• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KLITHMAVE KUNDËR PRONARËVE DUHET TI THOTË STOP MEDIA, MAXHORANCA DHE OPOZITA

July 5, 2013 by dgreca

Shkruan: Rrapo Hajredin Danushi*/

Kjo është një pergjigje e detyruar prej intervistës së z. Alket Islami me titullin bombastik “Ndërtim monstruoz në Llogara për 2 javë“ i botuar në faqen 12 të gazetës Shqiptarja.com, ku janë publikuar dhe dy shkrime të tjera të shkurtëra, njëri me titullin Nisma,  botuar po në këtë faqe ku thuhet se nga data 3 Korrik 2013 në rrjetet sociale paska filluar të qarkullojë një peticion që i drejtohet kryeministrit Sali Berisha për prishjen e këtij ndërtimi. Gjithashtu po në këtë faqe botohet një Apel drejtuar socialistëve me titull “Banorët e Orikumit në protestë për pronat”

Shoqata “Pronësi me Drejtësi” që përfaqëson pronarët e ligjshëm të konfiskuar nga dikatura 45 vjeçare e Enverit, që u pasua nga një zgjatim 23 vjeçar me anarki të titujve të pronësisë shpreh indinjatë për këto tre shkrime që në mënyrë të qartë mohojnë shtetin ligjor dhe shtetin e së drejtës..Në shkrimin me titull “ Cili është sovrani dhe çfarë kërkon shoqata Bregdeti nga sovrani” botuar nga gazetat “Dielli” “Zeri i Popullit” “Telegraf”, datë 28 dhe 29 qershor 2013, trajtohet prona si problemi më i rëndësishëm që shqetëson popullin shqiptar. Ky Apel i Bregdetit i drejtohet ambassadorëve  por në mënyrë të veçantë z. Edi Rama fitues i zgjedhjeve dhe kryeministrit në largim z. Sali Berisha, që të kuptojnë se pa kthyer pronën tek i zoti, nuk ka pranim në BE.

Intervista telefonike e botuar në Shqiptarja.com me titull “Ndërtim monstruoz në LLogara për 2 javë“, thotë se pronari me emrin Paskal nga Vlora, që është pronar i tokës në majë të Llogarasë, na paska ndërtuar në pronën e tij … Nëse z. Paskal nuk është pronar i tokës gazetarja, i intervistuari Alket Islami dhe federata e parashutizmit kanë shumë të drejtë të ngrenë zërin. Por nëse është i vërtetë fakti se z. Paskal është pronari i kësaj toke ne e kundështojmë me forcë këtë interviste. Nese federatës së parashutizmit i pëlqen ky vend kaq piktoresk, kjo nuk i pengon ata të futen me bisedë me pronarin e tokës, t’ja marrin me qira dhe të zbatojnë kushtet e marëveshjes pronar-përdorues. Eshte e tepert te themi se ata mund t’ja blejnë tokën z. Islam i cili pas aktit të shitjes do të jetë ish-pronar. Por sa kohë pronari ka ndërtuar mbi tokën e tij ndërtimi nuk mund të quhet monstruoz. Në intervistë zotit Edi Rama i rikujtohet fakti se është deputet i Qarkut Vlorë dhe së bashku me z. Berisha duhet të veprojnë.

Në njoftimin botuar përbri intervistës, thuhet se ne peticionin drejtuar kryeministrit Berisha pretendohet se nëse nuk shembet ky ndërtim monstruoz  turizmi do të dëmtohet rëndë. (!!!) A mund të zhvillohet turizmi kur pronat në zonat turistike i kanë përvetësuar politikanët ?? Nëse ndërtimi është bërë nga pronari i tokës dhe ka leje nga Bashkia  askush nuk ka të drejtë ta kërkojë shembjen e ndërtimit me një intervistë telefonike. Por edhe nëse ndërtimi eventualisht është pa asnjë lloj leje nuk ka pse shembet sepse pronari ka ndërtuar në tokën e tij. Nëse aty në një të ardhme do të bjeri plani për të zgjeruar rrugën apo çdo tjetersim për nevoja publike, pronarit i paguhet kompensim për tokën që i tjetersohet por nuk i paguhet ndërtesa që ai ka ndërtuar pa leje në tokën e tij. Kërkesat dhe peticionet për shembje duhet të fillojnë me ndërtimet pa leje me të cilat perona të tretë kanë pushtuar tokën që nuk e kanë të tyren. Në po këtë faqe shkrimi tjetër flet për përprotestat e  banorëve të Orikumit , por stili i të shkruarit është i ngatërruar dhe nga lexuesi nuk kuptohet nëse protestuesit mbrojnë matrapazllëqet e bëra me ligjin antipronar 7501 apo mbrojnë pronën e të parëve të tyre. Askush nuk ka të drejtë ta mercenarizojë median dhe ti bëjë thirrje kryeministrit në largim dhe kryeministrit të ri të veprojë në shkelje të parimeve dhe të detyrimeve kushtetuese për respektimin e nenit 181 dhe 41 të saj. Cili është parimi apo morali me të cilin një gazetë i bën apel politikanëve për shkeljen e Kushtetutës ?

 

Kujt i intereson ky qëndrim kontradiktor me kushtetutën, me kërkesat e GJEDNJ dhe të KE, si dhe me përgjigjet që i kanë ardhur Shoqats nga kancelaritë e huaja. Shoqata “Pronësi me Drejtësi”, mbështet ata që kërkojnë pronat e të parëve të tyre që qeveritë e deri tanishme pseudo të djathta dhe pseudo të majta nuk jua kanë kthyer megjithse ka 23 vjet që kuvendi i Shqipërisë ka miratuar se i respekton të drejtat e njeriut .Po ashtu i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të heqin dorë nga grabitja e pronave të tjetrit me ligjin 7501 apo me marifete të tjera se prona e dhënë me një ligj të gabuar sot nga një kryeministër për interesa elektorale apo interesa të tjera do vijë koha që të hiqet me një ligj tjetër. Shoqata nëpërmjet faqes së internetit të përbashkët me shoqatën Bregdeti www.defendingproperty.com dhe veprimtarive të tjera do të sensibilizojë ambasadorët dhe qeveritë e vendeve të BE dhe Shtëpinë e Bardhë që t’a detyrojnë kryetarin e maxhorancës dhe atë të opozitës, të zbatojnë këtë kërkesë kyç përrespektimin e pronës së trashëguar, që përcakton kalimin nga anarkia në demokraci. Nëse në këto tre shkrime të botuara në faqen 12 të Shqiptarja.com kërkohet të vazhdojë qëndrimi antipronar, kjo është një klithmë antikushtetuese kundër pronarëve që duhet tu thotë stop e gjithë media pasi është rruga e tradhëtisë kombëtare. .Ftojmë që gjithe ata që përdorin internetin, ta vizitojnë faqen e shoqatës ku të shprehin mendimet e tyre. Për sa më sipër e ftoj gazetaren Anila Basha dhe të gjithë mediat dhe analistët ti përgjigjet këtij debati publik me bindjen se kështu i ndihmojmë zhvillimin e demokracisë, ndihmojmë z. Edi Rama dhe z. Sali Berisha që ti reformojnë forcat politike qe ata drejtojnë. Ka ardhur koha që Edi Rama, Sali Berisha dhe e gjithë media të thonë “prona tek i zoti” në  të kundërt pranimi i Shqipërisë kandidat në BE do vazhdojë të jetë i sabotuar

*Kryetar i Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve

“Pronësi me Drejtësi”

 

Filed Under: Komente Tagged With: media stop, Rrapo Danushi, thirrjeve kunder pronareve

Dita e Pavarësisë së SHBA-së dhe shqiptarët

July 5, 2013 by dgreca

Rugova :”Kombi shqiptarë ka një respekt ideal të madh dhe jetik. Me Amerikën ne jemi të vegjel, por miq të mëdhenj që mund të bëjmë edhe punë të mëdha” /

Nga BEQIR SINA New York/

Filadelfia Pennsylvania – 4 Korrik 1776 ose këtë 237-vjetori i Ditës së Dekleratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e thirrur ndryshe Ditëlindja e Amerikës! është dita më e madhe dhe me e festuara në SHBA. Kjo është dita kur lindi Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta amerikane, është ditë gëzimi, jo vetëm e amerikanëve, por si miq të mëdhenjë dhe si populli më pro amerikan në botë, natyrishtë që festë edhe e kombit shqiptar.

Më 4 Korrik 2013, u mbushën 237 vjet nga dita, që kur burrat më të ndritur të kombit amerikan, nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, duke u betuar, ashtu siç thuhet edhe në deklaratë, për nderin e tyre, të kombit të cilit ata i përkisnin. Kurse, pas Dekleratës së Pavarësisë erdhi Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787, e cila përshkruan bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë: “në ato Ekzekutive, Legjislative dhe Juridike”, që në një gjuhë më të thjeshtë janë Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.

Kur, gjatë luftës për çlirimin e Kosovës shtrohej pyetja pse amerikanët duhet të vdesin për Kosovën, natyrshëm dilte pergjigjja e këtij kombi të madh: se burrat më të ndritur të këtij kombi, më 4 Korrik 1776, si sot, 237 vjet më parë, kishin vendosur të krijojnë shtetin e bazuar në lirinë dhe të drejtat e barabarta të secilit komb. Trashëgimnia dhe porosia e tyre, pra e çoi Amerikën në luftë, për të mbrojtur principet e lirisë dhe demokracisë amerikane edhe në Kosovë. Për Amerikën gjëja më e shenjtë, e cila simbolizon edhe këtë ditë, është fjala liri e demokraci. Pra, liria e Kosovës ishte emër kuptimplotë për Amerikën dhe kombin shqiptar.
4 Korriku kumbon thellë në zemër, të saj tek tri fjalët e para të Kushtetutës amerikane, “We the People”, “Ne Populli”, për të theksuar rolin e rëndësishëm që shtetasit amerikanë, që kanë në qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Ato tre fjalë u bëjnë thirrje amerikanëve të mos harrojnë se përveç pushtetit që ata ushtrojnë ndaj qeverisë, nëpërmjet të drejtës së tyre të votës, ata duhet të mbajnë edhe përgjegjësinë për lirinë e vendit të tyre.
Ndërsa,  mbas 23 vjetëve të atyre ndryshimeve të mëdha, që ndodhën, me rënjen e Murit të Berlinit dhe rënjen e komunizmit në Shqipëri, shkërmoqjen e ish Jugosllavisë, besojmë se askush më mirë se ne shqiptarët, nuk e ka kuptuar këtë, pra Ditën e Dekleratës së Pavarësisë së SHBA, askush më mirë se ne shqiptarët – Kombi Shqiptarë nuk e di faktin më mirë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë betuar në nderin e tyre dhe që demokracia, liria e popujve, të mbrohet atje ku ajo dhunohet dhe shtypet – “Demokracia funksion ” tha 23 vjet më parë ish Sekretari i Shtetit James Baker në Tiranë.

Shqiptarët, tashmë e dinë se armiqtë më të mdhenj të Amerikës, nuk janë popujt, por janë diktaturat e diktatorët, shtypja e popujve liridashës, skamja dhe mjerimi i tyre, ndërkohë që  Miku më i Madh i Amerikës, është ai komb që do dhe lufton për paqen, lirinë dhe demokracinë.
4 Korriku 1776, Dita e Dekleratës së Pavarësisë Amerikane, aq sa i përket kombit amerikan, po aq u përket edhe shqiptarëve, kombit shqiptar. Kombi shqiptar feston 4 Korrikun, ashtu si feston lirinë e tij Pavarësinë e saj 28 Nëntorin 1912, ose lirinë e çlirimin e Kosovës 12 qershorin 1999 dhe 17 shkurtin 2008 Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, e cila, i është mirnjohëse për jetë të jetëve Shteteve te Bashkuara te Amerikës.  Ish Presidenti parë i Kosovës, i ndjeri Dr. Ibrahim Rugova, ia ka dedikuar gjithë këtë mrekulli amdmirimit dhe respektit që kanë shqiptaret për Amerikën, presidentëve Regan, Bush – plakut, Klintonit, që i tha ndal genocidit në Kosovë dhe presidentit George W. Bush, i cili ishte i pari President në detyrë, që i vizitoi për herë të parë trupat amerikane në Kosovë, fill pas inagurimit presidencial.

Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, në apostulatin e tij për Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se : “Ne i duam Amerikanët, sepse, ata na dhuruan lirinë, që ne dëshironim”. Rugova mendonte se :”Kombi shqiptarë ka një respekt ideal të madh dhe jetik. Me Amerikën ne jemi të vegjel, por miq të mëdhenj që mund të bëjmë edhe punë të mëdha”

Ndërkohë, smë 4 Korrik 2013, 237 vjet mbas Ditës së Dekleratës së Pavarësisë, kombi shqiptar dëshiron të tregojë me sinqeritetin e tij se shqiptarët, u janë mirënjohës miqve të tyre të shumtë Amerikanë, ndër të cilët presidentit Woodrow Wilson, për përpjekjet që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për kombin tonë dhe për ruajtjen e miqësisë shqiptaro-amerikane.

Dhe, kjo është në traditën Amerikane, me politikën që ka mbajtur gjithnjë kundrejt Shqipërisë, të filluar prej presidentit të madh, Woodrow Wilson, kujtimi i të cilit ka mbetur i paharruar në zemrat e mendjet e shqiptarëve.   Në Konferencën e Paqes, në Paris, në fund të Luftës së Parë Botërore, Presidenti Woodrow Wilson, flaku poshtë Traktatin e Fshehtë të Londrës (1915), që sakrifikonte të drejtat legjitime të Shqipërisë dhe u kërkoi përfaqësuesve të fuqive të mëdha, respektimin e Pavarësisë së plotë të Shqipërisë.
Në vite u rrit e u farkëtua miqësia Shqiptaro-Amerikane. Me këtë rast shqiptarët nuk e harrojnë presidentin Bush (plakun), në prag të Krishtlindjeve, i cili vendosi “vijën e kuqe”, vijë që sinjalizoi diktatorin Millosheviq, që kurrë Amerika, s’do të lejonte një Bosnje të dytë, me shqiptarët.   Edhe presidentin Clinton, i cili u qëndroi besnik fjalëve të paraardhësit të tij, ai u bë njeriu më i dashur dhe më i besuar për shqiptarët kur premtoi: “Amerika do të jetë me Kosovën”!

Dhe 5 qershorin 2007 vizitën e parë historike të një Presidenti të Shteteve të Bashkuara që viziton Shqipërinë – Tiranën :” Kosova do të jetë e pavarur dhe “mjaft është mjaft” duke i referuar Pavarësisë së Kosovës, e cila ashtu ndodhi kur tetë muajve më vonë Kuvendi i Kosovës shpalli Pavarësinë e sah dhe SHBA, me anë të një deklerate nga Afrika ku ndodhej atë ditë për vizitë qe ndër të parët që e njohën Pavarësinë e Kosovës e cila deri tani është e njohur nga 102 shtete.
Si konluzion Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin dhe janë me Shqipërinë dhe shqiptarët kudo, SHBA ishte me Kosovën në luftë, tani ajo është me Kosovën në paqe, me Kosovën në pavarësi dhe në Europë do të jenë gjithmonë. Amerika ishte garant i ngadhënjimit të luftës ndaj diktaturës së egër të Millosheviqit dhe tani ajo është garant që Kosova të ndërtojë në paqe shtetin demokratik të Kosovës, të lirë e sovarnë të përparuar dhe mik të përjetshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: Dita e Pavaresise se Amerikes, shqiptaret

ZËRI I SHQIPTARIZMËS

July 4, 2013 by dgreca

Shkruan:Eugen Shehu/ Bern -Zvicër/

Shqiptarizma s’ka nevojë për Partitë,ndërsa një Parti e mirëfilltë shqiptare nuk ndërtohet dot pa Shqiptarizëm,asnjë Parti nuk mund të ndërtojë dot një program më të bukur se IDEALI që ngërthen shqiptarizma !Në emër të saj Skenderbeu tentoi të bashkonte princat arbërorë,në emër të këtij Ideali Abdyl Frashëri ballë ndritur mbushi malet me dasmorë lirie për ringjalljen e Shqipërisë,sa gjqe u pajtuan,sa interesa vetjake u hedhën poshtë,sa krenari të kota u braktisën,sa marrira u shuan,sa sedra u gjaskosën se ishte aty Zëri i Shqiptarizmës që gjëmonte në zemrat e rebeluara dhe mblidhte atje shpirtin e dashurisë midis Racës Arbërore ! Ishte ajo fryma e shenjtë e nevojës së bashkimit,drita e qiellit,bekimi i Zotit,që këndohej në djepat e drujtë të përkundura nga Zanat ! Bijtë e Shqipes krijuan Kanune me të cilën mbrojtën jetën dhe nderin,pa haruar të shtrejtëin ATDHE ! Ata respektuan personalitetin e individit deri në imazhet e kohrave moderne dhe u treguan të ashpër vetëm ndaj sakrilegjit të Shqiptarizmës ! Kush shkeli mbi këte besim,nuk vuri në kokën e tij veçse kurororën e turpit

Hapeni dyert e Shqiptarizmës dhe do të shihni se atje ka vetëm burra që i dhuruan kësaj toke jo vetëm hovet fisnike të zemrave të tyre bujare,jo vetëm pasionet e shpirtërave të tyre të etur për liri e prosperim,por dhe jetën dhe dinjitetin e tyre !Po,PO ! dhe dinjitetin e tyre kur ka ndëgjuar lëngimet nga zëri i dheut të Atdheut ! Historiografia komuniste e jonë nuk është mësuar të vlersojë ende ato figura që i kanë falur Atdheut personalitetin e tyre,sepse përpara Shqiptarizmës të gjithë ambiciozët dhe egoistët e mëdhenj e krenarë në vetvehten e kanë provuar mbi  vehte funin e maskaradës së tyre.

Mjerë ai që kërkon lavdi duke mos iu ulur në gjujnë Shqiptarizmës ! Mjerë ajo Parti që mohon Shqiptarizmën ! Mjerë ai udhëheqë politik që kërkon ti shkojë përmbrapa Shqiptarizma ! Pa këtë Ideal në kombin shqiptar nuk ka mirëkuptim,s’ka progres,s’ka dritë lirije,ndaj as në thellësitë e shekujve nuk ka patur turma që të vraponin pürapa egoistëve,mendjemëdhenjë dhe shpritprishurve,prapa atyre që nuk i përuleshin shpresës së shpëtimit kombëtar.

Ky Ideal që aspironte vetëm vlerat e identitetit të vet nacional,që aspironte vetëm Lirinë e prosperimin që mbi gjithshka vënte Kombin dhe Atdheun,bëri që shqiptarët të uronin njëri tjetrin“Paç vdekjen nga plumbi“! Dhe në legjendat epike heronjtë e Shqiptarizmës u soditën me lakmi edhe prej atyre që ishin zhytur në luks e mirëqenie e s’kishin çtë kërkonin më prej jetës.Asnjëri prej këtyre heronjëve legjendarë s’ju imponua të tjerëve,meqë madhështia e secilit u ngrit mbi piedestalin e thjeshtë dhe fisnikërisë me  të cilin iu përkushtua çështjes kombëtare dhe të tjerët iu nënshtruan vullneteve të hekurta,vetëm kur u bindën se ishin pjesë e Idealit të tyre dhe kishin mohuar vehten,meqë vullnetet e hekurta nuk iu imponohen të tjerëve,ata të rrëmbejnë vetëm me magjinë e përkushtimit të Idealit të përbashkët,ata fitojnë lavdinë jo nga forca e tyre,por nga ndikimi që ushtrojnë për të çliruar vullnetet e tjerë të ndrydhura ! Mjerë ai që Shqiptarizmën e bën Flamur të egoizmit dhe amoralitetit personal,të mjerë ata që nuk e fitojnë ate me dashurinë e saj !

Ato janër lulëzim i mediokritetit që tenton ti imponohet aristokracisë s¨üe mendimit,ata janë baticat e të pa zotëve që synojnë pasurinë prej të tjerëvë që zgjojnë ambicien e befasishme për tu hakmarë ndaj krenarisë.Synimi i tyre asht përdhunimi i Atdheut dhe shuarja e personalitetit të njeriut.

Nacionalistët e betuar janë mishërim i Shqiptarizmës,ata i thurin Hymnin Atdheut dhe garantojnë lirinë e individit,ata janë përfaqsues të fisnikërisë shpirtërore të Kombit,nacionalistët kur bashkohen,nuk njohin kufitë e vetë sakrifikimit të tyre për hirë të çështjes kombëtare,lumturia bie mbi ta që i gëzohen këtij deti të madh me plot Ideal Patriotik.

Kombi ynë asht fatlum që ka Nacionalistë,sepse ata janë krenaria e saj,vetëm ata janë shpresa për shpëtim të Kombit dhe Atdheut,ata janë në harmoni të plotë me gjithçka që ka të bëjë me Shqiptarizmën,ata përpiqen ti veshin Shqiptarizmës fustanin e pajës së tyre të flijimit,ata do të dinë ti përulen gjithmonë me veneracion para vetë Shqiptarizmës,sepse atëherë vjen harmonia dhe mirëkuptimi i vërtetë dhe ato kthehen në një „fllad“ përsëritës për Kombin dhe Atdheun.Atëherë ai „Fllad“ kombëtar i thëret emrit dhe vë në krye të Kuvendit.A sishte i tillë Mid‘hat Frashëri .

 

MID’HAT FRASHËRI – BALLI I KOMBIT

 

Apostul i vëllezërimit kombëtar.i urriturm për dije nga dashuria për Atdhenë.Fisniku që të mposhte me anë të së mires.Shqiptari që të bënte ta çuaje vëlla.Mësues i madh me sjellje nxënësi.Baba i fukarenjëve dhe mik i djalërisë. Mishërim i tolerances dhe kalorës krenar I Shqiptarizmës.ishte armik i egoizmit dhe i mendjemadhësisë.I lavdëruar me hak nga Shqiptarizmi i urryer pa shka nga Komuizmi,”armik” pse mbolli  patriotizmin,”tradhëtar” pse deshi fort Atdhenë.I lig pse sdinte të urrente,”tiran” pse donte intelegjencën

Përçarës pse kërkonte  Shqipërinë me kosovë e çamërinë.Kain pse predikoi vëllezërimin, sektar pse çmonte shumë dhe Fetë,I pasuri që blente vetëm libra,I dituri që kërkonte vetëm diturinë,I lodhuri që su lodh kurrë,I vujaturi që se pa njëri të qahej,I heshturi që fliste vetëm me pendëndën Shqiptari që vuri kurorë me Shqipërinë.Predikatori i mirë,studjues i  thellë i mendimit ndryshe .Mid’hat Frashëri u bë “pasqyra” ku komunizmi pa ligësinë e vet.

Kush e lavdëroi e nuk i mbeti borxh ? Kush e qortoi e nuk u turpërua ? Kush e deshi e nuk u lartësua ? Kush e mohoi e nuk mbeti jetim ? Kush e vlersoi e nuk ndjeu gëzimin ?

Gurthemeli i Shqiptarizmës,ushtar i thjeshtë i Nacionalizmit,u bë udhëheqës shpirtëror I Kombit Shqiptar.Nuk lypi lavdi por mbeti i lavdishëm.Nuk doli në krye por mbeti në Ballë,nuk briti tribunave,ndaj zëri I tij sot buçet,nuk synoi të bënte historinë,ndaj historia sot kërkon veprën e tij.Kush nuk u magjeps nga thjeshtësia e tij ? Kujt nuk iu mor zëri,kur fliste para tij ? Kush qëndroi pranë e nuk iu bë mik ? Kush mendonte ti bëje keq e nuk u pendua? Nuk ka shqiptar që të kishte dialoguer me të e most ë bëhej dhe ma shqiptar ?

Përveç komunistëve fanatik,për të cilët edhe Krishti nuk do të kishte pranuar të kryqëzohej! Si kriminelë ordinerë,ata e urryen Mid?hatin për butësinë e tij.Si të pa Atdhe e përbuzën për Atdhedashurinë.Si arrogant e fodullë e shanë për modestinë tij.Këta shërbetorë të serbosllavëve e akuzuan pse i mallkoi për tradhëtinë.E dënuan me vdekje ( në mungesë) pse shpëtoi nderin dhe jetën Shqipërisë. Nacionalizmi ka të drejtë të krenohet me Mid’hat Frashërin . Ai mbeti gjysmëshekulli ëndër e gjallë e martirëve që rranë nga plumbat e pabesisë e tradhëtisë komunistePërmbi mallet me baltë që u hodh mbi Ballin Kombëtar “komunistët shqiptar të sllavizuar”,mbi kodrat e të vrarëvfe  pa faj,mbi lumenjtë e lotëvfe dhe pellgjet e gjakut,përmbi rrë4nkimet e heshtura dhe privacionet e njohura dhe të panjohura nende,mbi martirizimin e Shqipërisë Etnike,do të ngihet si një Diell qe¨ngroh zemrat e shqiptarëve,përsëri figura madhore e Mid’hat Abdyl Frashëriot më 1939,me themelimin e  Ballit Kombëtar, e cila do të të vërbojë të gjithä ata që,duke dashur të ruanin kultin e urrejtjes,tentojnë që të fusin përsër iregjimin e diktaturës hakmarëse jo vetëm ndaj sistemit dem9okratik por rrezikohet të rivendoset dhe mekanizmi qeveritar hakmarës që mund popullin ta rivendosë në pozicione vëllavrasjeje të radhës pas asaj të 1943-shit.Ndaj dhe Nacionalizmi shqiptar në nderim të figures madhore ngriti një martir të kombit shqiptar,ate të;

 

BALLIT T KOMBËTAR

Që ishte një martir i komplotit të koministëve shqiptaro-sllav.

 

Balli Kombëtar,është indinjata e pare antikomunite,I pari që dha kushtrimin e Lirisë kur Atdheun e mbuloi zija e rrobërisë.I pari që ngriti pushkën e Lirisë.I pari që kërkoi bashkimin e trojeve etnike shqiptare.I pari që doli maleve për larine e Atdheut.I pari që e kuptoi rrezikun e fashizmit dhe i dha të kuptojë Viktor Emanuelit se Shqipëria as ishte,as mund të ishte pjesë e Italisë.I pari që hodhi parrullën “Shqipëria e Shqiptarëve” dhe sanksionoi këtë thirrje me pjesën e dyte “Vdekje e Tradhëtarëve”.

Në Ballin Kombëtar hyri fshatri që gëzohej kasollës prej kashte e ndërtuar me duart e tija por krenohej me nderin e familjes së tij dhe që ruante Flamurin në sepetet e nusërisë. Hyri bujku që e kishte një cope toke për të ushqyer fëmijët,por mbante dyert hapur për mikun,hyri ai që kish besë nderë,fisnikëri e patriotizëm.Hyri tregëtari që shiste sheqerin dhe fitonte vetëm thasët,Hyri fukarai që mbronte moralin dhe nderin e shtëpisë.Hyri I pasuri që I vinte mturp që ishte I pasur kur tjerët skishin kafshatë buke.Hynë tërë shqiptarët që u dhimbsej Atdheu më shumë se jeta dhe ngritnin lartë flamurin madje duke e vendosur shqiponjë4n dykrenore dhe në plis të bardhë.Hynë pjesa më fisnike e Kombit Shqiptar,më patriotja më e ndershmja më e përkushtuesmja e kombit shqiptar,hynë ata që krenoheshin me emrin SHQIPTAR.

Balli Kombëtar u bë apostul I vëllezërimit ! Për Flamur kishte ate ntë Skenderbeut për Atdhe ILIRINË,për ideologji basshkimin,për synim çlirimin,për udhëheqës shqiptarizmin,për Parti Shqipërinë.! Nzhodhi rrugën e drejtë e të ndershme të luftës pa kompromis ndaj pushtimi  fashist,kërkoi me gjdo kusht shuarjen e vëllavrasjes an ipse vritej pas shpine,kërkoi bashkimin e gjitha energjive të Kombit për ta bërë edhe një here Shqipërinë si ajo e para 1913-ës,kërkoi shkëputjen nga alenca skomuniste llavoortodokse, dhe I qëndroi besnik këtij IDEALi deri në vetësakrifikimin sublime. Ai ra dhe viktimë e tradhëtisë komuniste,por nuk tradhëtoi kënd,u vra nga pabesia e tyre,por vetë nuk u tregua I pabesë,u poshtrua nga komunistët,por ai kurrë si poshtroi kënd dhe këtë e bëri vetëm se edhe ata ishin shqiptarë port ë shiotur tek moska e beogradi,se Balli Kombëtar luftonte me parrullën “Shqipëria e Shqiptarëve”.

Por ç’far shqiptarësh ishin komunistët ? Shqiptarë që shisnin Atdheun,që mohonin Zotin,që tradhëtonin mikun ? Që shanin të Jatin dhe vrisnin të Vëllaun për Lavdin e Beogradit e Moskës ? çfar shqiptarësh ishin ata që e zhveshën shqiptarin nga të gjitha virtytet për të cilat e ka pas çmuar dhe bota ? Që s’lanë mjet për ta bërë shqiptarin të pabesë,mosmirënjohes  spiun e hajdut ? Që e lane pa Fe,pa dashuri ndaj vendlindjes,pa respect ndaj të diturve dhe moshatarve,jo mbrojtës i moralit familjar? Që e bënë shqiptarin Hipokrit e servile,spiun e dembel pa shpirtë e dallkauk,aq sat ë humbi dhe kuptimin e jetës ? çfar shqiptarësh ishin komunistët që e vrisnin nacionalistin e ndershëm dhe i zhduknin dhe varrin,më pas duke mos lënë gjë pa shpifur ? O Zot…

Balli Kombëtar nuk ishte aq naiv që të mos e kuptonte se kush ishin komunistët,por ideja për vëllezërim dhe bashkim për çështjen Kombëtare ishte imperative I kohës në ato moment të histories shqiptare,prandaj ai e zgjodhi dhe rrugën  e martirizimiz.

Ne brezat që nuk e përjetuam dramën e Ballit Kombëtar të asaj periudhe,por që koha na dha mundësinë të gjykojmë veprën e tij nga një lartësi plot dritë e shohim se ai asht sakrifikuar për çështjen Kombëtare,andaj e kuptojmë sot se sa elumtur e ndershmërisht kanë vdekur Nacionalistët Shqiptarë,që Kominizmi I vrau në pabesi vetëm e vetëm pse  edeshën Shqipërinë Etnike,tani më mire se kurrë e kuptojmë soleminitetin e tyre para pushkës sllavokomuniste

Balli Kombëtar i cili edhe sot pas gjithë atyre tmereve që I përjetoi gjatë diktaturës komuniste,po tregon tolerance demokratike megfjithë format e frenimit dhe izolimit të saj ajo padyshim se do ngadhnjejë.Ai me vetëdije të plotë ka larguar çdo kompleks hakmarrjeje dhe ia ka dhuruar Kombi dhe Atdheut vetëflijimin e tij. Pas asj “balte historike” nga historishkruesit komunist,të hedhur mbi Naciionalizmin Shqiptar,vetëm tek ndjenja e thellë e vëllezëruese dhe shqiptarizmit të kulluar,tek ideja e bashkimit kombëtar që ruan egzistencën  në jetëgjatsi të Kombit Shqiptar më shumë se kurrë gjendet sot arsyeja e respektit ndaj Ballit Kombëtar.

Filed Under: Komente Tagged With: Eugen Shehu, zeri i shqiptarizmes

Dhënia e shtetësisë sa e këndshme edhe e frikshme

July 4, 2013 by dgreca

Shkruan: Arben Llalla*/

 Kryeministri Sali Berisha firmosi vendimin për dhënien e shtetësisë shqiptare për disa kategori njerëzish që kanë origjinë shqiptare. Ky vendim qeveritar edhe pse duket pozitiv në të ardhmen mund ti nxjerri probleme Republikës së Shqipërisë nëse vërtetë vendimi në fjalë do të aprovohet nga Kuvendi dhe do të zbatohet me ritme të shpejta.

Ideja për tu dhënë shtetësi shqiptare, shqiptarëve dhe qytetarëve të disa vendeve të ndryshme që kanë origjinë shqiptare është e mirë, e vlerësoj edhe pse është e vonuar, por duhet të bëhet projekt seriozë sepse çështja mund të dali jashtë kontrollit duke rritur numrin e minoriteteve që jetojnë në Shqipëri. Pra, duhet të jepet shtetësia me kategori të ndryshme, faza-faza, duke mos e dëmtuar demografinë e popullsisë dhe prishjen e disa raporteve të politikave së fqinjësisë së mirë me disa shtete. Në fillim duhet të ngrihet një Komision i posaçëm me njerëz që kanë njohje të thella rreth fenomenit në fjalë sepse mundet të fitojnë shtetësi shqiptare në masë të madhe grekët, turqit, serbët, boshnjakët, italianët etj., dhe vjen një ditë, brenda 10 viteve të ardhshme që shqiptarët e Republikës së Shqipërisë të ndihen minoritet në shtetin e tyre.

Nga shkrimet të botuara në disa gazeta kemi mësuar se janë rreth 5.000 vajza shqiptare që janë martuar me serb dhe sllavomaqedonas dhe të imagjinoni sikur fëmijët e tyre dhe bashkëshortët të fitojnë brenda natës shtetësinë shqiptare me të drejtën e votës. Në këtë rast do kemi një rritje të minoritetit sllav në Shqipëri sepse nga ana e logjikës fëmijët e lindur dhe të rritur në Serbi dhe në Maqedoni(fjala është për vajzat shqiptare të martuar me sllav dhe jo shqiptar në të dy këto rastet) kanë kulturë sllave dhe jo shqiptare, pra ndihen serb dhe sllavomaqedonas.

I njëjti problem do na lindi edhe me vajzat apo djem shqiptar që janë martuar me grek, italian, boshnjak, turq etj.

Një frik tjetër është se shumë shqiptar që jetojnë në vendet fqinje si Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Serbia, duke përfituar shtetësinë Shqipërisë mund të braktisin trojet e tyre përgjithmonë duke u vendosur në Shqipëri. Paramendoni sikur rreth 200 mijë shqiptar nga Maqedoni dhe Serbia të zhvendosen në Shqipëri çfarë humbje kombëtare do kemi. Pra, duhet shumë kujdes edhe në këto raste. Tek e fundit territori i Republikës së Shqipërisë është i vogël, më shumë malor-kodrinor se sa fushor. Shqiptarët duhet te zgjerohen në Kosovë dhe Maqedoni për jetuar më mirë sepse këto dy vende kanë fusha të pafundme dhe jo të ngushtohen brenda Republikës së Shqipërisë.

Mundet që tu jepet pasaporta Shqipërisë në aspektin e mirënjohjes kombëtare shqiptarëve në Bullgari, Rumani, Ukrainë dhe Hundëzakëve (kalashët) që jetojnë në Nuristan midis Afganistanit dhe Pakistanit. Shqiptarët në këto vende njihen si minoritet kulturor dhe histori sepse shumë pak e kanë ruajtur identitetin kombëtar, pra atë gjuhësor.

Sa për deklaratën që Kryeministri tha se 10% e popullsisë në Greqi është shqiptare mendoj se ka gabuar qoftë në aspektin politik ashtu edhe historik. Në aspektin historik rreth 40% e popullsisë së Greqisë së sotme kanë origjinë shqiptare dhe nga mosha 50 vjeç e lart e flasin gjuhën shqipe arkaike në ato zona ku janë shumicë grekët me origjinë shqiptare. Por lind pyetja Sa ndihen ata shqiptar ose sa është numri i arvanitasve që ndihen më parë shqiptar se grek?

Mendoj se Shqipëria është e vonuar për ti vlerësuar arvanitasit për kontributin e tyre në drejtim të ruajtjes së identitetit dhe kulturës sonë kombëtare. Në 23 vite demokraci asnjë grup arvanitas nuk është ftuar zyrtarisht për të dhënë koncert apo për të vizituar qytetet tona historike. Për të njohur më mirë njeri-tjetrin. Kontributi për të njohur më thellë arvanitasit dhe jetën e tyre u takon studiuesve të pavarur dhe emigrantëve se sa shtetit shqiptar i cili është treguar indiferentë ndaj tyre.

Do të ishte më mirë në vitet që jetojmë që qeveria shqiptare të ngrejë çështje më serioze për tu kujdesur më shumë për shqiptarët që jetojnë historikisht në Greqi dhe Turqi duke kërkuar të drejtat e tyre. Duke i kërkuar këtyre dy vende që të njohë minoritetin shqiptar në bazë të Marrëveshjes së Lozanës dhe të Konventave Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Shteti shqiptar do bënte mirë që të ushtronte presion ndaj Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë që të ndalin dhunën shtetërore nga shqiptarëve etnik që jetojnë në këto vende. Qeveria shqiptare do bënte mirë që të ngrejë çështjen e mohimit të shtetësisë së Maqedonisë së rreth 30 mijë shqiptarëve etnik të cilët edhe pse kanë lindur dhe jetojnë në Maqedoni u mohohet shtetësia dhe janë njerëz pa adresë në këtë republikë të brisht. Do të ishte punë më kombëtare nëse Shqipëria do të tregonte kujdes për ortodoksit dhe katolikët shqiptar të Maqedonisë duke ju dërguar edhe ndonjë prift që mesha të mbahet në gjuhën amtare shqipe. Do të ishte më kombëtare nëse Shqipëria do të kërkonte zyrtarizimin e librit të Abetares në Maqedoni për fëmijët shqiptarët të cilët që nga viti 2007 nuk e dinë çfarë është libri i Abetares sepse ky libër është i ndaluar me ligj që të mësojnë fëmijët me kombësi shqiptare.

Këto janë vetëm disa probleme që mund të zgjidhen të atyre shqiptarëve që qeveria jonë dëshiron tu japi shtetësi shqiptare me fjalë shpejt e shpejtë.

Gjërat duhen të shikohen me ftohtësi sepse shpesh herë nga emocionet e forta që përjetojmë mund të marrim vendime të gabuara që do na kushtojnë shtrenjtë në të ardhmen. Në çastet emocionale të forta njeriu nuk duhet të marrë vendime serioze dhe afatgjate.

Në përfundim dua të denoncoj me këtë rast publikisht institucionet e gjendjes civile në Shqipëri të cilat nuk regjistrojnë në certifikatat e familjes anëtarët e familjes të cilët nuk kanë shtetësi shqiptare. P.sh në rastin tim prej 10 vitesh gjendja civile në Elbasan nuk ma jep certifikatën e familjes së plotë e thënë shqip figuroj i martuar por s’ka emrin e bashkëshortes, pra familja ime shënohet vetëm im bir duke shkelur rëndë ligjet vetë punonjësit e administratës shtetërore. Për gruan më thonë se nuk është shtetase e Shqipërisë dhe nuk mund ta regjistrojmë. Ky është një veprim primitiv i gjendjes civile në Elbasan. Në të njëjtën kohë në Maqedoni, Greqi apo gjetkë edhe nëse s’je shtetas i këtyre vendeve përbërja e familjes figuron e plot e plotë.

*Arben Llalla, Historian dhe publicist

Filed Under: Komente Tagged With: arben llalla, dhenia e shtetesise, e kendshme, por e frikshme

FOLKLORIZMI QE PENGON ASPIRATEN KOMBETARE

July 3, 2013 by dgreca

Idetë për « Shqipërinë e Madhe», « Shqipërinë Etnike» dhe « Shqipërinë Natyrale » , pengesa serioze për realizimin e aspiratave për bashkim kombëtar!/

Shkruan: Bardhyl Mahmuti/

 Reagimi im i datës 23 qershor 2013 i titulluar “Ideja e « Shqipërisë Natyrale » – konstruksion  « artificial» në funksion të manipulimit politik!” që ishte reagim ndaj shkrimit të Koço Danajt  të titulluar “Nuk do të ketë  «Shqipëri të Madhe» por do të ketë « Shqipërisë Natyrale » hasi në reagime të disa mbështetësve të  « Shqipërisë Natyrale » dhe të ithtarëve të « Shqipërisë Etnike».

Duke lexuar reagimet e tyre ndaj shkrimit tim fitohet përshtypja se ata ose nuk e kanë lexuar shkrimin tim ose nuk posedojnë kapacitetet e nevojshme teorike për të kuptuar një tekst të fushës së politologjisë. Shumica e atyre që nuk pajtohen me qasjen time përsërisin sintezën e  shkrimit të autores Vera Dushi, e cila  “ më rikujton se ideja e Shqipërisë Etnike është objektiv i programit gjithëkombëtar të Lidhjes së Prizrenit, që ka vazhduar edhe pas shthurjes së saj në shumë programe të lëvizjeve kombëtare, edhe gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, duke filluar nga LNDSH-ja deri të Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), tani Fronti Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK)”! ((http://www.albaniapress.com)

Që në fillim po theksoj se qëllim i këtij shkrimi nuk është të polemizoj me autor të njohur apo anonim por të shtroj argumentet, që sipas mendimit tim, mund t’i hyjnë në punë  veprimtarëve politik në realizimin e aspiratave tona kombëtare!
Trajtimi i termit “etni-etnik” paraqitet si domosdoshmëri për të kuptuar paqëndrueshmërinë e atyre që pretendojnë se “ideja e Shqipërisë Etnike është objektiv i programit gjithëkombëtar që nga Lidhja Shqiptare Prizrenit e deri më sot” dhe qartësimin e këtij nocioni teorik mund të na ndihmojë të jemi koherent ne mbështetje të kërkesave tona të ligjshme.

Etimologjia e termi “etnik” rrjedh nga greqishtja e vjetër (ἔθνος / ethnos ) që emërtonte një grupim njerëzish me institucione të përcaktuara keq, që ekzistonin para “polisit grek” dhe që konsideroheshin më inferior se organizimi politik i «Qytetit-shtet», si bashkësi me zakone dhe ligje të përcaktuara qartë.

Kështu, “etnitë” konsideroheshin popullsi jashtë «Qytetit-shtet» , qofshin grek të pa civilizuar, qofshin barbarë! (Annamaria Rivera, « Ethnie-ethnicité », në veprën e  René Gallissot, Mondher Kilani, Annamaria Rivera, L’imbroglio ethnique, Botimi Payot, Lausanne, 2000, f.101-102). Ky term me konotacion negativ  do të riaktualizohet për herë të parë në vitin 1854 nga Joseph Arthour Gobineau në veprën e tij « Essai sur l’inégalités des races » (Ese për pabarazitë e racave) dhe në këtë vepër ky term ka kuptimin e « racës  njerëzore». Ndërsa, ky term do të gjejë përdorim më të shpeshtë pas botimit të veprës së Vacher de la Pourge « Les sélections sociales » (Selekcionimi shoqëror) i vitit 1896.

Në këtë vepër « etnia » merr kuptimin e “fraksioneve të një popullsie homogjene për nga raca, që bashkëjetojnë me te dhe që përfundojnë të asimilohen si në aspektin gjuhësor ashtu edhe në atë kulturor” (Vepra e cituar f.102). Me një fjalë, të dy definicionet e nocionit “etni” ngërthejnë kuptimin e grupeve shoqërore pa struktura politike të përcaktuara qartë!

Më vonë, sidomos gjatë periudhës së krijimit të shteteve kombëtare, termi “grup etnik” do të përdoret për të dalluar kombet “e civilizuara” me struktura shtetërore nga popujt pa shtet dhe pa organizim politik.

Aspirata politike e përpiluar në kohën e krijimit të shteteve në Ballkanin Perëndimor dhe e shtruar në Programin Politik të Lidhjes së Prizrenit është aspiratë e bashkimit të territoreve të ndara në katër vilajete administrative të Perandorisë Otomane në një shtet të pavarur. T’i  vishet ideja e « Shqipërisë Etnike»  programit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pra t’i vishet një terminologjie jo adekuate dhe që nuk përdorej në atë kohë, është rezultat i mosnjohjes ose përpjekje e manipulimit.

E drejta e popujve për vetëvendosje është një ndër parimet e të drejtës ndërkombëtare mbi bazën e të cilës janë mbështetur aspiratat e popujve që të jetojnë të lirë e të pavarur dhe të jenë sovran në territorin e vet për të përcaktuar format dhe modalitetet e regjimeve politike. Po e theksoj për ata që nuk duan të kuptojnë: parim i të drejtës ndërkombëtare është e drejta e popujve për vetëvendosje jo e drejta e etnive për vetëvendosje! Përkundër kësaj të drejte  të normativizuar në të drejtën ndërkombëtare realizimi praktik kërkon mobilizim të gjithanshëm dhe mbështetje të fuqishme. Kush ka nevojë të koklavitë kërkesat tona duke i shtuar atribute që nuk kanë as bazë shkencore e as përkrahje politike?

Atyre që në akuzat kundër meje interpretojnë shkrimin tim “si përpjekje për të ndalur procesin e ribashkimit të kombit shqiptar në një shtet të vetëm kombëtar!” u them se bashkimi kombëtar nuk ka nevojë për atributet “ e mëdha”, “etnike” dhe “natyrale”  por ka nevojë për  veprime të koordinuara dhe të gjithanshme për ndryshimin e raportit të forcave për t’i dhënë forcën e nevojshme kërkesave tona legjitime!

T’i shtosh atributet: «  e madhe», «  etnike» dhe « natyrale »  kërkesës legjitime të shqiptarëve që të jetojnë në një shtet të bashkuar nuk e ndihmon realizimin e aspiratave tona shekullore. Përkundrazi, në këtë mënyrë u bëhet shërbim qarqeve që nuk ia duan të mirën shqiptarëve.

4 korrik 2013

Filed Under: Komente Tagged With: Bardhyl Mahmuti, folklorizmi, ne bashkimin Kombetar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 453
  • 454
  • 455
  • 456
  • 457
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”
  • Përurim i “American Dream” në Vatër
  • Një vit që ka filluar mbarë për Vatrën në Chicago
  • Kategorizimi i qyteteve shqiptare sipas Sami Frashërit në vitin 1890
  • Abas Kupi, historia, e vërteta dhe dashuria për atdheun…
  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT