Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, shpërndau ditën e sotme këstin e parë të dëmshpërblimit për 54 ish- të përndjekurit politik në ambjentët e Ministrisë së Mirëqënes Sociale dhe Rinisë.
Ministri Veliaj tha se “unë sot do të doja të shpërndaja 54 urdhër-pagesa. E para me një komunitet prej 560 dosjesh që ne tashmë e kemi përgatitur dhe kemi trasferuar dhe jam i sigurt personalisht që kjo minisri të ketë trasferuar paratë në llogari bankare, kështu që sot bashkë me letrën e informacionit do të merni dhe numrin e llogarisë bankare që ju keni depozituar dhe ku kanë shkuar paratë dhe shuma përkatëse për secilën depozitë”.
Më tej ministri Veliaj u shpreh se “Sigurisht që sot në një vënd normal , sot do të ishte një ditë e gëzuar sepse po bëjmë një lloj paqe me historinë dhe më rezulton që nuk është kështu në Shqipëri, sepse është një ditë shumë e vonuar dhe një ditë që është vonuar 23 vjet, kjo ministri ka pasur pjesën e vet të përgjegjësisë, keshu që edhe pse nuk kemi qene në detyrë para disa muajsh , unë kërkoj ndjesë publikisht sepse jeni përfaqësues të shtetit shqiptar dhe pavaresisht se kush është në pushtet, shteti duhet të dijë të kërkojë ndjesë për detyrat që nuk i ka kryer. Kështu që uroj që të keni mundësi të na falni dhe të na mirëkuptoni që në kohë rekord sapo e kemi marrë këtë detyrë jemi munduar ta stabilizojmë situatën.
Gjatë fjalës së tij, Veliaj tha se “ky nuk është shpërblim, ky është një dëmshpërblim sepse disa njerëzve u është bërë një dëm dhe shumë prej të mirave publike që ne kemi sot në Shqipëri për infrastrukturën është bërë pa pagesë nga njerëz që kanë punuar nën dhunë dhe nën detyrim. Ndërkohë, do t’ju ftoja që të gjitheve që te ishit pjesë e nje dikutimi për reformën që duam t’i bejmë ligjit , jo vetëm për të rritur fondet por edhe për të gjetur një mënyre të arsyeshmë që ligji për fondin të jëtë sa më eficent, për t’i dhënë përparësi atyre që janë gallë, burokracitë duhen ndërprerë, rrugët duhet të bëhën më të shkurtra.“.” I kam kërkuar ministrisë që të gjithë fondin ta disbursojë 100% brënda vitit”, u shpreh ministri Veliaj.
Ushtria e përfshirë në trafik droge?
* Kuvendi përfshihet në debat për akuzat e opozitës për përfshirjen e ushtrisë në trafikun e drogës/
* Kryeprokurori Llalla: Po hetojmë, presim fakte nga akuza/
Nga Arbi Fortuzi/-.Hetimi i akuzave të ngritura nga opozita kundrejt qeverisë lidhur trafikimin e drogës nga ana e ushtrisë, janë në fazën fillestare, tha të enjten Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, gjatë një prononcimi për mediat.
Llalla gjatë prononcimi tha se aktualisht po bëhen verifikimet e duhura lidhur me ngjarjen në fjalë, ndërsa nënvizoi se po pritet dokumentacioni që fakton akuzat e ngritura.
“Prokuroria ka marrë edhe një kërkesë nga ministrja e Mbrojtjes për nisje te hetimeve. Jemi në fazën e verifikimeve paraprake, do i kërkojmë deputeteve që kanë ngritur dyshime për përfshirjen e strukturave te ushtrisë ne trafik droge, që të paraqesin faktet që thonë se i disponojnë, do i kërkohet edhe institucioneve te ndryshme si, SHISH, DPPSH, dhe këdo që mund të ketë informacioni e fakte që t’i paraqesë pranë organeve të akuzës”, tha Llalla.
Kuvendi përfshihet në debat për akuzat e opozitës për përfshirjen e ushtrisë në trafikun e drogës/
Kuvendi u përfshi në debate të ashpra dhe në akuza të ndërsjella, teksa si pikë e rendit të ditës ishte në fakt procesverbali i punimeve të seancës së shkuar plenare.
Opozita i kërkoi shpjegime Kryeministrit dhe Ministres së Mbrojtjes për akuzat e ngritura për përfshirje të ushtrisë në trafik droge. Por, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i kërkoi opozitës përgjegjshmëri në akuzat që ngre. Ai po ashtu kërkoi nga opozita që të çojë në Prokurori të gjitha faktet, shqetësimet dhe informacionet që ka. “Çojini në prokurori të gjitha faktet, shqetësimet dhe informacionet që keni, në rast se doni të ndihmoni Shqipërinë”, tha Meta.
Meta i kujtoi opozitës se ministrja e Mbrojtjes pas ngritjes së akuzave nga ana e opozitës, i ka bërë kërkesë zyrtare Prokurorisë të hetojë mbi akuzat e ngritura. Është detyrë e Prokurorisë të hetojë akuzat, ndërsa detyra jonë, tha Meta, është të bashkëpunojmë me Prokurorinë. “Ne jemi vend anëtar i NATO-s”, theksoi ai në fjalën e tij. Edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, hodhi poshtë akuzat. “S’ka asnjë provë të vetme dhe fakt të vërtetuar që Forcat e Armatosura apo bazat e ushtrisë janë të implikuara në veprime kriminale”, deklaroi Kodheli
SHBA: Një ngjarje makabre ka ndodhur në një familje – nëna vret 7 foshnjet e saj
7 foshnjat e vdekura janë gjetur në garazhin e një shtëpie në kantonen Pleasant Grove; Gruaja 39 vjeçare i është nënshtruar një hetimi për vrasjen e fëmijëve të saj thotë policia/
Nga BEQIR SINA New York/
PLEASANT GROVE – UTAH : Një ngjarje makabre ka ndodhur këto ditë në SHBA , mësohet se “një grua 39 – vjeçare se kanë vrarë shtatë prej fëmijëve të saj gjatë dhjetë viteve të fundit ” Trupat e pajetë të foshnjave u gjetën në shtëpinë e gruas në Pleasant Grove, të shtetit amerikan Utah.
Simbas policisë:”Gruaja i ka lindur foshnjet mes viteve 1996-2006, por menjëherë pas lindjes i vriste ato.”
Policia beson se Megan Huntsman, banore e kantonit Pleasant Grove në Utah, i lindi foshnjat, fsheurazi( në shtëpi jo në maternitet) i vrau dhe më pastaj trupat e tyre të vegjël i futi në kuti dhe i “ruante” në garazhin e shtëpisë së saj, tha policia.
Policia nuk ka dashur të besojë faktin se ka gjetur skeletet e shtatë fëmijëve në një dollap të Huntsman të cilat u ekspozuan të shtunën nga ish- bashkëshorti i saj – i cili i gjeti teksa ishte duke bërë pastrimin e garazhit e shtëpisë në të cilin kishte jetuar së bashku me Megan Huntsman deri në vitin 2011 , ka thënë një burim i policisë për gazetën Salt Lake Tribune.
Sipas saj denoncimi është bërë në numërin e telefonit 911, nga ish-burri i saj, ndërkohë që gruaja e cila tani ndodhet në burg thuhet se ka edhe tre vajza të tjera 13, 18 dhe 20 vjeç.
Policia e cila tashmë ka arrestuar tashmë nënën vrasëse Megan Huntsman, ndërsa ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë gruan të kryente aktet e rënda.
Media amerikane njofton se policia i ka dërguar gjetjet e trupave prej kufomave të shtatë fëmijëve të Huntsman në një institut të mjekësisë ligjore në Utah – për t’ju nënshtruar egazaminimit, në përpjekje për të zbuluar shkaqet e vdekjeve të shtatë fëmijëve.
Fqinjët e saj thanë për median se nuk kishin djeni se çfarë ishte bërë më fëmijët e saj – por se e dinin që Huntsman së bashku me ish burrin ishte një përdoruese e rregullt e subastancave narkotike, e cila u zhvendos prej aty një vit pas ajo kishte probleme shëndetësore nga abuzimi i substancave narkotike.
Ai dhe Huntsman kanë tre vajza të tjera që janë për fat të mirë ende gjallë , qenien më të madhe 20 vjeç dhe më e reja vetëm 13 -vjeç , i tha gazetës një fqinj i saj që nuk dëshirojë të indetifikohej .
Ish – burri i saj thonë fqinjët Darren West, nuk ishte parë në atë shtëpi që pas dënimit me akuza të shpërndarjes të drogës – ku ai qe dënuar me një dënim me nëntë vjet burg . Por, sipas tyre ai apeloi atë dënim disa herë dhe kreu vetëm dy vjetë( 2006-2008) .
Policia ende nuk e ka të qartë se nëse ndonjë prej foshnjave të gjetura të vdekura u lindë gjatë asaj kohe kur ish burri i saj ishte në burg .
Huntsman nuk ka rekord të mëparshm penalë përveçse për një shkelje të trafikut të vitit 2011, simbas të dhënave të rekordit të saj.
Megan Huntsman është e akuzuar nga policia si një vrasës serik për vrasjen e shtatë të porsalindurve të saj dhe futjen e trupave të tyre në kuti në garazhin e shtëpisë së saj çka sipas ligjeve të këtij shteti ajo do të dënohet me vdekje.
Mesila Doda dhe Albana Vokshi, në Forumin Global të Grave Parlamentare
Deputetet Mesila Doda, kryetare e Aleancës së Grave Deputete të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryetare e grupit të miqësisë Shqipëri-Islandë dhe Albana Vokshi kryetare e Komisionit të Ccështjeve Sociale, morën pjesë në konferencën botërore me temën “Prania e gruas në politikë, kusht përparimi për shoqërinë”, ku merrnin pjesë deputete dhe senatore nga të gjitha kontinentet.
Në konferencë, Deputetet parashtruan qëndrimet e tyre lidhur me rolin e gruas në shoqërinë e sotme dhe sfidat e saj në shoqërinë shqiptare. Ato nënvizuan nevojën për një prani më të shtuar të grave në politikë, duke promovuar modelin e Islandës, i cili është listuar në 5 vitet e fundit si vendi i parë në botë për diferencën midis burrave dhe grave si dhe është vendi me praninë më dominonte të grave në politikë. Deputetet theksuan gjithashtu nevojat e mëdha të gruas shqiptare që përfshijnë problematika të rënda njerëzore, siç është fenomeni i dhunës në familje, i cili ende nuk po përballet në mënyrë serioze nga shteti dhe shoqëria, ashtu dhe ato të kushteve të pasigurisë ekonomike.
Gruaja shqiptare ka nevoje për ndihmë në rritjen e pjesëmarrjes në politikë, në forcimin ekonomik dhe në përmirësimin e rolit të saj në strukturën shoqërore. Sot janë mijëra gra, nëna e kryefamiljare që po pushohen çdo ditë nga administrate, duke keqkuptuar ndërrimin e pushteteve si hakmarrje mbi punonjësit e veçanërisht gratë dhe vajzat.
Gjatë kësaj vizite, deputetet patën takime pune me Ministrin e Jashtëm Islandez Gunar Sveinsson, ministren e Çështjeve Sociale Iglo Harbrdottir, kryetaren e komisionit të çështjeve sociale Singridur Ingradottir. Deputetet shqiptare morën pjesë në takime me presidentin e Islandës Olafur Ragnar Grimsson dhe kryeministrin e Islandës Sigmundur Gumnlaugsson.
Gjatë këtyre takimeve deputetet Doda dhe Vokshi, kërkuan rritjen dhe intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, veçanërisht ato të marrëdhënieve parlamentare. Islanda është vend lider në energjinë e rinovueshme, peshkim, turizëm dhe çështjet sociale dhe ndarja e përvojave të tilla do nxiste një bashkëpunim të frytshëm dhe interes reciprok mes dy vendeve.
Tre të vrarë dhe 16 te plagosur në Fort Hood të Teksasit
Autoritetet amerikane të rendit thonë se një person i armatosur hapi dje zjarr në bazën e ushtrisë amerikane në Fort Hood të Teksasit, duke lënë të vrarë të paktën tre vetë, para se të vriste veten. Deri në 16 të tjerë u plagosën.Presidenti Barak Obama, në komentet në Çikago, shprehu ngushëllimet e tij duke thënë “na pikëllon shumë fakti që një tragjedi e tillë është përsëritur”. Ai i cilësoi të plagosurit dhe familjet e tyre si njerëz që “kanë sakrifikuar shumë për lirinë” dhe tha se gjendja në bazë nuk është krejt e qartë. “Ne po e ndjekim situatën me vëmendje” tha ai.
Zyrtarët në këtë bazë konfirmuan se ka pasur të shtëna me armë, pasi e publikuan së pari njoftimin përmes medias sociale.
Pak pasi u njoftua incidenti me armë zjarri, stacionet televizive transmetuan pamje të helikopterëve që fluturonin mbi bazë, ndërkohë që në tokë zhvillonte kontrolle policia ushtarake. Po ashtu ishte mobilizuar edhe policia lokale e cila po kontrollonte makinat dhe kishte bllokuar zonën përreth bazës që ndodhet në jug të qytetit Waco.
- « Previous Page
- 1
- …
- 467
- 468
- 469
- 470
- 471
- …
- 599
- Next Page »