• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

It was an honor to organize and host a roundtable discussion with Congressman Mike Lawler and members of the Albanian-American community

July 11, 2026 by s p

Valon Nikçi/

It was an honor to organize and host a roundtable discussion with Congressman Mike Lawler and members of the Albanian-American community at Sergio’s Restaurant in Pelham. This meeting was part of our ongoing effort to engage with our elected representatives and ensure that the voices of Albanian Americans are heard.

We discussed the growing Albanian-American community in Westchester and Rockland Counties, civic engagement, and continued support for the Albanian people.

We also thanked Congressman Lawler for his support of our community, his co-sponsorship of resolutions supporting Kosovo, his membership in the Albanian-American Issues Caucus, and his friendship toward the Albanian people.

A special thank you to Sergio, Alban, and Etnik Gashi for being such gracious hosts, as always, and to everyone who attended and contributed to a meaningful and productive discussion. When communities engage, their voices grow stronger.

…

Ishte kënaqësi të organizoja dhe të drejtoja një tryezë diskutimi me Kongresmenin Mike Lawler dhe anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan në Sergio’s Restaurant në Pelham. Ky takim ishte vazhdim i përpjekjeve tona për të bashkëpunuar me përfaqësuesit tanë të zgjedhur dhe për të siguruar që zëri i shqiptaro-amerikanëve të dëgjohet.

Diskutuam për komunitetin shqiptaro-amerikan në rritje në Westchester dhe Rockland, rëndësinë e angazhimit qytetar dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe shqiptarët.

Gjithashtu, e falënderuam Kongresmenin Lawler për mbështetjen e tij ndaj komunitetit tonë, për bashkësponsorizimin e rezolutave në mbështetje të Kosovës, për anëtarësimin në Albanian-American Issues Caucus dhe për miqësinë e tij me popullin shqiptar.

Një falënderim i veçantë për Sergio,, Alban dhe Etnik Gashin për mikpritjen si dhe për të gjithë ata që morën pjesë dhe kontribuuan në një diskutim domethënës dhe produktiv.

Kur komuniteti jonë angazhohet, zëri ynë bëhet më i fortë.

Filed Under: Komunitet

Njoftim Mortor për Manika Koci Malota

July 10, 2026 by s p

Manika Koci Malota u nda nga jeta të enjten, më 9 korrik 2026, në moshën 87-vjeçare.

Familjarët presin ngushëllime nga të afërmit, miqtë dhe dashamirësit në: Pleasant Manor Funeral Home, 575 Columbus Avenue, Thornwood, New York 10594, të martën, më 14 korrik 2026, nga ora 2:00 pasdite deri në 8:00 të mbrëmjes.

Mesha e varrimit do të kremtohet në nderim të Manikës në Kishën Zoja e Shkodrës (Our Lady of Shkodra) në Hartsdale, të mërkurën, më 15 korrik 2026, në orën 11:00 paradite.

Pas meshës së varrimit, Manika do të përcillet për në banesën e fundit në varrin familjar në Varrezat Gate of Heaven në Hawthorne.

Manika Koci Malota Obituary

Manika Malota passed away in her 87th year on Thursday, July 9, 2026.

Family and friends are invited to Pleasant Manor Funeral Home, Inc. 575 Columbus Avenue – Thornwood, New York 10594 on Tuesday, July 14, 2026 from 2:00 – 8:00 PM for visitation.

A Mass of Christian Burial will be celebrated for Manika at Our Lady of Shkodra Church in Hartsdale on Wednesday, July 15, 2026 at 11:00 AM.

Manika will be laid to rest following the funeral mass in her family plot at Gate of Heaven Cemetery in Hawthorne.

Filed Under: Komunitet

Today marks the 27 anniversary of the BYTYQI BROTHERS

July 9, 2026 by s p

Request Justice for the Bytyqi Brothers

We respectfully call upon the Government of Serbia to fulfill its legal and moral responsibility by ensuring justice for the Bytyqi brothers—Ylli, Agron, and Mehmet Bytyqi—who were unlawfully detained, executed, and buried in a mass grave in 1999.

More than two decades have passed since this crime, yet full accountability has not been achieved. Justice delayed is justice denied—not only for the Bytyqi family, but for all those who believe in the rule of law, human rights, and the dignity of every human life.

We urge the Government of Serbia to conduct a transparent and impartial process that identifies, prosecutes, and holds accountable all individuals responsible for the planning, execution, and concealment of these murders. We also call for full cooperation with international partners and judicial authorities to ensure that the truth is established and justice is served.

Seeking justice is not an act of revenge. It is a commitment to the principles of accountability, reconciliation, and lasting peace. Acknowledging past crimes and ensuring accountability are essential steps toward building trust and strengthening relations among nations.

The memory of Ylli, Agron, and Mehmet Bytyqi deserves honor, and their family deserves the truth and justice that has been denied for far too long.

The Bytyqi family

Filed Under: Komunitet

SOTIR PECI – NJË NGA THEMELUESIT E MENDIMIT MODERN SHQIPTAR DHE ARKITEKT I ORGANIZIMIT KOMBËTAR NË DIASPORË

July 7, 2026 by s p

Sotir Peci përfaqëson një nga figurat më të ndritura të Rilindjes Kombëtare dhe të periudhës së konsolidimit të shtetit shqiptar. Ai ishte arsimtar, matematikan, publicist dhe organizator i palodhur i jetës kombëtare shqiptare, i cili i kushtoi gjithë jetën dijes, gjuhës shqipe dhe idealit të shtetit të pavarur shqiptar. Në historinë e kombit shqiptar, emri i tij qëndron pranë figurave të mëdha si Faik Konica, Fan S. Noli dhe Gjergj Fishta, të cilët përfaqësojnë shtyllat kryesore të mendimit kulturor dhe politik shqiptar të fillimit të shekullit XX.

Sotir Peci lindi më 13 korrik 1873 në fshatin Dardhë të Korçës, në një familje shqiptare me tradita të ndershme tregtare dhe atdhetare. Babai i tij, Jovan Peci, ishte i njohur për integritetin dhe punën e tij, ndërsa nëna e tij, një grua fisnike shqiptare, mbetet në kujtesën historike si figura që ndikoi fuqishëm në edukimin e hershëm të djalit të saj, duke i kultivuar dashurinë për dijen, gjuhën dhe atdheun.

Shkollimin fillor e kreu në Korçë në fund të viteve 1870 dhe fillim të viteve 1880, në një periudhë kur arsimi shqip ende nuk kishte institucione të konsoliduara. Më pas vijoi arsimin e mesëm në Greqi, ku u formua në një ambient të gjerë kulturor evropian.

Në vitin 1890, ai u regjistrua në Universitetin e Athinës, në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës. Studimet i përfundoi në vitin 1894, duke u diplomuar si matematikan dhe duke u formuar si një intelektual me bazë të fortë shkencore dhe metodologjike. Kjo periudhë ishte vendimtare për formimin e tij intelektual dhe për orientimin e mëvonshëm drejt veprimtarisë kombëtare.

Gjatë viteve të studimeve në Athinë, ai ra në kontakt me koloninë shqiptare dhe me idetë e Rilindjes Kombëtare, duke u ndikuar nga mendimi i Sami Frashërit, Naim Frashërit dhe Abdyl Frashërit, të cilët kishin vendosur themelet ideologjike të lëvizjes kombëtare shqiptare. Pas përfundimit të studimeve në vitin 1894, ai u përfshi në veprimtari patriotike në Evropë, duke bashkëpunuar me shoqëri shqiptare në Greqi, Rumani dhe më gjerë. Ai u angazhua në përhapjen e idesë së pavarësisë së Shqipërisë dhe në forcimin e ndërgjegjes kombëtare shqiptare përmes organizimit dhe publicistikës.

Në fillim të shekullit XX, Sotir Peci emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u vendos në Boston, Massachusetts, i cili në atë kohë ishte qendra më e rëndësishme e emigracionit shqiptar në Amerikë. Boston-i u shndërrua në një vatër të fuqishme të organizimit kombëtar dhe kulturor shqiptar, ku vepronin figura të shquara të diasporës.

Në Boston, ai u përfshi menjëherë në jetën politike dhe shoqërore të shqiptarëve të Amerikës, duke bashkëpunuar me shoqata patriotike dhe intelektualë të kohës. Ai u bë një nga organizatorët e rëndësishëm të komunitetit shqiptar dhe kontribuoi në forcimin e strukturave të diasporës. Në vitin 1912, ai u bë pjesë e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, një organizatë historike që luajti rol vendimtar në mbështetjen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe në organizimin e diasporës shqiptare në SHBA. Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra u shndërrua në platformën kryesore të veprimtarisë së tij patriotike dhe intelektuale.

Në këtë kuadër, ai bashkëpunoi ngushtë me gazetën “Dielli”, organi zyrtar i “Vatrës”, ku botoi artikuj të shumtë me karakter politik, arsimor dhe kombëtar. Përmes këtyre shkrimeve, ai kontribuoi në ndërgjegjësimin e diasporës shqiptare dhe në mbrojtjen e çështjes kombëtare në arenën ndërkombëtare.

Në vitin 1912, gjatë shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, ai ishte pjesë e mobilizimit të diasporës shqiptare në Amerikë, e cila luajti një rol të rëndësishëm në mbështetjen diplomatike dhe politike të shtetit të ri shqiptar. Pas shpalljes së Pavarësisë, Sotir Peci u kthye në Shqipëri dhe u angazhua në jetën institucionale të shtetit shqiptar. Ai shërbeu në administratë dhe kontribuoi në organizimin e institucioneve shtetërore dhe arsimore, duke qenë pjesë e elitës intelektuale që ndërtoi themelet e shtetit modern shqiptar.

Në fushën e arsimit, ai mbetet një nga mendimtarët e parë shqiptarë që e trajtoi shkollën si themelin e shtetit. Ai mbështeti fuqishëm hapjen e shkollave shqipe dhe zhvillimin e gjuhës amtare si bazë e identitetit kombëtar. Në publicistikë, ai konsiderohet një nga figurat themelore të shtypit shqiptar modern, duke ndikuar fuqishëm në formimin e opinionit kombëtar dhe në edukimin politik të shqiptarëve në diasporë dhe në atdhe. Sotir Peci ndërroi jetë më 2 janar 1932 në Tiranë, duke lënë pas një trashëgimi të madhe kombëtare në fushën e arsimit, publicistikës dhe organizimit politik shqiptar.

Figura e tij mbetet një nga shtyllat e mendimit modern shqiptar dhe një dëshmi se ndërtimi i kombit shqiptar u bë përmes dijes, organizimit dhe përkushtimit të plotë intelektual.

Gjon F. Ivezaj

Filed Under: Komunitet

Shqiptarët në Amerikë – Një histori suksesi në 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara

July 6, 2026 by s p

Saimir Kadiu/

Në vitin kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kremtojnë 250-vjetorin e Pavarësisë, shqiptarët kanë një arsye të veçantë për të festuar. Prej më shumë se një shekulli e gjysmë, ata janë bërë pjesë e historisë amerikane, duke kontribuar në politikë, diplomaci, shkencë, art, biznes, ushtri dhe kulturë. Është historia e një komuniteti që u largua nga një atdhe i vogël në Ballkan, por gjeti në Amerikë vendin ku liria, puna dhe talenti shpërbleheshin.

Emigrimi shqiptar drejt Shteteve të Bashkuara filloi në fund të shekullit XIX. Emigrantët e parë, që mbërritën rreth viteve 1884–1890, vinin kryesisht nga Korça, Kolonja, Përmeti dhe viset e tjera shqiptare. Ata punuan në fabrikat e Massachusetts, në minierat e Pensilvanisë, në ndërtim dhe tregti. Nuk kishin pasuri, por kishin një pasuri më të madhe: besimin se përmes punës mund të ndërtonin një jetë më të mirë.

Bostoni u bë zemra e diasporës shqiptare. Pikërisht aty u themelua Federata Pan-Shqiptare “Vatra”, organizata që për më shumë se një shekull mbrojti interesat kombëtare shqiptare dhe krijoi një urë të fuqishme miqësie ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Në krye të kësaj historie qëndrojnë dy kolosë të kombit.

Faik Konica ishte diplomati, publicisti dhe intelektuali që i prezantoi Amerikës kulturën dhe identitetin shqiptar. Si drejtues i gazetës Dielli, udhëheqës i “Vatrës” dhe ministër i Shqipërisë në Uashington, ai u bë zëri më i respektuar i shqiptarëve në SHBA.

Fan Stilian Noli ishte figura më universale që ka nxjerrë diaspora shqiptare: peshkop, shkrimtar, përkthyes, historian, muzikolog, burrë shteti dhe orator i rrallë. Ai themeloi Kishën Ortodokse Shqiptare në Amerikë, udhëhoqi “Vatrën”, u bë Kryeministër i Shqipërisë dhe ia kushtoi jetën idealeve të lirisë dhe demokracisë.

Krahas tyre, patriotë të tjerë e bënë diasporën shqiptare një forcë të vërtetë kombëtare.

Mid’hat Frashëri, biri i Abdyl Frashërit, i kaloi vitet e fundit të jetës në New York duke punuar për bashkimin e emigracionit shqiptar dhe për mbrojtjen e interesave kombëtare.

Konstandin Çekrezi, historian dhe diplomat, ia kushtoi jetën prezantimit të historisë shqiptare në opinionin publik amerikan.

Kristo Dako dhe Sevasti Qiriazi Dako punuan për arsimin kombëtar, emancipimin e gruas shqiptare dhe organizimin e diasporës.

Rexhep Krasniqi, Arshi Pipa dhe Sami Repishti, secili në mënyrën e vet, u bënë mbrojtës të lirisë, të drejtave të njeriut dhe të çështjes shqiptare gjatë dekadave të komunizmit.

Një kapitull krenarie përbën lobimi shqiptaro-amerikan.

Joe DioGuardi, kongresmeni i parë amerikan me origjinë arbëreshe, dhe bashkëshortja e tij Shirley Cloyes DioGuardi, përmes Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e shndërruan çështjen e Kosovës në një kauzë të njohur në Kongresin Amerikan. Ata mobilizuan senatorë, kongresmenë dhe opinionin publik amerikan në mbrojtje të shqiptarëve gjatë viteve të luftës.

Në këtë përpjekje u angazhuan edhe biznesmenë, intelektualë e veprimtarë si Harry Bajraktari, Ekrem Bardha, Florin Krasniqi dhe shumë të tjerë, të cilët investuan kohë, pasuri dhe energji për ta bërë zërin e shqiptarëve të dëgjohej në Uashington.

Historia e shqiptarëve në Amerikë është edhe histori arti.

John Belushi mbetet një ikonë e komedisë amerikane. Me talentin e tij shpërthyes ai ndryshoi përgjithmonë televizionin amerikan. Vëllai i tij, Jim Belushi, ndërtoi një karrierë të gjatë në film dhe teatër, duke shprehur gjithmonë krenarinë për rrënjët shqiptare.

Gjon Mili revolucionarizoi fotografinë moderne. Fotografitë e tij të Albert Einstein-it, Pablo Picasso-s dhe artistëve më të mëdhenj të shekullit XX janë tashmë pjesë e historisë botërore të artit.

Stan Dragoti u bë një nga regjisorët më të njohur të Hollywood-it dhe reklamës amerikane.

Në shkencë shkëlqeu Ferid Murad, fitues i Çmimit Nobel në Mjekësi në vitin 1998. Zbulimet e tij mbi oksidin nitrik ndryshuan mjekësinë moderne dhe shpëtuan miliona jetë.

Në sipërmarrje, shqiptarët dëshmuan se ëndrra amerikane mund të bëhej realitet.

Anthony Athanas, emigranti nga Korça, ndërtoi restorantin legjendar “Anthony’s Pier 4”, simbol i suksesit në Boston.

Ekrem Bardha krijoi një grup kompanish të suksesshme në Michigan dhe u bë një nga filantropët më të rëndësishëm të komunitetit shqiptar.

Harry Bajraktari ndërtoi një perandori në pasuritë e paluajtshme në New York dhe mbështeti vazhdimisht çështjet kombëtare shqiptare.

Richard Lukaj, financier dhe investitor në Wall Street, përfaqëson brezin e ri të suksesit shqiptaro-amerikan në ekonominë globale.

Në politikën amerikane spikatën Mark Gjonaj, shqiptaro-amerikani i parë i zgjedhur në Këshillin Bashkiak të New York-ut, dhe Ilir Zherka, drejtues institucionesh të rëndësishme amerikane.

Në kulturën bashkëkohore botërore, artistë me rrënjë shqiptare si Bebe Rexha, Dua Lipa, Rita Ora dhe Eliza Dushku janë bërë emra të njohur ndërkombëtarisht, duke e bërë identitetin shqiptar pjesë të skenës globale.

Por historia e shqiptarëve në Amerikë nuk mund të shkruhet pa përmendur edhe miqtë e mëdhenj amerikanë të kombit shqiptar.

Presidenti Woodrow Wilson mbrojti me vendosmëri pavarësinë e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris më 1919, duke kundërshtuar copëtimin e saj. Për shqiptarët, emri i Wilsonit mbetet sinonim i drejtësisë dhe i mbështetjes amerikane për lirinë e kombeve.

Tetëdhjetë vjet më vonë, Presidenti Bill Clinton udhëhoqi aleancën e NATO-s që ndali spastrimin etnik në Kosovë dhe hapi rrugën drejt lirisë së saj. Për shumë shqiptarë, ai konsiderohet një nga miqtë më të mëdhenj që ka pasur ndonjëherë kombi ynë.

Presidenti George W. Bush, gjatë vizitës historike në Tiranë në vitin 2007, deklaroi qartë se “mjaft është mjaft” dhe se Kosova duhet të bëhej e pavarur. Ishte hera e parë që një President amerikan vizitonte Shqipërinë, një ngjarje që mbetet historike për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Edhe Presidenti Joe Biden, që nga koha kur ishte senator e më pas zëvendëspresident, ishte ndër zërat më të fortë në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës dhe të drejtave të tyre gjatë viteve më të vështira të Ballkanit.

Nga ana tjetër, shqiptarët nuk kanë qenë vetëm përfitues të miqësisë amerikane. Mijëra shqiptaro-amerikanë kanë shërbyer me nder në Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara, kanë kontribuar në universitete, spitale, laboratorë shkencorë, kompani teknologjike, media dhe institucione publike, duke e bërë komunitetin shqiptar një pjesë të respektuar të mozaikut amerikan.

Historia e shqiptarëve në Amerikë është historia e njerëzve që mbërritën me valixhe të vogla, por me ëndrra të mëdha. Ata gjetën në Amerikë lirinë për të ndërtuar jetën e tyre dhe, në këmbim, i dhanë këtij vendi talent, punë, dije dhe besnikëri.

Në 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, shqiptarët festojnë jo vetëm historinë e Amerikës, por edhe historinë e tyre. Nga Faik Konica dhe Fan Noli te Ferid Murad, nga Gjon Mili te John e Jim Belushi, nga Anthony Athanas te Ekrem Bardha, Harry Bajraktari e Richard Lukaj, nga Joe DioGuardi te brezi i ri i artistëve, shkencëtarëve dhe sipërmarrësve, komuniteti shqiptaro-amerikan ka dëshmuar se madhështia nuk matet me numrin e njerëzve, por me gjurmën që ata lënë në histori.

Kjo është historia e një populli që gjeti në Amerikë atdheun e dytë, pa pushuar kurrë së dashuri të parin.

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 417
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kujtojmë në ditën e lindjes albanologun e shquar Peter Bartl
  • PROF. DR. ZANA FRASHËRI-LITO VIZITOI VATRËN
  • “Themeluesi Lidershipi i Ismail Qemalit”
  • Në Ditën e Falenderimeve
  • Në 114-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisësë Shqipërisë, në kujtim të Luigj Gurakuqit– atdhetarit, intelektualit dhe politikanittë shquar shqiptar
  • Trashëgimia ilire dhe lidhjet arbërore në filatelinë e Bosnjë-Hercegovinës
  • Vehbi Agolli – (Vehbi Dibra, 1867–1937)
  • 25 nëntor 2005, polifonia popullore shqiptare u shpall nga UNESCO-ja “Kryevepër e trashëgimisë kulturore jomateriale të njerëzimit”
  • Një jetë luftëtar për ngritjen e flamurit kombëtar në Çamëri
  • FALËNDERIM I VEÇANTË – GOLD SPONSOR PËR Z. DRITON GERBESHI DHUROI 5 MIJË DOLLARË PËR FESTËN E FLAMURIT KOMBËTAR
  • FALËNDERIM I VEÇANTË – GOLD SPONSOR PËR KOLEC DHE RICHARD NDOJA DHURUAN 5 MIJË DOLLARË PËR FESTËN E FLAMURIT KOMBËTAR
  • Noli, një ditë pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia…
  • 40 emra, 1 flamur: Kush e shpalli Pavarësinë më 28 Nëntor 1912
  • Pse Shqipëria e shpalli e fundit pavarësinë nga Perandoria Osmane?
  • GJERGJ KASTRIOTI-SKËNDERBEU, PJETËR BOGDANI DHE ADEM JASHARI TRI SHTYLLA TË KUJTESËS DHE IDENTITETIT KOMBËTAR SHQIPTAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT