• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Greqia, e perkedhelura e BE-se

August 21, 2013 by dgreca

Nga Lek Gjoka/
Jacksonville/Florida

Përplasja mes kishes ortodokse në Permet dhe organeve shtetetore shqiptare është një problem qe nuk duhet të kishte arritur deri në piken kritike.Sigurisht që përplasje te tilla nuk duhen zgjidhur me dhunë por ndërhyrja e shtetit Grek në ketë çeshtje është nderhyrje në punet e brendshme të qeverise se Shqiperise sepse mbi ligjin dhe kushtetuten e vendit nuk duhet të dale asnje qytetar apo besim fetar.
Përse ndërhyn qeveria Greke kur dihet qe Permeti është një qytet shqiptar dhe besimtaret janë shqiptare? Pretendimet e Greqise që çdo qytetar shqiptar i besimit ortodoks është grek, është teper absurde dhe naive sepse unë jam i besimit katolik mos valle duhet te jem italian?Jo,jo jam 100% shqiptar.
Pretendimet e qeverisë se Greqise nxierrin në pah fytyren e vertete te një shteti që nuk plotëson kushtet për të qenë antare e Bashkimit Europian sepse shkel normat e miqësise reciproke më fqinjet .Sigurisht shtetet e BE-se duhet ta kuptojnë se qeveria e perkedhelur Greke ka kakuar kufirin se deri ku mund të ndërhyje në punët e një shteti tjeter.
Më qesharakja është qe shteti Grek pretendon qe një problem pronesi të një shteti tjeter mes atij shteti dhe kishes ta përdore si kusht qe ai shtet duhet të plotësojë që të antarsohet në familjen evropiane kur ai shtet (Greqia)duhet të kerkoje falje publike popullsise shqiptare Çame për genocidin e ushtruar ndaj tyre, duhet tiu ktheje pasurite e grabitura më dhunë.
Sigurisht BE-a e di se Greqia është delja e zeze e Europes por përseri e perkedhel Greqine duke pranuar marrjen në shqyrtim të probleme të tilla naive.Europe ,Shqipëra është pjese e Europes dhe një ditë do të behet antare e kesaj familje të madhe, ndaj  ta dish se në familje gjithe femijet janë njëlloj , ndaj duhet tia terheqesh veshin Greqise për diskriminimet e përditshmë të emigranteve shqiptare, dhe dhunën ndaj emigranteve te huaj nga Partia neonaziste Agimi i Arte.Kohërat kanë ndryshuar Evrope, shqiptaret janë shkolluar dhe janë njëlloj si gjithë kombet e tjera ndaj zeri i tyre ndaj padrejtesise nuk do të heshte por do të ushtojë fuqishem në të gjitha instancat e larta në USA, BE,OKB, etj.
Përpara qe të jete vonë dhe të mos shpertheje ndonjë revolte shqiptare në Ballkan  terhiqja veshin shtetit te perkedhelur Grek qe jeton si parazit me paret e taksa paguesve europiane. Greqi nderroje shikimin mos të të qorroje nacionalizmi i semure sepse në vend qe të ndihmosh në paqen në Ballkan  po i hedh benzine zjarrit , zjarr qe një dite mund të digjesh edhe ty mbrenda ..

Filed Under: Komente Tagged With: e perkedheluar e BE-se, Greqia, Lek Gjoka

NGJARJA E PERMETIT: REAGON MINSTRIA E JASHTME SHQIPTARE

August 20, 2013 by dgreca

MPJ apel qeverisë greke: Gjakftohtësi e vetëpërmbajtje për kishën në Përmet/

Mbrëmjen e së martës zëvendës ambasadorja shqiptare në Athinë, Ermira Braho, është thirrur në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme greke lidhur me ngjarjen ne Permet. Sic bën me dije një njoftim nga Ministria e Punëve të Jashtme, gjatë takimit pala greke paraqiti shqetësimin lidhur me dy incidente, në Përmet si dhe goditjen me gurë të Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër.

Në vijim, diplomatja shqiptare në Athinë, ka sqaruar se te dhënat zyrtare flasin për situata të ndryshme.

“Sipas informacioneve zyrtare, në datën 19.08.2013, disa besimtarë ortodoks janë afruar tek godina e shtëpisë se kulturës në Përmet duke çarë rrethimin e forcave të policisë private, dhe pasi kanë hequr materialet rrethuese janë futur brenda në këtë objekt. Më tej, dy besimtarë ortodoks janë paraqitur të plagosur në Spitalin Civil të Përmetit. Autoritetet përkatëse shqiptare kanë marrë në pyetje shtetasit në fjalë, për të sqaruar rrethanat e plagosjes së tyre, por asnjë prej tyre nuk ka pranuar të shpjegojë asnjë rrethanë hetimi.Lidhur me sulmin me gurë të pretenduar, rezulton se në oborrin e Konsullatës ka rënë një gur i përmasave relativisht të vogla, që sipas hetimeve paraprake, mendohet se ka rënë si pasojë e fërkimit me gomën e ndonjë makine” thuhet në njoftim.

Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare kërkoi që ngjarjet të analizohen sipas fakteve me gjakftohtësi dhe vetëpërmbajtje dhe në kontekstin në të cilin ato ndodhin.

Nderkaq Ministria e Jashtme greke pretendon për dhunë ndaj dy qyetareve kur dje një grup besimtarësh dhe klerikesh hynë forcërisht në godinë e Pallatit të Kulturës. Kjo godinë ishte marrë në ruajte nga Policia private pas lirimit pak dite me pare nga objektet fetare. Ministria e Jashtme greke tha se edhe ndërtesa e Konsullatës greke në Gjirokastër ishte goditur me gurë por kjo nuk kofirmohet nga policia e Gjirokastrës.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Permeti, reagon Ministria e Jashtme

Lufta për kishën e Përmetit, reagon Berisha: Qëndrimi grek absurd dhe i papranueshëm

August 20, 2013 by dgreca

Kryeministri, Sali Berisha, në reagimin e tij të parë zyrtar lidhur me ngjarjet në Përmet, vlerëson se zbatimi i vendimeve të gjykatave është themeli i funksionimit te shtetit ligjor por nga ana tjetër skenat e rrëmbimit të objekteve të shenjta nga përmbarimi privat gjatë egzekutimit të vendimit gjyqësor të 11 viteve më parë, rikthyen për shqiptarët pamje të kohës së barbarisë hoxhiste mbi institucionet e kultit.

“Prej dy ditësh skena jo të denja janë regjistruar në Përmet. Përmbarimi privat ka egzektutuar nje vendim përfundimtar gjyqësor te vitit 2002, me të cilin i ka kthyer Bashkisë së qytetit të Përmetit një lokal që gjatë diktaturës ka qenë Pallat Kulture, por që sipas autoriteteve kishtare të vendit më parë ka qenë kishë dhe që prej vitit 1999 është kisha ortodokse e këtij qyteti”.

Sipas Kryeministrit ky ishte një ofendim i rëndë për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe për të gjithë besimtarët shqiptarë.Kryeministri thekson gjithashtu se qëndrimet e djeshme të disa qytetarëve por dhe të ndonjë të kleriku ishin të gabuara.

Në deklaratën për media, Berisha vlerëson dialogun e sotëm midis autoriteteve të Bashkisë së Përmetit dhe atyre fetare dhe i ka kërkuar Kryetarit te Komitetit te Kulteve që së bashku me këto autoritete të bëjnë verifikimet e nevojshme dhe propozimet respektive për një zgjidhje përfundimtare jashtë të gjitha abuziviteteve dhe praktikave të dënueshme ateiste.

Kryeministri konsideron të papranueshme dhe ndërhyrje absurde në punët e brendshme të Shqipërisë deklaratën e djeshme të autoriteteve greke.

“Shqiperia ka të gjitha mundësitë dhe mjetet ligjore për garantimin e shtetit të së drejtës, veprimtarisë normale të institucioneve të vendit dhe atyre të huaja si dhe për t’iu përgjigjur shkelësve të rendit dhe provokimeve të cdo lloj” përfundon deklarata.

 

Filed Under: Komente Tagged With: flet Berisha, Lufta per Kishen

JANULLATOS, HIQ DORE NGA PROVOKIMET DHE DHUNA NDAJ INSTITUCIONEVE SHQIPTARE

August 20, 2013 by dgreca

NGA ATE NIKOLLA MARKU/ Kisha Ortodokse e Pavarur Kombetare Shqiptare”Shen Maria-Elbasan/

Cfare po na shohin syte! Nje grup arrogantesh, te mbledhur si helmi i gjarprit ne autobuze dhe disa te veshur me rroben e priftit, ushtrojne dhune skandaloze ndaj punonjesve te veshur me uniforme! Si eshte e mundur qe qytetaret e Permetit bejne sehire nje turp te tille?! Janullatos, misionit tende shovinist ne dem te Shqiperise po i vjen fundi. Te paralajmeroj drejtperdrejte, se po vazhdove me lojra te tilla ne Permet, do te mbashe ti pergjegjesi direkt per ato cka mund te ndodhin me pas.

Po shkojme ne me autobuze dhe do te mbrojme vlerat e historise sone. Askush ne Shqiperi nuk kerkon te marre kisha me force ne dem te besimtareve ortodokse por, problem me shtepine e kultures ne Permet eshte ceshtje qe zgjidhet me drejtesi dhe jo me konflikt. Bashkia e Permetit, duhet te kishte gjetur nje zgjidhje alternative per pretendimin e saje ndaj asaj godine.

Mbas asaj shfaqeje te turpshme, del metropolia greke e Korces bashke me komandantin fetar te Agimit te arte dhe vorio-epirit Anastat Janullatos. Te cudit policia e shtetit qe mban qendrim asnjanes! Si mund te rrije policia e shtetit indiferente ndaj ngjarjeve te tilla, e ka per detyre te parandaloje konflikte te mundshme qe mund te perfundojne dhe me lendime njerezish dhe pse jo dhe me vrasje.

Si guxon kisha ortodokse greke te flase dhe te bej presion ndaj kishes ortodokse shqiptare dhe shtetit Shqiptar? Me cte drejte nderhyn ne punet e nje shteti te pavarur dhe nje kishe te pavarur ortodokse sic eshte kisha shqiptare? Cfar kerkon ministria e jashtme Greke dhe shtypi i saje me deklarata dhe prononcime shoviniste kunder institucioneve te shtetit Shqiptar, si dhe kunder njerezve qe mbrojne ligjin dhe te drejten e besimit, por dhe lirine e pacenushme te kishes ortodokse te pavarur Shqiptare dhe te besimtareve te saje sa ortodokse po aq dhe patriote, ne dobi te kombit te tyre?

guxon te trajtoje atdheun tone si nje province Greke? Sa e ndyre dhe e peshtire eshte ajo shfaqe qe bejne pseudo prifterinj ne Permet, te cilet jane sherbetoret e agjentures shoviniste greke me ne krye Janullatosin, si dhe autoret e veprimeve makaber ne dem te kombit shqiptar me cfarrime dhe varreza memorial vorio-epirote?

-Kujt i ka ikur mendja qe kerkon  te cenoje historine, lirine dhe dinjitetin shqiptar, besimin e ndritshem fetar te cdo lloji?

-Kush mendon se ne shqiptaret jemi kaq te pafuqishem duke na provokuar ne durimin tone hyjnor dhe tolerance fetare te perjetshme qe kemi?

-Kush jane keta rrugace dhe rraciste te mirfillte  me emrin politik agimi I arte qe mbyllin dyert e varrezave ne Himare per te bere rite kanibaleske dhe antishqiptare, duke i hequr te drejten cdo individi te respektoje njerezit e dashur qe nuk i ka me ne kete jete?

-Cila parti apo shoqate politike, mbeshtet veprime shoviniste te agimit te arte nazist me ne krye Janullatosin per veprime si ato te Himares, Kosines apo te Permetit?

-Kush e trajton Shqiperine si ne vitet 1967 per te krijuar nje imazh te rreme kunder saje?

Kush i imponohet Shqiperise, por dhe kombit Shqiptar kudo qe ndodhet me shantazhe te turpshme qe prej 23 vjetesh, me prishje kompjutersh ne dogana, gabime ne pashaporta, emertimesh te gabuara, tortura psikologjike etj?

Eshte e qarte,  Anastas Janullatos ne fe, Vangjel Dule ne politike, Omonia ne minoritetin grek e mbeshtetur tashme nga agimi i arte ne Greqi, por dhe nga politika greke pjeserisht e coroditur per shkak te krizes. Kjo bande, me disa prifterinje te shitur ne dem te Shqiperise si qershite mbi torte, po kurdisin ngjarje te arthshme te rrezikshme. Une dua ti kujtoj ketyre bashibozukeve te paguar nga Asfalia greke se, ketu eshte Shqiperi dhe se fundi i tyre do te jete shume tragjik. Po po, e them me siguri te plote se fundin do ta kene tragjik, ashtu sic e kane patur dhe armiq te tjere te ketij populli. Dhe me te zi do ta kene tradhtaret dhe te shiturit.

Kerkoj mbeshtetjen e intelektualeve  vendit tone. Kerkoj zgjimin nga gjumi te policies dhe prokurorise se shtetit. Janullatos ka kryer veper penale me organizime te tipit Kosine, Himare dhe Permet. Sigurisht, ne nuk do te rrime duar kryq ndaj besimtareve te Permetit por dhe te gjithe Shqiperise. Ata qe ushtrojne dhune si ne rastin e Permetit nuk jane as prifterinje dhe as besimtare, ata jane bandite te paguar dhe udhezuar nga Janullatos.

Reagimi yne si ortodokse, por dhe si shqiptare qe e duam vendin dhe popullin tone do te jete i menjehershem. Askush nuk do te munde te perdhose vlerat e besimit fetar ne Shqiperi por dhe vlerat tona kombetare ne pergjithsi.

Filed Under: Komente Tagged With: ate Nikolla marku, Janullatos, mos provoko

“Bac u kry”!

August 19, 2013 by dgreca

Nga Faik KRASNIQI/*

Pas këtij sllogani i cili po shihet dita-ditës se me të vërtetë është një gënjeshtër e pa menduar mirë ( ose një dëshirë e tyre, por dëshirat dhe ëndrrat Kombëtare nuk realizohen kur punohet vetëm për përfitime personale), sepse me ngecjet e Kosovës në tërë aspektet po e turpërojnë edhe figurën e Bacës, nga ish-pjesëtarët e UÇK-së, nga ”miqtë” e Bacës, të gjitha këto të ngjajnë si në libra të ilustruara me ngjyrat bardhë e zi, si foto e viteve të komunizmit.

Ja sa kemi ecur rrugës për ta përmbushur vërtetë amanetin e Bacës. Në komunat ku udhëheq PDK-ja, kemi investime më të dukshme, por pa as një peshë për mirëqenien ekonomike- sociale të qytetarëve, pa dallime se a janë familje të dëshmorëve apo jo. Jemi në gjysmën e muajit gusht dhe akoma nuk kemi hasur në probleme me orë të tëra të energjisë elektrike, duke pasur parasysh se tek ne është “Festë” vetëm kur mbahen zgjedhjet, por festë tek ne nuk është kur janë festat kombëtare apo fetare që i kalojmë në errësirë.

Vitin tjetër kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, pritet prapë pushtetin ta ri-fitojnë horrat që tash e katërmbëdhjetë vite po e katandisin Kosovën si një fole e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e duke u zotuar se këto dukuri negative janë duke u luftuar, e fakt këtë e dëshmojë ”Rasti Bllaca”, se si po luftohen dukuritë negative në vendin tonë.

Këta janë që e njollosën rrugën e Bacës dhe të gjithë Dëshmorëve të Luftës së fundit, këta janë ata që po njollosin politikën duke parë çdo ditë fakte që manipulojnë me taksat e qytetarëve, me donacionet nga jashtë për Kosovën, dhe zëdhënsat e tyre dalin arsyetojnë çdo ditë se nuk janë të vërteta ato fakte që shohim, këta janë ata që po mundohen të na bindin se e zeza është e bardhë, dhe nuk duhet diskutuar.

Jemi i vetmi vendë në botë pas Kubës, që analfabetat në krye tash e katërmbëdhjetë vite na udhëheqin shtetin. E gëzojmë një pavarësi e cila u bë pa dëshirën e popullit, por populli me vlera njerëzore festojë duke u besuar këtyre që thonë ”BAC U KRY”. Kemi një kushtetutë ku nuk na prezanton kombësinë, thjeshtë jemi qytetar të një shteti, ku në fakt me atë kushtetutë duhet të quhemi shtetëz.

Nuk janë ata që nuk kanë njohuri mbi protokolet që do na i servirë edhe në të ardhmen EULEX-i, por, si gjithmonë popullit liridashës dhe pro paqes ja servirin pjesët ku duket kopsht me lule.

Të gjitha këto ndodhin, përderi sa ne shqiptarët anë e mbanë trojeve shqiptare nuk krijojmë Këshillin Kombëtar, sepse sikur të kishim një Këshillë, për konsultim para se të nënshkruajmë pako e dhurata antishqiptare nuk do ishim të kanosur kështu siç jemi sot.

(Autori është publicist dhe redaktor në gazetën e përditshme ”Lajm”)

Filed Under: Komente Tagged With: Bac u kry, faik Krasniqi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 439
  • 440
  • 441
  • 442
  • 443
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT