• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

We have received a gold Level of Support from Motrat Qiriazi NY Branch

October 7, 2025 by s p

Albanian American Women’s Organization. Motrat Qiriazi. NYC Non profit

Their generosity truly shows how powerful it is when we come together to make a difference for families that have received a cancer diagnosis. Thank you for believing in our noble Mission.

The Albanian American Women’s Organization (AAWO) works to lift the spirit, status and voice of Albanian women, girls and Albanian families so they can fully participate in all aspects of life, by becoming stronger, and more resilient, in overcoming the years of war, government oppression and tradition that have pushed them down and to the margins of society.

AAWO hopes to strengthen the bonds between Albanian American women and their sisters all over the world. We believe and cherish that all human beings in this world, regardless of gender, race, nation, or religion deserve an equal opportunity in life… There is a need felt to give a voice to young Albanian women and youth and to listen and learn about their struggles and their ideas for a better future. Therefore, AAWO explores the role of women and young people also in creating “a culture of peace,” during their integration into the American mainstream society.

Take your seat

https://www.zeffy.com/…/tick…/afc-6-th-anniversary-party

💜🌸Kemi mare nje Mbeshtetje te Nivelit te Arte nga shoqata Motrat Qiriazi ne NY

Bujaria e tyre tregon vërtet sa te fuqishem jemi kur bashkohemi për të bërë një ndryshim për familjet që kanë marrë një diagnozë kanceri. Faleminderit që besoni në misionin tonë fisnik.

Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane (AAWO) punon për të ngritur shpirtin, statusin dhe zërin e grave, vajzave dhe familjeve shqiptare, në mënyrë që ato të marrin pjesë plotësisht në të gjitha aspektet e jetës, duke u bërë më të forta dhe më të qëndrueshme në përballimin e viteve të luftës, shtypjes qeveritare dhe traditave që i kanë shtyrë drejt margjinave të shoqërisë.

AAWO synon të forcojë lidhjet midis grave shqiptaro-amerikane dhe motrave të tyre në mbarë botën. Ne besojmë dhe vlerësojmë thellësisht se të gjithë njerëzit në këtë botë, pavarësisht gjinisë, racës, kombësisë apo fesë, meritojnë një mundësi të barabartë në jetë. Ndjehet një nevojë për t’u dhënë zë vajzave dhe të rinjve shqiptarë, për të dëgjuar dhe mësuar nga sfidat dhe idetë e tyre për një të ardhme më të mirë. Prandaj, AAWO eksploron edhe rolin e grave dhe të rinjve në krijimin e “një kulture paqeje”, gjatë procesit të tyre të integrimit në shoqërinë amerikane.

Filed Under: Komunitet

Albanian School “Shqiponjat”

October 3, 2025 by s p

We are pleased to announce that registration for the Albanian School “Shqiponjat” is now open!

📅 Registration Date: Sunday, October 12, 2025

⏰ Time: 11:00 AM – 12:00 PM

📍 Location: 38 Raymond St., Waterbury, CT

📚 First Day of School: Sunday, October 19, 2025 at 9:00 AM

📍 Maloney Elementary School – 233 S Elm St., Waterbury, CT

👧👦 Starting Age: 5 years old

💲 Tuition Fees:

• $300 per year (per student)

$250 for two ore more siblings

To complete registration and submit payment, please click the link below:

https://docs.google.com/…/1FAIpQLSdvqD4y21n…/viewform…

We kindly ask all parents to register their children in advance to ensure a smooth start to the school year.

For more information, you may contact us at:

📞 (203) 465-3824

📞 (203) 518-2076

Thank you for your continued support. We look forward to another successful year together!

Sincerely,

AAMC

Filed Under: Komunitet

Shtëpia e Shqiptarit në Filadelfia mirëpret Presidenten e Republikes se Kosovës

October 1, 2025 by s p

27 Shtator 2025, një ditë e veçantë për Shoqatën “Bijtë e Shqipes”, shkollën shqipe “Gjuha Jonë”, për komunitetin shqiptar në Filadelfia dhe më gjerë. Këtë të shtunë, patëm nderin e madh të mirëpresim Presidenten e Republikës së Kosovës, Shkëlqesinë e Saj, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu. Atmosferë festive, ngjyra kombëtare, muzikë dhe zëra fëmijësh mbushën Shtëpinë e Shqiptarit, duke i dhënë ngjarjes një frymë të ngrohtë dhe atdhetare. Presidentja Osmani, e shoqëruar nga këshilltarja e saj e parë, znj. Donika Kadaj Bujupi, u prit me respekt dhe entuziazëm nga kryetari i Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, z. Dritan Matraku, këshilli drejtues i shoqatës, si dhe nga nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë”.

Siç e do tradita, kryetari Matraku i uroi mirëseardhjen Presidentes, duke theksuar nderin dhe privilegjin që ndjen e gjithë shoqata dhe komuniteti shqiptar për praninë e saj. Takimi vijoi me fjalën e Presidentes Dr. Osmani, e cila shprehu mirënjohje të thellë për punën e palodhur të shkollës “Gjuha Jonë” në mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e diasporës. Ajo theksoi rëndësinë që gjuha shqipe të ruhet dhe të trashëgohet brez pas brezi. Po ashtu, Presidentja vuri në dukje marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, ku diaspora shqiptare luan një rol kyç si urë bashkëpunimi. Në shenjë vlerësimi për kontributin dhe mesazhet e saj, Kryesia e Shoqatës i akordoi Presidentes titullin “Anëtare Nderi”.

Programi vijoi me këngë dhe recitime nga nxënësit e shkollës shqipe, të cilat u përcollën si dhuratë simbolike për Presidenten. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe përfaqësues të shtetit të Pensilvanisë dhe të Këshillit Bashkiak të qytetit të Filadelfias: Senator Joe Picozzi, State Representative Pat Gallagher, Councilman Michael Driscoll, dhe Drejtori Ekzekutiv i Zyrës për Çështjet e Emigrantëve, z. Charles Elison. Në fjalën e tij, z. Elison theksoi rëndësinë e komunitetit shqiptar për zhvillimin e qytetit dhe shtoi se kishte pasur rastin të shërbente më parë në Kosovë, duke ruajtur kujtime dhe lidhje të veçanta me vendin tonë. Nga komuniteti shqiptar, përshëndetën edhe Dr. Sadik Elshani dhe z. Leo Osmanollaj, të cilët shprehën mirënjohje për praninë e Presidentes dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj diasporës.

Në fund të vizitës, Presidentja Osmani u njoh nga afër me ambientet e Shtëpisë së Shqiptarit dhe punën këmbëngulëse për rikonstruksionin e saj, një ndërtesë që sot përfaqëson zemrën e komunitetit shqiptar në Filadelfia. Si shenjë simbolike, ajo u dhuroi nxënësve të shkollës sonë Abetare, ndërsa mësueseve të shkollës “Gjuha Jonë” u dhuroi varëse që simbolizojnë historinë dhe forcën e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Presidentja u përcoll me respekt dhe mirënjohje nga të gjithë të pranishmit. Kjo vizitë do të mbetet përgjithmonë në kujtesën dhe historinë e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, jo vetëm si vizita e përfaqësueses më të lartë të Republikës së Kosovës, por si momenti kur një grua me zemër të madhe, plot thjeshtësi dhe bujari, i dha frymëzim komunitetit tonë.

Faleminderit, zonja Presidente, për nderin dhe frymëzimin që na dhatë!

Aferdita Muzhaqi

Mësuese e shkollës shqipe “Gjuha Jonë”

Filed Under: Komunitet

Albanian Student Organization at Seton Hall is hosting our Second Annual Albanian Independence Day

September 30, 2025 by s p

Nancy Kajo/

I’m so excited to share that the Albanian Student Organization at Seton Hall is hosting our Second Annual Albanian Independence Day Celebration on Friday, November 14th at Bethany Hall, Seton Hall University (6:30–10:00 PM)- in collaboration with Emina Cunmulaj Nazarian & Emina’s Hand Foundation.

This night will be full of Albanian culture, music, food, dance performances, raffles, and special guests- and most importantly, 100% of proceeds will go toward the 24-hour Development Center for Children & Adults with Disabilities in Vlorë, Albania, plus other initiatives across the Balkans. ♥️

Tickets are only $10 for ALL students, Seton Hall alumni, Seton Hall faculty, and Seton Hall staff and $25 for all other guests. You can RSVP below using the Google Form link- tickets can always be purchased at a later date.

Also, if any Albanian student or nonprofit organizations want to support our mission, please reach out- it would be greatly appreciated! 🙏

Would love to see you all there for a night of culture, community, and giving back! 🇦🇱✨

⸻

Përshëndetje miq!

Jam shumë e lumtur të ndaj me ju që Organizata e Studentëve Shqiptarë në Seton Hall do të organizojë Festimin e Dytë Vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë më 14 Nëntor në Bethany Hall, Seton Hall University (6:30–10:00 PM).

Do të jetë një mbrëmje me kulturë shqiptare, muzikë, ushqim, valle tradicionale, surpriza dhe mysafirë të veçantë- dhe mbi të gjitha, 100% e të ardhurave do të shkojnë për Qendrën 24-orëshe për Fëmijë & Të Rritur me Nevoja të Veçanta në Vlorë, Shqipëri, si dhe për iniciativa të tjera në Ballkan.

Biletat janë vetëm $10 për TË GJITHË studentët, alumni të Seton Hall, profesorët dhe stafin e Seton Hall dhe $25 për të gjithë mysafirët e tjerë. Mund të regjistroheni duke përdorur lidhjen e Google Form – biletat mund të blihen gjithmonë edhe në një datë të mëvonshme.

Gjithashtu, nëse ndonjë organizatë shqiptare dëshiron të mbështesë misionin tonë, ju lutemi na kontaktoni- do ta vlerësonim jashtëzakonisht shumë!

Do të ishte kënaqësi t’ju shihja të gjithëve aty për një mbrëmje kulture, komuniteti dhe bamirësie!

https://docs.google.com/…/1FAIpQLSfSempSzsEjUk…/viewform

Filed Under: Komunitet

Themelohet në New York dega e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë

September 27, 2025 by s p

Një hap historik në rrugëtimin e mjekësisë shqiptare në diasporë u hodh më 11 Shtator 2025 në zemër të komunitetit shqiptar të New York-ut, me themelimin zyrtar të degës amerikane të Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë – AMFE-USA. Kjo iniciativë u përmbyll me një ceremoni madhështore në ambientet e Federatës “Vatra”, e cila jo vetëm që priti ngjarjen, por e mbështeti me entuziazëm të veçantë, duke vulosur kështu bashkëpunimin me një nga strukturat më aktive të diasporës mjekësore shqiptare.

Struktura Drejtuese e AMFE-USA: Një Ekip Ekspertësh të Përkushtuar

Kryesia e sapozgjedhur e AMFE-USA përfaqëson një grup mjekësh të përkushtuar ndaj misionit të shërbimit profesional dhe përparimit shëndetësor të komunitetit shqiptar në SHBA dhe më gjerë. Në krye të strukturës është emëruar Dr. Zana Nikolla si kryetare, ndërsa zëvendëskryetarët janë Dr. Ermal Zatriqi dhe Dr. Shpresa Xhakli. Në bordin drejtues bëjnë pjesë profesionistë me ekspertizë në fusha të ndryshme të mjekësisë dhe shëndetësisë publike, duke përfshirë:

Renina Varfaj – Koordinatore e marrëdhënieve me publikun. Dr. Fatjona Lubonja – Koordinatore e kërkimeve shkencore. Dr. Leana Sapunxhiu – Koordinatore e projekteve vullnetare. Dr. Arjan Bregu – Koordinator i të dhënave epidemiologjike. Dr. Lydra Tapia, Dr. Skender Murtezani, Dr. Tana Bregu – Koordinatorë të eventeve mjekësore. Olsi Beçi – Koordinator mediatik.

Suporti i “Vatrës”: Partneritet që bashkon traditën dhe përparimin

Ngjarja u shënua nga fjalimet përshëndetëse të përfaqësuesve të Federatës “Vatra”, z. Marjan Cubi dhe Dr. SkenderMurtezani, të cilët vlerësuan këtë hap si një moment kyç për bashkimin e potencialit intelektual shqiptar në mërgatë. Ata riafirmuan mbështetjen e Vatrës ndaj AMFE-USA, duke e konsideruar këtë bashkëpunim si një urë të fuqishme mes brezave dhe misioneve: përparimit profesional dhe ruajtjes së identitetit kombëtar.

Bashkëpunimi me AAMS dhe Pjesëmarrja në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare

Themelimi i degës amerikane u kurorëzua me pjesëmarrjen aktive të AMFE-USA në Konferencën e 25-të Ndërkombëtare për Sepsisin dhe Infeksionet Jetëkërcënuese, organizuar në bashkëpunim me Albanian American Medical Society, Inc. (AAMS). Mjekët shqiptarë dhanë kontribut të vyer me referenca shkencore dhe aktivitete sensibilizuese për ndërgjegjësimin kundër abuzimit me antibiotikët dhe rëndësinë e parandalimit të infeksioneve në komunitet.

Kjo konferencë shënoi edhe fillimin e një bashkëpunimi më të strukturuar mes AMFE-USA dhe AAMS, që pritet të sjellë projekte të përbashkëta në trajnimin e mjekëve, shkëmbime akademike dhe ndihmë të drejtpërdrejtë për komunitetet shqiptare në SHBA.

Një Rrjet Ndërkombëtar në Zgjerim: Pjesëmarrje nga Degët e AMFE në Europë

Ngjarja mori karakter ndërkombëtar me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga degë të ndryshme të AMFE në Europë:

Dr. Dhurata Alla – Nënkryetare e AMFE-Suedi

Dr. Blerta Sulaj – Përfaqësuese e AMFE-Angli

Dr. Vjola Fera dhe Marinale Sema – Delegacioni nga AMFE-Shqipëri

Kjo prani dëshmon për fuqinë bashkuese të Federatës dhe angazhimin e saj për të ndërtuar ura bashkëpunimi midis profesionistëve shqiptarë në mbarë botën.

Fjala e Presidentes së AMFE: Një Angazhim për Misionin Kombëtar dhe Shkencor

Presidentja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Dr. Aurora Dollenberg, përmes një videomesazhi përshëndetës, përgëzoi themelimin e degës amerikane dhe theksoi rëndësinë strategjike të saj për zhvillimin profesional dhe përfaqësimin dinjitoz të mjekësisë shqiptare në nivel global. Ajo nënvizoi se Federata do të vijojë të forcojë rrjetin ndërkombëtar nën moton: “We Make Medicine”.

Konkluzion: Një Platformë për Brezat e Ardhshëm

Themelimi i AMFE-USA nuk është vetëm një strukturë formale; është një platformë për bashkëpunim, inovacion dhe solidaritet profesional ndërshqiptar në diasporë. Me mbështetjen e “Vatrës”, në partneritet me AAMS dhe nën kujdesin e Federatës Europiane, kjo degë pritet të shndërrohet në një shtyllë të rëndësishme të avancimit mjekësor, edukimit profesional dhe misionit kombëtar në diasporë.

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • …
  • 386
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI
  • “E DREJTA ZAKONORE E ÇERMENIKËS. KANUNI I MUST BALLGJINIT” 
  • Retorika e Serbisë si agresion psikologjik: narrativa e rrezikshme e Aleksandar Vuçiçit në Ballkan
  • Çfarë “shteti” deshi Mehmet Ali pashë Misiri në luftën e tij kundër sulltanit osman?
  • 1939 / AUDREY SHAH : JU RRËFEJ TAKIMIN ME MBRETIN ZOG NË HOTEL RITZ (LONDËR)
  • Ndalimi i investitorëve nga tregu i shtëpive: a është zgjidhja reale?
  • “Pse ShBA nuk e pushtuan por e çliruan Venezuelën nga Maduro/t”
  • SPEKTËR…
  • ME SA POLITIKA SHIGJETON SERBIA NË DREJTIM TË KOSOVËS?
  • VENDI IM / 7th Annual Concert
  • ZOTI, SHPIRTI, BIBLA, DOGMA DHE MENDIME FILOZOFIKE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT