• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DIASPORA-Nisin Ditët e kulturës shqiptare në botë

November 30, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 29 Nëntor 2016-Gazeta DIELLI/ Organizuar  nga Ministria kosovare e Diasporës, në bashkëpunim me ambasadat e Kosovës në Berlin,  Bernë dhe Londër, nga java e kaluar filluan aktivitetet “Ditët e kulturës shqiptare”, të cilat do të mbahen deri më 5 dhjetor 2016.Ditët e Kulturës Shqiptare këtë vit organizohen në Gjermani, Suedi, Zvicër dhe në Britani të Madhe.

Ndër të tjera, pjesë e këtij aktiviteti  janë edhe ekspozita e fotografive  të fotografit të mirënjohur shqiptar Fadil Berisha, me titull “Albanian Beauty”, shfaqja e aktorëve shqiptarë nga Kosova “Sikur kjo të ishte shfaqje”, filma të metrazhit të shkurtër, duke përfshirë edhe filmin e nominuar për OSCAR  “SHOK”, si dhe një koncert i xhazkëngëtares Elina Duni. Këto aktivitete u mbajtën me sukses deri sot në Berlin-Gjermani dhe Lanskrona-Suedi, me një interesim të madh të diasporës sonë që jeton në këto dy vende, por edhe të banorëve lokalë, thekson njoftimi dwrguar nga Ministria.Ditët e kulturës shqiptare funksionojnw si një mekanizëm i ruajtjes së lidhjeve të diasporës me atdheun, por edhe si një mekanizëm i diplomacisë publike përmes veprave të artit shqiptar të prezantuara në botë.

Nga e Marta e 29 nentorit, Ditët e kulturës shqiptare vazhdojnë në Cyrih e Bernë-Zvicwe dhe në Londër –Britani e Madhe./b.j/

Filed Under: Mergata Tagged With: Ditet e kultures, Kosovea, ne bote, shqiptare

Diaspora-Murati: Me projekte konkrete të shfrytëzohen anët pozitive të migrimit

November 14, 2016 by dgreca

-Konferencë shkencore për vlerat dhe rolin e shqiptarëve në luftën për liri të Kroacisë/

1-murati-3-Konferenca “Shkëmbimi gjermano-kosovar nëpërmjet migrimit qarkor”,  organizuar nga shoqëria e akademikëve shqiptarë “Dija”/

-Takimi i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë “Nëntori poetik”/

PRISHTINË, 14 Nëntor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Gjatë vizitës në Kroaci, ministri i Diasporës në qeverinë e Kosovës, Valon Murati, në kuadër të aktiviteteve të organizuara nën patronazhin e presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, mori pjesë edhe në konferencën shkencore të organizuar nga Shoqata Shqiptare e Mbrojtësve të Kroacisë në Luftën Atdhetare, në të cilën, nga historianë, gazetarë e politikanë kroatë u shpërfaqën vlerat dhe roli i shqiptarëve në luftën për liri të Kroacisë.Gjithashtu, i shoqëruar nga ambasadorja e Kosovës në Kroaci, Shkëndije Geci Sherifi, ministri Murati e vizitoi deputeten shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj, e cila në këtë institucion  përfaqëson edhe komunitetin boshnjak, maqedonas, slloven dhe atë malazias. Në këtë takim u diskutuan mundësitë për fuqizimin e raporteve  mes  Kosovës dhe Kroacisë, si dhe puna e përbashkët që duhet të bëhet për fuqizimin e pozitës së komunitetit shqiptar në Kroaci. Ministri Murati shprehu gatishmërinë të qëndrojë afër komunitetit tonë për çdo çështje që kërkon mbështetjen e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Për të marrë pjesë në konferencën “Shkëmbimi gjermano-kosovar nëpërmjet migrimit qarkor”, i organizuar nga shoqëria e akademikëve shqiptarë “Dija”, ministri Murati ishte për vizitë edhe në Gjermani. Në fjalën e tij, në këtë konferencë, Murati, ndër të tjera, theksoi: “Migrimin qarkor nuk duhet ta trajtojmë vetëm si një mundësi për punë të përkohshme në vendet perëndimore, por edhe si mundësi që përmes projekteve të ndryshme t’i angazhojmë potencialet intelektuale, profesionale dhe biznesore të diasporës sonë për të ardhur dhe për t’u angazhuar në Kosovë, në baza të përkohshme në fushën akademike, në biznes, në fushën e ofrimit të këshillave profesionale etj”.Duke folur për projektet aktuale të Ministrisë së Diasporës, siç është puna praktike në institucionet shtetërore për studentët nga diaspora, pastaj projekti i përbashkët me GIZ-n për angazhimin afatshkurtër të ekspertëve nga diaspora jonë në Gjermani etj., ministri Murati theksoi se përqendrimi në këtë lloj të migrimit do të ndikojë në përfitime të dyanshme.

Gjatë qëndrimit në Munih, i shoqëruar nga konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Munih, Naser Idrizi, ministri Murati mori pjesë edhe në takimin e Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë “Nëntori poetik”, si dhe në takimin përgatitor të mësuesve dhe të prindërve nga Bavaria për  themelimin e këshillit të prindërve dhe arsimtarëve, në mënyrë që të fillojë puna për riorganizimin e mësimit shqip në këtë republikë.

Murati i njoftoi ata për përmbajtjen e  marrëveshjes së përbashkët midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për mësimin shqip në diasporë, përgjegjësitë dhe shërbimet që i ofron Ministria e Diasporës në këtë drejtim.

Ai i inkurajoi për nismën, duke i siguruar që do ta kenë përkrahjen e vazhdueshme nga  institucionet shtetërore.

Filed Under: Mergata Tagged With: anët pozitive, Diaspora-Murati:, Me projekte konkrete të shfrytëzohen, të migrimit

DIASPORA- Protestë e shqiptarëve para Parlamentit Evropian në Bruksel

September 18, 2016 by dgreca

Nga Rrustem Geci/
 Me 17 shtator, në Bruksel para Parlamentit Evropian u zhvillua një protestë paqësore, e organizuar nga Shoqata e Shqiptarve të Brukselit, kundër keqtrajtimit të të burgosurve shqiptarë të Kumanovës, në burgjet famëkeqe, “Idrizovë”, dhe “Prilep”, nga policia fashistoide sllavomaqedone. Me këtë rast Shoqata Demokratike “Çamëria” me qendër në Hollandë, me kryetarin e saj , Festim Lato, përkrah protestën, dhe ngre zërin kundër keqtrajtimt barbar të të burgosurve shqiptar në burgjet e shtetit Maqedon. Shoqata Demokratike “Çamëria” me qendër në Hollandë kërkon ndalimin e torturave ndaj vëllëzërve tanë nëpër burgjet sllavomaqedone u shpreh Rrustem Geci, Këshilltar i Shoqatës Demokratike “Çamëria” në Dortmnund. Lirimi i të burgosurve të Kumanovës, vazhdoi Geci, është në të mirë të Maqedonisë, ndryshe, Ribashkimi i Maqedonisë Ilirike Shqipërisë , është i pandalshëm dhe vullnet i popullit shqiptar. Në këtë protestë u tha se, Shoqata Demokratike “Çamëria” me qendër në Hollandë, dhe Këshillat Ndërkombëtar të “Çamërisë në Evropë dhe Amerikë, janë dhe do të jenë në krah të popullit shqiptar në Maqedoni!

Filed Under: Mergata Tagged With: para Parlamentit Europian, proteste, Rrustemi Geci

KRIJUESIT NE DIASPORE-PROMOVIMET E VJENES

August 23, 2016 by dgreca

2 Xhelili3 Xhelili

4 XheliliPROMOVOHEN KATËR VEPRA NGA BESIM XHELILI/

Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (shkurt: LKSHM), në krye me kryetarin z. Hasan Qyqalla, si çdo vit, edhe këtë verë, përgjatë muajve të mërgimtarëve në atdhe – korrik dhe gusht, organizoi takime të shumta letrare dhe kulturore, promovime dhe vizita të ndryshme./

Shkruan: Besim Xhelili, Vjenë, Austri, 23 gusht 2016/

Pushimet verore takojnë së bashku në atdhe mërgimtarët nga të gjitha anët e botës, të përmalluar për familjet dhe farefisin e tyre, por edhe të mallëngjyer të takohen mes veti. Edhe bota letrare shqiptare e diasporës, të tubuar përreth Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë u bëri thirrje anëtarëve të saj dhe krijuesve të tjerë që t’u bashkohen aktiviteteve që u organizuan në vende të ndryshme në vendlindje. Nga Besim Xhelili, krijuesi tetovar që jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë, përndryshe anëtar i kryesisë së LKSHM, u promovuan katër veprat e tij, të botuara në këtë gjysmëvjetorin e parë të këtij viti. Bëhet fjalë për tri përmbledhjet me poezi të autorit, vëllimin e pestë “Besa”, atë të gjashtin “Dallgë në zemër”, dhe atë të shtatin “Sy të pafajshëm…”, si dhe romanin e tij të parë “1803”, i cili sipas autorit do të vazhdojë edhe me dy pjesë të tjera. Promovimi i këtyre veprave filloi më 30 gusht 2016 në Shkup, në ambientet e Librarisë së Çarshisë. Për udhëheqjen e programit u përkujdes poetja tetovare Sadije Aliti, kurse për librat folën kritikët dhe njohësit e mirë të letërsisë bashkëkohore Ejup Ajdini, Fadil Curri, Sulejman Mehazi dhe Demir Reshiti. Të nesërmen, më 31 korrik, promovimi vazhdoi në kuadër të Takimeve Tradicionale “Gosfest” në Gostivar, ku më pas disa krijues nga diaspora u pritën në Komunë nga kryetari z. Nevzat Bejta dhe atyre iu dhanë mirënjohje për pjesëmarrje në këtë javë të kulturës në Gostivar. Më 1 gusht promovimi u bë në Tetovë, ku mysafir nderi ishte kryetari i LKSHM Hasan Qyqalla, i cili bëri një vështrim mbi romanin “1803”. Këtë promovim i zbukuroi edhe libri më i ri poetik i autorit Dan Kosumi nga Zvicra “Malli i dashurisë”, i cili gjithashtu u promovua këtë mbrëmje, kurse vetë autori lexoi disa vargje nga libri. Vargje nga librat e Besim Xhelilit lexoi artistja tetovare Sabina Memishi. Lumi i promovimeve të këtyre veprave u përmbyll më 5 gusht në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, ku u promovuan edhe shumë tituj të tjerë nga krijues kryesisht nga diaspora. Në fjalën e tij mbi romanin “1803” kritiku dhe recensenti i librit Prend Buzhala u shpreh: “Të dy protagonistët e dashuruar (njihen e takohen rastësisht në një orë letrare), kanë familjet e tyre, kanë fëmijët dhe jetën e tyre bashkëshortore… dhe autori e ruan sensin e masës në këtë ndërthurje kaq të ndërliqshme e të ndjeshme raportesh e marrëdhëniesh: në dashuri nuk bën të ndjehet i lënduar askush, sipas atij parimit aristotelian, “E bukur është ajo që është harmonike”! Protagonistët e jetojnë dhe e përjetojnë jetën e tyre emocionale përafruese, si dhe dëshirat e tyre; për ta nuk ka kohë, as natë, as ditë, as të djeshme e as të ardhme, ka vetëm çaste të mbushura me bukurinë e emocionit (bisedat me telefon, emailet, letrat, poezitë, thëniet dashurore, video-bisedat, deri te takimet e rralla… largësia zhduket); ata e pranojnë këtë ndjesi që i jep kuptim jetës së tyre. E pranojnë në çdo kohë e në çdo minutë, në rrugëtim, në shtëpi, në ambiente pune a familjare…”

Përndryshe nga autori Besim Xhelili pritet deri në fund të këtij viti të sheh dritën e botimit monografia e parë për jetën dhe krijimtarinë e tij, në 20-vjetorin e krijimtarisë, duke pasur parasysh se në vitin 1996 ai botoi përmbledhjen e tij me poezi “Emocione”, kurse deri më tani ka botuar gjithsej 8 vepra. Ai ka në proces të botimit edhe dy pjesët e vazhdimit të romanit dhe dy vëllime të tjera me poezi, si dhe përkthimin e romanit në disa gjuhë të huaja. Besim Xhelili udhëhoqi që nga krijimi në vitin 2011 “Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri”, që nga viti 2015 është kryetar nderi i saj, dhe është anëtar i PEN Klubit austriak.

2 Xhelili

Filed Under: Mergata Tagged With: diaspora, NGA BESIM XHELILI, PROMOVOHEN KATËR VEPRA

VATRANET NE SHTEPINE E PAVARESISE SE KOSOVES DR. IBRAHIM RUGOVA

August 22, 2016 by dgreca

 

1 Shtepia-Pavaresise-Kosove

Me Vatranët e Amerikës në Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova/

-Kjo shtëpi është shtëpi e Pavarësisë së Kosovës, shtëpi e lirisë, shtëpi e demokracisë, shtëpi e rezistencës së gjithanshme të popullit të Kosovës…Ishte kjo shtëpi shtetërore e Kosovës, po ashtu ishte shtëpi përfaqësuese e Kosovës dhe e interesave të saj, sepse nëpër të kanë kaluar me qindra diplomatë, kongresmenë, senatorë e deputetë amerikanë, evropianë dhe të shumë vendeve të tjera,  thoshte Presidenti historic Dr. Ibrahim Rugova duke e përuruar muzeun më të ri të kryeqytetit-Prishtinës, në 23 dhjetor 2002/

-Biseda e kujtime me delegacionin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra derisa në Prishtinë vizituam Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës  e pastaj edhe derisa në ëmbëltoren e afërt ku pinte kafe Presidenti historik Rugova pinim kafe edhe ne…

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

 PRISHTINË, 22 Gusht 2016/ President i Lirisë e Pavarësisë së Kosovës përjetësisht…Përgjithmonë mirënjohës, falënderues…Shkruajnë vatranët nga SHBA në librin e pafund që shkruhet përditë nga populli në shtëpinë e vogël të punëve të mëdha e historike, e cila prej vitesh është e emërtuar: Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Këtë shtëpi-muze në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, e viziton nga mesdita e 16 gushtit 2016 delegacioni i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, kryesuar nga zv/kryetari Agim Rexhaj, ku janë edhe Laura Rexhaj, Marjan Cubi – arkëtar i Vatrës, Dila Cubi, Fran Marku, Mhill Gjuraj, Pashk Maksuti, Mëhill Velaj dhe unë-korrespondent në Kosovë i Gazetës Dielli – organ i Vatrës, pasi të gjithë së bashku u pritëm me shumë nderim e respekt në Ipeshkvinë e Kosovës dhe në Katedralen “Nënë Tereza” nga Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji, e me ftesën e tij ishim pjesëmarrës edhe në ceremoninë e promovimit të Pullës Postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë”…

Në Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova së pari hymë në dhomën e vogël që ishte zyrë e Presidentit historik, pastaj në sallën ku priste delegacione më të mëdha e mbante konferenca për shtyp, në dhomëzen ku ishte teknika e komunikimeve me botën e për shpërndarjen e informacioneve, duke kaluar nëpër korridorin një pjesë e të cilit ishte byfe…Shumë vjet të kohës së lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci, kam kaluar nëpër këtë shtëpi historike dhe në ditën e vizitës së Vatrës shqiptare nga SHBA flas edhe si ciceron…

“Kur Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur kjo shtëpi do jetë muze”, thoshte  Presidenti Rugova në vitet e rënda të nëtëdhjeta të okupimit në shtëpinë e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës të shndërruar në seli të institucioneve të Republikës së shpallur, atëherë të panjohur ndërkombëtarisht, që megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.

Këte, në këtë verë 2016, e përkujtojmë me Agimin-zv/kryetarin e Vatrës, mikun e bashkëpunëtorin e afërt të Presidentit historik Rugova, themeluesin e udhëheqësin e LDK-së në SHBA, derisa hyjmë në këtë shtëpi të ëndërrave e idealeve të mëdha, mbi portën e së cilës nga fundviti 2002 ishte vendosur mibishkrimi Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, e pastaj Shtëpia e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova.

“Kjo shtëpi është shtëpi e Pavarësisë së Kosovës, shtëpi e lirisë, shtëpi e demokracisë, shtëpi e rezistencës së gjithanshme të popullit të Kosovës”, thoshte Rugova duke e përuruar muzeun më të ri të kryeqytetit të vendit, në 23 dhjetor 2002, në ditën e 13 vjetorit të Lidhjes Demokratike për Kosovës, e cila që nga fillimet e saj ishte më shumë se parti lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci, dhe pikërisht në këtë shtëpi ishte themeluar.

Qindra qytetarë, aktivistë politikë, zyrtarë të lartë qendrorë e komunalë ishin tubuar për marrë pjesë në përurimin e Shtëpisë së Pavarësisë, me një ceremoni solemne që nisi në mesditë me ekzekutimin e këngës “Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë”, të propozuar nga Presidenti Rugova për Himin të Kosovës.

“E kemi organizuar sot këtë ceremoni të përurimit ‘pa ftesa’ ashtu siç u tubuam para 13 vjetësh, pa ftesa pra, për të themeluar LDK-në”, theksoi Rugova dhe vijoi:

“Sot po bëjmë përurimin e ‘Shtëpisë së Pavarësisë së Kosovës’. Këtë akt solemn po e bëjmë në ditën e themelimit të LDK-së, më 23 dhjetor, pra në 13 vjetorin e jetës së saj. E bëjmë këtë akt solem në 13 vjetorin e themelimit të LDK-së, sepse LDK-ja ishte që nga fillimi themeli dhe bërthama e institucioneve të Kosovës”.

Në vazhdim Presidenti Rugova tha se menjëherë pas themelimit të LDK-së dhe institucioneve të tjera u morën vendime të mëdha në këtë shtëpi.(Me shume mund te lexoni ne Gazeten e Printuar)

1 ok Marjan-Cubi-Shtepia-Pavaresise-Kosove

Filed Under: Mergata Tagged With: DR. IBRAHIM RUGOVA, Me Vatranët e Amerikës, në Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 58
  • 59
  • 60
  • 61
  • 62
  • …
  • 105
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 115 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e flamurit në Deçiq
  • GEORGE POST WHEELER, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI (1934) : “SHQIPËRIA DHE BURRAT E SHQIPONJËS…”
  • Përshtypje nga Bashkëbisedimi i AFC-së dhe Mjekëve Gastroenterologë AAGA
  • Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare
  • Arkeologët shqiptarë nën vlerësimin e studiuesit anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond
  • E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut
  • Calling all young dancers! Registration is in person on April 11. Looking forward to seeing you!
  • Ekspozita e ndaluar…
  • Themelimi i orkestrës së parë në Shqipëri
  • 2 PRILLI, 1991 NË SHKODËR – PLUMBAT QË VRANË SHPRESËN DHE DREJTËSIA QË ENDE HESHT!
  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT