveç pjesëmarrjes në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit, do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues amerikanë dhe të shteteve të tjera pjesëmarrëse, thekson njoftimi i dërguar nga Presidenca e Kosovës./b.j/
Esktradohet për në SHBA i arrestuari ne Fier
37 vjeçari akuzohej nga një gjykatë në Manchester për mbajtje të bimeve narkotike. Rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm
FIER – Elton Ceku, 37 vjeç, banues në qytetin e Fierit, është arrestuar gjatë një operacioni të bluve pasi akuzohej për mbajtje me qëllim trafikimi të lëndëve narkotike, në Massachusetts (SHBA). Ai pritet të ekstradohet pasi gjykata e distriktit kishte nxjerrë një urdhër arresti ndërkombëtar që në muajin qershor 2012.
Ai është vënë në pranga gjatë mbrëmjes së datës 16 gusht nga policia e Fierit me qëllim ekstradimin, mbasi ky shtetas shqiptar ishte i shpallur ne kërkim ndërkombëtar me emrin Elton Andon Ceku.
Burime nga policia e Fierit kishin bërë me dije se 37 vjeçari me banim në Fier ishte arrestuar rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së premtes(16 gusht) në një operacion të mirëorganizuar nga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier.
Policia e shtetit shqiptar deklaroi se arrestimi i shtetasit në fjalë u krye me motivacion ekstradimin pasi ky i fundit ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Distriktit të Massachusetts (SHBA) më datë 07.06.2012 për veprën penale “Mbajtje me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Simbas ligjeve në SHBA dënimi maksimal i kësaj vepre penale është me burgim të përjetshëm.(Fotografia-Kortezi Shqiptarja.com)
Ilir Metës i refuzohet viza nga ambasada Amerikane në Tiranë
Kryetarit te Kuvendit te Shqiperise, njekohesisht bashkëkryetarit të qeverisë, Ilir Meta i refuzohet vizita në Shtetet e Bashkuara. Një vizitë e paralajmëruar edhe nga zyrtarë të Departamentit të Shtetit se do të realizohej në javën e dytë të muajit maj, nga burime diplomatike saktësohej se ajo është refuzuar në Uashington. Metës po ashtu i janë anuluar të gjitha takimet që kishte programuar.
Ndonëse zyrtarisht nuk ka një reagim nga Kryetari i Kuvendit, vetë Meta e ka pohuar se, nuk do të udhëtojë drejt Uashingtonit ashtu sikurse ishte paralajmëruar. Arsyet e refuzimit të vizitës së Metës në SHBA kanë të bëjnë me reagimin mjaft të ashpër të politikës amerikane dhe vendeve aleate në lidhje me thyerjen e embargos së naftës ndaj Iranit nga qeveria Rama në muajin mars të këtij viti.
Meta do të udhëtonte drejt Uashingtonit me një axhendë mjaft të ngjeshur. Burimet diplomatike saktësojnë se për të hartuar këtë axhendë është paguar një shumë e majme parash. Kjo pagesë është bërë për shkak se vizita nuk ka qenë e programuar, por e kërkuar me ngulm nga Rama dhe Meta.
Duke qenë se Rama është tashmë një person jo i dëshiruar në Uashington, ai i ka kërkuar Metës që të lobojë pranë Departamentit të Shtetit për zbutjen e zemërimit të aleatëve të Shqipërisë për këtë thyrje të embargos. Jo gjithçka ka shkuar ashtu sikurse pritej. Ndërsa në fillim Meta ka konfirmuar disa nga takimet, vetëm tre ditë më parë, ka ardhur një përgjigje befasuese dhe mjaft e qartë. Atij I është refuzuar vizita dhe i janë anuluar të gjitha takimet.
Qarqe politike dhe lobuese në Uashington janë tashmë tepër të irrituara me qëndrimin e Ramës ndaj Iranit. Mjaft prej tyre po flasin hapur dhe po kërkojnë deri vendosjen e sanksioneve ndaj Tiranës zyrtare, ndërsa më radikalët po kërkojnë edhe një rishikim të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Tiranës .