PRISHTINË, 29 Nëntor 2016-Gazeta DIELLI/ Organizuar nga Ministria kosovare e Diasporës, në bashkëpunim me ambasadat e Kosovës në Berlin, Bernë dhe Londër, nga java e kaluar filluan aktivitetet “Ditët e kulturës shqiptare”, të cilat do të mbahen deri më 5 dhjetor 2016.Ditët e Kulturës Shqiptare këtë vit organizohen në Gjermani, Suedi, Zvicër dhe në Britani të Madhe.
Ndër të tjera, pjesë e këtij aktiviteti janë edhe ekspozita e fotografive të fotografit të mirënjohur shqiptar Fadil Berisha, me titull “Albanian Beauty”, shfaqja e aktorëve shqiptarë nga Kosova “Sikur kjo të ishte shfaqje”, filma të metrazhit të shkurtër, duke përfshirë edhe filmin e nominuar për OSCAR “SHOK”, si dhe një koncert i xhazkëngëtares Elina Duni. Këto aktivitete u mbajtën me sukses deri sot në Berlin-Gjermani dhe Lanskrona-Suedi, me një interesim të madh të diasporës sonë që jeton në këto dy vende, por edhe të banorëve lokalë, thekson njoftimi dwrguar nga Ministria.Ditët e kulturës shqiptare funksionojnw si një mekanizëm i ruajtjes së lidhjeve të diasporës me atdheun, por edhe si një mekanizëm i diplomacisë publike përmes veprave të artit shqiptar të prezantuara në botë.
Nga e Marta e 29 nentorit, Ditët e kulturës shqiptare vazhdojnë në Cyrih e Bernë-Zvicwe dhe në Londër –Britani e Madhe./b.j/