• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

HUMBIN JETEN NE KANADA DY TE RINJ SHQIPTAR

March 15, 2014 by dgreca

Dy të rinj nga Kosova e kanë humbur jetën në një aksident trafiku, të enjten, në Hamilton të Kanadasë, raportojnë mediat e këtij vendi. Flamur Miftari nga Prishtina (21-vjeç) dhe Albunit Hiseni nga Gjilani (21-vjeç), humbën jetën në një aksident me makinën e tyre teksa po shkonin në fakultet. Motra e Albunitit, Albana ka rrëfyer për mediat kanadeze se dy 21-vjeçarët pritej të diplomonin për polic në prill në Kolegjin e Niagaras.

“Ai donte të bëhej polic. Ishte shumë i zgjuar”, ka thënë Albana, duke vënë në dukje se vëllai i saj u kujdes për prindërit e tyre dhe ëndërronte për të punuar në mbrojtje të shoqërisë. “Ai më tha: ‘unë do të jem një polic i mirë’”, ka shtuar motra e tashmë të ndjerit, Albunitit. Flamur Miftari dhe Albunit Hiseni ndërruan jetë kur makina e tyre u godit nga një kamion në një përplasje të tri automjeteve në rrugën regjionale në mesditën e së enjtes. Të dy familjet, Miftari e Hiseni, raportohet se jetojnë që një kohë të gjatë në Kanada, por varrimi i Flamurit dhe Albunitit sipas medieve kanadeze do të bëhet në Kosovë. (Kortezi:RTK )

Filed Under: Komunitet Tagged With: Flamur Miftari dhe Albunit Hiseini, humbin jeten, ne Kanada

PRESIDENTJA E KOSOVËS KA NDERUAR VATRËN ME MEDALJEN PRESIDENCIALE TË MERITAVE

March 14, 2014 by dgreca

Të premten, 14 Mars 2014, në Konsullatën e Kosovës në New York, u organizua ceremonia e dorëzimit të Medaljes/

 Të premten me 14 Mars, në Konsullatën e Kosovës, në 42 St, avenuja e dytë, në New York, u organizua ceremonia e dorëzimit të Medaljes Presidenciale të Meritave, akorduar Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, me motivacionin ”Shoqatës Vatra në Amerikë.-Për angazhimin dhe veprimtarinë Atdhetare, për promovimin e mirëkuptimit dhe ndihmës për afirmimin e çështjes së Kosovës.”

Me këtë rast Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, dr. Gjon Buçaj i shoqëruar nag dy nënkryetarët Agim Rexhaj e Asllan Bushati dhe editori i Diellit, Dalip Greca, u pritën nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës , ambasador Bekim Sejdiu. Në takim ishte i pranishëm dhe konsulli Korab Mushkolaj.

Z. Sejdiu në fjalën e tij të mirëseradhjes në Konsullatë, tha se Vatra na ka inspiruar për veprimtari atdhetare. Pesha historike e saj, kontributi i vatranëve, shërbesat që ka kryer  Vatra për kombin, përfshi dhe çështjen e Kosovës, i japin asaj vlera të veçanta. Duke folur për lidhjet e Konsullatës me komunitetin, ambasador Sejdiu, veçoi faktin se vizitën e parë në komunitet në fillimet e shërbimit diplomatik në Amerikë, e realizoi pikërisht në Vatër.

Ai tha se ndjehej i gëzuar që po i dorëzonte Medaljen e Presidentes së Kosovës  Federatës Vatra. Kryetari i Vatrës , dr. Gjon Buçaj, e falenderoi Konsullin e Kosovës për ceremoninë e organizuar. Kryetari i Vatrës, tha se e vlerësonte shumë nderimin që i ka bërë Vatrës, Presidentja Atifete Jahjaga, duke e nderuar atë për veprimtarinë e saj Kombëtare, veçanërisht në drejtim të Kosovës. Vatra, nuk është vetëm e vatranëve, por i përket Kombit shqiptar. E vlerësojëm shumë, këtë vlerësim, tha dr. Buçaj.Më pas ai tregoi për veprimtaritë e Vatrës dhe riorganizimin e saj.

Më pas ka përshëndetur zv/kryetari i Vatrës, z. Agim Rexhaj, i cili pasi falenderoi ambasador Sejdiun për punën e shkëlqyer që ka bërë në komunitetin shqiptar, tregoi se në Vatër, që 30 vite të shkuara ku ai vendosi kontaktete e para me vatranët, ai vetë kishte gjetë një avokate të shkëlqyer të mbrojtjes së Kosovës. Nuk kishte demonstratë, ku Vatra të mos ishte pjesëmarrse  aktive. Dihen dhe tashmë lidhjet e ngushta të Vatrës me president Rugovën. Vatra, çështjen Kombëtare e ka parësore.

Zv. Kryetari i Vatrës z. Asllan Bushati në fjalën e tij përshëndetëse, pasi falenderoi ambasadorin Sejdiu, dhe velërsimin që i ka bërë Vatrës, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, foli dhe për lidhjet dhe kontributin e tij në drejtim të Kosovës. Z. Bushati, tha se sapo ksihte ardhur në Amerikë, dha kontribut real në drejtim të luftës së Kosovës. Konkretisht ai dha kontribut në stërvitjen e vullnetarëve të Batalionit Atlantiku.

Takimi vazhdoi për dy orë dhe u diskutua çështje të ndryshme që shqetësojnë shqiptarët e Amerikës, qëndrimet e Vatrës, shqetësimet e saj për Shqipërinë dhe Kosovën, korrupsionin, mosdënimin e krimeve të komunizmit, mosintegrimin e ish të përndjekurëve, problemet e pronave, zgjidhja e çështjes çame, u debatua për rrugët e bashkëpunimit, por edhe për problemet e integrimit ndërshqiptar në rajonin e Ballkanit.(Korresp. i Diellit)

Filed Under: Komunitet Tagged With: agim Rexhaj, asllan Bushati, atifete jahjaga, Bekim Sejdiu, dalip greca, dekorate, Gjon Bucaj, Presidentja e Kosoves, Vatra

Kur Kosova te nderon me Medeljen Presidenciale e Meritave

March 14, 2014 by dgreca

Dekorata Presidenciale e Harry Bajraktarit : PËR AFIRMIMIN E ÇËSHTJES SË KOSOVËS, HARRY BAJRAKTARI DEKOROHET NGA ATIFETE JAHJAGA, ME MEDALJEN PRESIDENCIALE PËR MERITA/

S’ ka dyshim se Harry Bajraktari është një ndër figurat më të shquara të komunitetit shqiptaro- amerikan. Emri i tij sot është i njohur në të gjitha trevat shqiptare në Ballkan dhe në diasporë. Ky veprimtar për një çerekshekulli me aktivitetin e tij konsistent në Washington dhe New York, afirmoi fuqishëm vlerat tona kombëtare e  politike dhe, lirisht mund të thuhet, se kontributi i tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës është i jashtëzakonshëm. Ai vetë thotë se lumturinë më të madhe e kishte  kur nga Washingtoni kthehej me lajme optimiste për Kosovën dhe në përgjithësi për shqiptarët. “Bisedat që i kami zhvilluar në Wshington DC me presidentë, senatorë, kongresmenë dhe personalitete të tjera në Departamentin e Shtetit amerikan për çështjen e Kosovës, për më se 25 vjet, kam besuar se një ditë do të rezultojnë me fitore- lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thotë Harry, duke përkujtuar edhe kontributin e madh të komunitetit tonë në këtë drejtim.

Për punën dhe kontributin e tij Harry ka marrë mirnjohje dhe falenderime nga shteti dhe institucionet amerikkan, nga Kosova dhe Shqipëria. Është dekoruar edhe nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ajo e dekoroi këtë veprimtar të palodhshëm të çështjes kombëtare me Medaljen Presidenciale të Meritave për veprimtari dhe angazhim në afirmimin e çështjes së Kosovës.

Medalja Presidenciale e Meritave, u jipet personave që me punën e tyre kanë kontribuar në fusha të veçanta. Para disa kohësh, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, qëndroi në New York dhe me atë rast në një ceremoni modeste i dorëzoi këtë mirënjohje- Dekoratën Presideciale, veprimtarit, biznesmenit dhe themeluesit të gazetës Illyria  Harry Bajraktarit.(B Sina)

Filed Under: Komunitet Tagged With: atifete jahjaga, harry bajraktari, i i dekoruar nga presidentja

“Aman më shpëtoni fëmijën” !

March 13, 2014 by dgreca

Shfaqet video me fjalët e fundit të 27-vjeçares shqiptare së djegur/

NGA BEQIR SINA, New York/

ALBANY NEW YORK – Sipas policisë , shkruan sot gazeta më e madhe e qytetit Times Union, në tagjedinë që ndodhi të martën fjalët e fundit të nënës shqiptare që vdiq duke shpëtuar fëmijën e saj 19 muajshe ishin prekse, teksa ajo thëriste  “Nxirrni jashtë fëmijën – “Get the baby out!” ”.Kështu e fillon shkrimin e tij Paul Grondahl teksa thekson se ishin këto fjalët e fundit të 27-vjeçares, Zerina Cekani në momentin kur shtëpia me tri dhoma gjumi që ndahej nga muri me tulla nga prindërit e bashkërotit të saj, edhe ata emigrantë nga Shqipëria, kur shtëpia ishte mbuluar në flakë dhe tym, ditën e hënë në mëngjes. Kunati i saj, Johan Cekani arriti të thyente një dritare dhe u ça në kofshë nga copat e xhamit të dritares dhe ashtu i “përgjakur” hyri në shtëpinë që vlonte nga tymi i përzjer me flakët, duke mbërthyer foshnjen 19 muajshe Nensin. Në kët mënyrë tregon Johan ” Ai dhe vajza e vogël arritën të shpëtonin”.

“Unë arriti në dhomën e gjumit të Zerinës, pasi pashë se ra zjarri. Dhe dëgjova zërin e saj që thërriste “Nxirrni jashtë fëmijën – “Get the baby out!”  duke më kërkuar të shpëtojë fëmijën e mora atë e dola jashtë dhe u sigurova që vajza ishte mirë, duke u përpjekur të shpëtoja kunatën e time” tha ai për policinë.

Sipas gazetës Times Union nëna e vajzës nuk arriti të shpëtonte, si pasojë e plagëve të rënda që kishte marr mbasi djegja ka qenë e shkallës së rëndë. Zerina Cekani, vdiq ditën e martë në qendrën e specializuar për djegiet, në Spitalin Universitar Shtetëror në qytetin Sirakuzë, pasi u transportua me helikopter nga Qendra Spitalore Mjekësore Albany.

Zjarri ra në orën 9:30 paradite në rrugën Adirondack 69, në pjesën e sipërme të Bulevardit Perëndimor të kryeqytetit të shtetit të New Yorkut, Albany. Ishte koha kur pothuajse të gjithë komshit së bashku me bashkëshortin e saj kishin shkuar në punë, kur nga puna burri dhe babai i tij u njoftuan për zjarrin që kishte rënë në shtëpinë e tyre.

Kurse një shef i zjarrëfikësve Warren Abriel . tregon se “Tymi ishte shumë i dendur në atë moment, saqë nuk mund të arrija tek ajo,”.Megjithëse, nuk ka një raport ende përfundimtar ka treguar Abriel :” Zjarri duket se filloi aksidentalisht për shkak të një defekti elektrik në garazh dhe u përhap me shpejtësi në gjithë shtëpinë, nga pasijet sintetike. Zjarrfikësit shtoi ai veshën pajisjet e frymëmarrjes dhe maskat nga gazarat dhe përdorën drita elektrike brenda shtëpisë për të gjetur nënën, e cila ndodhej pa ndjenja e shtrirë në dysheme,” tha shefi i zjarrëfikësve Warren Abriel .

Ndërsa, gazeta Times Union shkruan se ajo ishte djeguar në 80% të trupit të saj dhe vuante nga dëmtime të rënda nga frymëmarrja. Ajo merrte frymë, por ishte në gjende kritike dhe vdiq 18 orë më vonë.

Sipas saj, burri i saj, Mikeli dhe vjehrri, Anesti e mësuan lajmin për zjarrin kur ishin në punë. Familja Cekani ishin pjesë e ekipit të kompanisë “Davies Office Refurbishing” në qyetin Albany, kompani e cila përfshin shumë emigrantë shqiptarë.

“Të gjithë e mësuam lajmin me pikëllim . Kjo është një tragjedi , ” tha presidenti Bill Davies . Dy anëtarë të familjes Cekan tha ai  ishin pjesë e ekipit të renovimit dhe instalimit të kompanisë , e cila përfshin disa emigrantë të tjerë shqiptarë .
Davies tha se kompania është përcaktuar nga mënyra më e mirë për të ndihmuar familjen e cila pëspojë për shkak të zjarrit fatal.

Familja Cakani janë nga Korça në Shqipëri , një vend në Ballkan e Evropës juglindore , tregon për shtypin amerikan avokati i emigracionit Bob Harrison dhe mik i kësaj familje. “Ata lanë atdheun e tyre në vitin 1998 , tha Harrison një vit pas një emigrimi masiv të shqiptarëve, në vijim të kolapsit ekonomik dhe një rebelim të armatosur të vitit 1997 . Vendi i 3 milion  banorëve i cili pas Luftës së Dytë Botërore, u sundua nga regjimi komunist për 45 vjet u bë një republikë parlamentare në vitin 1992 , por kalimi në demokraci ishte i vështirë” tha avokati Harrison .

Por, ngjarja ka prekur shqiptarët që jetojnë në SHBA. Rritja e foshnjes dhe vëllai 19-vjecar, tepër i ri i Zerinës nuk mund të përballojnë jetesën në kushtet ku ndodhen. Ndaj ju bëhet thirrje të gjithë shqiptarëve në SHBA për të ndihmuar financiarisht familjen e prekur në këtë tragjedi.

Për ti ardhur në ndidhmë familjes në rrjetet sociale facebook dhe twitter janë hapur xhirollogari ku kërkohet që kush ka mundësi të ndihmojë familjen Cekani në këtë moment të vështirë të shkojë në  (http://www.cekanifund.org/), i cili është websajti në ndihmë të familjes Cekani, ndërsa apelohet se cdo ndihmë financiare ndihmon në mbështetje të familjes që pësohjë rëndë nga kjo fatkeqësi, ku një grua shqiptare 27 vjeçare vdiq nga flakët.

 

Filed Under: Komunitet

Nju Jork, digjet nëna shqiptare, shpëton foshnja disa muajshe

March 12, 2014 by dgreca

Komuniteti shqiptarë ka hapur një fond ku kërkojnë që kush ka mundësi të ndihmojë familjen Cekani në këtë moment të vështirë. (http://www.cekanifund.org/) është websajti në ndihmë të familjes Cekani ndërsa apelohet se cdo penny ndihmon në mbështetje të familjes/

Nga BEQIR SINA, New York/

ALBANY NEW YORK : Njoftohet se një nënë e re shqiptare humbi jetën pas djegieve që ajo pësoi si pasojë e rënies së zjarrin në banesën ku ajo jetonte së bashku me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Gjatë rënies së zjarrit në banesën familjes Çekani në Adirondack Street në kryeqytetin e New Yorkut,  Albany, ndodhej ZerinaCekani, foshnja e saj disa muajshe dhe vëllai i Zerinës, Johan Cekani, 19 vjeç. I riu arriti të dilte nga dritarja e shtëpisë bashkë me foshnjen, por nuk ia doli dot nëna e bebit e cila u asfiksua nga tymi dhe zjarri gjatë tentativës për të shpëtura fëmijën e saj.

Zjarrfikësit thanë se e nxorrën gruan, por fatkeqësisht për të ishte shumë vonë. Ajo pësoi 75% djegie në mbarë trupin dhe humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak në spitalin e Syracuse.

Ndërsa digjet në një banesë, dhe vdes e reja shqiptare, shpëton mrekullisht foshnja. Një ngjarje e rëndë kjo që ka prekur një familje shqiptare, dhe të gjithë komunitetin shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku viktimë e një zjarri në banesë ka mbetur një nënë e re.

Mjetet e shtypit amerikan njoftuan sot se dje në darkë më 11 mars, banesa e familjes Çekani në Adirondack Street në Albany, Nju Jork është përfshirë nga flakët që u përhapën me shpejtësi në mbarë shtëpinë.

Sipas tyre në ato momente në banesë ndodhej Zerina Cekani, foshnja e saj disa muajshe dhe vëllai i Zerinës, Johan Cekani, 19 vjeç. I riu arriti të dilte nga dritarja e shtëpisë bashkë me foshnjen, por nuk ia doli dot nëna e bebit. Zjarrfikësit e nxorrën gruan, por fatkeqësisht për të ishte shumë vonë.

Sipas mjekëve ajo pësoi 75% djegie në mbarë trupin dhe humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak në spitalin e Syracuse.

Por, ngjarja ka prekur shqiptarët që jetojnë në Nju Jork. Rritja e foshnjes dhe vëllai 19-vjecar, tepër i ri i Zerinës nuk mund të përballojnë jetesën në kushtet ku ndodhen. Ndaj shqiptarë në SHBA janë organizuar duke ndihmuar financiarisht familjen e prekur në këtë tragjedi.

Ata kanë hapur një fond ku kërkojnë që kush ka mundësi të ndihmojë familjen Cekani në këtë moment të vështirë. (http://www.cekanifund.org/) është websajti në ndihmë të familjes Cekani ndërsa apelohet se cdo penny ndihmon në mbështetje të familjes.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: digjet nena, shpeton vajza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 358
  • 359
  • 360
  • 361
  • 362
  • …
  • 386
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”
  • Përurim i “American Dream” në Vatër
  • Një vit që ka filluar mbarë për Vatrën në Chicago
  • Kategorizimi i qyteteve shqiptare sipas Sami Frashërit në vitin 1890
  • Abas Kupi, historia, e vërteta dhe dashuria për atdheun…
  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT