• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Akulli i ftohtë suedez nuk i fiku krijuesit mëgimtarë, përkundrazi këta pishtarë e shkrin atë dhe deborën me ngrohtësinë e shpirtit dhe ngrohtësinë e vargjeve

November 25, 2022 by s p

Nga XHAVIT ÇITAKU/

Ängelholm, 19 tetor 2022 – në kuadër të shënimit të festave të nëntorit, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar ” Papa Klementi i XI Albani”, në Engelholm të Suedisë organizoj një aktivitet të pasur kulturor, në të cilin pos  anëtarëve aktiv të saj,morën pjesë edhe një numër i madh i pjesëtarëve të komunitetit shqiptar që jetojnë sidomos në jug të këtij shteti skandinav. Tubimin e hapi Kryetari i Këshillit organizativ Robert Hoti, i cili është njeri ndër donatorët e rëndësishëm të kësaj shoqate për shumë vite. Në fillim të këtij eventi Kryetari i Shoqatës z. Hysen Ibrahimi dhe Prof. Fetah Bahtiri, nënkryetar, i njohtuan të pranishmit për takimin e zhvilluar të një delegacioni të kësaj Shoqate me udhëheqjen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në Tiranë, në të cilin u shkëmbyen  të dhëna lidhur me aktivitetin e begat që po zhvillojnë këto dy insitucione. Pritja ishte vërtetë vëllazërore dhe e nivelit akademk, ndërkaq Kryetari i Akademisë së Shkencave z. Skendër Gjinushi pasi e lavdëroj Shoqatën e Shkrimtarëve nga Suedia për një aktivitet të pasur që po zhvillon në fushën e krijimtarisë letrare dhe asaj atdhetare, në pika të shkurtëra këtë delegacion e njoftojë për punën e madhe që po zhvillohet nga ky institucion i lartë i dijes në të gjitha fushat të rëndësisë së veçantë për vendin. Ky takim ishte shumë i rëndësishëm edhe më kulmori nga të gjithë të tjerët dhe padyshim se është një nxitje për një aktivitet edhe më të madh në të ardhmen, tha pos tjerash z. Hysen Ibrahimi.

U përuruan 23 tituj të rinjë librash

Për shkak të pandemisë dhe pengesave tjera të arsyshme, SHSHASH “ Papa Klemendti i XI Albani” nuk kishte arritur të organizoj një tubim të veçantë ku do të përuroheshin vepra të krijuara nga anëtarët e kësaj shoqate, ndaj në këtë event u përuruan 22 tituj të rinjë librash të zhanreve të ndryshme, siç vijon: 

“Avdyl Uka hero i dëshmuar i atdheut”, autor Hysen Ibrahimi, referoi Prof. Fetah Bahtiri. “ Reflektime”, autor Prof. Fetah Bahtiri, referoi Hysen Ibrahimi. “ Unë quhem Drita”, autor Prof. Fetah Bahtiri, referoi Xhavit Çitaku. “Dardanët për Dardani”, autor Rrahman Rrahmani referoi Xhavit Çitaku. “ Parfum i përmallimit të shenjtë”, autor Remzi Basha, referoi Hysen Ibrahimi. “Dashuri e përjetshme”, autor Remzi Basha, referoi Hysen Ibrahimi. “ Zemra e zemrës sime” autor Remzi Basha referoi Hysen Ibrahimi. “ Dëshirat e dashurisë”, autor Remzi Basha referoi Hysen Ibrahimi. “ Me shpirtin në buzë”, autor Remz Basha referoi Hysen Ibrahimi. “ Dashuri e parë”, autor Remzi Basha referoi Idriz Gashi.  “ Mollë e kafshuar”, autor Idriz Gashi referoi Remzi Basha. “Dëshirë mërgimtari”, autor Idriz Gashi referoi Remzi Basha. “Ëndrra të thyera”, autor Xhavit Çitaku referoi Prof, Fetah Bahtiri. “ Figura e Skendërbeut në trashegimin shqiptare dhe të huaj”, autor Prof. Rexhep Jashari referoi Xhavit Çitaku. “Flakë”, autor Adnan Jetullahu referoi Hysen Ibrahimi. “ Nëpër Shtigjet e jetës sime”, autor Bajram Muharremi referoi Prof. Fetah Bahtiri. “Mbi krah të ëndrrës”, autor Bajram Muharremi referoi Prof. Fetah Bahtiri. “ Vlerësimet e miqve”, autor Bajram Muharremi referoi Prof.Osman Ahmetxhekaj. “ Kadri Bistrica guri i kufirit të atdheut”, autor Bajram Muharremi referoi Prof. Osman Ahmetxhekaj. “Vatër e diturisë”, autore Delvina Ibishi referoi Hysen Ibrahimi. ”Misteret e Kohës”, autore Elhame Gjyrevci referoi Mona Juniku. Do veçuar librin e dy të rejave Albina Ibrahimi dhe Teuta Zeneli i titulluar “Tryeza vegjetariane e Ballkanit”, për të cilën referoi Prof. Fetah Bahtiri.

Vlim i palcit të kulluar shqiptar

Referuesit e këtyre librave theksuan ndër të tjera se historia e popollit shqiptar është e mbushur me plot fatkeqësi të pameritura që ia vështirësuan jetën shqiptarëve. Dhe shi për këtë, për një arsye apo për një tjetër qindra mijëra shqiptarë ishin të shtrënguar që ta braktisin vendlindjen dhe ta njohin ngurtësinë e udhëve të vendeve të huaja. Mijëra sish u vendosën edhe në Suedinë e largët, të cilët fort mirë u integruan në shoqërinë e këtij shteti skandinav. Rezultetet që po i arrinë komuniteti shqiptar në të gjitha fushat e jetës dhe të punës të bëjnë krenar dhe të bëjnë të ndihesh mirë që je shqiptar. Punë të shkëlqyer po bëjnë edhe në krijimtarin letrare në zhanre të ndryshme, por, megjithatë, dominon krijimtaria poetike, në të cilën të bie në sy dhe që është shumë e çmueshme është vlimi i një palci të kulluar shqiptar në të. Zëri i këtyre krijuesve grumbullon vrullshëm ndiesinë që dojnë dhe gjejnë shprehje të menjëhershme dhe kështu qartësohet e forcohet shtjellimi i temave duke arritur sigurinë artistike. Këta autorë librash të shumtë për vite me radhë jetojnë në mërgim ndërsa në krijimtarin letrare, disa sish, si yje po shndërrisin. Pena e tyre po del sheshi që në vetmin e madhe muza e poezisë po krijon vjersha të bukura dhe të teholluara artistikisht. Këta krijues po e bëjnë punën e tyre me përkushtim dhe për dashamirët e fjalës së shkruar kanë arritur të përmbyllin një opus të lakmueshëm poetik, por edhe në prozë e zhanre tjera, dhe kësisoj duke dëshmuar aftësinë e tyre krijuese, por edhe duke befasuar me çeljen e luleve të mëdha të verës në hapësirën tonë të pasur letrare. Dhe tash këto lule kanë hapur petalet erakëndshme, dhe natyrisht që bletët dhe fluturat po sjellin puhizat e prehjes poetike dhe në këtë mënyrë lexuesit po përjetjnë këto befasi: Lexuesit do të njihen me disa poet të njëmendtë që tërë kohën shkruajnë vargje të përjetuara thellë, me përkushtim të madh pa u nxituar. Duke u nisur nga fakti se shumica e këtyre krijuesve kurrë më parë nuk e kishin shkruar një rrjesht të vetëm në fushën e krijimtarisë letrare, ata pritën derisa u poçën  mirë e mirë idetë dhe me pas si bleta punëtore iu qasën me entuziazëm të madh kësaj fushe magjike në letrat shqipe. Nga mijëra vjersha  të botuara në këta libra dominojnë vargjet për vendlindjen, atdhedashurinë, për mallengjimin, për mërgimin, dashurinë ndaj prindërve, shokëve e miqëve, bukuritë  natyrore në trungun shqiptar, dëshmorët, lirinë e fituar me gjak. Shihet qartazi nga vargjet se këta autorë vërtetë janë shkëputur me fërshkëllimë rrëqethëse nga harku i kohës, por meqë janë krijues të mirëfilltë i përballojnë me dinjitet të gjitha stuhitë e errëta të kohës. Po nga ana tjetër e thotë me urti i madhi ynë Lasgushi se: “poezia nuk duhet të flas, duhet të jetë”. Laryshia e temave është e gjerë dhe tërëheqëse. Janë poezitë për vendlindjen, për fatin e tërë një kombi, për jetën që është një tortur e madhe në mërgim, por edhe vargje për të bukurën dhe të shëmtuarën. Lexuesi në këta libra sa do të has në vargje epike  , befasisht do ta ngazëllejnë lirikat e bardha si ato rrezet e këndshme, ato rriskat magjepse mes nesh. Autorët e këtyre veprave nga kujtimet e rinisë bartin me vete dashurinë që më vonë me nder e kthejnë borxhin, duke i mbledhur me kujdes e përmallshëm në vargje. Këta autor krijojnë libra edhe të zhanreve të tjera në Suedinë e largët në mes kristaleve të deborës, sa i kemi duke medituar para valëve të liqenit të huaj, krahët e kujtimit i kthejnë në vendet e tyre të preferuara në vendlindje dhe na i dhurojnë fizionomitë e njerëzve tanë, na i dhurojnë edhe tingujt e lahutës e të çiftelisë, tinguj këta që i mbajnë gjallë poetët, prozatorët e artistët që mos t’i thithin bardhësitë e veriut dhe të akullit të ftohtë. Ky akull nuk i fiku këta pishtar, përkundrazi këta pishtarë e shkrin atë dhe deborën me ngrohtësinë e shpirtit dhe ngohtësinë e vargjeve të tyre. Ndaj, nuk është vështirë të shihet e të kuptohet se disa shprehje si bilbili, zëri dhe gjumi bartin ndjenja skofiare të buta, të përvajtshme që i veçojnë autorët me një lidhje të tyre emocionale. Dhe kësisoj, në të vërtetë, poezisë i japin një ndieshmëri artistike. Gjithsesi permes përvojes poetike dhe në përgjithësi në mjedisin ku ata jetojnë, e zgjerojnë, e pasurojnë dhe i përgjithsojnë prurjet e krijimtarisë së tyre. 

Në fushën romanteske, dramë, ese, historiografi, tregime, dokumentar etj ka pak krijues, por edhe pse të paktë ata me përkushtim po punojnë në këtë drejtim dhe ato pak vepra të botura tregojnë qartazi për një nivel të lartë artistik të tyre.  

Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti kulturor u kënaqen me vargjet e bukura të recituara nga krijuesit entuziastë të kësaj shoqate, por edhe krijues të tjerë që kishin ardhur enkas për të garuar me vjershat e tyre në këtë orë letrare të organizuar e përgatitur mirë. Duartrokitje frenetike mori voglushja Tiara Görxhaliu, e cila recitoi për mrekulli , ndaj ajo u shpërblye me shpërblimin e veçantë të jurisë. Vendi i parë iu dha krijuesve Prof. Fetah Bahtiri dhe Bedri Paci, vendi i dytë Hysen Ibrahimi dhe Bajram Muharremi, ndërkaq vendin e tretë e ndanë Fahredin Berisha dhe Adnan Jetullahi. Shpërblimin e veçantë nga Juria e mori shkrimtarja Elhame Gjurevci, ndërsa të publikut Xhevrije Nimani dhe të rejat Albina Ibrahimi, Alketa Kajtazi dhe Donika Sallahu.

Në këtë manifestim kulturor Prof. Fetah Bahtiri, nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klementi i XI Albani”, i njohtojë të pranishmit se nga viti i ardhshëm Juria Profesionale e formuar ditë më parë do të filloi të vlerësoj krijimtarinë e anëtarëve të saj dhe do të ndaj shpërblimin për librin më të mirë të botuar në vitin 2022. Në këtë konkurs garues mund të marrin pjesë edhe të gjithë krijuesit në të gjitha trojet etnike dhe në mërgim. Afati për t’u paraqitur është deri me 31 dhjetor të këtij viti.   

Në këtë manifestim kulturor u ndanë certifikata “Anëtar nderi” nga Shoqata Kombëtare e Miqësisë dhe Bashkëpunimit Shqipëri- Itali. Këto certifikata i morën: Osman Ahmetxhekaj, Xhavit Çitaku, Remzi Basha, Iljaz Spahiu, Albert Jashari dhe Mejdi Orana me arsyetimin se si intelektualë, kontributëdhënës, humanist dhe veprimtarë të shquar dhanë shumë për arsim, për çështjen kombëtare, bashkimin kombëtar, kultivimin, ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditës shqiptare në botë dhe mbështetës të kësaj shoqate.

Punë të madhe rreth afirmimit të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI AlbanI”, Suedi (SHSHASHS), po japin edhe kameramanët Bajram e Arlind Uka, fografi Adnan Jetullahi si dhe donatori Robert Hoti, për të cilën gjë janë falënderues nga SHSHASHS.

Filed Under: Kronike Tagged With: Xhavit Citaku

PATRIOTËT VIZITOJNË VATRËN NË NËNTORIN E PAVARËSISË

November 24, 2022 by s p

Shqiptarët e Amerikës e trojeve etnike vizitojnë Federatën Vatra e gazetën Dielli në muajin e Pavarësisë. Z.Bujar Gjoka – Kryetari i Shoqatës Bijtë e Shqipes në Philadelphia, Tajar Domi – Kryetar Nderi i Shoqatës Bijtë e Shqipes dhe Abdulla Domi Kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës ishin sot ndër vizitorët e shumtë në Vatër me rastin e muajit të Pavarësisë. Z. Abdulla Domi si përqafësues i popullit të Kukësit, Hasit e Tropojës, i akordoi Federatës Vatra një Certifikatë Mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm në dobi të çështjes kombëtare në 110 vite histori. Federata Vatra bashkon shqiptarët nga të gjitha trojet në tokën e premtuar të Amerikës. Vatra e ngrohtë, zjarri i pa shuar i atdhedashurisë që mban gjallë shpirtin patriotik shqiptar përtej Atlantikut. Vatra është historia, krenaria dhe identiteti i shqiptarëve të Amerikës.

Filed Under: Kronike

FARSA E “TRASHËGIMTARËVE” TË FRONIT TË SHQIPËRISË 

November 18, 2022 by s p

Nga Rafael Floqi /

“Gara më qesharake, për një fron që është mbajtur ndonjëherë, është padyshim, ajo që po harbohet tani, për t’u sulur, mbi një shtet të sapokrijuar, si Shqipëria. Të thuash se është si një opera komike e tipit “Vejushat e gazmore”  kjo është e pamjaftueshme, pasi është vërtet shumë më komike.”

Sipas shtypit amerikan të vitit 1913

Pavarësisht shpalljes së Pavarësisë nga plaku i urtë Ismail Qemali, më vitin 1913 fati i Shqipërisë nuk ishte aq i qartë. Fuqitë evropiane para Konferencës së Ambasadorë nuk e pëlqenin egzistencën e një republike në Shqipëri, dhe ishin vënë në garë, siç ishte bërë traditë në Ballkan, për të caktuar një princ europian për Shqipërinë, ashtu siç kishin bërë edhe me vende të tjera ballkanike, si me Greqinë, apo me Bullgarinë. Skena finale e kësaj farse u luajt më 1913 në Kongresin e Firences. Por “froni bosh” i Shqipërisë kishte tërhequr një lukuni pretendentësh të aristokracive evropiane dhe aventurierëve të ndryshëm, për fronin e pasuesit të Skënderbeut, me apo pa dashjen e popullit shqiptar. Këto figura ishin sa të panjohura aq edhe groteske. Veç dëshmitarëve të rastit, si baroni Franz Nopsca apo Eqerem bej Vlora, bëmat e tyre kishin mbushur edhe shtypin perëndimor me kronikat groteske, sa që këto ngjarje dhe figura që ishin reflektuar dhe në shtypin amerikan të viteve 1912-1913 disa numra prej së cilave po i shihni si faqe gazete.  

“Froni bosh” i Shqipërisë dhe lukunia e pretendentëve

Sidoqoftë shqiptarët se përtypën lehtë ardhjen e një sundimtari të huaj. Rivalitetet dhe interesat e ndryshme të Fuqive të Mëdha gjatë Konferencës së Ambasadorëve, para së gjithash të Austro-Hungarisë dhe Italisë, e kishin kthyer Shqipërinë në një «kukull loje». Këtë gjë e dëshmon edhe përzgjedhja e një figure të panjohur gjermane në krye të shtetit të ri shqiptar, siç ishte Wilhelm zu Wied. Kushtet dhe situata në të cilën Fuqitë e Mëdha vendosën të krijojnë Shqipërinë ishin shumë më të pafavorshme, sesa në vendet e tjera të Ballkanit. Zhvillimi i vonuar social-ekonomik i vendit, niveli i lartë i analfabetizmit, heterogjeniteti fetar, një elitë shqiptare e brumosur me mentalitet turk, mungesa e infrastrukturës dhe prapambetja e shoqërisë shqiptare si edhe konfliktet e armatosura me vendet fqinjë e vështirësonin ngritjen e shtetit shqiptar. Kandidaturat e paraqitura nga Austria dhe Italia për fronin shqiptar ishin të shumta. Edhe patriotët shqiptarë ishin fillimisht të ndarë mes tyre, se cili duhej të ishte mbreti i tyre i ardhshëm dhe ky ishte paradoksi.

Sipas dëshmitarit dhe përfaqsuesit të Austro Hungarisë, mikut të shqiptarëve baronit Franz Nopcsa (1877-1933), Kongresi i Triestes u mblodh në fillim të vitit 1913, për të treguar solidaritet midis shqiptarëve nga Shqipëria dhe jashtë vendit për vendin e tyre pas shpalljes së pavarësisë në Vlorë më 28 nëntor 1912. Rreth 150 përfaqësues nga Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Italia, Egjipti, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara morën pjesë për të diskutuar punët e kombit. Kongresi njohu qeverinë e përkohshme të ngritur nga Ismail Qemal bej Vlorën dhe diskutoi për kandidatët e ndryshëm për fronin e ri vakant. Ndër kandidatët që diskutoheshin në atë kohë ishin Ferdinand François Bourbon Orléans-Montpensier i Francës, Albert Gjika i Rumanisë, Konti Urach i Württemberg, princi egjiptian Ahmed Fuad dhe djali i markezit Juan Aleandro Castriota nga Napoli. Austro-Hungaria promovoi kongresin, në veçanti për të siguruar zgjedhjen e një princi të zgjedhur prej saj.

Kongresi Shqiptar i Triestes

Baron Franz Nopcsa shkruan se “nga 27 shkurti deri më 6 mars (1913) mora pjesë në Kongresin Shqiptar të Triestes. Ky kongres ishte një çështje e çuditshme. Froni shqiptar ishte bosh në pranverën e vitit 1913 dhe çështjet shqiptare ishin nën drejtimin e Ismail Qemalit, i cili fillimisht ishte takuar me Berchtold-in në Budapest në shtëpinë e Shkëlqesisë Hadik Janos dhe më pas kishte udhëtuar për në Vlorë, i besuar prej tij dhe me mbështetjen e tij. Atje ai formoi qeverinë e përkohshme të shtetit të sapothemeluar shqiptar. Më pak i dukshëm ishte fakti, se Berchtold-i, pas një takimi kokë më kokë me Ismail Qemalin, ishte i bindur se ai mund të manovronte atë në çdo rast, ndaj po zhvilloheshin fushata propagandistike intensive në Evropë, për llogari të pretendentëve të ndryshëm për fronin shqiptar, ndërsa qeveria e përkohshme që drejtohej nga Ismail Qemali, i cili ishte i hapur ndaj ryshfetit, edhe pse vetëm me shuma të mëdha parash.”

Njëqind delegatë të kolonive shqiptare në Evropë, Amerikë dhe Egjipt mirrnin pjesë. Qeveria austriake është e përfaqësuar nga Mahovetz, drejtor i policisë së Triestes, dhe në mënyrë jozyrtare, edhe nga një kapiten stafit. Delegatët dëshmuan një seri manifestimesh simpatie ndaj Austrisë. Oratori i parë i cili foli pas presidentit ishte Konti i Taaffe-s, një zyrtar i Ministrisë së Jashtme në Vjenë dhe djali i ish-ministrit, i cili u shpreh në favor të pretendimeve të Shqipërisë së Madhe. Zëvendës/Presidenti, Faik Konica mbajti një fjalim, ku shprehu mirënjohjen e shqiptarëve ndaj perandorit Franc – Jozef dhe mbretit të Italisë, për dashamirësinë që ata kanë treguar ndaj popullit shqiptar dhe për mundësimin e krijimit të një Shqipërie të pavarur në të ardhmen. 

Pretendentë dhe cilësi

Ndërkohë një tjetër dëshmitar i kohës, Eqerem Bej Vlora përmend kandidatët që njihte ai në kujtimet e tij. “Unë i kam njohur dhe kam biseduar vetë me të gjithë kandidatët e fronit shqiptar. Po të përjashtojmë këtu kandidatë të vetëshpallur si Don Aladro, princ Gjika dhe markezi – Skanderbeg, në skenën e garës mbeten princi i Monpansiesë, princi feudal i Egjiptit (më vonë mbreti Fuad i parë), princi i Urahut, princi Burhanedin nga dera e Osmanëve dhe marshalli turk Izet pasha (lindur në Naseliç të Maqedonisë). Asnjëri nga këta kandidatë nuk ishte më i mirë se Princ Vidi. Sepse, nëse ndonjëri prej tyre zotëronte veti të veçanta, ato zhvlerësoheshin nga të meta të vogla a të mëdha, apo barazoheshin nga epërsitë e kandidatëve të tjerë. Kështu, fjala vjen nëse soji i lartë, pasuria e madhe dhe energjia sportive fliste në të mirë të kandidaturës së princit Monpansier, mendjelehtësia e tij dhe moskuptimi i nevojës për një jetë të rregullt familjare (në Vlorë ai erdhi me një mikeshë të tij), ishin për mua krejt të dyshimta. Perveç kësaj, princi francez nuk gëzonte pothuajse asnjë përkrahje nga Fuqitë Evropiane. Edhe më pak e mundshme më dukej kandidatura e princit Fuad të Egjiptit. Prapa fasadës jo aq të shkëlqyeshme të jetës së tij publike dhe private (për më tepër ai nuk kishte ndonjë të ardhur), gjeje vetëm veti të përkora si njeri, si burrë shteti dhe si udhëheqës.”.

Por sot nga studimet e mia të shkrimeve të kohës të gazetave amerikane, shohim se në Evropën e kohës. kishte filluar një melodramë apo farsë, se kush do të përzgjidhej mbajtësi i fronit të vendit të vogël ballkanik, një farsë sa e dhimbshme aq dhe butaforike. Le t’i hedhim një sy “Lajmevet të kryeqytetit të mbrëmjes. “Oh what a Funny Fight for a Throne”

Oh çfarë lufte qesharake për një fron

“Djali i shëndoshë mbretëror, Princesha Liana dhe një trashëgimtare e guximshme amerikane Princesha Hazel Singer, e Çikagos, Princesha Liane de Pougy, e Bulevardeve të Parisit, Tre Gjikat, dhe Princi Gustavus i Danimarkës, me peshë 378 paund, dhe ende në rritje janë konkurrentët aktivë për fronin.”.

““Gara më qesharake, për një fron që është mbajtur ndonjëherë, është padyshim ajo që po harbohet tani, për t’u sulur, mbi një shtet të sapokrijuar si Shqipëria. Të thuash se është si një opera komike e tipit “Vejushat e gazmore” por dhe kjo është e pamjaftueshme, ose është vërtet shumë më komike. Një përzierje e tillë ku janë tre princat Gjika, një trashëgimtare e pasur e Çikagos, një ish-aventuriere pariziene dhe princi tepër i dhjamosur në mes mbretërve të Evropës. Secili ka për të thënë diçka të keqe për tjetrin. Trashëgimtarja e Çikagos « hedh poshtë të kaluarën e saj me aventurat pariziane. Aventurierja përgjigjet me një përqeshje për Porkopolis. Të gjithë tallen me djalin trashë, por vetëkënaqësia tregon faktin se muhamedanët, të cilët ka shumë në Shqipëri, e admirojnë dhjamin.

Serbët dhe grekët propozuan të ndanin Shqipërinë mes tyre, të groposnin shqiptarët, për të mos përmendur kundërshtimin e austriakëve. Pra, Shqipëria u krijua si një shtet më vete. Banorët e Shqipërisë janë të ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë midis fesë muhamedane dhe asaj të krishterë. “Por një shtet i krijuar nën drejtimin e Austrisë dhe Rusisë, nuk mund të jetë republikë. Kjo do të ishte një shembull i keq. Prandaj, Shqipërisë do t’i duhet të zgjedhë një mbret ose princ nga radhët e pretendentëve. Dikush që do të donte ca famë dhe nuk shqetësohej nga rreziku.

Në atë kohë në mesin e kandidatëve dallohen princat Jean Gjika, Gjergj Gjika dhe princi Albert Gjika, Të gjithë këta janë kushërinj dhe i përkasin një familjeje që tani banojnë në Rumani, megjithëse në kohët e lashta, kur Shqipëria ishte shtet i pavarur kishin banuar në Shqipëri.

Një tjetër kandidat kryesor, është Princi Gustavus, i Danimarkës, trashëgimtar i mbreti i Danimarkës. Ai gëzon dallimin e të qenit i pari princ në Evropë, që ka provuar çdo ilaç kundër-dhjamit të njohur për shkencën pa sukses. Ai peshon 378 paund dhe ende po shton në peshë. Princi Gustavus ka avantazhin e në disa skica argëtuese të Luftës Ballkanike të duket si Princ i zgjuar. Liane de Pougy mikesha, e cila rrezikoi shansin e saj, me fronin shqiptar. Ajo vjen nga një vend që nuk mund të ketë asnjë plan për të marrë ndonjë territor në Shqipëri. Xhaxhai i saj, Jorgo, u zgjodh mbret i Greqisë për një arsye të ngjashme. Ajo është njëzet e gjashtë vjeç dhe e pamartuar.

Tani, sa u përket Gjikave. Princi Jean Gjika u martua me Miss Hazel Singer, vajzën e Charles J. Singer, nga Çikago, dhe një anëtar i familjes të pasur së makinave qepëse Singer, shumë prej të cilave ishin martuar me aristokracinë franceze. Këngëtarët sigurisht që kanë miliona, kuptohet që ish-Miss “Këngëtarja” do të gëzonte ndjesinë e të qenit një mbretëreshë e rregullt dhe po i shpenzon lirisht milionat e saj për këtë qëllim. Princi Jean ka pasur një karrierë interesante. Përpara se të martohej me Miss Singer, gënjeshtari kishte financuar një kompani operash komike, ylli i së cilës ishte Miss Della Rogers, nga Denveri. Pastaj është Gjika nr. 2. është Princi Gjergj Gjika. Tri vjet më parë, princi, në një moment të pamenduar, u martua me Mademoiselle Liane de Pougy, e cila kishte qenë një figurë e njohur për bulevardet e Parisit për shumë vite. Mademoiselle Liane u shfaq dhe bëri të gjitha gjestet që një princeshë nuk pritet të bëjë.

Pak para se burri i saj të flitej si mbajtësi i fronit shqiptar, ajo Princesha Liane kishte bërë një sërë skicash të zgjuara që paraqisnin  turqit, bullgarët, shqiptarët dhe pjesëmarrësit e tjerë në luftën e sotme. Kërkuesit rivalë të fronit kanë blerë një numër të madh kopjesh të një gazete të Parisit që i ka shtypur dhe po i shpërndajnë me zell në Shqipëri, me efekt të dëmshëm për mashtruesin  me  shanset e marrjes së një kurore.

Dhe pastaj është Albert Gjika. emri i tij i plotë është princi Alexander Gjika. Ai u ka vjedhur avancimin të tjerëve, sepse tashmë është aktiv në skenën e luftës ballkanike dhe në këtë moment është i angazhuar në nxitjen e entuziazmit për kauzën e tij tek shqiptarët. Princi Aleksandër Gjika u martua me një grua irlandeze. Margaret Dowling, një kushërirë e markezit të Lansdowne një trashëgimtare me pasuri të konsiderueshme. Sipas thashethemeve të shoqërisë ai shpenzoi të gjitha paratë më pak, dhe është e sigurt se ajo hapi një dyqan të zbukurimesh, ajo shiti ekzemplarë të punimeve të qendisjes rumunëve dhe grave të tjera të Evropës Juglindore. Por tani që burri i saj është në garë për një fron, megjithatë, ajo është e gatshme të qëndrojë pranë atij besnikërisht.

Por ky i fundit Albert Gjika, i cili kishte qenë vetë pretendent për fronin shqiptar, kishte arritur të interesonte për fronin shqiptar Dukën e Montpensierit [Ferdinand François Bourbon Orléans-Montpensier]. Ai ia la atij “të drejtat” e tij, të cilat askush nuk i njihte në fakt, dhe duka filloi të bënte fushatë në emër të tij në këmbim të një shpërblimi të përshtatshëm. Montpensier fitoi lehtësisht mbi koprracin Fazil Pashë Toptani dhe një sërë shqiptarësh të tjerë, dhe kështu lindi plani që Montpensier të shpallej Mbret i Shqipërisë në Kongresin e Triestes. Montpensier në të njëjtën kohë duhej të çante bllokadën greke dhe të merrte në zotërim Vlorën dhe Ismail Qemalin. Duke qenë se Monarkia jonë, në funksion të të afërmve të Montpensier-it, pritej t’i rezistonte kësaj zgjedhjeje, u tregua e leverdishme që Kongresi Shqiptar të mbështetej nga Austro-Hungaria.  

Por cili ishte Princi Monpensier, le të shohim sipas shkrimit të gazetës amerikane “The sun ([N.Y.]), March 23, 1913, kur fliste per nje ekpeditë gjuhetie, me titull “Crown of Albania May Be Among Trophies of Hunting Expedition” of Ferdinand and Duc de Montpensier. Me titull “Kurora e Shqipërisë mund të jetë mes trofeve të ekspeditës të gjuetisë të mbretit  Ferdinand të Bullgarisë dhe të dukës së Montpensier.

Kurora e Shqipërisë si trofe gjahu

Gazeta përmend të ashtuquajturën ekspeditë gjuhetie që “Princi Ferdinand i Francës, dhe Duka e Montpensier lundruan javën e kaluar me jahtin e tij me avull “Mekong” nga Napoli për në brigjet shqiptare, për atë që ata e quajtën një “ekspeditë gjuhetie”. Se në cilën pikë të bregut ata do të zbriznin do të vendosej më vonë. Por asnjeri nuk duhet të befasohet se në mes të trofeve të gjuhetisë në Shqipëri, të përfshihet dhe kurora e asaj pjese të turbullt të botës. Të gjitha fuqitë e mëdha tani janë të vendosura që për hir të paqes të ardhshme në Evropë, se Shqipëria duhej të transformohej nga një provincë otomane e në një shtet independent, nën sundimin e një princi me gjak mbretëror.“ Gazeta pohonte , se “Tani do të duhet të shtojmë se ai ka mbështetjen e Ferdinandit, Mbretit të Bullgarisë dhe për këtë arsye për kushëririn e tij dukën Monpensier shanset e tij janë më të mëdha.

Pranohet botërisht që Shqiperia nuk do të jetë një provincë otomane dhe asnje copë toke nuk do t’i jepet mbretit Pjetër të Serbisë dhe Knjaz Nikollës të Malit të Zi, dhe se shqiptarët janë të aftë për vetqeverisje për të cilën kanë luftuar për 400 vjet.  

“Shumë emra, shton gazeta janë sugjeruar si kandidatë të përshtatshëm për fronin e Shqipërisë, ndër ta edhe një Bonapart, princi Viktor Napoleon, i martuar me princeshën Klementina të Belgjikës, Princi Luigi i Italisë, Duka i Abruzzo-s, Princi i Danimarkës, Princi Jorgos i Greqisë, princi egjiptian dhe diplomati spanjoll Markezi , Alejandro Castriotta.

Por përsa i përket Francës, qeveria mund ta mbështesë hapur për të bërë gjithçka që ka në dorën e saj për të promovuar Dukën e Montpelierit, si një kandidat për fronin e Shqipërisë, aq plotësisht është kuptuar nga qeveria e Parisit që do të shkonte shumë larg sa, edhe ta ndihmonte  për të siguruar Fronin e Shqipërisë e bindur se ai mund të bëjë për atë vend me atë çka bëri xhaxhai i tij, mbreti Ferdinand, gjatë çerekshekullit të kaluar në Bullgari. Ai do të hezitojë përpara se të kryejë detyrën e tij atje që të ndërmarrë një përpjekje për të përmbysur Republikën Franceze, pasi ai ishte trashëgimtar i drejtpërdrejtë i fronit të Francës. 

Austria nuk do të lejonte kandidaturën e Dukës të Abruzzit për shkak se një princ prej Shtëpisë së Savojës në Fronin e Shqipërisë do të rriste influencën në vend dhe do të turbullonte balancat e fuqive në Adriatik.  Për Dukën e Montpensier, mbretëresha Cristiana e Spanjës kishte ndërhyrë në mes kushurinjve të saj perandorakë në Vienë. As Anglia nuk do ta kundërshtonte që duka të merrte fronin e Shqipërisë. Pasi motra e tij Dukesha e Aostas kishte qenë mjaft e lidhur me anëtarët e kurorës së Anglisë që janë kushurinj të tij, veçanërisht mbretereshën Aleksandra, që e pat njohur qysh foshnjë së cilës ajo i drejtohej me “mon pettit dhe ai e quante “ mon aunte”. Vullneti i Rusisë është i sigurtë. Vjeshtën e kaluar ai kaloi disa javë në Tsarkoselo. Gjatë asaj periudhe ai hëngri dreka e darka intime në prani të Perandorit Nikolla dhe carinës, ku ai u shfaq në disa raste me uniformën e marinës spanjolle. 

Në Itali për interesat i tij përkujdeset e motra e tij Helen Lucasd dhe duka i dytë trashëgimtar i fronit pas kushëririt të tij Mbretit Victor Emanuelit, ndërsa Ferdinand Montpensier gjithashtu e ka mirë edhe me Vatikanin, ku vitin e kaluar u prit me veçanti dhe interes atëror nga Papa Piu X. Papati është një faktor me rëndësi, jo vetëm se shqiptarët kanë një numur katolikësh, por se më tepër nuk duhet të harrohet, se mbretëresha Helena, (e shoqja e Gjon Kastriotit R.F) një nga sundimtaret e fundit të perandorisë serbe, i kishte dorëzuar pronat dhe të drejtat e Shqipërisë si dhuratë  papës Piu II, në mes të shek. të 15-të duke ia lënë me testament në shtatin e vdekjes. 

Pasuria private e Dukes te Montpensier e trashëguar nga gjyshi nga nëna e të ndjerit Duc të Montpensier dhe nga i ati Konti i Parisit dhe me kushurinj të tjerë, është më e madhe se ajo e xhaxhait të tij Mbretit te Bullgarisë.  Kjo mund të jetë një preferencë mbi kandidatët e tjerë. 

Puçi i Montpensier

Meqenëse Ministria e Jashtme e Austrisë gëzonte idenë që shqiptarët në monarki të demonstronin në emër të vendit të tyre, plani u pranua dhe u mbështet nga Vjena. Një ditë para se të mbaronte kongresi, u ndjeva i detyruar të thërrisja mënjanë Faik Bej Konicën dhe t’i informoja se kongresi nuk kishte bërë ende fare punë dhe se më e pakta që mund të pritej nga një kongres politik ishte një rezolutë. Faiku pranoi dhe unë i diktova një rezolutë të cilën kongresi duhej t’ua dërgonte të nesërmen të gjitha Fuqive të Mëdha. Çështja u ndoq brenda gjysmë ore dhe të nesërmen Faiku ia paraqiti dokumentin kongresit si rezolutë.  Gjatë kongresit, Cavaliere Mayerhöfer mësoi nga Tahiri, djali i Ismail Qemalit, se Montpensier po përgatiste një puç. Plani i Gjikës për të ngritur çështjen e fronit në kongres kishte dështuar, por një tjetër grusht shteti ishte duke u bërë pasi Montpensier hodhi një jaht gati për lundrim. Kaluam dy ditë në Trieste duke pritur për të zbuluar se çfarë mendonte Vjena për kandidaturën e Montpensier, veçanërisht duke pasur parasysh marrëdhënien e tij me kryedukeshën Maria Dorothea. Shqiptarët, mes të cilëve edhe Faik Beu, filluan të na pyesin se si duhet të reagojnë ndaj kandidimit. Unë u thashë atyre në emrin tim: “Në mënyrë armiqësore, sepse nuk besoj se Montpensier është një kandidat për Vjenën”. Në fund erdhi përgjigja që vërtetonte dyshimet e mia. Tani ishim të lirë të vepronim kundër Montpensier. Siç ndodhi, deputetët vjenez po organizonin një banket për kongresin në hotelin Palace. E ndërpreva një pauzë në bisedë duke thënë me zë të dëgjueshëm: “Dëgjoj se Montpensier dëshiron të bëhet Mbret i Shqipërisë dhe se tashmë janë shtypur shpalljet! A ndodh që dikush nga zotërinjtë këtu të ketë një në xhep? E dini, zotërinj, unë jam një koleksionist i madh i materialeve të shtypura për Shqipërinë.” Surprizë e jashtëzakonshme dhe një heshtje e habitur. Fan Noli e harroi veten, nxori një proklamatë nga xhepi dhe ma dha mua. Sekreti i Montpensier u zbulua. Atë mbrëmje, shpallja ishte në postë në rrugën e saj për në Berchtold. Shqetësimet tona ishin më të pakta tani, por nuk u zhdukën plotësisht.

Të nesërmen ndodhi një moment dramatik në kongres, ishte ministri shqiptar Kristo Meksi. Ai kishte ardhur direkt nga Vlora. Pati duartrokitje frenetike, atmosfera u elektrizua. Faiku u zbeh sepse e kuptoi se kryetari tani kishte humbur çdo ndikim mbi kongresin. Tani ishte Qeveria e Përkohshme ajo që ishte në krye. Nuk e dinte se çfarë mesazhi kishte sjellë Meksi me vete. Nëse Meksi, si rezultat i ndonjë marrëveshjeje të fshehtë si emisar i Qeverisë së Përkohshme në Vlorë, do të shpallte Dukën e Montpensierit si Mbret të Shqipërisë, ai sigurisht që do të zgjidhej. U ula pranë përfaqësuesit të qeverisë austriake Makavetz dhe i thashë: “E dini, nëse Kristo Meksi propozon Montpensier si kandidat, ne jemi të humbur sepse ai do të shpallet unanimisht. Meksi filloi të fliste. Ai i përcolli Kongresit Shqiptar urimet më të mira të Qeverisë së Përkohshme dhe njoftoi të pranishmit se anëtarët e Qeverisë ishin të gjithë mirë. Më pas, pa e kuptuar fare se çfarë vendimi kishte në dorë, ai u largua nga podiumi nën duartrokitjet e furishme të auditorit. Stuhia kishte kaluar. Kuptuam se Ismail Qemali nuk ishte vënë ende në dijeni për planin e Montpensier. 

Shqipëria e Konferencës së Londrës një lindje e vdekur

Baroni Franz Nopcsa, shkruam se në këtë moment vendosa të bëj një hap që mund të më bënte lehtësisht për të qeshur dhe të vinte në një dritë të keqe të gjitha aktivitetet e mia në emër të Shqipërisë. Sidoqoftë, vendosa ta kaloj atë. E njoftova gojarisht ekselencën Conrad se do të isha i gatshëm t’i bashkohesha listës së kandidatëve për fron nëse Ministria e Jashtme do të më mbështeste dhe i thashë se, për t’u shpallur Mbret i Shqipërisë, do të më duhej thjesht një pagesë një herë e një një shumë më të madhe parash për të blerë mbështetjen e të ashtuquajturve patriotë shqiptarë, e cila, siç mësova nga puçi i Montpensierit, nuk ishte aspak problem. 

Dikur një monark në fuqi evropiane, nuk do ta kisha të vështirë të gjeja fondet e mëtejshme të nevojshme duke u martuar me një trashëgimtare të pasur amerikane që aspironte mbretërinë, një hap që në rrethana të tjera nuk do të kisha dashur ta bëja. Isha i sigurt për mbështetjen e banorëve të pjesës veriore të vendit duke pasur parasysh qëndrimin që kisha mbajtur në vitet 1910 dhe 1911 dhe Vjena mund të priste të kapërcente çdo vështirësi të shkaktuar nga Ismail Qemali, i cili mbështetej nga Berchtold… Kandidatura ime mund të jetë tallur në qarqet kompetente. Sido që të jetë, disa javë më vonë u neverita dhe u tërhoqa nga të gjitha aktivitetet e mëtejshme në lidhje me Shqipërinë. Unë nga ana ime dhashë si arsye [për tërheqjen e kandidaturës sime] se Shqipëria e krijuar nga Konferenca e Londrës ishte një lindje e vdekur]. Princi Wied u ngjit në fronin shqiptar ndërsa Konferenca e Londrës ishte ende në zhvillim e sipër… Princin Vilhelm fon Urah (nga dera e Vyrtembergëve), gjeneral gjerman i mbështuetur nga Austro-Hungaria, e pata njohur në Vjenë. Në çastin e duhur ai do të mund të shihej si kandidat i Monarkisë . Rënia e Shtetit Shqiptar në vitin 1914 tregoi se kisha të drejtë që zbrita në kohë nga anija që po fundosej në vitin 1913. ‘Gabimi’ im i vetëm ishte që njoha atë që do të ndodhte shumë më përpara se ta bënin kundërshtarët e mi.

Literatura :

Filed Under: Kronike Tagged With: Rafael Floqi

“Vučić nën rrënojat e Perandorisë Putiniste”

November 16, 2022 by s p

Gjeneral ® Piro Ahmetaj/

Përgjatë 25 viteve të fundit, për shkak edhe të funksioneve zyrtare, e kam ndjekur me përgjegjësi shtesë situatën e sigurisë në raport me perspektivën Euroatlantike të Kosovës.  Po ashtu, kam marrë pjesë në 10-ra konferenca në Rajon, Washinton, Bruksel, Qëndra Marshall, Kolegji NATO-s, etj si dhe kam  publikuar (brenda & jashte vendit) disa 100-ndra opinione me rekomandime strategjike për të ndërtuar paqen e qëndrueshmne mes dy popujve të vendeve sovrane. Thjesht kam bërë me përulësi  detyrën ndaj kombit/flamurit, sa të kem frymë dhe  kurdo të më jepet mundësia do të vijoj ta bëj edhe më mirë.  

Pikësëpari, bojkotimin në bllok nga lista Serbe të Kuvendit, policisë dhe zyrtarëve të tjerë të angazhuar në institucionet e Republikës së Kosovës, nuk e gjej apsolutisht si suprizë. Gjithësësi e çmoj si një aventurë ekstreme për  ta (sh) përdoruar Beogradin në hapjen e një fronti të ri mbas fillimit të humbjes turpëruese në Kherson, Ukrainë, të vetmin kryeqytet nga rajonet e pushtuara nga fillimi i agresionit si dhe të shpallur “si pjesë të Mëmës Rusi” dhe të diskretitimit të Moskës në përballjen me fuqinë e vlerave të Aleancës Transatlantike.

Asnjë, zero krahasim me rrethanat e vitin 1989, pasi kjo ndërmarrje shërben si karburant për axhendën gjeopolitike të Putinit në Ballkan. Në të kundërt, lëvizja e Prishtinës në 1989, ishte e imponuar nga regjimi pushtues i Beogradit, ndërsa thelbi i frymës dhe projektit Rugovian ishte ndërtimi i një shteti me vlera, të drejta të barabarta dhe standarte përendimore për të gjithë qytetarët e Kosovës. 

Parë kështu, duhet thënë se në 23 vjet, udhëheqësit e dy vendeve kanë dështuar të aplikojnë platformën e bashkëjetesës ndëretnike dhe të mirëbesimit reciprok në shtetin modern të Kosovës. 

Në vijim po përpiqem të hedh dritë dhe të ndaj vlerësime strategjike ndaj kësaj aventure të  fortë por me pasoja më të rrezikshme në marëdhëneve mes dy vendeve  që mbas “çlirimit të Kosovës nga pushtimi barbar i Millosheviçit”, Qershor 1999:

Së dyti, nga 11 Qershori 1999, kur forcat e KFOR hynë në Kosovë deri në 2012, vlerësimi  i Shtabit të Brukselit ishte se: “standartet e sigurisë në tërësi përmbushnin pritshmëritë e rezolutës 1244 edhe pse në terren,  kishte ende  grupe kriminale me axhendë ultra-nacionaliste”. Brënda kuadrit ballkanik, dukej se 2 vendet që sapo kishin dalë nga luftra të përgjakshme, po shijonin paqen si dhe të vendosura për integrimin në BE dhe NATO.  

Kjo situate, e motivoi Pentagonin, për ta planizuar NATO-n si “second responder” si dhe reduktuar prezencën ushtarake nga rreth 5000 në më pak se 300 personel këshillimor (NAT) për FSK. 

Gjithësesi nuk mund të mos e themi se Beogradi Zyrtar, më posaçërisht z. Vučić ja ka dalë me sukses që: “mbi jelekun antiplumb të Millosheviçit të veshi kostumin e perëndimorit duke dominuar axhendën personale, Kombëtare dhe deri diku ndërkombëtare”. 

Kjo ka bërë që “Serbia jo vetëm tu rrëshqasë përgjegjësive të  krimeve të pushtuesit, por të bëjë cinikisht viktimën dhe të ngrejë pikpyetje kritike për aftësitë shtetformuese të udhëhëqësve të Kosovës”. 

Përfitoj nga rasti që si  ish-Përfaqësue i RSh në Komandën Supreme të NATO-s, ta  sjellë në vëmëndje, se  mbështetur në peshimin e rreziqeve në terren, e kemi refuzuar në çdo forum planin e reduktimit të prezencës së NATO-s. Për hir të së vërtetës, kemi qëndruar “fortë dhe agresiv”, deri sa nga Autoritetet e Larta të NATO-s na është tërhequr vëmendja: “nuk jeni përfaqësues të Kosovës (por të RSh ) ndërsa siguria në Prishtinë ishte edhe më mirë se në Washington, Bruksel, etj” !

Së treti, në verën e 2012 pasi (ri) shpërtheu situata në Veri për reciprocitetin e doganave, NATO e spostoi “reduktimin drastik të prezencës” ushtarake në Kosovë. Deri në 2022, pra 10 vitet fundit prezenca ka mbetur me rreth 4000 trupa të KFOR.  

Në planin politik, tërheqjen e pak shteteve dhe bllokimi i njohjeve të reja  të Kosovës mund të shihet si sukses  i diplomacisë së Serbisë. E kundërta është e vërtetë e hidhur për Kosovën dhe në një masë të caktuar edhe për RSh. 

Po ashtu, kujtojmë se para rreth një viti nën “ispektimin diskretitues” të Ambasadorit të Rusisë në Beograd, Serbia dislokoi 80 % të fuqisë ushtarake në kufi me Kosovën, edhe pse e konfirmuar se përsa të ketë prezencë të NATO-s në Kosovë, agresioni ushtarak është një aventurë e pamundur. Nga ana tjetër, duhet thënë se Z. Vučić e tepëroi shumë me marreveshjen e partneritetit strategjik me Rusinë (të nënëshkruar cinikisht në New York) duke e rreshtuar, në fakt  diskretituar Serbinë krah 5 shteteve terroriste. 

Kështu aventurën  për të krijuar boshllëk institucional në Kosovë përpos të tjerave,  e gjej si kopje edhe me të shëmtuar se ajo e Rusisë në Krime para 2014, si dhe referendumet me tanke në Ukrainë në Shtator 2022. 

Në planin Ushtarak, Serbia shpenzon rreth 1 miliard € çdo vit për mbrojtjen (sa rreth 6 vjet R.Sh & 10 R. Kosovës ?) dhe është e armatosur (kryesisht nga Rusia) me Tanke, Mig-29, Helikopter luftimi Mi-35, raketa Pantsir-S (&FK-3), etj ? Në disa vlerësime të publikuara në Shqip, Anglisht, Serbisht dhe Rusisht, i kam drejtuar të njëjtat pyetje z. Vuçic: “pse armatoset deri në dhëmbë (?), nga cili shtet ose aleancë rrezikohet (?) dhe sovranitetin e kujt vendi kërcënon Serbia ? Përgjigja është e thjeshtë: “nuk rrezikohet nga askush, por kërcënon integritetin e Kosovës si dhe interesat jetike të Kombit Shqiptar“.  

Shqetësimet për armatosjen e Serbisë, kam patur privilegjin ta ndaj në vetë të parë edhe me Gjeneralin legjendë & Senatorin e paharruar,  John McCain dhe jo vetëm. Për më tepër është fakt se SHBA ka patur vëmendje të shtuar, duke dërguar në Serbi përfaqësues të Senatit për të kërkuar:   “të ndalojë modernizimin e MIG-29, Raketave Pantsir-S, etj” por Beogradi e ka devijuar edhe përmbushjen e mesazheve të Washingronit. 

Së katërti, do doja shumë të isha gabim, por faktorët Shqiptarë jo vetëm në Prishtinë: “ndoshta të nëmur nga betejat mes vedit dhe për axhendën e gjithë-pushtetit“, në 23 vjet kanë dështuar me sukses të krijojnë një plafformë të përbashkët për iteresat jetike të shtetit të Kosovës si dhe ato Kombëtare. 

Nga ana tjetër, udhëheqësit e luftës çlirimtare të Kosovës, në emër të paranojës së karrikes së përjetshme dhe interesave korruptive bënë  leshime delekuente ndaj burokracisë së Brukselit. Por po i paguajnë shumë shtrenjtë (shumica me pranga në Hagë) kullarot perëndinore,  ndërsa  kosovarët janë të vetmit në Ballkan që ende nuk kanë dalë nga regjimi i vizave !?

Ndërsa, udhëheqësit e të dy shteteve nga i njëjti Komb, sa herë situata  përshkallëzohet (pothuaj 2 herë në vit), përserisin pa korrigjime: “falënderojmë NATO, SHBA dhe BE. Bëjmë thirrje për maturi si  dhe nxisim dialogun konstruktiv mes dy vendeve“, çka sigurisht nuk mjafton as për të fshehur mbas hijes se gishtit që tregon të vërtetat. E ri-përsëris edhe më qartë se “NATO nuk është organizatë Aliene. KFOR ka kosto për vendet anëtare si dhe nuk do të qëndrojë përjetësisht në Kosove” (p.sh në Afganistan 20 vjet).  Kështu, pas 23 vitesh duhet t’i përulemi me mirënjohje mesazhit të Presidentit Klinton “USA/NATO ju sollëm lirinë, Ju do duhet të ndërtojni paqen”! 

Po ashtu e çmoj shumë cinike, kur të papazotë për të ndërtuar paqen për Shtepinë/kombin tonë, fajësojnë komunitetin ndërkombëtar, USA, NATO, etj  me lloj lloj populizmash egocentrike në mos marksiste.  Nuk është fare e vërtetë. Si shëmbull kujtojmë marreveshjen në dhomën ovale, një përpjekje e fuqishme të Presidentit Trump, që në gjykimin tim e tejkalon krizën, çliron bllokimin për njohjet e reja të Kosovës dhe shtron autostradën e paqes drejt aspiratave Euroatlantike për të dy vendet si dhe rajonin.  Prandaj z. Vuçic edhe mbas nënshkrimit të marrëveshjes, bëri prap viktimën pasi nuk mund të mbante barrën e refuzimit të projektit Trump, i cili fatmirësisht mbetet i pandryshuar edhe nga Presidenti Biden. 

Së fundni, shkimtari Misha Glenny në librin e tij The Balkans (1804-2012) heton rrënjët e gjakëderdhjes në Europën Juglindore. Ndër të tjera, zbulon se: “vendet që Ne i mendojmë si armiq të paepur, gjatë shekujve kanë krijuar aleanca të pamundura“, por dhe ekspozon pyetje kritike për marrëdhënien midis Ballkanit dhe Evropës!  

Konsideruar këto mësime, besoj edhe më fortë se PAQJA e qëndrueshme, mbetet misioni i vetëm mes Serbisë dhe Kosovës, përkunder rikthimit të errësira e urrejtjes dhe gjakëderdhjes shekullore mes dy popujve që kanë jetuar dhe do vijojnë të jetojnë në shekuj si fqinj ndërkufitarë.

Më konkretisht, për  gjeneratat reja dhe aktorët e moderuar të Beogradit dhe Prishtinës Zyrtare, do ri-sygjeroja që perspektivën e dialogut mes dy vendeve sovrane ta para-kushtëzojnë me vetëm tre  Masa Bazë të Mirëbesimit Reciprok, nëpërmjet të cilave dy shtetet e pavarura të angazhohen se: “(1) Ruajnë balancat e fuqisë ushtarake (nuk do zhvillojnë kapacitete ushtarake, Mig, Raketa, etj që kërcënojnë respektivisht tërësinë teritoriale); (2) nuk do të vendosin instalime ushtarake (20 km distancë ajrore dhe 5 tokësorë), në kufijtë e dy vendeve si dhe (3) kjo paketë me vetëm tre parakushte të monitorihet me USA/NATO-n, të cilat mbeten faktor kritik për paqen dhe axhendën e integrimit Euratlantik të 2 vendeve dhe në Rajon”. 

Historia e pas-konflikteve na tregon, se Marrëveshje Paqe dhe Stabiliteti (me çdo lloj emërtimi) nuk kanë për të funksionuar, pa shtuar themelet e mirëbesimit reciprok. Krimea, është shëmbulli i freskët, ku arritjet nga marrëveshja e paqes 2014, u shpagua me gjakun e qytetareve Ukrainas dhe Rusë, ndërsa barra financiare u kushtoi po atyre sa një ditë lufte.  

Në shtesë, me përulësinë e një eksperti, me eksperiencë dhe kontribute me shumë se modeste në çështjet e sigurisë kombëtare, Rajonit, NATO-s etj, do t’i ri-Këshilloja publikisht dhe vllazërisht aktorët politik dhe faktorët institucional në Tiranë dhe Prishtinë, që për interesa jetike kombëtare: “të përulen në gjunjë para historisë së përgjakshme si dhe përgjegjësive shtetërore duke jetësuar një Patformë Partneriteti Strategjik: “Dy Shtete një Komb” dhe atij “Smart/mënçur” mbi sovranitetin dhe mbrojtjen e interesave kombëtare, duke konfirmuar se kjo “qasje e vonuar” nuk kërcënon asnjë vend, përkundrazi do të kontribuojë si balancë racionale për paqen afatgjate të rajonit.

* Ekpert për Sigurinë Kombëtare & NATO-s,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut, si & Ish:

Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSh;

Zv/ShShPFA & Përfaqësues i RSh në NATO.

Filed Under: Kronike Tagged With: Piro Ahmetaj

Shkolla Shqipe në Athinë aktivitet kulturor në Ditët e Alfabetit Shqip

November 15, 2022 by s p

Lefteri Metkaj/

Shqiptarëve u duhej një Alfabet i vetëm. Urime bashkëatdhetarë këtë ditë të shenjtë të Alfabetit Shqip! Të gjithë ne u bëmë pjesë e nderimit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Shkronjat shqipe e kanë historinë e tyre të përgjakur që vriteshin dje nga pushtuesit. Shpesh këto shkronja kanë ndjerë ngrohtësinë e gjakut të atyre qe i krijuan, apo hidhërimin e helmit që mori jetën e atdhetarëve të mëdhenj. Prandaj dhe me nxënësit që mësojnë gjuhën shqipe në Athinë biseduam për dëshirën e madhe që kishin shqiptarët dhe arsyet për të pasur një Alfabet të përbashkët. Gjithashtu, biseduam ku u mbajt ky kongres, cilët atdhetarë morrën pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme kombëtare. Po ashtu folëm për diskutimet që u bënë në këtë kongres ,cilin alfabet përzgjodhën, dhe cilat ishin dallimet në mes këtyre alfabetëve që u paraqitën. Për të organizuar sa më bukur e për të njohur me konkretisht fakte nga kjo ngjarje historike kombëtare u paraqitēn :

Fakte historike, foto nga vendndodhja dhe nga pjesëmarrësit e kongresit, foto historike kombëtare te shoqërive shqiptare , vjersha ,këngë, ilustrime me ngjarje të periudhës së rilindjes kombëtare.

Shqiptarët e arsimuar në periudhën e rilindjes kombetare merreshin me letërsi ,histori dhe fusha të tjera të kulturës dhe dijes, por gjuhën e tyre e shkruani me shkronja dhe alfabete të huazuara.

Disa shkruani me shkronja latine ,disa të tjerë me shkronja arabe, osmane, greke, sllave… prandaj këta rilindas shqiptarë të motivuar, që të mos shkruanin gjuhën shqipe me shkronja të huaja ,u doli e nevojshme për të pasur një alfabet të përbashkët për gjuhën shqipe.

Pastaj, me këtë alfabet do të shkruanin dhe do të botonin libra të gjithë shqiptarët si në trojet shqiptare ,por edhe ata që ishin në mërgim .

Kështu, atdhetarët shqiptarë u mblodhën dhe punuan shumë për të arritur këtë qëllim, të krijonin një Alfabet të përbashkët të Gjuhës Shqipe.

Për të arritur këtë synim, pra Alfabetin e përbashkët u angazhuan dhe shumë klube kulturore shqiptare të asaj kohe.

Por më i fuqishmi në atë periudhë ishte

Klubi i Manastirit , dhe ky klub organizoi më 14 nëntor të 1908-ës një Kongres Kombetar. Aty morrën pjesë atdhetarët dhe personalitetet më të shquar të arsimit dhe të kulturës kombëtare.

Në këtë Kongres Kombëtar erdhën nga të gjitha trevat shqiptare por edhe nga mërgimi. Ndër më të shquar ishin: Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta, Mit’hat Frashëri, Gjergj Qiriazi, Shahin Kolonja ,Hilë Nosi, Ndre Mjeda, Bajo Topulli, Taqi Buda, Sotir Peçi, Shahin Kolonja, Nyzhet Vrioni,…

Kryetar për të drejtuar punimet e Kongresit u zgjodh , Mit’hat Frashëri.

Për të nxjerrë një Alfabet të përbashket kishte mendime të ndryshme ,prandaj u bënë shumë diskutime .Megjithë deshirën e madhe për të pasur vetëm një Alfabet ,pjesëmarrësit përcaktuan dy prej tyre:

1- Alfabetin e Stambollit ,i cili u quajt sipas vendit ku ishte hartuar.

2- Alfabeti i Shoqërisë “Bashkimi” të Shkodrës ,ku ishte hartuar me shkronja latine.

Caktimi i dy alfabetëve për përdorim u bë për shkak të ruajtjes së unitetit në mes shqiptarëve.

Alfabeti i Stambollit ishte me shkronja të perziera ku mbizotëronin shkronjat nga alfabetet arabe.

Kurse Alfabeti i Shoqërise “Bashkimi” ishte me shkronja latine.

Më i lehtë dhe më i përshtatshëm për t’u pèrdorur ishte alfabeti me shkronja latine i cili me kalimin e kohës u bë alfabeti i vetëm i gjuhës shqipe.

Qysh atëherë ky Alfabet perdoret ende dhe sot në të gjitha trojet shqiptare.

Dhe sot shqiptarët në Atdhe dhe anembanë botës kremtojnë 114-vjetorin e Kongresit të Manastirit.

RROFTE KONGRESI I MANASTIRIT QË I ÇELI SHKRONJAT E GJUHES SHQIPE!

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 83
  • 84
  • 85
  • 86
  • 87
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • THEMELIMI I “ALBLIBRIS” – LIBRI SHQIP NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • Dy kryeqytete, një komb
  • Dashamir Gurabardhi: “Arti si zhvillim dhe emancipim kombëtar”
  • SHUMËSIA STILORE-LIGJËRIMORE NË PROZËN DOKUMENTARE TË REXHEP QOSJES
  • Atë Arthur Liolin, kleriku, studiuesi dhe shërbestari i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN
  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve
  • Experience History: Ambassador William Walker’s inaugural visit to the Saint George Orthodox Cathedral and the Fan Noli Cultural Center
  • 𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕𝒊 𝒊 𝑺𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝑻𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒔 – 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒃𝒊𝒔𝒆𝒅𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑱𝒖
  • NICOLAE IORGA, HISTORIANI ME I MADH RUMUN DHE ZBULUESI I SHKRIMIT TE PARE NE GJUHEN SHQIPE
  • Doktrina Wilsoniane dhe mbijetesa e shtetit shqiptar – nga shpëtimi i Shqipërisë te e drejta historike e Kosovës për vetëvendosje
  • Zarfi që sfidoi censurën në Shqipërinë komuniste
  • Albanian Night @ Yankee Stadium
  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT