• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PD: Atentati ndaj Kryetarit të Komunës së Farkës, terrorist

March 25, 2014 by dgreca

Deputeti i Partisë Demokratike, Keltis Kruja, ka reaguar të martën me një deklaratë, pas ngjarjes së rëndë të goditjes me antitank të Fatbardh Plakut dhe familjes së tij, duke bërë përgjegjëse qeverinë që nuk siguron rendin dhe qetësinë në vend.

Gjithashtu, deputeti i PD, Keltis Kruja tha se “PD e konsideron  atentatin ndaj kryekomunarit të Farkës, si një akt të rëndë terrorist, si një sulm burracak ndaj një të zgjedhuri vendor, ndaj një zyrtari demokrat të votuar nga qytetarët, që është njëkohësisht kryetar i shoqatës së komunave të Shqipërisë”.

“Partia Demokratike është e shqetësuar se prej 7 muajsh, që kur kjo qeveri ka ardhur në pushtet, të zgjedhurit dhe zyrtarët demokratë kanë qenë vazhdimisht objekt i sulmeve të rënda që kanë kërcënuar jetën e tyre dhe të familjeve të tyre”, tha Kruja.

Partia Demokratike kërkon zbardhjen e menjëhershme të kësaj ngjarjeje, zbulimin e autorëve dhe mbështetësve të tyre, duke shtuar se “ne i bëjmë të ditur sot autorëve, dhe nxitësve të tyre, që nuk trembemi, dhe nuk tërhiqemi nga misioni ynë, përballë kësaj dhune çnjerëzore”

 

Filed Under: Kronike Tagged With: PD: Atentati ndaj Kryetarit të Komunës, së Farkës, terrorist

NDAHET NGA JETA DR.PJETER PEPA

March 23, 2014 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

Lajmi i vdekjes së Dr. Pjeter Ndoc Pepës u hap si një rrufe në gjithë Boten shqiptare.Ishte prej një familjes së vjeter qytetare, që banonte tek Arra e Madhe në Shkoder. Pjetri ka le me 18 Dhjetor 1942 në Shkoder, ku mori edhe mësimet e para të shoqnueme me tingujt e kumbonëve të asaj kishe Françeskane pranë shtëpisë.Në vitet 1960-1965 ka krye Fakultetin e Mjekësisë, dega Stomatologji, si student i dalluem. U emnue në Shkoder në vitin 1965. Ishte i prirun per studime.Botimet e para shkencore i ka fillue në vitin 1966 në revistat periodike “ Shëndeti” “Shëndetësia Popullore” , “Buletini Shkencave Mjeksore” , “Buletini Stomatologjik”, në organet e shtypit periodik, ku ka botue edhe artikuj të karakterit historik dhe kulturor.

Në vitet 1969-70 ka shërbye në Lokalitetin e Dukagjinit, ku ka vazhdue me mbledhë materiale studimore nga ajo krahinë. Ne vitin 1972 ka krye kursin 3 mujor në Universitetin Shteteror Tiranë, dhe ka dhanë disa provime në Fakultetin e Histori-Filologjisë mbas-universitare edhe per gjuhët italisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

Në vitin 1974 asht specializue pranë Katedres së Stomatologjisë per Ortodonti.Gati dhjetë vjet, ka drejtue repartin e Sherbimit të fëmijëve në qytetin e Shkodres.

Në periudhën 1990–1996 asht angazhue në proçeset demokratike, asht zgjedhë Deputet i Kuvendit Popullor per dy Legjislatura rradhazi. Ka kryer edhe detyren e Ambasadorit të Shqipnisë prane Selisë së Shenjtë -Vatikan, gjatë vitit 1997.Në vitin 1998 asht kthye në profesion të lirë si pedagog i jashtem pranë Fakultetit të Mjekësisë. Ai mbante detyren e Shefit të Sherbimit të Pedodontisë pranë Albanian -University dhe Shefi Sektorit Shkencor të Departamentit të Stomatologjisë pranë Universitetit. Ishte Anëtar i Komisionit Historik per Kanonizimin e Martirëve Shqiptar per Vatikanin. Asht i dekoruem nga Presidenti i Republikës me “ Medaljen e Trimërisë”, dhe ishte i zgjedhun nga Kuvendi Popullor me detyren e Anëtarit të Bordit drejtues të   “Institutit Studimor per Krimet e Komunizmit në Shqipni”.

Perveç botimeve shkencore, kulturore dhe politike, ku perfshihet edhe libri “Dosja e Diktaturës” Tiranë 1995, botimet ma të randsishme mbeten ata historiko – fetare të vitit 2007, me titull “Tragjedia dhe lavdia e Kishës Katolike Shqiptare” nder dy vllime, dhe “Familje Martire per Fe e Atdhe”.

Qyteti i Shkodres me vdekjen e Dr. Pjeter Pepës, ka humbë një intelektual të vetin të nderuem dhe të perkushtuem per nxjerrjen në pah të Gjenocidit kryem në atë Qytet Martir, nga diktatura komuniste. Në shenj respekti këta pak rreshta, Autori.

Melbourne, 24 Mars 2014.

BOTIME TE AUTORIT

I-Botime shkencore:
1-Të njohim sëmundjet stomatologjike -1980.
2-Stomatologjia praktike(përkthim)-1981.
3-Anomalitë e numurit të dhëmbëve-1981.
4-Epidemiologjia e sëmundjeve të gojës tek fëmijtë –2002
II-Botime historike:
5-Dosja e diktaturës-Tiranë 1995.
6-Paggine sulla dittatura-Terlizzi 1998.
7-The Criminal File Of Albania’s Comunist Dictator-(në botim)-2003
8-Tragjedia e Klerit Katolik ne Shqiperi-2007
9-Dosja e Diktatures-Ribotim i plotesuar -2009

III-Botime kulturore:

10-Pranë dhe Larg-2000.
11-Proverba nga gjithë bota -2001.
12-Gjosho Vasija, Meteor i humorit shqiptar-2001
13-Shopenhauer “ Arti si të jemi të lumtur “ (përkthim)-2001
14-A. de Mello“Urtia popullore e Lindjes” ( perkthim)-2002

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Ndahet nga jeta, nderroi jete, Pjeter Pepa

Dita e Sulltan Nevruzit – Haxhi Baba Edmond Brahimaj uron besimtarët bektashinj

March 22, 2014 by dgreca

Tiranë, 22 Mars/ – Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, uroi sot besimtarët bektashinj në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, për Ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindja e të madhit Imam Aliu, e cilësuar në botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe e ringjalljes së madhe.

“Sot në këtë ditë të bukur të pranverës ju uroj paçi përherë bekim në jetën tuaj. Zoti qoftë ndihmës drite dhe shkëlqimi në rrugën tuaj. Në këtë ditë gjejmë rrugën për te i madhi Zot për të na lehtësuar me praninë e tij qëllimin tonë për t’iu afruar drejt tij. Ne të gjithë së bashku apelojmë për mbarë njerëzimin që në rrugën e virtytshme të gjejmë dashurinë, gëzimin, lirinë, shpresën e mbi të gjitha paqe në veten tonë. I lutem Zotit të na mbushë me dashuri, të na mundësojë me përkushtim moral dhe atdhetar duke përbuzur egoizmin, vesin e ulët dhe ligësinë, të falim dashuri te njeriu për njerinë, shpirtin human dhe lumturinë familjare”, tha Haxhi Baba Edmond Brahimaj.
Ai uroi qofshi përherë të lumtur kudo që ndodheni, Zoti ju uroftë e bekoftë të gjithëve.
Ditëlindja e të madhit Imam Ali mblodhi në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore mijëra besimtarë. Në të njëjtën kohë, 22 marsi festohet edhe në teqetë e tjera bektashiane brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Besimtarët bektashinj shqiptarë festojnë lindjen e Imam Aliut, që simbolizon për ta rigjallërimin e besimit te vepra dhe fuqia e Zotit e bashkë me të, rigjallërimin e shpirtit dhe të shpresës për jetën, për të ardhmen.
Festa e Sulltan Novruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.
Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI. Në shekullin XX dhe në mënyrë të veçantë në mesin e tij, kjo festë është shndërruar në një manifestim mbarëkombëtar. Diktatura komuniste në Shqipëri, e prirur drejt ateizmit, në vitin 1967 i mbylli të gjitha objektet e kultit, përfshi ato të besimit bektashian.
Në Shqipëri Dita e Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996. Sekti i bektashinjve është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Bektashinjtë janë të përhapur edhe në Kosovë dhe në Maqedoni, ku krahas synitëve ata përbëjnë popullsinë shqiptare të besimit mysliman.
Përfaqësuesit e Bektashizmit kanë dhënë një ndihmë të madhe në çështjen kombëtare, duke filluar që nga periudha e Rilindjes Kombëtare, Pavarësisë dhe gjatë luftës për Çlirim.

Meta: Dita e Nevruzit na fton të jemi më besimplotë drejt të ardhmes

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, uroi sot besimtarët bektashinj me rastin e Ditës së Sulltan Nevruzit, ditëlindjes së të madhit Imam Aliu.Në një prononcim për mediat, pas vizitës në selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, kreu i Kuvendit Meta tha se “dua të uroj të gjithë besimtarët bektashinj, por dhe të gjithë qytetarët shqiptarë për një të ardhme më të mirë, më shumë shpresë dhe bashkëpunim. Jam i bindur se kjo është një ditë që na fton të gjithëve për të qenë më të mbarë dhe më besimplotë drejt të ardhmes”.

Sulltan Nevruzi-Basha: Ditë shprese dhe mirësie për të gjithë, pavarësisht besimit

 Kryetari i PD-së, njëherësh kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha uroi sot të gjithë besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit. Me këtë rast, Basha zhvilloi një vizitë në selinë e shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.Pas vizitës, Basha tha në një prononcim për mediat, se “kjo është një ditë shprese dhe mirësie për të gëzuar të gjithë qytetarët shqiptare pavarësisht besimit”.

Festa e Nevruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashi, dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Festa e Sulltan Novruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian.Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI. Në shekullin XX dhe në mënyrë të veçantë në mesin e tij, kjo festë është shndërruar në një manifestim mbarëkombëtar

 

Filed Under: Komunitet, Kronike Tagged With: edmond brahimaj, Ilir Meta, Lulzim Basha, Sulltan Nevruzi

SHBA: 4 persona kanë vdekur dhe 10 u plagosën në një zjarr në New Jersey

March 21, 2014 by dgreca

NGA BEQIR SINA/

NEW JERSEY : Katër të vdekur dhe tetë të plagosur është bilanci i një zjarri që ra në një motel të banuar në Nju Xhersi. Dëshmitarët e rastit thanë se zjarri u përhap shumë shpejt në motelin dy katësh Cover Motor Inn. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.Në fillim u mendua se ishin tre të vdekur, por më pas zjarrëfikësit gjetën një trup të katërt.Të gjitha viktimat e zjarrit ishin meshkuj sipas Prokurorit të Qarkut Jozef Coronato në një konferencë për shtyp dhënë pak vonë mbasi ra zjarri.Nga tetë të plagosurit , shumica ishin nga djegiet dhe u dërguan në spitalin e specializuar për djegëjet e trupit Jersey Shore Medical Center dhe në Brick Medical Center . Një grua u trajtua për djegie të rënda në Qendrën Burn në Shën Barnabës në Livingston .

Një tjetër grua e cila ishte duke bërë një dush kur flakët shpërthyen rreth orës 05:30 tha se ishte me fat që nuk u dogj nga flakët .
Prokurori Coronato tha se 40 vetë ishin të regjistruar në 25 dhomat e motelit të gjithë banorë të rregullt prej se kur ndodhi uragani Sandy. Ai nuk mund të konfirmonte se të gjithë klientët e motelit ishin viktima siç është veçanërisht rasti i atyre që ai permendi dhe ishin të goditur të rëndë , as nuk permendi numrin e saktë të klientëve që kan pësuar djegëje.

Dy dëshmitarë okularë , Debbie Steward dhe Maryanne Smith , të dy nga Point Pleasant , than se ata arritën në vendin e ngjarjes rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe e kan gjetur ndërtesën të kapluar në flakë , “flakët “ndihmuar” thanë ata nga një erë e fortë që vinte jashtë oqeanit aty pranë” .
Më pasë sot , hetuesit dhe zjarrfikësit shkuan dhomë – më- dhomë dhe analizuan pasojat nëpër rrënojat në një përpjekje për të gjetur viktimat , sipas zëdhënësit të Zyrës së Prokurorit të Qarkut të cilët e përshkruan Motelin Cover Motor Inn si të shkatërruar plotësisht, kështu shkruan gazeta lokale Star – Ledger .
Flakët kanë qenë shumë intensive sipas kanalit  televiziv 7 ABC-News

Një banuesi i motelit , tha se ai u zgjua nën tingujt e kërcitjeve dhe britmave , por  nuk dëgjojë ndonjë sinjal alarmi kurshpërtheu zjarri . I riu i tha se ka shumë njerëz të moshuar dhe me aftësi të kufizuara që qëndrojnë atje, mbasi çmimet janë të volitëshme, prej se kur në këtë zonë ra stuhia Sandy . ”
Zjarri u vendos nën kontroll në orën 07:06 minuts sipas Newsworks, pra 2 orë e 25 minuta më vonë se shpërtheu .

 

Filed Under: Kronike Tagged With: 4 te vdekur, Zjarr ne Nju Xhersi

Nishani: Shpejtësi në hetimet për personat e lidhur me terrorizmin

March 21, 2014 by dgreca

Zbardhet takimi i Presidentit të Republikës me Kerët e institucioneve/

TIRANË, 21 Mars/- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani gjatë një takimi të premten me drejtues të disa institucioneve shprehu mbështetje për proceset që lidhen me forcimin e sigurisë kombëtare dhe luftën kundër korrupsionit.
Sipas njoftimit për shtyp nga Presidenca, Kreu i shtetit u takua paraditen e sotme me Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës, Adriatik Llalla, kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi dhe Prokurorin e Krimeve të Rënda, Eugen Beçi.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi mbi goditjen dhe parandalimin e veprimtarisë së grupeve radikale për dërgimin e qytetarëve shqiptarë në luftën në Siri. Presidenti Nishani u informua për iniciativat ligjore që po ndërmerren në mënyrë që në të ardhmen ky fenomen të jetë i ekspozuar ligjërisht në ndihmë të Sigurisë Kombëtare të vendit.
Duke kërkuar shpejtësi dhe cilësi në hetim dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët, Presidenti i Republikës vlerësoi punën e kryer deri më tani nga organet kompetente ndaj fenomeneve që lidhen me organizimin, financimin dhe dërgimin e shtetasve shqiptarë për të luftuar në Siri.
Presidenti Nishani shprehu mbështetjen e plotë për gjithçka që ka lidhje me këtë proces, por edhe me procese të tjera që kanë të bëjnë me forcimin e sigurisë kombëtare dhe luftën ndaj korrupsionit.(Ne Foto: Presidenti Nishani takim me kreret e disa institucioneve/)

Filed Under: Kronike Tagged With: Kerët e institucioneve-, Zbardhet takimi i Presidentit të Republikës me

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 471
  • 472
  • 473
  • 474
  • 475
  • …
  • 600
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA PËRKUJTON PATRIOTIN ZEF BALAJ NË 4 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI
  • ATË QË KA MONOPOL GJENIU NUK MUND T’IA MARRË DOT NJERIU!
  • Idriz Balani, një nga mjeshtrat e skulpturës monumentale
  • HUNGARIA DHE ZËRA TË SHKRIMTARËVE TË SAJ NOBELISTË. FAJIN E KA…DHE LETËRSIA?!
  • Vatra Chicago ofron një mundësi të shkëlqyer për talentet shqiptare në futboll
  • President Franklin D. Roosevelt 1882-1945, Presidenti që e ktheu filatelinë në instrument solidariteti gjatë Luftës së Dytë Botërore
  • Diaspora midis unitetit dhe instrumentalizimit politik
  • KANUNORE E FEDERATËS VATRA 1926
  • Posta nga Haga – Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung, 12.04.2026
  • Bedri Dedja (20 nëntor 1930 – 13 prill 2004)
  • Aty ku historia nuk lexohet, por përjetohet…
  • Pafajësia kolektive…
  • Diaspora shqiptare në botë: Nga “Të ndërtojmë Amerikën” tek “Të ndërtojmë Shqipërinë”
  • Noli dhe Konica në dritën e “Diellit”
  • Personalitete kombëtare në New York nderuan jetën dhe veprën e Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT