Flamuri shqiptar valvitet në qendër të Chikagos
Sipas traditës dhjetra vjecare komuniteti shqiptar-amerikan në Illinois dhe Cikago, ditën e djeshme organizoi ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar në Richard J. Daleu Center, në zemër të Chikagos. Në këtë ceremoni festive mernin pjesë qindra shqiptarë të komunitetit shqiptar Chikago, Illinois dhe rrethina, si dhe zyrtarë e personalitete të Chikagos. Gjatë festës djemve dhe vajzave shqiptaro-amerikane ju dhuruan bluza me flamurin kombëtar dhe emblemën e komunitetit. Dhurata do ketë dhe për fotot më të bukura të flamurit që valvitet në qendër. Gjithashtu organizatorët e këtyre aktiviteti sot kanë planëzuar festë në Diplomat West. Në njoftimin e këtij komuniteti thuhet :-Të dashur miq të Komunitetit ju presim të gjithëve në Festën e Pavarësise, të shtunën ora 6:00 pm në Diplomat West . Ejani të festojmë së bashku. HYRJA FALAS.
ME SHQIPTARËT NË DITËN E FLAMURIT NË GÖTEBORG TË SUEDISË
PREZENTIM I BUKURISË SHQIPTARE PËRMES VESHJES KOMBËTARE NË DITËN E FLAMURIT DHE PAVARËSISË SË SHQIPËRSISË NË GÖTEBORG TË SUEDISË/
Nga Sokol Demaku/
Në qytetin Göteborg të Suedisë, në këtë vend skandinavik për herë të parë u mbajt Sfilata e Modës me Veshje kombëtare shqiptare e organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” nga qyteti Borås shoqatë kjo kulturore e shqiptarëve në këtë qytet suedez dhe në bashkëpunim me shumë vullnetar shqiptarë të cilët jetojnë dhe veprojnë në ketë qytet dhe në bashkëpunim me shoqatat tjera kulturore nga qytete tjera suedeze në mënyrë madhështore u festua 28 Nënetori Dita e Flamurit kombëtar dhe Dita e pavarësisë së Shqipërisë.Në këtë manifestim kulturor të organziuar nga Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni” e qytetit Borås morën pjesë stilistja nga Republika e Kosovës Servete Kastrati e cila kishte sjelle me vete veshje kombetare shqiptare nga të gjitha trevat shqiptare punua me dorë nga vet ajo, pastaj rapsodi popullore Gjon Frroku nga qyteti i Lezhës ku QKSH ”Migjeni” nga Borås ka nje bashkëpunim të mirë me shoqtën lexhjane ”Kastriotet”, pastaj të rinjë dhe të reja shqiptar nga qyteti Borås, Göteborg, Varberg, Falkenberg të cilët ishin pjesë e këtij projekti.
Të pranishmit argëtuanë me këngë e valle anëtarët e shoqërisë kulturore artistike “Shqiponja e maleve” nga Fallkenberg, pastaj mysafirë të Sfilatës ishin edhe anëtarët e shqërsisë kulturore ”Alba” nga qyteti Göteborg, të cilët u paraqiten edhe ata para ketij publikum e pika te tyre mjaftë të qeeluara muzikore agzekutuar nga fëmije dhe të rinjë, për të përshendetur këtë evenemang të madh kulturor.
Zeri i njom i këngetarës më të re në këtë evenemang madheshtor të Ditës së flamurit Eleona Zeneli ishte kënaqësia e manifestimit kur i terë auditori me mbi 1500 veta i duartrokiti kësaj vioglushje shtatë vjeqare për këngen e saj Unë jam shqipe nga Kosova.
Edhe grupi folklorik nga qyteti Hallmstad nen udhehqjen e Myzafer Krasniqit kënaqi të pranishmit me kengët folklorike të cilat iu kushtuan atdheut dhe qeshtjes sonë kombetare.
Ishte kënaqesi të shihje bashkëkombasit tëmbledhur rreth platos së Revysë së modës së Veshjeve të traditës sonë shekullore, por edh më kenaqësi ishte se në Qendren tregetare dhe kulturore ndër më të medhatrë në Suedi, këtu në Nordstan, të qytetit Göteborg ishte dominante edhe prezenca e miqeve suedez, dhe banorëve të tjerë që jep me kuptue se ky popull skanindav di të vlersoj vlerat e kulturës, kësaj kulture të lashtë Ilire.
Është më rendësi të përmendet se ditë më parë ishin mysafir të bashkisë së Borås dhe se ishte një pritje madhështore për përfaqesusit nga Kosova këtu në Borås nga ana e anëtarëve të kryesisë së Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni”.
Të rinjët dhe të rejat shqiptare nga qyteti Falkenberg të Shoqërrsië kulturore ”Shqiponja e mleve” në menyrë solemne përcollën revynë e modës me këngë dhe valle folklorike shqiptare nën udhëheqjen e mësuesit dhe koregrafit të njohur Hamdi Arifaj. Ishte një prezentim i denjë i vallës shqipe e cila beri pershtypje tek miqt sudez të pranishme në këtë manifestim.
Me kalimin e kohës kersheria për pikën kryesore të këtij manifestimi ”Sfilatën e modës” sa vinte e shtohej tek të pranishmit.
Ishte kënaqësi dhe shihej gëzimi dhe krenaria e bashkëkombasve të pranishëm në manifestim me rastine prezentimit të traditës sonë kombëtare nga ana e të rinjëve dhe të rejave shqiptar nga qyteti Borås, Falkenberg, Göteborg, Varberg. Edhe të rinjët dhe të rejat ndiheshin krenar, shihej ajo krenari në fytyrat e tyre, u qeshte nuri në veshjet kombetare, veshje të cilat nëpër shekuj kanë ruajtur traditën tonë shqiptare.
Qëndisja e skenës me përjetimin nga afër të bukurive natyrore shqiptare si; kështjella mesjetare e Dukagjnit, jehona e këngëve, fjalëve të shkruara artistike, valleve me koreografi mjeshtërore, e cila u mireprit nga të prtanishmit krysisht për mrekulli nga miqt suedez, ambienti familjar shqiptar. Göteborgu dhe qytetaret e tij me këtë manifestim, këtë ditë do ta bëjnë që vërtetë të kujtohet gjatë”. Ishin të pranishëm mbi 1500 veta në Qendren tregetare dhe kulturore ”Nordstan” të cilet sy e vesh përcollen këtë mnaifestim të m adh kulturorë me rastine Dites së flamurit kombëtar shqiptar.
Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås ishte kujdesur që të gjithë pjesemrresit e sfilatës të ndihen mirë dhe i falenderon per punën dhe mundin që janë duke dhenë në këtë evenemang mbar kombëtar, falenderon Servete Kstartin modelisten kosovare, rapsodin Gjon Froku, fëmijët të rinjt dhe të rejat pjesëmarres në këtë manifestim për nje punë të madhe në mbledhjen dhe ruajtjen e këtij thesari të cmuar kombëtar.
Shqiptaret ne Zelanden e Re
Aucland, 28 nëntor 2015/Me rastin e Ditës së Flamurit Mërgata shqiptare në Zelandën e Re organizoi një ndeshje vëllazërore futbolli shqiptaro-shqiptar (Shqipëri-Kosovë). Ndeshja u zhvillua në stadiumin 111 Archers Rd, Glenfield, North Shore në qytetin e Auckalnd-it. Loja atraktive me pasime të sakta dhe fer kënaqi publikun gjatë gjithë kohës sa zhvillohej. Gjithçka ishte në frymën e festës së Flamurit. Ndeshja përfundoi me rezultatin Shqipëria 2 Kosova 5. Golat për Shqipërinë i realizuan; Arbeni dhe Vuksanlekaj, ndërsa për Kosovën Ari 2 gola, Sokoli, Albani e Driloni nga 1.
Shqipëria: Toni, Iliri, Leonard, Xhina, Keven, Ilir Kamberi, Mario, Ardian, Zamir, Brain e Denis.
Kosova: Murati, Fatosi, Shkëlqimi, Ervini, Agroni, Ideali, Erzeni, Shkëlzeni, Muhameti, Sokoli, Ari, Albani, Edoni, Driloni e Burimi. Referi kryesor Sefedin Zeka(Sabit Abdyli, Auckalnd)
Nëntori Shqiptar – Ditët e kulturës shqiptare në Zvicër e Belgjikë
Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Ministritë e Kulturës të Kosovës dhe asaj të Republikës së Shqipërisë, si dhe përfaqësitë diplomatike të dy shteteve, në një projekt të përbashkët kulturor të quajtur “Ditët e Kulturës Shqiptare” organizojnë një varg aktivitete në Cyrih dhe Bruksel.
Në Cyrih më 25 nëntori në orën 20:00, do të mbahet koncerti i mezzosopranos, Sanije Matoshi dhe pianisten, Elizabeta Musliun.
Më 26 nëntor në skenë do ta vë shfaqjen e Teatrit Kombëtar “Gishti”, të regjisorit kosovar Erson Zymberi në të cilën luajnë aktoret: Irena Cahani dhe Teuta Krasniqi edhe kjo me fillim nga ora 20:00.
Nata e tretë 30 nëntori do të sjellë projeksione filmike të metrazheve të shkurta nga Prishtina dhe Tirana të cilat do të fillojnë të shfaqen nga ora 18:00.
Të gjitha këto ngjarje do të mbahen në Bibliotekën Pestalozi, Norastrasse 20 – Cyrih.
Në Belgjikë, përkatësisht në Bruksel do të festohet me këngët etno jazz të artistes sonë të mirënjohur Elina Duni dhe Colin Vallon më 28 nëntor me fillim nga ora 20:00 në Stadasschouëburg-Keizerstraat 3, Mechelen.
Pas këtij koncerti me datën 30 nëntor do të ketë projeksione filmash të metrazhit të shkurtër nga Kosova dhe Tirana që do të vijnë në orën 17:00, ndërsa krejt për fund në po këtë ditë përmbyllën ditët e kulturës shqiptare me shfaqje teatrale “Sikur kjo të ishte shfaqje”.
Këto dy ngjarje do të mbahen në Nona-Kunstencentrum Bruksel – Bejgineenstraat 19, Mechelen.
Këto aktivitete do të pasurohen edhe me veshjen e simbolit të qytetit të Brukselit “Maniken Piss” në veshjet tona Kombëtare, iniciativë kjo e bashkatdhetarëve tanë nga Belgjika.
Ministria e Diasporës, fton të gjithë bashkatdhetarët e saj që së bashku të festojmë Ditët e Kulturës Shqiptare përgjatë Nëntorit Shqiptar./b.j/
- « Previous Page
- 1
- …
- 56
- 57
- 58
- 59
- 60
- …
- 87
- Next Page »