• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Neandertalët

February 21, 2022 by s p

Astrit Lulushi/


Nëse njerëzit e shpellave ishin më të fortë se njerëzit modernë, atëherë pse u zhdukën? Bëhet fjalë për Neandertalët. Ata ishin më të fortë dhe më të zgjuar se ne. Ka pasur shumë diskutime pse Neandertalët u zhdukën. Teoria më e njohur është konsumi i energjisë. Truri është konsumatori më i madh i energjisë për trupin duke përdorur rreth 20% të fuqisë totale. Një tjetër faktor i konsumit të energjisë është lëvizja dhe Neandertalët mendohet se kanë qenë mbase vrapues, por jo të distancave të gjata. Neandertalët kërkonin më shumë kalori sesa njerëzit dhe kishin nevojë të gjuanin më shpesh. Meqenëse bota ishte në një epokë akullnajash dhe ushqimi ishte i pakët, mendohet se Neandertalët vdiqën nga uria dhe nga gjuetia jonë për ushqim. Pra, nuk duket se më i forti mbijeton. Ndoshta Bota i përket atij që është i pafuqishëm.Cila është përqindja më e lartë e ADN-së së Neandertalit e gjetur në një njeri modern? Shumica e aziatikëve dhe evropianëve kanë 1–2% ADN të përbashkët me Neandertalët, ndërsa Nën-Saharianët, të cilët nuk u larguan nga Afrika, kanë jashtëzakonisht pak ose aspak.ADN-ja e Neandertalit është një përqindje shumë e ulët e materialit tonë gjenetik. Në fakt, shumë prej nesh, linjat e gjakut të të cilëve konsideroheshin më shumë Neandertale, janë në fakt me origjinë Denisovane, specie “binjake” të Neandertalëve që migruan në Azi. Përhapja e gjeneve Denisovane është më e përqendruar mes autoktonëve në Australi, Papa Guinea e Re dhe Indonezi. Përhapja e gjeneve Neandertale është më e gjerë dhe çuditërisht e gjen veten në përqendrim të lartë mes autoktonëve në Amerikën veriore, dhe përgjatë skajeve të Azisë Lindore dhe Rusisë.

Filed Under: Kronike

Kosovë-Presidentja Osmani e Kryeministri Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC)

February 18, 2022 by s p

PRISHTINË, 18 Shkurt 2022 – Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC).
Në margjina të MSC-së, Presidentja Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me liderë të tjerë botërorë, si dhe me krerë të organizatave ndërkombëtare.
Presidentja Osmani do të marrë pjesë poashtu edhe në panele diskutimi për çështjet e lidhura me sigurinë, duke përfshirë zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat e paraqitura për kombet demokratike në mbarë botën.
Ndryshe, MSC është themeluar më 1963 dhe që nga atëherë është një forum i pavarur në të cilin promovohen zgjidhjet paqësore të konflikteve, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe dialogu, thekson njoftimi i dërguar nga Presidenca e Kosovës.
Edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot udhëton për në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë atje (Munich Security Conference). I shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kryeministri Kurti do të qëndrojë atje për tre ditë gjatë të cilave do të zhvillojë takime të ndryshme bilaterale, bën të ditur njoftimi i dërguar nga Zyra e Kryeministrit.

Filed Under: Kronike

Paligjshmëria “pjell” paligjshmëri!

February 14, 2022 by s p

Alma Liço/

Janë me të vërtetë të trishtueshme pamjet e atyre qytetarëve që në emër të urbanizimit të zonës, po u prishen shtëpitë dhe bizneset e ndërtuara me punë dhe mund. Për më tepër në mes të dimrit dhe tëpadëmshpërblyer në mënyrën dhe masën e duhur.

Por përtej këtyre emocioneve të natyrshme, analiza për këtë që po u ngjet atyre të ngratëve duhet të fillojë ca më herët. Nënë Liza dhe nënat e tjera që sot janë bërë viktima të këtij “projekti” urban, para dy ose tre dekadash zbritën nga fshatrat e tyre, zabtuan toka dhe në abuzim të plotë ndërtuan mbi to shtëpitë e tyre, një ose disa katëshe. Madje edhe bizneset.

Nuk menduan për asnjë moment të vetëm se ajo që po bënin nuk ishte e drejte, pasi vetëm pushtuesit zabtojnë toka. Nga ana tjetër, shteti që duhet të merrte masa për të ndalur këtë paligjshmëri, nuk veproi aspak, duke dhunuar kësisoi të drejtën kushtetuese të pronarëve për trashëgimin e saj.

Dhe rezultati…shembje…rrafshim……më pare Astiri… sot 5 Maji…nesër diku tjetër.

Një veprimtarie cila që në krye të herës nisme abuzim dhe grabitje, është vështirë të ketë vazhdim të suksesshëm, ku të respektohet të drejtat e të gjithë personave të përfshirë.

Shteti bandit i cili ka lejuar të ndërtosh pa leje, për më tepër në një truall që nuk të përket, nesër vijon me paligjshmërinë kushtetuese duke ta legalizuar atë… dhe pasnesër pa asnjë ekuivok vjen e ta shemb.

Në një vend ku qytetarët nuk respektojnë ligjet dhe shteti nuk kryen funksionin për të detyruar institucionet e tij,si dhe qytetarët t´i zbatojnë ato, do kemi kurdoherë nënë Liza që do vajtojnë mbi gërmadhat e shtëpive të shembura, si dhe ish-pronarë të dorëzuar para këtij banditizmi të këtyre përmasave,  që enden dëshpërimisht gjykatave pa gjetur asnjëherë të drejtën kushtetuese tëtrashëgimit të pronës.

Filed Under: Kronike

Memli Krasniqi përmbyllë vizitën në Shqipëri me nderime para shtatores së Komandantit legjendar, Adem Jashari

February 11, 2022 by s p

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përmbyllur vizitën zyrtare dy ditore në Shqipëri, me nderime para shtatores së komandantit legjendar, Adem Jashari. Krasniqi, i shoqëruar nga nënkryetari i Tiranës, Andi Seferi, anëtari i Këshillit Bashkiak, Luan Bregasi, Andriola Kambo, Drejtoreshë e Unionit të Bashkive dhe delegacioni nga Kosova, nënkryetarët e PDK-së Vlora Çitaku e Uran Ismaili, sekretari Bajrush Xhemajli dhe shefi i Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri kanë bërë homazhe para shtatores së komandantit legjenda në Tiranë, nga ku ka bërë thirrje që një e tillë të ndërtohet edhe në Prishtinë. “Vizitën zyrtare në Shqipëri e përmbylla me nderime tek shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Vepra dhe sakrifica e tij dhe e familjes Jashari për lirinë, sot janë frymëzim për shqiptarët gjithandej. Sikur kryeqyteti i Shqipërisë që tash e sa vjet e ka shtatoren e Adem Jasharit, edhe Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, duhet ta ketë së shpejti një të tillë në qendër të saj.”, ka shkruar Krasniqi. Gjatë vizitës në Tiranë, Krasniqi ka takuar Kryeministrin, Kryetaren e Kuvendit, Kryetarin e Tiranës, dhe Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Filed Under: Kronike

KUSHTRIMI I PADËGJUAR I KURDËVE: RINGJALLET ISISI

February 8, 2022 by s p

Nga LORENZO CREMONESI

Mos u gënjeni. Isis është I rrahur por jo i mundur. Nëse nuk na ndihmoni t’a luftojmë, do të rikthehet”. E thonin hapur milicët kurdë para gërmadhave të Baghouz, kështjella e fundit e Kalifatit në Sirinë Verilindore. Ishte marsi i vitit 2019: mbas pesë vitesh të një lufte të pamëshirshme kundër terrorit xhihadist, dhjetra mijë viktimash e një pështjellimi të  fuqishëm të koalicionit të drejtuar nga amerikanët, kurdët e krahinës siriane gjysëm të pavarur, që ata e quajnë Rojawa, na paralajmëronin. Por bashkësia ndërkombëtare I dëgjoi pak, dukej një thirrje e interesuar. Faktet e kohëve të fundit provojnë se kishin arsye për të shitur.

Isis dhe skajshmëria islamike ngrenë kokën, godasin në Niger, në Mali, në Burkina Faso, deri n’Afganistanin taleban, përveç Irakut të ndarë në shiitë e sunitë, në kundërshtim me pakicën e saj kurde, e në vetë Sirinë e plagosur nga kriza ekonomike që i shkakton vështirësi të rënda diktaturës së Bashar Asadit. Zilja e kushtrimit më shqetësues ka qënë sulmi në stil të gjërë që, javën e shkuar, jetimët e Abu Bakr al Bagdatit zhvilluan kundër burgut të Gweiranit, një kompleks i gjërë i rrethuar nga mure të lartë në rrethinat e Hasakeh, ku janë burgosur më shumë se 5.000 të papenduar, ndërmjet tyre lulja e xhihadit ndërkombëtar. Të vdekurit janë më tepër se dyqind, nuk është e qartë se ç’është bërë me 600 fëmijë, bij të “martirëve” islamikë të betejave të Mosulit e të Rakës. Luftimi vazhdoi së paku gjashtë ditë, amerikanët dërguan përforcime. E gjithë bërthama qytetare e Hasakehut mbeti e paralizuar nga shtetrrethimi. Kurdët thonë se kanë fituar, por nuk është e qartë se sa kanë ikur e sa kanë arritur kampin e afërt të Al Holit, ku janë të burgosur pothuaj 60.000 ndërmjet grave dhe bijve të xhihadistëve. Ndërkaq qeveria e Bagdatit lajmëron rritjen e sulmeve të Isisit n’afërsi të Mosulit. Kurdët duhen dëgjuar.

“Corriere della Sera”, 30 janar 2022   Përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 98
  • 99
  • 100
  • 101
  • 102
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT