• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rama: Zyrat e punës në një muaj punësuan 1055 persona

March 13, 2014 by dgreca

Kryeministri Edi Rama, duke folur në ceremoninë e hapjes së Zyrës së re të Punës në qytetin e Kavajës, tha sot se “punëdhënësi më i madh është sipërmarrja private, ndaj dhe prioriteti kryesor i Qeverisë, rritja e punësimit, është domosdoshmërisht e lidhur me krijimin e kushteve dhe nxitjen e zhvillimit të kësaj sipërmarrjeje”.  Ai e vlerësoi si shumë të rëndësishëm dhe me efekte pozitive të ndërsjellta, bashkëpunimin e Zyrës Kombëtare të Punësimit dhe atyre rajonale me biznesin privat. Ndërsa përsëriti angazhimin e qeverisë, tashmë drejt legalizimit të plotë, paketën fiskave me masa lehtësuese për industrinë fasone, Kryeministri  bëri të ditur se shumë shpejt, në afërsi të qytetit të Kavajës do të ndërtohet një zonë industriale, në përbërje të së cilës do të ngrihen kapanone në shërbim të zhvillimit të industrisë fasone, çka, sipas tij, do të krijojë mundësinë për punësim të mijëra grave dhe vajzave të këtij qyteti. Rama solli të konkretizuar me shifra suksesin e zyrave të reja të punës në muajin e parë të vitit. “Në vetëm një muaj tre zyra të sapoçelura kanë ndërmjetësuar dhe kanë mundësuar punësimin e 1055 personave, ndërkohë që gjithë rrjeti kombëtar i punësimit në Shqipëri vitin e kaluar, ka arritur të punësojë vetëm 600 vetë”, tha Rama. Sipas tij, 2855 gra dhe vajza të qytetit të Kavajës, të regjistruara si punëkërkuese, do të mund të punësohen nëpëmjet kooperimit të zyrës së punës me nevojat për kapitale njerëzore të sipërmarrjes.

Filed Under: Kronike Tagged With: Rama, zyrat e punes

Dy te vdekur dhe 18 te plagosur ne Harlem, NY

March 12, 2014 by dgreca

Dy gra gjetën vdekjen nga shpërthimi në Nju Jork, nderkohe qe shkon ne 18 numeri i te plagosurve/

Dy gra gjetën vdekjen sot në Nju Jork dhe të paktën 18 persona u plagosën kur një shpërthim masiv shembi dy ndërtesa apartamentesh.
Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio tha se një numër njerëzish figurojnë të humbur megjithëse disa mund të mos kenë qënë në ndërtesë në kohën e shembjes.
Shpërthimi në mëngjes në lagjen Harlem të qytetit, pak pasi një banor në një ndërtesë aty pranë njoftoi se kishte nuhatur gaz natyror.  Kompania e shërbimeve  Consolidated Edison, tha se kishte dërguar dy ekipe në skenën e ngjarjes por ata kishin mbërritur pas shpërthimit.
Një zëdhënës i kompanisë nuk spekuloi të thoshte se shpërthimi ndodhi për arsye të rrjedhjes së gazit.
Më shumë se 200 zjarrëfikës u përgjigjën pas shpërthimit.
Të dyja ndërtesat u shembën deri në themele dhe rrënojat nga shpërthimi mbuluan rrugët në zonën përreth.

Filed Under: Kronike Tagged With: 18 jane plagosur, dy gra vdesin, ne Harlem, nga shperthimi

Kamza nderoi Haradinaj, e shpalli “Qytetar Nderi” gjeneralin e UÇK-së

March 11, 2014 by dgreca

Bashkia Kamëz ka shpallur “Qytetar Nderi ” të saj, Gjeneralin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, i dorëzoi titullin e lartë Haradinajt, me motivacionin “për kontributin e paçmueshëm në pavarësinë e Kosovës”.

Ndërsa ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shprehu falenderime për vlerësimin e bërë, ndërsa tha se ky vlerësim është jo vetëm për qytetarët e Kosovës, por për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Ceremonia e dorëzimit të titullit të lartë “Qytetar Nderi” i Bashkisë së Kamzës, ndaj zotit.Haradinaj u zhvillua në kuadër të veprimtarisë “Binjakët e lirisë”, organizuar nga Bashkia Kamëz dhe Unioni Artistik i Kombit, kushtuar dy figurave emblematike të kombit, Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, si dhe Heroit e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Filed Under: Kronike Tagged With: Haradinaj, ne Kamez, qytetar Nderi

Sekretari britanik përgëzon Presidenten Jahjaga për Këshillin Kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale

March 11, 2014 by dgreca

Ne Foto: Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga gjate fjales para shoqates-debatuese-Oxford-Union-2/

Nga B.Jashari/.-Sekretari i Jashtëm Britanik, William Hague e përgëzoi Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, për Këshillin Kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.“Po ju shkruaj për t’ju përgëzuar për lançimin e Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës. Siç e dini, kjo çështje është shumë afër zemrës sime dhe përshëndes të gjithë punën tuaj për ta shtyrë përpara këtë iniciativë të rëndësishme”, thekson Sekretari Hague në një letër drejtuar Presidentes Jahjaga.

“Angazhimi i Këshillit Kombëtar mbi qasjen në drejtësi, asistencën shëndetësore dhe psiko-sociale, fuqizimin ekonomik dhe ngritjen e vetëdijes si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, do të jetë absolutisht jetike për të mbështetur të mbijetuarit (e dhunës seksuale gjatë luftës) dhe për të adresuar pandëshkueshmërinë (e përgjegjësve)”, citohet ai në njoftimin e dërguar nga Presidenca e Kosovës.
“Jam mirënjohës që me rastin e lançimit të Këshillit Kombëtar do të shprehni mbështetjen e Kosovës për Deklaratën e Përkushtimit për Ndalimin e Dhunës Seksuale në Konflikte, të cilën unë e kam lançuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara vitin e kaluar. Jam në dijeni se Këshilli fillimisht do të ketë mandat njëvjeçar dhe do të shërbejë për të angazhuar aktorët kyç vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët janë qenësore për një qasje gjithëpërfshirëse të kësaj çështjeje. E mirëpres kontributin e Kosovës në angazhimin global për të parandaluar dhunën seksuale në konflikt, përfshirë ndihmën në hartimin e Protokollit Ndërkombëtar për Hetimin dhe Dokumentimin e Dhunës Seksuale në Konflikte”, shkruan Sekretari Hague.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: keshillii mbrojtjes, Presidentja Jahjaga, Sekretari Hague

Seanca me kreun e SHISH, debate në Komisionin e Sigurisë

March 11, 2014 by dgreca

Nga Anila Struga/Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare u përfshi sot nga debatet lidhur me seancën dëgjimore me kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi. Seanca e planifikuar për 5 mars u shty për shkak se z. Ajazi nuk ishte i pajisur me çertifikatën e vlefshme të sigurisë, e domosdoshme në rastet e raportimit të ‘sekreteve shtetëtore’.Deputeti i PS-së, Piro Lutaj, në fillim të mbledhjes së sotme të komisionit tha se seanca me kreun e SHISH është lënë në mes dhe duhet të kemi një përgjigje, se kur z. Ajazi do të jetë i pranishëm në komisionin parlamentar.

“Në rastet kur kreu i SHISH nuk paraqitet në komision atëhere deputetëve iu lind e drejta, sipas ligjit, që të shkojnë vetë pranë institucionit në fjalë dhe të verifikojnë të gjitha pretendimet e tyre”, tha z. Lutaj.
Në reagimin e tyre deputetët e opozitës, përmes nënkryetarit të komisionit, Flamur Noka tha se deputetët e shumicës vijnë në komision vetëm për të bërë zhurmë. “Kreut të SHISH nuk i kemi vënë afat se kur do të vijë në komision”, tha Noka.
Një javë më parë, kryetari i Shërbimit Informativ, Visho Ajazi u paraqit për të raportuar në komisionin e Sigurisë, pa çertifikatën e vlefshme të sigurisë. Kjo u konsiderua e paligjshme nga ana e deputetëve të maxhorancës, të cilët kërkuan ndërprerjen e mbledhjes dhe shtyrjen e saj në një moment tjetër, deri sa kreu i SHISH të pajiset me çertifikatën e nevojshme.

Filed Under: Kronike Tagged With: debate në, Komisionin e Sigurisë, Seanca me kreun e SHISH

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 472
  • 473
  • 474
  • 475
  • 476
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT