Tri gra të reja, të cilat ishin zhdukur rreth një dekadë më parë në Ohajo të Shteteve të Bashkuara, janë gjetur të gjalla.
Amanda Berry është zhdukur në vitin 2003 në moshën 16 vjeçe, ndërsa Gina DeJesus një vit më vonë, në moshën 14 vjeçe.
Ato dhe Michele Knight, 32 vjeçe, e cila është zhdukur në vitin 2002, janë gjetur në një shtëpi në qytetin Kleveland.
Policia ka bërë të ditur se tre burra janë arrestuar në lidhje me rastin.
Po sipas policisë, tre të dyshuarit janë vëllezër dhe njëri prej tyre ka jetuar në shtëpinë ku janë gjetur vajzat.
Rasti thuhet të jetë zbuluar nga fqinjët, të cilët kanë dëgjuar britma brenda shtëpisë. Po ashtu thuhet se Berry ka përdorur dispeçerin për emergjenca në telefon për të kërkuar ndihmën e policisë.
Raportohet se së paku njëra nga vajzat ka një fëmijë. Të gjitha ato ndodhen në spital në gjendje stabile.
Berry u zhduk në moshën 16 vjeçe më 21 prill të vitit 2003, kur ajo e thirri të motrën për t’i treguar se po kthehej në shtëpi nga Burger King, ku edhe punonte.
DeJesus u zhduk në moshën 14 vjeçare kur po kthehej në shtëpi nga shkolla, rreth një vit më vonë. Ato u gjetën vetëm pak kilometra larg vendit ku ishin zhdukur.
Policia tha se Knight qe zhdukur në vitin 2002 dhe tani është 32 vjeçare. Policia nuk jep moshat aktuale për Berry dhe Dejesus.
Policia tha se një prej vëllezërve, një 52-vjeçar, ka jetuar në shtëpi, dhe vëllezërit tjerë të moshës 50 dhe 54 kanë jetuar diku tjetër.
Autoritetet nuk publikuan emrat dhe asnjë hollësi mbi ta, sikurse që nuk treguan as se me çfarë akuzash përballen.
Një nga fqinjët, tha se ka ndenjur me pronarin e shtëpisë, por asnjëherë nuk kishte dyshuar për asgjë.
Julio Castro, i cili drejton një dyqan ushqimesh gjysmë blloku larg nga vendi ku u gjetën gratë, tha se pronari i arrestuar është nipi i tij, Ariel Castro.
Berry gjithashtu identifikoi Ariel Castron me emër në thirrjen e saj emergjente.
Nëna e Berryt, Louwana Miller, që ishte hospitalizuar për disa muaj për shkak të pankreatisit dhe sëmundjeve tjera, ka vdekur në mars të vitit 2006.
Ajo i kishte kaluar tri vjet të fundit të jetës duke kërkuar të bijën, duke mos e shuar kurrë shpresën se ajo ishte gjallë.
Prefekti i qytetit, Frank Jackson ka shprehur mirënjohjen se gratë ishin gjallë. Ai tha se ende mbeten shumë pyetje pa përgjigje në lidhje me hetimin.
Ken Biberaj në dasmë me Presidentin Bill Clinton
Los Angeles – California – Presidenti i 42-të, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, William Jefferson Clinton është një nga Presidentët amerikan më i fotografuari i presidentëve të SHBA, me shqiptarët e Amerikës.. Roli i tij në Shtëpinë e Bardhë, gjatë luftës për çlirimin e Kosovës, gjatë presidencës së tij – e ka bërë Clintonin si njeriun më të dashur dhe më të respektuar, në mesin e shqiptarëve.
Pa marrë parasysh ndjenjat që kanë njerëzit, e tjerë, anembanë botës, për Presidentin e 42-të të SHBA- ai për një arsye jashtëzakonisht të madhe, ka një gëzim të madh kolektiv, për ne Shqiptarët, mbasi Bill Clinton është pa dyshim një hero ose shpëtimtari i shqiptarëve.
Prandaj, nuk është e çuditshme që vazhdimisht, shqiptarët kan shumë dëshirë të bëjnë një fotografi me ish – Presidentin e SHBA, Bill Clinton, dhe t’a shafqin atë në rrjetet sociale të internetit, ose të vendosin korniza në vendet më të dukshme në shtëpinë e tyre, zyrat dhe mejdiset e punës së tyre, fotografin me Bill Clintonin, që të ndajnë kënaqësinë e tyre me të gjithë shqiptarët anëmbanë.
Ken Biberaj – i lindur në Amerikë, nga prindërit Kadire dhe Elez Biberaj me preardhje nga një familje e njohur patriotike e anti-komuniste nga Tropoja e Malësisë së Gjakovës, i cili zyrtarisht ka vendosë kandidaturën e tij për anëtar të Këshillit Bashkiak të Qytetit të Nju Jorkut, ka vendosur në profilin e tij Facebook, fotografitë që janë bërë në një dasmë private në Los Angeles – California më 22 Prill .
Në të njëjtin gëzim dhe kënaqësi që kan përjetuar me dhjetra shqiptarë të tjerë, më parë, në fotografitë e bëra në evenimente të ndryshme, me ish Presidentin Bill Clinton, edhe Ken Biberaj, duket se është i përfshirë në të njëjtat ndjenja dashurie dhe respekti, në takimin me ish -Presidenti i 42-të, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, William Jefferson Clinton në dasmën e Los Angeles – California, ku të dy duket se kan qenë në “krye” të dasmorëve. /Beqir SINA/
VATRA, nderoi me çmimin e “Meritave”, disa prej vatraneve
Për nder të mbylljes me sukses të punës së Kuvendit të Vatrës, në restorantin e bukur Lighthouse Restaurant – në City Island Avenue, Bronx, NY, u shtrua një darkë, gjatë së cilës u dhanë çmimet “AWARD OF MERIT”, disa vatranëve, më të dalluara në dekadat e fundit./
NGA BEQIR SINA, New York/
CITY ISLAND BRONX NY : Mbas Kuvendit të sukseshëm, të shoqatës më të vjetër në Amerikë, në mbrëmje u mbajtë një darkë tradicionale e organizuar nga Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA. Në këtë darkë festive, përveç drejtuesve të lartë, të Vatrës, kryetarit të saj Dr Gjon Buçaj dhe kryesisë dhe anëtarëve të saj delegatëve morën pjesë dhe mysafirë të nderuar, Ministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës z. Ibrahim Makolli i shoqëruar nga drejtori për investimet në Diasporë, Naim Dedushaj, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, në New York, Ambasadori Bekim Sejdiu, anëtari i Asamblesë të Shtetit të New Yorkut, z. Mark Gjonaj, konsulli Fatmir Zajmi.
Në darkën e Vatrës erdhën edhe familja Cungu dhe e veja e doktor Uruçit, pjestar të familjes Kaloshi, Kallajxhiut, Danit, Liços, Kumbarçe, Mirakaj, Mulosmani, Bytyqi, Përndocaj, Metalia, Qafa, Husenaj, Ndreu, Ndreca, Tonuzi, e të tjerë, pra të këtyre vatranëve të shquar, familje të njohura në SHBA si familjet më të vjetra të vatranëve, anëtarët e të cilëve kanë dhënë një kontribut të shquar në të shkuarën për Vatrën, por që nuk jetojnë më.
Në darkë morën pjesë delgatët si dhe drejtuesit e tyre, Dega Washington DC, Dega Michigan,sekretari Mondi Rakaj dhe zv/kryetari Pjeter Jaku edelegate te tjere; Dega Hudson Valley, z. Elmi Berisha; Dega South Florida, z. Kolec Ndoja, Dega Jacksonville, Florida, z. Adriatik Spahiu; Dega Queens, NY, dr. Skender Myrtezani; Dega South Westchester, NY, z. Nick Markola; Dega Newburgh, NY, dr Nexhat Kalici, mandej edhe atyre të New Yorkut.
Kryetari i sapo zgjedhur i Vatrës, dr Gjon Buçaj, pasi foli për historikun e kësaj shoqate famëmadhe, rolin dhe kontributin e saj historik, në dobi të çështjes kombëtare, vuri në pahë edhe vlersoi lartë kontributin që kan dhënë disa figura të dalluara të kësaj shoqate, të cilët ishin pionerët e parë të Vatrës, dhe mbajtën gjallë frymën e zjarrtë patriotike dhe demokratike në SHBA.
Ndërsa, këngëtari i mirënjohur Gëzim Nika, krijojë me repertorin e tij të njohur një atmosfer të bukur festive, me këngë valle patriotike nga të gjitha trevat.
Në mbrëmjen e së shtunës të 27 prillit, në darkën në restorantin piktoresk Light House të bashkatdhetarit Mark Gjonaj, Vatra nderoi me çmim pas – vdekjes, “Post Mortum” Çmimin “Award of Merit”; Nexhmije Zaimin, Dr.Hamdi Uruçin, Dr. Edward Liçon, Xhevat Kallajxhiun, Ing. Mahmoud Cungun, Ramiz Danin, Arif Neza, Abdulla Kaloshi, Petraq Ktona, Ymer Doda dhe Rexhep Kumbarçe.
Po ashtu u nderuan me “Award of Merit”, Ish editori i Diellit, Anton Çefa vatranët: Mustafë Elezi, Musli Mulosmanaj, Jonuz Ndreu, Hajdar Tonuzi, Tonin Mirakaj dhe Vasel Ujkaj.
Çmimet i dorëzojë vetë kryetari i Vatrës, dhe i morën në mes emocionve të papërshkruara disa prej fëmijëve të këtyre figurave të dalluara, patriot dhe atdhetar të flakt, të cilët kanë dhënë një kontribut të shquar në të shkuarën për Vatrën, dhe kombin shqiptar, por që nuk jetojnë më.
101-vjetori i Vatrës është dhe 101 vjetori i Bashkimit të Parë me VATREN i Kombëtarëve të Worcesterit
Fjala përshëndetëse e kryetarit të Shoqatës KOMBI ,z.Artur Vrekaj në Kuvendin e VATRË-s /
I nderuar Kryetar i Vatrës Zoti Gjon Buçaj! /
I nderuar Ministri i Diasporës së Kosovës Zoti Ibrahim Makolli! Të nderuar veprimtarë, njerëz të letrave shqipe dhe të mediave! Në emër të anëtarësisë së shoqatës Atdhetare Kulturore KOMBI jemi sot këtu të përshëndesim Punë të mbarë Kuvendit të Vatrës!Është nder për misionin tonë të përcjellim sot Vizionin përbashkues të Shoqatës Atdhetare Kulturore KOMBI të Worcester,MA e themeluar 5 vjet më parë, që mori rrugë nga Pavarësia e Kosovës si ngjarja e dytë e sapritur e kombit shqiptar. Është përgjegjësi të jesh sot veprimtar i Diasporës, është nder për veten, familjen. Por mbi të gjitha, është frymëmarrje për Shqiptarinë! 101-vjetori i Vatrës është dhe 101 vjetori i Bashkimit të Parë me të i Kombëtarëve të Worcesterit,MA. Shqiptarët e Worcester,MA të ardhur me valën e Dytë të pas 1990-ës më së shumti nga Shqipëria dhe Kosova e rihodhën në hartën e Diasporës Shqiptare këtë qytet amerikan me veprimtarinë atdhetare e kulturore të shoqatës me emrin domethënës KOMBI sipas emrit të shoqërisë së parë KOMBËTARE të brezit të parë të emigrantëve. Edhe amerikanët e Worcester në qeverinë lokale tashmë e dinë se shoqata KOMBI përfaqëson me dinjitet komunitetin shqiptar, sepse ne si shoqatë modeste kemi në program ruajtjen e Identitetit Kombëtar që e kemi dëshmuar me Ngritjen zyrtare të Flamurit para Bashkisë Worcester, me simpoziume për figura si Skënderbeu e Nënë Tereza a ngjarje si Kongresi i Manastirit, me përfaqësime modeste në festat e komuniteteve Italiane dhe Irlandeze siç janë pjesëmarrjet në paradat e St Patrick dhe Columbus Day apo me takimet kulturore. Ne kemi dhënë prova të bashkimit me veprimtari udhëhequr nga Vizioni ynë përbashkues i të gjithë grupeve organizuese të komunitetit të shqiptarëve të Massachusetts e më gjerë në New England. Ndaj sot ne jemi më të hapur dhe bashkëpunojmë për veprimtari cilësore sipas kalendarit historik kombëtar me Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane, me shoqatat Kosova e MassBesa të Boston, me Kishën Shqiptare të Worcester,MA , me shoqatën e studentëve shqiptarë të Universitetit të CT, si dhe jemi në kontakte edhe me veprimtarë të shoqatave Në Filadelfia dhe New York. Parë nga misioni kombëtar shoqatat shqiptare të Amerikës janë në një linjë. Parë nga organizimi i Diasporës ne jemi të parcelizuar sipas qyteteve ku në disa qytete veprojnë disa organizime ( kombëtare apo fetare) që jo rrallëherë sjellin edhe konfuzion në komunitet sepse disa prej tyre në mesin tonë i kushtojnë më shumë rëndësi mbledhjes së parasë me moton për Identitetin Kombëtar! Vërehet ndër shqiptarët e Amerikës edhe një protagonizëm i pakuptimtë në disa raste. Darkomania e kripur nga çmimi dhe festivalet për parambledhje nuk e ndihmojnë sa duhet shqiptarinë edhe pse ne shqiptarët e kemi më të lehtë të marrim pjesë në veprimtari me dolli dhe këngë dhe të shijojmë më shumë lavdi. Kush më mirë se Amerika ta jep mundësinë e të qënit aktiv në Diasporë për gjithë komunitetin shqiptaro-amerikan të Amerikës apo për komunitetin shqiptar të qytetit ku banon? Ndaj ne duhet të jemi në veprim! Organizimet shqiptare të Amerikës duhet të shohin më larg për ardhmërinë e përbashkimit sepse kemi organizime edhe në bazë trevash ose qytetesh. Çdo ekip drejtues ka barrën e madhe për një reflektim me bashkëkuvendime. Në të mirë të ardhmërisë së Diasporës së bashkuar. Ne duhet të japim shembuj konkretë për të ribërë Bashkimin e Diasporës, për ti dhënë frymë shqiptarëve të Amerikës si faktor përfaqësues, e promovues, si përçues të vlerave më të mira kombëtare shqiptare që të ndihmojmë kombin në nevojë dhe të nderojmë vetveten ! Bashkë mund të bëjmë më shumë se do të jemi me një fjalë! Shoqata KOMBI është e hapur me çdo organizim aktiv në Amerikë për të ndikuar më shumë tek brezat e rinj duke i ftuar ata në drejtim me kandidim vullnetar e zgjedhje demokratike siç bëjmë në Worcester. Sepse ata janë e ardhmja! Për një Diasporë të bashkuar në Amerikë! Një komunitet shqiptar i fortë i Amerikës është shpresë më shumë për ardhmërinë e kombit. Jeni të mirëpritur në Worcester,MA për çdo program që mund ta organizojmë së bashku sepse ne jemi të ushqyer nga shqiptaria si feja e përbashkët dhe e para që na mbledh në veprimtari kombëtare. Ne lexohemi se veprojmë dhe bashkëpunojmë duke qënë të hapur me Shqiptarët e Worcester, Boston, Hartford, New York dhe Diasporën në tërësi. Urime Kuvendit Tuaj! 27 Prill 2013 ,New York
Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu uron kryetarin e Vatres
I nderuari dr. Buçaj, kryetar i Federates Panshqiptare VATRA,/
Kam nderin dhe kenaqesine te ju uroj shpirterisht per rizgjedhjen tuaj ne krye te Vatres, asaj organizate te madhe me tradita te fuqishme atdhetare, e cila ka qene frymezuesja dhe iniciuesja e te gjitha ngjarjeve historike ne mbrojtje te identitetit kombetar te shqiptareve.
Kam besim te plote se Vatra, nen drejtimin tuaj, do te ruaje dhe do te coje perpara traditat me te mira te saj, te arkivuara gjate jetes se saj te begate 100 vjecare. Shpresoj qe ne veprimtarine e saj te metejshme Vatra do te rrise bashkepunimin me te gjithe perkrahesit dhe mbeshtetesit e saj, per gjallerimin e rolit te saj ne kushtet e reja historike qe po perjeton kombi yne.
Uroj qe Vatra te jete pike referimi per frymezimin kombetar te shqiptareve kudo jetojne, tashme, neper bote. Roli juaj ne drejtimin e saj do te jete historik per realizimin e ketij misioni teper te larte.
Me respekt dhe konsiderate vellazerore
Muharrem Dezhgiu
Tirane, 30 prill 2013
- « Previous Page
- 1
- …
- 500
- 501
- 502
- 503
- 504
- …
- 561
- Next Page »