Drita Siliqi, age 80, passed peacefully on August 5, 2013. She was the loving wife of the late Albanian intellectual: poet, literary critic and publisher, Drago Siliqi. Drita is survived by her two daughters and their families: daughter Darina Siliqi Demiri, husband Arben Demiri, their two daughters Lora Demiri Carlessimo and Stella Demiri, her great-son-in-law Robert Carlessimo and two great-grandchildren, Adriano Carlessimo and Alessia Carlessimo; and daughter Laura Silqi Konda, husband Gjergj Konda and their two sons, Tedi Konda and Martin Konda. She is predeceased by her parents Athanas Shundi and Kaliroi Shundi and her sister Angelina Shundi. Drita dedicated her life to raising her two daughters by herself and to honoring her husband’s legacy. She was a professor, magazine editor, and translator. She edited and published her husband’s complete works. Visitation will be held Thursday, August 8, from 5 – 8 pm at National Funeral Home, 7482 Lee Highway, Falls Church, VA. Funeral services will be held Friday, 11 am, at the funeral home. Share a memory at NationalFH-MP.com
Mesazh urimi i Presidentit të Republikës me rastin e Festës së Bajramit
Të dashur myslimanë shqiptarë kudo ku ndodheni!/
Ju uroj nga zemra Gëzuar Bajramin, festën më të madhe dhe më të bukur të myslimanëve, festën Tuaj, festën time, festën e të gjithëve, atë festë gjatë së cilës gëzohen pa dallim, i madh e i vogël, burra e gra, të varfër e të pasur, të gjithë nën shenjën e bashkimit dhe besimit të pafundëm dhe të pakushtëzuar ndaj Zotit. Gëzuar pra këtë festë të shenjtë, e cila, pas sakrificës sjell shplodhjen, pas hezitimit bindjen, pas dobësisë forcimin, pas vuajtjes Besimin.
Nga një Ramazan në tjetrin Ramazan, pra nga një sakrifikim në tjetrin, nga një Bajram në tjetrin Bajram, pra nga një festë në tjetrën festë, provojmë dhe dëshmojmë efektivisht besimin ndaj Zotit. Dhe Zoti çdo herë na shpërblen. Duke na bërë më të mirë; për veten, për tjetrin, për shoqërinë. Duke na bërë më të fortë fizikisht, më të kthjellët mendërisht, më të gatshëm për sfida të tjera edhe më të vështira, që i ka jeta, i ka ekzistenca.
Jo dëshpërim, jo lëndim, jo brenga.
Vetëm gëzim, lumturi dhe begati, dhe bekimin e Zotit, dashurinë e Zotit, ndihmën e Zotit, paqe, dhe urtësi sjelltë për të gjithë Ju kjo ditë, ky Bajram.
Le të na bëjë ky Bajram ta shohim botën dhe jetën me sytë e të dobtëve dhe të varfërve.
Le ta mposhtim me mjete paqësore, me sakrifica si Ramazani dhe festa si Bajrami, kulturën e urrejtshme të sherrit, këtë rudiment të rrezikshëm trashëguar nga e kaluara diktatoriale.
Nga thellësia e zemrës, ju uroj gjithë të mirat në këtë ditë të madhe.
Le të jetë Dita e Bajramit një ditë e lumtur.
Gëzojeni këtë ditë bashkë me të dashurit Tuaj. Ngushëllohuni bashkërisht. Ndihmohuni bashkërisht. Këshillohuni bashkërisht. Gëzohuni bashkërisht në këtë ditë Bajrami.
Gëzuar!
Kryetari i KMSH Haxhi Selim Muça uron shqiptarët për Fitër Bajram
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muça, ka uruar besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për festën e Fitër Bajramit.Fitër Bajrami është ditën e nesërme (8 gusht 2013). Ceremonia e faljes së Bajramit do të bëhet si çdo vit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në sheshin përpara ish- Hotel Dajtit. Bajrami falet në orën 06:23./
Përshëndetja e plotë e Kryetarit të KMSH për Fitër Bajramin/
Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim
Tashmë po dalim nga muaji më i dashur dhe miku më i njohur ndër myslimanët – Ramazani, muaji i agjërimit, mëshirës, lutjeve; muaji i shpalljes së Kuranit, muaji në të cilin nuk u kursye ndihma dhe mëshira hyjnore.
Nesër është Bajram dhe me këtë rast i uroj të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo qofshin, gëzuar Fitër Bajramin. Paqe, lumturi dhe harmoni sjelltë në familjet tuaja.
Bajrami është festa më e dobishme dhe më e bekuar për myslimanët. Zoti thotë: “Për Mua agjëruat në muajin e Ramazanit dhe sipas urdhërit tim falët namazin e bajramit. Kthehuni tani në shtëpitë tuaja të pastruar nga gjynahet e të falur”.
Urimet dhe vizitat e Bajramit janë tradita të vyera të popullit tonë, të cilat kanë lënë gjurmë të thella e të pashlyeshme. Profeti Muhamed (a.s.) thotë: “Veprimi më i dashur për Allahun pas kryerjes së obligimeve, është kur një mysliman e gëzon vëllain e tij. Nisur nga kjo, le të shërbejnë këto ditë feste për më shumë mirësi, afrimitet dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit.
I uroj edhe njëherë besimtarëve myslimanë dhe gjithë shqiptarëve, ta gëzojnë këtë festë me familjen, farefisin, fqinjët dhe gjithë shoqërinë. Zoti ju dhëntë mirësi e begati dhe ua pranoftë agjërimin e adhurimet që keni kryer gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
Zoti e bekoftë kombin dhe atdheun tonë.
Haxhi Selim Muça
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
Presidenti dekreton 9 Shtatorin per hapjen e Kuvendit te ri
Presidenti i vendit, Bujar Nishani ka dekretuar sot mbledhjen e legjislatures se re te Kuvendit te Shqiperise.Kuvendi i ri, dale nga votat e 23 qershorit do te mblidhet ne daten 9 shtator ne oren 18.00. “Në mbështetje të nenit 67, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi mbledhjen e Legjislaturës së XIX të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ditën e hënë, datë 9 shtator 2013, ora 18:00“- shkruhet ne dekretin e kreut te shtetit.
JA DEKRETI PER KUVENDIN E RI
Në mbështetje të nenit 67, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi mbledhjen e Legjislaturës së XIX të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ditën e hënë, datë 9 shtator 2013, ora 18:00.
* * *
D E K R E T
PËR
MBLEDHJEN E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 67, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,
D e k r e t o j
Neni 1
Legjislatura e XIX e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, mblidhet ditën e hënë, datë 9 shtator 2013, ora 18.00.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8288
Tiranë, më 7 gusht 2013
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI
Ish Presidentit Goerge W Bush iu bë një ndërhyrje në zemër
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, me sukses iu ka nënshtruar procedurave mjekësore të zemrës.Zëdhënësi i tij, Freddy Ford, tha se zotit Bush sot i është vendosur një stendë në zemër për ta pastruar arterien, gjatë procedurës në Teksas.Zëdhënësi Ford tha se bllokada ishte zbuluar të Hënën, gjatë kontrollit vjetor të ish-presidentit Bush, 67 vjeçar.Bllokada ishte hapur pa komplikime.Freddy Ford e ka përshkruar zotin Bush se ka qenë “në disponim të mirë” dhe me padurim e pret kthimin e tij në shtëpi, ditën e Mërkurë, për t’i vazhduar aktivitetet e parapara.George W. Bush ishte guvernator i shtetit Teksas, në periudhën 1995 – 2000, ndërsa president ishte në dy mandate, në periudhën 2001 – 2009.Ai tash jeton në Dallas të shtetit Teksas.Ish-president amerikan, në periudhën 1989 – 1993, ishte edhe babai i tij, George H. W. Bush.(BS)
- « Previous Page
- 1
- …
- 465
- 466
- 467
- 468
- 469
- …
- 559
- Next Page »