• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Lobi Euroatlantik shqiptar”prek” Parlamentin Europian, por….

December 17, 2016 by dgreca

-Kujdes nga fraksionistet…..Komunikatë e Lobit Euroatlantik Shqiptar për media me qendër në Gjermani /

1-lobiPas konsultave, takimeve dhe analizave në mes të kryesuesve të degëve të LEUASH të shteteve, Gjermani,Austri,Suedi, Zvicër, Belgjikë si dhe në disa shtete  që janë në themelim të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, duke përjashtuar kryesinë e degës se Norvegjisë, pasi qe nuk ka treguar ndonjë rezultat në vazhdën e programeve tona lëshojmë këtë:

Komunikatë publike

Lobi  Euro-atlantik Shqiptar  nuk ka shumë kohë që  vuri  gurthemelin  e vet në Lorach të Gjermanisë,po dita ditës është duke marr hov dhe  frymë  me ambicie të reja drejt   zgjuarëjes së shqiptarëve për ta bërë një unitet të bashkimit në mbarëvajtjen e gjithmbarshme kombëtare. Pas një serë aktivitetesh dhe lobimesh të LEASH-it nëpër Evropë, Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, ka për qëllim ta bashkojë gjithë mërgatën shqiptare anekënd botës, në një frymë të re, e cila do t’u shërbejë gjithë shqiptarëve kudo në botë,madje këto ditë  preku edhe në  portat e Parlametiit Evropian dhe Natos  nga një delegacion intelektualësh  të prirë nga Suedia të udhëhequr nga zoti Avni Dervishi.

-Lobit Euro-Atlantik-Shqiptar ka një qëllim dhe synim të krijimit të unitetit rreth  kombit, flamurit dhe gjuhës shqiptare. Ka synim me  i larguar, eliminuar dhe injoruar  grupacionet , bajraktarizmat, lokalizmat,grupet partiake, dhe  formacionet  e rrejshme të shantazheve  vetanake. Ato grupe  i krijuan plagë te rënda mërgatës sonë  në shkapërderdhjen  dhe përçarjen e sajë  nga klane të fshehta dhe injorante ,po edhe  nga kanale të ndryshme edhe anti lobiste me vetëdije apo edhe pa të, siç janë duke  u paraqitur në:

Grupin fraksionistë nga disa persona të shkallës së ultë në arsim dhe kulturë. Këta  vazhdojnë të shkaktoj huti dhe konfuzion në opinion për strukturat organizative të Lobit Euroatlantik shqiptar, me veprimet e tyre siç janë:

  1. Gjëja formimit të degëve paralele dhe të pa koordinuara nëpër shtete,
  2. Formimin e webfaqeve dhe grupeve nëpër Facebook, me qëllime të diskreditimit dhe të dezorientimit të mërgatës, thurjes se shpifjeve, shantazheve, intrigave për lobistët e vërtetë dhe të dëshmuar në kryesuesin e LEUASH.
  3. Thirrjes së kuvendit sipas qefeve të disa personave me shfaqjeje bajraktarizmi  edhe pa qenë fare anëtarë madje shpallin veten edhe koordinator pa marrë pjese edhe një takim të vetëm.
  4. Futjes nëpër lista dhe manipulimit me emra të njerëzve, pa i pyetur fare ose duke i futur që të jenë nëpër lista të këshillave  inicuese, që as vet nuk i dinë se si ti quajnë duke i premtuar se nuk do të kenë punë fare vetëm të futen në lista ndërsa punët do ti kryejnë ata.
  5. Duke ju premtuar poste të ndryshme njerëzve shpesh të mire dhe duke i manipuluar.
  6. Duke u thirrur në emër të unitetit, gjakut të derdhur, kombëtarizimit, UCK-s, të bashkimit kombëtarë,e shumë manipulime dhe falsifikimeve tjera, që bien ndesh edhe me ligjin e duke i shkaktuar dëme kësaj nisme të njerëzve të vullnetit të mirë, të pastër të sinqertë, humane, të mirëpritur për të gjithë shqiptarët dhe mërgatën.
    -Këto i bëjnë të gjitha me qëllim që të krijojnë huti në opinion, marrjes në drejtim këtë kulm organizativ që sipas qefeve ta manipulojnë, duke mos ofruar as edhe një projekt konkret e duke mos patur asnjë koncept vizionar.

Kryesia qëndrore dhe degët e saj të lartpërmendura  i bëjmë thirrje  gjithë mërgimtarëve shqiptarë, që mos të bien pre e manipulimit të dezinformatave, propagandave të këtyre personave, që flasin në emër të kryesisë së Lobit Euroatlantik Shqiptar, sepse nuk janë më shumë se një grupacion  kafesh e  FB-ve nga tre ose katër persona që po mundohen LEUASH -in ta ndajnë në dy grupe, duke i shkaktuar dëme kësaj organizate, mërgatës dhe projekteve ekonomike, sociale, e kulturore për interesat kombëtare.

Prandaj ju informojmë se Kuvendi i Lobit Euroatlantik shqiptar – qendrorë do të mbahet pasi të themelohen degët e shteteve ku nuk janë formuar ende dhe pasi të jenë mbajtur të gjitha kuvendet zgjedhore nëpër degët e themeluara dhe të formuara.
I bëjë thirrje degëve të themeluara të LEUASH, se më së largëti deri në shkurtë të fillojë më mbajtjen e kuvendeve zgjedhore.
I bëjmë thirrje të gjithëve atyre që dëshirojnë të kyçen në LEUASH ose të jenë pjesëtar në themelimin e degëve, që të koordinohen me ne, gjegjësisht kryesinë, dhe kryesuesin aktual si iniciator i formimit të Lobit,zoti Skenderbeg Klaiqi, në mënyrë që të evidentohen si aktivistë dhe si lobistë. Ju sigurojmë se vend do të kenë për të gjithë ata vullnetarë që dëshirojnë të rreshtohen në anën e vërtetë të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar.
Ju informojmë se webfaqja zyrtare e LEUASH është www.lobi-shqiptar.com, ndërsa faqet e facebook-ut të degëve, mundë ti gjeni në webfaqen tonë.

Për media  informon kryesia  e përkohshme e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar me qendër  në Gjermani dhe komisioni  informativ.

Filed Under: Mergata Tagged With: Lobi Euroatlantik, Parlamentin Europian, shqiptar"prek"

Dosja e Mbyllur e Studentit të Brezit të Republikës

December 11, 2016 by dgreca

“Dosia e studentit  nr. 97 ” u mbyll për të dëshmuar përjetësinë  e tij . Në të u shënua: “Ishte i devotshëm, një besimtar i pastër, i qeshur, optimist, një djalosh komplet. E donte jetën, por s’e kurseu atë. E dha për një çështje të madhe që e donte më shumë, për lirinë e populli të vet.Allahu e pranoi shehid në radhët e veta”!./

2-ushatri-i-uck1-imam-fadil-rashiti4-dosja-studentore-e-fadilit5-indeksi-i-fadilit3-studenti

Nga Elez Osmani, New York*/

Gati për ditë takoheshim ne lokalet e fakultetit, ku unë bëja detyrën e sekretarit. Kur kalonte aty pari, gjithmonë e kishte shprehi të ndalej për të ndezur nga një cigare dhe me një sens të shquar e komentonim situatën dhe realitetin e atyre ditëve, që ishte tragjik dhe natyrisht e përjetonim rëndë. Në fund shtonte: Ika se kemi shumë detyra! Në Vjeshten e parë ’98 Fadilin e takova edhe një herë, në Tiranë. Nuk e dija se do të ishte takimi i fundit.

Unë isha në një mision tjetër nga ai,por që na i bashkonte qëllimet. Ishte ditë e premte dhe posa e falëm namazin e Xhumasë, në xhaminë Et’hem Beu, duke dalur dy djem më kapen për krahu dhe të gëzuar shtuan: ku je profesor? U befasova por u gëzova kur i pashë. Ishte Fadili  me shokun  e tij Emrushin.

I pyeta:- Çka bëni ju këtu? Më thanë: ti e din se nuk kishim njohuri të mjaftuara ushtarake, ndaj kemi ardhur që ta mësojmë “balistikën” dhe do të kthehemi  përseri në frontet e luftës, por më të përgatitur. Pimë nga një kafe së bashku dhe u ndamë duke u përshendetur  me një përqafim të përmallshëm.

Imam Fadili ishte i rregullt në mësime. Ligjëratat i ndiqte rregullisht dhe i dëgjonte me vëmendje. Viti i fundit sikur ia ndryshoi këtë rregull. Ndryshoi edhe qëndrimin e tij.  Jeta  e ndasive politike në Kosovë nuk e hamendi. Vështrimi i embël i syve të tij turbullohej para ngjarjeve dhe dhunës policore. Natyra e qeshur nuk kishte se si të pajtohej me atë ambient mbytës dhe ai dashur e pa dashur reagonte sikur i tërë brezi i tij, brezi i republikës. Ky ishte shqetësim i sinqertë, i trazuar me entuziazmin e moshës, që në thelb shprehte dëshirën fisnike të brezit të ri, për të mirën e atdheut. Një ditë të bukur pranvere më tha: Provimet e fundit do t’i shtyj për afatet e tjera. Koha më s’pret… Atdheu kërkon ushtarë. Zhvillimeve verbale politike po ua zënë vendin aksionet  luftarake. .. në Drenicë, Deçan, Gjakovë, Klinë, Malishevë, Podujevë etj… janë thirrja e atdheut.

Mungesa e tij dëshmoi se ai mori rrugën e lirisë me shumë shokë. Kalitja në bankat e fakultetit më të ri të Kosovës(për kohën), pajisja me mendime për rolin e luftëtarit,  i lidhën ngushtë  me njëri-tjetrin këta djem. Kur plasën demostratat studentore ishte ndër organizatorët e parë dhe ishte në ballë të tyre . Këtë ndjenjë e formuan edhe në kontakte me moshatarët e tyre të fakulteteve të tjera. Kudo ishin tok. Në protestë, në aktivitete, në përgatitje.

Ai gëzonte një dashuri dhe respekt të madh tek kolegët dhe te pedagogët në F.S.I. Profesorët  theksojnë se ishte i urtë, i zellshëm, i rregullt. Mësonte me shumë vullnet, kishte kujdes të madh për çdo punë dhe seriozitet në mësim. Kjo u hetua që në medresenë “Alauddin”. Aty u shqua për zgjuarsi e vullnet, etje për dituri e prirje për shkencat fetare- filozofike.

I ri në moshë, por me një ideal të pastër në zemrën e tij që shprehte   besim e dashuri të pa fund për popullin dhe ardhmërinë e tij, i ndërruan kahjen jetës .

Fadil Bajrush Rashiti u lind më 25 janar 1975 në fshatin Petrovë në rrethin e Shtimes. Pasë përfundimit të Medresesë filloi punën si imam i fshatit. Si i ri u bë i dashur për rrethin e tij. Në nderkohë, në vitin 1994 u regjistrua në FSI në Prishtinë. Një ditë imam Fadili u përshëndet me familjen  e tij, me xhematin  e tij. Neve na kishte dhenë të kuptojmë më parë qëllimin  e tij. Kështu  pezulloi ndjekjen e ligjëratave  dhe dhënjen e provimeve për t’ju bashkuar luftëtarëve të lirisë radhëve te UÇK.Atij i kishte hije uniforma e fetarit por tashmë  ajo e ushtarit i shkonte më bukur.Fllimisht u angazhua në Krojmirë të Drenices pastaj në rrethin e Shtimjes, në Zonën Operative të Nerodimjes. Me brigadën e tij 161 “Ahmet Kçiku” ishin të  sukseshëm në betejat më të vështira, si ajo në grykën e Cërnalevës, në Jezercë e sa e sa beteja tjera. Por këta trima, kishin detyrat më të vështira se çdo ushtar tjetër. Ata pos luftimeve duhej siguruar edhe armatimin më krahët e tyre, duke e bartur nga Shqipëria, dhe e sillnin.

Ditët kalonin dhe ai me shokët e tij luftonte gjithandej.

14 Dhjetor 1998. Dimër. Boka rreth Gjakovës ishte e tëra në borë. Acar i madh kishte mbërthyer tërë anën e Hasit. Ai, me shokët ishte në detyrë. Vinin në Kosovë të mbushur më forcë, me optimizëm e besim. Duke mbartur armë dhe municion më krahët e tyre ata ecnin në errësirën e thellë të natës. Vendi vinte i zhveshur dhe i sheshtë. Armiku bënte punën e tij. Ushtria serbe kishte zënë pusi. Tri prita u kishte ngritë, të njëpasnjëshme. Mundësi për t’u mbrojtur ishte e vogël.Ushtarët e lirisë nuk dorëzoheshin.Ata që i panë, tregojnë se heronjtë përpiqeshin të çanin rrethimin me zjarrin e armës së tyre të thjeshtë, atë që e bartnin me krahët e tyre, kundrejt një armatë të tërë, të armatosur me mjetet më të rënda luftarake, moderne. Krismat dëgjoheshin dhe flaka dukej që larg. Nga Krusha mund të shihje flakët e luftës tek Lkeni i Hasit. Dëshmitarë të asaj nate të tmerrshme thonë se lufta zgjati mbi 7 orë. Ai ra së bashku më 36 trima të tjerë.

Vdekja heroike e tyre bëri bujë të madhe. Shtëpitë e tyre (edhe në ato rrethana) u bënë vendet më të vizituara. Këto ishin  të Pame gjithëpopullore, dhe ndryshojnë nga pamjet(ngushëllimet) e tjera .

Shëmbëlltyra e tyre u shëndërrua në një simbol të atdhedashurisë, të rezistencës, në një flamur të bashkimit të kombit. Shpirti i tyre u ngrit në përjetësi, prej nga rrezaton dritë shprese për shqiptarinë. Ndërsa në Fakultetin e Studimeve Islame  “Dosia e studentit  nr. 97 ” u mbyll për të dëshmuar përjetësinë  e tij . Në të u shënua: “Ishte i devotshëm, një besimtar i pastër, i qeshur, optimist, një djalosh komplet. E donte jetën, por se kurseu atë. E dha për një çështje të madhe që e donte më shumë, për lirinë e populli të vet.  Allahu e pranoi shehid në radhët e veta”!.

*Boto Dielli Special, 28 nentor 2016-Artikulli u publikua ne Faqe 81

Filed Under: Mergata Tagged With: Dosja e Mbyllur e Studentit, Elez Osmani, të Brezit, të Republikës

Diaspora-“Ditët e Kulturës Shqiptare” nisin edhe në Londër

December 2, 2016 by dgreca

-Çmimi për kontribut të veçantë për diasporën historianit dhe akademikun britanik, Sir Noel Malcolm/1-malkollm-ok

LONDËR, 2 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI/ Ministria kosovare e Diasporës, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Britani të Madhe, ka hapur zyrtarisht programin “Ditët e Kulturës Shqiptare” në Londër.Ministri i Diasporës, Valon Murati, bashkë me ambasadorin Lirim Greiçevci, ka pritur mysafirë dhe personalitete në Ambasadën e Kosovës në Londër për të hapur zyrtarisht këtë aktivitet. Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Murati ka treguar përkushtimin e Ministrisë së Diasporës për ruajtjen dhe promovimin e kulturës në vendet ku jeton diaspora jonë.Ministri Murati ia dorëzoi zyrtarisht çmimin për kontribut të veçantë për diasporën historianit dhe akademikun britanik, Sir Noel Malcolm. Me këtë rast, ministri Murati theksoi se ky çmim i jepet Sir Malcolmit në shenjë nderimi për kontributin e tij.Sir Malcolm tha se është i nderuar ta pranojë këtë çmim nga Ministria e Diasporës dhe se është kënaqësi  të kontribuojë në zbardhjen e rolit të shqiptarëve jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë.Në ditën e parë të aktivitetit u shfaqën tre filma nga Kosova. Së pari, u shfaq filmi dokumentar “117”, i regjisorit Besim Sahatçiu, ndërsa më pas filmat e metrazhit të shkurtër “Shok” dhe  “Kanarinat e dinë”. Ditët e ardhshme do të jepet  shfaqja “Sikur kjo të ishte shfaqje”, koncerti i Elina Dunit, si  dhe do të hapet ekspozita e fotografit Fadil Berisha “Albanian Beuty”.Ditët e Kulturës Shqiptare, që filluan dje, do të zgjasin deri në 4 dhjetor./b.j/

Filed Under: Mergata Tagged With: Diaspora-“Ditët e Kulturës Shqiptare”, edhe në Londër, nisin

DIASPORA-Ministri Murati takohet me zyrtarë të autoriteteve australiane

December 1, 2016 by dgreca

murati-australianet1 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI/ Pas takimit me komunitetin e shqiptarëve që jetojnë në Sidnei dhe Melburn, si dhe pjesëmarrjes në aktivitetet kulturore me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, ministri i Diasporës, z.Valon Murati, i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Australi, z.Sabri Kiçmari, ka zhvilluar takime me zyrtarë të shtetit Viktoria dhe me përfaqësues të Departamentit për Punë të Jashtme dhe Tregti të Qeverisë së Australisë.

Në shtetin Viktoria, ministri Murati u prit nga drejtori i Zyrës për Çështje Multikulturore në Qeverinë e këtij shteti, z.Hakan Akyol, dhe nga drejtori ekzekutiv në kabinetin e kryeministrit, z.Matt Lowe. Ata i njohën përfaqësuesit e shtetit të Kosovës me politikën që ka ndjekur ky shtet për pjesëtarët e komuniteteve, nëpër periudha të ndryshme kohore. Sipas drejtorit Akyol, kjo zyrë çdo vit u ndan grante komuniteteve për mbështetje të aktiviteteve të tyre kulturore. Ministri Murati i njoftoi nikoqirët për aktivitetet që zhvillon aktualisht diaspora jonë në Australi, si në fushën e mësimit plotësues, po ashtu edhe në atë të jetës kulturore. Gjithashtu, ai i njoftoi ata lidhur me planin e tij për një varg aktivitetesh që do të mbështeten nga Ministria e Diasporës në të ardhmen, dhe për këtë kërkoi mirëkuptimin e autoriteteve australiane për mbështetjen e tyre.

Ndërkaq, në Kanberra, z.Murati dhe z.Kiçmari u pritën në Departamentin për Punë të Jashtme dhe Tregti të Qeverisë së Australisë, nga znj.Louise Hand, udhëheqëse e Divizionit për Evropë, dhe z.Kevin Magee,  udhëheqës i seksionit për Evropën Veriore, Jugore dhe Lindore. Edhe në këtë takim u bisedua për mbështetjen që mund të ofrojë Qeveria australiane për projektet e ndryshme në aspektin arsimor dhe kulturor.

Duke folur për misionin e Ministrisë së Diasporës, z.Murati nënvizoi kompleksitetin e qasjes ndaj diasporës, si komunitet me ndjeshmëri të veçantë.

“Përpiqemi të jemi shumë të kujdesshëm në krijimin e një balance të qëndrueshme midis ruajtjes së identitetit, në njërën anë, dhe integrimit, në anën tjetër. Ruajtja e identitetit kombëtar pa integrim shkakton izolim, ndërsa integrimi pa ruajtje të identitetit kombëtar, shkakton asimilim. Prandaj, jemi shumë të kujdesshëm në këtë drejtim”, tha ai.

Ministri Murati, në Melburn, gjithashtu, vizitoi kompaninë shumë të suksesshme të biznesmenit nga Kosova, z. Ilmi Kusari, i cili aktualisht ka investuar edhe në Kosovë, dhe në planin e tij parasheh vazhdimin e këtij investimi.

Filed Under: Mergata Tagged With: autoritetet australiane, Ministri Murati, takon

AUSTRALI- Shqiptarët në Australi festuan 28 Nëntorin

November 30, 2016 by dgreca

-Ministri i Diasporës në qeverinë e Kosovës, Valon Murati, viziton bashkatdhetarët në Australi: Nuk ka mënyrë më efikase për ruajtjen e identitetit kombëtar sesa dërgimi i fëmijëve në mësimin plotësues të gjuhës shqipe, përmes të cilit kanë mundësi të njihen me gjuhën dhe kulturën tonë/
1-australi
MELBOURNE-SYDNEY, 28 Nëntor 2016-Gazeta DIELLI/ Ministri i Diasporës në qeverinë e Kosovës, Valon Murati, po qëndron për një vizitë disaditore në Australi. Ai, bashkë me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari, po merr pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara nga diaspora shqiptare, me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në Federation Square, ministrit Murati dhe ambasadorit Kiçmari iu dha nderi për ngritjen e flamurit kombëtar, ceremoni kjo tradicionale që zhvillohet në qendër të qytetit Melbourne.
Përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, gjatë qëndrimit në Melbourne, morën pjesë edhe në dy aktivitete të organizuara nga bashkatdhetarët tanë, në të cilat ishin të pranishëm rreth 1500 veta. Në këto aktivitete, në fjalën përshëndetëse, ministri foli për rëndësinë e kësaj dite për shqiptarët kudo që janë, duke porositur që nuk ka mënyrë më efikase për ruajtjen e identitetit kombëtar sesa dërgimi i fëmijëve në mësimin plotësues të gjuhës shqipe, përmes të cilit kanë mundësi të njihen me gjuhën dhe kulturën tonë.
Me ftesë të komunitetit shqiptaro-australian në Sydney, ministri Murati u takua edhe me bashkatdhetarët e kësaj pjese të Australisë, me ç’rast u diskutuan shumë çështje që u shtruan nga të pranishmit. Ministri Murati edhe në këtë takim foli për rëndësinë e dërgimit të fëmijëve në mësim plotësues. Duke qenë se në Sydney nuk ekziston një shkollë e tillë, ai i inkurajoi ata që të organizohen sa më shpejt për hapjen e saj, duke u premtuar mbështetjen e plotë  të Ministrisë së Diasporës dhe Ambasadës së Kosovës në Australi.
Gjatë kësaj vizite, Murati do të takohet edhe me përfaqësues të institucioneve të ndryshme australiane./b.j/

Filed Under: Mergata Tagged With: 28 Nnetorin, Diaspora ne Australi, festoi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 57
  • 58
  • 59
  • 60
  • 61
  • …
  • 105
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT