37 vjeçari akuzohej nga një gjykatë në Manchester për mbajtje të bimeve narkotike. Rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm
FIER – Elton Ceku, 37 vjeç, banues në qytetin e Fierit, është arrestuar gjatë një operacioni të bluve pasi akuzohej për mbajtje me qëllim trafikimi të lëndëve narkotike, në Massachusetts (SHBA). Ai pritet të ekstradohet pasi gjykata e distriktit kishte nxjerrë një urdhër arresti ndërkombëtar që në muajin qershor 2012.
Ai është vënë në pranga gjatë mbrëmjes së datës 16 gusht nga policia e Fierit me qëllim ekstradimin, mbasi ky shtetas shqiptar ishte i shpallur ne kërkim ndërkombëtar me emrin Elton Andon Ceku.
Burime nga policia e Fierit kishin bërë me dije se 37 vjeçari me banim në Fier ishte arrestuar rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së premtes(16 gusht) në një operacion të mirëorganizuar nga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier.
Policia e shtetit shqiptar deklaroi se arrestimi i shtetasit në fjalë u krye me motivacion ekstradimin pasi ky i fundit ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Distriktit të Massachusetts (SHBA) më datë 07.06.2012 për veprën penale “Mbajtje me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Simbas ligjeve në SHBA dënimi maksimal i kësaj vepre penale është me burgim të përjetshëm.(Fotografia-Kortezi Shqiptarja.com)