Është një i ri nga Vlora që kërkon ndihmën e shqiptarëve të Amerikës. Ai quhet Edison Malaj. Është 25 vjeç. Nga shkaku i një aksidenti automobilistik prej 5 vjetësh ka mbetur i paralizuar. Pas ndërhyrjeve kirurgjikale në Tiranë dhe Maltë, ndodhet nën mbikqyrjen e mjekut amerikan William Smith në Las Vegas, për një ndërhyrje tjetër.
Në një apel që ka mbërritë në redaksinë e Gazetës Dielli drejetuar bashkatdhetarëve Edisoni kërkon ndihmë për ta përballuar këtë ndërhyrje që kushton shumë.
Ja mesazhi i plotë i Edison Malaj: Jam Edison Malaj 25 vjeç nga Vlora. Pas një aksidenti automobilistik, 5 vite më parë, kam mbetur i paralizuar nga mesi e poshtë. Kam bërë dy ndërhyrje kirurgjikale, një në Tiranë dhe tjetrën në Qipro nga mjekët amerikanë. Këto ndërhyrje kanë kushtuar shumë,aq sa prindërit i kanë shitur të pronat, shtëpinë dhe gjithçka tjetër.
Tash bëhet fjalë për një tjetër ndërhyrje. Me kërkesën e mjekut amerikan William Smith në Las Vegas për të qenë nën kontrollin e tij për një ndërhyrje tjetër të shoqëruar më pas me fizikotherapi.
Ju lutem nëna e baballarë, motra dhe vëllezër shqiptarë, kush ka mundësi e dëshirë të më ndihmojë për ta fituar këtë betejë, për të cilën po luftoj kaq vite. Ah sikur të ngrihem dhe një herë në këmbë! Kushdo që kontribuon do t’i jem mirënjohës për të gjithë jetën.
Numri i Llogarisë bankare:
Routing # 322271627(Chase bank)
Acount# 3371721688
Me respekt
Edison Malaj
Zoti Ju bekoftë!
E bukur edhe nën pranga
Nga Mimoza Dajçi/
Debatet e kohëve të fundit ndër shqiptarë mbi përdhunimin ose jo, tek femrat në burgjet politike tregon se dikush ndoshta pa dashje “dërgon ujë në mullirin” e persekutorëve. Ndërkohë që kemi disa kundërshtare femra që mbështesin fuqishëm këtë term torture: “Po – thonë ato – ka ndodhur përdhunimi tek femrat në qeli, dhomat e burgimit apo paraburgimit”. Janë studiuesja australiane Dr. Shanoon Woodcock dhe ish drejtoresha e Arshivës së Shtetit Nevila Nika që e pohojnë një fakt të tillë.
Nisur nga këto ngjarje dhe probleme të parealizuara që shqetësojnë femrën ish të persekutuar politike Organizata e Gruas Shqiptare Amerikane (The Women’s Organization “Hope & Peace”) zhvilloi një takim me Konsullen e Përgjithshme të Republikës së Estonisë në New York Znj. Eva – Maria Liimets. Takimi u zhvillua në një nga ambjentet e Konsullatës së Estonisë në Manhattan me disa gra e vajza që në Shqipëri kanë përjetuar persekucion politikë. Konsullja njëherësh edhe gazetare e njohur e shtypit estonez vlerësoi qëllimin e kësaj vizite dhe u tregua shumë dashamirëse duke dëgjuar me vëmendje çdo bisedë. Edhe anëtaret e organizatës “Hope & Peace” po ashtu i dhanë rëndësinë e duhur takimit me dipllomaten e huaj, të largët por të afërt përsa i përket pikëpamjeve për dënimin e krimeve të komunizmit në të gjithë vendet e lindjes e lëvizjes feministe në botë.
Pasi falenderuan Znj. Liimets për pritjen biseda filloi mbi rolin, misionin e angazhimet që merr gruaja në diapsorë për ndërgjegjësimin e të drejtave të saj në familje e shoqëri. U fol për gruan e persekutuar e martirizuar në të gjitha trojet shqiptare në Kosovë, Mal të Zi. Çamëri, Preshevë e Maqedoni, si dhe për përpjekjet që duhen bërë për të dënuar krimet e komunizmit. Gjatë bisedës u ndalën edhe tek figura e Shenjtores Shqiptare Nënë Tereza, për të cilën thanë se ndihemi krenare që jemi trashëgimtaret e saj. Më pas u paraqit një “resume” e shkurtër rreth situatës në Shqipëri dhe Estoni përsa i përket pjesës së popullsisë që ka përjetuar persekutim politik gjatë rregjimeve diktatoriale, me këtë rast falenderuan me gjithë zemër qeverinë e Estonisë për angazhimin serioz që ka ndërmarë për dënimin e krimeve të komunizmit. Konsullja Znj. Liimets ofroi disa materiale me foto ku flitej për genocidin komunist në Estoni si dhe foli ndër të tjera për pushkatimet e internimet politike në masë të popullsisë së pafajshme gjatë atij rregjimi.
Edhe pse vendi ynë akoma nuk i është bashkangjitur Estonisë në ngritjen e një institucioni ndërkombëtarë për dënimin e krimeve të komunizmit sipas platformës së gjyqit të Nurembergut, gratë shqiptare deklaruan, edhe pse larg atdheut nuk do të ndalin zërin e tyre derisa e drejta e ish të burgosurve, pushkatuarve e të internuarve politikë të shkojë në vend. Ne nuk jemi hakmarrëse thanë ato, por e drejta duhet të triumfojë, sepse pasojat akoma po i vuan ajo shtresë mbi kurriz. Tetë vende të lindjes e kanë mbështetur nismën madhore iniciuar nga Ministri i Drejtësisë së Estonisë Z. Urmas Reinsalu, përjashtuar Shqipërinë. Çudi!! Vendi ynë që ka përjetuar diktaturën më të egër në Europë hesht e qëndron indiferent ndaj kësaj iniciative që ka vënë në lëvizje botën mbarë.
Por edhe pse qeveritë shqiptare nuk kanë interes të dënojnë krimet e komunizmit, Organizata e Gruas “Hope & Peace” me qendër në New York, asnjëherë nuk ka për të qëndruar indiferente ndaj situatës në të cilën ndodhet shtresa e persekutuar politike, për faktin se një pjesë e anëtareve të saj rrjedhin nga koha e shkuar si familje me “damkë në biografi” të “deklasuara” apo “armike të popullit”, divorcuar nga lufta e klasave, rritur fëmijët jetimë me prindër gjallë, përjashtuar nga e drejta e lartë e studimit, burgosur, internuar etj. Pas fjalës së Znj. Liimets, histori e ngjarje tronditëse nga e kaluara paraqitën edhe zonjat Dava Mirakaj, Emine Ndreu, Mimoza Dajçi etj, ku diktatura komuniste nuk kurseu as gratë as fëmijët ku mes tyre pushkatoi edhe gruan shtatzanë Liri Gega.
Me keqardhje ndjekim zhvillimet në vend, duke deklaruar se nuk do të pushojmë së kërkuari zbardhjen e genocidit 50 vjecarë që kryen ata kriminelë që sot akoma krekosen nëpër poltronet e sallat e parlamentit shqiptarë. Edhe pse kanë kaluar 25 vite pas përmbysjejs së rregjimit komunist në Shqipëri akoma vendi ynë nuk po hedh hapa përpara për dënimin e krimeve monstruoze kryer mbi burrat, pleqtë, fëmijët e femrën shqiptare. Mendoj se nuk është mirë të flitet për gruan ish të dënuar politike nëpër burgjet e birucat e sigurimit të shtetit, si dhe për torturat e tyre sikur ata – burrat të kishin qenë prezent në çdo moment të torturave të tyre nëpër dhomat e izolimit apo torturës.
Personalisht si autore e këtij shkrimi deklaroj se edhe masakra të përdhunimit kanë përjetuar motrat, e nënat tona të mira, të bukura, inteligjente, dashamirëse të jetës, paqes, familjes, fëmijëve, bashkëshortëve, të dënuara politikisht e padrejtësisht nëper ato kanale mizerabël të diktaturës komuniste.
Në fletët e bardha të shtypit shqiptar një ish i burgosur politikë e quan këngëtaren – ish të burgosur politike Alida Hisku të shëmtuar. Alida është një nënë e mirë, perlë e muzikës shqiptare. E dënuan për xhelozi profesionale me nenin agjitacion – propagandë kundër pushtetit popullor. Ajo nuk ishte e shëmtuar, ishte e bukur.
“Çdo femër është e bukur” – shprehja klasike e mjekut gjinekolog Dr. Ilir Gjylbegu.
Musine Kokalari, Sabiha Kasimati, Ramize Gjebrea, Drita Kosturi, Marie Dvorani, Rita Sami Koçi, Makbule Frashëri, Neta Paci, Lavdie Petrela, Bjanka Balliçi, Jolanda Tahmizi, Fatime Dega, Rita Koka, Rukie Rama, Vera Dema, Didi Biçaku, Lili Mitrovica e mijra të tjera edhe pse nën pranga ishin perëndesha të bukurisë, femra të emancipuara, simpatike, largpamëse të lirisë e demokracisë.
Nga afër kam patur rast të dëgjoj nga disa ish të burgosura politike (e theksoj nga disa) edhe për këto ndodhi kur kam bashkëpunuar nga afër me Shoqatën e Grave ish të Persekutuara e ish të Burgosura Politike të Shqipërisë. Ngjarje nga më të rëndat e më të tmerrshmet të përdhunimit më kanë treguar, ku edhe elektroshotin nuk u a ndanin më pas duke i quajtur të çmëndura.
Në bazë të dëshmive, fakteve, kushteve e kohës kur është ushtruar e përjetuar tortura është absurde ta çosh nëpër mend, e jo më ta mohosh torturën e përdhunimit tek femrat nëpër burgjet shqiptare.
Të gjithë ne shqiptarët që jetojmë jashtë kemi mësuar tashmë se; Nëse dikush të shikon gjatë në sy, ose prek me duar qoftë edhe pa dashur dikë që nuk e njeh, ka një reagim të menjëhershëm nga tjeri/a përballë. Ky akt quhet i dënueshëm, ngacmim apo provokim seksual. Çfarë duhet të themi ne për femrën shqiptare izoluar e torturuar fizikisht e mendërisht nga hetuesit apo torturuesit nëpër biruca ku nuk i shikonte askush, e ato nuk kishin as rroba për tu ndruar, mbuluar e asnjë lloj kushti minimal të higjenës personale?
Femra shqiptare qëndron shumë lartë. Ajo simbolizon shqiponjën krenare që di të ruajë e mbrojë me dinjitet personalitetin e familjen. Ka pranuar më mirë heshtjen, e ngritur zërin aty ku duhet të flasë, e ku e ka ndjerë veten të sigurtë se mund të tregojë vujtjet e saj shpirtërore, fizike e morale. Ka folur tek mediat e huaja, tek dikush apo edhe unë që isha shumë afër e pranë tyre me Shoqatën e Gruas ish të Persekutuar Politike të Shqipërisë. Janë dosjet e arshivës së shtetit që ulërasin matanë mureve të kalbura të burgut 313 të Tiranës, e në të gjithë Shqipërinë. Nuk mund të flisnin femrat shqiptare me vitalitetin e tyre qe i karakterizon – vend e pa vend – çfarë përjetuan nëpër qelitë e errëta e gjithë lagështi, ku “miqtë” e tyre më të afërt – që as drita e diellit nuk u hynte – ishin minjtë. Shumë mirë kanë vepruar me heshtjen e tyre. Heshtja është ilaçi më i mirë thotë populli. Dhe ato si “armë mbrojtëse” zgjodhën heshtjen duke injoruar çdo lloj individi që flet pa përgjegjësi e pa kontroll për gjëra që nuk i takojnë. Kjo tregon se shoqëria jonë ka akoma vend për civilizim e ndërgjegjësim të së shkuarës së hidhur, për ti dhënë respektin e mirënjohjen e duhur nënave e motrave tona që qëndruan stoike edhe pse me duar nën pranga.
Ato janë heroinat e popullit tonë. Janë ato që shpalosën virtutet më të lartë të femrës shqiptare edhe nëpër burgjet e diktaturës. I paharuar qoftë kujtimi i atyre që nuk jetojnë më, e atyre viktimave që akoma po përballen me problemet shëndetësore të së shkuarës, që akoma jetojnë në skamje, mjerim, të pa streha e pa marë dëmshpërblimin që u takon.
Takimi me Konsullen Gjenerale të Republikës së Estonisë Znj. Eva – Maria Liimets kaloi i ngrohtë e miqësor dhe i hapur për veprimtari të tjera.(Fotot Fisnik Boletini)
New York, nëndor 2015
Faton Bislimi ftohet ne Sesionin THINK20 te Samitit G20
Një ndër ngjarjet me rëndësinë më të madhe globale, gjatëkësaj fundjave që do të mbahet në Antalya të Turqisë: Samiti i G20, ku njëzet vendet më të industrializuara tëbotës do të përfaqësohen nga krerët e shtetevepërkatëse në Samitin e këtij viti në Antalya të Turqisë dhe ku do tëdiskutohen tema të rëndësisë së veçantë për të gjithëglobin, në mesin e rreth350 pjesëmarrësve do të jetë edhe kosovari Faton Bislimi.
Faton Bislimi,ligjërues universitar në SHBA e Kanada, shkollar Harvardi, i cili në vitin2015-16 mban edhe titullin “Marshall Memorial Fellow” nga Fondi GjermanMarshall i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është ftuar si pjesë e T20(THINK20) në kuadër të Samitit të G20, për të dhënë kontributin e tij nëdiskutimet e ndërlidhura me temën e Dialogut Global Politik. Bislimi njëprezantim të veçantë do e bëjë edhe për problematikën e refugjatëve nga Lindjae Afërt në Evropë, e veçanërisht të atyre që po përshkojnë Ballkanin.
“Për mua ështënjë nder i veçante, por edhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme të jem pjesëmarrësnë një ngjarje kaq të rëndësishme globale,” ka thënë Bislimi, duke shtuar se “erëndësisë së veçantë për mua është prezantimi i Kosovës dhe çështjes shqiptarenë takimet e T20 para të pranishmëve tjerë aty, të përzgjedhur nga mbarë bota.”
Diplomaciapublike, sic kemi parë kohëve të fundit, po del të jetë më e dobishme për Kosovënsesa ajo oficiele në shumë çështje të rëndësisë së veçante. Bislimi edhe si përfaqësuesi Lobit Shqiptar në SHBA, Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, kohëve të funditka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm kombëtar—duke vënë theks të veçante nëvizitën e fundit që ky organizoi për Luginën e Preshevës, duke vënë në agjendëtë diplomacisë amerikanë çështjen e Luginës pas vizitës historike që Bislimi mebashkëpunëtorët e vet dhe përfaqësuesit e Luginës bënë në Washington, DC e NewYork City në tetor të këtij viti.
Në kuadër të Samitit G20, që do të mbahet nga 13 deri me 16 Nëntor, janë paraparë një varg takimesh të T20 ku do të shkëmbehen përvojat dhe eksperiencat në mesin e pjesëmarrësve të intelektualëve, afaristëve, dhe politikabërësve të nivelit botëror që do të dialogojnë dhe diskutojnë temat e G20.
Nën temën e Dialogut Global Politik, diskutimet e pjesëmarrësve të T20 do të përmblidhen në një raport të veçantë së bashku edhe rekomandimet përkatëse të cilat tëpërmbledhura do t’i jepen liderëve të G20, ku përfshihen Presidenti Obama,Kancelarja Merkel, Kryeministri Britanik Kamerun, Presidenti Turk Erdogan, Kryeministri Japonez Abe, etj. /xlpress.tv/
Fest 25, një spektakël shumëngjyrësh në New York
(Festivali i 25-të i ngjyrave etnografike, këngëve e valleve të gurrës burimore popullore mbarëshqiptare)
Nga Klajd Kapinova-New York/
LEHMAN COLLEGE. Sot jemi në Lehman Center for the Performing Arts, Bronx, NY. Si çdo vit, java e parë e muajit nëntor 2015, ka filluar në New York me temperatura të ulëta, por jo që të pengojë lëvizjen lirshëm të makinave drejt qytetit, ku jetojnë bashkëatdhetarët tanë. Këtu gjendet Kisha dhe Qendra Kulturore, ku mblidhen rregullisht bashkatdhetarët shqiptarë nga tre shtetet: New York, New Jersey dhe Connecticut.
Në ambientet komode të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, pranë Qendrës Kulturore “Nënë Tereza”, prej disa muajsh me radhë mbledheshin admiruesit e artit dhe kulturës tradicionale, bashkëatdhetarët shqiptaro-amerikano, për të diskutuar rreth përgatitjeve jubilare të Festivalit 25-të të Muzikës dhe Valleve Popullore Shqiptare. Historia e festivale, thotë ideatori e drejtuesi kryesor i tyre për shumë vite me radhë Mark K. Shkreli, zë fill në fillim të viteve ’90, atëherë kur komuniteti ynë u shtua me shqiptarë të tjerë, të ardhur si emigrantë ekonomikë nga shteti amë e trojet e tjera etnike dhe filluan të vendoseshin në New York. Me artistët dhe intelektualët, vijon bashkëbiseduesi z. Shkreli, vendosëm kontaktet e para dhe krijuam ura lidhje e bashkëpunimi, që vijonë me sukses edhe sot. Në festivalet e përvitshme, kanë marrë pjesë me interpretimet e tyre të bukura shumë këngëtarë e vallëtarë të njohur nga shumë shtete të Amerikës dhe vendlindja: Shqipëria, Mali i Zi, Kosova etj.
Me një thjeshtësi e ndjesi të thellë zemre bashkatdhetarët, me mendimet e tyre kërkonin, që të sillnin pjesë nga toka e maleve mbuluar me borë, xhebletën e hershme dhe të lashtë në historinë e Europës, puset e ujit të ftohtë, që buron nga bjeshkët kreshnike, vallet e lashta sa vetë historia e Ilirëve në trojet autoktone, Shqipërinë, Kalabrinë, Kosovën, Malësinë e Dedë Gjon Lulit, simbolet e krenarisë nacionale, në veshjet popullore, në ambientet Lehman Center For The Performing Art Bronx, New York, ku sërisht u bashkuan shqiptarët, me buqetën e këngëve, valleve, që hijeshojnë interpretimet e tyre veshur me kostumet e bukura popullore…
Si gjithnjë më aktivi e i kujdesshmi deri në detajet më të imta të përgatitjes së Fest 25 ishte i kudondodhuri drejtori i Festivalit Simon Vukel. Ai, me stafin që drejton, ka bërë përzgjedhjen e këngëtarëve dhe të grupeve foklorike pjesëmarrëse nga tërë hapësirat etnografike.
Eshtë e vështirë të bësh një ndarje me thikë të kontributit të përvitshëm, që organizatorët e përhershëm kanë bërë, për paraqitjen sa më dinjitoze të grupeve artistike të New York-ut, Detroitit, New Jersej etj. Ata japin mendime e marrin shënime. Tw tilw janë aktivistët e palodhur: Ludvig Çotaj (Drejtor Artistik dhe Regjia), Fran Çotaj (Drejtor Organizativ), konferencierët: Nicole Zagreda & Dritan Dragu dhe Orkestra “Alba” e drejtuar nga Edmond Xhani etj.
Asnjëri nuk ka shumë kohë, të flas me gazetarë dhe korrespondentë shqiptarë, që shkruajnë për gazetat, revista në trojet etnike shqiptare dhe faqet e internetit në anglisht e shqip. Impenjimi i gjithë stafit organizativ, është i serioz dhe shpesh ndihen të lodhur, mbasi secili prej tyre ka punuar paradite në company, zyra, apo bisnese private.
Me buzëqeshur dhe pak graniturë humori, që tregon shprese dhe besim, se me ndihmë të Zotit do të dalin faqebardhë, ishin antarët e tjerë të Komisionit Organizativ të Fest 25 në New York.
New York-u, i ngjasonte sot qytetit të lashtë të Gjirokastrës, ku sipas traditës në Shqipëri vijojnë të mbahen festivalet tradicionale foklorike të këngeve dhe vallezeve të bukura popullore.
Broshurat me ngjyra të Fest 25, të shtypur në New York nën përkujdesin e Art Design z. Ismer Mjeku dhe Enti Botues “Albanian Yelloë Pages, Inc” Bronx New York, është një dokument dhe dëshmi e vijimsisë së traditës së hershme ndër shqiptarë, që ka pasur Kisha Katolike, duke ruajtur e pasuruar më tej (edhe pse në emigracion) traditën e pararendësve të ndritur të prelatëve katolikë, që me pend e përkushtim, bënë ndërgjegjësimin ndër shekuj të vetëdijës së popullit të Arbërit. Aktivisti veteran Ish Kryetari i Këshillit të Kishës zoti Tonin Mirakaj, në shkrimin e tij me titull: “Festivalet shqiptare – një histori e lavdishme”, në esencë bën një historik të shkurtër të Festivalit Shqiptar në New York. Edhe editori i revistës kulturore “Jeta Katolike” (1966-2015) zoti Mark K. Shkreli, për vitin jubilar të Fest 25 përmes një shkrimi bën një panoramë mbi historikun e festivaleve shqiptare në shtetin e New York-ut, e cila shoqërohet me një fotoreportazh historik ndër vite, 1990-2015.
Në hyrje ambienteve në Lehman Collge, gjenden në tregti të lirë simbolet nacionale, të kthyer në bluza sportive verore e dimërore, shalla, portretet legjendare të Gjergj Kastrioti, Nënë Tereza, Kështjella e Krujës, “Rozafa” e Shkodrës, të gdhendur në dru e derdhur në bronx, kaseta me këngë etj. Në vitrinën e sendeve shqiptare gjendet edhe kaseta, çeleshe të bardha me shqiponjën, DVD and CD të këngëtarëve shqiptar të komunitetit dhe vendlindja.
Me një modesti, por dhe krenari se jemi shqiptar, në hyrje të broshurës, është shkruar në dy gjuhë anglisht shqip “Misioni i Festivalit”, e cila “përpiqet të identifikojë dhe paraqes artistë të folklorit nga komuniteti shqiptar dhe njëkohsisht të mbajë të bashkuar komunitetin tonë pa dallim feje apo krahine. Ai, ruan dhe përkrah traditat muzikore dhe folklorike autoktone, si dhe siguron që ato do të vazhdojnë të ekzistojnë dhe të kenë domethënie për brezat e ardhshme…” (Fq.3).
Natyra kreshnike e Alpeve të bukura shqiptare e ulur këmbëkryq në New York
Zbehja e dritave të sallës së shfaqjes dhe ndezja e një fluksi drite prozhektori shumëngjyrësh shënoi hapjen e siparit, që u shoqërua nga qindra duartroktitje të pjesëmarrësve në Festivalin Shqiptar, ku grupet artistike shqiptaro-amerikane paraqesin çdo vit këngët e moçme, nektarin e kulluar të kulturës, vallet kreshnike dhe kostumet me ornamente tradicionale e origjinale me hijeshi të bukura popullore.
Këngët e vallet u përpoqën të shuajnë mallin e ngulitur shumë thellë në zemrat e artdashësve, me mënyra e shprehje të ndryshme artistike nga artistët popullorë etnik dhe deri tek brezi më i ri i lindur në Amerikë. Me duatrokitje nga salla, u shoqëruan dy konferencierët Nicole Zagreda në anglisht dhe Dr. Dritan Dragu me një diksion të kulluar në gjuhën shqipe, të cilët u uruan mirëseardhjen spektatorëve, të ardhur me qindra milje larg, për të ndjekur paradën e këngëve e valleve nacionale popullore.
Malet me borë, udha e këmbësorëve, një sofër karakteristike bujare shqiptare mbushur me vajza si zana dhe gra, të veshura me kostume popullore të maleve të Veriut, përgatisin bukën për miqt bujtës. Më tutje në sfond, shquhet një vajzë duke tjerr leshin për të bërë rroba dimri…, pusi me kovën, ku mbushin ujë vajzat e katundit…, një lahutar, që këndon këngë kreshnike i ulur mbi një shkëmb mali…, çiftelia, veglat e punës…, E gjithë natyra e bjeshkëve tashmë gjendet përpara skeptatorëve jo në celeluid, por në realitetin, që shihet drejtpërdrejt me sy të lirë. Syri prehet në qetësi, tek sheh jetën shqiptare, që si kompleks shoqëron peisazhin skenik, përpara skektatorëve shqiptarë e miqve amerikanë…
Në hapjen e Fest 25 u paraqiten dy veteranë pjesëmarrës në shumë festivale: muzikanti Fran Shala dhe këngëtari Shaban Lajçi. Qysh në fillim si suprizë e këndshme paraqitet vogëlushja 4-vjeçare Valentina Ivezaj, e cila këndoi në shqip “Jam malësore, jam shqiptare”, e shoqëruar gjatë gjithë kohës nga spektatorët e entuziazmuar.
Në skenë ftohet Don Pjetër Popaj, për të bërë hapjen e Festivalit tradicional shqiptar në New York. Pasi falënderon mysafirët amerikanë në gjuhën angleze dhe shqip: “Kam nderin të ju përshëndes Gëzuar Festivalin e 25-të Shqiptar, organizuar çdo vit nga Kisha e jonë shqiptare, Zoja e Shkodrës. Para 25 vitesh, pikërisht më 30 tetor 1991, Dita e Shqiptarëve në Bronx, ka filluar Festivali Shqiptar, që tashmë është bërë një traditë e bukur në Amerikë. Për çdo vit Festivali pasurohet dhe gjallërohet me grupe të reja folklorike shqiptare nga SHBA, Kanada si edhe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Çamëria. Qëllimi i Festivalit është ruajtja e folklorit, gjuhës, kulturës e traditave të lashta shqiptare që shfaqen në skenë, si dhe bashkimi me njrei tjetrin, për të kaluar disa orë të këndshme së bashku.”
Në mbyllje të përshëndetjes së tij, organizatori i tubimit kulturor etnik Don Pjetër Popaj, në shenjë respekti, shprese dhe besimi për bashkëatdhetarët shqiptarë shtoi se: “Festivali nxitë edhe më shumë grupe valltarësh të rinj e të reja, që kanë lindur këtu, por që e ndjejnë dhe e vlerësojnë shumë kulturën tonë. Nëpërmjet artit, talentit, programit të pasur ruajmë traditën dhe njikohsisht ndihmojmë të rinjtë në identitetin e tyre shqiptar!”
Këtë vit Fest 25 si jubilar është i mbajtjes së saj në New York, është konceptuar një buqetë përshëndetëse, me pjesë të bukura popullore etnike se sa një garë çmimesh, në ndryshim nga manifestimi i vitit të kaluar. Edhe kësaj radhe mbi 90 përqind e pjesëmarrësve ishin të rinj dhe të reja të lindur e rritur në Amerikë, që më shumë flasin se sa lexojnë e shkruajnë në gjuhën shqipe.
Fest 25, ishte konceptuar në katër pjesë me këngë, valle, melodi instrumentale, humor shkodran etj. Në pjesën e parë të shfaqjes artistike, tetë ishin interpretimet e para, në të cilat ishin gërshetuar të gjitha zhanret e ansamblit burimor të gurrës së foklorit autokton arbëror. Kështu u paraqit me program të pasur Shoqëria Kulturore “Kelmendi” me koreografi nga Sokol Smajlaj, dhe më pas “Zani i bjeshkëve”, fyell, lahutë, vargje poetike, muzikë instrumentale. Artistët motër e vëlla Bujaj kënduan “Rritemi me këngë shqiptare”. Një krijim i ri muzikor iu kushtua Fest 25, të kënduar me çifteli nga Luigj Tinaj, Ylli Sufaj dhe Pëllumb Naçaj. Nga Bostoni Grupi “Bashkimi” u paraqit me koreografinë “Vallja e Shupalit” me koreografi nga mjeshteri Bashkim Braho. Edhe në pjesën e dytë Grupi “Rozafat” të veshur me kostume popullore interpretoi valle të ndryshme. Pjesë me Potpuri e Shqipërisë së Mesme u intepretua nga Besjana Kertusha, këngë ulqinake u këndua nga Sead Asllani. Me shumë interes u ndoq pjesa me potpuri këngsh shqiptare, të interpretuar nga grupi Stete University Montclair, New Jersey, Katedra e artistëve Prof. Raif Hysenit dhe këngetares së mirënjohur Merita Halili.
Zbukurimet e veshjeve popullore janë një larushi tipike orogjinale amtare. Gjatë rrjedhjave të historisë, kostumet me ornamente origjinale autoktone, përherë kanë shtuar kureshtjen e interesimin e të huajve, mbasi veshjet, nuk janë parë thjesht si element zbukurimi nga bartësit vendas. Ata, shprehin botën e pasur dhe me tradita të hershme, që shqiptarët kanë mundur të ruajnë brez pas brezi, si pjesë organike e artit etnografik. Veshjet, mbetën paraqitja më e ndjeshme e kulturës, duke zgjuar vëmendjen e studiuesve dhe koleksionuesve pasionantë europianë e amerikanë.
Xhubleta, e cila ran ë sy tek të huajt amerikanë, u ruajt me fanatizëm nga malësorët kreshnikë shqiptarë për 5000 vjet. Ajo është veshja kryesore, e cila arrin deri në 15 kilogram, çka tregon zhvillimin e madh të konstruktit të malësorëve, për të përballuar një peshë të madhe në veshje. Xhubleta e punuar prej rripash shajaku e shpiku të zi, të kombinuar me 8 iva të zhgunit të bardhë, shquhet për zbukurime të imta gjeometrike. Këtu bijnë në sy shkëlqimet, që reflektojnë zbukurimet me punime delikatese prej ari. Mbi xhubletë, dallohen boçet e kuqe me vija ngjyrë të bardhë, të shoqëruar me një përshtjellak me ngjyrë blu të thellë. Gjatësia, është specifika që e dallon brezin në rrafshin e madhësisë, në të cilat janë shprehur frymëzimi i hollë me shije elegante, ku fija e leshit shoqërohet me fije ari.
Sipas traditës shqiptare në vendlindje, gratë malësore, kanë përdorur gjerësisht brezin prej lëkure me stolisje të imëta metali dhe dy pafta dekorative. Kostumi i periudhës së vjetër shqiptare është me origjinë mesdhetare. Ai është përcjellë natyrshëm nga qyterimi ilir e deri në ditët tona, ku gratë e cucat (çikat, vashat) malësore dalin në festivalet etnografike në vendlindje e Amerikë.
Shpesh shikuesit fiksonin në aparatet fotografik e camera të vogla elektronike etnovlerat, si veshjet tekstile, fustanellat, tirqet e bardhë me jatagana të zi rreth xhepave dhe shqekeve, si dhe zbukurimet ose stolitë në ar, argjend e serm rreth qafes. Sfondi tipik malësor i skenës me male, pemë e shtëpi tipike kullash alpine, gërshetohen mrekullueshëm me veshjet origjinale etnografike të vajzave amerikane, që kanë një dashuri e respekt për veshjet e të parëve etnik arbër. Ata hedhin valle, njësoj sikur të ishin në logun e vashave mes bjeshkëve të bukura Alpeve Shqiptare, tek hijeshojnë si lisat e harlisur në skenën moderne amerikane…
Përgëzime organizatorëve, që ia arritën qëllimit, për të sjellë para publikut amerikano-shqiptar Fest 25-të përmes koloritit të pasur të veshjeve popullore, vallet burimore etnike, këngët e lutrave me heronj, mallit dhe dashurisë, lirizimin e interpretimit të shumë të rinj amerikano-shqiptar, duke reflektuar begatinë e vlerat të larta të foklorit të shumëllojshëm brenda arealeve të mozaikut të pasur burimor me elementë të theksuar etnik.
Edhe në Manhattan vazhdon për të dytin vit mësimi i Gjuhës Shqipe
Nga Keze Kozeta Zylo/
Kryeqendrës së botës midis dhjetëra gjuhëve të ndryshme që fliten në këtë ishull i shtohet për të dytin vit radhazi dhe gjuha e mahnitshme shqipe që do të mësohet në këtë vit akademik shkollor 2015-2016.
Mësimi i gjuhës shqipe në Diasporë është një çështje imediate dhe e domosdoshme për të gjithë fëmijët shqiptarë që lindin dhe rriten jashtë trungut amë. Midis shumë fëmijëve që vazhdojnë të flasin shqip, mjerisht ka mijëra e mijëra fëmijë që janë me prindër shqiptarë në të gjitha vendet ku kanë emigruar dhe e kanë humbur gjuhën shqipe.
Prandaj hapja e shkollave shqipe me program pas mësimit të rregullt në vendet ku jetojnë eleminon humbjen e gjuhës shqipe dhe i bën nxënësit shqiptarë të jenë më të lidhur me vendin e të parëve të tyre. Nga përvoja shumë vjeçare në këtë program kam ndjerë dhe kuptuar se të gjithe ata që vazhdojnë këtë program mësimor në mjediset në shkollë nëpërmjet grupeve të ndryshme e kanë më të lehtë dhe shprehin më shumë interes për Shqipërinë. Ata ndihen krenarë për këtë gjuhë fantastike, të pasur, tingëllimë muzikale dhe ndihen dhe më të rëndësishëm kur truri i tyre zotëron dy gjuhë, sepse zotërimi i më shumë se një gjuhe është siç thotë Ralph Waldo Emerson që Gjuha është si një qytet që ndërtohet nga nga çdo qenie njerëzore që mund të vendosi një gur.
Gjithmonë më ka sjellë kënaqesi profesioni i mësuesisë në Atdhe atje ku fillova karierën time, por akoma më kënaqësi më sjellë kur jap mësim për fëmijët në Diasporë, sepse këtu jemi familje bilinguale, dy gjuhëshe dhe misioni është i dyfishtë…
Përvoja midis nxënësve dhe kolegëve është nga më të ndryshmet, sepse “Alba Life” si një familje ka mbledhur rreth vatrës së saj qindra e qindra shqiptarë, prindër, mësues dhe nxënës. Ja thotë mësuesja veterane në Manhattan Liza Pllumbi e ndjejë vehten sikur të jem në Shqipëri, sepse dashuria për këtë profesion dhe për nxënësit më bën që të vijë me shumë dëshirë për të kontribuar në dhënien e mësimit të Gjuhës Shqipe. Nuk ka më kënaqësi kur ndodhesh pranë tyre dhe dëgjon me durim dhe vëmendje se si duan të mësojnë shqip në mjediset që ne ka krijuar shkolla shqipe “Alba Life” me një përvojë eksellente vazhdon mësuesja e talentuar Pllumbi.
Ndonëse në vitin e dytë na mori pak kohë fillimi i vitit mësimor ngase u ndërrua administrata në shkollen ku jepnim mësim vitin e kaluar, por pas shumë përpjekjesh dhe mundimesh ja dolëm mbanë së bashku me mësuese Pllumbin për të sjellë përsëri fëmijët pranë bangave të Shkollës Shqipe do të shprehej Qemal Zylo themelues dhe drejtues i Shkollës Shqipe “Alba Life” shkollë që operon në tri qytete të Nju Jorkut si në Staten Island, Brooklyn dhe në Manhattan.
Nxënësit dhe prindërit e pritën me ngazëllim këtë lajm të rëndësishem dhe sytë e tyre ndrinin nga gëzimi kur erdhën në shkollë. Ndonëse ishte dita e parë, përsëri pjesëmarrja e tyre ishte e kënaqshme, ngase ka dhe shumë të tjerë që nuk e dinin sepse ishin të konfuzuar me ndërrimin e mjedisit të shkollës ku u zhvillua vjet. Mësuesit i mirëpresin krah hapur të gjithë ata që dëshirojnë të vijnë pranë shkollës shqipe në Manhattan për të mësuar Gjuhën Shqipe. Sidoqoftë është shumë mbresëlënëse dita e parë e shkollës, sidomos kur sheh më të vjeterit se si takohen me njeri tjetrin dhe të rejat që ata sjellin nga kujtimet e bukura të pushimeve të verës që shumë prej tyre i kanë kaluar në Mëmëdhe.
Nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe ata zbulojnë botën e ndritshme të Shqipërisë, e kam fjalën për kulturën, traditat, zakonet dhe gjithçka që ka trashëguar kombi ynë ndër shekuj.
Mjaft prindër të rinj ndjenin emocion kur shikonin fëmijët e tyre që uleshin pranë bangave të shkollës dhe hapnin abetaret për të mësuar alfabetin shqip.
Më duhet të falënderoj prindër të devotshëm që vinë nga larg Manhattanit si nga Quinsi Eduard Kulla, nga Westchester Sava Hysa, apo Leonora Rexhaj e cila shkoi disa herë për të parë vendin se ku të zhvillohej mësimi për fëmijët e saj dhe ishte tejet e gëzuar kur dëgjoi për këtë lajm të bukur. Une do të sjellë dhe nipin me mbesën herën tjetër vazhdonin prindërit në diskutime pasi ka shumë prindër që nuk e dinë hapjen e Shkollës Shqipe këtu në Manhattan.
Dita e premte ishte një ditë e shënuar për të gjithë prindërit, mësuesit dhe nxënësit pasi vetë Gjuha Shqipe, mësimi i saj e bën ditën e parë të fillimit të shkollës shqipe një ditë gati të shenjtë…
6 Nëntor, 2015
Manhattan, New York
- « Previous Page
- 1
- …
- 251
- 252
- 253
- 254
- 255
- …
- 384
- Next Page »