• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Ndahen çmimet në fushën e artit pamor

October 5, 2020 by dgreca

-Laureat i Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” në fushën e Artit Pamor është Akademik Tahir Emra, ndërsa laureat i Çmimit Vjetor është Hysni Krasniqi/ 

PRISHTINË, 5 Tetor  2020-Gazeta DIELLI/ Në Kosovë, Akademik Tahir Emra është laureat i Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” në fushën e Artit Pamor, ndërsa Hysni Krasniqi është laureat i Çmimit Vjetor për të arriturat në fushën e artit pamor. 

Për këtë ka marrë vendim Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në bazë të vlerësimit të Jurisë Profesionale për ndarjen e këtyre çmimeve. 

Juria e cila ka qenë në përbërje të: Zeni Ballazhi – kryetar, Dhurata Ramosaj e Mirsad Lushtaku – anëtarë, kanë vlerësuar se çmimi “Muslim Mulliqi” t’i ndahet artistit Tahir Emra, i cili i përket brezit të pare të artë, të cilët dolën nga Shkolla e Mesme e Arteve në Pejë dhe i cili është një ndër theme1uesit e parë të institucioneve të artit duke zhvilluar artin bashkëkohor dhe modern në Kosovë. Është një personalitet i shquar në fushën e Artit Pamor dhe njihet me të arriturat profesionale, për ngritjen e vlerave dhe për kontributin e veçante në avancimin e artit pamor. 

Ndërsa, për artistin Hysni Krasniqi, juria ka vlerësuar se ai gjatë këtyre viteve ka pasur të arritura të dalluara në fushën e artit pamor sipas krijimtarisë profesionale në mediumin e grafikës duke kontribuuar denjësisht në formimin e një fytyre bashkëkohore të artit kosovar. 

Me këtë rast ministrja Dumoshi, tha se laureatët kanë kontribuuar në pasurimin e vlerave artistike pamore në vendin tonë me krijimtarinë e tyre duke përçuar mesazhe tek publiku të cilat kanë sjellë një frymë të re. 

“Është një kënaqësi që t’i kemi këta artistë me një histori të shkëlqyeshme dhe që kanë kontribuuar shumë në artin pamor. Çmimet që ndan Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit janë vlerësim i punës së artistëve, dhe ky çmim mban një emër të madh, emrin Muslim Mulliqi”, tha ministrja Dumoshi. 

Ministrja Dumoshi ka pohuar se puna të cilën artistët e kanë zhvilluar me dekada, nuk kanë qenë shumë të lehta për vendin tonë por përmes pikturës dhe zhanreve tjera në kulturë ju na keni bërë që të bashkëndjejmë. 

Laureati Emra tha se ndjehet jashtëzakonisht i lumtur që ministria po i ndan këtë çmim duke e vlerësuar kështu punën e tij. “Ky është një vlerësim i cili tregon se edhe Kosova ka krijues të mirëfilltë të cilët edhe janë të shkolluar nëpër akademi prestigjioze dhe atë dije që kemi fituar e kemi përcjellë edhe tek gjeneratat e reja. Ne jemi popull shumë i talentuar, ndonëse populli i vogël por dhe këtë nuk e themi ne por e thonë të tjerët”, u shpreh ndër të tjera akademik Emra. 

Ndërsa, Hysni Krasniqi, tha se arti pamor i Kosovës mund të krahasohet kudo në bashkësinë evropiane ku artistët nga Kosova, qoftë individualisht apo në grup, kanë realizuar ekspozita anekënd ish-Jugosllavisë dhe Evropës, si në pikturë, skulpturë, grafikë e vizatim. 

Filed Under: Kulture Tagged With: Art Pamor, Ndahen Cmimet

Kalket e shëmtojnë gjuhën tonë

September 9, 2020 by dgreca

Shkruan:Qamil S. Dardhankodra-Kanada-* Kalket janë përkthime fjalë për fjalë nga nji gjuhë tjetër, në gjuhën tonë, përkthimi nuk asht vetëm përkthim por asht edhe rikrijim. Fjalët dhe shprehjet të përkthyeme kështu e damtojnë rand gjuhën tonë. Të tilla fjalë dhe shprehje përdoren me shumicë nga shtëpitë folshkruese të qyteteve të verilindjes. Këto fjalë dhe shprehje kështu të përkthyeme keq vijnë nga gjuha që flitet në veri të vendit tonë. T’i marrim e t’i shqyrtojmë disa shembuj që përdoren ma së shpeshti në të folmen tonë; për së tepërmi përdoret shprehja: – u lajmërova, flm. që u lajmërove, lajmërohu atje!, etj. (sll. javiti se, javlam se, javi se) në shembujt e gabueshëm, si: – në orën 3 u lajmërova në zyrën e …, duhet të lajmërohesh në punë në orën…, flm. që m’u lajmërove (për nji thirrje telefonike), etj. Të tilla shprehje duhet të përdoren shqip, kështu: …, në orën 3 shkova në zyrën e …, ose, aty mbërrina në orën 3…, – shkova në shtëpinë e …, flm. që erdhe me kohë…, flm. që më thirre me telefon…, flm. që nuk më ke harrue…, etj. Erdha në përfundim se (sll. doshao sam do zakluçka) në shembujt e gabueshëm, si: …, erdha në përfundim se nji veprim i tillë…, erdha në përfundim se ndryshimet klimatike…, etj. duhet: – u binda se njerëzit e tillë…, – m’u mbush mendja se ndryshimet klimatike në rruzullin tokësor…, etj. 

Nuk përjashtohet mundësia që…, (sll. ne iskluçuje se moguqmost) duhet: – nuk do të thotë që ai dhe shoku i tij e lanë mbrapa atë punë…, – nuk më mbushet mendja se ndryshimet atmosferike…, etj. 

Këtu bahet pagesa për tatim në pasuni…, (sll. ovde vrshi se ispllata za porez na imovinu) duhet: – këtu paguhet tatimi i pasunisë, ose këtu paguhet tatimi për pasuninë …, etj. kurrsesi nuk duhet të përdoret shprehja “tatimi në pronë” – porez na imovimu, ky asht nji turp i madh për shqipfolësit! 

E mbijetoi atë gjendje, e mbijetoi atë sëmundje… (sll. prezhiveo), duhet: i kaloi ajo sëmundje…, – nga ajo vështirësi doli fitimtar…, etj. 

Shkojmë në pyetjen e dytë…, (sll. idemo na drugo pritanje), duhet: kalojmë në pyetjen e dytë…, – ta shohim pyetjen tjetër…, – në radhë asht pyetja e dytë…, etj. 

N. bleu nji shtëpi të re, i njejti ma parë jetonte në nji…, (sll. isti), duhet: N. bleu nji shtëpi të re ai ma parë jetonte në…, etj.

N. erdhi shpejt deri te pasunimi (sll. doshao je do), duhet: N. u pasunue shpejt. 

Mbas falenderimit që ju ban dikush mbas nji pune, shërbimi, dhurate, etj. që keni ba nuk duhet të përgjigjeni me kalkun “s’ka përse” (sll. nema na çemu) por duhet të themi: me nder qofsh, qofsh i nderuem, të lutem, ju lutem, nuk bana gja, kreva punën time, etj. 

Orari i punës (sll. radon vreme) duhet vetëm: orari 9-17. 

Fjalët e maposhtme shkruhen kështu: arkivi, grupi, publiku, ekipi, etj. e kurrsesi: arkiva ose arshiva, grupa, publika, ekipa, etj. 

Shumë duhet të kemi kujdes ndaj gjanave të tilla e të ngjashme sepse ato përnjiment e damtojnë shumë gjuhën tonë.

*

Qamil S. Dardhankodra-  Prof. i Gjuhës the letërsisë shqipe        

-bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit Albanologjik të Prishtinës – sektori i Onomastikës – adhurues i mbretnisë shqiptare – zogist –    

-nënkryetar i “Vatrës” – dega e Torontos -Kanada  

Filed Under: Kulture Tagged With: Kalket ne shqip, Qamil S. Dardhankodra

KOSOVA, ÇMIME PËR KINEMATOGRAFI

September 8, 2020 by dgreca

-Regjisorët Ekrem Kryeziu e Samir Karahoda fitojnë çmimet për kinematografi/ 

PRISHTINË, 7 Shtator 2020-Gazeta DIELLI/ Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës  njoftoi sot se, regjisorit dhe dramaturgut Ekrem Kryeziu i ndahet Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” ndërsa Çmimi Vjetor për Kinematografi i ndahet regjisorit Samir Karahoda. 

Ky vendim është marrë nga Juria Profesionale në përbërje të Arbnesha Grabovci-Nixha kryetare; Burbuqe Berisha, Kimete Berisha, Agron Vula dhe Blerta Basholli, anëtare. 

Arsyetimi i Jurisë për ndarjen e çmimit kryesor regjisorit Kryeziu është për shkak se ai ka qenë shumë aktiv në zhvillimin e filmit kosovar, duke filluar me pavarësimin e autorëve në botën e regjisë nga Televizioni i Prishtinës, ku ka prodhuar dy filma. Kryeziu ka qenë pjesë e Kosovafilmit që nga themelimi me filmat “Kur pranvera vonohet” dhe “Gjurmë të bardha” dhe ky film ka qenë edhe arsye e burgosjes së tij për vepër artistike. Regjisori Kryeziu ka krijuar edhe pas mbylljes së institucioneve nga regjimi serb dhe ka kontribuar jashtëzakonisht shumë për kinematografinë e Kosovës. 

Ndërsa, vlerësimi i Jurisë për regjisorin Karahoda është se ai i takon valës së re të filmbërësve, suksesi i të cilit me filmin “Në mes” për herë të parë vuri emrin e Kosovës në konkurrencën zyrtare të Festivalit të Berlinales, një prej festivaleve më të shquara të Kategorisë A. Suksesi i filmit “Në mes” numëron një mori suksesesh duke marrë pjesë edhe në shumë festivale tjera prestigjioze dhe së fundmi, edhe në konkurrencën zyrtare të Festivalit Ndërkombëtar të Qipros, përkundër pengesave politike, ku në këtë festival ka fituar kandidimin për Çmimin e filmit të shkurtër dokumentar në European Film Academy. Karahoda është nominuar për këtë çmim nga Qendra Kinematografike e Kosovës. 

Me këtë rast, ministrja e vlerëson lart vendimin e jurisë dhe uron laureatët. Ajo tha se këto çmime janë një mirënjohje institucionale për punën që bëjnë njerëzit që merren me kinematografi në vendin tonë, që i kanë sjellë vlera artistike në fushën e filmit duke e pasuruar krijimtarinë filmike në Kosovë.

Filed Under: Kulture Tagged With: Cmin ne Kinematografi, Ekrem kryeziu, Saimir Karahoda

4 FILMA SHQIPTARË KONKUROJNË PËR TROFE NË NEW YORK

September 3, 2020 by dgreca

Shkruan: Sokol PAJA – DIELLI-

Katër filma të katër prej regjizorëve Shqiptarë janë vlerësuar lart nga juria e Festivalit të Filmit “New York True Venture Film Festival – NYTVFF” dhe janë nominuar në kategori si: montazhi, të drejtat e njeriut, filmi eksperimental, fëmija aktor, romanca, regjia më e mirë etj. Këta janë filmat dhe regjizorët e vlerësuar më lart nga juria dhe të nominuar: “RRUGA” me regji të Besim Ugzmajlit; “LUGATKA” me regji nga Altin Sulaj; “Një Dashuri”  nga regjizori Viron Roboci; si dhe “VULA” e regjizorit Valmir Tertini. Për shkak të Pandemisë globale, në 6 Shtator në orën 15:00 do shfaqen në faqen e festivalit në Facebook (facebook.com/NYTVFF) videot prezantuese të filmave të nominuar dhe do të përgëzohen  artistët që kanë fituar çmime në kategoritë përkatëse. 

ANËTARËT E JURISË

Juria e New York True Venture Film Festival ka bërë vlerësimin e filmave të ndarë nga tre filma në 24 kategori. Puna e jurisë ka qënë voluminoze dhe transparente, ndërsa një pjesë e  filmave kanë një diferencë shumë të ngushtë pikësh mes tyre. Dhjetë anëtarët e jurisë janë profesionistë të suksesshëm në fushat e tyre respektive të artit. Tre  prej tyre janë me origjinë Shqiptare: 

GJILBERTA LUCAJ COHEN është një profesioniste e muzikës dhe mësuese e  violincelit si dhe një aktore e talentuar. 

ADRIATIK BERDAKU është një drejtor fotografie me  shumë çmime dhe me një eksperiencë 25 vjeçare në këtë fushë, një pjesë të së ciles në radiotelevizionin Italian. 

GEORGIOS BENO s’ka 2 vjet që ka mbaruar St. John’s University për Film dhe Televizion dhe ka punuar në disa filma dhe seriale, ndersa ka asistuar dhe mjeshtrin e njohur të fotografisë zotin Fadil Berisha. Përsa i përket pjesës Amerikane të jurisë, ata janë gjithashtu profesionistë të shquar në fushat e tyre.

ALEXA SERVODIDIO është një aktore,prezantuese në emision e saj në radio, psikiatre, dhe autore librash.

JOE ËOOLEY është një aktor profesionist i cili shërben në Shtetin e New York_ut dhe Komitetin Kombetar të SAG-AFTRA (Screen Actors Guild – American Federation of Television & Radio Artists).

JOSH SHULL është skenarist, producent, dhe menaxher i vendeve të xhirimit i cili  ka punuar për kompani të mirënjohura produksioni si: Viacom Media Network, VH1, HBO, NBC studios etj.

MARDIG BIDANIAN është anëtar i bordit drejtues të Montreal International Wreath Award Film Festival (MIWAFF)që prej vitit 2015 dhe anëtar jurie që prej vitit 2017, si dhe asistent në produksion filmi.

WILHELM LEWIS është një aktor dhe model që është shfaqur në filma përkrah aktorëve të njohur si Queen Latifa, Denzel Washington, Alan Kingetj.

VANESSA KING është producente dhe profesoreshë skenaresh në New York dhe Londër. Ajo ka fituar disa çmime duke perfshirë AMPAS/Oscar’s Nicholl Screenwriting Fellowship dhe Sony Worldwide Entertainment’s Emerging Filmmaker Program (TV Series), ndërsa prej shumë vitesh është asistentja e aktores së njohur Julianne Moore.

JON RUSSELL CRING është regjizor dhe producent me 13 çmime nga festivale të akredituara në IMDB (Internet Movie Data-Base). Ai ka qënë regjizori dhe producenti i qindra projekteve vetëm në 10 vitet e fundit.

EDICIONI I PARË I “NEW YORK TRUE VENTURE FILM FESTIVAL”

Më 6 shtator në orën 15.00 live në faqën e FB të New York True Venture Film Festival do të bëhet edhe ndarja e çmimeve. Në NYTVFF u konkurua në disa zhanre si film me metrazh të shkurtër, të gjatë, dokumentarë, video muzikore etj dhe prurjet kanë qenë të shumta në numër dhe realizime të shkëlqyera. Dokumentari i prezantuar nuk është vetëm historik, biografik, ose që kanë të bëjnë me një temë të caktuar por vijnë disa dokumentarë me tematikë natyrën dhe burimet nënujore saqë mrekullia e kameras të përdorur nën ujë, vërtet të magjeps e të lë pa frymë. 

FESTIVALI I FILMIT NJË MARKË SHQIPTARE

Ky është një festival që bëhet nga shqiptarët, pasi vetë organizatorët janë shqiptarë dhe pjesë e jurisë janë shqiptarë ndaj në thelb ky festival është një ngjarje shqiptare. Sa më shumë aktivitete të ketë shqiptare, sa më të mirëorganizuar të jenë shqiptaërt aq më mirë e më fort nxjerrim në dritë vlerat tona si popull. Sa më të shumë organizatat,sa më shumë biznese, sa më shumë aktivitete artistike, aq më shumë identitet dhe pasuri kombëtare.               

Filed Under: Komunitet, Kulture Tagged With: 4 Filma Shqiptare, ne Festivalin e New York-ut, Sokol Paja

RITA ORA, MESAZH PER QYTETARET E KOSOVES

August 27, 2020 by dgreca

Artisja me famë botërore Rita Ora, njëherish ambasadore e UNICEF UK, e cila vjen me origjinë nga Kosova, ka dërguar një mesazh për të gjithë qytetarët e Kosovës duke bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse nga virusi COVID – 19.

“Jam shumë e shqetësuar që aq shumë njerëz në Kosovë janë të prekur nga virusi Corona”, thotë Rita në video mesazhin, të cilin e gjeni të bashkëlidhur në vegëzën e mëposhtme. “Unë e mbajë maskën jashtë shtëpisë, që të kthehem në Kosovë dhe të festojmë bashkë fundin e këtij virusi”, vazhdon ajo.  

Ajo ju bën thirrje të gjithëve që të respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID – 19:

  • Të mbajnë maskën;
  • Të mbajnë distancën sociale;
  • Të mbajnë hijgienën personale.

Zyra e UNICEF në bashkëpunim me USAID në Kosovë bën thirrje të gjithëve që të respektojnë masat mbrojtëse dhe të mbrohen fëmijët e Kosovës sot, që nesër të shëndrrisin si yje botërore.

Për Çdo Fëmijë!

Shkoni ne Youtube tek Linku-VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=zu74uWJU0PI&feature=youtu.be

VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=zu74uWJU0PI&feature=youtu.be

ReplyForward

VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=zu74uWJU0PI&feature=youtu.be

Me respekt,

Attachments area

Preview YouTube video I am wearing my mask when I am out so I can come back to Kosovo and celebrate the end of the virus.

I am wearing my mask when I am out so I can come back to Kosovo and celebrate the end of the virus.

Filed Under: Kulture Tagged With: qytetareve te Kosoves, Rita Ora

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 174
  • 175
  • 176
  • 177
  • 178
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT