• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TEQEJA BEKTASHIANE NË AMERIKË- NDERI I KOMBIT-FESTON 60-VJETORIN E THEMELIMIT

May 14, 2014 by dgreca

Nga Frank Shkreli/
“Dyertë e Teqeve Bektashiane janë gjithmonë të hapura për të gjithë njerëzit, Shqiptarë dhe të huaj, pa marrë parasyshë fenë, origjinën, ngjyrën, racën ose klasën shoqërore të tyre. ‘Shtëpia e Haxhi Bektashit’ është shtëpia e të gjithëve’, ka thënë Naim Frashëri. Kjo është tradita që ndiqet nga Teqeja jonë, e cila i mban dyertë e hapura për të gjithë. Dhe duke ndjekur rrugën e Haxhi Bektashit, ajo gjithmonë predikon paqën, dashurinë dhe vëllazërimin midis të gjithë Shqiptarëve dhe me të gjithë njerëzit.” Baba Rexhebi
Testament ky shumë domethënës fetar, atdhetar dhe njerëzor, sidomos për botën e sotëme të ndarë dhe të përçarë nga pikpamjet e ndryshme politike dhe fetare. Këtë mesazh, Teqeja Bektashiane në shtetin Michigan të Shteteve të Bashkuara e ka jetuar dhe zbatuar për të gjithë ata që kanë dashur dhe duan ta shohin. Ky mesazh, në të vërtetë, nuk nevojitë ndonjë koment shtesë pasi është i mjaftueshëm dhe flet vet dhe në këtë 60-vjetor — shpreh filozofinë dhe nënvijon veprat e Bektashizmit bazuar në paqë e dashuri, në radhë të parë midis të gjithë Shqiptarëve pa dallim, por edhe midis njerëzve kudo në botë. Për 60-vjetë tani, Teqeja Bektashiane — e themeluar nga i mirënjohuri për komunitetin shqiptaro-amerikan por edhe më gjërë — i përndershmi Baba Rexhebi, ka shëndritë si një hyllë drite e pajtimi midis shqiptarëve dhe ka qenë kurdoherë e hapur për të gjithë shqiptarët pa dallim. Kjo nuk ishte një qëndër vetëm për Bektashinjtë ose për Myslimanët, por ajo si një Qendër e jetës fetare dhe kulturore të të gjithë shqiptarëve në Amerikë, frekventohet nga shqiptarët e të gjitha besimeve, nga individë si dhe udhëheqës fetarë të Kishave Katolike dhe Ortodokse shqiptare, të cilët priten dhe përcillen si mysafirë nderi dhe si vëllëzër të një gjaku. Veprimtaria dhe bashkpunimi prej dekadash, midis qendrave fetare shqiptare dhe udhëheqsve të tyre në Amerikë, përfshirë edhe Teqenë Bektashiane, kanë qenë një frymëzim për të gjithë, duke treguar se feja dhe kultura vetëm mund të fisnikërojnë shoqërinë dhe jo t’a dëmtojnë.
Në këtë frymë, Teqeja Bektashiane Shqiptare e Michiganit fton të gjithë besimtarët dhe dashamirësit e saj, që të marrin pjesë për të festuar së bashku, me solemnitetin që meriton, 60-vjetorin e themelimit të Teqesë, të Dielën më 18 Maj, 2014 në sallën e madhe të Qëndrës, ndonëse Teqeja hapi dyertë e saj, për herë të parë këtu në Shtetet e Bashkuara, më 15 Maj, 1964.
Baba Rexhebi, themeluesi, frymëzuesi dhe shtylla e kësaj qëndre për dekada, i cili ndërroi jetë më 1995, për fat jetoi për të parë rivendosjen e Bektashizmit në Shqipëri, që së bashku me besimet e tjera, ishte zhdukur me ligjet absurde të regjimit të Enver Hoxhës, që kishte shpallur Shqipërinë vendin e parë ateist në botë. Si rrjedhim, klerikët e të gjitha feve e pësuan shumë keq nga regjimi i Enver Hoxhës, përfshirë klerikët bektashianë. Ai mbante lidhje vëllazërore me klerikët shqiptarë të të gjitha feve që vepronin në Shtetet e Bashkuara. I Përndershmi Baba Rexhebi, i ndjente thellë vrasjet dhe persekutimet në radhët e të gjithë klerikëve shqiptarë të të tre besimeve të shqiptarëve, nga regjimi komunist. Në lidhje me këtë, ai qe shprehur me rastin e një akademie përkujtimore të martirëve të fesë dhe të Atdheut më 1985 në Kaliforni, duke u shprehur se, “Me këtë rast dëshiroj të përshëndes klerin katolik shqiptar, për të cilin kam respektin dhe admirimin më të madh. Ata pësuan vuajtjet më të mëdha nën përsekutimin komunist për arsye të rezistencës së tyre të fortë. Shumë ipeshkvinjë, priftërinjë murgesha dhe laikë katolikë u ekzekutuan ose vdiqën në burgje dhe kampet e përqëndrimit. Ndër ta kishte patriotë, shkrimtarë e poetë të dalluar, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre të vlefshëm në rilindjen dhe zhvillimin e kulturës shqiptare‘’. I Përndershmi Baba Rexhebi ka thënë gjithashtu me atë rast se, “Edhe kleri ortodoks dhe mysliman shqiptar u persekutua, sidomos pjesëtarë të sektit mysliman Bektashi. Së bashku me katolikët, klerikët e sektit Bektashian u persekutuan ashpër”, ka thënë Baba Rexhebi i Teqesë Bektashiane në Detroit të Shteteve të Bashkuara. Aq keq e kishte pësuar kleri bektashian nën komunizëmin enverist, sa që sipas të dhënave të Teqesë Bektashiane në Michigan, kur më 1991 u rivendos liria e fesë, në Shqipëri kishin mbetur gjallë vetëm pesë baba dhe një dervish, prej rreth 100 që jetonin në vitin 1967, kur Shqipëria vendosi të ndalonte fenë me ligj dhe të burgoste ose të zhdukte klerikët.
Por ishte Baba Rexhebi ai që e mbajti gjallë Bektashizmin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rrjedhimisht edhe në Shqipëri. Ai ishte motori shtytës i veprimtarisë i jetës fetaro-shpirtërore si dhe i rolit dhe i veprimtarisë patriotike dhe shoqërore të komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara. Ai kishte vendosur që përveç hapësirës për shërbime fetare, mbrenda Teqesë të ndërtonte një bibliotekë ku janë të depozituara libra shqipe të vjetëra e të reja, por edhe në gjuhë të huaja mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, si dhe gazeta e revista, duke e këthyer qëndrën edhe në një burim kërkimesh dhe leximesh për të gjithë ata që janë të interesuar për kulturën dhe historinë e shqiptarëve. Ishte kjo një veprimtari e skalitur në përvojën personale të Baba Rexhebit, të një atdhetari dhe fetari të shquar dhe të vendosur, i cili krahas dhe në bashkpunim me udhëheqsit e qendrave të tjera fetare shqiptare në Amerikë, e bëri Teqenë një qëndër fetare, atdhetare dhe shoqërore, ku të gjithë shqiptarët vazhdojnë të mblidhen pa dallim feje e krahine për të festuar e për të qarë hallet — në paqë, pajtim e vëllazërim me njëri tjetrin, ashtu siç i do Perendia.
Në njohje dhe vlerësim të këtij angazhimi fetar dhe patriotik, vitin që kaloi Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i dorëzoi (së bashku me qëndrat tjera fetare shqiptare në Detroit), Teqesë Bektashiane, dekoratën e lartë kombëtare, “Nderi i Kombit”. Gjatë asaj vizite vitin që kaloi në Michigan, Presidenti Nishani theksoi, në fjalimin e tij, vlerat që Teqeja Bektashiane, për gjashtë dekada ka jetuar dhe predikuar, dmth paqën dhe tolerancën, si pasurinë më të çmueshme të bashkjetesës dhe harmonisë fetare — por që duhej të ishin shëmbull edhe për harmoninë politike dhe shoqërore në të gjitha nivelet e jetës ndër shqiptarët.
“Institucionet fetare në Detroit” ka thënë presidenti Nishani, ” janë, gjithashtu, kolona institucionale të shqiptarizmit, vatra të ruajtjes dhe trashëgimisë së gjuhës, kulturës dhe traditave kombëtare te shqiptarët. Shqiptarët gjejnë në këto vatra edhe aromë e shpirt shqiptarie, mikpritje dhe bujari. Ne nuk duhet vetëm të konstatojmë, por edhe të përulemi me respekt, të shprehim mirënjohje”, është shprehur Presidenti i Shqipërisë, Z. Nishani.
Uroj që klerikët pasardhës të Baba Rexhebit, besimtarët bektashianë si dhe mbarë komuniteti shqiptaro-amerikan të festojë me respekt 60-vjetorin e themelimit të Teqesë Bektashiane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në frymën fetare dhe atdhetare që ka lënë pas si trashëgimi Baba Rexhebi. Në kujtim të këtij burri të madh, jam i sigurt se edhe në 60-vitet e ardhëshme, Teqeja Bektashiane në shtetin Michigan të Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të jetë një qëndër, ku si deri tashti, do të mbizotërojë — për Shqipërinë, për Kosovën dhe për shqiptarët kudo – një frymë dhe atmosferë paqeje, tolerance dhe vëllazërimi — pa ngatërresa, pa konflikte dhe pa plagë ndasirash, të reja e të vjetëra.

Baba Rexhebi (1901-1995)
Presidenti Nishani i ka akorduar Teqesë Bektashiane dekoratën, “Nderi i Kombit”
Teqeja Shqiptare Bekashiane në Michigan, SHBA

Filed Under: Komunitet Tagged With: BEKTASHIANE, E THEMELIMIT, Frank shkreli, NË AMERIKË- NDERI I KOMBIT-FESTON 60-VJETORIN, TEQEJA

KRYEMINISTRI RAMA I SHMANGET MARRJES ZYRTARE TË PETICIONIT

May 13, 2014 by dgreca

*Ky mesazh u është dërguar 5300 nënshkruesve online/
Të nderuar Miq dhe Kolegë,/
Iniciatorët e peticionit ishin në Shqipëri nga data 4-11 maj në kuadrin e aktiviteteve lobuese në Peshkopi, Tiranë dhe Vlorë. Qëllimi kryesor i vizitës ishte dorëzimi formal i peticionit Kryeministrit z. Edi Rama.
Në Peshkopi më 5 Maj ata organizuan një takim me qytetarë në të cilin morën pjesë edhe Kryetari i Bashkisë Peshkopi z. Ilir Krosi, dhe Kryetari i Komunës së Dibrës së Madhe, z. Ruzhdi Lata. Delegacioni u prit edhe nga Prefekti i Qarkut të Dibrës z. Melaim Damzi.
Në Tiranë delegacioni zhvilloi bisedime konstruktive me Presidentin e Republikës z. Bujar Nishani, Kryetarin e Kuvendit z. Ilir Meta, dhe Ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës z. Edmond Haxhinasto.
Në Tiranë delegacioni organizoi edhe Tryezën e Rrumbullakët për Dibrën në të cilën, përveç deputetëve të Dibrës dhe deputetëve me origjinë dibrane, morrën pjesë edhe përfaqësues të shoqatave dibrane në Tiranë, intelektualë dhe diplomatë të shquar dibranë dhe përfaqësues të mediave.
Ajo që spikati në takimet me drejtues të pushtetit lokal të Peshkopisë dhe Dibrës së Madhe dhe deputetët e Dibrës është se përsa i përket Rrugës së Arbërit, të dyja Dibrat dhe të gjitha partitë politike përbëjnë një front të bashkuar. Leitmotivi i bisedimeve ishte se Dibra është injoruar që nga fillimi i shtetit shqiptar dhe veçanërisht në 24 vitet e fundit.
Për fat të keq, me gjithë përpjekjet e tyre të vazhdueshme që nga shtatori 2013, Kryeministri Rama nuk ra dakord të pres delegacionin që të merte në dorëzim peticionin. Për këtë qëndrim të z. Rama, përgjegjësi ka edhe Ministri i Financave, deputeti i Dibrës z. Shkëlqim Cani, i cili megjithëse e nënshkroi peticionin para zgjedhjeve, para vizitës së delegacionit në Tiranë është shprehur me shkrim se nuk e shikon të arsyeshme dorëzimin formal të peticionit.
Për hir të premtimit të bërë më 18 Mars 2013, intelektualët dibranë janë te gatshëm të kthehen në Tiranë në çdo kohë që të ftohen nga z. Rama.
Qëndrimi i z. Rama i ka vënë në pozitë të vështirë organizatorët e peticionit për shumë arsyje, veçanërisht pasi u duhet të përballen me mediat e huaja që janë të interesuara të mësojnë se si u pritën nga Tirana zyrtare.
Iniciatorët e peticionit nuk do të pushojnë së ushtruari presion me mjete demokratike mbi qeverinë deri sa të përfundojë plotësisht Rruga e Arbërit. Po kështu, po qe se heshtja nga Zyra e Kryeministrit në lidhje me kërkesën për të bërë një dorëzim formal do të vazhdojë në mënyre të pa justifikueshme, ata do të gjejnë një formë për t’ja dorëzuar peticionin z. Rama në një kohë që ata do ta konsiderojnë të arsyeshme.
Siç duket, 6500 nënshkrime online dhe në formularë nuk i duken shumë z. Rama. Prandaj, që ta ngremë zërin e Dibrës edhe më me force, do t’ju lutemi të inkurajoni sa më shumë njerëz të nënshkruajnë online ose në formularë. Nuk thonë kot, Zoti është me shumicën.

Filed Under: Komunitet Tagged With: I SHMANGET MARRJES, kryeministri Rama, ZYRTARE .TË PETICIONIT

KONSULLATA E KOSOVES MBLEDH KESHILLIN ORGANIZATIV PER FESTIVALIN E SHKOLLAVE SHQIPE

May 12, 2014 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/
Në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Manhattan u mblodh Këshilli organizativ i përgatitjes së Festivalit të parë të fëmijëve në Diasporën amerikane me nxënësit e shkollave shqipe që do të zhvillohet në Bronx të Nju Jorkut.
Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës Ambasadori z.Bekim Sejdiu njëherazi ideatori dhe kryetari i këshillit organizativ të festivalit pasi ka përgëzuar punën e të gjithë drejtuesve të shkollave shqipe që veprojnë në USA është ndalur rreth përgatitjeve të festivalit dhe çfarë pune ka mbetur për të bërë deri në finalizimin e tij.
Z.Sejdiu tha se jemi krenarë që bashkëpunojmë së bashku pasi vetëm kështu ruhet gjuha, traditat dhe zakonet e mrekullueshme shqiptare dhe në Diasporë.
Ndërsa Konsulli i Kosovës z.Korab Mushkolaj është interesuar gjithashtu për mbarëvajtjen e punëve dhe shprehu gadishmërinë e Konsullatës pa kushte për t’u paraqitur sa më denjësisht në festivalin e parë me nxënësit e shkollave shqipe të Diasporës amerikane.
Në këtë mbledhje morën pjesë këshilli organizativ me mësuesit e shkollave shqipe në Bronx z.Mustaf Qosja, mësuesja e muzikës znj.Albina Zajmi dhe z.Luzi, përfaqësuesit nga shkolla shqipe “Fondi i përbashkët shqiptar” në Patterson, Nju Xhersi zotërinjtë: Nebi Kaba, Argëtim Ferhati, Urim Shabani dhe Berat Kaliqi si dhe Shkolla Shqipe “Alba Life” në Staten Island dhe Brooklyn me përfaqësues z.Qemal Zylo.
Secili përfaqsues i shkollave shqipe diskutoi me seriozitetin më të madh dhe profesionalizëm rreth përgatitjeve të shumta dhe sollën pranë problemet si dhe përzgjedhjen e programit që do të bëhet për këngët, vallet që do të shfaqen në festivalin e fëmijëve më 15 Qershor ditën e dielë, ora 5 mbasdite në shkollën “Christopher Columbus High School” në Bronx. Udhëheqësi artistik i Festivalit prof.Petrika Melo dhe sopranoja e shquar Lindita Mezini Lole kanë dhënë udhëzimet e nevojshme artistike dhe kanë rënë dakord me Këshillin organizues për programin e përbashkët që do të shfaqin nxënësit e shkollave shqipe në këtë festival. Është për t’u përshëndetur se në këtë festival do të jenë të ftuar shkolla shqipe në Uster, Bijtë e shqipes në Filadelfia, grupi “Rozafati” dhe shkolla e re e sapohapur në Jacksonville në Florida nga dega e Federates VATRA, të cilat do të sjellin zërat e nxënësve shqiptarë në këtë aktivitet të rëndësishëm.
Në fund të mbledhjes për TV “Alba Life” Nju Jork u morën disa intervista nga ambasadori Sejdiu, Mushkolaj si dhe pjesëmarrësit rreth përgatitjes së Festivalit të parë të fëmijëve me nxënësit e shkollave shqipe që veprojnë në USA dhe që do të transmetohet së shpejti.
Një moment emocionant për të gjithë ka qenë shpërndarja e kostumeve tradicionale të Kosovës dhuruar shkollave shqipe nga Ministria e Diasporës me ministër z.Ibrahim Makolli. Ndërsa prekja me duar kostumet e bukura kosovare dhuruar për shkollat shqipe, në ninëzën e syrit më reflektonte drita e Nënë Lokes Kosovë, amaneti i arsimtarëve martirë që derdhën gjakun lumë për Gjuhën Shqipe, gjuhën tonë hyjnore që të mos asimilohet dhe këtu në Diasporë.
Ps: Të dashur bashkatdhetarë jeni të ftuar në këtë festival të parë të nxënësve të shkollave shqipe. Mirë ardhshi!

Adresa:
Christopher Columbus High School
925 Astor Ave
Bronx, New York 10469

Data: 15 Qershor 2014
Ora: 5 mbasdite, ditën e dielë
Hyrja falas

Filed Under: Komunitet Tagged With: Bekim Sejdiu, Festivali i Femijeve, Keze Zylo, Konsullata e Kosoves, shqipe, te shkollave

Festohet Dita e Nënave në SHBA

May 11, 2014 by dgreca

Në më shumë se 60 vende në botë (përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën), e diela e dytë e majit festohet si Dita e Nënës. Dita e Nënës, ajo është një ditë nga më të bukurat që i kushtohet nënave, dhe grave tona – për t’i falenderuar ato me dashuri, mall dhe respekt për të bërë dhuratën më të bukur, se ato na kanë dhënë – jetën. Kjo është një ditë që të kujtojmë me plot mall edhe nënat tona që nuk janë më midis nesh ….!
Nga Beqir SINA/
NEW YORK CITY : E diela e dytë e majit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është Dita e Nënave – Mother’s Day, dhe buqetat me lulet e freskta, çokollatat, kartolinat, dhe peshqeshet e bukura, përbëjnë edhe dhuratën më të bukur simbolike, të kësaj dite. Një tjetër mënyre për festimin e kësaj dite, në SHBA, është edhe vizita në një park të veçantë të qytetit, drekat në lokale dhe vende luksoze, së bashku me nënat e gartë në mesin e familjeve.
Në fakt kjo ditë ishte shpallur si Dita e Nënave – Mother’s Day nga ana e Anna Jarvis e cila e humbi nënën e saj në vitin 1908. Më pas ajo u pranua edhe nga Kongresi Amerikan si Dita e Nënës dhe filloi të përhapej me shpejtësi edhe në vende të tjera të botës.
Në më shumë se 60 vende në botë (përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën), e diela e dytë e majit festohet si Dita e Nënës. Megjithatë, duhet cekur se kudo që të festohet dhe në çfarë date apo dite të festohet Dita e Nënës, ajo është një ditë nga më të bukurat që i kushtohet nënave, dhe grave tona – për t’i falenderuar ato me dashuri, mall dhe respekt për të bërë dhuratën më të bukur, se ato na kanë dhënë – jetën. Kjo është një ditë që të kujtojmë me plot mall edhe nënat tona që nuk janë më midis nesh ….!
Në Shtetet e Bashkuara sot, ngado që të shohësh patjetër që shikon njerëz duke “nxituar” për blerë një buqet sa më të bukur me lule të freskta, një dhurat kjo e bukur për nënën, gruan, motrën, vajzën apo djemt e ri për të fejuarën. Parqet e qyteteve, gumëzhijnë , janë të mbushura plotë e përplotë me njerëz, ku familjarët dalin së bashku në formen e piknikut të kaljonë një ditë të gëzueshme në natyrë. Koha e bukur sot, qe mbizotron kudo në këtë ditë, u ka bërë edhe një “suprizë” për të “nxjerr” jashtë në natyrë miliona e miliona amerikanë, të dalin sot masisvisht nëpër parqet e bukuar të qyteteve, përreth detit e liqeneve në zonat për rreth tyre.
Nju Jorku, Kenektikët, Pensillvenia dhe Nju Jersi, Detroit, Boston, Çikago, Florida, Dallas, Feniks, vëndet ku jetojnë edhe më së shumti shqiptarët, dhe vendet këto që njihen për mjediset e shumta natyrore, për parqet plot lule e gjelberim, liqenet e vogla artificiale, këndet sportive, jane parqet ku edhe familjet shqiptare, sot, qoftë edhe në një ditë të vetme, si kjo të bukur që është sot, më 10 Maj të “ndajnë mendjen”, për të qëndruar, larg zhurmave të përditëshme, dinamikës së jetës amerikane( punës), dhe të dalin në një park, apo të shkojnë në një lokal apo vend të bukur familjar, së bashku për të festuar 10 Majin Ditën e Nënës(ose të djelën e dytë të muajit Maj).
Ndonëse, kjo festë, është relativisht e re tek ne shqiptarët, natyrisht, që është një festë e “importuar” nga familjet Amerikane, ajo festohet masivisht edhe tek shqiptarët e Amerikës – Në komunitetin shqiptarë, Ditën e Nënës – shumë familje shqiptare në Amerikë, i bashkohen shoqatatave dhe organizatatve, duke e festuar ende në një linjë me traditën e festimit të 8 Marsit. Pra, duke organizuar mbrëmje festive , ku mblidhen gratë dhe familjet e tyre të moshave, dhe vedeve të ndryshme, Shqipëria , Kosova dhe viset shqiptare.
Mirëpo, jo si në SHBA, por edhe në Shqipëri, dhe Kosovë, kjo festë ka filluar të shënohet me festime të ndryshme familjare. Deri para se të rrëzohej sistemi komunistë, kjo festë ishte ideologjizuar ashtu si dhe të gjitha festat e tjera të asaj kohe. Në Shqipëri, kjo ditë “ngatërrohej” me datën 8 Mars, e cila festohej në atë kohë si festa e nënave, ndërkohë që 8 Marsi ishte Dita Ndërkombëtare Gruas.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqi Sina, Festohet Dita e Nënave, ne SHBA

URREJTJA E SHFRENUAR

May 9, 2014 by dgreca

NË PËRKUJTIM TË 15 VJETORIT TË SHOKUT DHE MIKUT TIM NIMAN GASHIT DHE 46 TE TJERËVE QË FLIJUAN JETËN PËR LIRINË E KOSOVËS./
Nga Haxhi Zeneli/
Me 14 Maj mbushën plotë 15 vite ku me dhëmbje të madhe i kujtojmë aktët e një ushtrije terroriste që pretendonte të ishte ushtri e”Vëllazërim Bashkimit Jugosllav”.Për 50… e sa vite kësaj ushtrie të kamafluar me ngjyra të rrejshëme propagandonin për një bashkjetesë të lumtur në mes popujve të ish Jugosllavisë.
Serbet mbas këtyre parullave revolucionare të cilët pretendonin në mësheftësi për një “Serbi të Madhe”,por në anën tjetër fajsonin shqiptarët si irredentist të krijimit të një”Shqipria Etnike”.Serbet si një popull i pa ngopur për tokat e të tjerëve,ishin vërbuar nga oreksi i tepruar dhe dominimi mbi popujt të tjerë,duke mos e kuptuar se ata e kishin “Serbin e Madhe”.
Udhëheqësit e tyre të smuar nga urrejtja që ushqenin për shqiptarët,po i shpiente drejtë një gremine,që vështirë se do të kishin forcën të kthenin prapa makinerin që ishte nisur drejtë shqiptarëve,dhe nuk kuptuan deri sa u fundosën vetë brënda.
Kur serbo/jugosllavët nisën luftën,ata përdorën krejt asetin e ushtris së APJ (Armatës Popullore Jugosllave)për të dominuar,nënshtruar,dhe robëruar popuj të “Jugosllavis Artificiale”ku ata vetë e nisën prishjen e sajë,duke filluar nga Kosova që e mbanin të okupuar për më tepër se një shekull,duke ja vjedhur pasurinë e sajë me pretendime si “Djepi i Serbis”.Kurë plasi lufta,Serbia manipulonte popujt e Jugosllavis se janë duke mbrojtur shpërbërjen e Shtetit Jugosllavë,nga “Iredentistët Shqiptarë”ku nën pretekstin e APJ,formuan bandat më të organizuara,njisite më të trajnuara për të bërë gjenocid mbi këtë popull,duke kryar aktët më ç’njerzore që se kapë dotë truri i njeriut normal.
Në Kosovë bandat e ushtris dhe të paramilitarëve serbe,nëpër mes të këtyre masakrave të bëra treguan aktet munstruoze të njerëzëve më barbar që ka parë Europa e shekullit të 20,kundra njerzëve të pafajshëm,gra,fëmi,pleq e të tjerë dhe duke i shpërngulur nga trojët e tyre autoktone mijra vjeçare,vetëm se ishin Shqiptarë.
Një nga masakrat e t’merrëshëme ishte edhe ajo e 14 Majit të vitit 1999,në mëngjezin e një ditë me diell në fshatin Qyshk e Pavlan të Pejës,ku ushtar dhe paramilitar serbë,kishin mësyar drejtë këtyre fshatrave,të cilët ishin përgatitur psigjikisht nga shteti Serbë,vite me radhë.
Në baza të rrejshme për historin e Kosovës ata futen një urrejtje ndaj shqiptarëve,që ishin në pritje për një ditë kurë t’ju ipej rasti të bëjnë ato që kishin ëndrruar ti bënin me vite.
Në këtë ditë të kobëshme Maji,në këto fshatra,ata realizuan ëndërrat e tyre djallëzore.

Më ka interesuar prej kohësh që të kuptojë se çfarë ndodhi ditën e 14 Majit të vitit 1999,me shokun dhe mikun tim,i cili ishte pjesë e këtyre viktimave. Kurreshtja rritëj për të mësuar,se kushë ishin ata banda që kishin bërë këto masakra n

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 358
  • 359
  • 360
  • 361
  • 362
  • …
  • 397
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Franz Kafka dhe kushti i brendshëm i lirisë, një thirrje për zgjim nga vetë ndërtimi i robërisë
  • “Rrobat e mbretit”…
  • Kosova midis kujtesës, rezistencës dhe diasporës në veprën e profesor doktor Roland Gjinit” Pavarësia e Kosovës, Federata Panshqiptare ‘Vatra’ dhe gazeta ‘Dielli’ (1981–2008)”
  • Mitrush Kuteli, një nga intelektualët më të shquar shqiptarë të shekullit XX
  • We are proud to announce the election of the MAASBESA Board of Directors for the 2026-2028 term
  • Letër e Lumo Skëndos viti 1908 drejtuar Jani Vretos dhe botuar te gazeta “Rrufeja” (1909)
  • KUFIRI SHENDETIT DHE SËMUNDJES
  • GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBEU BASHKOI SHQIPTARËT E AMERIKËS NË BRONX, NEW YORK
  • Në ditën ndërkombëtare të shtypit…
  • Në ditën e lindjes kujtojmë baron Franz Nopcsa, paleontologun dhe gjeologun e shquar, një nga figurat më të mëdha të albanologjisë
  • Gazetaria si ndëshkim publik…
  • Disa qasje hermeneutike dhe fenomenologjike ndaj tekstit poetit të Martin Camajt
  • Kongresmenët Amerikanë Paraqesin Rezolutë për Vazhdimin e Pranisë Ushtarake të SHBA-ve në Kosovë
  • Helmi virtual
  • Vatra u prit në Selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT