• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Çmimi “Shaban Jashari” mësueses Kimete Dida

March 3, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 3 Mars 2016/ Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka ndarë sot çmimin vjetor “Shaban Jashari” për mësimdhënësin e dalluar të vitit, i cili këtë vit i është ndarë mësueses Kimete Dida nga shkolla fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë. Ky çmim është ndarë për performancën pozitive të mësimdhënësit model, komunikimit të dalluar me nxënës, prindër dhe rezultate të mira. Gjithashtu, ministri ndau mirënjohje edhe për mësimdhënës të tjerë të dalluar, nga një mësimdhënës për secilën komunë.
 Këto mirënjohje u ndanë në ceremoninë solemne të organizuar me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, nga ku ministri Bajrami uroi mësimdhënësit në gjithë Kosovën për këtë ditë të veçantë
 Ministri Bajrami, me këtë rast tha se, përveç ngjarjeve të shumta të lavdishme të marsit, në këtë muaj kujtojmë edhe rolin që kanë pasur mësuesit gjatë historisë. “Kujtojmë Shaban Jasharin si një atdhëtar, një veteran të arsimit, i cili diti të luajë rolin e një mësimdhënësi dhe po ashtu të edukojë një familje të tërë në frymën e atdhedashurisë, rezistencës dhe lirisë, dhe dha një provim historik se cili është roli i mësimdhënësit në momente të vështira kombëtare”, tha ministri Bajrami dhe theksoi se jo rastësisht ky çmim mban emrin e Shaban Jasharit.
 Ministri Bajrami kujtoi edhe kohën kur mësimdhënësit kanë punuar në kushte shumë të vështira dhe bashkë me popullin mbajtën të gjallë shkollën shqipe, por edhe idenë e lirisë, sidomos në vitet 90/99. “Të gjithë jemi krenarë për atë periudhë, por edhe jemi të obliguar të njohim atë punë, të njohim rolin e mësimdhënësve”, theksoi ai.
 Sa jemi krenar për rolin që kemi pasur si mësimdhënës, theksoi ministri Bajrami, aq jemi të vetëdijshëm për rolin që duhet ta kemi sot, sepse sot të qenit mësimdhënës është një profesion krenar dhe jemi shumë të lumtur që është një nga profesionet më të kërkuara në tregun e punës.
 Duke e vlerësuar lartë figurën e mësimdhënësit dhe rolin që ka për reformat në arsim, ministri Bajrami theksoi se Kosova është vendi me numrin më të madh të të rinjve, të cilët meritojnë arsim cilësor. “Instrumenti më i mirë për ta ngritur cilësinë në arsim janë mësimdhënësit e përgatitur”, tha ai, ndërsa u shpreh i bindur se së bashku mundemi që Kosovës t’ia krijojmë një sistem të avancuar të edukimit.
 Mësuesja, e cila mori çmimin “Shaban Jashari”, Kimete Dida, u shpreh mirënjohëse për këtë çmim, për të cilin tha se i jep fuqi për të vazhduar edhe më tutje me përkushtim në misionin e shenjtë të edukimit të brezit të ri. “Ne arsimtarët duhet të jemi koshientë për rolin që kemi në transformimin e shoqërisë sonë duke punuar me nxënësit tanë në zbatimin e parimeve etike, humaniste, të siqeritetit, ndershmërisë dhe sjelljes e kulturës, që janë bazë për të ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe prosperuese”, tha ajo./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Kimete Dida, Kosovë-Çmimi “Shaban Jashari”, mësueses

Ekipi i filmit “Shok” pritet nga kryetari i Prishtinës

March 3, 2016 by dgreca

Prishtinë, 2 mars 2016/ Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti sot në takim ekipin e filmit “Shok”, të cilin e vlerësoi tejet të rëndësishëm për disa arsye.

-“E para, që nuk kemi shumë storie të luftës që tregojnë se çfarë ka ndodhur në Kosovë dhe ky film e përçon mesazhin e asaj që ka ndodhur në luftë. Ndërsa, e dyta është se kjo është hera e parë që Kosova përfaqësohet në një ngjarje aq të rëndësishëm për filmin”, tha Ahmeti. 

Ai përgëzoi për punën e bërë dhe uroi sukses në të ardhmen.

Filmi “Shok” ka garuar në ceremoninë më të rëndësishme të artit filmik “Oscars”, ku pjesëmarrja e një projekti nga Kosova ishte një ngjarje historike për kinematografinë kosovare./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Ekipi i filmit “Shok”, kryetari i Prishtinës, pritet nga

Jonuz Musliu, në Stacionin policor të Bujanocit

March 2, 2016 by dgreca

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu është ftuar të paraqitet në stacionin policor në Bujanoc.

Ftesa, është bërë nga Policia e Serbisë për shkak se, siç ka thënë ajo në ftesë, ai e ka penguar rrugën rajonale, transmeton Koha.net.E vërteta është se Musliu, me një numër protestuesish kanë penguar kalimin e dy maunave të cilët kthenin mbrapa për në Kosovë 103222 tekste shkollore të cilat ishin dhënë donacion nga MASHT-it për nxënësit e Luginës së Preshevës.

Këta libra shkollorë kanë qëndruar në terminalin doganor Buajnocit që nga fundi i gushtit të vitit të shkuar.

Librat janë kthyer në Kosovë me vendim të Minsitrisë serbe të Arsimit, pasi ajo i librat i ka konsideruar nacionalistë.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Jonuz Musliu, ne rajonin policor

Visar Ymeri në gjykatë

March 2, 2016 by dgreca

Policia e Kosovës e ka shoqëruar për në gjykatë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. “Në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në mëngjes policia ka shkuar në banesën ku jeton deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe e ka shoqëruar atë në polici”, ka thënë ajo.

Tash për tash, nuk janë bërë të ditura arsyet pse është shoqëruar në polici Ymeri.Një numër deputetësh dhe aktivistë të kësaj partie politike, kohët e fundit janë përballur me ligjin, qoftë për shkak tët sjelljeve të tyre ne Kuvendin e Kosovës dhe përdorimit të gazit lotsjellës, apo për shkak të protestave në rrugë të cilat në disa raste përfunduan edhe në dhunë dhe përplasje me policinë.

Policia e Kosovës përmes një komunikate me shkrim, ka deklaruar se “urdhëresa e nxjerrë në muajin shkurt të këtij viti, ka specifikuar detyrimin për policinë, që të pandehurin V.Y me datën 02.03.2016, në ora 09:30, ta dërgojë në Objektin e Pallatit të Drejtësisë, saktësisht në Gjykatën Themelore”.

DEKLARATA E VETEVENDOSJES

Arrestohet Kryetari Visar Ymeri

Në mëngjesin e ditës së mërkurë, data 2 mars 2016, disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë arrestuar në banesën e tij kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymerin.

Visar Ymeri është arrestuar edhe pse gëzon imunitet, si deputet i Kuvendit të Kosovës. Ai është dërguar me forcë në gjykatë, ku është i thirrur si dëshmitar.

Arrestimi i kryetarit të subjektit më të madh opozitar vjen pas qindra arrestimesh të aktivistëve e deputetëve të Lëvizjes në gjashtë muajt e fundit.

Arsyet e kësaj përndjekje mesjetare janë tërësisht politike, duke qenë se për gjashtë muaj me radhë Lëvizja VETËVENDOSJE! ka arritur të bllokojë marrëveshjet e dëmshme për vendin, atë për “Zajednicën” dhe “Demarkacionin”.

Të gjithë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përfshirë këtu kryetarin Visar Ymeri, shefin e grupit parlamentar Glauk Konjufca apo sekretarin organizativ Dardan Molliqaj, nuk janë njerëz që arratisen prej Kosovës për t’i ikur drejtësisë, siç bëjnë zyrtarët e lartë të partive në pushtet.

Të gjithë ne jemi të arrestueshëm, ndryshe nga kriminelët dhe multimilionerët e PDK-së dhe LDK-së që janë të paprekshëm. Por nuk do të vijmë vetë në gjyqet politike të urdhëruara nga pushteti. Do të vazhdojmë rezistencën deri sa ta shpërfaqim krejt dhunën policore dhe shumëstandartësinë gjyqësore të këtij pushteti me karakteristika totalitare.

2 mars 2016
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Filed Under: Kronike Tagged With: Arrestohet Visar Ymeri, dergohet ne Gjykate

Inagurohet qendra per studimin e gjallesave detare ne Lagunen e Patokut

March 1, 2016 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/

Qendra për Studimin dhe Ndihmën e Parë për Breshkat Detare në Patok vjen si një financim i projektit NETCET: “Rrjeti për Ruajtjen e Cetaceve dhe Breshkave Detare në Adriatik”. Projekt ky i cili e ka nisur aktivitetin e tij në vitin 2012 dhe përfundon në fund të Shkurtit të vitit 2016. Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte zhvillimi i strategjive të përbashkëta për ruajtjen e cetaceve dhe breshkave detare në detin Adriatik. Ky projekt është një bashkëfinancim i Instrumentit të Bashkimit Evropian për Asistencën e Para-Antarësimit dhe 13 partnerëve nga rajoni. Aktivitetet lidhur me breshkat detare në Shqipëri janë mbuluar nga Shoqata Herpetofauna Shqiptare.

Rezultatet e arritura nga ky projekt janë të shumta si:

-Shkëmbimi, standartizimi i njohurive shkencore dhe bashkëpunimi efektiv ndërmjet institucioneve të përfshira në ruajtjen e cetaceve dhe breshkave detare në Adriatik.

-Rritja e kapaciteteve institucionale për ruajtjen e këtyre gjallesave në shtete partnere.

-Shtimi i njohurive mbi popullatat dhe rreziqet që u kanosen cetaceve dhe breshkave detare.

– Rritjen e kapaciteteve teknike për rikuperimin e breshkave detare në Adriatik dhe trajtimi efektiv i breshkave të dëmtuara në qendrat e rikuperimit ekzistente/ të ndërtuara rishtazi.

-Rritjen e mundësisë së shpërndarjes së informacionit përmes qendrave për rikuperim të breshkave detare.

– Rritjen e ndërgjegjësimit të popullsisë bregdetare për praninë dhe nevojën e ruajtjes së këtyre gjallesave.

-Rritjen e njohurive dhe adaptimin nga peshkatarët të formave korrekte të mbajtjes dhe lëshimit të breshkave detare.

-Përmirësimi i praktikave të ruajtjes dhe menaxhimit të popullatave të cetaceve dhe breshkave detare dhe habitatave të tyre në Adriatik përmes bashkëpunimit rajonal.-Krijimi i një krenarie dhe ndjenje pronësie për pasurinë natyrore të Adriatikut.

Përvec veprimtarive të shumta shkencore, edukative dhe ndërgjegjësuese që ka zhvilluar ky projekt, ndërtimi i qendrës për studimin dhe ndihmën e parë për breshkat detare në mjediset e lagunës së Patokut ka shënjuar kulmin e zhvillimeve të tij në vendin tonë për shkak se kjo qendër:

Është e para e këtij lloji në vendin tonë.

-Do të mund të ofrojë një ndihmë të specializuar për breshat e dëmtuara.

-Do të shërbejë si një pikë lidhëse për rrjetin e monitorimit të kapjes aksidentale apo gjetjen e breshkave të ngordhura.

-Do të mund të shpërndajë informacion dhe organizojë aktivitete me grupmosha të ndryshme

-Do të ofrojë mundësinë e zhvillimit të aktiviteteve kërkimore në një mjedis të rëndësishëm për nga biodiversiteti dhe pozicioni siç është laguna e Patokut dhe gjiri i Drinit.

Filed Under: Kronike Tagged With: Ahmet Zani, e Patokut, Inagurohet qendra per studimin e gjallesave detare, ne Lagunen

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 290
  • 291
  • 292
  • 293
  • 294
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 
  • Mbi romanin “Brenga” të Dr. Pashko R. Camaj
  • Presheva Valley Discrimination Assessment Act Advances
  • Riza Lushta (22 JANAR 1916 – 6 shkurt 1997)
  • Krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Luftën Italo-Greke (tetor 1940 – prill 1941)
  • Masakra e Reçakut në dritën e Aktakuzës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë
  • FATI I URAVE PREJ GURI MBI LUMIN SHKUMBIN
  • Skënderbeu, Alfonsi V dhe Venediku: në dritën e Athanas Gegajt
  • Abaz Kupi si udhëheqës ushtarak i çështjeve kombëtare
  • “Lule e fshatit tim” – Poezi nga Liziana Kiçaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT