• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Konica dhe kthimi në identitet i shqiptarëve

October 27, 2016 by dgreca

“E thëna e së vërtetës nukë sjell nonjë fitim; po ka një ëmbëlsie më vete, sepse të qetohet vetëdija kur fole ç’duhej të flisje”.  –Faik Domenik Konica/

1-faiku2

Shkruar nga Valentin Lumaj/Michigan/

1-valentiniFillimshekulli i njëzetë e gjen Shqiperinë dhe shqiptarët në një nga periudhat më të trishta të ekzistencës mijëra vjeçare. Sundimi i stërgjatur i perandorisë turke, në atë kohë në rënie e sipër, sikur të ishte një sëmundje e gjatē dhe e mundimshme, po e linte Shqipërine në një gjendje katastrofale ekonomike, politike e shoqërore, e sidomos të ndërgjegjes fetare, të ushqyer shpirtërisht jo nga feja e tyre e parë dhe e përbashkët katolike, por më së shumti nga besimi islam, po ashtu ortodoks dhe ai bektashian.

Shiptarët deri në shekullin e 15-të krenoheshin me një histori 1500 vjeçare të besimit katolik. Ky besim i përvetësuar me ndërgjegje të lirë nga shqiptarēt, ka origjinën qysh në shekullin e parë pas Krishtit, gjatë udhëtimit të Shën Palit në trojet Ilire të asaj kohe nga Jeruzalemi në Rome. Shkëlqimi i Perandorisë turke solli me vete edhe përhapjen e besimit musliman. Ndaj shqiptarëve po ndodhte një çrrënjosje deri në kore e ndërgjegjes fetare si katolikë romanë. Po ndodhte një konvertim gradual e i dhunshëm i besimit katolik te shqiptarëve autoktonë ne atë islam të pushtuesit osman.

          Turqit mjetin e parë përdorën dhunën ekonomike, nëpërmjet sistemit të privilegjuar të taksave ndaj muslimanëve, përkundër masave shtërnguese ndaj jo-muslimanëve. Po ashtu premtimi dhe dhënia e tokave pjedhore atyre qē pranonin me dëshirë besimin islam.

         Së dyti, dhunën fizike, duke torturuar, burgosur e duke prerë kokat e priftërinjve që mbanin meshët dhe besimtarëve katolikë të cilët nuk pranonin te konvertonin fenë e tyre. Marin Barleti shkruante: “Disa mijëra të krishterë, i gjuajtën, i kapën dhe i prunë para sulltanit të botës. Padishahu i botës, disave ua preu kokat ndërsa të tjerë i çau më dysh. Të gjithë të tjerët i shkuan në shpatë para tij”

         Kronisti Bizantin i Kalif Fatihut, Kritobuli, i cili e vëzhgoi nga afër luftën  shqiptaro-turke, shkruante: “ Shqiptarët preferonin më mirë vdekjen sesa të binin në dorë të turqve. Disa Ilirianë, duke parë se ndiqeshin nga turqit, dhe nuk gjetën asnjë vend për t’u strehuar, u hodhën poshtë nga shkëmbijtë në hapësirën e përrenjve dhe vdiqën”. Po ashtu egzistenca e Kishave të nëndheshme e vërteton më së miri trysninë dhe dhunën e okupatorit turk ndaj katolikëve.

Dhuna morale kishte si mjet çnderimin dhe përdhunimin e vajzave dhe grave shqiptare në familjet e krishtera. Egzistojnë gojdhëna, vizatime dhe shkrime të kësaj dhune.Një mjet tjetër ishte dhunimi nëpërmjet traditës së shqiptarëve. Shqiptari historikisht e lidhte ekzistencën e vet me armën, me të cilën mbronte pronën dhe nderin. Mbledhja e armëve dhe lejimi i mbajtjes së armës vetëm për muslimanët ishte një metodë tjeter tinzare dhe e pabesë e turqve për t’i detyruar të konvertoheshin. Këto metoda makabre vazhduan deri në fillim të viteve 1900.

*****

Në këtë katrahulë të shkërmoqjes së sundimit pesë shkullor të  perandorisë turke, mendjet e ndritura të Rilindjes shqiptare parashikonin të ardhmen e afërt dhe të largët të fatit të Shqiperisë. Ndër tà dallon Faik Konica, për mendje-mprehtësinë dhe largpamësinë në të ardhmen e Shqiperisë. Ose sic e quante Noli i madh në Enciklopedi Shëtitëse G. Apolineri: “ky njeri me kulturë të lartë…, veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, poliglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare”.Konica rridhte nga një familje e vjetër feudale me tradita te thekshme muslimane e Zenelbejllinjëve të Konicës. Mësimet e para i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Falë talentit te tij, ai u rregjistrua në Kolegjin Katolik Saverian, në Shkodër. Aty Konica u mbrujt për dy vjet dhe në një farë mënyre përqafoi besimin katolik. Nën këtë ndikim Faiku vazhdoi studimet në shkollën franceze katolike të Gallatasarait në Stamboll, të cilën e kreu në 1890-n, kur ishte 15 vjeç. Studimet e plota universitare Faiku i kreu në Universitetin e Dijon-it të Francës në vitet 1890-95 dhe ato pasuniversitare në Paris në vitet 1895-97.     

         Shkollat jezuite katolike ku ai studioi si dhe kultura dhe ambienti përëndimor, krijuan bindjen te Konica se ai tani ishte një katolik nga besimi, dhe në verë të vitit 1995 në Dijon të Francës, pagëzohet me emrin Faik Domenik Konica. Qysh nga ajo kohë e mbas, Konica në të gjitha shkrimet dhe paraqitjet e tij, e ka prezantuar veten si Katolik. Edhe në Universitetin Harvard të Bostonit në vitet 1909-1912, u regjistrua si shqiptar katolik me emër Faik Domenik Konica.

         Përveç ambientit ku urrit dhe edukua, për vendimin e pagëzimit të tij si i krishter katolik, Konica ishte ndikuar edhe nga leximi i veprës se Marin Barletit në latinisht,  “Historia e jetës dhe e veprave të Gjergj Kastriotit Skënderbeut princit të Epirotëve”. Gjergj Kastriotin sulltani e detyroi të kthehej në muhamedan dhe i dha emrin Iskander-beg (Skënderbej), sipas Aleksandrit të Madh. Por ndërsa në fund të vitit 1444, mbasi mori Krujën, Skënderbeu u pagëzua me vullnetin e tij si katolik, duke rimarrë emrin e fëmijërisë Gjergj. Ky veprim u ndoq edhe nga shumë prinjësa të tjerë shqiptarë të asaj kohe. Konvertimi në katolik i Skënderbeut, ndikoi edhe në ndërrimin e kahes lindore ortodokse apo muslimane dhe orientimin e shtetit shqiptar drejt Europës përëndimore katolike duke lidhur aleancat e nevojshme në luftën e tij për mbrojtjen e katolicizmit dhe kundër përhapjes Perandorisë Osmane drejt Evropës.

         Po ashtu, Konica ishte frymëzuar edhe nga Konstandini i madh me origjinë Ilire, perandor i Perandorisë Romake, i cili u kthye drejt krishtërimit, sepse pa në qiell një vizion, që e porositi t’ia besonte fatin e ushtrisë së tij perëndisë së krishterë. Ai vuri si emblemë mbi mburojat e ushtarëve të tij kryqin që i qe shfaqur në qiell, me moton: “Me këtë shenjë, do të fitosh”.

         Pagëzimi i Konices përveçse një bindje shpirtërore ishte edhe një veprim diplomatik, nje shtysë për një lëvizje të gjerë popullore për kthimin e shqiptareve në fenë e të parëve. Ai ënderronte per nje tipologji te shtetit përëndimor evropian. Keshtu me 4 dhjetorit 1912, ndërsa në Vlorë ish-deputeti i Parlamentit turk Ismail bej Qemali shpallte pavarësinë e Shqipërisë dhe po krijonte qeverinë e parë të përkohshme shqiptare, si Kryetar i Federatës Vatra, Konica i shkruante: “Federata Pan-shqiptare e Amerikës “Vatra” i dërgon urime të nxehta ngjarjes që do të mbetet e kujtueshme. Lutemi, me këtë rast, të mos e bëni Shqipërinë një shtet oriental si Khiva, Bukharaja, Afganistani, Tunisia etj. Mbani për ideal një Shqipëri si Norvegjia, Danimarka, Hollanda, Belgjika. Prandaj duam më mirë një princ prej një familjeje mbretërore europiane i cili të na lidhë me traditat oksidentale”.

Ndërsa rilindasit shqiptarë dolën me moton e bashkimit: “feja e shqiptarit është Shqiptaria”, Konica shkon një hap më tej dhe u bën thirrje shqiptarëve: “Muhamedanë shqiptarë, bashkohuni me vëllezërit e krishterë, bashkohuni për të mirën e kombit tonë!”

         Në gazetën e tij Albania e 1909-s, nën syzën “Rreziku i afërm i shqiptarëve muhamedanë”, Konica parashikonte se

– Osmanllinjtë në pak vjet do të dëbohen nga Evropa;

 -Se Shqipëria e pabashkuar dhe e paqytetëruar, e mbetur nga faji i saj pa miq të fortë perjashta, do të ndahet;  -se Shqiptarët muhamedanë do të dëbohen duke humbur gjithë mallin dhe kamjen;

 -se Osmallinjtë nuk do t’i qasin n’Anadoll shqiptarët e dëbuar;

Prandaj ai ofron një zgjidhje të vetme:

 – në mos idealismi, të paktën buka dhe detyra që kini te fëmija juaj ju shtrëngon të bëni nga dy gjëra njërën: a të kthehni te feja e stëgjyshërve tuaj, a të mbeteni muhamedanë, po duke u lidhur me aq vërtetësi dhe zemre me të krishterët nga gjaku juaj sa t’i jipni kombit t’uaj një karakter gjysmë të krishterë.

         Në një kohë që të gjitha vendet fqinje do të kerkonin te shqyenin nga një cope tokë shqiptare, Konica ishte i bindur se lufta me armë ishte një vetëvrasje për shqiptarët, te cilët ishin të shpërndarë, të paorganizuar dhe të pa armatosur si duhet, ku edhe lënda e pare, baruti, vinte nga jashtë. Sipas tij rruga e vetme ishte ajo e bashkimit të gjithë shqiptarëve në origjinalitet, në fenë e të parëve, fenë katolike. Ai thoshte: “Në doni, kthehuni në fée të stërgjyshërve t’uaj, të cilët, si e bën “ispat” “tarihu”, ishin kaurë, gjaurë, qafirë, po që u bënë muslimanë nga “zullumi”.

         Ai mendonte se populli shqiptar për të fituar pavarësinë dhe për të krijuar një shtet të lirë sa më të ngjashëm me shtetet europiane, duhej të kthehej në krishtërim. Me tej ai shkruante: “Të kthyerit tuaj në fée të vjetër do të sillte menjëherë bashkimin e kombit”.

         Pikëpamja e tij ishte se Evropa përëndimore e njësonte popullesinë muhamedane shqiptare si popullsi turke. Megjithëse Islamizmi në Shqipëri paraqitej si “islamizëm europian”, joburimor, shqiptarët nuk do te njiheshin si shqiptarë për shkak të besimit të tyre islam, e prapëseprapë Turqia nuk do ti vinte në ndihmë Shqipërisë. Për këtë arsye ai parashikonte coptimin dhe humbjen graduale të trojeve shqiptare. Kjo ishte një largpamësi e cilësuar, një e vërtetë e pamohueshme, një e vërtetë që per shkak te besimit musliman dhe ortodoks, pati pasojën e përgjysmimit të trojeve shqiptare. Mali ë Zi merr Ulqinin, Plavën, Gucinë, Hotin e Grudën, Serbisë i dhurohet Kosova e Vranja, dhe nën atë motiv Greqia pretendon si të veten krejt toskërinë, duke dëbuar popullsinë autoktone shqiptare dhe zapton me dhunë Çamërinë.

                                             *****

   Historia vazhdon me luftë dhe gjak të derdhur pa masë nga shqiptarëet për tëe rifituar atë që humbën. Perpjekjet kanë qenë të gjithanëshme dhe të vazhdueshme. Një pjesë e elitave shqptare kanë qenë pro konvertimit katolik apo orientimit oksidental përkundër atij oriental, por që kurrë nuk kanë arritur ta krijojnë atë si çështje kombëtare.

         Kështu, Mbreti Ahmet Zogu, themeloi kalendarin perëndimor katolik në vend te atij turk. Ai u martua me një zonjë të besimit katolik, dhe ai vetë jetoi si katolik dhe fëmijët e tij kanë emra dhe jetojnë si katolikë.

         Sistemi diktatorial i famekeqit Enver Hoxha, megjithse mohoi të gjitha fetë dhe egzistencën e Zotit dhe shpalli ateizmin, prapëseprapë, goditjen më të madhe e mori katolicizmi, pasi ndër fretërit dhe murgeshat e asaj kohe ishte kristalizuar shtresa më vitale, më e përparuar dhe pro-përëndimore inteligjencës shqiptare. Vrasja, burgosja dhe syrgjynosja e klerit katolik, pati per pasojë përveçse një shkëputje shpirtërore, edhe një shkëputje të përgjithshme nga Vatikani dhe evropa përëndimore.

Degjenerimi i sistemit komunist, çoi ne rigjenerim të edukimit shpirtëror të shqiptarëve kur mbi 50% e popullsisë ishte ateiste. Në vitin 1995 Shkrimtari Ismail Kadare, ju bën të njëjtën thirrje që Konica u bënte shqiptarëve 100 vite me parë, që shqiptarët të kthehen në fenë e të parëve.

         Nga ana tjetër në disa xhami në Shqipëri e Kosovë, myftinjtë përpiqen t’ua mbushnin mendjen shqiptarëve muslimanë se ata janë një popull me gjak osman i krijuar nga përzjerja e shqiptarëve me turqit e ardhur nga Turqia. Nën këtë ushqim shpirtëror te gabuar, që mban erë qe ushqehet nga Ankaraja, shumë shqiptarë, kur ishte lufta për çlirimin e Kosovës, u strukën në familjet e Shqiperisë e Evropës që hapën dyert per tà, kurse sot flijojnë veten për lirinë e kombeve të huaja islame, Irak, Iran e Afganistan, pasi e ndjejnë veten më shumë turq se shqiptarë.

         Po ashtu disa liderë dritëshkurtër të Shqipërisë dhe Kosovës, quajnë popullin shqiptarëe vëlla me popullin turk. Ndërsa në disa kisha ortodokse ka priftërinj që u bëjnë thirrje popullsisë ortodokse të deklarohen grekë. Sipas tyre, shqiptarët muslimanë për nga besimi dhe gjaku janë vëllezër me turqit, kurse shqiptarët orthodoksë nuk kanë lidhje me ta sepse jane grekë. Me këtë qasje Greqia quan Epirin e veriut dhe Himaren ortodokse si popullsi greke. Po ashtu me këtë qasje po krijohet idea e Kombit Kosovar, duke e veçuar nga kombi shqiptar.

                                    *****

         Prandaj në përfundim të kësaj çoroditje fetare te shqiptarëve, pikësëpari nevojitet një bashkim shpirtëror në një besim të vetëm, në besimin original, fillestar, më të parin, të përqafuar nga të parët tanë, me vullnet e jo nga dhuna. Shqiptarët duhen te pagëzohen të gjithë katolike dhe me vullnet të lirë. Aty duhet te ndodh bashkimi i parë i shqiptarëve; të bashkohen zemrat e kokat e pastaj tokat. Bashkimi i shqiptarëve duhet të ndodhë tek Gjergj Kastrioti, dhe ti tregojmë Ballkanit dhe Evropës se ata nuk janë turq as grekë as serbë, por janë stërnipat e Kastriotit. Një bashkim i tillë do të njësonte te gjithë shqiptarët para të gjithë botës si një komb i vetëm dhe i pandashem. Aty lidhen të gjitha nyjet e Historisë së Shqiperisë. Pa këtë bashkim shpirteror, bashkimi kombëtar duket sa i skajshem aq edhe i pamundur.

         At Zef Pllumbi thoshte: “Muslimanët shqiptarë janë muslimanët më të mirë në botë, ata pak me i gërvishtë, të gjithë dalin katolikë”. Shqiptarët muslimanë nuk kanë ndonjë arsye të fortë që t’i jenë besnik të përjetshëm besimit islam. Në diktaturë shumica e lëshuan besimin islam dhe u kthyen në ateistë. Një patriot i “flakte” musliman, me dajren e patriotizmit në njërën dorë dhe atë të islamizmit në dorën tjetër, sapo të germojë në historinë jo të largët e Shqipërisë, do të ndeshë në gjakun e derdhur dhe kokat e prera të para-ardhësve të tij katolikë, që nuk paranuan fenë e pustuesit. Dhe në këtë moment njëra dajre pushon. Mandej është në dorën e tij tëzgjedhë, patriotizmin apo islamismin. Por një shqiptar nuk mund e jetë edhe një musliman i thekur edhe një patriot i vërtetë.  Në fillim ishte kombi pastaj feja katolike e kombit shqiptar; feja muslimane ishte feja e pushtuesit. Trikonfesionaliteti i besimeve, që nga disa studiues paraqitet si një begati e trashëgimisë shpirtërorë e shqiptarëve, është një miopi akute historike, pasi termi i trashigimisë nënkupton atë çfarë na lënë mbrapa të parët dhe jo okupatorët.

         Po ashtu përveç bashkimit shpirtëror, duhet të ndodhë bashkimi i kulturës dhe gjuhës shqipe. Fishta i madh thoshte në artikullin “Kur do t’bashkohen shqyptarët”: “…t’gjithë njatà qi e kanë me detyrë, si dhe ata qi ia kanë vue vedit me detyrë me organizue jetën shoqnore e t’qytetnueme n’Shqypnië, per n’daçin pernjimend bashkimin e kombit shqyptar, pa t’cillin bashkim nuk mund t’perbahet kurrë nji shtet i qytetnuem, ma s’parit t’caktojnë se mbas t’cillës kulturë duen me e organizue kombin shqyptar, e mbasandej me ligjë, me punë e me kohë të mundohen me i ba shqyptarët qi t’mendojnë e t’veprojnë mbas parimesh t’asaj kulture, tue mbajtë parasysh entologiën, psikologiën e ndijesitë besimtare t’tyne”.

 Kultura shqiptare ka qënë dhe është vazhdimisht nëdiskurs dhe jo në harmoni me kulturën turke. Shqiptarët muslimanë duhet te zgjohen nga gjumi osman, nga ai ç’syzim dhe vrasje për së gjalli kulturor dhe kombëtar i vetvetes.

         Shqiptaret duhet të zhvishen komplet nga stili turk i jetesës, nga stili turk kulturës, nga stili turk i veshjes. Po a ka veshje më bukur se xhubleta e fustanella?! Ferexheja nuk është shqiptare, nuk na shkon si komb evropian, nuk na përket neve. Shqiptarët duhet te shkunden, shpërlahen dhe të pastrohen një herë e mirë, nga çdo gjë turke, sepse aty është origjina e së keqes, vllavrasja, inati, pabesia, korrupsioni. Shqiptarët duhet të veshin kulturën e të parëve, besën, bujarinë, patriotizmin.

          Sado e vështirë të jetë, duhet që edhe gjuha shqipe të pastrohet nga mbeturinat turke. Të paktën autoporlantët nuk do të buçisnin disa herë në ditë në xhamitë shqiptare të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë me fraza në arabisht, por në gjuhën e pastër shqipe që ta kuptojnë besimtarët.

  Konica thoshte: “Historia nuk është veçse një rifillim i përjetshëm”.

         Shqiptarët muslimanë nuk duhet t’i frigohen pagëzimit si katolikë.  Inferioriteti ndaj konvertimit është një psikozë me synime të dëmshme. Udhëheqësit shtetëror, intelektualët tanë, apo vetë shoqëria civile duhet të krijojnë një lëvizje mbarëkombetare për kthimin e shqiptarëve në identitet.  Duhet të krijohet një frymë e përgjithshme, duke u bërë thirrje të gjithë bashkeëatdhetarëve për një njësim kombetar para botës. Aty duhet të derdhen te gjitha energjitë pozitive intelektuale. Lufta e ftohtë për shqiptarët është një luftë e humbur, për sa kohë egziston kjo përçarje shqirtëerore. Të gjithë shqiptarët duhet të marrin një dhe të vetmin ushqim shpirtëror, atë të krishterë. Kjo ëeshtë rruga më e mirë, më e shkurtër dhe më paqësore drejt bashkimit kombëtar. Dhe kjo nuk është vetëm në interes të një shqiptari amerikan, por është në interes të të gjithë shqiptarëve.

Si përfundim citoj fjalët e Konicës:“Jua hapa zemrën. Në u pezmatofshi, s’kini arsye, se ju fola lirisht për të mirën t’uaj, ashtu si ma pret mendja. Në mos u’ pezmatofshi, mejtohuni për këto që po ju thom, se s’janë prralla”.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: i shqiptareve, Konica dhe kthimi, në identitet, Valentin Lumaj

Fitimtarë me tasa alumini

October 27, 2016 by dgreca

Më 21 tetor të vitit 1943, vriten pa gjyq 67-të burra. Kjo afërmendsh është masakër. Sado në kohë lufte të ketë ndodhur….Mungesa e një gjykimi është mirëfilli krim lufte. Ose krime kundër njerëzimit. Kundër rivalit politik./

 

1-ilir-levonja-2-288x300Nga Ilir Levonja/Më 21 tetor të vitit 1943, vriten pa gjyq 67-të burra. Kjo afërmendsh është masakër. Sado në kohë lufte të ketë ndodhur. Sado në situatë nga ato kur zjarri është oferta e parë. Sado për inatin tim e për inatin tënd. Dhe për më tepër kur bëhet fjalë për front të organizuar. Me struktura e të tjera si këto. Me skuadra, brigada, batalione etj. Mungesa e një gjykimi është mirëfilli krim lufte. Ose krime kundër njerëzimit. Kundër rivalit politik. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Matjan. Një vend bash në zemër të Darsisë. Malësisë në anën lindore të fushës së Myzeqesë.

Janë plot 67 frymë njerëzore. Të cilët në një apo tjetër mënyrë, vendosën të radhiteshin në një front. Ashtu sikundër bëjnë sot plot e plot qytetarë. Dikush vishet blu e dikush i kuq.
Kjo shpjegohet me një arsyetim të thjesht…, të gjithë nuk ishin ideatorë të Ballit, por militantë. Militues, ndjekës. Që pas kulturës shqiptare. Dikush për hatër të mikut, dikush për hatër të babës, u radhit në një front. U radhit e me zemër të hapur. Për një Shqipëri të lirë. E gjitha siç e kish bërë nëna. Kaq. Kjo ishte logjika e kohës.
Ajo që rri e rri e bëhet mollë sherri mes shqiptarëve. Të cilët ca për shkak të dështimit të tyre. Në ndërtimin e një sistemi. Në idealizmat e tyre butaforike. Larg realitetit plot miza dhe tasa alumini. Flirtonin nën një luftë klasash më mizore se ajo kundër pushtuesit.
Megjithëse duhet thënë, që, një Shqipëri tjetër. Më pragmatiste. Nuk do ta kishte humbur kurrë shancin e njohjes së saj, si nga Italia fashiste. Ashtu edhe nga Hitleri. Por që e humbi. Eshtë fakt historik reforma fashiste për arsimimin e trojeve shqiptare si Kosova, Mali i zi etj. Dërgesa e një numri të madh mësuesish. Mirëpo në këtë hullumuli, e drejta e vetshpalljes fitues, i një lufte të falimentuar në stepat siberiane, në Vollgë etj…, nuk ka domethëniense gjithkush është armik i vendit të tij.
Militantët, milituesit, ndjeksit nuk ka pse futen të gjithë në vathën e thertores. Aq më tepër që në ngjarjen e msipërme përflitet që po nën këtë kulturë…, për hatër të mikut, për hatër të babës. Janë seleksionuar robtë kokë për kokë. Deri sa numri mbeti 67. Me në krye një njeri që tha, se, ”derr bëhetm dhe komunist jo”.
Dhe sado tradhtar të ketë qënë ky njeri. Ky ballist nopran. Ky myzeqar kokëngjeshur. Koha i dha të drejtë. Shqipëria dështoi me ”çlirimtarët”. Dhe për më keq thelloi luftën e shfarosjes së njeriut prej njeriut.
Shoh në shtyp. Në opinionin mbarë shqiptarë…, një valë indinjate. Aq më tepër burra shteti. Nga ana tjetër gra të rrëgjuara nga koha. Nga mosha, pjestarë të administratës së diktaturës. Së shfarosjes së njeriut nga njeriu. Siç ishte dhe rasti i së vesë së Hysni Kapos.
Eshtë për të vënë duart në kokë. Se si një Shqipëri demokratike, pos njëzetë e kusur vjeçare. Hapjeje me botën. Që është tashmë në botë dhe që ndihet aty për shkak të lidhjes së drejt për drejtë. Fëmijët e saj, bijtë e saj kanë ngritur jetën etj. Nuk po kupton akoma se sa larg është nga rendi demokratik. Nga të kupturit se termi tradhtarë në një katrahurë kohe, nuk i shërben aspak të ardhmes. Biles në emër të ardhmes shqiptarët do bëjnë mirë të heqin termin tradhtar. Pasi me të mirat dhe të këqijat e tyre, janë të gjithë nga pak tradhtarë. Madje më keq për fituesit…, nëse pretendojnë se kanë çliruar vendin. Se kanë ndërtuar atë. Si i bëhet hallit me vrasjet brenda sojit. Si t’ia bëjmë faktit, që, këta 67-të njerëz. Militantë apo ballistë… më përpara se tradhtarë janë shqiptarë. Pra, vëllezër. Dhe sado tradhtar të jetë vellai, vëllezërit…, si i bëhet halli me xhelatin e vëllait.? Ndaj dekoratat, medaljet dhe të tjera. Nuk janë merita, por antimerita. Faqja e zezë e jona. Ajo që nuk kurrë nuk dimë të pajtohemi. Që kurrë nuk u ndërgjegjësuam se sa të shpifur e kemi të shkuarën.
Duhet të ketë qënë viti 1992. (Dhëntë zoti nuk gaboj) Megjithatë mbaj mend si sot. Ka qënë ditë gjysëm gri, shkurti. E ftohtë. Kur në sheshin e qytetit të Lushnjes. Parakaluan 67-të arkivolë. Flitej se në gropën e gjëmës, kishin gjetur kufoma duarlidhur. Flitej për një britmë nate që i prishte gjumin komandant Mehmetit. Plumbi nuk e kishte marrë siç duhej të gjorin. U fol se si një grua, e ”qetësoi” me një plumb koke. Një grua që do të bëhej nënë. E mbaj mend se si në sfond përtej, qëndronin shamikuqtë, fitimtarët e braktisur. Nomeklatura kishte ikur në kurbet. Qe një botë ku unë për herë të parë besova se do niste pajtimi. Se shqiptarët do i qanin mëkatet bashkë. Duke larë shpirtin karshi kohës dhe ardhmërisë së fëmijëve të tyre. Besova pasi një kortezh i madh shpuri arkivolët në varrezat e luftës. Nuk kisha parë deri atë mot jetë një kortezh të tillë. (Pashë ca vite më vonë, prapë shqiptarë, militantë të jetës më të mirë. Kortezhin e Otrantos drejt Vlorës. Kishte dhe disa viktima nga qyteti im.) Megjithatë shqiptarët nuk u pajtuan. Vazhdojnë edhe sot në të tyren. Në fitimtarë, humbës, e tradhtarë. Në ca dekorata pa vlerë përballë pajtimit, faljes. Kërkund nuk sheh pikën e mëshirës. Edhe pse zeniti i jetës po u perëndon. Kërkund nuk shesh ndërgjegjësimin. Dhe u gëzohen ca dekoratave kallpe të një presidence kallpe. Të një sistemi formal i pjellë nga diktatura. Dhe që ne menduam se kapëm demokracinë. Përkundrazi, tradhtarët qeverisin. Militantët vriten, përdhosen. Madje u gëzohen dekoratave kallpe sa herë që vinë në pushtet.
Martirë dhe ”fitimtarë” nuk nxirret dufi me duf.

Filed Under: Opinion Tagged With: Fitimtarë, Ilir Levonja, me tasa alumini

S’ka “Apokalips now”, nëse Trump s’pranon rezultatin

October 25, 2016 by dgreca

1 Rafael Floqi

Nga Rafail Floqi/Michigan/

1-trump-12

Të gjithë ata që nuk janë të lumtur, që nuk ka më debate presidenciale, le të shohin anën pozitive të saj. Të paktën, të shtunën mbrëma mund të shihnim në emisionin Saturday Night parodinë e debatit live, ku paraqitej Alec Baldwin “si një Donald Trump i paparë ” dhe Kate McKinnon si Hillary Clinton,me një të zgërdhirje ngjitëse.

Luftëtarët komike i përshëndeti në debatin e tretë dhe final të së mërkurës, drejtuesi i emisionit, Tom Hanks në rolin e moderatorit të Fox News, Chris Wallace. Nuk po ndalemi këtu në performancën e aktorëve, por sic thonë “Shakaja thelbi i së vërtetës”. Nuk është tamam kështu por edhe unë po spekuloj pak.

Në fakt, debati i vërtetë e më i përfoluri ishte ai rreth momentit, kur Trump tha nuk angazhohej për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve, edhe pse Hanks, si Wallace u angazhua me ca spekulime,( si puna ime), duke i thënë sozisë së Trump.

Wallace: “Z. Trump, është bërë shumë e qartë tani se ju me siguri do të humbisni.”

Dhe Trump si Baldwin, i thotë me plot gojën “Korrekt!”.

Wallace: “Tani, kur të bëhen zgjedhjet, a do t’i pranoni rezultatet e zgjedhjeve, apo jo?”

Trump: “Unë do ta shikoj qëndrimin tim në atë kohë, sepse, sinqerisht, kjo garë është krejt e manipuluar. Bile dhe media. Përditë sa shoh lajmet të gjithë gazetarët të përpiqen të më paraqesin mua si më të keqin….

Vërtet, kjo satirë përpiqet ta kalojë me humor këtë pohim, por jehona e tij ka shqetësuar opinionin publik amerikan, më shumë sesa humori i së shtunës mbrëma. Pasi krijoi trazira kur Trump tha në debatin e fundit presidencial të mërkurën se ai nuk do t’i pranonte rezultatet e zgjedhjeve. E si gjithnjë, më vonë Trump u tërhoq, duke rënë dakord për të pranuar rezultatet dhe duke rezervuar të drejtën për të sfiduar ligjërisht një rezultat të “diskutueshëm”.

Reagimi pas kësaj deklarate ka qenë mjaft intensive. Associated Press e hapte artikullin e saj në lidhje me debatin, duke thënë se Trump kërcënon “të përmbysë një shtyllë themelore të demokracisë amerikane.” David Gregory i CNN-it tha se me komentet e tij, Trump “po minon demokracinë tonë, dhe se kjo gjë është një mënyrë të shprehuri jashtë traditës së demokracisë amerikane të garave presidenciale.” Profesori i së drejtës të ligjit zgjedhor Rick Hasen nga Universiteti i California – Irvine pohonte në bllogun e tij,” Se Trump mund ta ketë planifikuar ose ka më shumë të ngjarë, ai është vetëm duke e bërë një lojë gambiti si në shah. Sipas www.merriam-webster.com/dictionary, gambit është një lëvizje kur sakrifikohet një figurë për të pasur më shumë avantazh në pozicionet e ardhshme. Kjo nuk është shaka. Demokracia jonë është një gjë e brishtë e cila varet nga pranimi i rregullave të lojës, shtonte ai.

“Është e qartë, nuk është për të qeshur, kjo është një gjë mjaft serioze, por dhe mungesa e vullnetit si ai i Trumpit për të respektuar rezultatet e zgjedhjeve është e parashikuar për politikën amerikane.

Por, çfarë mund të ndodhë në të vërtetë, nga pikëpamja thjesht juridike nëse vjen 8 Nëntori dhe Donald Trump refuzon të pranojë rezultatet e zgjedhjeve?

Sinqerisht, jo qameti, në varësi të rrethanave, ka shumë të ngjarë të mos ndodhë ndonjë gjë e madhe. Trump mund të paraqesë padi, dhe të kundërshtojë rezultatet nëpër shtetet e ndryshme. Ai mund edhe t’i organizojë mbështetësit e tij që të protestojnë në rrugë. Megjithatë, në shumicën e situatave, Kushtetuta e SHBA është shumë e qartë për të caktuar se kush i ka fituar zgjedhjet.

Ballafaqimi, Bush kundrejt Gore në vitin 2000 na jep një shembull të rrallë të asaj që mund të ndodhë, në qoftë se vota popullore në një shtet është shumë, shumë e ngushtë. Por shanset për të pasur një situatë si ajo e Floridës tani janë të largëta. Në fakt, sondazhet e fundit tregojnë një kryesim të Clinton me nga 4 deri në 11 pikë para Trumpit. Megjithatë, ne jemi ende dy javë larg ditës së zgjedhjeve dhe sondazhet mund të jenë zhgënjyese.

Por, le të analizojmë skenarët e mundshëm.

Nëse Hillary Clinton fiton votën popullore dhe votat e Kolegjit Zgjedhor, nuk ka dyshim se ajo do të bëhej Presidente, sidoqoftë edhe nëse Trump pranon, ose refuzon rezultatet e zgjedhjeve. Kjo gjë sanksionohet në Amendamentin XII-të të Kushtetutën e SHBA, të ratifikuar nga shtetet amerikane qysh në 1804 ku thuhet:

“Personi që ka numrin më të madh të votave për President, do të jetë President, në qoftë se përveç numri i tillë ka edhe shumicën e të gjithë numrit të zgjedhësve të Kolegjit të quajtur vota elektorale; dhe në qoftë se asnjë person nuk e ka një shumicë të tillë, dhe një nga personat që kanë numrin më të madh të votave, nga të tre personat e listës së atyre që votuan për President, Dhoma e Përfaqësuesve e zgjedh menjëherë, me votim, Presidentin.”

Pra, nëse Clinton fiton 270 ose më shumë nga 538 vota elektorale, atëherë me të vërtetë aty s’ka vend për kundërshtim për Trumpin, dhe Clinton do të fitonte. Nëse Trump nuk do ta pëlqente këtë rezultat, ai mund të dërgonte mbështetësit e tij të protestonin në rrugë ose të ndërmerrnin  veprime ligjore, megjithatë gjykata do të vepronte në përputhje me Kushtetutën dhe do të vendoste në favor të Clinton-it.

Por çfarë ndodh nëse Trump fiton votën popullore dhe Clinton fiton votën elektorale? Në këtë rast, nga ana ligjore, Clinton do të ketë më shumë gjasa të fitojë, dhe për këtë kush të dojë mund të verë bast pavarësisht, edhe sikur, Trumpi do të protestonte. Megjithatë, me siguri, sipas Kushtetutës të SHBA-së, Presidenti nuk zgjidhet me votim popullor mbarëkombëtar, por përcaktohet nga kolegji zgjedhor. Kjo ka ndodhur plot  tri herë në historinë amerikane: Në zgjedhjet: Hayes ndaj Tilden në 1876, në ato Harrison ndaj Cleveland të 1888, dhe, natyrisht, Bush ndaj Gore në vitin 2000. Sigurisht, përballja Bush ndaj Gore ishte disi më ndryshe. Në Florida, bordi i zgjedhjeve raportoi se Bush fitoi me 48.8 për qind – gjë e cila shkaktoi një rinumërim automatik, sipas mandatit statutor. Kjo u pasua një rrëmujë e tërë e cila çoi më pas me vendimin e Gjykatës së Lartë së SHBA, e cila në fund të fundit, i dha fitoren presidentit George w. Bush pasi ishte kryer rinumërimi në Florida.

Pra, në qoftë do të ishim në një situatë ku vota popullore në një shtet do të ishte aq e afërt sa ç’ishte Florida, ju mund të vini bast se Trump do të ndërmerrte të gjitha veprimet ligjore. Pasi ai mund edhe të kishte ndonjë mundësi për të qëndruar në këmbë. Dhe ky rast, pak a shumë do të ishte si ai që ndodhi në rastin Bush ndaj Gore, gjykatat do të vendosnin nëse do të ndërhynin, edhe në këtë rast po me ato kompetenca si në atë rast.

Megjithatë, në përgjithësi, një barazim i tillë është statistikisht një mundësi e largët, por gjithçka ndodh. Në qoftë se në ndonjë shtet do të kishte barazim mes Trump dhe Clinton, ligji i shtetit do të përcaktonte  procedurat, se çfarë do të ndodhte më pas – e me shumë gjasa do të kishte ndonjë lloj rinumërimi. Sipas ligjit federal 3 U.S.C. Neni 5, shtetet e bëjnë vetë caktimin përfundimtar të fituesve të përzgjedhur. Nëse ka ndonjë pyetje gjatë procedurave të atij shteti për emërimin e zgjedhësit apo ndonjë rinumërim, kjo do të mund të përfundonte përsëri në gjykatë.

Por çfarë ndodh, nëse as Trump as Clinton nuk do fitonte 270 votat elektorale të kolegjit?

Edhe për këtë Kushtetuta, ka një përgjigje. Dhe procesi do të ishte pak a shumë ky si ky:

“Nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën e votave të Kolegjit zgjedhor, Dhoma e Përfaqësuesve do ta zgjidhte Presidentin nga 3 kandidatët presidencialë të cilët kanë marrë më shumë nga këto vota në zgjedhje. Çdo delegacion shteti ka një votë. Senati do të zgjidhte zëvendëspresidentin nga 2 kandidatët për nënpresident me më shumë vota më zgjedhore. Çdo senator do të hidhte një votë për zëvendëspresidentin. Në qoftë se Dhoma e Përfaqësuesve nuk arrin të zgjedhë Presidentin në Ditën e Inaugurimit, atëherë zëvendëspresidentin i zgjedhur shërben si president i përkohshëm, derisa bllokimi të zgjidhet në Dhomën e Kongresit.

Kështu, ndërsa Trump mund të thonë se ai nuk do t’i pranonte rezultatet e zgjedhjeve, ai madje edhe mund të punësonte edhe një ekip juristësh për të luftuar për të, megjithatë, sipas të gjitha gjasave, procesi demokratik amerikan do të përcaktonte se kush fitonte, dhe pse Trump nuk do ta pranonte rezultatin.

Çështja është se Kushtetuta Amerikane ka një procedurë të caktuar për, pothuajse, çdo situatë të mundshme. Sigurisht, ka gjithmonë përjashtime dhe rrethana të paparashikuara ose (mundësi shumë të koklavitura) për shembull si ndonjë mashtrim në shkallë të gjerë të votuesve. Dhe për këtë ju nuk mund të vini dot bast, edhe nëse kjo ndodhte, kjo gjë do t’i jepte mundësi Trump-it për të venë në pikëpyetje rezultatet e zgjedhjeve.

Dhe në rast se Trumpi do të fitonte nuk do kishte një mundësi të tillë, pasi dhe këto opsione vlejnë dhe për Clintonin, edhe pse ajo nuk është deklaruar.

Në fund të fundit, cilido nga kandidatët të hyjë në Shtëpinë e Bardhë janarin e ardhshëm, kjo fushatë do të jetë e pazakontë dhe për t’u mbajtur mend, për vetë kandidatët dhe për gazetarët që po e mbulojnë atë, dhe për aktorët e së shtunës mbrëma, por megjithatë një gjë është e garantuar se nuk do të ketë “Apocalips now”.

“Siç duket popullariteti nuk duhet të jetë shkalla e vlerësimit për zgjedhjen e politikanëve, shkruante aktori dhe regjisori i filmave i viteve 40-50-të, Orson Welles, Në qoftë se do të varej nga popullariteti, Donald Duck dhe Muppets do të kishin zënë vende në senat”.

E kjo gjë, sot edhe mund të vihet në dyshim pse siç duket ai se pat njohur një farë, Donald Trump.”

Filed Under: Opinion Tagged With: nëse Trump, Rafael Floqi, S’ka “Apokalips now”, s’pranon rezultatin

QYTETERIMI YNE

October 25, 2016 by dgreca

QYTETERIMI YNE – Shoqeria Njedimensionale – Herbert Marcuse (pjesa I)/

1 Blerta Haxhiaj

Shkruan: Mr.Sc Blerta Haxhiaj/“Njeriu Njedimensional”, i autorit, filozofit, mendimtarit Herbert Marcuse, një veper e cila është cilësuar një ndër më të rëndësishmet për teorite kritike të shoqërise na shfaq para vizualitetit tonë si individual ashtu edhe kolektiv shoqërinë njëdimensionale. Shoqëria njëdimensionale teknike dhe elektroteknike varion nëpër perfeksionimin e mëtutjeshem të tij në dimensionalitetit e tij. Represioni psiqik dhe fizik, totalitarizmi gjithëpërfshirës i cili tregon realitetin dimensional inkuadron individin në skllavërimin e tij të pashmangshëm ndaj mjeteve teknike. Modeli i jetes i shoqërisë njëdimendimensionale në jeten e njeriut Herbert Marcuse e paraqet si një rend që shfaqet totalitar e cila absorbon edhe mënyrën e jetesës tradicionale të individit. Përderisa i referohemi individit si i vetem, kjo të jep nënkuptimin se vetem një individ ka luksin e njëdimensionalitetit por ky emërtim jepet në shumës. Kundrejt vepres së tij “Erosi dhe Qyteterimi” Marcuse është më pesimist ku me mendimet e tij ai denononcon karakterin fundamental represiv të konsumatorit në shoqerinë industriale të avancuar. Njeriut Njëdimensional i jepet mundësia për të zgjedhur por i mohohet mundesia për ta bërë atë në mënyrë të pavarur. Ndikimi i studimeve mbi Marksin të autori jep sintezen e tij të Marksit dhe te Freud-it tek “Erosi dhe Qyteterimi“, ku “parimin i kenaqesise“ zëvendesohet me “parimin e realitetit”. Ess-i – Un-i – MbiUn-i janë shtresat kryesore të strukturës psiqikës ku bazamenti është Ess-i e cila është e lirë nga parimet dhe format nga të cilat e bëjnë njëriun të ndërgjegjshëm dhe social nuk njeh as të mirën as të keqen as kohën dhe as kontradiktat, si synim  të kënaqe vetëvetën në dakordim më Erosin. “Nën ndikim e botës së jashtme (ambientit), një pjesë e Ess-it që ka organe për receptimin e stimujve dhe mbrojtjen ndaj tyre, zhvillohet gradualisht derisa bëhet Un-i.ky është ndërmjetësi mes Essit dhe botës së jashtme, përceptimi dhe ndërgjegjja janë vetëm pjesa më sipërfaqësore e Un-it ajo që topografikisht ndodhet më afër botës së jashtme, por falë tyre (sistemi ndërgjegje-përceptim) ai e ruan ekzistencën e vet, duke vëzhguar dhe vlerësuar realitetin, duke krijuar dhe ruajtur një imazh të vërtetë të tij, duke iu përshtatur dhe duke ndryshuar sipas interesave të veta. Kështu Uni ka për detyrë të paraqesë boten e jashtme Essit…” (Herbert Marcuse “Eros ans Civilisation A Philosophical into Freud” .fq -47) Zëvendesimi i parimit të kënaqësise jep :  “Sakrifikimi metodik i libidose, devijimi i saj drejt aktiviteteve dhe shprehjeve shoqërisht të nevojshme përbëjnë kulturen” që  konsiderohet si frut i qyteterimi (kultura , arti, puna). Shoqëria industriale imponon një modifikim i instikteve duke katapultuar sferen seksuale me sferen e punes. Proçesi represiv i Freud-it, parimi i“ kënaqësise” me zevendesimin e tij, diferencimi i nevojave jepet si frut i një shoqerie industriale, e cila konfiguron një dominim përmes formave të dhunës. Është e rëndësishme të shqyrtohen relacionet mes psikoanalizës dhe mendimit politik, psikoanaliza ofron një analizë në një prespektive të re të politikës të shoqërisë, …”Sipas Marcuses Psikoanalizes iu bë e mundshme si instrument social-politik pozitiv dhe negative funksioni administrativ sepse Freud zbuloi zonat më të thella të instikteve, mekanizmat e kontrollit social të tij.” Individi heq dorë nga parimi i kënaqësisë (Erosi) dhe i nënshtrohet parimit të realitëtit (Thanatosi); si sipërfaqësues paradigmatik se ku tronditet teoria freudia-ne Marcuse thekson se: “Së pari – modeli psikoanalitik: Babai – familja e dominuar nga babai ishin faktorët e socializimit psiqik, e humb vlerën nga fakti se shoqëria vepron mbi Unin përmes masmedias; grupet sociale; së dyti – zbrazet roli i babait, kjo shoqërohet nga rënia e ndërmarrjes private e familiare; djali bëhët i pavarur nga i ati dhe nga tradita familiare si rezultat i kërkimit (vendi i punës) e mënyra se si e fiton jetën; Procesi tranzistor i katapultimit të parimeve të “kënaqësisë“ dhe të “realitetit“  tregon zeëvendësimin e instikteve me atë të teknologjise e cila varion në një moment teknik hedonist. Teknologjia si mjet tranzistor mundëson lehtesimin e arritjes së veprimtarisë së zhvilluar të aktiviteteve që ofrojnë kënaqësi. Njëkohësisht puna ofron kënaqësi por me pune kryejme një aktivitet kualitativ – kuantitativ e cila si variabel e aktivitetit te  gjendjes mendore dhe asaj fizike na okupon pjesen temporale për të shfaqur instiktet tona origjinale si qenie njerezore, ku kalimi nga statusi i primatit natyror shndërrohemi në primate teknologjike. “Me krijimin e parimit të realitetit, qënia njerëzore, e cila nën parimin e kënaqesise s’qe gjë tjetër veçse një lemsh tendencash kafshërore, bëhet Un-i i organizuar. Tashmë lufton për atë që është e ‘dobishme’, për atë që mund ta ketë pa i shkaktuar dëm vetes dhe ambientit ku jeton. Nën parimin e realitetit, qënia njerëzore zhvillon arsyen, e cila mëson të ‘vlerësoje’ realitetin, të shquajë të mirën nga e keqja, të vërtetën nga falso-ja, të nevojshmen nga e dëmshmja. Njeriu fiton cilësinë e kujdesit, e të mbajturit mend e të gjykimit. Ai bëhet një subjekt i ndërgjegjshëm që mendon, brenda një sistemi racional që i imponohet nga jashtë.” (Eros ans Civilisation A Philosophical into Freud”) Marcuse tregon  se nevojat arficiale të ofruara nga shoqëria industriale integrojne  individet në sistemin e prodhimit dhe të konsumit ku menaxhimi industrial kulturorë e bashkohorë mundësojnë venitjen e kritikes, mohimit dhe opoziten e këtij sistemi. Teoria marksiste dhe socializmi, një vision të cilin autori me  kritikën e tij e mbron mendimin që fluskon në sipërfaqet e trazuara të univesit njëdimensional, ku mendimi kritik mjegullohet dhe dendet gjithnjë e më shumë, si pasojë jep tejfunksionimin e busulles të vet kapitalizmit. Kapitalizmi në shndërrimin e stadeve persosshmërise së tij ku individi shnderrohet në mall dhe procesi jetesor në një treg, ku duhet të mbijetojë me teknikat e reja zhvilluese kapitaliste ofron stabilizimin si mall po ashtu edhe ne treg, parimisht të shndërruar në tregtare të vetvetes në sistemin kapitalist-bashkohor. “Kur flasim për nevojat dhe burimet; nevojat nuk kanë lidhje me luksin pasi luksi nuk njeh limite. Keshtu që problemi ekonomik mund të paraqitet përmes raportit : Burime – prodhim – oferte; nevoja –konsum – kerkese;” –  “Një robëri e rehatshme, e butë, e arsyeshme, demokratike, mbizotëron në qytetërimin e përparuar industrial, si shenjë e progresit teknik. (Herbert Marcuse “ The One-Dimensional Man. Studies in the Ideology of Advanced Industrial Society fq – 26)

 

 

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Mr.Sc Blerta Haxhiaj, QYTETERIMI YNE

Ju puth duart me ndér si biri t’atit

October 23, 2016 by dgreca

1-eqerem-cabej

1-gjergj_fishta_1932Shkruar nga : Mërgim Korça*/

Kësisoji e mbyll letrën e tij tek i drejtohet  Atë Gjergj Fishtës profesor Eqrem Çabej, (dokument i cili gjëndet në Arkivin Qëndror të Shtetit, F17  D36 fl.12). E filluam këtë replikë ndaj shkrimit të profesor Nasho Jorgaqit me pozicionimin e profesor Çabeut ndaj Atë Gjergj Fishtës, pikërisht që ta mësojë profesor Nashua se që në fillim ai e nis shkrimin e tij me një insinuatë të gabuar !

Nisur nga fakti se dëshira e ime e sinqertë është t’u trashëgojmë brezave të rinj të dhëna historike si edhe sa më shumë të vërteta si edhe fakte bashkëkohore tonat që ata jo që nuk kanë se si t’i dijnë por as që i marrin dot me mënd, (nisur nga shtrëmbërimet që i janë bërë historisë nga historianët e periudhës diktaturës si edhe në vazhdim), prandaj edhe e fillova këtë replikë timen kësisoji, ndaj asaj të ashtuquajture analizë që i bën veprimtarísë së Atë Gjergj Fishtës profesori Nasho Jorgaqi i cili titullin e shkrimit të tij e ka përzgjedhur pikërisht të jetë :

A FLIRTOI GJERGJ FISHTA ME PUSHTUESIT FASHISTË ?

Pak informacion për lexuesin :  Në vitin e largët shkollor 1948 – 49, në shkollën e mesme Gjimnazi 29 Nëndori i Shkodrës, (qytet në të cilin na shpërngulën familjarisht duke na hequr nga Tirana në vijim të luftës së klasave), rastisi të kem shok klase paralele, (ai ishte nxënës i shkollës pedagogjike, nën të njajtën çatí si edhe drejtorí shkolle), autorin e shkrimit të lartpërmëndur, Nasho Jorgaqin. Ky i fundit bënte pjesë në kontingjentin e konviktorëve të asaj shkolle, të kërkuar urgjentisht nga kryetari i Degës Punëve të Brëndëshme Hilmi Seiti ministrit të Punëve të Brëndëshme Mehmet Shehut, për ta shtruar gjëndjen disidente të studentëve kundra-komunistë të asaj shkolle.

Për hír të së vërtetës si edhe objektivitetit që dua të ketë kjo analizë, nuk kam se si ta mohoj faktin që, me aq sa mundem, të pohoj simbas ngjarjeve për të cilat isha dëshmitár në vetë të parë, se Nasho Jorgaqi ecte asokohe për plogëtí, (duke mos qenë flamurtar egërsíje), mes radhës  konviktorëve të sjellë në Gjimnazin e Shkodrës me detyra të caktuara sa i takon ashpërsísë që e shquante masën e tyre të étur në drejtimin e zbatimit të luftës së klasave, si rezultat i punës së të cilëve pati përjashtime nga shkolla, arrestime, si edhe dënime me burgim bashkënxënësish tonë të asaj kohe !

Me kalimin e viteve doemos i humba lidhjet e drejtpërdrejta me Nashon i cili iu kushtua karrierës mësimdhënësit e në vazhdim të shkrimtárit si edhe analistit.

Ç’E SHKAKTOI FILLIMISHT ZHGËNJIMIN TIM PËR NASHON ?  Leximi i dy vëllimeve të tij, “MËRGATA E QYQEVE“ !  E përzgjodha jo rastësisht cakun gjuhësor fillimisht, sepse në vijim të viteve erdhën pastaj edhe intervistat e tija, (të N.Jorgaqit–shënim i M.K.), ku ai theksonte se si  ishte munduar, derisa edhe i bindi udhëheqësit komunistë të shtetit, ta miratonin shkrimin e në vazhdim doemos edhe botimin e një romani ku burim kryesor informacioni kishte qenë një i infiltruar i Sigurimit të Shtetit për thuajse dhjetë vite në radhët e emigracionit kundra-komunist, (Isuf Mullai), si edhe disa të infiltruar të tjerë jo të kësaj rëndësije !  Megjithatë, duke mos dashur  të bëj asnjë hamendësí, pa lé insinuatë sa i takon një ure eventuale mes konviktorit Nasho Jorgaqi si edhe shkrimtarit si edhe analistit bashkëkohës, nuk kam se si mos të ndalem e ta analizoj kritikën që ky i fundit i bën atdhetárit të shquar Atê Gjergj Fishtës !  Fillimisht pyes veten :  Cila kishte me qenë zanafílla e hullísë që vazhdon e ndjek profesor N.Jorgaqi me t’ashtuquajturën analizë të tij të botuar me 2 tetor të 2016-ës ?  Padyshim që janë direktivat që ka  pasë dhënë “KOMANDANTI” dhe botuar në gazetën Bashkimi të datës 22 gusht 1947, para një grupi të rinjsh që morën pjesë në Pleniumin e IV-të të rinisë popullore që po e kopjojmë tekstualisht siç qé shprehur asokohe vetë Enver Hoxha në fjalimin e tij :
“ Miqësínë me popujt e Jugosllavisë nuk mund ta errësonte shërbëtori i imperializmit dhe i fashizmit italian, shovinisti At Gjergj Fishta me “Lahutën e Malësisë”, ku ai nga një vepër kusare të thjeshtë, kërkon t’i bëjë apologjinë shovinizmit më të tërbuar dhe ta ngrerë armiqësinë që nuk ka ekzistuar në mes të malësive të veriut dhe Malit të Zi, në një teori të çmëndur … ! ”

Pikërisht mëkimi, fillimisht me mësimet e Enver Hoxhës dhe në vazhdim pastaj karriera e tij … bënë që profesor Nashua ta hartojë atë shkrimin e tij gjuha e të cilit në pamje sipërfaqësore e predispozuar pozitivisht ndaj Atë Gjergjit por në efekt e mbushur me insinuata negative ku herë figurën e Atë Gjergj Fishtës e quan me probleme e gjithashtu me hije q’e rrethojnë.  E doemos objektivi kryesor është që figura e Atë Gjergj Fishtës të mjegullohet me pohime ekuivoke !  Shëmbull madhor përbën ajo që Nasho Jorgaqi e quan “tundimi fashist”, e si pasojë pranimi nga ana e Atë Fishtës për t’u bërë  akademik i Italisë !  Kësisoji profesor Nasho Jorgaqi sjell një shëmbull, një të vetëm por sipas tij fakt  tejet kuptimplotë lidhur me figurën problematike të Atë Gjergj Fishtës, një letër që Atë Fishta ia paska drejtuar, (në gjuhën italiane), NJË OFICERI TË LARTË FASHIST. Mirëpo profesor Nashua nuk e mendoi fare se si lexuesit të zakonshëm, pun’e parë që do t’i shkojë në mëndje kishte me qenë të pyeste : Kujt i drejtohet kjo letër ?  Nga ana tjetër letra i paraqitet lexuesit e shkruar në një toskërishte dialektale ku përkthyesi, sa për një shëmbull, i ka vënë në gojë Atë Gjergjit edhe shprehjen “ … kam rrufitur, në Resto del Carlino, artikullin tuaj magjistral …”.  Kurse unë shtoj se së pari, letra e Atë Gjergjit, (sipas profesor Nasho Jorgaqit), nuk është përgjigje që i jepet letrës që Ai ka marrë nga një oficer i lartë fashist e për më tepër edhe i paemër.  Për hir të së vërtetës, Atë Gjergj Fishta me 7 qershor të vitit 1939 mori një letër urimi nga Presidenti i Akademisë Mbretërore Italiane Luigi Federzoni ku ai e përgëzonte ndër të tjera Atë Gjergjin si më poshtë vijon : “ … Emërimi i Juaj si Akademik i Italisë, nga njera anë flet për vetë konsideratën e lartë të DUCE-s por nga ana tjetër ësht’edhe një shpërblim i drejtë sa u takon vlerave t’Uaja si edhe një shquarje e posaçme që i bëhet poezísë shqipe, duke marrë nga ana tjetër edhe kuptimin e një njësími të përkryer shpirtëror të dy popujve tanë që deti Adriatik, me lavdítë e tija shekullore i bashkon përjetësisht …”.    

Kurse Atë Gjergji me telegramin e Tij të datës 12 qershor 1939 i përgigjet Presidentit të Akademísë, Luigi Federzoni-t si vijon :

“ … I mallëngjyem Ju falënderoj për urimet si edhe sa i tokon miratimit t’Uej si edhe të kolegëve t’Uej akademikë lidhun me dekretimin t’êm si pjestar i institucionit mâ të naltë të kulturës të regjimit fashist si rrjedhoj’e miratimit prej anës Duces si edhe vullnetit të Perandorit tonë i bindun se prej gjinit të Italisë ka me u rilindë Shqipníja ideale …”  Unë personalisht e ftoj gjithsecilin ta verë veten në pozitat e Atë Gjergjit dhe t’i lexojë me sy kritik si thënjet e Federzonit e gjithashtu edhe telegramin e përgjigjes.  Mendimi im është se që të dyja, si urimet e Federzonit e gjithashtu edhe telegrami i falënderimit përshkohen si një éndje e thurur me gjuhë të dyanëshme diplomatike dhe me respekt të ndërsjellë !

Përgjatë kësaj vázhde, do t’i sjell profesor Nashos dy fakte, (jo si letra që ai e quan fakt që e mvishka me hije figurën e Atë Gjergj Fishtës), por dy fakte që t’i drejtpeshojë lexuesi.

Fakti i parë : Duke hamendësuar në mënyrë spekulluese rreth ndjenjave kundra-komuniste si klerik françeskan i vendosur që Atë Gjergj Fishta ishte, të cilat përkonin me pozicionimin politik të Italisë fashiste, hapi i parë i qeverisë italiane ishte që për vlerat e Tija madhore si edhe ndikimin e madh në popull që Ai gëzonte, qeverija fashiste italiane t’i akordonte Atë Gjergj Fishtës dekoratën nga më të lartat që ajo dekretonte. Këtu edhe pika kyçe e spekullimit rreth figurës At Gjergjit :  Nuk zihet në gojë fare fakti se jo që Atë Gjergji nuk e pranoi dekoratën e lartë por edhe si e priti Ai këtë dekoratë duke u shprehur se “ KJO DEKORATË NUK ÂSHT PËR MUE ! “

Fakti i dytë : Në meshën e përmortëshme që e mbajti Ipeshkvi Imzot Thaçi, i tha morísë së pjesëmarrësve në atë takim mortór “ … para dy ditësh, kah shkova m’e tokue Patër Gjergjin në spital, ashtu me gjysë fryme muejti me më thânë – Dekën e kena borxh të tânë, por âsht kah më vjen keq se po dés tue e lânë Shqipninë të shkelun prej kâmbës huej …!  Këtë fakt unë personalisht e kam mësuar nga kujtimet e Atë Zef Pllumbit të cilët profesor Nashua parimisht i përmënd në shkrimin e tij por ama pa u ndalur tek ky pohim madhor i Atë Gjergjit ! Me pak fjalë, edhe sikur vetëm këtë fakt të kishte mësuar profesor Nasho Jorgaqi duke lexuar kujtimet e Atë Zef Pllumit, duhej të ishte lëkundur sa u takon insinuatave të tija … pa lé sikur ta ketë lexuar edhe letrën e Profesor Eqrem Çabej-t drejtuar Atë Gjergj Fishtës !

Vijmë tek dekretimi si akademik i Italisë që iu bë Atë Gjergjit.  Pikërisht nga që ky fakt është fryrë kaq shum’e me aq keqdashje sa s’ka më nga ana e historianëve të ideologjizuar me frymën e partisë komuniste e doemos edhe nga ana e shkrimtarëve të rrymës realizmit socialist, (të shtyrë këta të fundit nga egoizmi si edhe cmira e tyre e pakufí ndaj veprës së Tij madhore letrare), do të ndalemi e t’i hedhim dritë pikërisht këtij fakti.  Atëbotë akademikët e Italisë, si anëtarë të një institucioni të pavarur kulturo-shkencor që ishin, njëzëri e propozuan Patër Gjergj Fishtën si anëtar të Akademisë Italiane.      (Për ta biseduar me Atë Gjergjin paraprakisht mendimin e Akademisë Italiane, qé ngarkuar Prof. Agostino Gemelli, klerik françeskan si edhe akademik. ).

Me këtë  veprim  Akademia  e shpërfilli  si  edhe  e shpotiti qeverinë italiane, duke ia rritur skaj-shmërisht prestigjin  jo  vetëm  Atë  Gjergjit por bashkë me të edhe Shqipërisë.  Akademia Italiane, nga ana  e  saj, záret i kishte  hedhur.  Pritej përgjigja  e  Fishtës. Hapin tjetër të priftit krenár vërtet’e priste me padurim Akademia e Italisë, por e priste me kureshtje dhe inat akoma më të shtuar qeveria fashiste, gjoja e pa interesuar.  Vonoi përgjigja, po më në fund erdhi :  Patër Gjergji e kish për ndér propozimin  që  i  bëhej  dhe  falënderonte  të  gjithë anëtarët e Akademisë për vlerësimin që i bënin ! Këtu tashti edhe forca e karakterit të atdhetárit të madh e cila hedh poshtë të tëra insinuatat :
Në  konferencën  e  parë  solemne si akademik në Kinema Rozafat, për t’a pozicionuar veten e Tij botërisht, duke folur për dukurinë e ngjashme ndërmjet pushtimit të dikurshëm romak të Ilirisë me pushtimin e atëhershëm fashist të Shqipërisë Ai guxoi e tha :
“ … Rezistenca që romakët hasën ndër fiset dhe Mbretëritë Ilire të gjitha ndodhën sepse ilirët e panë menjëherë se trupat romake po sillnin robërinë në vënd të lirisë …”

Sikur të përqëndroheshim vetëm rreth këtij pohimi të Atë Gjergj Fishtës, bërë nga ana e Tij publikisht si edhe zyrtarisht, nuk ka se si të mos na dal’e qartë se si akuza e ngritur kundra Tij si “shërbëtor i imperializmit si edhe i fashizmit italian”, (nga ana e udhëheqësit dhe diktatorit komunist të Shqipërisë Enver Hoxhës, cituar më lart), bíje poshtë me plot kuptimin e fjalës si një çpifje skajshëm keqdashëse, përçarëse si edhe e pavënd !

Nisur tashti nga të gjitha zhvillimet, të kundruara ato me përparësínë që na jep kqyrja në mënyrë  mbrapavështruese, si ta quajmë titullin e përzgjedhur nga profesor Nasho Jorgaqi ku pyetja e drejtuar lexuesit mbështetet në një “folje” (në paskajore – të flirtosh), e cila ka kuptimin të bësh dashuri por me kusht mos të jenë të përfshira aspak ndjenjat. Nuk mund ta mendoja se insinuata e autorit të shkrimit ndaj Atë Gjergj Fishtës, pa u zgjatur aspak se cila kategori femrash “flirtojnë”, do të formulohej kësisoji pikërisht 69 vite mbasi diktatori e quajti Atë Fishtën shovinist dhe shërbëtorin e fashizmit !  E të gjitha këto profesori Nasho Jorgaqi i mbështet në një letër eventuale gjuha e së cilës është skajshëm diplomatike dhe ai këtë letër e quan fakt kundra Atë Gjergj Fishtës !(?)

Dhe unë i mbyll këto radhë duke e riformuluar pyetjen :  Ishin duart e Atë Gjergj Fishtës për t’u puthur me respektin më të madh, siç qé shprehur profesori ai vet’i madh, Eqerem Çabej, apo ishte figura e klerikut, atdhetárit të madh si edhe poetit e shkrimtarit skajshëm të madh Atë Gjergj Fishtës, të qëmtohej në se kishte flirtuar ai me pushtuesin fashist,apo jo ?!

* Replikë e marrë nga Gazeta “Minerva”       

Filed Under: Opinion Tagged With: At Fishta, Eqrem Cabej, Ju puth duart me ndér si biri t’atit, Mergim Korca, Minerva

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 531
  • 532
  • 533
  • 534
  • 535
  • …
  • 860
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Çamëria… heshtja që vret”
  • SHQIPTARËT DHE PROJEKTI EVROPIAN PËR MAQEDONINË E VERIUT A MUND TË DEGRADOJË NË NJË NARRATIVË ILUZORE?
  • Brigitte Bardot: “seks bomba bionde” që revolucionarizoi kinemanë franceze
  • “Leksikoni i së drejtës publike – Nocione dhe institute të së drejtës publike”
  • Lugina e Preshevës dhe e drejta e munguar për shtetësi dhe votë në Kosovë
  • Vlora Nikçi: “Prindër, mbështesni ëndrrat e fëmijëve”
  • Federata “Vatra” përshëndet zhvillimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë dhe uron Kryeministrin Albin Kurti e Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren
  • Yllka Lezo për median europiane: Shqiptarët kërkojnë drejtësi të paanshme në Hagë
  • Sot dita e lindjes së atij që i dha Shqipërisë Pavarësinë numër 2: Thomas Woodrow Wilson
  • DR. STEPHAN RONART (1933)  : “JA SI PJETËR BUDI DO TA RISHKRUANTE LETRËN E TIJ DËRGUAR 4 SHEKUJ MË PARË DUKËS SË SAVOJËS PËR TURIZMIN AKTUAL NË SHQIPËRI…”
  • PLUHUR VEZULLUES YJESH NGA LASGUSHI IM
  • BASHKËBISEDIM KULTUROR – Kristo Floqi dhe Komedia Shqiptare
  • MESAZHE TË BUKURA NJERËZORE
  • Kushtrim Shyti, djali i mësuesit, poetit dhe dëshmorit të UÇK-së, Mustafë Shyti, vizitoi Vatrën
  • KOSOVO CINEMA IN NEW YORK CITY: DOUBLE BILL WILL SCREEN IN MANHATTAN AND BRONX FOR BRONX WORLD FILM’S 15th ANNIVERSARY

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT