Për shkak të faktit se shumica e shqiptarëve kanë marrë shtetësinë suedeze, është vështirë të merret një shifër e sakët se sa fëmijë shqiptar studiojnë apo kanë marrë diplomë fakulteti, mirëpo mund lirshëm të konstatohet se numri i tyre është i kënaqshëm/
Shkruan: XHAVIT ÇITAKU/
Sipas të dhënave statistikore, që mund të gjesh edhe në internet, në Suedi tash për tash jetojnë rreth 60 mijë shqiptarë, shumica prej të cilëve tashmë kanë marrë shtetësinë suedeze. Në këtë vend të largët skandinav kanë ardhur nga pjesë të ndryshme etnike shqiptare, nga Shqipëria, Labëria, Ilirida, Çamëria e më së shumti nga Kosova. Ky numër kaq i madh i komunitetit shqiptar në këtë vend, pa dyshim, dëshmon qartë ekzistimin e një kombi mijëvjeçar, pastaj edhe ekzistencën e një gjuhe, po ashtu, të lashtë e të ëmbël. Sa emocione të mëdha e të fuqishme jep komunikimi në gjuhën e mëmës, sa bukur tingëllon ajo në një vend të huaj. Këtë gjuhë të bukur të trashëguar brez pas brezi, flitet edhe nga fëmijët e komunitetit shqiptar në Suedi. Për ta ruajt e kultivuar këtë dhuratë kaq të mrekullueshme për kombin tonë, në këtë vend organizohet mësimi plotësues në gjuhën amtare, në të cilën janë të angazhuar mësimdhënës të kualifikuar. Po ashtu në këtë punë të rëndësishme, pa dyshim, se kontribut të madh po japin edhe prindërit të cilët në shtëpi flasin vetëm gjuhën shqipe. S’do mend se në këtë rrugë të mirë të “ frenimit” të asimilimit të fëmijëve tanë kontribut kanë dhënë e po japin edhe institucionet e organet tjera kompetente arsimore të shtetit suedez, që me ligj të veçantë lejojnë dhe materialisht ndihmojnë mbajtjen e mësimit plotësues, dhe në këtë mënyrë nxënësit shqiptar kanë guximin dhe durimin që këtu, në këtë vend me një demokraci më të lartë në botë, fëmijët tanë të ruajnë identitetin shqiptar duke i mësuar shkronjat e fjalët e bukura shqipe. Edhe arsimtarët shqiptar me përkushtim të madh e dinjitoz po kontribuojnë aq shumë karshi kombit dhe edukimit të fëmijëve shqiptar.
Pothuajse nuk ka degë e fakultet në tërë vendin që nuk ka studentë shqiptarë
Fëmijët tanë me kënaqësinë më të madhe, me emocion e entuziazëm të veçantë, duke u dalluar edhe nga kolegët suedez, në mënyrë “ spektakulare” e të mrekullueshme realizuan me aq kujdes ëndrrën e prindërve por edhe të tyren për t’u bërë mjek, inxhinier, jurist, ekonomist, regjisor, artist, piktor e profesione të tjera të ndryshme e të rëndësishme. Karriera e këtyre të rinjve shqiptar është e ndritshme dhe tash dhe në të ardhmen do ta nderojnë kombin e atdheun. Pos në fakultete të rinjtë shqiptar kanë vazhduar arsimimin e tyre edhe me tutje duke marrë grada të larta akademike si magjister e doktor shkencash. Disa sish janë të inkuadruar në dhënien e dijes së tyre po në ato institucione prej nga i morën diplomat e tyre, ndërsa të tjerë janë duke dhënë kontributin e tyre të madh në avancimin e mjediseve ku ata punojnë. Thënë me gjuhën e fakteve, nuk ka degë apo fakultet në tërë Suedinë që nuk ka studentë shqiptar. Ky numër kaq i madh i kuadrove shqiptare është një dëshmi se mërgata jonë në këtë vend skandinav ka qenë dhe është një ndër pjesët më të organizuara dhe e arrirë e diasporës. Arritjet e këtyre fëmijëve, pra, tejkalojnë përmasat e një aktiviteti thjesht arsimor e edukativ. Përkundrazi, ky nivel i shkollimit janë zjarr i pashuar që identifikon identitetin tonë kulturor ilir në këtë vend të largët. Me një fjalë, duke arritur këtë shkallë të lartë të shkollimit po dëshmohen vlerat etnike dhe kulturore të kombit shqiptar. Kësisoj, fëmijët shqiptar janë bërë gur i fort në marrëdhëniet ndërmjet kombit shqiptar dhe atij suedez.
Mergata ne Austri-Mësim Shqip, Dhuratë Magjike e Vitit
Nga Hazir Mehmeti, Vjenë/
Në Bashkinë e 15-të Vjenës hapen paralele për gjuhën shqipe ku për herë të parë mësojnë shqip 18 nxënës. Aktiviteti i prindërve dhe shoqatave, çelësi i dyerve të shkollës. Tekstet janë të gjitha falas, vetëm kërkohet vullneti i prindërve.
Me përpjekjet e prindërve, mësuesit dhe të përkrahur nga organet arsimore të Bashkisë së 15-të të Vjenës, për herë të parë në fillim vitin shkollor hapen paralelet në mësimin e gjuhës shqipe për 18 nxënës shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ishte kjo dhurata engjëllore për rifreskimin e filizave të njomë me shkronjat e shenjta shqipe. Drejtoresha e shkollës (VS-Johnstraße 40) Martina Bach është shumë e ngazëllyer nga zelli i nxënësve për ta mësuar gjuhën amtare. Ajo përkrahu menjëherë kërkesën e mësuesit për hapjen e këndit me libra shqip në bibliotekën e shkollës. Tani akoma pa mbaruar semestri i parë mësimor klasat e treta dhe katërta veç kanë mësuar të lexojnë shqip. Disa nga prindërit u shprehen shumë të lumtur për këtë mundësi dhe falënderojnë organet shkollore dhe ato zyrtare. Të gjithë nxënësit u pajisen me tekstet mësimore dedikuar mërgatës nga Ministritë e Kosovës dhe tekstet mësimore në gjuhën shqipe të botuara në Austri për nxënësit shqiptarë. Krejt këto të porositura pranë organeve përkatëse dhe janë falas. Ishte kënaqësia e parë e nxënësve vizitua e organizuar në Muzeun e Arteve Popullore të Vjenës, ku mbi 52 nxënës e prindër panë shpatën dhe përkrenaren e Krye heroit tonë, Gjegj Kastrioti – Skënderbeu. Shkolla të tilla, ku ka shumë nxënës shqiptarë (8%-12%) ka jo pak në Vjenë, por duhet organizuar prindërit me kërkesat e tyre në koordinim me mësuesit dhe organet zyrtare të mësimit.
Shkolla Shqipe është dhurata më e dashur e Krishtlindjes, Vitit të Ri dhe Ringjalljes sonë, edhe për nesër.
DIASPORE-Shoqata e Shkrimtareve dhe artistëve shqiptar në Suedi
*Periudhë e suksesshme katërvjeçare e Shoqatës së shkrimtareve dhe artistëve në Suedi/
*Anëtarët e kësaj shoqate kanë arritur që të botojnë libra të shumtë të zhanreve të ndryshëm, punime artistike, piktura si dhe revista e broshura e posaçërisht vlen të theksohet botimi i katër veprave voluminoze “ Thesari Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”. Kryetar sërish u zgjodh Hysen Ibrahimi/
Shkruan: XHAVIT ÇITAKU/
Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “ Papa Klementi i XI Albani” në Suedi vërtetë është bërë një thesar i çmuar, e cila me mençuri, me shkathtësi të mendjes dhe me një freski të shpirtit po di aq mirë ta lartësoj aq bukur kulturën, historinë e traditat shqiptare këtu në dhe të huaj, ky ishte vlerësim i të gjithë oratorëve në Kuvendin Zgjedhor të këtij asosacioni, që u mbajt në qytetin universitar të Lundit të këtij shteti skandinav. Sipas raportit katërvjeçar të punës dhe aktivitetit të anëtarëve të kësaj shoqate, që e paraqiti z. Hysen Ibrahimi, kryetar, doli në dritë se i gjithë ky sukses i arritur ka kulmuar edhe me botimin e katër veprave voluminoze të titulluar “ Thesari Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”. Këta libra kanë për synim pikërisht ndriçimin e veprimtarisë së pakursyeshme të mërgimtarëve tanë që u angazhuan aq shumë për të kontribuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës. I gjithë materiali, përkatësisht shkrimet mbështeten në hulumtimin e dokumentacionit origjinal, i cili si i tillë është burim, material shkencor dhe thesar i çmuar. Këta libra janë vlerësuar lartë nga shumë kritik, institucione, dijetar, politikanë e individë të ndryshëm. Po ashtu, në të gjitha përurimet që u bënë në shumë qytete në Shqipëri, Kosovë e troje tjera etnike shqiptare këto vepra u priten mirë, gjë që dëshmon prania e madhe e qytetarëve në ato evenimente. Më pas, z. Hysen Ibrahimi vuri në dukje se krijuesit e kësaj shoqate janë shumë të angazhuar në botimin e librave të zhanreve të ndryshëm, punimeve artistike e piktura si dhe revista e broshura. Kështu, deri me tash ata kanë shkruar mbi 200 vepra të tilla nga gjinitë e ndryshme letrare, por kanë krijuar edhe vepra të tjera artistike që janë të përmendura në opinionin suedezë. Për realizimin e këtyre synimeve, pos dëshirës e vullnetit, kontribut të madh po japin edhe biznesmen shqiptar me ndarjen e mjeteve të konsiderueshme për botimin e librave dhe mbajtjen e sesioneve shkencore për çdo vit si dhe të organizmit të tubimeve të ndryshme me rëndësi për komunitetin shqiptar që jeton e vepron në këtë shtet të largët. Nuk ka munguar as bashkëpunimi por edhe ndihma konkrete e Ministrisë së Diasporës, që i dha kësaj shoqate, tha në vazhdim Hysen Ibrahimi. Nga kjo vister aktivitetesh përmbajtësore të zhvilluara gjatë periudhës katërvjeçare, shihet qartë se kjo shoqatë është njëra ndër më aktivet në Suedi në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në mërgim.
Në këtë Kuvend zgjedhor të pranishmit vlerësuan lartë punën e palodhshme që ka dhënë Kryetari Hysen Ibrahimi, pastaj Fetah Bahtiri, Saranda Iseni, Sokol Demaku dhe shumë anëtarë të tjerë të devotshëm që gjithnjë kanë vepruar e punuar duke i shërbyer kombit e atdheut. Shi për këtë, kjo shoqatë ndau shumë lëvdata e falënderime për kontributin e dhënë të këtyre anëtarëve. U pranuan edhe tre anëtarë nderi në këtë shoqatë si dhe u aprovua raporti financiar.
Në fund të këtij tubimi Kuvendi zgjodhi organet udhëheqëse të shoqatës, ndërsa Kryesia e re Kryetar sërish zgjodhi z. Hysen Ibrahimi, sekretar Fahredin Berishën, arkëtar Rrahman Rrahmani.
U shënua dyvjetori i themelimit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri
Hazir Mehmeti- Vjenë/
. Destani: “Secili prej nesh ta ketë si obligim në shtimin e investimeve në vendlindje”.
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri, një shembull për të gjitha Rrjetet Shqiptare brenda Unionit Global.” Soprano, Lorika Ismaili, dhe pianisti Menan Berveniku i dhanë shije festive dyvjetorit.
Pallati Auersperg shekullor i Vjenës tanimë i njohur me historinë e tij rreth shqiptarëve, shënoj dhe një aktivitet shqiptarë në kronikën e jetës së tij katër shekullore. Ambienti i mrekullueshëm ishte rezervuar për shënimin e dyvjetorit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri. Morën pjesë mysafir nga disa vende, ndër të cilët edhe Lazim Destani, kryetar nderi i Unionit Global të Bizneseve Shqiptare. Tubimin e hapi Arben Myftari, sekretar i Rrjetit për Austri, kurse në emër të nikoqirit përshëndeti Yll Blakaj, kryetar i Rrjetit për Austri dhe nënkryetar i Unionit Global. “Para dy vjetësh e filluam një rrugëtim të përbashkët mbi bazat e tri kritereve. Kriteri i parë është të punojmë bashkë, të rritet besueshmëria mes bizneseve shqiptare në diasporë, kriteri i dytë është investimet në vendet tona dhe i treti mbrojtja e investimeve tona. Ne veprojmë në vendet me ekonomi të zhvilluara ku respektohen ligjet investuese, kurse në vendin tonë kemi ekonomi në zhvillim ku ngecjet janë evidente. Ne mundohemi që përmes kontakteve me institucionet përkatëse të ndihmojmë në zgjedhjen e problemeve rreth investimeve” . Në fjalën përshëndetëse biznesmeni i njohur shqiptar Lazim Destani mes tjerash tha: “Ne punojmë në vendet me ekonomi të zhvilluara dhe kemi suksese, por më vjen keq për vendlindjen ku rinia edhe pse kryen shkolla mbesin pa u punësuar. Nisur nga kjo, do thosha, që secili prej nesh ta ketë si obligim në shtimin e investimeve dhe punësimin e sa më shumë njerëzve atje. Vështirësi ka gjithmonë, sfida ka gjithmonë, por asnjëherë mos u gjunjëzoni para tyre në punën tuaj. Duajeni punën tuaj dhe kryeni me vullnet si çelës i suksesit në biznes”
Arben Myftari prezantoj aktivitetet kryesore të bizneseve gjatë këtyre dy vjetëve. Më konkretisht rreth realizimit me sukses të disa projekteve ndërtimore në bashkëpunim folën Argëtim Hani , projekti “Sigmundgasse” dhe Naim Rugova rreth projektit “Lorystrasse”. Nga aktiviteti i biznesmenëve dhe me mbështetjen e Ministrisë së Diasporës u themelua revista “Porta” të cilën e prezantoj redaktorja Lindita Fetiu-Sina. “Revista Porta është një magazinë direkte dedikuar diasporës shqiptare, sukseseve të saj” –tha mes tjerash ajo.
Saranda Iseni, kryetare i Rrjetit në Suedi përshëndeti në emër të vendeve Skandinave. “Jemi ende në fazën fillestare të formimit, por shembullin e Austrisë do përpiqemi ta ndjekim në formën e bashkëpunimit mes veti”. Ishin prezent Omer Nura(Finlandë), Atan Labjani (Angli), kryetari i Shoqërisë Kulturore “Migjeni” nga Sllovenia, Tahir Maliqaj etj.
Në programin e ofruan nga organizatori ra në sy mungesa e fjalës së stafit diplomatik të vendeve tona. Të jetë koha e limituar e programit apo e diplomatëve në raste të tilla vërehet mungesa e përfaqësimit të vendlindjes, pa të cilën s’ka shije të plotë, aq më shumë një përvjetor i nisur pikërisht nga hapësira e shtëpisë së përbashkët para dy vjetësh. Programi u shoqërua me koktej rasti.
Vjenë, 11 dhjetor 1015.
Akademi kushtuar Martin Camajt në Gjermani
Shkruan: Hazir Mehmeti, Vjenë /
Ne foto pamje nga akademia kushtuar Martin Camajt/
– Martin Camaj: “Ndonëse të ndarë më shumë se gjysmë shekulli, unë jam i juaj, ju jeni të mitë”, 7 mars 1992./
M.Çuni,kujtim, “Na kanë prekur gjenet apo mirësia jonë për të tjerët nuk ka kufi edhe nëse na zhbëjnë”./
M.Jupolli “N’udhëtim shekujsh e para Bible/
Të dëgjohet « Nji fyell ndër male/ Shqip/ Shqiponjë/ Shqipëri/.. Themelohet konkursi i vjetor i poezisë “Penda e Artë – Martin Camaj”, fituesi i parë i saj poeti, Mentor Thaqi,
Me pjesëmarrjen nga disa shtete të krijuesve e shkrimtarëve shqiptarë u organizua Akademi përkujtimi kushtuar figurë madhortë kombit shqiptar,Martin Camaj. Vet emri i tij zgjon gjithë kureshtjen e lindur nga leximet dikur e tani mbi një figure madhore kombëtare siç ishte Martin Camaj. Vet jeta e tij është enciklopedi me bashkudhëtarin, veprën letrare, artistike, shkencore e filozofike. Me këtë rast nga përfaqësia diplomatike e Kosovës në Gjermani përshëndeten Valmire Musliu dhe Ajvaz Berisha si dhe aktivistja Donika Gervalla. Prof.Dr.Isak Shema (UN Kos)Kumtesa : “Konceptet krijuese letrare dhe shkencore të shkrimtarit Martin Camaj”. Musa Jupolli, mbajti fjalën rreth jetës së Martin Camajt, kurse Fran Tanushi lexoi kumtesën e Hans Joachim Lanksch dërguar Akademisë, i cili për shkaqe shëndetësore nuk mundi të merrte pjesë me titull, ”Gjuha dhe struktura poetike e Martin Camajt”. Migena Arllati doli me kumtesën “Martin Camaj dhe simbolika e traditës”. Martin Çuni rikujtoi bisedat që kishte me Martin Camajn kur ai i kishte të kufizuara kontaktet me të tjerët për shkak të shëndetit. Kryetari i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, Hasan Qyqalla, hapi akademinë në rolin e nikoqirit duke i falënderuar pjesëmarrësit. Nga mysafirër dhe referuesit po nxjerrim disa rreshta nga fjala e tyre.
Valmire Musliu: “Martin Camaj është një figure të ndritur, synonim i mërgimtarit intelektual, por edhe i mërgimtarit në kuptimin e plotë të fjalës, asnjëherë gjatë krijimtarisë së tij nuk zbrazi mllefin në adresë të vendit të tij të origjinës, përkundrazi, ai arriti që këtë origjinë ta mveshë me petkun e dijes dhe shkencës. Le të na shërbej neve të gjithëve si shembull”
Prof.Dr.Ajvaz Berisha, “Martin Camaj ishte një ambasador i kulturës kombëtare në Evropë dhe jo vetëm familja e tij, por Shkodra e Shqipëria janë krenar me këtë figurë të madhe”. Kumtesën rreth jetës dhe krijimtarisë së Martin Camajt e mbajti veprimtari e poeti Musa Jupolli, (Francë) Ai mes tjerash tha: “ Lindi në Temal të Shllakut (Dukagjin) më 21 korrik 1927 nga e ëma Terezë dhe i ati Kolë Camaj . Aromë malësori, shpirt lirik, në frymëzim të kësaj natyre, ku drita dhe ujë janë ushqim shpirti, e ardhmja e një pene që do të lë emër të njëshëm në letrat e bukura shqipe ! „ Kam lindë në një vis të egër ‘ ku s’ka shkelë kurrë kamba e kalit, kaq thyeshëm ashtë ky vend“ pra në Temal, një katund i zonës së thellë malore të Dukagjinit , shprehet me shkrim Martin Camaj vetë ! Pas studimeve të suksesshme, Martin Camaj emigron në Itali, ku regjistrohet në Fakultetin e Letërsisë dhe të Filozofisë , gjuhë italiane, filologji romane dhe asaj të letrave shqipe, i ndihmuar nga i devotshmi Ernest Koliqi mentor, ku edhe mbrojti tezën e doktoraturës mbi „MESHARIN“ e Gjon Buzukut .Sukses i pa kontestueshëm i Martin Camajt, veq veprave, këkimeve gjuhësore është edhe Dega e albanologjisë në Munih , të cilën e udhëheqi për 20 vite më radhë! Po shënojmë disa vargje nga poezia e Musa Jupollit, me titull
Martin Camaj
……………………………..
Shpirt ndezur në mërgim ,
Penë që thërret në zgjim ,
Penë që thëret në takim ,
Penë e Nëntorit të Tretë ,
N’udhëtim shekujsh e para Bible
Të dëgjohet « Nji fyell ndër male »
Shqip
Shqiponjë
Shqipëri,
Prof.Dr.Isak Shema (UN Kos)Kumtesa : “Konceptet krijuese letrare dhe shkencore të shkrimtarit Martin Camaj” .”Në këtë studim timin jam përpjekur të përfshijë disa risi në gjithë ecurinë e studimeve kushtuar jetës dhe veprës së Marin Camajt.Martin Camaj është poetë, prozator, dramaturg, ai është shkrimtarë i letërsisë bash kohore shqiptare. Në opusin e vet letrar, ka zënë vendin e merituar në historinë e letërsisë shqipe. Vlera artistike e veprave poetike, por edhe ajo e krijimtarisë në gjinitë e tjera letrare, rëndësia e studimeve të tij filologjike, e radhisin atë ndër shkrimtarët dhe studiuesit më të shquar të kulturës dhe të shkencës shqiptare. Ai është frymëzuar nga figura e De Rades dhe ajo mënyra si e ka shfrytëzuar thesarin popullor, por edhe si e ka realizuar artistikisht krejt këtë në veprën e tij. Dhe, ta ndjekim me vëmendje formulimin e tij: “De Rada me veprën e tij”, thotë, “është poet i shquar shqiptar, por edhe evropian dhe botëror. Ky formulim vlen për Martin Camajn duke pasur parasysh arritjet në fushën e studimit e krijimtarisë letrare, por edhe të atyre punimeve për letërsi”.Migena Arllati (Kos),mbajti kumtesën “Martin Camaj dhe simbolika e traditës”
“ Në të gjitha veprat e Martin Camajt, poezia e tij, edhe pse e shkruar në mërgim dhe pa shumë shpresë për t’u lejuar të njihet nga bashkatdhetarët e vet, pavarësisht për prirjet për të shqiptuar dhimbjet dhe përjetimet e përbotshme, metët fund e krye që i dedikohet lexuesit shqiptar, si lexuesi i parë të cilin ai gjithmonë e deshti.
Martin Çuni, revokim kujtimesh. “Pasi nuk kisha telefon në shtëpi, dola në rrugë (kabinën telefonike) dhe solla numrin e Martin Camajt. “Martin i dashur, këtu je në vend të huaj, ruaju e mos thirre vonë me telefon se nuk iu vjen mirë. I kuptoj shqiptarët që janë aq të kujdesshëm në respektimin e ligjeve, zakoneve e rregullave të të tjerëve në vendet e tyre, për çka kam respekt, nuk i kuptoj shqiptarët që po i pranojnë rregullat e zakonet e huaja gjithfarë sorollopi e na sorollatet me kanun në vendin tonë. Pse ai mentalitet? Na kanë prekur gjenet apo mirësia jonë për të tjerët nuk ka kufi edhe nëse na zhbëjnë”.
- « Previous Page
- 1
- …
- 54
- 55
- 56
- 57
- 58
- …
- 87
- Next Page »