Nga Klajdi Musabelliu/Sonte është vigjilja e “Shën Kollit”, një festë shumë e përhapur ne botën kristiane, katolike dhe jo vetëm. Kryesisht të gjitha familjet shkodrane, lezhjane, matjane (katolike e muslimane, syni) por dhe më gjërë, e festojnë këtë natë pavarësisht në se në familje është apo jo një “Nikoll” ose “Nikolinë”.
Tavolina mbushet si në një ditë feste, therret një pulë ose nje gjel, dhe karakteristikë është pogaçja( bukë pa maja birre). Para buke mbas lutjes recitohen në formë vjershe mrekullitë e shenjtit, bekohet pogaçja me ujë të bekuar, dhe pastaj fillon darka.
Ndërsa një pjesë e besimtarëve me këtë rast shkojnë edhe në kishën e Shënkollit në Shkodër, e I luten atij si pajtori I ujrave, për kujdesin ndaj njerëzve në udhëtim si dhe peshkatarëve. Shën Kolli ka jetuar në shekullin e III-IV, e atij i atribuohen shumë mrekullira duke qënë se besimtarët e identifikojnë si mbrojtesi i udhëtareve, marinarëve, i të burgosurve, i të shtypurve etj.
Me kalimin e kohes ne besimin popullor Shën Kolli bëhet dhe “Plaku i Vitit te Ri”(ai qe me slitën e tij shpërndan dhuratat e Krishtlindjes fëmijëve). Në anglisht Shën Kolli quhet “Santa Claus” dhe në Italisht “Babbo Natale”. Kjo është festa e parë e festave kristjane të fundit të vitit. Me 13 eshte Shen Luçia, më 25 Krishtlindja, më 26 Shën Stefani, më 31 nata e vitit te ri ose nata e Shën Silvestrit, dhe e fundit më 6 janar “Ujët e bekuar” ose Epifania”
Besa: The Promise- ST. NICHOLAS CHURCH MEN’S CLUB HOSTS A MOVIE
ST. NICHOLAS CHURCH MEN’S CLUB HOSTS A MOVIE/ With Special Guest: Norman Gershman /
Besa: The Promise tells the story of the people of Nazi-occupied Albania who saved the lives of thousands of Jews during WWII./
Sunday, May 18, 2014 at 12:30 PM/
St. Nicholas Albanian Orthodox Church (Fellowship Hall)/
181-14 Midland Parkway (Side Entrance), Jamaica Estates, Queens, NY 11432
Light Lunch Will Be Provided/
With Special Guest: Norman Gershman
Norman Gershman has been a photographer for over 30 years. In 2002, Norman was doing research for a photo essay on righteous gentiles – non-Jews, who rescued Jews during the Holocaust. He heard about the unique story of Albanian bravery during WWII: that the entire country, including the government, refused to collaborate with the Nazis, even while under a brutal occupation.
Majlinda Myrto
Will share the story of her husbands’ family who protected Jews during the Holocaust.
For More Information Contact:
Edi Sera 917.607.9049 Tom Beno 917.952.9252
Majlinda Myrto 917.669.2288 Ilia Lluka 646.529.9709
Shkrimtarja Sabije Dervishi Veseli promovoi 5 librat e saj në New Jersey
Sabije Dervishi Veseli, zëri krijues, intelektual, femëror – që i përket Letërsisë Postkomuniste të Diasporës, dhe e njohur tashmë edhe si autore bilinguale , mjeshtre e rrëfimit në gjininë e thrillerit/
Nga BEQIR SINA, New Jersey/
NEW JERSEY : Vitet e fundit shkrimtarët shqiptarë në Amerikë, janë shtuar si bletët. Ka një “prodhimtari” të madhe, nga autorë të ndryshëm. Librat e rinjë, të autorve shqiptarë, po promovohen gati çdo muaj në komunitetin tonë, ku më së shumëti janë të përqendruar shqiptarët, në qytet ku jetojnë, por ndonjeri prej tyre zgjedh edhe në vendlindjen të promovojë ndonjë libër të ri.. Për shembull vetëm këtë javë dy autorë(Halit Nezaj dhe Sabije Dervishi Veseli) promovuan 8 libra – ndërsa një tjetër shkrimtar nga Amerika, Ilir Ikonomi, zgjodhi Tiranën të promovojë librin e ri “Pushtimi” në Panairin e Librit 2014 në Tiranë.
Prej kohës së kolonive të para shqiptare në diasporë, dhe izolimit komunist të Shqipërisë, ka një histori të pasur shkrimtarësh të ndryshëm shqiptarë, që emigruan në Shtetet e Bashkuara. Shumica e librave të autorve shqiptaro amerikan, natyrisht, që ishin shumë më pak, atëhere, por ishin nga autor që kan lënë gjurmë. Autorë nga ata që kan shkruar libra cilësor dhe me nivel, libra që zenë vend kryesorë edhe sot në biblotekat e kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe atyre të lexuesve të shumtë, si në Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare e diasporë.
Ndërsa, tani duket se raportet në dy dekadat e fundit kan ndryshuar në mënyrë drastike, në komunitet. Mbasi tani kemi shumë autorë, dhe një “prodhimtari” të madhe me libra të autorëve nga diaspora – promovimi i të cilëve në SHBA po përjeton një “bum” të vërtet.
Sabije Dervishi Veseli promovojë 5 librat e saj në komunitetin shqiptar të Patersonit
Promovimi më i fundit, i saj ishte një takim i konceptuar si një masdite-artistike, nën organizim të prof. Esat Ahmetit dhe përkujdesjen e Fondit të Përbashkët Shqiptarët të Patersonit, me Xhaminë Shqiptare, të dielën më 4 maj në kantonin Paterson, të Nju Xhersit (New Jersey). 5 librat në gjuhën Shqipe dhe Anglisht librat me titull : “?” – ” Why Did You Fall in Love With Me” – “Mysterious secret (After dhe death), “Interpretation of dreams” “Dangerous Road”,, të shkrimtares dhe poetes shqiptare nga Struga, Sabije Dervishi-Veseli, patën një interesim të madh në këtë komunitet.
Ky aktivitet kulturor e artistik, paksa i veçantë i këtij lloji mblodhi së bashku dhjetra shqiptarë, si dhe udhëheqësit e lart të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë, presidentin e saj Adnan Mehmeti dhe kryetaren Raimonda Moisiu, Akademinë Shqiptaro Amerikane të Shkencave, Institutin Gjergjë Kastrioti Skëndërbeu, Organizatën e Gruas Shqiptaro Amerikane “Motrat Qiriazi”, përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, autor librash, artist, krtik, studiues, veprimtar, studentë, gazetar dhe dashamirë të fjalës së shkruar shqipe të gjithë, nga zona e ashtuquajtur e Tri-Shtetshit.
Drejtuesi i këtij aktiviteti në fillim të fjalës së tij, tha se: “Sabije Dervishi Veseli, është autore që ngadalë por sigurt ecën drejt sukseseve në artin letrar. Për më tepër, tha professor Ahmeti, ajo këtë arrin ta bëjë në një terren të vështirë, siç është lloji i romanit, i njohur pak në letërsinë tonë, romani horror, por edhe në një vend, ku nuk mund të çash përpara nëse nuk ke talent dhe cilësi, siç është Amerika,”
Hymni Kombëtarë, i të, të dy vendeve SHBA dhe Shqipërisë, hapi aktivitetin në qendrën kulturore shqiptare, sallën e figurave historike Shqiptare.
Mbas fjalës së organizatorit të kësaj veprimtarie, professor Esat Ahmeti , ai lexoi letrat përshendetëse drejtuar autores, prej atyre që nuk morën pjesë, për arsye të ndryshme , ndërsa vazhdoi programi i pasur me një preformim të shkëlqyer prej muzikanteve nga vendorigjina Ergin Brahimaj – Bariton dhe Lule Ballata në Viole. Me të cilët u ndërthur ky aktivitet, i cili ishte shëmbullor për komunitetin dhe u ndoq me shumë vemendje nga dhjetra të pranishmën.
Në emër të përfaqësisë së shtetit të Kosovës, e përshëndeti veprimtarinë diplomati kosovar Korab Mushkolaj , Konsulli i Kosovës në Nju Jork, kurse Zulfi Alla përshëndeti në emër të Fondit të Përbashkët Shqiptar të Patersonit, si kryetar i saj. Fadil Curri, autor i 10 librave, kritik letrar, nëpermjet sistemit elektronik Skypit, do të përshëndeste autoren dhe të pranishmit e këtij promovimi.Ndërsa, Xhevat Limani, aktor, regjisor i njohur, përshëndetjen e tij – si gjithënjë zgjodhi ta bëjë me interpretimin e tij artistik, duke imrpovizuar nëpërmjet vargjeve të bukuar të rilindasve tanë, Naim Frashërit dhe Çajupit, skena tërheqëse.
Raimonda Mojsiu, poete, shkrimtare dhe publiciste, autore e disa librave, e quajti kolegen e saj Sabije Dervishi Veseli- një zë krejt i veçantë në letërsinë amerikane dhe shqiptaro-amerikane dhe aktivitetin si një promovim i vlerave të letrave shqipe, në diasporë.
“Sabije Dervishi Veseli, është romanciere bilinguale në dy gjuhë; shqip e anglisht, tha Moisiu, duke shtuar se me përpjekje e sakrifica, ngarkesë emocionale, ajo është lumë atdhedashurie për Shqipërinë e vendlindjen. Me dhimbjen e mergimtares, por me sytë nga atdheu, me pasionin dhe talentin për letërsinë, ajo hodhi ne letër nëpërmjet komunikimit anglisht, përvojat jetësore, kalvarin e dhimbjeve e sakrificave, dhimbjen e dashurinë, të mirën e të keqen, mallin dhe kujtesën, groteskën dhe paradoksen, dallgët e jetës që na rrahin çdo ditë, vuajtjet e mbijetesën, jetën e vdekjen”.
Autorja, për shkrimtaren Moisiu, shpreh shpirtin fenomenologjik me qartësinë e mendimit filozofik e artistik, ide shprehëse dhe emocionale këto, krejt të veçanta nën efektin e njerëzores.
Ajo e cilësoi shkrimtaren Sabije Dervishi Veseli, si zërin krijues, intelektual, femëror – që i përket Letërsisë Postkomuniste të Diasporës, dhe e njohur tashmë edhe si autore bilinguale , mjeshtre e rrëfimit në gjininë e thrillerit, e cila tha Moisu “ka zgjedhur të shkruajë në gjuhën angleze nën aureolën e kauzës së lirisë e shpirtit të lirë në tokën e lirë, çka ka bërë që këto ngarkesat emocionale të jetës , t’i ndaje edhe me “bashkëqytetarët e saj amerikanë”, t’i bëjë pjesë të dhimbjes e gëzimit të saj, në Amerikën multi-kulturore, si një metaforë dhe best seller për letërsinë bashkëkohore, zë krejt i veçantë në letërsinë amerikane, shqiptaro-amerikane dhe promovim i vlerave te letrave shqipe.”
Ndërsa, duke iu referuar promovimit të librave të koleges së saj, kryetaria e shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro amerikan, tha se kishte lexuar librin e saj “Dangerous road”- një libër mbrësëlënës, që Moisiun e kishte tërhoqur, për vetë subjektin dhe idetë që autorja, ka shpalosur aty në libër.
Adnan Mehmeti poet dhe shkrimtarë nga Presheva në SHBA, President i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan, e vlersojë shumë autoren dhe librat e saj e cila ështnëtare e kryesisës së kësaj shoqate, duke shtuar se ajo është mjaft aktive edhe në Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, e cila tubon shkrimtarë shqiptarë nga e gjithë hapësira shqiptare që jetojnë dhe veprojnë në SHBA, duke u zgjedhur së fundmi atë anëtare e kryesisë së kësaj shoqate.
Shqipe Biba, aktiviste e dalluar dhe e njohur e komunitetit, shprehu respekt dhe dashuri për autoren duke vënë në pah veprën e shoqes së saj nga Struga në SHBA.
Dr. Skender Kodra, kryetar i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane, gjithashtu përgëzojë autoren dhe vuri në dukje vlerat e mëdha të këtij komuniteti, ku si tha professor Kodra, në shqiptarët tani kemi “tre armët kryesore në dorë, kemi diturinë, institucionet tona që na përfaqësojnë, penën e shkrimtarve dhe poetëve, dhe atdhedashurinë e patriotizmin që na karakterizonë të gjithëve” .
Rock stari strugan në SHBA, Haxhi Dauti, përshëndeti autoren, duke iu rikthyer edhe një herë rinisë së tyre të hershme. Ai ashtu si edhe autoria , ishin nga ata që ëndërronin të bëheshin të suksessshëm. “Prishtina, si kryeqyteti shqiptar nën ish Jugosllavi, tha Dauti, për rininë shqiptare ishte vatra e realizimit të ëndërrave tona – ndërsa, rruga e jonë për në Kosovë, ishte gjuha e bukur dhe e ëmbël shqipe, që na mbajti gjallë, dhe na frymëzojë të gjithëve dhe gjithë jetën, ne si këngëtar, artistë, poet dhe shkrimtarë”
Marija Dushi, një aktivste e komunitetit, nëna e aktorit të hollivudit Mike Dusi, tha se :”Katër veprat e saj të botuara në anglisht nga “ New Age Publishing”, ndërkaq e kanë bërë të njohur Sabije Dervishi Veselin tek lexuesi dhe kritika në SHBA. Kritika dhe kompania që merret me botimin dhe shpërndarjen e librave të saj atë e prezantojnë si autoren e parë shqiptare që ka paraqitur interes për të shkruar rrëfime horror”.
Fjala përshëndetëse e shkrimtares dhe poetes Sabije Dervishi- Veselit në përurimin e librave të saj në nisi me faleminderimet . Më pasë ajo ceku fatin se suksesi i krijimtarisë, është një rrugëtim i gjatë dhe i lodhshëm, kur krijuesi shpesh-herë edhe mund të dorëzohet, por shpresa ishte teper e madhe. Vetëm shpresa më dha kurajo të vazhdoja ëndrrën time të madhe, tha ajo.
“Shtëpia botuese “ New Age World Publishing”, m’i hapi dyert tha autoria, për botim me një vlerësim tepër të rrallë :” se edhe pas 100 viteve subjekti im eshte actual dhe original. Nuk humb si vlerë as tema, as karakteri, prandaj jeni e mirëseardhur dhe çdo veper e juaja do te botohet”. Kjo porosi për mua ishte më tepër se një nxitje dhe motivim. Lejomëni të shpreh falenderimin dhe respektin tim për këtë gjigand të madh amerikanetë botimeve”.
Dhe kështu filluan botimet e saj të njëpasnjëshme.
Por ajo “rrëfehet” se përseri shpirti i saj nuk rrinte qetë ,mbasi ajo ëndërronte edhe më larg. Mesazhi që po e pranonte ishte filmi dhe Hollivudi. Në gjithë këtë kalvar, apo në të gjitha këto udhetime dhe perpjekje Sabija nuk isha e vetme. Sepse, përkrah saj tha ajo ishte njeriu më i besuar, njeriu që i jepte kurajo , njeriu që si u shpreh ajo i hapte rrugët e shpresës.
“Ishte pra, tha Sabija bashkëshorti im njeriu që më shoqëroi në çdo hap. Pa ndihmën e tij nuk do ta kisha suksesin qe dalëngadalë po troket në dyert tona. Lejomëni të them se pa ndihmën e burrit tim I cili ka meritën më të madhe nuk do t’isha kjoqë jam. Andaj, kam dashrui dhe respekt për bashkshortin tim. Ai meriton gjithçka ndaj unë jam krenare që jam në krahët e tij “.
Ndërkohë gjatë fjalës së saj ajo nuk “fsheheu” atë se dëshira dhe qëllimi i ëndrrës së saj ishte tepër konkret: libri im i parë të behet film me subjekt shqip dhe me personazhe shqiptar duke dëshmuar para të tjerëve se edhe ne shqiptarët dimë dhe kemi talent të depërtojm në dyert e mëdha të qytetërimit dhe kulturës botërore. “Edhe ne meritojmë të jemi prezent në kinematografinë Hollivudiane, shtoi autoria, unë isha këmbëngulese deri sa t’ia arrij qëllimit tim. Pas gjithë këtyre përpjekjeve më në fund të rrugës u hap një dritë e gjelbër. Mrekullia po afrohej. Jemi në proces me shtëpin filmike hollivudiane “Gold Rush Pictures INC” me producentin shqiptaro- Amerikan Mike Dusi me qendër në Kaliforni”.
Promovimi e konceptuar si një masdite-artistike, nën organizim të prof. Esat Ahmetit, u përshëndetën edhe, nga kandidati demokrat për në kongresin amerikan Emin Eddie Egriu, poeti dhe prozatori Mëhill Velaj, si edhe veprimtarë, actor, poet dhe artistë të ndryshëm . Kurse, me interpretimet e tyre, përshëndetën edhe aktori i njohur i diasporës Shaban Lajçi me rapsodin Tom Gjergji.
Në fund u shtrua një koktel i përgatitur nga organizatori, ndërkohë që çifiti Ergin Brahimaj – Bariton dhe Lule Ballata në Viole, kënduan këngën “Lule bore”, ku si në korë së bashku me ta kënduan të gjithë pjesë-marrësit.
Sabije Dervishi Veseli :
Sabie Dervishi ka lindur në vitin 1967 në Livadhi të Strugës, ndërsa shkollimin e mesëm e kreu në Prishtinë në vitin 1987. Për shkak të gjendjes së krijuar në Kosovë, në ato vite e ndërpret shkollimin dhe së bashku me bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët shpërngulet për në SHBA.
Libri i parë i saj është botuar në gjuhën shqipe në vitin 2003 dhe titullohet “Pse u dashurove tek unë?“, por ëndrrën e saj që krijimet t’i botohen edhe në anglisht, e bëri realitet marrëveshja me New Age World Publishing, e cila bëri të mundur për përkthimin e veprës së saj të parë në anglisht dhe më pas edhe të librave të tjerë. Vepra e parë e saj e përkthyer në anglisht mban titullin Why Did You Fall in Love With Me. Libri i dytë i autores është botuar në vitin 2006 dhe mban titullin Mysterious secret (After dhe death), kurse i treti “Interpretation of dreams”.
Libri më i ri i Sabije Veslit mban titullin “Rrugë e rrezikshme”, në të cilin ajo i qaset në mënyrë artistike, tragjedive të ndodhura në një rrugë të vendlindjes së saj. Në këtë libër ajo përsëri eksploron lidhjet e errëta ndërmjet ëndrrave dhe fateve njerëzore; ëndrrat që mund t’i bëjnë të rinjtë të vuajnë; ëndrra të mund të provokojnë katastrofa, ëndrra që mundtë shkatërrojnë dashuri. Duke udhëtuar e shoqëruar nga një vajzë e re, e mbushur plot shpresë për jetë dhe dashuri, atë e ndjekin nga pas ëndrrat e trishta të dhunës e të vdekjes.
Histori Amerikano Shqiptare Suksesi
Duke festuar arritjet Amerikano Shqiptare, të lidershipit, frymës ndërmarrëse, ndikimi në komunitet, frymëzues dhe inspirues për çështjet njerëzore(bamirësi e humanizëm), ndikiminë art, biznes, arsim, shkencë, politikë, dhe më shumë …
Nga BEQIR SINA, New York City/
BATTERY GARDENS NYC : Mbrëmë, në Nju Jork, u mbajtë një mbrëmje e madhe gala për të nderuar disa nga shqiptarët e Amerikës, të konsideruar si nga më të suksesshmit në fusha tëndryshme të jetës. Në mbrëmjen, e mbajtur në lokalin luksoz Battery Gardens , psesën e poshtme të qytetit të Nju Jorkut, jo shumë larg Statujës së Lirisë, dhe ishullit të emigrantëve Ellis Island, qindra pjesëmarrës, u mblodhën duke festuar arritjet Amerikano Shqiptare, të lidershipit, frymës ndërmarrëse, ndikimi në komunitet, frymëzues dhe inspirues për çështjet njerëzor, ndikimi në art, biznes, arsim, shkencë, politikë, dhe më shumë ….
Organizatorët e këtij spektaklit të madh – thanë se nderimet për t’u bërë pjesë e një libri portretesh shoqëruar me fotografit e të përzgjedhurve për mbrëmjen gala , nuk ishin të fundit mbasi simbas tyre, histori suksesi të shqiptarëve të Amerikës, ka me qindra dhe ato do të pasqyrohen ose nderohen në të ardhmen. Por, organizatori kësaj rradhe kishte menduar të nderonte, me librin e protreteve “Histori Amerikano Shqiptare Suksesi “, dhe një film dokumentar 160 personalitete shqiptare në Amerikë.
Ky spektakël i pari i këtij lloji në Amerikë, nga shqiptarët, u moderua nga aktoria Eliza Dushku dhe Tony Dovolani , një aktore hollivudiane dhe një nga kërcimtarët e famshëm në botë.
Fjalën kryesore e mbajti Giorgio Kolaj drejtor i kësaj mbrëmje gala.
“Është kënaqësi e madhe që ne të kemi kaq shumë pjesëmarrës në të parën projekt “Albanian American Success Stories”, tha në fillim të fjalës së tij folësi i kësaj mbrëmje gala Giorgio Klaj, duke shtuar ” Unë do të doja të përgëzoj çdo njeri që nderohet sot , dhe unë do të doja të falënderoj me shumë dashuri të gjithë ju shqiptarë të këtij komuniteti të mrekullueshëm, që erdhët në këtë mbrëmje, për të u bërë pjesë e këtij projekti të rëndësishëm, i cili tashmë ; “nuk është vetëm një ëndër e bërë realitet , por edhe një sukses i madh i shqiptarëve të Amerikës!”
Për disa dekada të kaluara , Shqipërtar nga të gjitha trojet etnike, kan emigruar në të gjithë botën, kanë emigruar edhe në Amerikë, duke pasur çdo njeri një histori individuale, unike, kudo që jeton e punonë . “Shumë erdhën në kërkim të paqes dhe lirisë , tha Kolaj, dhe disa erdhën për të siguruar një jetë më të mirë për familjet e tyre . Të gjithë erdhën për shkak se ata besonin që pishtari i ndritshëm i Statujës së Lirisë do të u thoshte se çdo njeri prej tyre, mund të kishte një shans të madh në atë që quhet American Dream – Ednrra Amerikane . Kanë kaluar shumë dekada që nga koha kur erdhi shqiptari i parë, në Amerikë, duke “vënë” këmbë në tokën amerikane, për herë të parë . Dhe pse nga gjithë ato vite , që kan kaluar komuniteti shqiptaro-amerikan ka qenë fanar i vendit të lirisë, ashtu siç është Amerika. Të gjitha shqiptarët e Amerikës, e kanë pasur mundësinë që të gëzojnë bekimet e premtimit të tokës së Lirisë, Shtetetve të Bashkuara të Amerikës
Duke folur për këtë mbrëmje gala Kolaj, cilësoi se në thelb “Albanian American Success Stories” është kremtimi i sukseseve të jashtëzakonshme, të gjithë komunitetit shqiptar në Amerikë , mbasi komuniteti shqiptar në Amerikë, tha ai ka vendosur veten në të katër anët e këtij vendi të madh dhe e ka mbajtur me krenari qënjen e tij shqiptar, në traditat e saj . Në fund Kolaj, theksoi se” Pra , sot , dhe çdo ditë , le të mblidhemi për festuar triumfet dhe sukseset e shqiptarëve të Amerikës . Për, të kërkuar që ky projekt të ketë në të ardhmen përfshirjen më të madhe nga brezat që do të vijnë , dhe ne mund të tregojmë e nderojmë këto histori, që nxisin dhe tregojnë sukseset më të mëdha në komunitetin tonë . Këto janë momentet tona ; kjo është koha jonë ! Zoti e bekoftë Amerikën ! Dhe Zoti e bekoftë komunitetit shqiptaro-amerikan ! ka konkluduar në fjalën e tij, folësi kryesorë Georgio Kolaj.
Mbrëmja gala u organizua nga Bordi i “Albanian American Success Stories” me Vera Mjeku – Drejtore Egzekutive, dhe me Board Advisor : Kujtim Balidemaj MD, Donika Bardha, Beti Beno Esq.,Tony Dovolani, Amilda Dymi, Mark Gjonaj, Giorgio Kolaj, Mark Kosmo, Nick Markola, Avni Mustafa, Konsulents: Fadil Berisha, Ed Hammel, Ismer Mjeku, Marketingun, Blerta Alikaj, dhe Webmasterin, Arben Mehmetaj, të cilët kishin vendosur lidhje me qindra shqiptarë që kanë shënuar histori të reja suksesi në jetën e tyre të emigrimit, në SHBA.
Ky lloj spektakli mendon të promovohen të gjithë shqiptarët dhe që kanë bërë histori suksesi në Amerikë, duke ndërthuruar moshën dhe kohën e ardhjes së tyre në SHBA, fushën e jetës, ku çdo individë ka sukses dhe ku të rinjtë, dhe shqiptarët që kan arritur diçka, të shohin një mundësi promovimi. E veçanta e këtij evenimenti u tha se ishte që të nisej diçka ndryshe. Ndryshe, nga mënyra e mbrëmjeve, që zgjatin në kohë, me fjalime, ndryshe nga froma e nderimit nga që kjo lloj mënyrë, është zgjedhur që ta bëjnë mbrëmjen sa më të gëzueshme.
Grupi Shqiptar i Medias , Fadil Berisha Studio , së bashku me Këshillin Amerikanë, Fondin e Arsimit Ndërkombëtar Amerikan për Kosovën organizojë këtë mbrëmje gala si një spektakël të madh për nderuar mbi 160 shqiptarët, të zgjedhur kësaj radhe, si më të suksesshëm të viteve të fundit në gjithë fushat e dijes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E cila ishte dhe një nga qëllimet kryesore, thanë organizatorët, që të nisë krijimi i një baze të dhënash se kush janë shqiptarët më të sukseshsëm dhe cila është, puna e tyre, krijimitaria e tyre, suksesi i tyre në Amerikë. Po ashtu synohet që kjo ngjarje të bëhet vjetore.
Organizatori, për këtë qëllim në këtë mbrëmje gala me anë të materialeve filmike, portretizimit të çdo njerit nga ata që u nderuan këtë mbrëmje gala shfaqur në ekranet e televizorve, në çdo pjesë të lokalit luksoz, Battery Gardens, promovojë sukseset e individëve të komunitetit shqiptaro- amerikan dhe kontributet që ata kanë bërë në biznes , politikë, shkencë , arsimit , artit , etj
Mbrëmja Gala e së shtunës mblodhi edhe disa lider të komuniteti shqiptaro-amerikan, veprimtarë të dalluar, afaristë dhe biznesmen të suksesshëm, avokat, gazetar, artistë, studentë, policë shqiptarë që shërbejnë në departamentin e poliicisë së New Yorkut, mysafirë nga Shqipëria dhe Kosova: Albin Kurti, Shpend Ahmeti, Florin Krasniqi, Naim Dedushaj, përfaqësuesit e shtetit shqiptar dhe Kosovës, ambasdorin Ferit Hoxha dhe ambasdorin Bekim Sejdiu, e të tjerë, për të festuar në spektaklin “Albanian American Success Stories” – një iniciativë e paparë ndonjëherë, e cila tregoj disa nga sukseset dhe arritjet e shqiptarëve në Amerikë.
Ngjarja më e madhe argëtuese e kulturore shqiptaro amerikane në SHBA, e cila u shoqërua gjatë gjithë kohës me premierën e një dokumentari realizuar me protretizimet e mbi 160 shqiptaro amerikanëve më të suksesshëm , përfshiu edhe fituesin e çmimit Nobel për Mjekësi Dr Ferid Murad , të parin shqiptar të zgjedhur në një post zyrtar amerikan në atë të Kuvendit e shtetit New Yorkut, zotin Mark Gjonaj , aktoren e famshëme dhe të njohur në botë, aktoren Eliza Dushku dhe supermodelen Emina Cunmulaj , fotografin me renome në Amerikë, Fadil Berisha, bankierin Richard Lucka, gazetaren e Fox News Lidia Ujkaj, bamirsen Shpresa Xhaklli, komedian e famshëm James Belushi, Lisa Milicaj, Councilwoman Pleasant Valley, politikanin e Uashingtonit Ilir Zherka, aktori Mike Dusi, dhe shumë të tjerë .
Personalitetet në tapetin e kuq
Të gjithë pjesëmarrësit kishin mundësin të shohin teksa kalonin në tapetin e kuq me dhjetra shqiptarë të suksesshëm në Shtetet e Bashkuara. Në orën 19:00, dy orë para fillimit të spektaklit të madh, ishte shtruar një tapet i kuq, ku do të kalonin para se të hyjnë brenda në lokalin luksoz, për t’u fotografuar dhe intervistuar nga gazetarët dhe pjesëmarrësit, të gjithë shqiptarët e suksesshëm dhe pjesëmarrës të kësaj mbrëmje gala.
Fotoreporterët dhe gazetarët pritën me fotoapartet e tyre dhe kamerat personalitetet e nderuara, ku ata kishin një mundësi të parakalojnë vetëm për median, duke dhënë intervista edhe autografe dhe duke bërë foto me gazetarët, dhe pjesëmarrësit e tjerë.
Eliza Dushku krenare për Shqipërinë
Gjatë fjalës së saj duke drejtuar mbrëmjen e madhe gala në Nju Jork, “Histori Amerikano Shqiptare Suksesi “, duke përë promovimin e një libri dhe një film dokumentar me 160 personalitet shqiptare në Amerikë, Aktorja hollivudiane me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, ka pohuar disa herë me plot bindje dhe madje dhe e ka bërë publike se vlerëson lart suksesin shqiptaro-amerikan.
Në paraqitjen e saj para publikut shqiptaro amerikan, aktorja e njohur ka treguar një tatuazh në qafën e saj ku shprehet se ndihet më shumë shqiptare dhe se vlerëson suksesin shqiptaro-amerikan.
Krenarinë e saj shqiptare, shqiponjën me dy krena në tatuazhin e saj ajo e ka bërë publikë edhe sot një ditë mbas mbrëmjes gala edhe nëpërmjet një postimi në një nga fotot e bëra publike, e cila është bë dje në mbërmjen e madhe gala në Battery Gardens në New York ku aktoria shqiptare në Amerikë, Eliza Dushku paraqitet me një fustan të kuq, e ndërsa tregon me krenari shqiponjën, mbi fot ajo ka shkruar fjalën shqiptar ndërsa mbrëm ka përshëndetur edhe në gjuhën shqipe.
Një mbrëmje 160 “çmimesh”
160 “çmime” do të ndaheshin për 160 shqiptarë të Amerikës. Sigurisht, që kjo nuk është një mbrëmje gala e cila do të përmblidhte, të gjithë atë suksesin e madh të shqiptarëve në Amerikë, por një fillim i ndarjes së këtij “çmimi” “Histori Amerikano Shqiptare Suksesi “, i cili është një motivim për të kërkuar më tepër, shqiptarë të suksesshëm kudo në botë.
Oraganizatori tha se tridhjetë e pesë për qind e të ardhurave neto të këtij projekti do të shkojnë për Fondin e Arsimit Amerikan të Kosovës – Këshillit Amerikan . Si dhe për realizimin e një libëri luksoz i lidhur që përfshinte në faqet e tij – individë dhe historitë e tyre të suksesit . Listimet tha organizatori në libër janë vendosur sipas rendit alfabetik. Historia e çdo njerit thuhet se është e redaktuar nga redaktorët e AASS shoqëruar me fotografi profesionale që janë marr nga studio prestigjioze “Fadil Berisha Studio” e fotografit të famshëm shqiptar Fadil Berisha.
Republika e Kosoves, Qendër Kulturore në Çikago
Në Çikago është përuruar Qendra Kulturore e Kosovës ndërsa janë themeluar edhe rrjetet e bizneseve në SHBA dhe Kanada.
Kështu njofton ministria e Diasporës, pas një vizite pune që kreu i këtij dikasteri, Ibrahim Makolli, i ka bërë këtyre vendeve.
Gjatë vizitës në Kanada, ministri Makolli u takua me shoqata të komunitetit shqiptar në Montreal, Toronto, London dhe Hamilton, si dhe me bashkatdhetarë në këto qytete.
Në Toronto, ministri thuhet se pati një takim pune me Robert Baines, nga Këshilli i Kanadasë për NATO, njëherësh koordinator i shoqërisë kanadeze-shqiptare për NATO. Me të thuhet se bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit mes këtij këshilli dhe Kosovës.
Në Detroid, Çikago e Dallas, ministri Makolli zhvilloi takime me përfaqësues të mërgatës, me të cilët bashkëbisedoi për bashkëpunimin mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe mërgatës, si dhe për objektivat e përbashkëta.
Gjatë qëndrimit në Çikago, ministri Makolli u takua edhe me zyrtarë të Universitetit t ë Ilionisit, me të cilët bisedoi për bashkëpunimin ndërmjet universiteteve të Republikës së Kosovës dhe këtij universiteti, si dhe për lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit.
Në kuadër të projektit të rrjetëzimit të bizneseve në diasporë, më 19 prill u themelua edhe Rrjeti i bizneseve shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, kryetare e të cilit u zgjodh Lida Ragami.
Më 20 dhe 21 prill, në Toronto të Kanadasë u themelua Rrjeti i Bizneseve Shqiptare për Kanada. Kryetar i këtij rrjeti u zgjodh Bashkim Breznica.
Në Detroit të ShBA-ve, më 23 prill, po ashtu u themelua Qendra e rrjetit të bizneseve për shtetin e Miçiganit. Me këtë rast, u zgjodh edhe kryesia prej 15 anëtarësh, e cila do të udhëhiqet nga Prenk Gjokaj dhe Xhon Goqi.
Dy rrjetet e fundit të bizneseve në ShBA u themeluan në Çikago (më 24 dhe 25 prill)dhe në Dallas(më 26 dhe 28 prill).
Në Çikago u zgjodh edhe kryesia e përbërë prej 14 anëtarësh e shoqatës së bizneseve, e cila do të koordinohet nga biznesmeni Gani Ahmetaj.
Ndërkaq, në Dallasu zgjodh kryesia prej 15 anëtarëve të shoqatës së bizneseve, e cila do të udhëhiqet nga Nazar Mehmeti.
Ministri thonë se qëllimi i projektit të rrjetëzimit të bizneseve shqiptare nëpër botë është përafrimi i bizneseve dhe i biznesmenëve shqiptarë dhe bashkëpunimi mes tyre nëpërmjet projekteve të përbashkëta e investimeve në trojet shqiptare.
Në këto takime u bisedua edhe për konferencën e përgjithshme të rrjeteve të bizneseve, e cila do të mbahet në Kosovë, nga data 16 deri më 18 maj 2014.(Bota Sot)
- « Previous Page
- 1
- …
- 359
- 360
- 361
- 362
- 363
- …
- 397
- Next Page »