• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MONUMENTET E NATYRËS DHE ATRAKSIONE NATYRORE TË VLORËS

December 25, 2012 by dgreca

Ndër monumentet e natyrës janë 16 rrape shekullor,11 shpella,1 ujëvarë,1 deltë detare,1 burim i kripur,2 tarraca detare,2 mbihipje aktive,1 kanion,1lagunë,1 gji,1 falezë,1bokërrimë,1 dunë rëre,1 valë burim i madh/

Nga Gëzim Llojdia/

1. /

Prralli i Verbasit përbënë një objekt natyral. Prralli i Verbasit përbënë një objekt natyral që nuk gjendet në listën e monumenteve natyror të rrethit të Vlorës. Prralli i Verbasit përbënë një objekt natyral, që gjendet në fshatin Verbas të rrethit të Vlorës . Rreth 26 km rrugë nga qyteti i Vlorës drejt zonës së Smokthinës për tu ngjitur në Verbas. Prralli njihet në krejt zonën e Labërisë si një dru i cili formon gjethe në majë të cilave janë shpues,pra gjemba. Bimët janë organizma të gjallë, thuhet në një studim. Prralli i Verbasit është një monument natyre. E përbënë këtë fakt që pozicioni I tij nuk është drejt qiellit por gjysmë i shtrirë. Ky dru ka ecur gjithë jetën e tij shtrirë duke shikuar jo nga lartësia por nga perëndimi. Në kushtet ku ndodhet aktualisht pranë tij është një lapidar me një pllakë me mera. Poshtë është veshur nga fasada e një murri rrethor ndërsa sipër tij është kurora kurora e tij diku në 3-4m. Trupi i bimës ka një përthyerje të vogël. Shkon deri 30-50 cm trashësi. Bima është ruajtur dhe nuk është dëmtuar edhe gjatë ndryshimeve . Lartësia nga toka në pozicion e shtrirë i kalon të 1 m.

E paraqitur në një pozicionim të këtillë ky monument mbete i veçantë madje është një atraksion i rrallë në zonën e Smokthinës .Vet ,Verbasi është pjesë e katundeve të kësaj zone. Tek dokumenti për emërtimet shqipe , toponimet shqiptare të kryera gjatë regjimit të Zogut këtë zonë e gjejmë me këto toponime:(( 42-Smokthinë –Zhgabaj ,41-Ramicë Ramaj , 38-Mesaplik Mesaplik, 37-Matogjinë ,Matogjini, 32-Bashaj –Bashaj.)

Fjala vetë Mesaplik sipas E. Çabej vjen nga fisi i mesapëve që erdhën në këtë trevë nga jugu epirot. Zona e Mesaplikut është njohur për shumë monumente si gjurmë të kulturës së hershme. Përmendtë vendbanimi Cerjes, vend-fortifikim në luginë të Shushicës ,gjurmë të kësaj kalaje gjenden edhe sot,mozaiku i Mesaplikut ,Kaçorrit,ura e Bogdanit. Monumente të tjera natyrore janë përfshirë guri me qiell në fshatin Vranisht,katund që ka shtrirje në rrëzë të Malit përkarshi përtej lumit Shushicë

2.
Prof .Dr Nasip Mecaj ne enciklopedinë e Kurvleshit sjell këto të dhëna:Morfologjia karstike ka përhapje të vogël, ndonëse kushtet natyrore dhe përbërja litologjike e terrenit është tepër e favorshme për zhvillimin e tyre. Ndikim negativ në zhvillimin e tipit të relievit karstik ka luajtur shkalla e lartë e materialeve të patretshme dhe kushtet jo të përshtatshme topografike (pjerrësia e lartë e shpatit) etj. Disa forma karstike sipërfaqësore i vërejmë gjatë kurrizit të malit. Dukuria e tretjes në sipërfaqe është shumë e ngadaltë, për të mos thënë se ky proces ka përfunduar për shkak të izolimit të tyre me material të patretshëm. Më tepër kemi të bëjmë me një karst nëntokësor, sesa sipërfaqësor. Shpati perëndimor në pjesën më të madhe është i pyllëzuar, duke përbërë sektorin më të dendur me pyje të krejt vargut malor. Katet bimore kanë një shpërndarje graduale në drejtim vertikal, duke zëvendësuar njëri-tjetrin. Sipërfaqen më të madhe e ka brezi i dushkut. Sipër tij vjen brezi i pishës dhe i bredhit, që arrin deri në 1600 m mbi nivelin e detit. Rrobulli ka një areal të vogël përhapjeje. Mbi halorët shtrihen kullotat verore, të pasura me një bimësi barishtore të shumëllojshme, shumica e të cilave janë bimë mjekësore, ku dominojnë çaj i malit, trëndafili i egër, tërfili, trëndelina etj.

3.

Ndër monumentet e natyrës janë 16 rrape shekullor,11 shpella,1 ujëvarë,1 deltë detare,1 burim i kripur,2 tarraca detare,2 mbihipje aktive,1 kanion,1lagunë,1 gji,1 falezë,1bokërrimë,1 dunë rëre,1 valë burim i madh.

Këto objekt natyral në rrethin e Vlorës përbëjnë atraksione. Në Llogora gjendet Pisha Flamur. Në disa katunde gjenden rrepe shekullore që kanë nga një epitete të cilat lidhen me ngjarje të veçanta. Objekte të kësaj natyre kanë edhe një dukuri mistike që i rrethon. Nuk mund të quhen shpërthime gjene tipike por janë produkt i veprimit të forcave natyrore për një kohë shumë të gjatë. Është edhe një fakt tjetër,që ky objekt natyror nuk gjendet i listuar në monumentet e natyrës të rrethit të Vlorës. Lista e monumenteve natyrore të rrethit Vlorë në të shumtën përbëhet nga rrapet madhështor.

Në këtë listë gjenden rrapet e Pilurit, Kudhësit, Palasës , Rrapi i Xhamisë, Çezmës,i lqet e Zarelit rreth gjysmë ha, në Kuç si edhe të Buronjave të cilat përbëjnë një ndër zonat më të bukura si dhe të Izvorit, Tragjasit, Drashovicës,Velcës, Gurës në Smokthinë. Mbetet e “shënuar” pisha Flamur në qafë të Llogarasë . Në afërsi të pikës së Qafë Llogorasë takohen drurë me forma kurorash mjaft interesante ndikuar edhe nga korrentet e erërave. Një element natyror i veçantë dhe tepër karakteristik i dhe karthet e Tërbacit. Mirëpo një pyetje ngrihet vetiu. A ekzistojnë aktualisht këto objekte monumente të natyrës në rrethin e Vlorës? Rrojnë apo janë zhdukur? Ka edhe një enigmë tjetër ? A i njohin komunat dhe banorët këto objekte të listuara si objekte të cilat mbrohen nga shteti si monumente të rralla të natyrës tonë?Kjo listë do të ishte më e madhe dhe do të përmbante edhe visare që janë zhdukur nga natyra jonë e virgjër. Kumtoj faktin, që specialistët e Universitetit të Gjenevës gjatë listimit të florës dhe faunës në Orikum, gjetën dhe konfirmuan faktin e një bime ende të rrallë, që rritet në këneta dhe laguna ,ndërsa është zhdukur në të gjithë pellgun Mesdheut pas tharjeve të kënetave. Kjo bimë e rrallë u gjend në pjesën jugperëndimore të lagunës së Orikut, e cila kur çel në stinën e lulëzimit dhe buisjes shfaq një ngjyrë të kuqërremtë të hatashme që e mbulon me gjakun e saj të ndezur buzët e lagunës . Momentalisht nuk gjendet në asnjë almanak biologjie dhe as e listuar në florën e kësaj zone.

Lista e monumenteve te natyrës rrethi i Vlorës e cila është ndërtuar në vitin 2003, por që kërkon të ketë ndryshime për dy arsye një pjesë e tyre mund ,mos u gjendet as nishani dhe e dyta për të vendosur në të objekte të tjera të natyrës tonë .
1.Qiparisi i Kambanores se Kishës se Vunoit
2.Lisat e Pilurit
3.Rrapi i Kosmarit Kudhes
4.Rrapi i Palases
5.Rrapi i Shkollës nr.1
6.Rrapi i Xhamisë
7.Rrapi i Çesmes (Mifol)
8.Ilqet i Zarelit me (0,5 ha)
9.Rrapi i Kroit te Madh
10.Rrapi Laze
11.Mbihipja e Çikes
12.Mbihipja aktive e Dukatit
13.Shkeputje e re aktive e Llogorasë
14.Tarraca detare e Kusbabait
15.Tarraca detare e ish-shtëpisë se pushimit te punëtoreve
16.Gjiri dhe shpellat e Grames
17.Bariera Koralore e grykes se Diallit
18.Falezat e Sazanit
19.Shpella e Shëngjergjit ose e Bletës
20.Shpella e Ramices
21.Shpella e Velçes
22.Shpellat e Boderit (Smokthine)
23.Shpella e Haxhi Alise (Iliriane)
24.Shpella e shkruar
25.Shpella e Bilbilenjeve
26.Shpella e Porto Palermos
27.Shpellae Pirateve (Dhërmi)
28.Shpella e Odisese (Surianit)
29.Shpella e Duk Gjonit
30.Kanioni i Gjipese
31.Bokerimat e Vunoit
32.Rrethi i Plakes (Brataj)
33.Ujevara e Ramices
34.Dunat e Nartes
35.Delta e Perroit te Palases
36.Burim i kripur i Bashajt
37.Vali i Vranishtit (burim i madh)
38.Laguna Limopuo
39.Rrepet e Buronjave Kuç
40.Pisha Flamur- Llogara
41.Rrapi Mesaplikut
42.Karthi i Terbaçit
43.Rrapi i Dukatit
44.Rrepet e Izvorit
45.Rrapi i Tragjasit te Vjeter
46.Rrapi i Shenvarvares (Velçe)
47.Rrapi i Gurrave Smokthine
48.Rrapi i Madh ne Bashaj
49.Rrepet e Drashovices
50.Ullinjte e Trubullit ne Karbunare
51.Pylli i Zvernecit

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, monumentet e natyre, ne Vlore

VATRANËT NË “ALBANIAN EXELLENCE”

December 24, 2012 by dgreca

Vatranët e përfshirë në “100 histori suksesi  në 100 vjetorin e Pavarësisë” / Në prag të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë,Qendra kulturore Albania Excellence ne Tirane përgatiti një studim mbi 100 shqiptarët më të suksesshëm të viteve të fundit në gjithë fushat e dijes kudo në botë. Drejtuesja e projektit është Flora Nikolla, një nga gazetaret më të njohura të Shqipërisë.Ajo dhe bordi i qendrës vendosën lidhje me qindra shqiptarë që kanë shënuar histori suksesi në jetën e tyre të emigrimit. Studimi është botuar në një libër me titull “100 histori suksesi në 100 vjetorin e shtetit shqiptar”. Drejtuesja e projektit, gazetarja Flora Nikolla është shprehur për mediat se “Ky studim me 100 shqiptarët e suksesshëm nisi me synimin që të ruajë dhe të ngrejë lart vlerat njerëzore të shqiptarëve dhe të ndikojë sadopak në kthimin e tyre në Shqipëri apo rivendosjen e kontakteve me publikun e vet kulturor dhe shkencor”.     Me këtë rast u intervistuan qindra shqiptarë dhe u zgjodhën më të susksesshmit. Fituesit në prag të 100 vjetorit u mblodhën në Tiranë dhe ceremonia u trasmetua publikisht nga Televizioni Shtetëror. Fituesit patën nderin që të priteshin edhe nga Kryeministri Sali Berisha. Për secilin nga ata ishte përgatitur  si dhuratë libri me intervistat e 100 fituesëve dhe trofeu fitues. Me 26 dhjetor fituesit ishin ftuar në Prishtinë nga zv/kryeministri i Kosovës, Behget Pacolli,i cili sponsorizoi aktivitetin. Vatranët që u kualifikuan për arritjet në fushat ku kontribuojnë janë: 1- Dr. Skënder Murtezani 2- Dr. Indrit Reso 3-  Menaxheri dhe Kërkuesi Shkencor, Pashko Camaj 4- Kryetarja e degës së Vatrës në Washington, Merita Bajraktari McCormack 5- Kryetari i degës së Vatrës në Michigan, Alfons Grishaj 6. Novruz Nazarko, 7- Editori i gazetës ”Dielli” Dalip Greca

Filed Under: Kulture Tagged With: Albanian Exellence, alfons Grishaj, dalip greca, Indrit Reso, Merita MB McCormack, Pashko camaj, Skender Murtezani

NJË LIBËR, ME MENDIM E THIRRJE, PËR BASHKIM…

December 24, 2012 by dgreca

Nga: Prof. Murat Gecaj/

Këto ditë, u zhvillua në kryrqytetin Tiranë, Festivali i 51-të i Këngës në Radiotelevizion. Por ai, fare mirë, mund të organizohej dhe të pritjej me shumë kënaqësi edhe në Prishtinë, Shkup, Ulqin e Preshevë. Këtë gjë e theksuan, me të drejtë, edhe dy paraqitesit e programit. Kjo, sepse, edhe pjesëmarrja në të ishte nga të gjitha trojet shqiptare. E rëndësishme është se aty u kënduan këngë  të bukura, të cilat vijuan të jepnin mesazhe paqeje, mirëkuptimi e dashamirësie dhe bashkimi, në këtë 100-vjetor të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Pra, ai ishte pjesë përbërëse e misionit  dhe detyrës sonë për bashkimin e fortë dhe të panadër shpirtëror të të gjithë shqiptarëve, kudo që ata ndodhen.

E nisa me këto radhë, kur kam në dorë një botim fare të ri, nga prof.dr. Hulusi Hakon. Ai e ka titullin, ”Kosova, ëndrra ime“ (Komb-shteti i shqiptarëve, vepër e atdhetarëve të përkushtuar e vizionarë). Nga faqja e parë e hyrjes, që e ka shkruar vetë autori dhe deri në të fundit, me numër 290, atë e përshkon një ide dhe një mesazh i palëkundur: Medimi e thirrja për bashkimin tonë kombëtar. Tashmë, në vitin e 100-të të krijimit të shtetit tonë të parë, shqiptarët lipeset të ndërgjegjësohen, se ka ardhur koha, kur ata të jenë me shumë se kurrë të bashkuar.  Për këtë qëllim e për këtë ideal të shenjtë e të lartë, luftuan e u përpoqën, me të gjitha udhët e mjetet, rilindësit tanë zemërzjarrë, që nga epoka e lavdishme e Skënderbeut, Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe rilindësit tanë tanë të shumtë. Për këtë detyrë madhore historike marshuan për në Vlorë, në atë fund-nëntori 1912, delegatët e popullit tonë, nga të gjitha trevat mbarëshqiptare, që nga Kosova, Shkupi, Mali i Zi e deri në  Çamëri. Rreth plakut të urtë e të mençur Ismail Qemali, u mblodhën sa e sa trima e luftëtarë, të pushkës e  të mendjes, ndër ta edhe Isë Boletini, Luigj Gurakuqi, Dom Nikollë Kaçorri, Sali Gjukë Dukagjini e të tjerët. Ata e shpallën, para gjithë botës, Shqipërinë e Kombin tonë të lirë dhe të pavarur, pas pesëqindë vjet robërie, nën Perandorinë Osmane. Por, fatet e tij u nëpërkembën nga shtetet grabitqare europiane, të cilat iu turrën furishëm, me armë e diplomaci dhe trupin e shëndoshë ia ndanë, përdhunisht, në disa pjesë.

I tronditur shpirtërisht, para kësaj të vërtete historike, por mjaft të hidhur për gjendjen e Kombit tonë, por dhe me deshirën, mendimin dhe shpresën për një zgjidhje të shpejtë, autori prof.H.Hako, që në faqet e para të librit të tij shkruan: “Siç ka ndodhur edhe me krijimin e shtet-kombeve të tjerë, kudo në botë, ashtu po e sjell koha edhe për ne shqiptarët rrjedhën e gjërave, në atë pikë, që ta realizojmë këtë ligjësi dhe aspiratë“. Ky mendim është zbërthyer, me fakte e argumente të pakundërshtueshëm, në të gjithë kapitujt e këtij botimi me mjaft interes. Ata janë shumë domethënës, si: ”Bashkimi bën fuqinë’’,”Vëllazërimi, integrimi, bashkimi, ja ç’na duhet, sa dielli, uji dhe ajri”, “Institucionalizimi i çështjes sonë kombëtare, ja ç’kërkohet në mënyrë imperative”,”Fitorja e re juridike e Kosovës, sanksionim i të drejtës së shqiptarëve, hap vendimtar i zgjidhjes së çështjes shqiptare në Ballkan”, ”Çamëri, më takon dhe mua të jetoj e mendoj për ty”, “Mirë integrimi europian, po ai  shqiptar?”, “Pse ky sindrom antishqiptarizmi në Masqedoni?” etj. Pra, autori përmendë dhe trajton me dashuri e atdhetarizëm disa “pika të nxehta” të çështjes kombëtare shqiptare. Veçse, ai nuk paraqitet vetëm në rolin e shikuesit të thjeshtë ose renditësit të fakteve e dukurive, por jepedhe mendime për zgjidhje të shpejta e afatgjata të çështjes shqiptare në Ballkan, që është pjesë përbërëse e atyre europiane e më gjerë.

Pra, faqe pas faqeje, të ngjan se përmes tyre ai ka përmbledhur mendimet e shqetësimet e tërë bashkëkombësve tanë, kudo që ata jetojnë, në këtë fillimshekulli të ri. Natyrshëm, lindë pyetja: “Vallë, a kanë të drejtë shqiptarët e të gjitha trojeve etnike, për të qenë të bashkuar dhe në një shtet, siç janë edhe popujt e kombeve të tjerë?” Ndërsa fallsifikatorët e  historisë ballkanike dhe asaj europiane, përpiqen t’ia mbushin mendjen vetes, se shqiptarët duan e kërkojnë “Shqipërinë e madhe”, se kështu ata “do ta rrezikojnë paqen e stabilitetin në Ballkan e më gjerë”!? etj. Po faktet “lakuriqe” ose “në dritë të diellit” janë krejt ndryshe. Pra, shqiptarët vetëm dëshirojnë, kërkojnë dhe u takon të jetojnë në paqe dhe miqësi me të gjithë fqinjët e tyre, në “Shqipërinë e vertetë” ose “Shqiparinë natyrale”. Ndërsa ata harrojnë ose nuk duan ta pranojnë, se shqiptarët, kurrë në historinë e tyre mijëravjeçare, nuk kanë qenë as nuk do të jenë agresivë, sulmues as pushtues. Përkundrazi, kurdoherë janë  venë në mbrojtje të të tjerëve, kanë zhvilluar luftëra mbrojtese dhe gjithnjë janë përpjekur e kanë sakrifikuar për mbijetesë.

Jo me kot, autori prof.Hako, e ka venë në titull dhe e ka trajtuar gjerësisht edhe çështjen e Kosovës, të martirizimit të saj, nën regimin shumëvjeçar serb, luftën e përpjekjet e saj për liri, pavarësi e demokraci. Ka marrë shembull njërin nga bijtë e saj, atdhetarin e luftëtarin gjakovar, Myrteza Nagafci. Ashtu si mjaft kosovarë të tjerë, ai përjetoi vuajtjet dhe tmerrin e rregjimit të kaluar edhe pse erdhi në “shtetin-amë”, i cili vetë vuajti nga diktatura e egër afër 50-vjeçare. Megjithatë, ndodhi mrekullia, nga pak kush e parashikuar, me përpjekjet titamike të popullit të saj, që u mbështet fuqishëm nga NATO-ja dhe  Bashkësia Ndërkombëtare. Pra, Kosova u çlirua njëherë e përgjithmonë nga rregjimi barbar shumëvjeçar i Serbisë, fitoi lirinë e pavarësinë dhe hyri në udhën e pandalshme të demokracisë e përparimit. Siç shkruan edhe autori,  “Libri  “Kosova, ëndrra ime”, vjen, kështu, edhe si një përgjigje e merakut dhe amanetit të madh, me të cilin u nda nga jeta, ky bir i Kosovës”.

Por edhe kur prof.Hulusi Hako trajton tema, në dukje, ta palidhura me zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, përsëri “çekanin” e rrahë në atë pikë. Kështu, lexojmë recensione për disa libra të kolegëve ose për veprimtari të zhvilluara, sidomos në kryeqytetin Tiranë dhe bindemi më së miri këtë gjë. Ja, shkrime të tillë janë edhe këta: “Krijohet lidhja mbarëkombëtare e shoqatave shqiptare”, “Një libër, që tregon shumë dhe apelon fuqishëm” (është fjala për botimin e  të ndjerit, Dr. Ibrahim Gashi, “Shqiptarët, Slloenia dhe Ballkani i trazuar, sipas një diplomati”), “Rusia dhe Kosova”, “Kjo botë interesash, kur do të bëhet pikërisht një botë të drejtash dhe vlerash njerëzore?”. “Po Republika e Kosovës, pse nuk u përfshi në kampionatin ballkanik të Judo-s?” etj.

Një vlerë të veçantë përmban në këtë libër pjesa e fundit e tij, të cilit autori i ka venë titullin interesant e domethënës,  “Nëpër shekullin tonë tëpërgjakur”. Janë plot 50 faqe, meditime të prof.dr. Hulusi Hakos, për  udhën,  nëpër të cilën kanë kaluar shqiptarët, gjatë 100 vjetëve të fundit. Sigurisht, kjo analizë e një intelektuali atdhetar është edhe një mësim ose  “leksion” për brezin e ri. Synimi është që të gjithë bashkëkombësit tanë, në trojet e tyre amtare etnike, të bëhen të ndërgjegjshëm, se historia është treguar e pamëshirshme, pra si një “njerkë e keqe”, me popullin tonë. Këtë gjë autori e ka shprehur dhe analizuar me kujdes, në disa nëntituj të kësaj pjese. Duke shfrytëzuar aktualitetin e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë, ai ka shkruar me nderim e respekt për “jubileun e madh të krenarisë dhe reflektimeve të thella”. Përmbledhurazi, na kujton të gjithëve, se janë bërë sakrifica mbinjerëzore nga shqiptarët, në këtë shekull: “Gjak për liri e identitet, për gjuhën e diturinë, për një shkollë e universitet, për germën dhe llojin e alfabetit; edhe  për institucionalizimin e kësaj demokracie moderne; gjak në Kosovën Lindore, Mitrovicë e Tetovë, Shkup e Kumanovë,; gjak shqiptari në Mal të Zi, edhe në Çamërinë shqiptare, nën Greqi!” Pastaj përmendë me dhimbje “flamën” e gjakmarrjes dhe të vrasjeve ordinere, prej krimit të organizuar e të paorganizuar.  Ndërsa, jep alarmin dëshprues, që: “As një garanci  nuk ka, se përgjakja nuk do të vazhdojë edhe më tej!”

Një vemendje i kushton autori çështjes së objektiviteteit, korrektësisë dhe respektit ndaj historisë sonë kombëtare, një detyrë kaq atdhetare kjo për brezin tonë. Afirmimin e të vërtetave lipset ta bëjë historiografia jonë, e pandikuar nga politika, se: “Pa vijimësi, s’ka histori; pa shkallë, s’ka ngjitje”. Duke u ndalur në rezultanten kryesore të udhëtimit shumëshekullor të shqiptarëve, prof. Hako e vë theksin te vitaliteti dhe mbijetesa e jashtëzakonshme e racës, e genit shqiptar, si sfidë ndaj shumë furtunave dhe rrebeshave të egra shfarosëse e asimiluese. Janë kaq domethënëse edhe fjalët e francezit  Pouquecville, i cili ka shkruar, për shqiptarët: “Ky popull heronjsh, të cilit gjatë shekujve, shpesh herë, iu desh të mbrohej në malet e tij të paarritshme, i shikonte nga lart perandoritë, se si lindnin e vdisnin dhe ri-zbriste për të fituar tokat e veta”. Lindë pyetja e natyrshme: “Po sot, ne pasardhësit e tyre, çfarë duhet të bëjmë?” Përgjigja është edhe në fjalët e gjeneralit në pension, Rrahman Perllaku: “Sot po bije  kambana e lirisë dhe e bashkimit kombëtar. Mjaft na kanë mbajtur të ndarë, më se një shekull!”

Në vazhdimësi, ky autor ndalet në disa faktorë me rëndësi, që e përcaktojnë jetën dhe   forcën e Kombit tonë, siç janë: niveli ekonomik; zhvillimet  arsimore e kulturore, me  gjuhë letrare  të përbashkët dhe me programe e tekste mësimore të njësuara, në të gjitha trojet shqiptare e në diasporë etj. Vëmendje u kushon, në këtë pjesë, edhe  çështjeve të shumta të tranzicionit të stërzgjatur në Shqipëri, lirive e të drejtave demokratike, etjes  për pasurim dhe pushtet të një pjese të shoqërisë. Në një faqe të meditimit të tij, prof. Hako shtron pyetjen: ” Këtë tranzicion tonin, si ta quajmë, një revolucion demokratik paqësor, apo ai është thjesht një restaurim i kapitalizmit?” Në këtë logjikë të mendimit e fakteve, ai flet edhe për “doktrinën komuniste”, që  sipas tij, mbeten flozofia dhe projekti i ndryshimit më të thellë  të jetës shoqërore; po ashtu edhe për “përpjekjet e ethshme të antikomunizmit” etj. Në këtë kuadër, ai analizon dhe mbron vlerat e  Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe, së fundi, ndalet  në thesarin kombëtar të tolerancës fetare në Shqipëri, si një pasuri shumë e çmuar, për të gjithë ne.

Parë në tërësi, ku botim i ri i autorit të 12 librave të mëparshëm, prof.dr. Hulusi Hako,  na sjell në vëmëndje  problemin më themelor të çështjes shqiptarë, në ditët e sotme, që është ai i bashkimit tonë kombëtar. Festimet e jashtëzakonshme, në Shqipëri dhe në trojet tjera amtare e në disporë,  të 100-vjetorit të krijimit të shtetit të parë shqiptar dhe  shpalljes së Pavarësisë sonë Kombëtare, na e bënë shumë herë më të pranishëm këtë ideal dhe aspiratë të rilindësve tanë, gjë që  është dhe do të mbetet përherë altual për të gjithë ne, deri në zgjidhjen e tij përfundimtare, pavarësisht udhëve e mënyrave.

Në mbyllje të këtij shkrimi, meqenëse më duket me interes për lexuesin dhe lidhet me tematikën e këtij libri,  po shënoj këtu një pjesë nga mesazhi, që më dërgoi  këto ditë kolegu e miku, Hysë Hasa, emigrant në Filadelfia të Amerikës. Pasi informonte se, më 28 Nëntor 2012, u ngrit për herë të parë në histori, në qendrën e atij qyteti, Flamuri ynë Kombëtar, vijonte:

“Kam  kënaqësinë t’u përshëndes, në këtë fund viti, si viti i 100-vjetorit të Pavarësisë, i krijimit të Shtetit të parë Shqiptar dhe i ngritjes së Flamurit tonë Kombëtar. Ishte koha, kur plaku i Vlorës Ismail Qemali, i mbështetur mbi gjokset e Isa Boletinit, Luigj Gurakuqit, Dom Nikollë Kaçorrit, Vehbi Dibrës, Thanas Floqit, Abedin Dinos e te tjerëve, ngriti Flamurin e kuq shqiptar, me shqiponjën dykrenare në mes; Flamur, i cilië shtë shpirti dhe zemra, ku marrin frymë lirisht të bashkuar shqiptarët, që  nga Preveza e deri në Nish. Ky Flamur, pas 100-vitesh, më 23 Nëntor 2012, i mblodhi shqiptarët të festonin së bashku në Shkup. Aty, fjala e mençur e diplomatike, aspak nacionaliste dhe me guximin burrëror e trimëror, e Kryeministrit, Prof. Dr. Sali Berishës, i entusiazmoi dhe i bashkoi, si asnjëherë shqiptaret, duke u treguar të gjithëve, se historia: vlerëson-duron-toleron-vonon, por nuk harron! Ky flamur kulmoi në Vlorën heroike, më 28 Nëntor 2012, ku të gjithë shqiptarët festuan së bashku”.

Tiranë, 24 dhjetor 2012

Filed Under: Kulture Tagged With: Murat Gecaj, nje liber per Kosoven

FORUMI IMAZH DHE MEDIA NDAU ÇMIMET E EDICIONIN TË X

December 24, 2012 by dgreca

Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë Forumi Imazh dhe Media ndau çmimet e edicionit të X më 23 dhjetor 2012, në sallën e Operave dhe Baletit në Tiranë. Në mbrëmjen Gala merrnin pjesë shumë personalitete të shquara nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora. Për kontributin e dhënë në fushat e kulturës, medias dhe të çështjes kombëtare. Familja e heroit legjendar Adem Jasharit u vlerësua për sakrificën për çlirim e Kosovës, akad.Esat Stavileci mori çmimin për kontribut të kauzës për bashkimin kombëtar, gazetari dhe shkrimtari Nustret Pllana u nderua me çmim për librin e tij të botuar pak kohë më parë “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët”, kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa u nderua me çmimin për mbrojtjen e identitetit kombëtar në Luginën e Preshevës, me çmim u nderuar edhe Teatri i Operas dhe Baletit të Tiranë për operen “Skenderbeu”, çmimin e tërhoqi drejtori i saj Maestro Zhani Ciko, regjisor Petrit Ruka mori çmim për filmin dokumentar Film për Himnin Kombëtar, çmimi i Imazhit të femrës shqiptare intelektuale në Luftë dhe në Paqe ju ndan ish-luftëtares në luftën e 2001, prof.Teuta Kamberi – Llalla, biznesmeni Ibrahim Kolari mori çmimin për imazhin për arritjen sukseseve në Diasporë të SHBA, çmimi për kontributin në arsim ju dha doc.dr.Vullnet Ahmetit, rektor i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Kampioni i botës në tai e kik – boks, Ismail Keta u dha çmimi për imazhin e sportistit të mire për vitin 2012. I cili më datë 1 Dhjetor, u shpall kampion i botës, duke mundur hungarezin Jozef Diklaund. Mbrëmja vazhdojë në atmosferë të këngëve dhe valleve shqiptare.

 

 

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: Forumi Imazh, ndau Cmimet, Teuta Llalla

YLLI I BETLEHEMIT NJË KOMETË,NJË UFO NJË SUPERNOVA …

December 24, 2012 by dgreca

APO ISHTE AJO ÇFARË SHUMË NJERËZ BESNIKË KANË BESUAR ,QË AJO TË JETË PËR SHEKUJ ME RADHË: NJË MREKULLI?

 NGA GËZIM LLOJDIA/

Çfarë ishte ylli i Betlehemit një ngjarje natyrore apo qiellore ose vetëm një trillim? Apo ishte ajo çfarë shumë njerëz besnikë kanë besuar që ajo të jetë për shekuj me radhë: një mrekulli?

Stephen Wagner, duke analizuar fenomenin qiellor që u shfaq në lindje të Jezu Krishtit shkruan se pasi Jezusi lindi në Bethlehem të Judesë në kohën e mbretit Herod, Magët nga lindja arritën në Jeruzalem, duke thënë: “Ku është Ai, që ka lindur mbreti i Judenjve? Sepse ne pamë yllin e tij në lindje, dhe kemi ardhur për ta adhuruar Atë. ” (Mateu 2:1-1).

Dhiata e Re e paraqet “yllin e Betlehemit”- një nga simbolet e qëndrueshëm të sezonit , të Krishtlindjeve thotë ai.Por natyra e tij e vërtetë është gjithashtu dhe ka qenë fokusi i debatit. Duke bërë pyetjet e zakonshme Ëagner shprehet :Ishte ylli i Betlehemit një ngjarje – një mrekulli në shpalljen e lindjes së Mesias? Apo ishte e natyrshme, mëse spektakolare, ngjarje qiellore që ka ndodhur të zhvillohet në të njëjtën kohë, që disa historianë mendojnë se Jezusi ka lindur?

Ungjilli Sipas Mateut është i vetmi libër i Dhiatës së Re, që përmend yllin misterioze.Sipas tregimit të Mateut “ylli” nuk sillet në një mënyrë të mbinatyrshme.

Dhe pasi e dëgjuan mbretin, ata [Magët] shkuan në rrugën e tyre, dhe ja, ylli që kishin parë në lindje u shkonte përpara atyre derisa u ndal përmbi vendin ku ndodhej fëmija. Dhe kur ata e panë yllin, u gëzuan me gëzim jashtëzakonisht të madh. (Mateu 2:9-10).

Ylli – apo çfarëdo qoftë ajo ishte duke lëvizur. Yjet, në lidhjet e tyre të dukshme me yje të tjera në qiell natën, nuk duken të lëvizur. Ata duken për të lëvizur vetëm në përparimin e tyre – nga lindja në perëndim – nëpër qiellin e natës, si Toka rrotullohet. Ata gjithashtu duken të përparojnë nëpër qiell, përsëri nga lindja në perëndim, gjatë javëve dhe muajve si Toka në orbitën e diellit. Magët e panë yllin në lindje dhe e ndjekën atë, duket si ai lëvizi në drejtim të perëndimit. Tani kjo është e gjitha mirë rë nëse ne jemi për të thënë se ata ndjekan ecurinë e tij në të gjithë qiellin mbi një numër të ditëve apo javëve… por pastaj ky objekt qiellor bënë diçka të pazakonshme ,ai u ndal dhe “ndal përmbi vendin ku ndodhej fëmija.” Pra, çfarëdo ky objekt u ndal në progresion e tij në qiell, sipas Mateut, kështu Magët do të dinë ku fëmija ishte për të gjetur. Nuk përmendet nëse është bërë që të gjithë yjet e mundshëm të ndalen. Pra, çfarë ishte ky “yll”?

Përveç vëzhgimit që ai u ndal, Mateu s’jep asnjë atribut tjetër të veçantë. Llogaria thotë se kjo ishte një ngjarje jashtëzakonisht e ndritshme, ngjyra, apo ndonjë gjë tjetër e pazakontë. Tradita e pikturon atë si një yll jashtëzakonisht të ndritshme, sepse ai disi mori vëmendjen e Magëve. Por disa hulumtime tregojnë se Magët ishin astrologët nga Persia. Pra, ky yll – i cili mund të ketë qenë mjaft i zakonshëm në dukje ka mbajtur disa domethënie astrologjie për ta. Por, që ende nuk shpjegon se si ai ishte në gjendje për të ndaluar në qiell.

Një Supernova ka ndodhur në pranverën e shek 5 p. e.s në konstelacionin e Bricjapit

Një supernova është një yll që, duke hyrë në një fazë të re të jetës së saj, shpërthen dhe jep jashtë sasi të mëdha të dritës. Në këtë rast, ylli mund të ketë qenë ai, që kishte qenë shumë ti zbehtë për të parë me sy të lirë, dhe në këtë madhështi të re ishte e re dhe e rëndësishme për astrologët. Astronomi britanik David H. Clark dhe dy bashkëpunëtorët e raportuar në The Journal Tremujor i Royal Astronomical Society se një shpërthim supernova ka ndodhur në pranverën e shek 5 p. e.s në konstelacionin e Bricjapit.

Një Comet u shfaq në prill të vitit 4 para Krishtit pranë Altair ne konstelacionin Aquila.

Një kometë gjithashtu do të janë vënë re nga astrologët dhe do të kenë parë lëvizje të veçantë të dukshme në qiellnë lidhje me yjet. Dhe, në varësi trajektoren e ssaj , ajo mund të ketë qëndruar ende për kohën në qiell. Siç rezulton, Halley ‘s kometë kaluar në sh 12 p.e,s (Askush nuk e di me siguri se kur Jezusi u lind. Pse kalendari ynë është i bazuar në lindjen e tij si në vitin 0, supozime tyë tjera sot tregojnë vendin e saj diku rreth 2-7 pes) Vlen të përmendet, gjithashtu, se kometat janë konsideruar shenja paralajmëruese të ndryshimit por zakonisht në një kuptim tjetër. Të dhënat e lashta kineze për astronomin tregojnë se dy objekte janë parë në mënyrë të papritur në qiej rreth asaj kohe. Një nga këto ishte një kometë, që u shfaq në afërsi të Alfa dhe Beta në konstelacionin e Bricjapit në muajin mars e sh 5 p.e.s. Pastaj një tjetër kometë u shfaq në prill të vitit 4 para Krishtit pranë Altair ne konstelacionin Aquila.

Një ufo një anije kozmike – që udhëhoqi magët nëBetlehem.

Shumica e atyre që besojnë se zoti apo perëndia e traditës ishin në fakt vizitorët aliene kanë avancuar idenë se “ylli” mund të ketë qenë një UFO – një anije kozmike – që udhëhoqi Magët në Betlehem. Si qesharake si ide është, i vetmi që shpjegon se si objekti mund të jetë shfaqur papritur, u zhvendos, dhe u ndal për qëllim përcaktimin e dukshme e vendlindjen së Jezusit.

Te Mateu .Historia e yllit të mrekullueshme duke qenë një dukuri e mahnitshme, ajo është shquar si asnjë nga tre shkrimtarë të tjerë të ungjijve. Në fakt, të Lukës është i vetmi ungjill tjetër që lidhet me lindjen e Jezusit, por Luka nuk bën asnjë përmendje e yllit.

Pra, është historia e yllit vetëm një mit krijuar për të vërtetuar hyjninë e Jezusit?

Martin Gardner shkruan në Inquirer skeptik: “Sipas mendimit tim jo a-të përulur, historia e Yllit është mit i pastër, shumë i ngjashëm me legjendat e lashta në lidhje me pamjen e mrekullueshme të një ylli që shënojë një ngjarje të madhe, si e lindjes së Cezari, Pitagoraës, Krishna (shpëtimtari hindu), dhe personat e tjerë të famshëm dhe hyjnive. “Ëagner sjell disa teori që lidhen me këtë rast:Teoritë e dhëna më sot janë se ylli i Betlehemit ishte një planet apo bashkim i planetëve.

Astronom Johannes Kepler propozoi në shekullin e 17 se ylli i Betlehemit mund të ketë qenë lidhje e planeteve Jupiteri dhe Saturni. Të tilla një lidhje e rrallë ka ndodhur në shek 7 para Krishtit Peshqit në konstelacion, me shenjë zodiakal është e lidhur me Hebrenjët. Kepler këtë fakt e ka shpjeguar me supernova.

John Mosley, mbikëqyrësi i programeve për Observatori Griffith në Los Anxhelos beson se ylli i Krishtlindjeve ishte një seri e rrallë e lidhjeve planetare që ndodhën në vitet e 3 P.e.s dhe 2 p.e.s para Krishtit.

“Shfaqja filloi në mëngjesin e 12 qershor në sh 3 p.e.s, kur Venusi do të mund të kthjellët shumë afër Saturnit në qiellin lindore”, thotë një artikull në lidhje me gjetjet Mosley. “Pastaj ka pasur një shfaqje spektakolare e Venusit dhe Jupiterit në 12 gusht në Leo plejadë, e cila astrologët e lashtë e lidhën me fatin e hebrenjve. Midis shtatorit të sh.3 p.e.s dhe qershorit të sh 2 pes, Jupiteri përmbys veten dhe ia kaloi atë përsëri, pastaj u kthye përsëri dhe kaloi një yll për herë të tretë. Kjo ishte një ngjarje e shënuar, pasi për astrologët konsiderohet Jupiteri planeti kryesor dhe Regulus konsiderohet si ‘yll mbretit “. Kontakti në formë e kurore erdhi më 17 qershor, kur Jupiteri dukej për qasje në mënyrë të ngushtë për Venusin që, edhe pa dylbi, ata do të dukeshin si një yll i vetëm.”

Dr Mike Molnar, si astrofizikani, beson se ai ka gjetur prova se yll i Betlehemi mund të ketë qenë Jupiteri në formën e një monedhe të lashtë. Monedha romake përshkruan shenja astrologjie për (shenja e çifutëve) dhe të një objekti të ndritshme qiellore. Molnar beson se ky objekt është Jupiteri: “Jupiteri iu nënshtruan dy (eklipset) nga hëna në shenjën e bricjapit në sh 6 p.e.s Jupiterit ishte ‘ylli’ i dhënë Regal – një fuqi që u përforcohet kur Jupiteri ishte në lidhje të ngushta me hënën. Në veçanti …, nuk ka konfirmim nga një astrolog romak se në kushtet e 17 prillit ,të she 6 p.e.s u besohet të lajmëroj lindjen e një personi hyjnor, dhe i gjithëfuqishëm lindur nën shenjën e hebrenjve,të cilat ne tani e dimë “.

Çfarë ishte ylli i Betlehemit një ngjarje natyrore apo qiellore ose vetëm një trillim? Apo ishte ajo çfarë shumë njerëz besnikë kanë besuar që ajo të jetë për shekuj me radhë: një mrekulli?Duhet ta besojmë se ajo ka qenë një mrekulli.

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, Ylli i Betelhemit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 515
  • 516
  • 517
  • 518
  • 519
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT