• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AUSTRI-Turneu i Futbollit për nxënësit, një provim i suksesshëm talentesh

June 2, 2014 by dgreca

Z.Lladrovci:” Sporti është një ambasador i vërtetë i kulturës. Populli shqiptar ka një kulturë dhe një traditë në organizim..”…Vendet e para ekipet “Tullni” dhe “Dukagjin” të mësueses Miradije Berisha-Kabashi./
Nga Hazir Mehmeti, Vjenë/
Në lokalitetin Gänsendorf, rrethina e Vjenës, u mbajt turniri vjetor tradicional i futbollit për nxënës dhe të rritur. Realizimin e pjesës zyrtare të programit e udhëhoqi z.Qani Sulejmani, Kryetar i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, ndërsa hapjen zyrtare të garave e bëri z.Feta Saiti, kryetar i Shoqata Kulturore “Afrim Zhitia”, organizatore e turnirit bashkë me Shoqatën e Prindërve dhe Mësuesve Shqiptarë në Austri. Ai përshëndeti mysafirët e rastit, shikuesit, nxënësit dhe mësuesit pjesëmarrës. “Mirë se erdhët në këtë turnir dhe suksese në gara. Le të jetë kjo një ditë ku do luhet futboll dhe krijohen miqësi mes të rinjve.”. Turnirin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre z. Nuhi Gashi nga Ministria e Arsimit Shkencës e Teknologjisë së Kosovës dhe z.Ymer Lladrovci, konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri. Në fjalën e tij z. Lladrovci mes tjerash tha:” Sporti është një ambasador i vërtetë i kulturës. Populli shqiptar ka një kulturë dhe një traditë në organizim. Të gjithë pjesëmarrësit janë fitimtar, por natyrisht dikujt i takon vendi i parë. Dua ta përshëndes Ligen Shqiptare të Futbollit në Austri dhe u dëshiroj suksese. Mbështetjen tonë do ta keni në të gjitha format e mundshme”
Në një ambient të bukur pranveror fusha e futbollit ishte e mbushur me futbollist të tri niveleve: të ciklit të ulët, ciklit të lartë të shkollës fillore dhe ekipet e të rriturve. Gjelbërimi i derdhur nga penali natyror u zbukurua me veshjet shumëngjyrëshe të nxënësve shqiptarë të cilët krahas gjuhës së shkollës mësojnë edhe gjuhën e shenjtë shqipe. Gjuhën e porositura nga të mëdhenjtë Gjergj Fishta, Naim Frashëri e shumë patriotë tjerë që derdhën gjakun e tyre për shkronjat shqipe. Edhe ky organizim i mrekullueshëm flet për vetëdijen tonë organizative në të mirën e ruajtjes së qenies shqiptare jashtë atdheut, me atdheun në zemër.
Në gara morën pjesë këto ekipe nga Cikli i Ulët i fillores me renditje garuese: Tullni 9 pikë, 2.Drenica 4 pikë; 3.Gänserndorfi 2 pikë dhe veni i katër (4.)Liria me 1 pikë. Në Ciklin e Lartë të fillores morën pjesë katër ekipe: 1.Dukagjini 7 pikë, 2.Gostivari 5 pikë, 3. FC Deutsch-Wagrami 4 pikë, 4.FC Strasshof 0 pikë. Në të dy Ciklet shkollore vendin e parë e mrituan ekipet e mësueses nga Tullni, znj.Miradija Berisha-Kabashi. Kjo tregon një përkushtim në organizimin e aktiviteteve dhe bashkëpunimin e mirë me prindër.
Shoqata Afrim ,,Zhitia” kishte siguruar medalje dhe kupa për tri vendet e para.
Shpërblimet i ndan mësuesit: Osman Ademi, Miradije Berisha, Ibrahim Hasana, Feta Saiti, kryetar i Shoqatës, Halil Jashari, nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri etj.
Në mbarëvajtjen e turneut kontribuuan Adnan Tairi, Fikret Shaqiri, Avni Kamberi ,Nexhbedin Lleshi, Jetmir Izairi, Zekirja Emrulaj e shumë të tjerë.

Filed Under: Mergata Tagged With: i Futbollit, një provim i, për nxënësit, suksesshëm, talentesh, Turneu

SUEDI, SESION SHKENCOR I SHOQATES SE SHKRIMTAREVE SHQIPTAR

June 1, 2014 by dgreca

NË UDDEVALLA TË SUEDISË U MBAJT SESIONI I III SHKENCOR I SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTAR NË SUEDI
– Një organzimin madhështor dhe me shumë përmbajtje/
Nga Sokol Demaku/
Në pranin e shumë bashkëkombasëve, miqëve suedez, mysafirëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Gjermania, Austria, Norvegjia e Finlanda në Uddevalla të Suedisë u mbajt Sesioni i tretë shkencor i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar në Suedi ”Papa Klementi i XI Albani”.
Një organzimin madhështor dhe me shumë përmbajtje nga Këshilli organziativ me në krye anëtarin e Krysisë së kësaj shoqate me vendbanim në këtë qytete, pedagogut, mësuesit dhe shkrimtarit të njohur Fetah Bahtiri, Sesioni tretë shkencor përmbushi ate cka ishte vu në realizim nga ana e Krysisë së shoqatës dhe se kjo është një realitet me të cilin shihet se kjo shoqatë është një ndër më aktivet në ruajtjen dhe kultivimine gjuhës, kulturës dhe traditës shqipe në mërgatë.
Këtë tubim madhështor të poetëve dhe shkrimtarëve të mërgatës sonë e nderuan me prezencën e tyre edhe Kryetari i komunës Uddevalla Rolf Sten, pastaj nënkryetari i kësaj komune Magnus Jakobsson, komunë e cila edhe ishte finansuese e mabjtjes së këtij sesioni. Ishte i pranishëm dhe pershendeti manifestimin miku i madh i shqiptarëve, mësuesi dhe humnaisti Anders Westman.
Sesionin prezentoi moderatorja mjaft sharmante dhe anëtare Krysisë së Shoqatës Saranda Iseni, e cila i dha fjalën Kryetarit të shoqatës Hysen Ibrahimit i cili shpalli të hapur punën e Sesionit të tretë shkencor të SHSHASH në Suedi. Në fillim Kryetari Ibrahim i përshendeti dhe u deshirpjë mirëseradhje mysafirëve nga Kosova Shani Hamitaga përfaqësuses i Ministrisë së Diasporës, Rrrahaman Paqarizi Kryetar i Bordit drejtues të RTK, Azem Bujupi, drejtor në Radio Kosova, nga Shqipëria Jaho Margjekaj, drejtor në Radio Tirana, Selajdin Skeja Kryetar i komunës së Strugës, Besim Xhelili përfaqësues i Shoqatës së shkrimtarëve shqiptar nga Austria, Hasan Qyqalla perfaqësues i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptar nga Gjermani, Hasim Hoti e atyre nga Finlanda dhe Ymeri Trena nga Norvegjia. Mirëseardhje të veqant iu deshiua nikoqirëve nga Komuna Uddevalla, krytarit dhe nënkryetarit të kesaj komuna e cila ishte edhe finansuese e mbajtjes së këtij sesioni.
Mbi punën dhe aktivitetin e shoqatës foli sekretari i shoqatës Osman Ahmetgjekaj, i cili në menyrë të detajuar prezentoj të arriturat e këtij asociacioni të shkrimtarëve këtu në Suedi, me cka sipas tij ata janë të kenaqur dhe flamurtar në Europë.
Mysafirët përshendeten sesion in duke ju deshirua këtyre penave entuziaste suksese edhe më të medha në të ardhmen dhe duke ftuar të njejtit që pas daljes në dritë të librit të tretë ”Thesari Kombëtar Shqiptar i mërgatës shqiptare në Suedi” që në vendet nga ata vinë të bëhet promovimi i Thesarit atje në menyrë madheshtore nën pëkujdesjne e tyre. Cka kjo kërkesë u pranua me dëshirë nga ana e anëtareve të kësaj shoqate.
U prezentuan libra të botuarë, punime artisitike, piktura si dhe revista e broshuara të publikuara nga ana e Shoqatës dhe anëtarëve të saj, cka ishte për lakmi. Ishte një prezentim i denjë i punës së paldhoshme të këtyre penave shumë frytëdhense në mërgatë për të rezentua dhe cua përpara ceshtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës shiqpe në mërgatë. Eshtë për tu marrë lakmi një punë e tillë dhe të jetë shembull edhe për shoqatatë si motra në vendet tjera se si duhet punua dhe prezetnua gjuha dhe kultura jonë në mërgatë, dhe se besojmë me një bashkëpunim dhe kordinim të punëve mund të vehen në funksion edhe shoqtat tjera si motra në vendet e ndryshme Europiane dhe ato të jenë aktive në punëne e tyre.
Sipas organizatorëve të Sesionit u tha se ”Thesari Kombëtar i mërgatës Shqiptare në Suedi” është gati dhe se në qershor do dal inga shtypi ku edhe do bëhet promovimi tij në menyrë madheshtore në të gjitha trojet Shqiptare.

Filed Under: Mergata Tagged With: NË UDDEVALLA, Shoqata e shkrimtareve, Sokol Demaku, TË SUEDISË

BELGJIKE-Elona Zhana nuk zgjidhet deputete

May 29, 2014 by dgreca

Nga Nga Sonia Memoci/
“Nga rezultatet e zgjedhjeve rezulton që nuk do të jem deputete në Parlamentin e Brukselit. I falenderoj përzemersisht të gjithë ata që më besuan voten dhe u kujtoj që vota e tyre do të mirëpërdoret nga nje ekip shumë i përgatitur. Për ata dhe te tjeret u rikujtoj që mund të më drejtohen për cdo gjë, në rast se nuk mund tu jap personalisht zgjidhje problemeve tuaja, do të mund të ju drejtoj drejt personave kompetent. Edhe një herë faleminderit përzemërsisht”.
Ky është mesazhi që Elona Zhana shkuante ne profilin e saj të “facebook”. Elona Zhana ishte kandite për partinë “Qendra e Demokracive Humaniste” në zgjedhjet rajonale të Brukselit. Këto zgjedhje përfshijnë 19 komunat e Brukselit. Partia që Elona përfaqësonte është një parti e qendrës së djathtë.
Sfida ishte realisht shumë e madhe. Ishin gjithsej 1 mijë kandidatë që merrnin pjesë në këtë garë. “Është një garë e fortë, por unë jam shumë optimiste pasi e kam analizuar mirë përpara se t’i hyj kësaj gare. Personalisht nuk jam tip shumë aventurier, ndaj edhe këtë herë jam me këmbë në tokë” deklaroi Elona para këtyre zgjedhjeve.
Edhe pse Elona nuk arriti ti fitojë këto zgjedhje ajo fitoi zemrën e shumë njerzëve, fitoi besimin e tyre ,fitoi mbështejen e tyre. Bashkëkombasit shqiptarë shprehen në “facebook” se dhe pse nuk i fitoi këto zgjedhje ajo për ta është fituese.
Janë më tepër se 120 mesazhe që Elona mori pas deklarimit që tha , se ajo nuk i fitoi këto zgjedhje. Janë fjalë e mesazhe të sinqerta e të gjith njerëzve që i qëndruan pranë, dhe e mbeshtetën Elonën gjatë gjithë fushatës të zgjedhjeve . Ishin më shumë se 50 njerëz që e ndyshuan foton e profilit të tyre për rreth 10 ditë, duke vënë foton e Elonës si shenjë mbështetje dhe duke u kërkuar bashkëkombasve të tyre të votojnë për të.
Ja nga disa mesazhe një prej tyre është dhe nga prindërit e saj:
Ibrahim Zhana shkruan: “Rrezatove shume dijnitet, kulture dhe elegance. Krenohem me ju gjithesesi je e fituar. Të përqafojmë ,mami babi “

Çobane shkruan : “Per ne je e fituar.Ke bere fushat te shkelqyer dhe gjate gjithe kohes ke treguar mençuri,maturi,force,kurajo,aftesi e krenari..Ke bere nje hap shume te madh ne një kohe rekord. Suksese ne vazhdim e faleminderit qe na ke bere te ndihemi krenar per TY!”

Hasime shkruan: “Ne të pergezojme per insiativen intelektin qe ke forcen per tu mat me te medhenjet dhe ti fitove ne te gjithe shqiperine se gjithmone ke qene nje fitore edhe tani qe u drejtohesh shqiptareve me ate thirrje qe do ti ndihmosh e ti orientosh kjo eshte fitorja jone te pergezoj per gjithe c’ka bere per ne shqiptaret.

Shpresa shkruan: Elona mos harro , të humbësh nje beteje nuk do te thotë që ke humbur luften……ajo eshte e gjatë e vështirë por nese je e vendosur ta vazhdosh, fitoren e ke përpara…..edhe nje here suksese ne rrugen e nisur e vështirë e gjatë , por dhe te bukur!”

Almona shkruan:“Bravo per kurajon dhe dinjitetin! Urime metej ne cdo sipermarrje tjeter. Nese ka pasur ndonjehere njeri qe i ka dhene kuptim nocionit te “emigrantit” qe ka perparuar ne Bruksel ke qene ti! Ti si vajze e paster, e zgjuar dhe qe guxon ta sfidosh te munduren dhe te pamunduren! E gjitha ka qene nje sukses per ty dhe per ne! Të perqafoj!”
Edvik shkruan: “Për ne je dhe mbetesh Deputetja jone ideale me nje potencial më të lartë se çdo kandidat tjeter Shqipetare, do te jene turp per ne nese perfaqesohemi nga përfaqesues socialiste. Te urojm çdo të mirë ne jetë dhe do jemi gjithnjë me bashkëpunime je përfaqësuesja e jonë Kombetare JEMI NJE”.
Gëzimi shkruan: “Ti je deputete per te gjith ata qe te njohin jemi shum krenar qe patem fatin te mbeshtesim ne keto zgjedhje te urojme gjith te mirat dhe suksese ne radhet te tjera respekte”
Ansela shkruan : “Edhe pse nuk u zgjodhe deputete, ti do mbetesh e perkryer, e pa arritshme. Veç vazhdo kështu .dhe na e meso edhe ne qe jemi fillestare për jeten në emigracion. Na mëso rrugen që ndoqe…respekte.”
Besjan shkruan: “Hajde kush mos ki dert kryesorja asht se ja ke arrit qellimit të hedhesh kandidaturen ne mes të Brukselit . Ti prap se prap mbetesh fituese.”
Elona tërhoqi shumë vëmendje të shtypit Shqiptar, Kosovar, në New York, në Diasporë e atë të shtypit Belg. U paraqit në disa kanale televizive e radio në Shqipëri ku ajo ishte e ftuar e kërkonte mbështejen e votës të besimit. Gjithshtu u shfaq dhe ne Televizionet e radiot këtu në Belgjikë.
Humbja nuk do të thotë se Elona do ti ndalet rrugës të politikës aspak dëshra për të vazhduar i është shtuar më shumë.
Elona shprehet “ Se këto zgjedhje nuk i përkisnin vetëm asaj. Unë kam punuar e do vazhdoj të punoj për komunitetin shqiptar jo veç atë të Brukselit por të gjithë Belgjikës”.
Duke shkruar këto fjalë më vinë ndër mend fjalët e bukura të Nënë Terezës: ” Jo secili prej nesh mund të bëjë gjëra të mëdha, por të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.
Nëse ndonjë ditë mendon se gjithçka në këtë botë është e tmerrshme dhe dëshiron të dorëzohesh, mendo për njerëzit të cilëve iu është thënë se kanë edhe pak kohë për të jetuar. Ata asnjëherë nuk dorëzohen.

Filed Under: Mergata Tagged With: deputete, Elona Zhana, nuk, zgjidhet

MERGATA- Amet Gjanaj, deputeti i ardhshëm në Bruksel

May 29, 2014 by dgreca

Në zgjedhjet që u zhvillluan ditën e dielë krahas zgjedhjeve Europiane dhe ato për Parlamentin Federal doli fitues dhe një kanditat shqiptar Amet Gjanaj.
Amet Gjanaj anëtar i Partisë Socialiste të Belgjikës ka fituar me 3800 vota në zgjedhjet për Parlamentin e Brukselit.
Amet Gjanaj është kryetar i Shoqatës “Vatra” dhe mbështetës i shkollës shqipe dhe grupit kulturor “Vatra”. Ai i është përkushtuar prej vitesh mbrojtjes së identiteit dhe vlerave kulturore shqiptare si dhe respektimit të diversitetit në Bruksel.
Zëvendëskryeministrja socialiste, Laurette Onkelinx dha këtë koment në mbyllje të fushatës elektorale, ndërsa mbështeste kandidatin për deputet të Brukselit, Ahmet Gjanaj, i cili renditej i 24-ti.
“E njoh Ahmet Gjanën prej shumë kohësh. Nuk është hera e parë, që punoj me të, dhe e mbështes. Komuniteti shqiptar është i mirëpërfaqësuar në Belgjikë. Janë me dhjetra-mijra burra e gra të integruar më së miri këtu, e ne u detyrohemi, sepse ata janë pjesë e rritjes ekonomike të vendit tonë”, tha Laurette Onkelinx.
Në zgjedhjet e vitit 2009 Gjana pati hedhur kanditaturen e tij ai shprehet :“Faktikisht, në vitin 2009 isha 160 vota larg mandatit, duke siguruar 2853 vota dhe; duke marrë parasysh se tani kam pak më shumë përvojë në menaxhimin e fushatës, më shumë kontakte, por edhe komuniteti shqiptar është rritur disi mendoj se kam të gjitha mundesite, që të marr mandatin e deputetit në Bruksel. Zakonisht, partitë këtu nuk organizojne mitingje nëpër rrugë, nëpër sheshe, por në ambiente të mbyllura dhe ky është aktiviteti përmbyllës, ku nuk merr dikush fjalën për të ngritur zërin dhe për të motivuar personat. Synimi është, që të kalojmë një moment të bukur e të qetë së bashku, dhe gjithçka është bërë në mënyrë krejtësisht vullnetare, këtu nuk ka harxhime të shumta marramendëse.”
Amet Gjanaj ka arritur të shënojë një diferencë të madhe kundrejt dy kandidatëve të tjerë shqiptarë që kanë marrë Burim Demiri ( Federatën e Frankofonëve) me 1225 vota dhe Elona Zhana (Cdh) me 520 vota.(Sonia M)

Filed Under: Mergata Tagged With: Ahmet Gjanaj, deputeti, i MERGATA- Aardhshëm, ne Bruksel

Balkanspring promovohet në Malmö

May 24, 2014 by dgreca

Dyqani digjital Balkanspring.com u promovua të shtunën më 24 maj 2014 në pavijonin Morsika në Malmö të Suedisë. Balkanspring është një nga projektet e kompanisë norvegjeze Athene Prosjektledelse, përkatësisht Athene Kosovo – degës së saj në Kosovë.
I pranishëm në promovimin e Balkanspring.com ishte edhe Jetish Jashari zëvendës ambasador i Republikës së Kosovës në Suedi. Ky dyqan online iu mundëson prodhuesve dhe dizajnerëve kosovarë që produktet e tyre t’jua shesin online konsumatorëve global.
Balkanspring.com – butiku digjital përmes të cilit mund të blihen online produkte punëdore nga Republika e Kosovës, u promovua edhe në mesin e diasporës së Kosovës në Malmö të Suedisë ku jeton një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve nga Kosova dhe të tjerëve me prejardhje nga vendet e Ballkanit. Balkanspring u prezantua në pavijonin Morsika të Malmös.
Liridona Gashi nga Athene Prosjektledelse, Norvegji tha se Balkanspring është një mundësi për zhvillim ekonomik. “Në një shtet të vogël si Kosova, dhe njëkohësisht me një diasporë të madhe, ekzistojnë shumë mundësi për të zhvilluar dhe përforcuar sektorë të ndryshëm të shtetit, e posaçërisht atë ekonomik”, tha Liridona Gashi.
Ndërkaq Jetish Jashari zëvendës ambasador i Republikës së Kosovës në Suedi tha se “Kosova duhet të krenohet me potencialin njerëzor që ka, dhe po të investohet dhe të jepet mundësia për ta dëshmuar kreativitetin dhe potencialin, do të arrijmë të kemi një ekonomi të zhvilluar dhe Balkanspring është mundësia për ta treguar potencialin tonë në botë”.
Kurse Sara Fusha menaxhere e projektit të Balkanspring në Kosovë shtoi se “qëllimi i Balkanspring është t’ju ndihmojë prodhuesve të Kosovës ti shesin produktet e tyre jashtë vendit sepse këto produkte dhe këta prodhues e meritojnë një gjë të tillë sepse kanë kualitet dhe kanë potencial të konkurrojnë në tregun europian dhe Balkanspring është mundësi e mirë”.
Promovimi i Balkanspring.com vazhdoi me ekspozitën e produkteve që mund të blihen në Balkanspring. Aty u paraqiten kreacionet e prodhuesve që janë pjesë e Balkanspring.com. Prezantimi u pasua me koktej të shoqëruar nga tingujt e performancës muzikore nga Dardan Bakraqi dhe Dan Linden.
Balkanspring.com përfshinë afro 40 prodhues dhe dizajnerë nga Republika e Kosovës, ku synimi kryesor është ti ofrojë produktet e tyre online drejt klientëve anembanë botës, por edhe tek ata në Ballkan.
Balkanspring është një platformë online e dedikuar të sjellë një gamë të gjerë të produkteve nga Kosova të punuara me dorë si ato moderne deri tek ato tradicionale si rroba, këpucë, akcesorë, dhurata, magazina dhe produkte të bukurisë.
Athene Kosovo është implementuese e Balkanspring.com, projekt ky i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.

Filed Under: Mergata Tagged With: Balkanspring, në Malmö, Promovohet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 95
  • 96
  • 97
  • 98
  • 99
  • …
  • 103
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”
  • MIRO TËRBAÇJA, SHQIPONJË E HISTORISË
  • Hirësia e Tij Nikodhimi, Peshkopi i Bostonit dhe Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Amerikë kreu vizitë 10-ditore në Shqipëri
  • Shqipëria dhe Kosova në Bordin e Paqes: Nga historia e plagëve drejt arkitekturës së paqes globale
  • PAQE PËRMES FORCËS, DREJTËSI QË GARANTON STABILITET, JO PASIGURI
  • Kosova pays the price as its liberation leaders are persecuted, not prosecuted
  • Çfarë sjell shkretimi shpirtëror në një tjetër shekull zhgënjyes përmes antologjisë së nobelistit Eugenio Montale
  • FAN (1971) / “TË PISH E TË HASH NË SHQIPËRI” — REPORTAZHI EKSKLUZIV BOTËROR I TELEVIZIONIT ZVICERAN
  • Folklori çam, i gjallë edhe në botën moderne!
  • Milan Shuflaj, e vërteta historike dhe martirizimi i lirisë akademike në Evropë
  • Kontributi i Prof. Emeritus Injac Parrinos në shkencat albanologjike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT