• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Ëndrra Amerikane” në Washington DC

January 14, 2026 by s p

Nga Merita B. McCormack/

Dr. Eris Rusi dhe Z. Beqir Potka vizituan Washington Dc më datën 12 janar 2026. Pas disa vizitave nëpër institucione të ndryshme të artit, letërsisë dhe historisë në qytet, mbasditja e vonshme i gjeti në “Divine Mercy University” në afersi te Washington DC. Aty u mblodhën shqiptaro-amerikane për të mirëpritur miqtë e ardhur nga larg e për të dëgjuar për librin e shkruar nga Dr. Rusi e për tu takuar me protagonistin e librit Z. Beqir Potka.

Në takim morën pjesë gazetarë, pedagogë, intelektualë, përfaqësues të organizatave shqiptar-amerikane në komunitet dhe disa studentë të gjuhës shqipe dhe të shkencave politike në DC.
Takimin e hapi Z. Tony Macdonell nga Universiteti “Divine Mercy University” I cili mirepriti pjesëmarresit, përgezoi për suksesin e librit dhe ftoi pjesëmarrësit të njihen me misionin e Universitetit.
Aktiviteti pastaj vazhdoi me shfaqjen e një dokumentari të shkurtër ku tregohet një përmbledhje e jetës se Z.Potka dhe histori a shkrimit te librit. Pas kesaj filloi nje bisede moderuar nga autorja e ketij shkrimi (Merita McCormack).

Biseda u ndërtua mbi rrëfimin tërheqës në libër, i cili ndjek e pasqyron udhëtimin e jashtëzakonshëm të Beqir Potkës nga ferri shtypës i regjimit komunist të Enver Hoxhës — ku kufijtë ishin të mbyllur dhe tentativat e arratisjes shpesh përfundonin me vdekje. Aty rrëfehet me detaje rrëqethëse arratisja e rrezikshme drejt Greqisë (ku u përball me marrje në pyetje dhe pasiguri, si një ng ate paktet shqiptarët atje në atë kohë), dhe më pas udhëtimi në Shtetet e Bashkuara si refugjat pas 16 muajsh në Greqi. Pasi mbërriti në Amerikë, historia vazhdon te theksoje forcën, vendosmerinë, punën e palodhur dhe suksesin e tij si biznesmen (sot me bazë në Nashville, TN, i përfshirë në tregtinë ndërkombëtare të qilimave orientalë dhe sipërmarrje të tjera).

Ky libër nuk është vetëm një shkrim i disa kujtimeve personale, por një ilustrim frymëzues i triumfit të shpirtit njerëzor mbi pamundësinë: guximi, besimi në Zot, këmbëngulja dhe transformimi i “Ëndrrës Amerikane” nga një ideal i largët në Lavdarin rural në një realitet të prekshëm e të sukseshem. Libri thekson se kjo histori shkon “përtej individit”, duke qenë dëshmi për mijëra arratisje të ngjashme shqiptare gjatë komunizmit, por gjithashtu edhe feston jetën e Potkës si provë se suksesi vjen nga besimi në Zot, nga veprat e mira dhe nga vendosmëria e palëkundur për të punuar fort e për tju gjendur të tjerëve. Potka ëahtë një lider i komunitetit shqiptar në Nashville TN dhe mjaft bujar në ndihmën e tij për të tjerët.

Alternimi pyetjeve dhe përgjigjeve u ndërtua rreth kestyre temave dhe i tillë që të ishte jo vetëm përshkrim i një procesi letrar por edhe me rrëfime të ndjera nga vetë personazhi kryesor, protagonisti, vetë Z. Potka. Emocionet ishin të dukshme, përshkrimet e dhimbshme, arti që i ka përjetësuar, por të gjitha lidhur bukur e mbajtur fort nga hiri që vetëm Zoti jep.
Dr. Rusi solli dhe fragmente nga libri, shoqëruar edhe me poezi të shkruara nga i ndjeri Ati i tij, Skënder Rusi, siç njihej e do të njihet përjetësisht si poeti i “dhimbjes së bukur”.

Siç e thotë dhe Z. Potka shpesh: Gjithçka është prej Perëndie!
Libri është promovuar në takime të ndryshme në Shqipëri dhe më gjerë në trevat shqipfolëse rreth shtetit shqiptar por edhe në SHBA, si në Nju Jork tek Vatra, duke u pozicionuar si lexim motivues jo vetëm për shqiptarët por dhe për komunitetet e diasporës.
Pas takimit u shtrua një darkë në një restorant afer Universitetit ku miqtë udhetare ndanë edhe detaje të tjera nga bashkëpunimi letrar e profesional i tyre. Atmosfera e gëzimit dhe dashurisë mes shqiptarëve në mërgim ishte si gjithnjë prezente. Organizatorët i falenderuan miqtë për vizitën dhe ju dhanë certifikata mirënjohjeje.
I urojmë miqve vazhdim të mbarë në qytetet e tjera!

Filed Under: Komunitet

“U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

January 12, 2026 by s p

ZEF PERGEGA/

  …shkёputet njё yll nga qielli, qё tё bёjё dritё dheu! 

         Me rastin e 35- vjetorit tё ndarjes nga jeta e atdhetarit tё flaktё Tomё Kola Gjokaj, nё New-York, mё 10 janar 1991! Ai u shkёput si njё meteor epoke, ku nё epopene e fitores ai kishte gjurmёn e mendimit dhe kontributit tё vet. U ndërpre atëherë, kur më së tepërmi i nevojitej familjes, kauses sё lirisё e tё bashkimit tё gjymtyrёve dhe shqisave tё kombit. Si mund tё ndodhё, qё njё komb i pari me gjuhё e simbole, tё parё me histori, tё shpёrndarё si uji i shenjtё, ardh nё tokё nga pala e qiellit dhe drita e diellit, tё kёtё shqisa tё ndara dhe trup tё gjymtuar?! 

       Kjo mёnxyrё e therte nё zemёr, idealistin e dritёs Tomё Gjokёn. U ndërpre pa pritur, që të shijonte frytёt e veta, tё rёnjёs sё ngrehinёs sё gjakut dhe genocidit sllav mbi shqiptarё, i njёjtё me diktaturёn nё Shqipёri, tё pёrmallej mё lirinё dhe pavarësimin e Kosovës, për të cilat ëndërronte dhe luftonte.

          Ka qenё nata e “Zojёs sё Trieshit” e vitit 2009, kur veprimtari Gjon Gjokaj mё mori nё telefon e mё tha:

      “Mos harro me ardh nё festёn e Zojёs se na nuk ftojmё njёri se derёn e shpisё e kemi tё hapur pёr miq ashtu siç e ka malёsori, por pёr ju nga Shqipnia, qё keni vuajt pёr fe, ju çojmё fjalё!”

       Shkova me bashkёshorten time. Njё frymё gazi e hereje nё pritje. Njerёz qё rrinin nё kёmbё, gjithё mirёsjellje, sa me dukej se hija e mirё e Zojёs sё Trieshit pushonte nё sytё e tyre tё qeshur. Mё vunё nё krye e vendit, qё kurrё nuk e kisha provuar. Me dukej vetja se diçka mё mungonte, por nё shtёpinё e Gjon Gjokaj, me atё frymё Zoje, qё merrje aty nё atё darkё, mund tё ishte gati tё luftoje prej zjarrit tё madh tё atdhedashurisё. Aty e bera lidhjёn e tij me tё vёllanё Tomёn, pёr tё cilin me kishte mbajtur nё telefon njё leksion tё gjatё Dr. Selahedin Velaj. Ai me kishte treguar se si e kishte njohur Tomёn. Selahedini e nisi bisedёn pёr Koliqin e Camajn, pёr Shejzat. Ai i donte malёsorёt, se me kostumin e tyre shkoi e referoi nё Universitetin e Tokios pёr Kanunin dhe Lahutёn. Kёshtu ai e lidhi miqёsinё familjare edhe me Tome Gjoken, per kete lis te rranjeve te thella, pёr tё cilin ndёr tё tjera u shpreh:

     ”Eshtë i madh kontributi i material për Kosovën, por edhe për ta ndihmuar shkatërrimin e sistemit totalitar enverian, të komunizmit në Shqipëri. Kështu, ai ndihmoi fushatën zgjedhore të ish-presidentit amerikan Ronald Regan dhe të presidentit George Bush. I tërë aktiviteti i tij nuk kaloi pa rënë në sy të UDB-së jugosllave dhe veglave të tyre enveriane. Edhe përkundër kërcënimeve, ai nuk hoqi dorë për idealin e tij. Toma, tha Selahedini i donte intelektualёt, sidomos Koliqin, Martin Camajn e Arshi Pipen. Me vdekjen e tij shuhet edhe një luftëtar i denjë, përkrahës dhe dashamirë i lirisë, demokracisë dhe bashkimit kombëtar, për të cilën Toma punoi gjatë tërë jetës së vet!”

      Lajmi hidhur pёr vdekjёn e Tomё Gjokajt tronditi, jo vetёm bashkёshortёn Tereza, djemt Palin e Markun, vajzat Lena, Viktoria dhe Naterina, nanёn e pёrvujtё Maruta, vёllёzёrit Zef e Gjon, motrat e dhimbsura e far e fisin, por mbarё

komunitetin shqiptar nё Amerikё. Mё 10 janar 1991, policia gjeti tё vrarё nё makinё nё Long Island tё New-Yorgut, trupin e pa jetё tё Tomё Gjokajt, ende kjo njё vrasje e pa zbuluar. Atё mbrёmje, ky sokol i malёve shqiptare e kishte lёnё takim tё darkonte me Dr. Selahedin Velajn, njё mik shtёpie. Toma i mёsoi zakonet e bukura shqiptare, sidomos kodin e “Besёs” dhe luftoi pёr tё drejtat e shqiptarёve. Kjo flakё patriotizmi, si dritё opimpike mbeti ndezur nё jetёn e tij fizikisht tё shkurtёr. Toma, me njё vullnet tё celiktё brenda njё periudhe arriti tё kёtё nё biznes nё Really State njё pozitё tё favorshme financiare. Selahedini mё ka treguar se si ai e ndihmoi nё njё gjyq sa Toma fitoi me tё drejtё, kredit tё lakmueshme nё finance, nga se miku i tij Velaj ishte doktoruar nё Amerik per financa dhe punonte nё njё kompani tё tille. Ai, pati sukses edhe nё fushёn e marrёdhёnjёve shoqerore me amerikane e shqiptarё nё saj tё fjalёs sё tij tё ambel sa pёr kёrkёnd nuk fliste fjalё tё pamatura. Toma kishte nje shpirt te madh humanitar dhe mikpritёs i dorёs sё parё. Dera e tij ishte gjithmonё njё festё e shenjtё. Zyra e tij ishte nje ode e madhe anti serbe e antikomuniste. Leka Velaj shkruan: 

        “…Kam qenё prezent nё dhjetorin e vitit 1989, ku Toma mori pjesё nё tё gjitha demostratat e rumunёve nacionalista, kundra xhalatit Nikolla Çaushesku sa edhe ai kontriboi pёr zhdukjen nga skena politike tё Neronit rumun. Me njё fjalё Toma “Was in Demand” ishte bёre njё far “Berberi i Seviljёs” – “Tutti mi voliono, tutti chiamano” Tomi ka qenё i pari, qё organizoi dy pёrvjetore, pёr tё pёrkujtuar kryengritjen e Malёsisё Madhe dhe heroin kombёtar Ded Gjo’ lulin. Nё tё dyja ngjarjёt morёn pjesё njё mori e madhe malёsorёsh dhe shqitarёsh nga tё gjitha anёt!”

   Seç mё shfaqet njё parandjenjё, Poeti i madh Gjergj Fishta, kur ia dedikoi vjershёn e tij Gjergj Elez Alisё, ka mundёsi njё hamendёsim, tё kishte parasysh se do tё lindte njё sokolan i tillё malёsor si Tomё Gjokaj. A mos vallё Toma do t’i ngjante Marash Ucit?! Se ky i kishte dal para mbretit me ushtri, me armё nё dorё dhe zjarr nё gji! Po edhe Toma i kishte dal para mbretit tё genocidit dhe ishte pёrla mё te nё demonstrata. Heronjtё gjithmonё kanё tё pёrbashkёta!

    E pёr njohjen me Tomёn, Liljana Çela do tё shruante: “…Tomë Gjokën e njoha në fillim të viteve ’80. Për këtë kolos kisha ndëgjuar vite të tëra nga miku im i ndjerë Dr. Selaudin Vela, me të cilin bashkë me Tomen drekuam një ditë pranvere në qytetin Greenwich Connecticut.Tomi ishte një njeri klasik, përplot me kulturë, por ajo çka unё vërejta në karakterin e tij, ishte nacionalizmi i flaktё, çka mё vonё mёsova se kishim tё bëjmë me një aristokrat dhe veprimtar të paluhatur shqiptar. Vërtetё se në skenën e shqiptarëve e kishte sjellё Dioguardin, por edhe të tjera figura madhore të Washingtonit si Robert Dole, Benjamin Gilman, Alfonse Domato etj. Kurse në mbremjen e Inagurimit të Presidentit George Bush dhe zëvëndës Presidentit James Quale pata rastin t’a shifja në një tryezё Tomin me të e vet, duke darkuar me Preidentin e SHBA-ve, Mr. George Bush dhe Zonjën e Parё Barbara Bush. Kjo figurë kombëtare meriton mirënjohje më shume se asnjë shqiptare tjetër që kapërcyer valёt e Atlantikut!”    

Më 27 janar 1989, një delegacion veprimtarësh, intelektualë dhe biznismenë të dalluar të komunitetit shqiptar të New York-ut, u pritën në një takim special në Washington DC. nga zv-presidenti amerikan, George Bush, ku ata i shprehën shqetësimin e tyre për situatën dramatike në Kosovë, dhe kërkuan që SHBA-të, të ndërmarrin masa të rrepta kundër agresionit serb të udhëhequr nga diktatori Millosheviq. Delegacioni shqiptar ishte i përbër nga Joseph Dioguardi, Tomë Gjokaj, Ramadan Xhema, Sami Repishti, Agim Leka, Selaudin Vela dhe Riza Koliqi. Gjithashtu analët e historisë do të duhet ta shënojnë edhe aktivitetin tjetër të Tomë Gjokajt, i cili bashkë me afaristin dhe patriotin e njohur shqiptar Xhim Xhemën kishin sjellë në komunitetin shqiptarë presidentin George Herbert Bush dhe Senatorin Robert Dole, që në atë kohë po bënin më shumë se askush tjetër presion ndaj pushtetit serb për ta ndalur politikën diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës. 

Toma kishte lidhje te forta me Dr. Rugoven sa i dhuron nje ore 5 mije dollareshe, duke e kosideruar ate si prijesi i ores se lirise se Kosoves. Nё telegramin e pёrmotshem tё Presidentit Rugova vlerёsohet veprimtari e Tomё Gjokёs si njё zemёrzjarr dhe vullnet shkamb pёr çёshtjen e shqiptarёve. E kush mё shumё se Malёsoret kanё luftuar nё tё gjitha menyrat me vlera materiale e njerёzore, duke shkuar edhe nё luftё nё front nё Kosovё?! Pse nuk ka qenё inspirim shpirti dhe fryma e Tom Gjokёs pёr ta?! Sigurisht, ku do ta merrnin tjetёr!

   Tomë Kola Gjokaj, ishte një nga iniciatorët më të flakët për formimin e një organizate patriotike demokratike të të gjithë shqiptarëve për Perlindje te Re!

Tomë Kola Gjokaj, ishte një nga iniciatorët më të flakët për formimin e një organizate patriotike demokratike të të gjithë shqiptarëve për Rilindjen Arbërore, e ashtuquajtur “ORA” Organizata e Rilindjes Arbënore, iniciativё e cila u mbështet nga veprimtarët e Mёrgatës Shqiptare, si dhe nga forcat demokratike dhe patriotike si në Kosovë ashtu edhe tek shqiptarët në Mal të Zi. Për ç’gjë kishte kontakte të shpeshta me Dr. Ibrahim Rugovën dhe Gjergj Dakun Gjokaj te Malesise, ky i fundit do tё shprehej:

     “….Me vdekjen tënde ndoshta u prenë disa gjymtyrë të Shqiptarizmit mbarëbotëror. E them dhe e ndjej këtë sepse është e vështirë të gjesh edhe një kolos sikurse ishe Ti. Tomë i dashur, koha kalon, por na duket ëndërr largimi yt përgjithonë nga mesi ynë, por ne na duhet të pajtohemi me këtë të vërtetë të hidhur. Tomë, në qoftë se plagët ndonjëherë kanë për tu pezmatue ta dish se e ke nga ofshama e nënës, vëllezërve motrave dhe bashkëshortёs, që të thërrasin të kthehesh në shtëpi. Tomë, në qoftë se shpirti ytë do të pёrmallohet ta dish se ata janë fëmijet e tu të cilëve shumë u mungon dhe të thërrasin në gjumë me i ledhatue. Tomë në qoftë se uji ndonjëherë ka me të mbulue, ta dish se ato janë lotët e mё të dashurёve tu. Në pamundësi, për të marrë pjesë personalisht në ceremoninë e varrimit tuaj, shok i dashur, tashmë i ndjerë, në emër të Malësisë dhe në emrin tim, ju falënderojmë për gjithçka që keni bërë për vendlindje dhe kombin tonё!”

     Trupi i Tomit pёr nё varrёza u shoqerue nga njё numёr i madh shqiptarёsh. Shёrbimet fetare u kryen nga Dom Rrok Mirdita, nё kishёn “Zoja e kёshillit tё Mirё” Nё varrёza mbajtёn fjalime, Prof. Zef Camaj e Dr. Selahedin Velaj si dhe vёllai i tij Zefi, qё kishte ardhur nga Jugosllavia, i cili mes falenderimeve pёrmendi edhe Ambasadorin amerikan nё Beograd Warren Zimemman, i cili kishte kontribuar, qё pёr kёtё rast pikёllues tё paiseshin shpejt me viza amerikane. Të gjithë ata, përfaqësuesve shqiptarë, të cilët i drejtoheshin tempullit të demokracisë botërore në Washington pёr ndihmё dhe lobim, mё parё trokisnin nё portёn e nunit tё çёshtjes dhe lirisё sё popullit e Tomё Gjokaj i Malёsisё prej fisit tё Lisit tё Zjarrit e Lisit te Tamlit, i priti e i përcolli, si vellau i madh, pёr nga shpirti e ideali, u siguroi takime e pjesëmarrje në tryeza e manifestime të ndryshme politike e publike. Zoti ia kishte dorezuar celёsin e arte tё Shtёpisё sё Bardhё. 

         Nikollё Camaj shkruan: 

       “…Ishte viti 1986, kur për herë të parë tokën e premtuar e u shmalla me malёsorё. Si dje kujtoj darkën e parë në restorantin italian “Salerno”, në Richmond Hills, në Queens, ku shkuam së bashku me Zef Camaj. Aty, me një paraqitje prej aristokrati, na priste Toma dhe miku i tij Mark Lulgjuraj, që të tre, në përjetësi. Shumë shpejt kaluam në biseda “të nxehta” lidhur me statusin e shqiptarëve në Ballkan, natyrisht, duke iu referuar edhe përvojës së vet Tomës, i cili kishte braktisur Malësinë në vitin 1972, por edhe atë të Zefit, emigruar dhjetë vjet pas Tomës. Në kujtesën time, deri më sot, mbeti po ai, i njëjti i asaj nate, aristokrat në paraqitje, kurse i dedikuar çështjes kombëtare deri në frymën e fundit… Unë pra, pata rastin dhe fatin të jam dëshmitarë i disa takimeve të tilla, dhe të përjetoj bujarinë, mikpritjen dhe gatishmërinë e Tomës, për t’i kushtuar kohën e vet çdo aktivisti shqiptar. Në shtëpinë e tij qëndruan shumë veprimtarë të çështjes shqiptare, si Ibrahim Rugova, Gjergj Gjokaj, Lekë Lulgjuraj, Tomë Berisha, e të tjerë. Në bisedat e tij, çdo herë temë kryesore ishte liria dhe prosperiteti i kombit të vet, kudo që ndodhej i shpërndarë nëpër shtetёt e Ballkanit, pastaj pavarësia e Kosovës, por edhe lirimi nga tutela staliniste e shtetit amë! 

     U antarësua në shoqatën pan-shqiptare “Vatra”, veprimtar i të së cilës mbeti deri në vdekje. Miqësi do të lidhte me kongresistin Jozef Dioguardin, i cili do të luaj një rrol vendimtar në aktivitetet pro-shqiptare në Washington DC, e të cilin edhe do ta sjellë në manifestimin kushtuar Kryengritjes së Malësisë, kur malësorët e bënë për herë të parë, në New York, më 1988. DioGuardi haptazi do të shprehet se humbi vëllanë e vet, dhe atë ditë në xhaketë kishte vënë shenjën e mortit. Kurse Zef Camaj, në fjalën e rastit do të shprehë tërë respektin për bashkëveprimtarin e vet me “një trup të vogël për nga përmasat fizike”. Një trup i vogël, por një shpirt i madh, ishte vlerësimi i të gjithëve që e njohën Tomën. “Ky trup, – shprehet Zef Camaj-, deri para katër ditëve zinte një vend të hijshëm, një vend të posaçëm në të gjitha takime shqiptare. Ai nuk mungoi në asnjë tubim, mbledhje, protestë, demonstratë, letër apo memorandum, kundër pushtuesit serbo-malazez, por as kundër diktaturës staliniste në shtetin amë…ishte kontribuuesi më me emër për çdo aktivitet, për kisha e xhamia, për shoqata e revista, për radio-programe e veprimtari të tjera patriotike…iniciatori dhe donatori kryesor për bashkimin e dy famullive në një, dhe themelimin e një qendre të përbashkët shqiptare, “Zoja e Shkodrës”, me qendrën kulturore “Nanë Tereza”. Janë këto vetëm disa fjalë nga i ndieri Zef Camaj, që më së mirë ilustrojnë edhe atë që e thanë të tjerët, se Toma ishte, jo vetëm donator kryesor, por edhe promotor i çdo aktiviteti kombëtar!

         Me mbështetje të fortë të veprimtarëve intelektualë shqiptarë, në krye të cilëve qëndronte Toma Gjokaj, në qershor të vitit 1986, kongresmeni DioGuardi prezantoi në Kongresin Amerikan, Rezolutën numër 358, për mbrojtjen e të drejtave të humane të shqiptarëve nën Jugosllavi. Të nesërmen, miku i ngushtë i Tomës, senatori Bob Dole, prezantoi në Senatin Amerikan Rezolutën numër 150, me po të njëjtën përmbajtje. Me këto të dy rezoluta, çështja e Kosovës dhe shqiptarëve nën Jugosllavi, do të marrë një kahje shpresëdhënëse drejtë një ringjalljes kombëtare. Në vitin 1987, kongresmeni Dioguardi me veprimtarin Tomë Gjokaj, pas një zhvillimi në Kongresin Amerikan, bashkë me kongresistët Tom Lantos e William Broomfield, takojnë në Washington DC, Presidentin e Amerikës, Ronal Regan, ku diskutojnë për dhunën dhe presion serb ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare të okupuara nën Jugosllavi George H.W Bush ishte drejtuar ish president serb, Sllobodan Milosheviqit se nëse shkakton konflikt në Kosovë, forcat amerikane do të dalin kundër serbëve. Këto “Vija të Kuqe” nga presidenti Bush ndaj Millosheviqit erdhën në prag të festës së “Krishtlindjeve” andaj në opinion u intepretuan si “Kërcnimi i Krishtlindjeve” Kёtu mund ta lexojmё edhe lobimin e shqiptarёve tё Amerikёs dhe njërit nga prijesit e tyre Tomё Gjoka, i cili ngriti nё kёmbё administraten Ameriake pёr lirimin e malёsorit Pjetёr Ivezaj, mёsues nё Detroit, i cili ne vitin 1986, vizitoi vendlindjen e tij nё Lekaj te Malёsisё nё Tuz dhe denohet nga autoritetёt malazeze me shtat vjet heqje lirie mё pa tё drejte

      Emri i mirё i Tomё Gjokёs, sa e si e njihnin për të tillë edhe në vendlindje, dëshmoi edhe tubimin mortor, organizuar nga familja e tij në Malësi. Aty fjalën e rastit e mbajti i ndjeri Gjergj Gjokaj, i cili vdekjen e Tomës e cilësoi si këputje të një damari të veprimtarisë patriotike që lidhte vendlindjen me diasporën. 

      Plaku i Tropojёs, Bek Alia, nacionalist i dalluar nё radhёn e “Ballit Kombёtar” emёr tё mёrgatёs shqiptare nё SHBA, me duart qё dridhёshin nga dhimja, me zemёr tё palsun, e mbuloi arkёmortjen e tё ndjerit Tomё Gjokajt me flamurin kombёtar, nxori ato fjalё mes buzёve tё njomura nga loti e tha:

      “…Po tё mbulojmё Tomё me kёtё flamur, pasi ti ishe i mbrujtur me virtyte kombёtare. Lavdi qoftё emri yt dhe i tё gjithё atyre martirёve, qё dhanё jetёn pёr liri dhe vendosen themelet e pavarёsisё sё Kosovёs. Pusho nё paqe se guri yt e ka njё emёr nё rrugёtimin e kombit!”  

    U helmuan fёmijet… Njëri nga aktet mё kriminale serbe ishte akti i helmimit të 8 mijë nxënësve shqiptarë në shkolla, kopshte fëmijësh si dhe punëtore në fabrika e uzina në vitin 1990. Me datat 21 e 23 mars të këtij viti ishte helmimi i një shkalle të gjerë në qytet kryesore të Kosovës.  Siç do vërtetohet, helmimi i nxënësve shqiptarë u bë nga shërbimi sekrete ushtarak e policore serbe. Murgesha nga Kroacia e cila kishte shërbyer në Binç të Kosovës,  shkruan një letër për gazetën kroate “Glas Koncila“, 6 maj, 1990 ku mes tjerash thuhet:

    “Njerëzit sillnin djemtë e vajzat e veta në dëshpërim të vërtetë, sepse spitali nuk deshi t’ua pranonte fëmijët. Është e tmerrshme se si vuajnë ata njerëz të rinj. Para dy ditëve një vajzë e kanë varrosur. Duket se helmi ishte i hedhur para shtëpisë, sepse tërë familja ishte helmuar. Veçse helmimi nuk ndikon njësoj te secili. Në TV nuk e kanë treguar këtë. Murgeshat tona japin ampula bedoksin dhe tableta novalgetol, por këto nuk na kanë mbaruar, sepse për shkak të helmimit të madh, janë harxhuar në barnatoret e Ferizajit dhe Gjilanit. Se si do dalë kjo, vetëm zoti e di. Sa lot janë derdhur”.

      Po si mund tё qendronte indiferent ish mёsuesi i shkollave tё Klinёs, Tomё Gjokaj?!  Si mund tё heshte punёtori i kandilit tё dijёs, qё e ndizte me sytё e tij nё nё shpirtra fёmijёsh?! Menjёherё iu fanitёn nxёnёsit e tij, si Luli i vocёrr i Migjenit…Tregojnё njerёz qё para zyrёs sё tij, kur po pёrjetonte kёtё dhimbje te madhe fluturuan njё tufё pёllumbash e humbёn me pas nё qiellin e gradaçelave…ndёrsa fёmijёt dergjёshin spitaleve qё nuk i pranonin. Po si, fёmijёt e shqipёs nё qiellin e vet nuk janё tё lirё….dhe mori letrёn e i shkroi Presidentit tё Amerikёs: 

         “Shkëlqёsia Juaj George H.W. Bush   …Qeveria serbe pohon se fëmijët shqiptarë janë duke aktruar, po si është e mundur që mijëra fëmijë në Kosovë, që të ndërmarrin një veprim të tillë, kur asnjë fëmijë i vetëm serb nuk është prekur nga helmi?!    …Shkëlqesia Juaj, është e patolerueshme të thuhet që fëmijët shqiptarë janë helmuar epidemikisht, dhe më keq, vetëm fëmijët shqiptarë janë prekur nga ky helm…”    

       Toma u lind në fshatin Muzheçk të Trieshit, nga i ati Kolë Gjon Nika, i cili ishte një nga pishtarët e parë të arsimit në Malësi, shtëpisë dhe oxhakut të Gjon, Tomë e Baca Nikë Gjeloshit, shtëpi e njohur për tradita fisnike, njerëzore dhe patriotike shqiptare, që vetëm kjo derë, Oxhaku i lashtë i Gjokajve dhe vëllazëria e Muzheçkut, vuri vijnë e parë të kufirit me Malin e Zi, që me trimëri munden ta ruanin dhe mbanin atë. Ai kishte marrё nё zemёr njё fjalё pishtari qё nё vogli nga i ati, mёsues i pёrhapjёs sё arsimit ndёr shqiptarё nё trojet e tyre nё Mal tё Zi, Kolё Gjoni Gjokaj, sa i biri vargje malli do tё thurte:

T’a preki heshtjen tënde o Atë

Të shohë thellë sytë e tua

Dashuria e pafund me mall

Lundron përherë me Ty e mua!

…

Shpesh mendoj o Atë

Sikur t’ isha gur varri

Të shoqërojë tek koka jote

Se n’mërgim këtu për së gjalli!

      Toma detyrohet të largohet nga Kosova, dhe si shumë bashkvendas, emigroi në Itali dhe më pas në SHBA. Në Amerikë ai u përsos shpejt si në gjuhë ashtu edhe në afinitetet tregtare, lëmi në të cilën ai tregoi sukses, veçanërisht gjatë 15 viteve të fundit. Mirëpo përveç punës dhe tregtisë të filluar prej hiçit, ai është aktiv edhe për çështje patriotike, sociale, kulturore e fetare të diasporës shqiptare. I ndjeri Tomë ishte organizatori i parë në bashkimin e Kishave Katolike Shqiptare të New- Yorkut në një kishë dhe qendër fetare-kombëtare të vetme dhe ishte një nga kontribuuesit e parë dhe më të mëdhenj në themelimin e kishës së re katolike “Zoja e Shkodrës”, si dhe qendës kulturo-shoqërore pranë kishës “Nanë Tereza”. Krahas talentit dhe inteligjencës së tij, i ndjeri Tomë Gjokaj shpenzoi dhjetra e qindra mijëra dollarë për të mobilizuar opinionin publik amerikan, shtypin, radion dhe televizionin, qeveritarët, dhe kongresistët, në favor të lëvizjes së gjithë shqiptarëve për liri, demokraci dhe bashkim kombëtar. Tomë, ndihmoi institucionet shqiptare në mërgim, gazetat, revistat, klubet dhe shoqatat e 

ndryshme, veçanërisht Kishat e Xhamitë dhe institucionet e tjera të kombit tonë. Me një shumë të madhe dollarësh ai u inkuadrua ne akcionin e ndihmave solidare në Kosovë, por nga zgjuarsia dhe modestia e tij i linte gjerat në heshtje.

      Vendlindjen e tij Malësinë e deshti pa masë, ajo ndjehej ne lotin e tij te mallit, ne shpirtin qe i digjej flake dhe ne zemren qe i rrihte fort. Kudo që i epej rasti të bisedonte për këto troje tona, humbej në mendimet dhe kujtimet e tija, që i përkujtoj si fëmijë dhe i ri në vendlindje. Nostalgjia e madhe për Trieshin dhe Malësinë, ku mori njohuritë e para dhe ku mësoi gjuhën e ëmbël të nënës, për njerëzit që çuan peshë në formimin e tij, si njeri aq i madh që ishte, kur binte në bisedë për këto shpesh kalonte në ekstazë. Dashuria e madhe për të ardhmen e popullit të vetë, për çdo gjë arbënore, e detyron Tomën të punojë pa u lodhur, duke e përmbush me ideale që nuk u shuan kurrë.

      Janё kёto veprimtari tё Tomёs dhe parardhёsit e tij qё e motivuan Presidentin Berisha ta nderojё Tomё Nikёn Gjokaj, axhen e babes se Tomes,  nё vitin 1993 me “Urdhёrin pёr veprimtari patriotike” tё Klasit tё parё dhe i etur pёr liri, mbasi ai bie dёshmor nё kryengritjen atiturke tё Malёsisё Madhe me 1911!

    Shqipet ia falen emrin, prej shenjtit Tomё apostull e morёn dhe ia ngjizёn nё shpirt…njё agimin e lirisё ai u bё gur i ringjallur ё ngadhnjimit nё flamur tё pёrlindjes, si guri i kёndit tё shenjtё, ku lartohet Hyu! Por Atdheu i shdёrruar nё ferr, ai u bё dritё pishe, me e nda fatin e dheut te Atit me fatin e vet…me u ba thirrje zanave, mё mjekue plagёt e heronjёve e mos me e lanё frontin pa krima pushkёsh…mos me ia tha zemrёn krenarisё sё malit e trojёve, se s’ka gja mё tё shtrenjtё nё kёtё botё se shqiptari, gjuha, flamuri e feja, me luftue me djajt e 

kthyem nё baloza krimi edhe mbi foshnjёn nё djep…se djepat i lirisё me shqiponjёn, shqiptari e mbёshtjellё gurin e pragut me flakёn e zemrёs sё zjarrit, dhe ia lanё fytyrёn nga dangat e gjakakut me lot. Tomё Gjokёs ia fali zoti dhembjёt dhe plagët, t ̔i ndajё sё bashku me këngët e mia, ku frymohen nё çdo medallion kulle trimnie. Ai, luleve tё Malёsisё merr aromё parajse pёrjetёsie, sa poeti Agim Desku, pёr tё thurё vargje:

    Nëse një ditë nuk do të këtë liri për sëcilin njeri, të bardhë e të zi

   Do të zbres prap nga qielli në tokë, të takoj secilën zanë e shqipe

    Njëqind herë do të vdes dhe njëmijë herë lindi prap për Shqipërinë

   Gjaku im le të ndritë deri mbi yje, ku dielli përqafohet në lirinë.

     Takimet e tij të para në Washington, ai i realizoi në vitin 1989 nëpërmes intelektualëve dhe verptimtarëve elitarë shqiptarë të New York-ut, ku më pas ai do ta takonte edhe presidentin e atëhershëm amerikan Gerorge W. H. Bush!

Filed Under: Komunitet

Mbylli sytë në Boca Raton, Florida, pinjolli i Derës zëmadhe të familjes Berisha të Dardanisë, aktivisti i shquar Ismet Ukë Sadik Berisha (1933-2025)

January 7, 2026 by s p

Me hidhërim të thellë mësuam lajmin e hidhur, se me datën 27 dhjetor 2025, pushoi së rrahuri zemra e nacionalistit të shquar, Kryetarit të Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit Ismet Ukë Sadik Berisha (1933-2025). Ai mbylli sytë në Boca Raton, Florida, në shtëpinë e tij, i rrethuar nga vëllai i tij Selimi me familje. 

Ismet Berisha për shumë dekada sa jetoi dhe punoi në SHBA, ai ishte një figurë e madhe, që nderohet dhe respektohet vazhdimisht në mesin e shqiptarëve patriotë dhe atdhetarë, si një personalitet i shquar në botën shqiptare, si simbol i patriotizmit, anti-komunizmit, anti sllavizmit serb, dhe si një qendrestar i vendosur i misionit historik, për bashkimin e trojeve etnike shqiptare, në një shtet të vetëm etnik rreth nënës së dashur Shqipëri. 

Ai me mendje dhe zemër të madhe, vuri të gjithë fuqitë e tij intelektuale, influencën e tij patriotike dhe antikomuniste në shërbim të vendlindjes së tij Kosovës dhe shtetit amë Shqipërisë. 

Shteti i New York-u, dallohet nga çdo vend tjetër, ku janë të vendosur sot shqiptarët, për më shumë së gjysmë shekulli, ku në mënyra të ndryshme kanë vepruar dhe punuar në të mirë të çeshtjes shqiptare, figura të shquara kombëtare për lirinë dhe për çlirimin e të gjitha trojeve shqiptare.

Tomë Mrijaj

Shtetet, kombet, qytetet, komunat, komunitetet dhe familjet, kanë historitë e tyre. Ata zënë fill që herët në shekujt e kaluar, për të ardhur në ditët tona, kur studiuesit, historianët, analistët dhe gazetarët gërmojnë ose hulumtojnë (investigojnë) vazhdimisht në arkivat e tyre, duke ndriçuar gradualisht atë pjesë të lavdishme të faqeve të ndritura të historisë të lënë në heshtje dhe harresë me ose pa qëllim gjatë shekujve.

E tillë ishte dhe mbeti ndër dekada edhe familja zëmadhe e mirënjohur në Dardani e nacionalistit të vendosur antikomunist dhe antisllav Ismet Ukë Sadik Berisha, të cilën do të përpiqem ta zbardh dora-dorës me modesti dhe fakte, dokumente dhe dëshmi të shumta të lënë në dorëshkrim nga bashkëkohësit, arkivat e pasura të Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit me qendër në New York, SHBA, për të ardhur gradualisht tek arkivat e pasura private, që ruante me kujdes dhe dashuri pinjolli i tyre nacionalist.

Ai sot mbylli sytë i qetë, për të mbetur i pavdekshëm në zemrat dhe mendjet e të gjithë bashkadhetarëve, dashamirësve të familjes Berisha dhe popullit martir të Kosovës, të cilës iu përkushtua me mish dhe shpirt deri në ditët e fundit të jetës së tij.

Historia e kësaj familje të madhe, është e lidhur me vetë historinë e lavdishme të Lidhjes së Prizrenit të Parë, të Dytë dhe të Tretë, që vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka një veprimtari të gjërë dhe të pasur patriotike me vijimësi të pandëprerë të punës së palodhur dhe aktivitetit patriotike 1962-2026.

Historia e familja së Sadik Ramës ndër shekuj

Në historinë e popullit shqiptar, familjet e mëdha fisnike brez pas brezi, kanë transmetuar dhe ruajtur përherë cilësitë më të mira të popullit shqiptarë, si: bujarinë, trimërinë, urtinë, mirësinë, atdhedashurinë, duke luftuar gjithnjë me pushkë dhe pendë në dorë dhe mendje të shëndoshë (për ndërgjegjësimin e të gjithë shqiptarëve patriotë), në mbrojtje të interesave të shenjta të Atdheut. 

Herë pas here, në historinë e çdo kombi, fati e sjell që të provohet forca morale dhe vendosmëria e mbijetesës nder shekuj nga bijtë më të shquar të tij. 

Këto raste të jashtëzakonshme historike, janë monomente të privilegjuara, ose shpesh herë tragjike, por tregojnë fisnikërinë e masave popullore dhe në mënyrë të veçantë guximin e tyre të jashtëzakonshëm, dhe si të thuash, fati i fton të tregojnë burrërinë dhe përkushtimin e tyre ndaj Atdheut, në formën e saj më të lartë. 

Ata hyjnë natyrshëm në larminë e heroizmit, për një moment të vetëm, që është momenti suprem i jetës së tyre. Dhe kësisoj, ata bëhen heronj të pavdekshëm me jetën dhe veprën në dobi të interesave të larta të kombit shqiptar, flamurit të Heroit Kombëtar Gjergj Gjon Kastriotit, të cilin e lanë vazhdimisht me gjakun e tyre të pastër. 

Këtë fat dhe privilegj të mirë e kemi ndeshur fatmirësisht, gjatë hulumtimeve tona në tre brezni të familje heroike Berisha, të mirënjohur nga të gjithë shqiptarët ndër shekuj. 

Familjet më të njohura të Dardanisë, ishin miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Sadik Ramës së Gjurgjevikut, gjatë luftrave për Pavarësi, që zhvilloheshin për mbrojtjen e Kosovës. 

Më vonë të njëjtat familje ishin përkrahës të Ukë Sadikut, në mbrojtje të vazhdueshme të interesave të larta të Atdheut. 

Të gjithë këto familje të njohura nacionaliste dhe anti-nazikomuniste më vonë, që cituam më lart, e kanë pësuar (vuajtur) vazhdimisht shumë rëndë, gjatë periudhës së sundimit të errët të nazikomunizmit shqiptaro-sllav, duke kaluar nëpër kalvarin e madh të përsekutimit, masakrimeve, djegie shtëpish etj. 

Kujtojmë, se e njëjta histori tragjike në të gjithë krahinën e Kosovës, është përsërit vazhdimisht në fund të shekullit XX dhe më saktë në vitin 1999. 

Në ditët tona, të rinjtë dhe të rejat pasardhës pinjoll të këtyre dyerve të miënjohura në Kosovë, në emigracion dhe vendlindje, me përkushtim ndihmojnë pa kursim këtë familje, gjatë aktivitetit patriotik të përhershëm të “Lidhjes së Tretë të Prizrenit” (1962-2026), me qendër dhe zyrat e saj sot në SHBA. 

Dhurimi i Arkivave të Organzatës “Lidhja e Tretë e Prizrenit” me qendër në New York, SHBA

Dorëzimi apo dhurimi me bujari i arkivave të organizatave të ndryshme panshqiptare të SHBA-së, në drejtim të shtetit amë, si në: Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, është një nismë e re bujare, që duhet vlerësuar shumë në disa drejtime në vendlindje.

Fatmirësisht shteti i ri i Kosovës, dorëzimin e dokumentëve të shumta historike të arkivit original të Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit me qendër në SHBA dhe zyrat e saj në New York e vlerësoi si një nismë me shumë rëndësi historike, për rishkrimin e historisë së komunitetit tonë nga studiuesit kosovarë.

Historia e nismës së dorëzimit të materialeve të pasura arkivore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në drejtim të shtetit të ri të Kosovës, ka qenë një ëndërr e kryesisë, kryetarit Ismet Berisha, një pinjoll i shquar i familjes së mirënjohur të Derës së Sadik Ramë Gjurgjevikut, nacionalistëve të shquar Ukë dhe Shaban Sadiku, Ismet Ukë Berisha, kryetar i Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit dhe Sekretarit të Përgjithshme të saj Tomë Mrijaj.

Gjatë kontakteve të vijueshme të studiuesit Mrijaj me prof. Muhamet Shatrin, që nga viti 2013, historiani Shatri i kishte kërkuar, që të interesohej në komunitetin e madh shqiptaro amerikanë tek shoqatat dhe miqtë e tij të sigurojë materiale arkivore historike, me vlera për pasurimin e Arkivit të Kosovës.

Asokohe organizata në fjalë, doli me një deklaratë publike, ku ndër të tjera theksonte, se: “Lidhja Shqiptare e Prizrenit me qendër në New York, ShBA dhe degët e saj në shumë shtete të botës, i dhuron Agjencisë Shtetërore të Arkivave (AShAK) të Kosovës të gjithë dokumentacionin nga viti 1962-2014…”

NJOFTIM:

Vellai i të ndjerit Selim Berisha me familje, së bashku me Kryesinë e Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit hapin të pame (presin ngushëllime) ditën e Diele me 25 Janar 2026 nga ora 11:00 am deri në ora 4:00 pm, në adresën:

(Inside: 165 Tuckahoe Rd. Yonkers, NY, 10710, Royal Regency Hotel, Aroma Trattoria Restorant.)  

Filed Under: Komunitet

Campaign Announcement – Gino Mulliqi Wylie City Council, Place 6!!!!!!!!

January 3, 2026 by s p

I am humbled, grateful, and honored to announce that I am running for re-election to the Wylie City Council, Place 6.

Serving the City of Wylie has been one of the greatest honors of my life. Over the past term, I have worked every day to represent our residents with integrity, accountability, and a deep respect for the responsibility you entrusted to me. I am especially thankful for the opportunity to continue serving as Wylie City Council Place 6 , a role that has allowed me to support our city’s leadership and help guide Wylie through a period of growth and opportunity.

Wylie is more than just a fast-growing city it is a community built on families, faith, hard work, and neighbors who look out for one another. Our strength comes from people of different backgrounds coming together with a shared commitment to this city we proudly call home. I believe strongly that when we lead with respect, common sense, and collaboration, Wylie succeeds.

During my time on Council, my priorities have been clear:

• Protecting public safety and ensuring our police, fire, and first responders have the resources they need

• Supporting responsible growth and smart development that preserves Wylie’s character while planning for the future

• Practicing fiscal responsibility, being a careful steward of taxpayer dollars

• Improving infrastructure, city services, and quality of life for our residents

• Maintaining open communication and transparency, so residents always have a voice in city government

If re-elected, I will continue working to ensure that growth does not outpace infrastructure, that neighborhoods are protected, that small businesses are supported, and that Wylie remains a safe and welcoming place for families and future generations.

Leadership is about listening, showing up, and making decisions based on what is best for the community not politics, not pressure, and not personal gain. I take that responsibility seriously, and I am committed to continuing to serve with honesty, humility, and hard work.

I am deeply thankful to my family, friends, supporters, fellow council members, city staff, and most importantly the residents of Wylie for their trust and encouragement. Your support has meant everything to me, and I do not take it for granted.

I respectfully ask for your continued support and your vote so I may continue serving Wylie and representing you with pride as your Councilman and Mayor Pro Tem.

Together, we will continue building a strong, responsible, and united Wylie today and for generations to come.

With gratitude,

Gino Mulliqi

Candidate for Wylie City Council, Place 6

Mayor Pro Tem

Filed Under: Komunitet

KOSOVA, NJË SHEMBULL DEMOKRACIE– Mbështetja e popullit është çelësi për fitoren e zgjedhjeve

December 30, 2025 by s p

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme përfaqësojnë nivelin më të lartë të demokracisë. Katër procese zgjedhore, përfshirë balotazhet, secili më i mirë se tjetri dhe pa probleme serioze, janë një arritje e jashtëzakonshme. Ato janë një shembull demokracie në Ballkan dhe Evropë. Populli i Kosovës dhe spektri politik kanë arsye të jenë krenarë. Përveç disa rasteve të izoluara individuale, gjithçka ka shkuar mirë. 

Fitorja bindëse, me mbi 50%, e LVV-së në koalicion me Guxo, Alternativa dhe PSHDK është plotësisht e merituar. Kryeministri Kurti e bindi popullin se puna dhe veprimet e qeverisë së tij ishin në interes të qytetarëve, në interes të zhvillimit dhe të forcimit të shtetit. Populli e shpërbleu atë me votë.

Humbësit e zgjedhjeve—PDK, LDK, AAK dhe NISMA—ishin të këqij në pushtet dhe u bënë edhe më të këqij në opozitë. Ata kanë hyrë në një labirint të errët dhe nuk janë në gjendje të gjejnë rrugëdalje. Ata kishin nevojë për një nokaut klasik për të reflektuar, për t’u kthjelluar dhe për të dalë nga ky labirint i pafat. Shpresoj se e kanë nxjerrë mësimin.

Mësimet që dolën nga këto zgjedhje për të gjithë janë të qarta.

Populli voton për ju që të mbroni interesat e tij dhe të shtetit tuaj, jo për të zbatuar urdhrat e diplomatëve ndërkombëtarë. Ata kanë interesat e tyre dhe disa mund të korruptohen nga armiqtë tanë. Të gjithë janë të përkohshëm. Vetëm populli është i përhershëm. Grenellët, Hillët, Escobarët, Lajçakët dhe Borrellët nuk kanë të drejtë vote në Kosovë. Bashkëpunimi dhe koordinimi me miqtë, pa përulje, është e vetmja rrugë e qeverisjes.

Nëse jeni parti opozitare dhe qeveria e shtetit tuaj ndodhet në një përballje të ashpër me armikun, duhet të merrni anën e qeverisë suaj, e jo ta kritikoni atë. Pushteti nuk fitohet duke e dobësuar shtetin. Dhe nëse, rastësisht, qëndrimet tuaja përputhen me ato të armikut, ndryshoni shpejt, sepse karriera juaj politike ka marrë fund.

Pushteti nuk fitohet përmes fyerjeve, sharjeve, shpifjeve dhe kritikave të pabazuara ndaj kundërshtarëve politikë, por përmes programeve konkrete qeverisëse dhe sjelljes konstruktive. Duket se opozita ende nuk e kupton se për ta mposhtur Kryeministrin Kurti dhe koalicionin e tij, duhet të bëhen më të mirë se ata, jo më të këqij.

Bllokada e krijimit të institucioneve, e orkestruar nga opozita nën direktivat e ish-ambasadorit amerikan Richard Grenell, ishte goditja përfundimtare për ta. Ata shkuan deri aty sa të refuzonin votimin e buxhetit të shtetit dhe të buxheteve të disa komunave, si dhe kredive të vlefshme ndërkombëtare, me shpresën se do ta nxisnin popullin e Kosovës kundër Kryeministrit Kurti dhe do ta merrnin pushtetin pa vota, në mënyrë të paligjshme.

Humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Deklaratat e udhëheqësve të LDK-së se nuk kanë problem me Listën Serbe, por me Kurtin; se Kurti po e keqtrajton pakicën serbe njësoj si Miloševiqi dhe Rankoviqi shqiptarët; dhe se diçka duhet t’i jepet Serbisë, ishin gabime fatale. Refuzimi i tyre për të hyrë në koalicion me LVV-në për të zhbllokuar situatën e vulosi humbjen e tyre.

Këto dhe shumë gabime të tjera në organizimin e brendshëm—si kontrolli absolut i strukturave partiake, largimi i kuadrove të aftë dhe devijimi nga rruga e Rugovës—e bëjnë reflektimin nga udhëheqja e LDK-së të domosdoshëm. Duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat, dorëheqja e kryetarit dhe e kryesisë së partisë është minimumi i nevojshëm për të filluar ndryshimet e domosdoshme për ecjen përpara. Kosova ka nevojë për parti të forta konstruktive opozitare.

Pas fitores bindëse, Kryeministri Kurti përballet me shumë detyra për ta kthyer shtetin në një gjendje normale. Formimi i shpejtë i institucioneve, plotësimi i ministrive me kuadro të aftë, miratimi i buxhetit dhe shumë çështje të tjera janë të një rëndësie jetike. Zbutja e diskursit politik dhe afërsia më e madhe me opozitën, me qëllim realizimin e shumë projekteve të rëndësishme shtetërore, janë thelbësore.

Me rëndësi të veçantë është arritja e konsensusit me partitë e tjera për zgjedhjen e Presidentit në prill të këtij viti dhe shmangia e zgjedhjeve të tjera të jashtëzakonshme. Do të ishte një gabim i pafalshëm nëse Presidentja Vjosa Osmani nuk do të zgjidhej në këtë post të rëndësishëm. Kualifikimet e saj për pozicionin e Presidentit janë të padiskutueshme. Performanca e saj gjatë pesë viteve të fundit ka qenë mbresëlënëse

Vërejtjet e disa opozitarëve dhe shtypit të shitur se ajo ka favorizuar partinë LVV janë të pabaza. Presidentja ka detyrë të bashkëpunojë me të gjitha partitë, por më së shumti me partinë në pushtet. Ajo ka të drejtë të ketë simpati. Nëse partitë e Kosovës duan një President plotësisht të pavarur, kushtetuta duhet të ndryshohet dhe ai/ajo duhet të zgjidhet nga populli. Kushdo që voton kundër Presidentes Osmani duke e çuar vendin në zgjedhje të reja do të përballet me ndëshkim edhe më të madh nga populli i Kosovës.

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e udhëhequr nga Presidenti Joe DioGuardi dhe Këshilltarja për Çështjet e Ballkanit Shirley Cloyes DioGuardi, e mbështet plotësisht Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani. Ne nuk mbështesim parti politike, por udhëheqës që dëshmojnë se interesat shtetërore dhe kombëtare i vendosin mbi interesat personale dhe partiake.

Personalisht, si Drejtor Ekzekutiv i LQSHA-së, drejtpërdrejt përgjegjës për ndihmën ndaj situatës në Kosovë dhe qeverisë aktuale në rrugën e duhur të ndërtimit të shtetit dhe kombit, jam shumë i lumtur me arritjet e Kosovës, veçanërisht në përballjen me Serbinë, që kulminuan me rezultat zgjedhor tepër të favorshëm për Kosovën. Mbështetja e komunitetit dhe e shumë bashkatdhetarëve anembanë botës për punën time dhe të Ligës është e jashtëzakonshme.

Puna jonë, në bashkëpunim me qeverinë e Kryeministrit Kurti, partitë që punojnë për interesa shtetërore dhe kombëtare, si dhe organizatat e komunitetit shqiptaro-amerikan, në promovimin dhe avancimin e interesave të vendeve tona dhe të kombit shqiptar në Kongresin Amerikan dhe në të gjitha nivelet zyrtare në Washington, vazhdon.

Urime Kryeministër Albin Kurti!                                                                                                          

Urime për zgjedhjet madhështore, Kosova jonë dardane!                                                                       

Zoti e bekoftë Kosovën dhe kombin shqiptar!

Agim Aliçkaj, Drejtor Ekzekutiv i LQSHA                                                                                            

Nju Jork, 30 dhjetor 2025

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 392
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!
  • Liria fillon gjithmonë nga refuzimi për të gënjyer veten…
  • Një nderim për historinë tonë kombëtare…
  • Habermas në mbrojtës i vendosur i intervenimit të NATO-s në Kosovë
  • HYSEN S. DIZDARI, VLERA E NJË HULUMTUESI SERIOZ NË PULLAT SHQIPTARE
  • Njё Dritёro amerikan, Robert Frost (1874 – 1963)
  • 18 mars 2026, 78 vite nga lindja e poetit martir Vilson Blloshmi!
  • Shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. promovon romanin “Brenga” të Dr. Pashko Camaj 
  • ASOCIACIONI SI ENTITET PARA-SHTETËROR APO VETËMENAXHIMI SI GARANCI E RUAJTJES SË RENDIT KUSHTETUES NË KOSOVË
  • Luana Bajrami, aktorja nga Kosova feston 25 vjetorin me Oscar dhe hyn në Histori
  • Çfarë e bën mashkullin burrë?
  • Pse Hoxhë Hasan Tahsini ishte drejtuesi i lobit shqiptar në Stamboll
  • Artan Shabani, piktori i ngjyrave që vuan dramën e Çamërisë
  • Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por stresi i jep krahë: Pse biem pre e gënjeshtrave?
  • Shuhet lahutari rugovas Rrustem Bajrami-Imeraliaj, 1932-2026

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT