• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJË VËSHTRIM MBI FAIK KONICËN

September 20, 2025 by s p

Dr. Ledri Kurti/

Konica, prozë dhe kritikë

“Në letërsinë moderne të shek. XX, në këtë letërsi të larmishme e të shumëllojtë nga pikëpamja e origjinalitetit kombëtar e individual, estetik e filozofik, me shkolla, drejtime dhe praktika krijuese nga më të ndryshmet ka qenë realizuar një princip estetik, që vetëm vitet e fundit u shpall nga Moda e veshjes si mbizotërues: gjithë llojet e mënyrat më të ndryshme të veshjes, që pëlqehen e i përshtaten individit, janë të përligjura. Një liri e këtillë është kërkuar e afirmuar edhe në letërsinë, artet dhe shijet estetike të shekullit të XX, e cila ka sjellë larmi shkollash e drejtimesh letrare”.1

Pikërisht kësaj periudhe i përket Faik Konica. Lindi në Konicë dhe vdiq në Uashington. Studimet e larta në Francë dhe ShBA. Themeloi dhe drejtoi revistën “Albania”(1897-1909) në Bruksel dhe në Londër. Për mendimin tim këndvështrimin estetik të botëkuptimit të tij, m’u duk e arsyeshme ta hulumtoja në këtë prizëm në një nga shkrimet e tij të pakta por të rralla për nga fuqia e gjithanshme transmetuese “DOKTOR GJILPERA….”

Shkroi dhe “Katër përralla nga Zullulandi”, vepra postume “Shqipëria –kopshti shkëmbor i Evropës juglindore” 1957 …etj, por mbi të gjitha njihet si themelues i kritikës letrare shqipe. Ky ishte pak a shumë konteksi konician, që shkëlqeu në mendime konçize dhe të prera me përmasat e argumenteve të një kulture të thukët. “Faik Konica në prozën e tij shëmbullore…, ndër të tjera në pika të veçanta e koncepton botën shpirtërore të personazhit, të strukturuar përbrenda narracionit modern letrar”.2

Njeriun modern e karakterizon vizioni mbi “progressus ad infinitum, si parim i historisë”.3

Konica ishte kritik edhe kur objekti i tij i drejtpërdrejtë ishte kritika letrare, por edhe kur ky objekt qe i ndryshëm, një prozë artistike (art letrar). Për Konicën sërish, një prozë – art do të ishte kritikë por dhe patjetër estetikë. Shije e re, kjo do të thotë për të një art që dërrmon një mënyrë e re të shprehuri dhe mentaliteti. Konica shfaqet si individi që kerkon revolucion në rrënjë në mendim, në shpirt, në moral.

Nga mendja dhe dora e tij dalin veç gjilpëra, që të ngulen në tru, sapo i lexon. Siç thamë më lart, nuk jemi në kritikë, por gjithashtu Konica edhe në prozën e tij art, si kudo dhe në gjithçka nuk njeh tërheqje, njeh vetëm revansh.

Dikush shkroi : “ Faiku u shmang nga tradita …u largua nga kuptimi i atyre rrënjëve të forta e të shëndosha qi qenë gjallnija e shqiptarit gjatë shekujve”.4 Do të isha krejt në një mendje. Konica nuk kishte pse gërryente nostalgji brenda të qenit, shqiptar. Ai i përkiste modernes, së resë si concept, në mendim dhe shihe, bashkëkohores në kuptimin më korrekt të saj. Individualiteti i tij ishte Konica, si startues i një epoke të re në art dhe kritikë ose më saktë, jo një ndër të tjerë elemente të suazës së Rilindjes Kombëtare.

Konica, me gjak të fisëm shqiptar, me krenari tipike shqiptare, të ligjshme e të themeltë. Kjo ligjërohej sepse ai vishte për kostum të qenies së tij si “i tillë”, kulturën më bashkëkohore, firmë evropiano-perëndimore, si rrallëkush i qenë shqiptar. Si autor i frymës moderne të fillimshekullit XX, thyen (e theksoj këtu!) frymën tradicionaliste të Rilindjes Kombëtare, “përkundër rilindësve të mëdhenj, që krijuan mitin e adhurimit dhe mitizimit…”5 . Individualiteti i tij është përcaktuar si “i tillë” si rezultante e hapësirë-shtrirjes social-historike, në të cilën jetoi. “Konica është një nyjë kundërthëniesh, që burojnë jo vetëm nga karakteri. Shumë merita të personalitetit të tij janë erudit, poliglot, atdhetar, publicist, stilist i rallë, diplomat, evropian i amerikanizuar, aristokrat progresist etj., virtyte që plekseshin në mënyrë të çuditshme me të meta e dobësi: grindavec, snob, inaçor, prepotent i papërmbajtur, elitar, përpuzës i ashpër i vulgut, pragmatist, inkoherent, etj…. Sigurisht të tilla kapërcime nuk janë vetëm koherenca të karakterit individual, por edhe të zhvillimeve kaotike, irracionale, kthesave e përmbysjeve të papritura dhe kundërthënieve të jetës, kombit, atdheut, që e përcollën tërë jetën e tij”6.

Ndërkaq, do të kemi parasysh sikurse shprehet studiuesi “Elementet moderne të përceptimit ambiental, situatat dhe veprimet e personazheve, tipizimi i tyre, karakterologjia dhe biografia shpirtërore etj. dukshëm priren nga rezultantja e poetikës moderne. Duke përdorur një fjalor karakteristik gjatë prurjes së intrigës dhe pikturimit të karaktereve (sidomos dr. Gjilpëra), Konica arrin, që me origjinalitet stilistik dhe narrativ të mbitheksojë procedimin ironiko-satirik përbrenda tematikës specifike dhe të papërsëritshme në prozën satirike shqipe të viteve 20- 30” .7

Konica njihet si kritik . Në kritikën e tij qe reagim, ironi, sarkazëm gjer në art dhe anasjelltas në art, qe ironi gjer në sarkazëm, qe reagim kritik socio-psikologjik, analist. Në secilin rast, para tij ndjehesh, si para një vullkani. Gjithçka e dalë nga mendja e dora e tij shpon. Jo rastësisht pra, kritikë ndaj gjithshkaje, ishte Konica dhe për kombin dhe artin shqiptar.

Një mënyrë e tillë koniciane, kritikë ndaj gjithçkaje do të ishte nisma bazë e lindjes dhe lulëzimit të modernizmit, si dukuri sociale dhe fenomen artistik. Ky është ambienti i fenomeneve sociale dhe artistike, me të cilat jeton dhe u përket krejtësisht në kohë. “Neve na duket i pabesueshëm epiteti modern, d.m.th. bashkëkohor për shkrimet letrare të Konicës: edhe neve na pëlqen ta quajmë të tillë, por nga që e dallojmë para së gjithash nga shkrimtarët tanë të Rilindjes. Ku e shohim këtë dallim? Së pari duke afirmuar idealin pozitiv sikurse Naimi, Pashko Vasa, Çajupi, etj., Konica është modern ngaqë i dha letërsisë artistike “frymë kritike”. (Nënv. LK.). Zaten për këtë frymë pati keqkuptime nga lexues të gjysmës së parë të shekullit XX që ishin nanurisur vetëm ose kryesisht me përralla dhe iluzione të historisë sonë kombëtare të Shqipërisë dhe të Shqiptarëve…, por ajo që ishte e re, më origjinale, më e mprehtë tek ai qe mosndrojtja për t’i paraqitur e për t’i kritikuar dhe shumë vese, mëkata, kufizime e mangësi intelektuale, politike e social-kulturore, që lidhen me dramën e stërgjatur të historisë së kombit tonë. Në këtë mes Faik Konica ish i Pari që solli frymë kritike në letërsinë shqiptare, duke e afruar me modelet e letërsisë moderne me evropiane të shek. XX”.8 (Nënv. LK)

Konica është dr. Gjilpëra.

Konica në prozë kërkon art të një shije të re dhe në këtë lloj arti ai bën kritikë. Konica është dr.Gjilpëra. Konica është Plugu.

Dr. Gjilpëra është i dërguari i fatit, për të injektuar, për t’i kaluar në gjak këtij populli, kohën konkrete. Ai është i dërguari i kohës për të injektuar kulturën. Është qesharake gjer në vaj të vdekjes, që bashkëkombasit e kuptojnë, por s’duan ta dëgjojnë gjuhën e tij. “Bartësi i një lufte të tillë kundër shoqërisë së korruptuar kundër shoqërisë të prampambetur dhe të korruptuar është mjeku i ri dr. Gjilpëra, i cili është shkolluar në Perëndim dhe i cili ka një kulturë të gjerë evropiane dhe zemër e ideal shqiptari”.9

“Heshtni, shtrohuni, bashkohuni, mos u bëni besim raporteve që thonë gjëra të mira për ne dhe mbase një ditë dalim të rritur në sytë e botës. Udha që shpie në nder, në liti e në shpëtim nuk është e shtruar me lule po me ferra; ai që arrin në kulm arrin i grisur, i përgjakur, i dërsitur, i lodhur dhe trendafilat, dafinat, ujët e ftohtë, lëndinat ku është mirë dhe ëmbël të shtrihet, të gjitha këto i gjen në kulm vetëm, dhe atje shumë herë as që i gëzon dot se bie i vdekur nga të lodhurit, po me vetëdijen që i hapi një udhë të re popullit. Ne, vëllezër, jemi negër të varfër, pa ndonjë rëndësi fare… Jo mbledhje, po kazmën. Jo misione, po kazmën. Po mjaft me lëvdime”.10

Është ky, mesazhi gjithpërfshirës i Konicës, i prozës koniciane. Është ky, i gjithë potenciali i fuqisë së tij prej artisti, për të paralajmëruar të ardhmen e duhur dhe për të treguar drejtimin, në të cilin duhej ecur, për të qenë ato që duhet të jemi, jo prè e vesit, e fodullëkut, e vetëlëvdatës, por qenie të ndershme e të arsyeshme, fytyrë e virtytit të kombit, nëpërmjet punës e dijes së urtë. “Madje dihet përcaktimi fillimtar i tekstit si përrallë, që tregohet për kohën e ndodhur në retrospektivë. Tërë kjo dëshmon për mënyrën e rrëfimit nga distanca estetike e përceptimit të ngjarjeve”.11

Nisur nga kjo largësi estetike, ajo që vlen të vihet re është fakti, se ky lloj mesazhi i dyfishtë, që i përket të njëjtit realitet, atij shqiptar, është vjelur nga Konica, si një mësim i përvojës së pohuar e të pranuar që nga koha e Platonit dhe lënë si mësim i jetës nga Hesiodi. Konkretisht, Hesiodi do të na mësonte: “Vesi mund të ushtrohet me shumicë fare lehtë: Rruga që të çon tek ai është e shtruar dhe ai banon afër, por përpara virtytit, perënditë kanë vënë djersë, rruga që të çon atje është një rrugë e gjatë dhe e thepisur.”12

“Konica e vë Dr. Gjilpërën në prozë duke i sjellë pacientë nga shtresat me të ulta deri tek vetë Salemboza (fatkeqësisht, fytyra e shtresës së lartë, LK.) dhe në të gjitha rastet, doktori përfshihet në situata që të bëjnë të qeshësh e të qash për gjendjen e mjeruar e injorancën e njerëzve që kanë qenë mjekuar me metodat “magjike”, që përdoren në xhunglat e Afrikës. Dr. Gjilpëra e ndjen veten si një kalorës donkishotezk me një botë të çuditshme ku njerëzit jetojnë në varfëri e pisllëk”.13

1. “…bashkëkombësit e tij …ishin shëmbëlltyra shumë të varfëra të racës së njeriut…njerëz të mërzitur nga bota dhe vetja e tyre, që nuk shihnin”.

“Shëmbëlltyra shumë të varfra të racës së njeriut”,14 çka do të thotë, pasqyrime mjerane të natyrës, as imitime të sakta jo. Më saktë, në gjuhën estetike kemi të përftuar, një imitim të mjerë të racës njerëzore, më saktë tek fytyra dhe truri i bashkëkombasve të Konicës.

Më pas, veçojmë: “… që nuk shihnin”.

Për të shijuar të bukurën, qoftë edhe si një imitim identik, me anë të shqisës së parë të kontaktit të qenies me realitetin, me të “të parit”. Mungesa kësaj shqise, nuk u lejon bashkëkombasve, as këtë imitim të arrijnë, duke bërë kështu absolut, imitimin negativ, duke shkuar ku injoranca e tërheq rrëshqanë, me sytë e vet.

Shëmbëlltyra e mjerë e bashkëkombasve, krahasuar me racat e tjera njerëzore, nxit mllef dhe revoltë tek Konica. Fatkeqësisht ata, të bindur verbërisht, nuk duan të shohin veten nuk kanë dëshirë të dëgjojnë, e jo më të të kuptojnë, se ishin jashtë kohës reale. Në kokat e tyre, ato nuk pranojnë sytë e mendimit, si çdo qenie e arsyeshme. Ato ishin thjesht, ashtu siç ata vetë donin të ishin, vetëm qenie biologjike, brenda tërësisë njerëzore.

E pjesa tjetër e bashkëkombasve “elita”, me nofkën e ndyrë “kamorra”, e cila “…s’mund të japë leje të bëhet ndonjë ndryshim me themel në Shqipëri”15

“….Ndryshim me themel!..”

Pikërisht, ky ndryshim me themel, qe e drejta dhe kërkesa numër një, e fillimshekullit XX. Ndryshimi në themel është tipar agresiv, agresivitet tipik bashkëkohor, për të ecur përpara, pa imituar.. Në kohën përkatëse, ky tipar shfaqet në të gjitha fushat ashtu si edhe në art, por jo në Shqipëri, as në mendjen e shqiptarit. Tek Konica, po.

Konica e njihte dhe e pohonte kohën. Ai gjendej në të njëjtën linjë mendimi, bukurie e madhështie me ndryshimin rrënjësor nga mentaliteti i tejkalbur shqiptar.

Fjala e fundme e një mendimi të koracuar në verbëri e që s’lejonte as ndryshimin më të vogël, jo më ndryshim me themel, ishte kundërshtia absolute ndaj së resë. Kjo kundërshti shprehet me një fjalë të vetme nga “elita” e asaj kohe në Shqipëri: “Meazallah!”

Rrënjësore është e reja, që kërkon të futet, nga Konica, por po aq e paarsyeshme, është kundërshtia “e elitës”. Ky lloj paradoksi, pushton gjer konvencionin e të folurit thjesht shqip. Ndaj këtij fenomeni, Konica qesh dhe kafshon me art gjer në sarkazëm. Ai zbulon ironi, kundërshti, paradokse të njëpasnjëshme me realitetin në mendimin shqiptar të kohës.

“Dr. Protagoras flet gjysëm greqisht, Dr. Emrullahu flet gjysëm turqisht, vetëm dr. Gjilpëra flet pastër shqip. Sipas studiuesit Sabri Hamiti dhe domethënia e emrave është – Salep dhe Boza është bashkimi i emrave të dy pijeve orientale, Abd-el Katl, që shqip do të dilte diçka si Rob i Gjakpirësit, apo Ibn-el-Kelb, që do të thoshte bir i Fundrinës…”.16

Kështu, edhe në radhitjen e artit të fonemave të lidhura në emra –elite, Konica realizon një kuptimësi të tillë, plot ironi e realitet të mjerë. Vetëm art- mendimi i Konicës, i bën në maksimum funksionale, si kritikë, si art, si mendim.

Të tillë, emra si: Salem boza, Abd-El –Katli, Dr.Habi-bullah, Dr. Emrullahu, Dr. Protagoras Dhalla, Denizullu Serpia, Zullu, Zgjebo etj, janë përzgjedhur qëllimisht prej tij, për të bërë efekt të menjëhershëm impresionues, së pari, estetik, për shijen auditive të lexuesit. Mjafton t’i shqiptosh t’ua dëgjosh tingullin dhe arrin të kuptosh gjithë arealin e mendimit të Konicës dhe të kritikës së tij depërtuese në palc.

Komunikimi estetik që përcojnë këto emra, me anë të së shëmtuarës, që bartin në impresionin që realizojnë kur i dëgjon, Konica me qëllim i zgjedh, që të zbulojë, dhe zhveshë. Vetëm kështu, sic i përzgjodhi qëllimisht Konica, ato emra-domethënës elite, do të ngjallë efektin funksional meditativ, për kërkimin e pse – së së fshehur të mesazhit, brenda tyre. Realizohet ky funksion meditatues rreth tyre, falë efektit funksional estetik , të së shëmtuarës, që ato transmetojnë. E shëmtuara e zbuluar nga Konica, nëpërmjet gjuhës së tij therëse, kthehet në bukuri estetike arti., prej tij dhe kritikë njëkohësisht. Në mënyrë ironike, Konica radhit tinguj “të dashur” për veshët e bashkëkombasve dhe krijon reaksion të menjëhershëm. Në këtë mënyrë, Konica të detyron t’i hapësh vend qëllimit të tij, për të shkatërruar me sarkazmën tipike, atë traditë të dalë boje, ngulur gjer në emra., duke e kthyer konceptin e elitës, në një rrashtë.

Konica ishte shkatërrues i tillë, sepse vuante shijen dhe ushqimin shpirtëror anadollak të bashkëkombasve, truri qeverisës i të cilëve, si drejtues të fatit, të së ardhmes, qëndronte në shina rrangalle për kohën. Zhvillimi i shkencës dhe i teknikës qe gjuhë e huaj dhe e panevojshme fatkeqësisht për ta. Gjithçka e tyre, ishte mbllaçitje e hershme nga Lindja. Por koha, në të cilën jetonte Konica, nuk pranonte kurrsesi në moto të saj, as bashkëqëndrim me të shkuarën, jo më bashkëjetesë totale vetëm me të.

Modernia, ose më saktë bashkëkohësia, për Konicën ishte koha ekzistuese, e gjitha e re, origjinale, identitet i vetvetes, bashkëjetesë me të renë. Për të, kjo e re duhej bërë identitet i kombësisë shqiptare dhe i botëkuptimit të tij. Në thelb, duhej nisur nga fillimi, që të ekzistonte. Kombi duhej të pohonte vetveten. Bashkëkombasit duhej të pranonin së pari, se çfarë dhe kush ishin.

Por, korniza dhe rregullat e lojës, në kohën shqiptare, për të cilën Konica flet, ishin: “Korrupsion kamorrist!”. Fatkeqësisht ky ishte realiteti. Më i fëlliqti model, vetëm ky i përshtatshëm, i kapërdishëm, perfekt i të qenit shqiptar dhe Shqipëri. Konica, zbuloi pa frikë arketipin ose kryemodelin shqiptar të kohës. Ky model kish ngelur jashtë kohës së vërtetë të normalitetit njerëzor dhe asaj, që ai do dëshironte për to.

Konica vëzhgoi, evidentoi dhe pohoi krejt ndryshe nga ç’ishte bërë më parë, në letërsi. Për të tilla përshtypje të përçudshme, që i falë dheu i vet dhe njerëzit e tij, ai u bë Gjilpëra. Ai ngulet pa tkurrje gjer në palc, për të na dhënë efektin në tru. Bashkëkohorja pranonte vetëm, të renë në koncept, nga zero tek njëshi e me radhë… . Kështu dhe Konica, fillimin e kërkon në tru, nga duhet të fillojë gjithçka për së mbari, në një mendim krejt të ri, krejt tjetër, të ndryshëm në themel.

Përsëri , këtë shenjë të së resë evidenton edhe studiuesi Sabri Hamiti: “Me dr. Gjilpërën, Faik Konica fut në prozën shqipe për herë të parë me sukses njeriun shqiptar perëndimor, i cili duke nxënë dijen nuk tjetërsohet kombëtarisht…” 17

Peshku ish qelbur nga koka për Konicën (dr. Gjilpërën) dhe Konica kokës i bie. Ai kërkon të mos humbë kohë. Zhvesh, për të parë gjithë ç’është, lakuriq. Duke qenë ithtar i së resë, koherent me periudhën në të cilën jetonte ai ofron e këshillon “diell”, “ajr” natyrë”.

Mendja e pseudointelektualit për vëzhguesin Konicë, ishte katror i mbyllur. Mendimi i tij ishte dogmatik, i thatë, pa jetë, si (Dr. Protagoras +Emrullahu) ose i frikshëm në mediokritet, si:(Denizullu Serpia, Zgjebua). “I frymëzuar nga historia dhe jeta shqiptare nga njeriu shqiptar dhe bota e tij, Konica provoi të krijojë një letërsi me koncepte e shije bashkëkohore me vizion të ri të çliruar krejtësisht nga konvencionalizmi dhe rekuizita e vjetër e modeleve të letërsisë orientale”.18

“është afër mendsh që në Ballkan dhe vecan në Shqipërinë tonë, të mbetur në llom të kohës së Mesme, fuqia e diellit si shëronjëstë jetë e panjohur”.19

Ja, gjer ku arrin pohimi i tij shkatërrues! Shkatërrues me themel, i gjithçkaje të pathemeltë.

Kështu individualiteti Konicë, merr guximin e vëzhguesit empirik, imtësisht të qëndisë tre fakte:

1. “Shqipëria – mbetur në llom të Kohës së Mesme”- 500 vite prapa, largësi kohore me realitetin e duhur.

2. “Shqipëria, pjesë e Ballkanit” kështu Ballkani parcelizohet më vete, në kuadrin e përgjithshëm. Pra, jo Evropë!

3. “Shqipëria veçan” çka do të thotë, sektor origjinal prapambetjeje brenda këtij fenomeni, sikurse edhe brenda vetë Ballkanit. Ky është rrjedhimi i logjik, origjinal i emrit Konicë, që arrin për kombin e tij.

Dielli, drita, e reja u duhet të depërtojnë në 500 vite larg, u duhet të ngrohin njëherësh, çka është e pamundur të realizohet, 500 vite breza, për të filluar të besohet, se jo larg saj, në Evropë, i njëjti diell s’ka kaq llom për të tharë, por vetëm ndriçim të vërtetë e të natyrshëm, brenda hapësirë –kohës aktuale.

“E vërteta është se Faiku, në polemikat e ndezta të veta, shprehte mëninë e vet të thellë sidomos kundra vogëlsirave shpirtërore, që shëmtojnë jetën, kundra mendjes së madhe të injorantëve, ngushtësisë mendore të gjysmakëve, verbnis së fanatikëve, guximit të shpërdoruesvet të patriotizmit.20 “Paradoksi tjetër vazhdon se veprën e shpëton arti i saj. E arti i saj është përgjithësimi. Se dija e injoranca janë në kacafytje kudo për sot e mot, veçanërisht në botën shqiptare”.21

Mendja e tij është lëruar me dije sistematike bashkëkohore evropiane.

Përfundimisht, në përzgjedhjen e vijë-jetës së tij, Konica (Dr. Gjilpëra) nuk mund të barazohet kurrë, me ligjet e jetës së të tjerëve, prè e një tradite mesjetare, traditë tashmë, që duhej kapërcyer me çdo kusht, për hir të mospërputhjes së saj me kohën. Konica (Dr. Gjilpëra) zotëron tashmë në mentalitet, si normale, konceptin e domosdoshmërisë të shtetit ligjor, në përputhje me mendimin dhe zhvillimin e kohës.

Konica është Plugu, pse Plugu përfaqëson misionin e tij. Konica kërkon të plugojë mendjet, konceptet, mediokritetin, për të shpresuar më pas, në farën e hedhur. Kështu Konica nuk kërkon rikthim të askujt, as moderim, përpunim në asgjë çka sheh dhe dëgjon nga bashkëkombasit, por një plugim total të mentalitetit.

“Bëhuni burra! Rrëmbeni kazmat! Të vihet re! E reja e modernes, fillon nga ndryshimi i mentalitetit. “Bëhuni burra”, çka do të thotë lini mënjanë britmat, euforinë, parazitizmin. E reja, aq e dhimbshme për të lindur, për shqiptarin, fillon nga koncepti punë. Me këtë koncept do të fillojë ndryshimi total, fillimi i gjithçkaje për të arritur diku, për të qenë dikushi si komb, për Konicën.

Në përzgjedhjen e vijë-jetës së tij, do të vëmë re, se Konica (Dr. Gjilpëra) për të ardhmen, nuk vendos të merret me letrat (letërsi-art), duke e arsyetuar si një vijë luksi, si diçka e tepërt ose më saktë të pamundur me auerolën e saj, për pikëqëllimin e tij. As për jetën e përditshme dhe as për nevoja të domosdoshme të shpejta të bashkëkombësave nuk e shihte të arsyeshme këtë përzgjedhje. Në koncept- simbol, gjithçka fillon nga mjekimi psikologjik dhe fizik i qenies së sëmurë, në rastin tonë, i një kombi, që është në komë. Për këtë arsye ai zgjedh mjekësinë. I bindur në vete, për të mos qenë dogmatiku “i recetave” të mykura, pa funksion në raport me kohën, në të cilën vazhdojnë të përdoren. Efektet e tyre janë vetëm hapa prapa, qoftë në shëndetin fizik dhe atë mendor. Konica, pranuesi i kulturuar i përparimit, i gjithçkaje të mirë e të re, nuk mohon traditën, origjinën e rrënjëve të shëndetshme që kemi trashëgim. Natyra, thënë ndryshe, gjithcka e mirë e pozitive, që trashëgojme nga kultura jonë, “mjekësia popullore”. Shërimi psikologjik, mendor dhe fizik i popullit, duhet t’i ruajë karakteristikat dhe epërsitë e veta më të mira, të trashëguara nga tradita e tij. Mjekësia popullore dhe natyra për të janë trashëgimia jonë më e mirë që duhet ruajtur., për të shëruar nga prapambetja e verbëria. Konica pranon e pohon, jo dogma, por hapësirë për çka është e mirë dhe pozitive në shërbim të së ardhmes, që duhej të vinte patjetër.

Ku qëndron e reja? Së pari, në mohimin e varësisë idioteske në kanunin e dogmave. Dogmat dhe “recetat” nuk përputheshin me fillimin e së resë së një kombi, por çonin në ngurtësimin “e mjekësisë” shëruese, simbolikisht , e realisht në mospranimin e së resë. Kërkon brenda shërimit dhe indirekt brenda koncepteve për shërim, natyrën, origjinalitetin, traditën më të mirë, që kemi trashëgim dhe kulturë. Ai përdor dijen duke kërkuar një fillim ndërtues. Për hir të rifillimit të gjithçkaje të mbarë, ai niset nga pranimi dhe pohimi i të mirave origjinale, tradicionale dhe specifike, që ka një komb. Ky rifillim i mbarë, nis me shëndetin fizik, por pashmangshmërisht, në simbolikën e vet me trurin, shëndetin mendor të kombit. “Gjithçka në masë” (Aristoteli), për të mos rënë në kthetrat e rregullave të ngurta e të pajetë, nga duhet të shkëputemi njëherë e mirë.

Së dyti, me kërkimin kësaj mase, ndeshim në shijen e tij dashurore ndaj Ingridës suedeze dhe Verës misterioze ruse. Ai shpreh dhe pranon indirekt, me të njëjtën logjikë, një të mesme të arrirë mes Ingridës dhe Verës

Së treti, në dialogët me personazhet filoturk dhe filogrek në të vërtetë shqiptarë, por që mohojnë kombësinë e vet në thelb.

Jo më kot, përzgjedhjet e veta, në jetë dhe për jetën, janë qëllimi i tij në përpjekjen e ideimit për fytyrimin e plotë të Shqipërisë së kohës dhe të projektimit të idesë të së ardhmes së saj. E mesmja e artë dhe masa e duhur është pikërisht fytyra e Dr. Gjilpërës, i cili sjell të renë, bashkëkohoren, kulturën perëndimore dhe pranon, çka është e mirë nga tradita e kombit në masën dhe sensin e duhur, të nevojshëm dhe të domosdoshëm.

Andaj dhe dialogët me personazhe filoturkë dhe filogrekë janë shndërruar në dialogë filozofikë.

Të duket se gjithçka, në gërmimin dhe idetë dr. Gjilpërës, kanë qëllim. Qëllim, i cili tenton drejt paditjes së të metave dhe krijimit nga e para, të një “Republike platoniane”, ku të sundojë e drejta, e mira e vërteta, ose më saktë një fytyrë kombëtare siç meriton të jetë. “Në këto pika teksti: merr trajtën e traktateve filozofike, prandaj edhe kur teksti është i shkruar në trajtën e dialogëve dramatikë, ata i janë më tepër të përgjasuar dhe kanë për qëllim të fundit mësimin, sidomos kur zhvillohen ndrmjet Dr-ve”.23 “…diskuton relativizmin e Protagorës, për të gjetur udhën e bindjes dhe të së vërtetës, bashkohet me përsëritjet e Platonit për të gjetur këtë udhë: “Mendimet e drejta, mendimet e vërteta; të menduarit gjëra të drejta; dituria e mendit të drejtë”.24

Së katërti, ndeshim edhe në një koncept pastërtisht estetik – shija, . Shfaqet në hapat e parë të hyrjes në këtë prozë. Ndofta fare e thjeshtë në dukje, krejt praktike, por ama si e tillë, vjen nga reminishencat dhe dritëhijet e kujtimeve me të atin. Kjo lidhet me shijen e verës së Shqipërisë, shije e papërsëritshme, por në vetvete domethënëse në âmën e vet, përsa i përket konceptit shije dhe thirrjen e gjakut tënd. I kthyer kështu, në të vërtetën, që kërkon të arrijë, në shijen e origjinalitetit të amës shqiptare.

“Puna është më e lartë se trimëria, kazma më fisnike se palla!” Palla dhe trimëria janë mbetje të kapërcyera tashmë në epokën e trurit, shkencës dhe teknikës. Palla e trimëria janë donkishoteske, para projektit të një kohe të re, themelet e së cilës, duan veç mendim dhe punë.

Në fakt, modernizmi, kohë në të cilën veproi Konica, projektoi krejtësisht themele të reja për ndërtesën e saj ideale. Ndërkaq, për Konicën themelet e reja, fillonin pikërisht me ripërtëritjen e ndjenjës së kombësisë në tru.

Ky është mesazhi i Plugut dhe mesazhi i vetë Konicës. Ky është kodi, që i duhej kohës, alfabeti i sigurt, për të mos mbetur jashtë saj. Kazma, puna, jo trimëria, jo palla! Ato i përkisnin tashmë, një alfabeti të vjetëruar. Turma jepet si simbol i primitivizmit shkatërrues dhe i kohës së kapërcyer në histori. Pseudointelektualëve u jepet një shuplakë. Ato jepen po aq të shpërlarë sa c’është një tru i frenuar, përtej murit të të cilëve, nuk duket askund kombi.

“Një turmë e tillë nuk mund të kuptojë një lagpamës të iluminizmit dhe të ideales…”.25

Raca e ngelur në llom të Kohës së Mesme, mbijeton si kundërshti i kohëve të reja dhe përçudshëm, kërkon të drejtën e ekzistencës së vet, në një kohë, që s’i përket aspak. Këtë të drejtë e kërkon me kodin e vjetruar të klithmave, armëve. Me këtë kod kërkon edhe të ardhmen, si borxh i të tjerëve, si borxh i trurit ndaj instiktit. Puna më e lartë se trimëria e kazma më fisnike se palla, dalë nga goja e Plugut, qenë herezia vetë për bashkombasit(!).

Ato u lëshuan ndaj së resë, si ndaj largqoftit. E vërteta për ta është herezi, e drejta është herezi, liria totale nga skllopi i së kaluarës është herezi, pra rrjedhimisht, fillimi është herezi. Kështu, të jetosh me kohën për ta është herezi.

Bashkëkombasit ishin zhytur kokë e këmbë në kalbësirën e së vjetrës dhe nuk e pranonin zë tjetër vec britmës së vet.. Duke gjetur tokë të papluguar dhe tru të palëruar, Konicës i duhej, që me hovin e kohës të plugonte thellë e dhimbshëm, aksiomat e së ardhmes së duhur për kombin dhe bashkëkombasit e vet.

“Konica ndërton një kundërthënie (kundërthëniet janë tipar i pastër i modernizmit LK) midis intelektualit, plugut, krijuesit e prijësit të lëvizjes kombëtare të zulluve dhe turmës së marrë të pushtuar nga gëzimi e krenaria për “Fitoren”, turmës së dalldisur e të kredhur në euforinë irracionale, në shfrimet instiktive festive”.26

“…Dhe përmbi të gjitha , heshtni!”, “ jo fjalët, por kazmën dhe parmenden dhe draprin, dhe shoshën , dhe furrën. Po mjaft me lëvdime!”27

Duhej arrritur shkëputja nga tradita negative, anadollake e dembelllëkut, euforisë ndaj së kaluarës. Jo më rikthim të mallshëm ndaj së kaluarës së kalbur, jo më krenari boshe për çka ka kaluar, jo më gjumë të përjetshëm mbi to. Të shkëputemi nga ç’qemë dhe jemi, për të filluar ecjen me kohën që është, ofron Konica me këtë lloj proze, art, mendim dhe kritikë.

Bashkëkombasit për Plugun, për vetë Konicën, ishin të dështuar. Brohorisnin veten, të shkuarën e vet, vajtje – ardhjet rreth vetes, pa ecur aspak më tej, pa ditur përse, pa ditur për çfarë, pa arsye, pa ditur çfarë janë, ku janë e pa dashur ta dëgjojnë këtë, prej askujt.

Bashkëkombësit gjendeshin brenda një drame pa fund, të përçarë gjer në teatralitet të vetvetes si absurd, vendosnin gjithashtu po në mënyrë absurde, fatin e përgjithshëm të një kombi. Ndaj Konica thërret, madje klith: “ Hiqni dorë, ju them, se u bëmë palaçot e dheut!” 28

Kjo është e vërteta, që i dhëmbi Konicës në sy të kombeve të tjera. Ky ishte referimi ynë në hartën e qytetërimit, fatkeqësisht. Tashmë, sërish e vërteta reale brenda së vërtetës artistike. Në tërësinë e emrave të zgjedhur qëllimisht nga Konica, përballemi edhe me emra krejt të shqipërueshëm, aspak të huaj për publikun pritës. Mesazhi i marrë nga domethënia ka ngjizur me emrin përkatës me trurin. Vetë domethënia e emrit të përzgjedhur, është gjithashtu zhgënjim i plotë i shpresës për ndryshim, tek bashkëkombasit e tij.

Kjo ndodh, pse Konica e vuri re saktë, logjikën e vetos pas së cilës zvarritej kombi.Veto-ja që udhëheq kombin – “Zgjebë” , as më pak e as më shumë. Konica evodenton.

Konica nxori në sipërfaqe, kunderthënie dhe paradokse, koncepte morale të përmbysura. Koncepti i së mirës, si normë etike ishte logjikisht i gabuar. Kjo duhej ta trembte Konicën , por jo. Ai guxon përsëri të fshikullojë drejtpërdrejtë. Konica arrin të pohojë: “ në çdo punë që bëni , në çdo masë që merrni, në çdo lëvizje e në çdo fjalë që ju del nga goja , shoh shenjën e një barbarie të thellë…”

Profecia fatale : “ Më tepër plakem dhe më tepër më hyjnë dyshime nëse do të qytetërohemi ndonjë ditë!”29

Konica plugon të vërteta, fakte, arrin në zhgënjime të njëpasnjëshme e në kriza të pariparueshme besimi, për të ardhmen e kombit të vet, “ nëse do të qyterohemi ndonjë ditë!”. I pamëshirshëm gjer në shkatërrim të gjithçkaje ekzistuese mesjetare, arrin në parashikimin fatal, që ende sot, ka fuqi të na frikësojë në këndvështrimin e vet. Kjo është e reja – koniciane. Kjo është sarkazma, gollë përpirëse e pamëshirshme e gjthçkaje në emër të domosdoshmërisë së lindjes së të resë në gjithçka, por mbi të gjitha, duke filluar që në tru.

Konica shkatërron me të vërtetën. Nëpërmjet artit dhe kartëcipërisht nga të dhënat e një teoreme të tillë , e vërtetë dhe art, ai arrin në: “ Perënditë ishin vrarë…vetëm në kokë, vend,që për një zullu, s’ka ndonjë rëndësi, a sa për vithet e barkun, ato janë pjesët më fisnike të trupit”30.

Ky është rezultati sarkastik i një plugimi të gjatë, në trurin dhe psikologjinë e këtij populli të verdhë, meit, mbetur e ardhur në kohët e reja, si atavizëm i Kohës së Mesme.

S’ kish si të pritej ndryshe nga letargjia e tij.

Por, Faik Konica gjithashtu, nisej nga bindja, se nga pikëpamja kulturore, Shqipëria i takonte Evropës perëndimore. Në këtë rrugë, ajo kish ecur gjer në shek. XV, por me pushtimin osman, ishte detyruar me forcë të ndryshonte drejtimin e të merrte rrugën e Lindjes.

“Është detyra e jonë, theksonte ai, ta shkëpusim Shqipërinë nga shekujt e sundimit osman dhe ta rikthejmë ku e gjeti pushtimi turk, për të vazhduar rrugën drejt Evropës Perëndimore”31.

Vendi i Konicës, Shqipëria, kultura shqiptare, dhe truri flasin nëpërmjet tij me artin e tij.

Kështu hyri Konica, me një shkëlqim verbues, tronditës, shokues brenda në një shpellë – labirinth të atdheut të vet. Edhe pse ishte atdheu i vet, ai ia përplasi të vërtetat, i hapi udhë lirisë në gjykim dhe në art, për hir të së resë, që duhej të lindte patjetër. Atdheut të vet, të pesë shekuj pa dritë, të pesë shekuj pa ecje, të padritë në tru dhe të padiell në kohë, ai iu dha, me dëshirën e ethshme iluministe të ndriçimit të mendjes dhe shpirtit, por përfundimisht, mbeti një protagonist i dëshpëruar në art dhe i tëhuajtur në atdheun e vet. Koha e paqëruar dhe mentaliteti i nxirë thukët, nuk e kapërdinë frymë-kritikën e tij, qoftë edhe nëpërmjet mënyrës së tij të paditjes së këtij lloj realiteti, me art, nëpërmjet prozës.

“ Plugu (Konica) protagonist i një tragjedie të fshehtë dhe të errët vajton”.32 “ Por, jeta ime psherëtijti Plugu( Konica), është një faliment. Dhe doli nga shpella si hije e vetvetes”, “të iki , të iki nga ky kontinent, të iki për jetë , dhe jo nesër , por që sonte, që tani. Të shkund këmbët mirë,që të mos më mbetet as pluhur nga dheu i Afrikës, dhe i sëmundjeve , dhe i vrasjeve, dhe vjershave mirlitone…!33

Ky është fati i intelektualit të vërtetë, fati i Konicës, që u ndje i tepërt në boshësinë e kombit të vet. Konica, qe mendimtari, artisti, esteti i parë modern. Si i tillë, pati për udhërrëfyes, moton, kritikë ndaj gjithçkaje, rindërtim total, përplasje të së vërtetës. Kjo është fytyra e tij, dora e tij, jeta e tij. Në prozën e tij gjen një realitet, ku kufizimet e trurit nuk mund të kapërceheshin vetëm nga Konica. I gjendur vetëm, përballë një çorientimi kohor të ngritur në themelet e orgjive të korrupsionit, shumëfishon shijen e përvojës së disfatës, zhgënjimit, pamundësisë për të kryer kapërcimin, që kishte për qëllim të kryente. Populli, qe i paracaktuar të dështonte në përzgjedhjen e vet. Megjithatë, Konica zbuloi shkaqet e lajmëroi pasojat. E reja, moderniteti i tij kritik-shkatërrues qe i domosdoshëm.

“Krijuesi i parë i prozës moderne shqipe” dhe “ Mjeshtri më i skalitur i prozës” e quan Fan Noli. Me këtë përcaktim ka parasysh hopin cilësor që solli vepra e tij në rrugën e mundimshme të prozës sonë”.34

Për Bergsonin, “themeli i të gjithave është shpirti krijues, liria”.35

Kush më shumë se individualiteti i Konicës, përmban në vete, qenien shpirt krijues dhe i lirë. Ndofta kjo edhe për vetë faktin se ai: “… nuk ishte shkrimtar profesionist, ulur mbas tryezet, por një krijues. Estet, Aristokrat deri në art.”36

Vullneti i tij për të vërtetën, njëlloj si tek Niçja “është pasion që përpin gjithçka të shëmtuar”.37

Përfundimisht, gjilpëra e mendimit, artit dhe estetikës koniciane ishte individualiteti i tij tipik, origjinaliteti, moderniteti. E reja, që duhej të vinte patjetër, qe kritika dhe kjo erdhi me Konicën. Ai i përkiste kriticizmit impresionist, një version i modernizmit ky, i lindur në fund të shekullit të XlX e në fillim të shek. të XX. “ Mbrojtja…” e Ëolter Peter i përkiste të tillë kriticizmi, në “Hyrjen e Studimit të tij për Historinë e Rilindjes” (1873) e formuluar kështu, se në kriticizëm estetik, hapi i parë ishte të shikuarit e një objekti, si ai ishte në të vërtetë, ishte të njihje veten në impresionim si ajo vërtetë ishte, ta diskriminoje atë, ta realizoje të qartë. Më i zakonshmi lloj i kriticizmit impresionist ishte themeluar në teatër dhe në rradhë të tërë librash: “Unë qesha gjithë natën;Unë nuk munda ta mposht atë!”.38

“… Mësimet që nxirrnin shkrimtarët shqiptarë prej tij qenë orientuese, kishin të bënin me progresin estetik të letërsisë sonë. Dukuria novatore që bart Konica shprehet në artikujt teorikë dhe kritikë, siç shfaqet dhe në publicistikën dhe eseistikën e tij, por ajo mishërohet qartë në veprën letrare që ai shkroi”.39

Literatura:

1 Uçi, Alfred, Estetika e Groteskut, Libri IV, “Nobël”, Tiranë, 2001, f. 3.
2 Bashota, Sali, Simpoziumi Ndërkombëtar…, 21/1, Prishtinë, 2003, f. 328.
3 Salihu, Astrit, Revista “Thema”, nr. 11, Organ i Shoqatës së Filozofëve, Kosovë, 1993, f. 115.
4 Pipa, Arshi, Fletore për Konicën (Faik Konica 1876 – 1942) Revista “Jeta e Re”, nr. 3, Prishtinë Maj-Qershor, 1995, f. 4/kol.3/2.
5 Hamiti, Sabri, Faik Konica jam unë, Tiranë, 1994, f. 171/3.
6 Uçi, Alfred, Estetika e Groteskut, Libri IV “Nobël”, Tiranë, 2001, f. 9.
7 Bashota, Sali, Simpozium Ndërkombëtar… 21/1, Prishtinë, 2003, f. 327.
8 Uçi, Alfred, Estetika e Groteskut, Libri IV “Nobël”, Tiranë, 2001, f. 13.
9 Kiseri, Vedat, Simpoziumi Ndërkombëtar…, 21/1, Prishtinë, 2003, f. 330.
10 Konica, Faik, Prozë “Doktor Gjilpëra…” , në Vepra, përgatitur nga N. Jorgaqi dhe Xh. Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1983, f. 263.
11 Bashota, Sali, Simpozium Ndërkombëtar…, 21/1, Prishtinë, 2003, f. 327.
12 Platoni, Republika, Libri II, Tiranë, 1999, f. 62.
13 Uçi, Alfred, Estetika e Groteskut, Libri IV “Nobël”, Tiranë, 2001, f. 33.
14 Konica, Faik, Prozë “Doktor Gjilpëra…”, në Vepra, përgatitur nga N. Jorgaqi, Xh. Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1993, f. 263.
15 Konica, Faik, Prozë “Doktor Gjilpëra…”, në Vepra, përgatitur nga N. Jorgaqi, Xh. Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1993, f. 263.
16 Hamiti, Sabri, Vepër letrare 8, “Faik Konica”, Prishtinë, 2003, f. 243.
17 Hamiti, Sabri, Vepër letrare 8, “Faik Konica”, Prishtinë, 2003, f. 239.
18 Jorgaqi, Nasho, Estetika e fjalës shqipe, “Onufri”, Tiranë, 1996, f. 13.
19 Konica, Faik, Prozë, “Doktor Gjilpëra…”, në Vepra, përgatitur nga N. Jorgaqi, Xh. Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1993, f. 263.
20 Koliqi, Ernest, Fletore për Konicën, Maj-Qershor 1995 (Faik Konica 1876-1942), f. 3, kol.1.
21 Hamiti, Sabri, Vepër letrare 8, “Faik Konica”, Prishtinë, 2003, f. 246.
23 Konica, Faik, Prozë, “Doktor Gjilpëra…”, në Vepra, përgatitur nga N. Jorgaqi, Xh. Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1993, f. 263.
24 Hamiti, Sabri, Vepra letrare 8, “Faik Konica”, Prishtinë, 2003, f. 241.
25 Kiseri, Vedat, Simpozium Ndërkombëtar…., 21/1, Prishtinë, 2003, f. 332.
26 Uçi, Alfred, Estetika e Groteskut, Libri IV “Nobël”, Tiranë, 2001, f. 20.
27 Konica, Faik, Prozë “Katër përralla nga Zullulandi…”, në Vepra, Përgatitur nga N. Jorgaqi, Xh. Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1993, f. 203.
28Konica, Faik, Prozë “Katër përralla nga Zullulandi…”, në Vepra, Përgatitur nga N. Jorgaqi, Xh. Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1993, f. 203.
29Konica, Faik, Prozë “Katër përralla nga Zullulandi…” në Vepra, Përgatitur nga N. Jorgaqi, Xh. Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1993, f. 203.
30 Konica, Faik, Prozë, “Katër përralla nga Zullulandi…”, në Vepra, përgatitur nga N. Jorgaqi, Xh. Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1993, f. 203.
31 Frashëri, Kristo, Vendi i Konicës në kulturën shqiptare, Revista “Jeta e Re”, nr. 3, Prishtinë, Fletore për Konicën, Maj-Qershor 1995, f. 8, kol. 2.
32 Konica, Faik, Prozë, “Katër përralla nga Zullulandi…”, në Vepra, përgatitur nga N. Jorgaqi, Xh. Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1993, f. 203.
33 Konica, Faik, Prozë, “Doktor Gjilpëra…”, “Katër përralla nga Zullulandi…”, në Vepra, përgatitur nga N. Jorgaqi, Xh. Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1993, f. 203.
34 Jorgaqi, Nasho, Estetika e fjalës shqipe, “Onufri”, Tiranë, 1996, f. 15.
35 Hersh, Zhan, Habia filozofike, “Dituria”, Tiranë, 1995, f. 315.
36 Konica, Faik, Prozë “Doktor Gjilpëra…”, në Vepra, përgatitur nga N. Jorgaqi, Xh. Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1993, f. 203.
37 Konica, Faik, Prozë “Doktor Gjilpëra…”, në Vepra, përgatitur nga N. Jorgaqi, Xh. Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1993, f. 203.
38 Baldick, Chris, The Concise Oxford Dictionary of Literary Terms, Oxford University Press, 1991, f. 108.
39 Jorgaqi, Nasho, Estetika e fjalës shqipe, “Onufri”, Tiranë, 1996, f. 15.

Marrë nga: “http://ledri.blogspot.com”

Filed Under: Mergata

PO NA DHEMBIN ZEMRAT PËR KOSOVËN

September 10, 2025 by s p

Screenshot

Nga Agim Aliçkaj/

Takim i vlefshëm me Kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Në këtë takim, në emër të liderëve legjendarë të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, si dhe Bordit të Ligës, ja përcolla përshëndetjet më të përzemërta dhe mbështetjen e parezervë për ndërtimin dhe forcimin e Republikës së Kosovës, Kryeministrit në detyrë z. Albin Kurti dhe këshilltares së tij Fëllanza Podrimja.

        Na gëzoi shumë rasti që të shihemi shkurt me Ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. 

        E informova Kryeministrin për situatën aktuale politike në SHBA, për veprimtarinë e Ligës në Washington, përshtatjen rrethanave të reja, pjesëmarrjen e mërgatës në zgjedhjet lokale dhe nacionale të Kosovës, mundësitë e bashkëpunimit më të madh të Qeverisë me LQSHA-në dhe organizatat tjera në SHBA, si dhe për organizimin e disa ngjarjeve me interes të përbashkët. 

         Biseduam edhe për për çështje tjera, për mundësinë e aprovimit të Lejes së ndërtimit të një OBELISKU për 1432 fëmijët e masakruar nga forcat serbe afër aeroportit të Prishtinës, ide e luftëtarit të lirisë Dr. Nusret Pllana, përkrahjen për Luginën e Preshevës në krye me deputetin Shaip Kamberi dhe zgjimin kombëtar të trevës shqiptare të Sanxhakut të nisur nga patriotja Amina Nuraj.

         Kryeministri fliste me mençuri dhe vizion për të gjitha çështjet, por edhe për  mendimet e kundërta dhe kritikat konstruktive, për mundësinë e afrimit me kundërshtarët politik që nuk janë të korruptuar, si dhe për përmbajtjen nga reagimi ndaj fyerjeve dhe nënçmimeve të paskrupullta të kundërshtarëve. Ai reflektonte ndershmëri, sinqeritet, guxim, trimëri dhe vendosmëri.

         Bashkë me mikun dhe shokun e ditëve të para në Amerikë, Ramazan Bekteshi, mu në kështjellën e shtetit të Dardanisë, Kryeministrit të Dardanisë, ja shprehëm shqetësimet tona për situatën e palakmueshme politike, dhe përkrahjen tonë për kauzën e përbashkët, mbrojtjen dhe ndërtimin e shtetit. Dhe këto nuk janë vetëm tonat por edhe të mijëra bashkëatdhetarëve tanë në Amerikë të pavarur nga partitë politike, intelektualëve të shumtë, të atyre që flasin por edhe të atyre që nuk dalin publikisht për arësye të ndryshme.

         Po na dhembin zemrat për Kosovën. Çka po ndodhë kështu?! A kanë mendje dhe fytyrë këta deputetë? Si është e mundur ta bllokojnë veten, vendin e tyre të punës dhe të jetës, për inate dhe interesa tjera? Si është e mundur të sulmohet shteti për ta marrë pushtetin? Si është e mundur që liria dhe pavarësia e fituar me gjak dhe rezistencë shekullore të rrezikohet nga vetë shqiptarët?!

         Si është e mundur që “Lista srpska”, një organizatë me lidhje të dëshmuara terroriste, armike e përbetuar e popullit shqiptar dhe shtetit të Kosovës, të lejohet të marrë pjesë në jetën demokratike në mënyrë selektive, sipas dëshirës, për të vetmin qëllim, shkatërrimin e shtetit? A do ta lejonte Evropa këtë? A do të lejonte Amerika një parti të finansuar  dhe të trajnuar nga Venezuela ose Irani të regjistrohej dhe të vepronte lirisht në Amerikë? Jo, jo, kurrë jo.

         Pas të gjitha të këqijave të ditëve të fundit, pas bllokimit të shtetit nga partitë humbëse të zgjedhjeve, pas vendimit të turpshëm, antikushtetues dhe antishtetëror të Gjykatës Kushtetuese në favor të organizatës armiqësore “Lista srpska” e cila nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe as Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, është e qartë se Kryeministri në detyrë Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani dhe ish-kryetari i Parlamentit Glauk Konjufca janë shpresa e vetme për mbrojtjen e Republikës.

         Ata duhet të qëndrojnë të fortë, të bashkuar e të vendosur, sepse janë në rrugë të drejtë. Arritjet e tyre në përballjen me armikun serb dhe presionin e padrejtë ndërkombëtar janë historike. Ata që nuk e pranojnë këtë fakt nuk meritojnë respekt as konsideratë. Shumicën e mërgatës e kanë me vete, popullin e Kosovës me shumicë e kanë me vete. 

         Zgjedhjet e jashtëzakonshme mbeten e vetmja rrugë e drejtë dhe e sigurt përpara për Dardaninë tonë heroike.

OUR HEARTS ACHE FOR KOSOVA


– A valuable meeting with Acting Prime Minister Albin Kurti


By Agim Aliçkaj

At this meeting, on behalf of the legendary leaders of the Albanian American Civic League Joe DioGuardi and Shirley Cloyes DioGuardi, as well as the League’s Board, I conveyed the warmest greetings and unwavering support for the building and strengthening of the Republic of Kosova to Acting Prime Minister Mr. Albin Kurti and his adviser Fëllanza Podrimja.
We were also pleased to briefly meet the Acting Minister of Defense, Ejup Maqedonci.

I informed the Prime Minister about the current political situation in the U.S., the League’s activities in Washington, the adaptation to new circumstances, the diaspora’s participation in Kosova’s local and national elections, the potential for greater cooperation between the government and the AACL and other organizations in the U.S., as well as organizing several events of mutual interest.

We also discussed other matters, including the possibility of approving the building permit for an OBELISK for the 1,432 children massacred by Serbian forces near Prishtina airport, an idea of freedom fighter Dr. Nusret Pllana, support for the Presheva Valley led by MP Shaip Kamberi, and the national awakening of the Albanian region of Sanxhak initiated by patriot Amina Nuraj.

The Prime Minister spoke wisely and with vision on all issues, as well as about opposing opinions and constructive criticism, about reaching out to political opponents who are not corrupt, and about refraining from responding to unscrupulous insults and denigration from opponents. He reflected honesty, sincerity, courage, bravery, and determination.

Together with my friend from my early days in America, Ramazan Bekteshi, in the fortress of the Dardanian state, we expressed to the Prime Minister of Dardania our concerns about the unfavorable political situation and our support for the common cause, the defense, and the building of the state. These concerns are not only ours but also those of thousands of our compatriots in America, independent of political parties, of numerous intellectuals, of those who speak out and those who remain silent for various reasons.

Our hearts ache for Kosova. What is happening?! Do these deputies have minds and consciences? How is it possible for them to block themselves, their workplace, and their country out of spite and other interests? How is it possible to attack the state in order to take power? How is it possible that the freedom and independence gained through blood and centuries of resistance is endangered by Albanians themselves?!

How is it possible that “Lista Srpska,” an organization with proven terrorist ties, a sworn enemy of the Albanian people and the state of Kosova, is allowed to participate selectively in democratic life, at will, with the sole purpose of destroying the state? Would Europe allow this? Would America allow a party funded and trained by Venezuela or Iran to register and operate freely in America? No, no, never.

After all the recent evils, after the state has been blocked by losing parties, after the shameful, unconstitutional, and anti-state decision of the Constitutional Court in favor of the hostile organization “Lista Srpska,” which neither recognizes the state of Kosova nor its Constitutional Court, it is clear that Acting Prime Minister Albin Kurti, President Vjosa Osmani, and former Speaker of Parliament Glauk Konjufca are the only hope for defending the Republic.

They must remain strong, united, and determined because they are on the right path. Their achievements in confronting the Serbian enemy and unjust international pressure are historic. Those who do not acknowledge this fact deserve neither respect nor consideration. The majority of the diaspora supports them; the majority of the people of Kosova support them.

Extraordinary elections remain the only right and safe way forward for our heroic Dardania.

Filed Under: Mergata

Viti i ri shkollor në QKSHA–Struga po vjen me shumë risi!

September 8, 2025 by s p

Ftojmë të gjithë fëmijët dhe prindërit të regjistrohen dhe të bëhen pjesë e misionit tonë për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës dhe kulturës shqipe.

🤝 Bashkohuni me ne dhe dhuroni fëmijëve tuaj një përvojë të pasur arsimore e kulturore.

Regjistrohu ➡️https://forms.gle/BLH7ZPKdHkfGnHex5

✨ Ju mirëpresim me dashuri dhe përkushtim!

Filed Under: Mergata

La Scuola di Santa Maria e San Gallo degli Albanesi në Venecie- Shkolla e Shën Mërisë së Arbërorëvet

August 20, 2025 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Marrëdhëniet e Arbërit me Republikën e Shën Markut janë të hershme dhe të ngulitura thellë në kujtesën e Mesjetës shqiptare. Që nga shekulli XI, Venediku kishte ngritur ndikimin e tij në bregdetin lindor të Adriatikut dhe në ishujt bizantinë, duke shtrirë zotërimet deri në disa nga qytetet më të rëndësishme të Arbërisë. Në këtë mënyrë, Venediku nuk u bë vetëm qendër e fuqisë ekonomike dhe politike, por edhe një strehë për mërgimtarët arbërorë, të cilët jo vetëm gjetën atje mundësinë e mbijetesës, por edhe të shkrirjes së kulturës së tyre me humanizmin dhe Rilindjen Europiane.

Kështu lindën komunitetet arbërore në lagjet e Venedikut – në Castello, San Croce, San Polo, Cannaregio dhe San Marco – aq sa disa rrugë nisën të quheshin Calle degli Albanesi. Shumë afër sheshit të Shën Mauricit, ku sot ende gjendet pallati i familjes Zguri, arbërit ngritën një nga monumentet më madhore të kujtesës së tyre kolektive: Shkollën e Arbërve (Scuola di Santa Maria degli Albanesi), e themeluar në tetor 1442 në famullinë San Severo, pranë manastirit të Shën Galit, dhe vetëm pesë vjet më pas u zhvendos në zemër të San Mauricios, pranë Shën Markut.

Dedikimi fillestar i shkollës ishte ndaj Zojës së Këshillit të Mirë (Nostra Signora di Scutari), e njohur si mbrojtësja e Shqipërisë, dhe Shën Galit (Gallus), shenjtorit kelto-gjerman i shekullit VII, emri i të cilit lidhet me themelimin e manastirit të madh të Shën Galit në Zvicër (St. Gallen). Zgjedhja e tij si mbrojtës kishte kuptim të thellë: Shën Gali mishëronte kulturën monastike europiane dhe lidhte Shkodrën me hapësirat e krishterimit perëndimor e qendror, duke dëshmuar orientimin e arbërve drejt Europës Latine.

Pas zhvendosjes në San Maurizio, Shën Maurici, komandanti i legjionit të Tebës, u bë shenjti i tretë mbrojtës. Figura e tij si martir i fesë përputhej me përvojën historike të arbërve, që shpesh e ruajtën besimin e tyre me sakrifica të mëdha përballë pushtimeve osmane. Kështu, ikonografia e shkollës bashkonte tre shtylla: Zojën si simbol i paqes dhe besimit, Shën Galin si urë me traditën benediktine dhe Europën Qendrore, dhe Shën Mauricin si model të qëndresës heroike.

Godina e re, pranë kishës së Shën Mauricios, ishte një Scuola Piccola, sipas modelit venedikas të vëllazërive bamirëse dhe shoqërore. Ajo kishte altar dhe varreza për anëtarët e saj. Në vitin 1531, fasada u dekorua me stemat e familjeve venedikase Loredan dhe Da Lezze, heronj të mbrojtjes së Shkodrës gjatë rrethimeve të 1474 dhe 1479, si dhe me basorelievët e punëtorisë së vëllezërve Lombardo.

Këtu shfaqet skena monumentale e Rrethimit të Shkodrës nga sulltan Mehmeti II, ku mbrojtja e qytetit lidhet me mbështetjen venedikase dhe qëndresën arbërore. Po aty gjenden edhe figurat e Zojës me Fëmiun, Shën Galit dhe Shën Mauricit, duke përforcuar mesazhin e mbrojtjes hyjnore dhe qëndresës njerëzore. Ky program ikonografik shndërrohet në një testament historik e shpirtëror të lidhjes së mërgatës me Shkodrën dhe Arbërinë.

Në fillim të shek. XVI (1504–1508), salla kryesore, e quajtur Albergo, u dekorua me një cikël pikturash monumentale nga Vittore Carpaccio – Historitë e Zojës. Ky cikël, sot i shpërndarë në muze të Venedikut, Milanos dhe Bergamos, mbetet një nga dëshmitë më të vyera të pranisë arbërore në artin e Rilindjes italiane.

Shkolla lidhi figura të mëdha intelektuale arbërore me humanizmin europian: Marin Barleti, kronisti i rrethimeve të Shkodrës; Marin Beçikemi, humanist i njohur; Leonik Tomeu, profesor i logjikës në Padovë dhe mësues i Kopernikut; Gjin Gazulli, matematikan e astronom i spikatur. Këto figura dëshmojnë se mërgata arbërore nuk ishte thjesht komunitet refugjatësh, por pjesë aktive e kulturës europiane.

Në vitin 1780, Scuola degli Albanesi u suprimua dhe godina iu dha korporatës së bukëpjekësve (Scuola dei Pistori). Pas mbylljes nga ligjet Napoleonike (1808), veprat e artit u shpërndanë. Megjithatë, kujtesa e saj jeton ende përmes basorelievëve, dokumenteve arkivore dhe ndikimit që ky institucion pati mbi identitetin kulturor arbëror.

Kujtesa e Shkollës së Arbërve na rikthen në një kohë kur arbërit e shpërndarë në lagjet dhe kishat e Venedikut arritën të krijonin një institucion unik – fetar, shoqëror, kulturor dhe politik. Përmes figurave të Zojës së Këshillit të Mirë, Shën Galit dhe Shën Mauricit, ata shpallën besnikërinë ndaj fesë dhe rrënjëve të tyre, duke ndërtuar një urë të qëndrueshme midis Arbërisë, Shkodrës dhe Europës Qendrore e Perëndimore.

Shkolla e Arbërve mbetet një shembull i rrallë se si një komunitet i vogël emigrantësh mundi të krijojë një qendër identitare të fuqishme, që shndërrohet në pjesë organike të qytetërimit europian dhe në simbol të përjetshëm të rezistencës arbërore.

Filed Under: Mergata

Nga fryma e Skënderbeut te vizioni i shekullit XXI

August 18, 2025 by s p

Sot, shqiptarët kanë nevojë për një figurë që nuk duhet vetëm të udhëheqë, por edhe frymëzojë; që nuk duhet vetëm të flasë, por edhe të veprojë; që nuk duhet vetëm të kujtojë lavdinë e së kaluarës, por edhe të ndërtojë me guxim një të ardhme të re. Dhe përderisa historia nuk pret, thirrja e kohës është e qartë: shqiptarëve u duhet një Skënderbe që të jetë edhe udhëheqës, edhe frymëzues, edhe ndërtues i unitetit.

Nga Prof.dr. Skender ASANI

Historia e një kombi shpesh përballet me çaste të mëdha, ku koha nuk pyet nëse ai është gati apo jo, por i vë përpara sfidës së zgjedhjes. Pikërisht në ato momente lind pyetja e madhe: a do të ketë ky komb një lider që ta marrë vendimin e duhur? Për shqiptarët, e sotmja është një nga ato kohë që kërkon guxim, vizion dhe lidership, sepse historia nuk pranon vonesa, dhe çdo hezitim kthehet në humbje të çmueshme.

Populli shqiptar, i shpërndarë në shumë shtete e shpesh i përballur me dallime krahinore, fisnore e fetare, gjendet sot para një sfide të ngjashme me ato që përjetoi në shekujt e kaluar: si të ndërtojë një të ardhme ku uniteti të jetë më i fortë se ndarja, dhe ku e përbashkëta kombëtare të mbizotërojë mbi fragmentet që e kanë copëzuar ndër shekuj. Në këto momente të ndjeshme, kërkohet një figurë simbolike, një “Skënderbe i Rilindjes Kombëtare”, që me mençuri e vendosmëri t’i japë drejtim aspiratave dhe të rikthejë besimin se shqiptarët mund të jenë bashkë në një vizion të madh.

Ky Skënderbe i kohëve moderne nuk do të jetë thjesht një luftëtar, por një arkitekt i bashkimit. Ai duhet të jetë ai që shkrin ndasitë krahinore, i cili e kupton se shqiptaria nuk është e kufizuar në male apo fusha, por është një mozaik i gjallë që bëhet i plotë vetëm kur përqafon të gjitha ngjyrat e saj. Ai duhet të jetë ai që e tejkalon dallimin fetar, duke i kthyer besimet në pasuri shpirtërore e jo në pengesa politike. Dhe mbi të gjitha, ky Skënderbe i ri duhet të ketë vizionin për t’i udhëhequr shqiptarët pa i përplasur me asnjë komb fqinj, sepse fuqia e tij nuk qëndron në armiqësi, por në ndërtimin e një fryme paqeje dhe bashkëjetese.

Në këtë vizion, Skënderbeu nuk është vetëm udhëheqës i shqiptarëve, por edhe mesazher i Ballkanit. Ai i flet rajonit duke e ftuar në një kapitull të ri atë të bashkëpunimit, të respektit reciprok dhe të paqes së qëndrueshme. Ballkani, i njohur për shekuj me radhë si fole konfliktesh, ka nevojë të shndërrohet në një hapësirë bashkëjetese dhe zhvillimi të përbashkët. Vetëm një lider që di të tejkalojë kufijtë e ngushtë nacionalistë dhe të projektojë një vizion rajonal mund ta bëjë këtë.

Popujt përreth nesh, ende sot, veprojnë dhe mendojnë me konceptin etno-nacionalist të shekujve XIX dhe XX, duke mbajtur gjallë paragjykime dhe qëndrime që shpesh shndërrohen në veprime të drejtpërdrejta kundër shqiptarëve. Ky mentalitet i vjetër, i ushqyer nga mitologjitë politike dhe projektet hegjemoniste të së kaluarës, vazhdon të prodhojë tensione dhe t’i mbajë shoqëritë e rajonit të lidhura pas së shkuarës, në vend që t’i orientojë drejt së ardhmes. Përballë kësaj, shqiptarët nuk duhet të bien pre e nostalgjive arkaike të nacionalizmave të tjerë, por të ngrihen mbi to, duke dëshmuar se një komb i mençur e vizionar mund të hapë rrugë të reja.

Nga ana tjetër, shqiptarët e kanë sot një shans historik, ndoshta më të madhin pas dekadash përpjekjesh, sidomos pas ndryshimeve të mëdha të fundit të shekullit XX dhe dy dekadave të para të shekullit XXI. Ky është momenti kur me një politikë të mençur dhe një lidership me tiparet e një Skënderbeu të shekullit XXI, shqiptarët mund të hapin Ballkanin dhe ta çlirojnë nga robrimi mitik i projekteve të mëdha që kanë sjellë konflikte të vazhdueshme. Vetëm kështu, rajoni mund të dalë nga e kaluara e dhimbshme dhe të shndërrohet në një Ballkan pjesë të pandashme të Evropës së bashkuar, jo si periferi, por si kontributor i denjë i paqes, stabilitetit dhe zhvillimit.

Në të njëjtën kohë, nuk mund të anashkalohet fakti se bota sot është e trazuar nga shumë fronte lufte dhe konflikte që kanë shpërqendruar vëmendjen e faktorit ndërkombëtar. Ky faktor, që në momentet kyçe të historisë moderne ka qenë përkrah popullit shqiptar, sot është i përfshirë në krijimin e një harte të re globale. Pikërisht për shkak të këtyre zhvillimeve, shqiptarët kanë nevojë të mobilizohen si komb, për të rikthyer dhe forcuar aleancat ndërkombëtare që garantuan mbijetesën dhe aspiratat tona. Në këtë realitet të ri gjeopolitik, kërkohet një lidership që me frymën e Skënderbeut të shekullit XV të dijë të krijojë miq dhe aleatë, duke kthyer historinë dhe perspektivën në anën tonë. Vetëm kështu shqiptarët do të sigurojnë mirëqenie dhe një pozicionim të qartë në arkitekturën e re gjeostrategjike që po krijohet para syve tanë.

Por ky Skënderbe i ri nuk do të kufizohej vetëm në kufijtë e Ballkanit. Ai do t’i fliste edhe Europës, duke i rikujtuar se shqiptarët, bashkë me popujt e tjerë të rajonit, janë pjesë e pandashme e qytetërimit perëndimor. Kthimi drejt Perëndimit nuk është vetëm një orientim politik, por një rikthim në origjinën e vet kulturore, historike dhe shpirtërore. Europa nuk mund të mendohet pa Ballkanin, ashtu si Ballkani nuk mund të ndërtojë të ardhmen e vet pa Europën. Dhe në këtë udhëkryq, shqiptarët, me një udhëheqje të mençur, mund të bëhen ura lidhëse që i afron popujt dhe e pasuron vetë projektin europian.

Në këtë rrugëtim të vështirë, frymëzimi mund të vijë edhe nga figurat e mëdha të humanizmit shqiptar, si Nënë Tereza. Ajo, me thjeshtësinë dhe dashurinë e saj universale, dëshmoi se fuqia më e madhe nuk është as në shpatë e as në pasuri, por në shërbimin ndaj njeriut. Nëse Skënderbeu na mësoi se si të mbrojmë identitetin dhe dinjitetin tonë, Nënë Tereza na mësoi se si ta përjetësojmë atë përmes dashurisë dhe solidaritetit. Një lider që do të dinte t’i bashkonte këto dy frymëzime të forcës dhe të humanizmit do të ishte pikërisht ai që i nevojitet shqiptarëve sot: një udhëheqës që ngre mure për të mbrojtur, por ndërton ura për të bashkuar.

Vendimmarrja historike nuk është çështje momentale, por akt që përcakton dekada e ndonjëherë shekuj të tërë. Ajo kërkon lidership të rrallë, që ngrihet mbi interesat e vogla dhe sheh të ardhmen me sy të kthjellët. Sot, shqiptarët kanë nevojë për një figurë që nuk duhet vetëm të udhëheqë, por edhe frymëzojë; që nuk duhet vetëm të flasë, por edhe të veprojë; që nuk duhet vetëm të kujtojë lavdinë e së kaluarës, por edhe të ndërtojë me guxim një të ardhme të re. Dhe përderisa historia nuk pret, thirrja e kohës është e qartë: shqiptarëve u duhet një Skënderbe që të jetë edhe udhëheqës, edhe frymëzues, edhe ndërtues i unitetit. Vetëm kështu kombi do të dijë t’i kthejë vendimet historike në fitore historike.

Filed Under: Mergata

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 104
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Harmonia fetare në imazhin e një pulle postare
  • Mirash Ivanaj, 12 mars 1891-22 shtator 1953
  • Ramazani, tradita shqiptare e mikpritjes dhe harmonia ndërfetare
  • “Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar”!
  • Departamenti i Shtetit ka publikuar një rregull përfundimtar për të ndryshuar Programin e Vizave të Imigrantëve të Diversitetit (“Programi DV”) që hyn në fuqi më 10 prill 2026
  • 50-VJET SHQIPËRIA PRITI!
  • Gjon Buzuku, nga cikli “Humanistë të hershëm shqiptarë shek XV-XVIII”
  • DIELLEZIM VLERASH PATRIOTIKE NE KUJTIM TE FAMILJES JASHARI NE FIRENCE ITALI
  • Zef Kolombi, mjeshtri i penelit dhe ngjyrave, një dritë e pashuar e artit shqiptar
  • ARSIMI NË GJUHËN LATINE NË TROJET SHQIPTARE
  • Through “Thinking of You”…
  • “Brenga” e autorit Dr. Pashko R. Camaj promovohet 15 mars 2026 te Kisha “Zoja e Shkodrës”
  • Nga fryma e 1981-shit te vizioni i së ardhmes
  • Zgjidhja më e keqe, fshehja e historisë
  • Rrjolli, një provë për pronën, turizmin dhe shtetin shqiptar

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT