• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MANIFESTIM POETIK NË VLORË

September 23, 2017 by dgreca

23 SHTATORI-MANIFESTIM POETIK NË VLORË PËR NJË BOTË POZITIVISHT NDRYSHE/unnamednga Albert HABAZAJ/4 vloreManifestimi poetik “100000 poetët e botës për ndryshim“ i LNPSHA “PEGASI” Albania- Biblioteka “Nermin Falasci”e Universitetit “Ismail  Qemali “/2 VloreOrganizatorë: Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA, SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE “PETRO MARKO” VLORË/

Në mjediset e Bibliotekës “Nermin Vlora Falaschi” të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë u zhvillua Manifestimi poetik me një ekspozè me librat e autorëve pjesëmarrës në manifestim, të cilët paraqitën në këtë ekspozitë librat e tyre me objekt: humanizmin njerëzor, paqen universale, përpjekjen e Luftës kundër Luftës, respektimin e të drejtës dhe mirëqenien njerëzore, duke respektuar politika ekonomike ndryshe, për të luftuar varfërinë e tejskajshme, shmangie të krizës ekonomike dhe ekologjike, luftë kundër plagëve të rënda shoqërore, drogës, prostitucionit, trafikimit të qenieve njerëzore, për pasurimin e botës shpirtërore, se bëhemi më të mirë ,më të bukur, më të dobishëm. Mirrnin pjesë poetë të këyre shoqërive letraro-artistike nga Vlora, Himara, Fieri, Mallakastra, Tirana, Gjirokastra, Kosova e Çamëria. Pas regjistrimit në librin e apelimit, kur krijuesit po shikonin veprat e ekspozuara, Grupi “10 shqiponjat e Tërbaçit”, dekoruar me urdhërin “Naim Frashëri” përshëndeti aktivitetin me këngën lirike “Lulja e malit të Çikës”. Fjala hyrëse e manifestimit: “Poetët dhe artistët manifestojnë poetikisht dhe artistikisht sot për një botë pozitivisht ndryshe“ u mbajt nga Albert Habazaj, poet, studiues,  kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko” Vlorë,  koordinator i LNPSHA “PEGASI” Albania për Vlorën, që u përkthye në anglisht nga Aleksandra Shabani. Ky Manifestim fjalëpaqetor u realizua për synimin madhor: “Kontribut në ndryshimin pozitiv të Botës”. Sivjet, në vitin e shtatë të këtij Manifestimi Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko” Vlorë bashkëpunon harmonishëm me Pegasin Internacional ALBANIA me të vetmin objektiv humano-letrar: “Për një frymëmarrje ndryshe në Letërsi dhe Art”. Dhe Vlora ka Fatos Arapin, poetin ndryshe, model për çdo krijues shqiptar dhe europian, se si dhe sa ta lartëson shpirtin, emrin dhe dinjitetin krijimi. Në kuadrin e 30 shtatorit 2017, Ditës së Ndryshimit, në këtë Manifestim poetik të Ndryshimit, shfaqi idetë e mundësitë e konceptimit të ndryshimit dhe nisjen për realizim, Presidenti i LNPSHA”PEGASI” ALBANIA, Kristaq F. Shabani, poet, shkrimtar, studiues, estet, i cili në thelb u shpreh: “Ne shprehim besim se arkitekturimi i ardhmërisë bëhet vetëm nga njerëz të mençur, liderë, të cilët dinë të prijnë dhe të zbatojnë politikën e re të duhur për të ndryshuar në kahjen e duhur pozitive këtë gjendje të amullt të sotme të Botës. Ne pegaistët, kudo ku ndodhemi në 81 shtete të Botës,atje ku shtrihet hapësirisht Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve , Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ABANIA përkrahim të gjitha masat pozitive, që ndërmerrren sot në Shqipëri, në favor të progresit të saj dhe i stimulojmë ato me paraqitjen e tyre reale në pasurinë tonë kreative”.Thelbin e Parë “Naiviteti të vërtit…, përqëndrimi dhe nisiativa të zjarrmon…“ e mbajti Laureta Petoshati , poete, përkthyese, gazetare. Veprimtaria kishte objektiv ndryshimin dhe vërtet shumë gjëra në takim u bënë ndryshe nga program në funksion të strukturësm, idesë së madhe poetike e qytetare. Fatma Jasimi, në emër të talenteve të reja pruri një poezi të sajën, që e interpretoi vetë, të shoqëruar me muzikë. Na vuri bukur në mendim se ne flasim për të rinjtë, por nuk flasim me të rinjtë. Takimi pati befasira, supriza. Pa patur më të voglin parainformacion, poeti i talententuar vlonjat Xhemil LATO, u vlerësua me diplomën: “NDERI I SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE “PETRO MARKO”. U kap në befasi… Befasi e bukur, poetike, e kaltër, emocionuese. Po kështu i bukur dhe befasues qe propozimi i merituar për shkrimtaren, gazetaren dhe botuesen me dinjitet Enrieta Sina. Përshëndetën shkrimtari dhe kritiku Eqerem Canaj, sekretar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko” dhe në vijim krijuesja Nexhi Hasanaj, ardhur enkas nga Anglia. Përsëri Grupi “10 shqiponjat e Tërbaçit” me një këngë polifonike për humanisten Nermin Vlora Falaschi. Në vijim poeti kosovar Rrustem Geci pruri emocione të fuqishme me një poezi për Çamërinë, si dhe me idetë dhe me mesazhet e kumtimit të tij. Liriku Hiqmet Mehmetaj, i mirënjohuri Çlirim Hoxha, fabulisti Luto Memokondi, poeti dhe publicisti i talentuar Theodhori Proko, gazetarët poetë Vangjel Sako e Anila Sula Ahmataj, mësuesi dhe poeti i Dhërmiut Foto Bixhili, poeti lirik Eduard Frakulla, shkrimtarët Astrit Hajdini, Remzi Gjika, Kujtim Lapa, Luan Nazëraj, Serjan Caca, si dhe miqtë e ardhur dhanë idetë dhe mesazhet e tyre për një botë më të mirë. Ëngjël Shametaj, Tetem Alushaj, Vladimir Lulaj, tër tre ardhur nga Fieri, si dhe Ilir Berisha nga Prishtina kumtuan për dritëpërhapjen progresiste në shoqërinë ku dhe ne jetojmë, sepse nuk mund të krijojmë n akuarium, të shkëputur nga shoqëria dhe symbyllur ndaj realitetit. Çdo autor pjesëmarrë intrepretoi një poezi të tij. Në fund të këtij takimi, që vërtet nuk donim të mbaronte, krijuesve iu dha nga një Çertifikatë e thjeshtë pjesëmarrjeje në këtë veprimtari domethënëse. Mbresa shumë të mira la grupi i polifonisë femërore  “10 shqiponjat e Tërbaçit” me një këngë të mrekullueshme për Kosovën. Respekt për artistet popullore vullnetare, nëna me fëmijë e halle, që kontribuojnë me solidaritet të plotë për përmirësimin e shoqërisëm me këngën e tyre, me shpirtin  e tyre, me shembullin e tyre.

Në fund të takimit DEKLARATA UNIVERSALE E MANIFESTIMIT POETIK “100.000 POETËT E BOTËS PËR NDRYSHIM” E LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, lexohet nga Alma Feruni, poete, anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko” Vlorë e LNPSHA “PEGASI” Albania:Ne, poetët, shkrimtarët dhe artistët pegasianë dhe të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko” Vlorë, të mbledhur sot më datën 23 Shtator  2017, në një manifestim të madh poetik me një program të detajuar, nëpërmjet formave dhe trajtave të larmishme të fjalës së lirë dhe idesë për një botë ndryshe, mundësojmë: SENSIBILIZIMIN E OPINIONIT PUBLIK, INTELEKTUALËT, HISTORIANËT, ARTISTËT PËR NJË ECJE TË DUHUR PROGRESIVE TË ZHVILLIMIT TË VENDIT NË DREJTIM SHUMËPLANËSH. Këtë ditë shtatori e konsiderojmë “Dita e Ndryshimit” dhe kjo ditë po kthehet tashmë në një ditë, ku poetët, shkrimtarët  dhe artistët po ngrënë zërin e tyre për ndryshim, duke e bashkuar zërin tonë me zërin e poetëve , artistëve të mbi 120 vendeve të Botës…
Ne,  qysh në fillesë,  në vitin 2011, në  këtë manifestim ishim pjësëmarrës dhe iniciues, përkrahëm realisht dhe praktikisht poetët dhe artistët e botës në një “aksion” poetiko-artistik, duke dhënë kontributin tonë madhor me pikësynim: NDRYSHIMIN.
Manifestimi, në këtë përmasë, është një formë e re shprehëse, ku përndriten mendimet dhe pushtetet vendore, qendrore duhet të marrin në konsideratë mendimin poetik dhe artistik të avancuar dhe t’i konsiderojnë krijuesit e vendit si ideues, produktorë idesh dhe protagonistë në përshpejtimin e zhvillimit të vendit në drejtim shumëplanësh.
Ne kemi konstatuar në përditshmërinë, në vitet, që kalojnë se, Bota është futur në një krizë të rëndë ekonomike me pasoja të rënda në jetën njerëzore, rënie të nivelit jetik, deri në ekstremitete të milionave njerëzve, që kanë varfëri ekstreme, si rrjedhojë e prezencës korruptive dhe politikave jo efiçente, që ndiqen, në favor të disave dhe jo shumicës, e cila shihet me syrin e njerkës, gjoja, duke e stimuluar dhe impulsuar me formatin demokratik; mosdhënie parësi inteligjencës, inteligjentes dhe erudivitetit, profesionalizmit, duke mëshuar e impulsuar militantizmin, përdorimin e nepotizmit, nëpërkëmbjes të kreaturës të brezave të mëparshëm dhe nënvleftësimit të tyre; shkollimit me metoda të theksuara korruptive në shkollat ekzistuese të të gjithë rangjeve e deri në marrje diplomash false; akaparim të pasurive nga persona pa të drejtë, pronësimit dhe krijimit të “feudëve të tokave” , nëpërmjet përfitimit të paligjshëm, e realizuar po nëpërmjet ligjeve dhe vendimeve të ligjëruara vetë për përftesë; “pushtimit”, shitjes anormale dhe nxjerrjes në ankand të pasurive dhe vlerave kombëtare, shpërdorimit të tyre, shitje të këtyre pronave njerëzve, të cilët nuk janë të devotshëm dhe perspektivë; ngrirje e akullzim të inteligjencës, mendimit shkencor akademik dhe mos këshillimit me të, për të ecur në rrugën progresive të qartë… Kjo është një praktikë-fenomen i përbotshëm. Ndaj në këtë kontekst, duke parë dhe shpërdorime të mejdisit, amoralitetit dhe moshyrjes së vendit në BE, ëndërr e kahershme e shqiptarëve, të cilët po tronditen nga ky tranzicion i stërgjatë, pasi hyrja e vendit në të do të rrisë kontrollin e “peripecive” negative, ndërmorëm këtë manifestim poetik, duke protestuar me formë poetike dhe artistike paqshëm e duke dhënë shembull në drejtim të protestimit.. Ky është mendimi i përparuar poetik , i thellë, paqësisht dhe fjalësisht i demonstruar.

Gjithashtu, duke parë se është ulur “efekti” i paqes universale, rritja e diskriminimit dhe tensionimit, bota vuan, 1000000 Poetët dhe Artistët e Botës manifestojnë poetikisht, paqësisht për të treguar rrugën e ndirçuar, pasi ata janë profetët e avancuar të saj, parashikuesit “horoskopikë “ të së ardhmes.
Përse manifestuam me kreaturën tonë të larmishme dhe e kthyem manifestimin tonë në një shembull, sesi mund të shkëmbehen idetë:

  1. Për një vend që t’i shfrytëzohen në të mirë të popullsisë së tij të gjitha potencialet dhe burimet që posedon.
  2. Për një politikë dhe diplomaci aktive barazie në formatin demokratik dhe duke vënë në krye njerëz të ditur, të përzgjedhur, në të gjitha fushat
    3. Për një një sistem demokratik real në përmbajtje dhe jo në formë.
    4. Për dëgjimin e zërit intelektual, zërit të lirë demonstrues në kreaturë, media e tjerë, duke i dhënë parësi këtij mendimi aktiv dhe të thelluar që veç gjeneron ardhmërinë dhe ndryshimin.
  3. Për përvetësimin elemenetëve për një paqe universale njerëzore (poetët dhe artistët, në këtë kontekst e kanë treguar veten se çfarë mund të bëjnë).
    6. Për rritjen e frymës së dashurisë ndaj njeriut dhe për të ninimizuar efektin eliminimit të tij të kundërligjshëm, nëpërmjet luftrave të drejtpërdrejta dhe të ftohta, duke e konsideruar njeriun një qenie, që ka të drejtë ta jetojë jetën pa privacione, kërcënime, dhunë dhe me një nivel jetik të mirë, duke respektuar të gjitha të drejtat e tij njerëzore e universale.
  4. Për një humanizëm dhe vëllazërim universal normativ në përmbajtje dhe në formë.
    8. Për minimizim të produkteve negative të sistemit: drogimin, prostitucionin, shitjen dhe kremastimin e mishit të bardhë, nëpërkëmbjen e normave më elementare të të drejtave të njeriut.
  5. Për krijimin e raporteve të drejta njerëzore dhe për respektimin e gjinive, duke çmontuar elementët tabu, regresivë…
  6. Për krijimin dhe pasurimin e platformave të organizmit, drejtimit dhe realizimit, duke respektuar të drejtave e shteteve, paçka nga madhësia e tyre territoriale dhe popullsia.
  7. Ne shprehim besim se arkitekturimi i ardhmërisë bëhet vetëm nga njerëz të mençur, liderë, të cilët dinë të prijnë dhe të zbatojnë politikën e re të duhur për të ndryshuar në kahjen e duhur pozitive këtë gjendje të amullt të sotme të Botës.
    Ne pegaistët, kudo ku ndodhemi në 81 shtete të Botës,atje ku shtrihet hapësirisht Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve , Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ABANIA përkrahim të gjitha masat pozitive, që ndërmerrren sot në Shqipëri, në favor të progresit të saj dhe i stimulojmë ato me paraqitjen e tyre reale në pasurinë tonë kreative.

Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi“ Albania  dhe  SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE “PETRO MARKO” VLORË përkrah, inicion, mbështet çdo lëvizje përmastive, e cila ka synim zhvillimin, ndryshimin dhe lidhet me ardhmërinë e ëndërruar.
Grupi përgjegjës i veprimtarisë:

Albert Habazaj

Enrieta Sina

Laureta Petoshati

Aleksandra Shabani

Elda Dilo

Alma Feruni

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Albert Habazaj, manifested poetik, Vlore

Kalaja e Harilaqit, atraksion turistik i rëndësisë së veçantë

September 22, 2017 by dgreca

-Ministri Kujtim Gashi: Kalaja e Harilaqit është një pasuri kulturore e jashtëzakonshme jo vetëm e Fushë Kosovës por e tërë vendit/1kalaja6

PRISHTINË, 21 Shtator 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kalaja e Harilaqit do të shndërrohet në një atraksion turistik. Kështu u shpreh Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit ne Qeverinë e Kosovës, Kujtim Gashi, gjatë vizitës në Kalanë e Harilaqit, ku u njoftua për së afrimi më gërmimet arkeologjike, konservimet dhe restaurimet që po bëhen në këtë lokalitet me rëndësi të veçantë për trashëgiminë kulturore të Kosovës.

1 KalajaMinistri Gashi i përgëzoi arkeologët për punën e realizuar në kala dhe u shpreh se MKRS-ja do ta përkrah vazhdimësinë e punëve në këtë lokalitet. Ai tha se trashëgimia mbetet ndër prioritetet e ministrisë.

3 Kalaja“Kalaja e Harilaqit është një pasuri kulturore e jashtëzakonshme jo vetëm e Fushë Kosovës por e tërë vendit, dhe ne, me mbështetjen dhe punën e përbashkët do ta ruajmë, promovojmë dhe shndërrojmë këtë lokalitet në një atraksion turistik”, tha ministri.Udhëheqësi i punimeve në Kalanë e Harilaqit, profesor Arben Hajdari, e informoi ministrin Gashi për procesin e konservimit dhe restaurimit në kala dhe për planet në të ardhmen për këtë lokalitet me një hapësirë prej 130 ari. “Nuk është një kala e rëndomtë, por është një kala unike në llojin e vet në bazë të strukturës së saj dhe materialit specifik arkeologjik që ka kalaja dhe në bazë të gjetjeve vlerësohet se ka qenë një pikë pelegrinazhi”, tha Hajdari.Ndërsa drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexha, u shpreh i gëzuar për gatishmërinë e shprehur nga ana e ministrit Kujtim Gashi, për vlerësimin e punës që është bërë në kala dhe mbështetjen e premtuar për vazhdimin e punimeve në lokalitet.MKRS-ja gjatë pesë viteve të fundit, në realizimin e punimeve në Kalanë e Harilaqit ka investuar projekte në vlerë që kalojnë shumën e 200 mijë eurove dhe në bazë të projeksioneve buxhetore ministria do të mbështesë edhe më tutje realizimin e punimeve në këtë lokalitet me rëndësi të veçantë.

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Kashari, Kalaja e Harilaqit, Ministri Kujtim Gashi:

Botohet monografia “Masakra e Reçakut – krim kundër njerëzimit”

September 15, 2017 by dgreca

-Në 15 janarin e vitit 1999 forcat serbe rrëmbyen nga shtëpitë e tyre dhe ekzekutuan mbi 40 banorë civilë shqiptarë. Në atë kohë,  ambasadori amerikan William Walker, derisa ishte shef i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, në vizitën në vendin e ngjarjes masakren në Reçak e cilësoi krim kundër njerëzimit/

1 ok promovim

 PRISHTINË, 14 Shtator 2017-Gazeta DIELLI/ Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë ka botuar monografinë “Masakra e Reçakut – krim kundër njerëzimit”  të shkruar nga grup autorësh.Monografia në gjuhën shqipe dhe atë angleze u promovua sot në mesditë në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë. Në këtë promovim të monografisë mbajtën fjalë rasti Prof. Ismet Salihu,  shkrimtari Ahmet Qeriqi, bashkë-autori i librit Ruzhdi Jashari, si dhe përfaqësuesi nga fshati Recak,. Agim Kameri. Në promovim morën pjesë studiues, hulumtues, veprimtarë të çështjes kombëtare dhe një auditorium i gjerë.

Në Reçak, fshat i Kosovës në komunën e Shtimes, në 15 janarin e vitit 1999 forcat serbe rrëmbyen nga shtëpitë e tyre dhe ekzekutuan mbi 40 banorë civilë shqiptarë. Në atë kohë,  ambasadori amerikan William Walker, derisa ishte shef i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, në vizitën në vendin e ngjarjes masakren në Reçak e cilësoi krim kundër njerëzimit.

Në Kompleksin Përkujtimor Masakra e Reçakut, në Murin e Përkushtimit janë skalitur në mermer fotografitë e 44 martirëve-dëshmorëve.

Masakra e Reçakut është një nga dëshmitë rrënqethëse të krimeve në luftën e fundit në Kosovë, kur forcat serbe vranë, masakruan, por edhe zhdukën, më shumë se 12 mijë shqiptarë, e në fushatën e gjenocidit e spastrimit etnik rreth një milion i dëbuan, shumicën drejt Shqipërisë./b.j/

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, Masacra e Recakut, Proovimi

Një amerikane në Mitrovicë

September 15, 2017 by dgreca

1 amerikanja ne Mitrov

-Studentët e Universitetit “Isa Boletini”mësojnë anglisht nga amerikanja Sara Sajer, e cila do të qëndroj 6 muaj në Mitrovicë/

MITROVICË, 15 Shtator 2017-Gazeta DIELLI/  Studentët e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë do ta kenë mundësinë që për 6 muaj të mësojnë gjuhën angleze nga Sara Sajer, e cila ka diplomuar për Letërsi Angleze dhe Komunikim Publik në Universitetin “Delawere” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo nëpërmjet programit “Fullbright” do të qëndroj në Universitetin “Isa Boletini” prej 2 tetor 2017 deri më 22 qershor 2018.

Gjatë kësaj kohe, ajo do të jetë pranë studentëve 25 orë në javë, ku do të asistoj në orët e gjuhës angleze. “Ideja është që të ketë një komunikim shoqëror me studentët, si një mënyrë praktike për mësimin e gjuhës angleze  dhe jo një mësim formal”, tha ajo.

Në anën tjetër, rektori Alush Musaj, i cili e ka pritur në takim mysafiren nga Amerika, e cila do të punoj dhe jetoj në Mitrovicë për gjashtë muaj, i ka ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme për aktivitetin e saj në të mirë të studentëve. Ai e ka vlerësuar këtë si një rast jashtëzakonisht të mirë për studentët që duan të rrisin nivelin e gjuhës angleze.

Vitin e kaluar në Universitetin “Isa Boletini”, poashtu nëpërmjet programit “Fullbright”, studenti Kyle Sweeney nga Bostoni, ka qëndruar në Universitetin “Isa Boletini” për disa muaj për të përgatitur një projekt shkencor që ka të bëj me ujërat dhe mjedisin./b.j/

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, Një amerikane në Mitrovicë profesoreshë e anglishtes

FILLOI VITI I RI SHKOLLOR NE PLAVE GUCI. VUTHAJ- KLASA E PARE 1 NXENES

September 7, 2017 by dgreca

1 ok Plava GPlavë Guci 6 Shtator 2017- Shkollaret e Plavë Gucisë filluan edhe këtë vit shkollor me dëshirë të madhe për të pushtuar horizontet më të larta të dijes.1 Mesusja Plave

Në Plavë Guci shkolla në gjuhë shqipe ka në këto vendbanime, në qytetin Plavës,  Guci dhe në fshatrat Vuthaj, Marinaj dhe në Vishnjevë .

Në qytetin e Plavës ekziston shkolla e mesme në gjuhën shqipe në 2 drejtime, gjimnaz dhe një drejtim për turizëm. Ndërkaq në Guci është shkolla fillore nga klasa e parë gjer në klasën e nëntë.   Shkolla shqipe të ciklit të ulët gjegjësisht 4 vjeçare ka edhe në këto fshatra Vuthaj, Martinaj dhe Vishnjevë

Në shkollën e mesme të Plavës vijojnë mësimin në gjuhen shqipe  dy drejtime, drejtimi gjimnaz dhe turizëm, në të dy drejtimet janë në tërsi ky numër nxënësish: Në gjimnaz viti i -I-rë 20 nxënës, viti i Il-të 20 nxënës, viti i lll-të 18 nxënës, viti i lV-të 8 nxënës, drejtimi i turizmit: viti i ll-të 15 nxënës dhe viti lll-të 7 nxënës.

Në shkollën fillore në Plavës vijojnë mësimin në gjuhen shqipe me sa vijon: Klasa e  I-rë 8 nxënës në klasën të II-të 11 nxënës në klasën të III-të 13 nxënës ne klasën të IV-të 5 nxënës në klasë të V-të 13 nxënës, në klasë të VI-të 9 nxënës, në klase të VII-të 9 nxënës, në klasë të VIIl-të 11 nxënës dhe në klasë të IX-të 10 nxënës.

Në shkollën fillore të Gucisë vijojnë mësimin në gjuhen shqipe ky numër nxënësish: Klasa e  I-rë 3 nxënës, në klasën të II-të 2 nxënës, në klasën e III-të 4 nxënës, në klasën të IV-të 4 nxënës, në klase të V-të 14 nxënës, në klasë të VI-të 13 nxënës, në klase të VII-të 16 nxënës, në klasë të VIIl-të 11 nxënës dhe në klase të IX-të 20 nxënës.

Në fshatin Vuthaj që është fshati me i madh shqiptar në Plavë Guci gjendja është pothuajse e rënduar ku në 4 paralele nga klasa e  parë gjer në të katërtën mësimin vijon këtë vit shkollor vetëm 9 nxënës.

Në Vuthaj gjithsejtit 9 nxënës : Klasa e  I-rë 1 nxënës, në klasën të II-të 2 nxënës, në klasën e III-të 4 nxënës, në klasën të IV-të 2 nxënës.

Në Martinaj gjithsejti 22 nxënës , edhe ky fshat i banuar tërësisht me shqiptar mësimin e vijojnë: Klasa e  I-rë 5 nxënës, në klasën të II-të 4 nxënës, në klasën e III-të 5 nxënës, në klasën të IV-të 8 nxënës.

Në fshatin Vishnjevë 11 nxënës  mësimin në gjuhën shqipe nga klasa e parë gjer në të katërtën e vijojnë: Klasa e  I-rë 3 nxënës, në klasën e II-të 2 nxënës, në klasën e III-të 6 nxënës, në klasën e lV-të nuk ka asnjë nxënës.

*(në foto mësuesja Emine Ulaj me nxënësinë e vetëm ne klasë të par në Vuthaj, vogëlushin Trim Feriz Gjonbalaj)

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Emine Ulaj, Esad Gjonbalaj, FILLOJ VITI I RI SHKOLLOR. NE PLAVE GUCI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 198
  • 199
  • 200
  • 201
  • 202
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”
  • Festat e fundvitit u mbyllën me këngë e valle shqiptare nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York
  • Pjeter Logoreci: “Jeta dhe vepra e Aleksandër Moisiut asht nji shëmbëlltyrë pune, kulture, vullneti e karakteri”
  • “Metamorfoza”
  • Trifon Xhagjika (20 prill 1932 – 23 dhjetor 1963)
  • POETIKA E MUNGESËS DHE KUJTESËS APO ËNDRRA SI METAFORË E IDENTITETIT LIRIK
  • Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT