• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidenti Nishani priti në takim përfaqësues të Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

May 28, 2013 by dgreca

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti ne fundjave në një takim përfaqësues të Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, të kryesuar nga zoti Etmond Guri.Gjatë një bashkëbisedimi të hapur, Presidenti Nishani dhe përfaqësuesit eFederatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi shkëmbyen mendime për çështje të prekshme të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi, si arsimi, problemi i toponimeve, punësimi, përfitimi i pensioneve, integrimi i të riatdhesuarve për shkak të krizës ekonomike, respektimi i të drejtave të emigrantëve, si edhe mbi atë çfarë shteti shqiptar mund të bëjë qoftë meisma të njëanshme ose në bashkëpunim me shtetin grek.

Presidenti i Republikës në ndërhyrjen e tij u shpreh se institucionet e shtetit shqiptar kanë treguar vëmendje ndaj problemeve që lidhen me emigracionin në Greqi dhe në vende të tjera, duke shtuar se nisur nga problemet e ngritura, duhet një angazhim më i madh i këtyre institucioneve, për t’iu përgjigjur sfidave që lidhen me respektimin e të drejtave të emigrantëve që nga trashëgimia e gjuhës, kulturës e deri te integrimi në vendet ku ata jetojnë.

Kreu i Shtetit vlerësoi mikpritjen e popullit grek ndaj emigrantëve shqiptarë dhe në këtë frymë shprehu bindjen se institucionet e shtetit grek do të shtojnë angazhimin e tyre për integrimin e mëtejshëm të emigrantëve shqiptarë në shoqërinë greke dhe respektimin e të drejtave të tyre.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Federatës së Shoqatave Shqiptare pasi e falenderuan Presidentin Nishani për ndjeshmërinë e treguar ndaj problemeve që lidhen me emigracionin shqiptar në Greqi dhe zgjidhjen e tyre, u shprehën se realizimi i kërkesave dhe pretendimeve të tyre kërkon më shumë angazhim nga institucionet e të dy shteteve dhe shprehën bindjen se me vullnet të përbashkët këto probleme do të gjejnë zgjidhje. Gjithashtu, përfaqësuesit e Federatës kërkuan që t’u mundësohet respektimi i të drejtës së tyre për të votuar në Shqipëri.

Presidenti Nishani dhe përfaqësuesit e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi u shprehën në favor të vazhdimit të kontakteve të bashkëpunimit për t’i kontribuar njohjes dhe zgjidhjes së problemeve dhe për t’i shërbyer forcimit të miqësisë dhe marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: e Greqise, presidenti Nishani, priti diasporen

PRESIDENTI NISHANI BOJKOTON SAMITIN E OHRIT

May 28, 2013 by dgreca

Presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas presionit për të mos marrë pjesë në samitin e Ohrit, duke qenë se Maqedonia vendosi që të mos ftojë Kosovën, nën trysninë e Bosnjes dhe Serbisë.

Nishani ka vendosur që ta bojkotojë këtë samit, në të cilin kishte konfirmuar deri pak më parë se do të ishte prezent.

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani nuk do të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve të SEECP, që do të zhvillohet në Ohër më datë 1-2 qershor 2013. Shkak për këtë vendim është bërë fakti se presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk është ftuar të marrë pjesë në këtë eveniment, në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit dhe të dialogut që mbizotëron në rajon dhe që lehtëson arritjen e synimit të përbashkët, atë të integrimit evropian”, thuhet në një reagim të Presidencë

 

Filed Under: Featured, Kronike Tagged With: Bojkot, bojkoton, Nishani, Ohrit, presidenti Nishani, samiti, Samitin e Ohrit

Moore: SHBA të interesuara që shqiptarët të kenë besim te zgjedhjet dhe institucionet

May 28, 2013 by dgreca

 Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit u takua në Tiranë me forcat kryesore politike të vendit/ Nga Armand Mero(VOA)/

Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit Jonathan Moore tha sot në Tiranë se Shtetet e Bashkuara janë të interesuara që qytetarët shqiptarë të kenë besim të zgjedhjet dhe institucionet. Ai bëri këto komente në përfundim të takimit me kryetarin socialist Edi Rama, i pari në serinë e bisedimeve që ai zhvilloi sot edhe me Kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta.
Muajin e kaluar vizita e zyrtarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Moore përkoi me vendimin e shumicës së djathtë për zëvendësimin e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe dorëheqjet e tre anëtarëve të tjerë që e pasuan si shenjë proteste. Në atë kohë ai shprehu shqetësim për pamundësinë e funksionimit normal të KQZ-së. Sot ky problem mbetet ende i hapur dhe ishte pjesë e bisedimeve që ai pati me udhëheqësit e forcave kryesore politike në vend.
I pyetur nga gazetarët në përfundim të një takimi që zgjati afër një orë me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, nëse shpresonte për një marrëveshje për KQZ-në, zoti Moore tha: “Edhe në të shkuarën, ne e kemi shprehur qëndrimin tonë për zgjedhjet, sikurse edhe ambasadori ynë e ka bërë të qartë se duam që populli shqiptar të ketë besim në procesin elektoral, në institucionet dhe tek rezultati i zgjedhjeve”
Përmendja e ambasadorit Aleksandër Arvizu dhe qëndrimeve të tij lidhur me zgjedhjet duke se ishte një mënyrë për të rikonfirmuar publikisht mbështetjen ndaj tij, pas toneve të forta që Kryeministri Berisha përdori pak ditë më parë kur tha se “askush nuk ka mandat të interpretojë ligjet e një vendi tjetër”, ndërsa komentoi thirrjen e zotit Arvizu që në seancën parlamentare ku pritet të miratohen ligjet e kërkuara nga Brukseli të shfrytëzohej edhe mundësia për konstituimin e KQZ-së.
Zyrtari amerikan Moore dhe ambasadori Arvizu u takuan pasdite me Kryeministrin Berisha dhe deri vonë nuk pati asnjë njoftim publik për çështjet specifike të biseduara mes tyre. Ndërkohë që para këtij takimi, zoti Moore, takoi edhe kandidatin për deputet të Partisë Demokratike Eduard Selami i rikthyer në politikë pas një mungese të gjatë. Zoti Moore nesër pritet që të japë më shumë hollësi rreth bisedimeve që ka patur në këtë vizitë të dytë në Tiranë.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Armand Mero, Arvizu, drejtori per Europen Qendrore, KQZ, Moore Jonathan

FUNDI I ËNDRRËS AMERIKANE PËRMES LOTARISË?

May 28, 2013 by dgreca

SHBA, lotaria e vizave mund të mbyllet/

Nga Brian Padden/

Lotaria e vizave që u jep mundësi njerëzve të aplikojnë për të fituar të drejtën për banim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara mund të eleminohet nëse Kongresi miraton versionin e tanishëm të planit dy partiak të reformës së imigracionit. Lotaria e vizave u themelua si një mënyrë për t’i dhënë shansin të interesuarve  për të arritur “ëndrrën amerikane”.
Por plani i ri i reformës së immigracionit në vend të lotarisë do të përqëndrohet në tërheqjen e fuqisë punëtore të arsimuar në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.
Para dy vitesh Rafiq-ul-Islam fitoi një vizë të përhershme amerikane përmes Lotarisë së Vizave dhe erdhi në Shtetet e Bashkuara nga Bangladeshi me pak më shumë se rrobat e tij dhe ëndrrën për një jetë më të mirë në Amerikë.
“Aplikova dhe erdha në Amerikë. Unë dua ta ndryshoj fatin tim. Dua ta bëj këtë në mënyrë që të jem në gjendje ta mbështes familjen time, për të ndryshuar gjithçka, për këtë arsye aplikova”.
Ish senatori Edward Kennedy doli me idenë për një sistem lotarie të vizave në vitin 1990 si një mënyrë për t’i dhënë mundësinë të imigrojnë në SHBA njerëzve nga vendet evropiane dhe vende të tjera me kuota të ulëta  imigracioni. Programi i lotarisë së vizave, i njohur zyrtarisht si vizat e diversitetit, është relativisht i vogël duke ofruar rreth 50 mijë viza në vit në krahasim me më shumë se një milion leje të përhershme banimi që jepen çdo vit. Fituesit me fat si ul-Islam duhet të kalojnë një kontroll biografie, por atyre u duhet vetëm një diplomë e shkollës së mesme ose përvojë pune për t’u kualifikuar. Avokati i çështjeve të imigracionit Rajiv Khanna thotë se lotaria e vizave simbolizon vlerat thelbësore amerikane.
“SHBA është vend i bekuar dhe ndoshta edhe i mallkuar nga vizioni unik që kemi, sepse ne jemi si një komb me qytetarë të komunitetit botëror. Dhe ne i trajtojmë disa çështje me ndërgjegje dhe besim të mirë e jo si çështje të interesit vetjak”.
Por sipas planit të propozuar të reformës së imigracionit që po shqyrtohet nga Kongresi amerikan, programi i lotarisë së vizave mund të mbyllet. Në vend të tij, Kongresi dëshiron të zgjerojë mundësitë për profesionistët si Bhushan Parekh me nivel të lartë arsimimi në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Viza profesionale H-1B e zotit Parekh është sponsorizuar nga një kompani e madhe amerikane.
“Mora vizën sepse mbarova një shkollë katër vjeçare për inxhinieri në Indi dhe pas mbarimit të studimeve punova një vit po në  Indi. Gjatë procesit të intervistimit ishte e qartë se unë kisha aftësitë menaxhuese të cilat ata i kërkonin”.
Disa anëtarë të Kongresit e kundërshtojnë eliminimin e programit të lotarisë së vizave duke thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të ofrojnë mundësi edhe për të varfërit e botës. Por, në këto kohë të vështira ekonomike, zoti Khanna thotë se drejtësia nuk është më prioritet.
“Pra, sipas propozimit të tanishëm vetë larmia nuk është më virtyti që ne kërkojmë në sistemin tonë të imigracionit. Ajo që ne kërkojmë tani janë aftësitë dhe kontributi që ata që vijnë këtu mund të japin për vendin”.
Zoti Khanna thotë se ndërkohë që bizneset amerikane janë duke lobuar për më shumë viza profesionale, të varfërit nga vendet në zhvillim nuk kanë përkrahës kaq të fuqishëm.

 

Filed Under: Kronike, Rajon Tagged With: Lotaria amerikane, mund te mbyllet

Kryebashkiaku i Tiranes, Lulzim Basha nderon personalitete britanike

May 27, 2013 by dgreca

Në 23 maj 2013, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Z. Basha gjatë vizitës së tij në Londër bëri një vizitë edhe në Ambasadën Shqiptare. Në një ceremoni zyrtare ai nderoi me medaljen “Mirënjohja e Tiranës”, ish-Lordin Mayor of the City of London, Sir Gavyn Arthur dhe Delegatin e Urdhrit të Kostandinit për Britaninë e Madhe dhe Irlandën, Sh.T. z. Anthony Bailey, OBE për kontributin e tyre të vazhdueshëm në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-britanike në fushën politike, ekonomike dhe të bashkëjetesës ndërfetare.

Gjatë ceremonisë së organizuar me këtë rast Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Londër Z. Mal Berisha falenderoi te pranishmit në këtë ceremoni dhe i dha fjalën kryetarit të Bashkisë së Tiranës Z. Lulzim Basha.

Z. Basha në prani të Sir Gavril Arthur i cili ishte veshur në uniformë ceremoniale, Z. Anthony Bailey dhe të një grupi bashkatdhetarësh dhe miqsh anglezë u dorëzoi personaliteteve britanike medaljen e Mirënjohjes, si dhe simbolin e kryeqytetit shqiptar, Sahatin e Tiranës që shënonte orën lokale të Tiranës dhe të Londrës.

Në fjalën e tij Z. Basha tha se ky është një moment i rëndësishëm në udhëtimin e gjatë për forcimin e marrëdhënieve midis dy kombeve dhe dy popujve tanë. Në vijim, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Z. Basha lexoi tekstin e këtyre mirënjohjeve në të cilat thuhej:

Medalja “Mirënjohja e Tiranës” i jepet Sir Arthur Gavyn, GCFO, në shenjë mirënjohje të meritave të tij personale dhe kontributit që ka dhënë nëpërmjet zyrës së tij të lartë publike në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe politike ndërmjet qytetit të Tiranës dhe qytetit të Londrës si dhe në nderim të kontributit të tij në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-britanike gjatë vitit të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Po ashtu ai lexoi edhe tekstin e Mirënjohjes që i dorëzoi Shkëlqesisë së tij Z. Anthony John James Bailey, OBE, GCSS, në njohjen e meritave të tij personale për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe politike, ndër-fetare e bamirëse ndërmjet autoriteteve vendore dhe popujve të qyteteve të Tiranës dhe të Londrës si dhe për kontributin e tij të madh në vite për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-britanike.

Një medalje e tillë ju dorëzua në zyrën e tij edhe Lord Mayor of the City of London, të nderuarit Alderman Michael Roger Gifford me motivacionin:

Në njohje të meritave të tij personale dhe të Korporates së City of London në forcimin dhe rritjen e mëtejshme të marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet qytetit të Tiranës dhe qytetit të Londrës. Kjo certifikatë tregon nje vlerësim të madh të kontributit tuaj gjatë vitit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqiperisë dhe është nje vlerësim i lartë që qyteti i Tiranës ka për institucionin tuaj dhe për Korporatën e City of London, si dhe për kontributin e përbashkët në forcimin e marrëdhënieve reciproke ndërmjet dy kombeve, ndërmjet dy popujve tanë.

Takimet e shumta dhe veprimtaritë e organizuara gjatë vizitës së Z. Basha në Londër ngjallën interes të veçantë, jo vetëm tek bashkësia shqiptaro-britanike por edhe tek qarqe të larta të kësaj shoqërie si dhe të medias. Gazeta Daily Telegraph e ka pasqyruar atë në një informacion të posaçëm të datës 24 Maj 2013.1

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Lulzim Basha, nderon, ne Londer, Sir Gavyn Arthur

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 528
  • 529
  • 530
  • 531
  • 532
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT