• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Djegia e mandateve

June 20, 2016 by dgreca

Opinion nga Ilir Levonja/Florida/

A ja vlen kjo djegia e mandateve nga ana PD-së? E cila si veprim po konsiderohet si një kërcënim i Lulëzim Bashës ndaj Amerikës.
Unë them se po. Dhe nëse Basha e ka seriozisht, do i heq kapelen.
Eshtë një nga Kuvendet më të dobët, më të pamerituarit për një popull. Dhe një nismë e tillë është një sfidë e madhe e një force politike. Një sfidë që do t’i shkonte aq shumë për shtat PD-së si një forcë e ndryshimeve të mëdha shoqërore tek ne.
Por nga ana tjetër opozitarzmi në Kuvend, pa kryetarin e partisë, është një performancë jo e plotë e zhvillimeve poltike për një vend. Gjë që ka sjellur sot atë aludimin e dy kokave brenda PD-së. Kjo ka treguar edhe një lloj tipari të mangët të njshave tanë, në lidhje me karriken e pushteti. Ndërkohë kur egoja politike e një force të vërtetë, fillon në sallën e Kuvendit. Njëshat tanë, (këtu përfshihesh edhe ti) kanë vlerësuar më shumë karriken se sa parësoren e postit të liderit. Nuk mund të jesh lider i mirëfilltë nga karrika e Bashkisë.
Tjetër gjë që doja të theksoja nga kjo inisiativë e madhe dhe e domosdoshme. E cila do sjelli edhe një ndjesë po kaq të madhe dhe të nevojshme për anëtarin, militantin, apo sipmatizantin e djathtë. Të cilin për shkak të aleancave me paraqitjen e një treni me vagonë të lodhur, të dalë boje etj…,na u desh t’i lëmë në një radhë pritje të kahershme. Do thoja të pamerituar. Kjo me preteksin se vetëm kështu mund të fitohen zgjedhjet. Koha vertetoi, biles shumë shpejt se këta vagonë të lodhur janë sot pjesë e pozitës. Si të thuash që ne, me qejfin më të madh, i dhamë pushtetit oksigjen. Ndërkohë që zhvleftësuam vetveten.
Sado demokrat të hiqet dikush, nga këto vagonë të lodhur, qofshin edhe parti të djathta, janë shifrat ato që flasin. Dhe kur këto shifra rrinë aty-aty sa për t’i shërbyer një individi. Sot e përjetësisht…, përshembull një tipi si Nard Ndoka. Që në opinionin tonë tashmë është një figurë e batutave dhe e humorit plot ironi për demokracinë shqiptare. A mund të kemi kësisoj opozitën e domosdshme? Një zgjedhje që lë shumë për të dëshiruar.
Pra, është një regres i mirëfilltë politik, i cili nuk dëmton vetëm të djathtën, por edhe vendin në përgjithësi.
Të drejtat e vendimarrjes për shqiptarët nuk kanë pse të jenë privilegj gjysmë shekullor i katër, pesë apo dhjetë emrave.
Kjo është absurde. Dhe me që përmenda Ndokën, i kemi dhënë pushtet absolut Rilindjes së Edi Ramës dhe rehatllëk qeverisës LSI-së. Ndërkohë siç e thashë, po vdesim elementin tonë të ri. Intelektualët, ata simpatizantë që duan të jenë më shumë se një votë. Më shumë se një dorë e ngritur lart. Duan të jenë një mëndje më shumë. Dhe me ide më të qarta se Ndoka etj.
Ata intelektualë të rinj, të cilët po na durojnë me një zell shembullor më shumë se sa ai i nevojshmi.
Ne e kemi hambarin plot me intelektualë të rinj. E plot me vizion, plot me ajër të ri. Hambar që në raport me aleancat që përfituan Bashkinë e Rrogozhinës, është padiskutim një keqardhje për një dështim të madh poltikë. Këto elementë, ky hambar, do i kishte dhënë sot politikës dhe vendit tonë shërbimin e duhur ose frymëdhënës aq të domosdoshme për ne. Pra normalitetin e demokracive të tjera përreth nesh.
Por ne nuk e bëm. Ndaj e konsiderojë sot, djegien e mandateve si një hap përpara. Jo një kërcënim karshi Amerikës. Por një ndjesë të madhe karshi atyre që janë investuar shpirtërisht dhe me votë për kaq e aq vite.
Sot lexova një tjetër vagon të lodhur. Dhe ky nga këto aleanca…, autorë kamerash të fshehta. Një tip që për inate personale u kërkon njerëzve të vriten. Si e si të përmbushi atë kënaqësinë perverse të atij soji individi që dështimin personal e përmbush përmes dëshirave të një manjaku femrash. Ky sot të akuzoi se ti nuk ke histori politike. Nëse është kështu akoma më mirë. Pasi ajo e tija, e cila sot udhëheq konceptet politike të vendit tonë, është e gjitha një buzëplasje. Një luftë e ashpër intrigash brenda sojit. Sojit të arkitektëve të dhunës dhe të vrasjeve, të asgjesimit të njëri-tjetrit. Jo kundërshtarëve të mirëfilltë politikë. Dhe ne si komb me zemër të madhe, e bëm edhe këtë gabim në fillimet tona. Quajtëm vrasësit e njëri-tjetrit kundërshtarë politikë. Në fakt ata ishin të gjithë bashkëautorë të makinerisë së ndëshkimit dhe luftës së klasave. Ndryshe nuk ka si shpjegohet tjetër, që në njëzetë e pesë vite demokraci, sërish vlon lufta e llojit brenda llojit. Ndryshe nuk ka si shpjegohet fakti që jemi një vend i marrë peng.
Pra e thënë më shkoqur, kjo djegia e mandateve do të ndihmonte edhe të majtën. Aktualisht është më e përdhosur se kurrë më parë, në historinë e saj njëzetë e pesë vjeçare. Aq sa qosheve të shtypit aludojnë dhe ëndërrojnë një rikthim të Fatos Nanos. Duke qënë se e dua shumë vendin tim, u them sot shqiptarëve, qofshin këta të majtë apo të djathtë…, vetëm mbetjet urbane riciklohen. Dhe, asesi ato njerëzoret, sidomos nga politika.
Ndaj po këmbëngul dhe e quaj kaq me vlerë këtë…, djegien e mandateve. Do jetë ndofta, fillimi i duhur i një demokracie të vërtetë.
Ndaj bëjeni.

Filed Under: Opinion Tagged With: Djegia e mandateve, Ilir Levonja

Aftësia për të krijuar mundësi

June 20, 2016 by dgreca

Opinion nga  Majlinda BUSHJA/

 Aftësia e njeriut është vlerë, veçandërisht kur di ta shpërfaq në kushte të pa barabarta, duke krijuar vet mundësi. Të kesh mundësi do të thotë të zotërosh mjete për të arritur synimet. Por, mjete krijon edhe ai që di se si dilet nga gjendja ku ndodhet, për të kaluar në gjendjen tjetër në mënyrë të pranueshme. Mënyra e pranueshme është çelësi që pranon ndryshimin e pritshëm për tjetërsimin e gjendjes. Shumë nga ne rreken për t’i krijuar vetes mundësi, por ndonjëherë mënyra e zgjedhur është e pa pranueshme dhe refuzohet nga një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë. Ndaj t’i krijosh vetes mundësi duhet të fillosh së pari nga përzgjedhja e mjeteve të pranueshme të shoqërisë. Nëse nuk je në gjendje të bësh këtë gjë do t’i pakësosh vetes mundësitë e përparimit. Mjeti kryesor i mundësisë është aftësia për të ndryshuar. Por jo kushdo i aftë del në krye, sepse nëse aftësia për të ndryshuar është e para, ajo nuk është e vetmja, është thjeshtë fillimi i një rruge drejtë synimeve. Aftësia të jep  mundësinë e hapjes së shumë dyerve, por aftësia për t’i rezistuar presioneve të lë në fushën e synimeve.

Në çdo kohë presioni i shoqërisë është i lartë, për vet kushtet në të cilën zhvillohen ngjarjet dhe dinamikat e tyre. Çdo individ është në qendër me synimet e tij, i rrethuar nga shoqëria me synimet e saj të përbashkëta që e kufizon lirinë e individit dhe veprimet e tij. Pasi egoja e tij është përmbi logjikën dhe si e tillë nuk e njeh këtë të fundit. Prandaj shoqëria i tregon individit mjetet e pranueshme të cilat duhet të vendos në funksion të synimeve. Pasi për të përparuar je mes dy alternativave të kundërta, ke mundësi, ose nuk ke mundësi në arritjen e synimeve të vet përcaktuara.

Në të shumtën e rasteve hasemi në pamundësi për të arritur synimet, veçandërisht kur synimet tona janë shumë të larta. Aftësia për të krijur mundësi që ndryshon gjendjen është mjeti kryesor, por ajo pasohet nga aftësia për ta ruajtur dhe zhvilluar më tej. Problemi nuk është vetëm tek ndryshimi i gjendjes pozitivisht, por të bëhesh dhe i pranueshëm nga të tjerë, pasi të qenit i pranueshëm në këtë formë, nënkupton arritje. Çka jep shanse për t’u zhvilluar më tej në të tjera përmasa, të shfaqesh vetveten por të jesh dhe i vlefshëm njëkohësisht.

Të jesh i vlefshëm vetëm për vete nuk është arrittje, sepse njeriu nuk i përket vetëm vetes së vet. Mendoj se çdokush prej nesh në shoqëri lufton çdo ditë për të qenë i vlefshëm, pavarsisht se disa mënyra janë të pa pranueshme dhe refuzohen si mundësi ndryshimi. Pra, të jesh i vlefshëm brenda mundësive të pranueshme kjo konsiderohet arritje. Në të kundërt çdo arritje do të konsiderohej e padenjë e do të vihej në shënjestër të vazhdueshme nga ata që na rrethojnë. Si e tillë do të eklipsohej dhe do të ngushtonte zgjerimin e mundësive të tjera drejt synimeve që janë të vazhdueshme për gjatë gjithë kohës. Hyrja në një terren të tillë nuk është aspak i dëshiruar, ndaj përpjekjet tona duhet të jenë në krijimin e mundësive të pranueshme.

Por të krijosh mundësi përmes aftësisë për të ndryshuar, është më e vlefshme se të kesh mundësi për të shfaqur aftësitë. (Është si të marrësh diçka të gatshme dhe ta përdorësh mirë, dhe si të përgatitësh vet atë dhe ta përdorësh me të njëjtin nivel). Nisja në pikën zero është sfida e vërtetë,  por diversiteti i mundësive është i pashmangshëm dhe i gjithkohshëm. Pra, diversiteti mbizotëron në shoqëri, ashtu sikundër mundësitë diverse që secilit prej nesh i përgjigjen në mënyra të ndryshme. Të krijosh mundësi për disa prej nesh është primare, por jo të gjithë gëzojnë atësinë për të përshkuar rrugën drejt synimeve. Disa stepen dhe pajtohen me çka ju ofrohet duke bërë përpjekje të vogla, ndërsa të tjerët udhëhiqen nga vendosmëria duke marrë në konsideratë vështirësitë që të çojnë drejt synimeve. Njohin potencialet që zotërojnë  duke i përdorur me mjeshtëri dhe zgjuarsi drejt synimeve të veta. Në të gjithë këtë luftë kryesorja është përpjekja për të krijuar mundësi të pranueshme, të cilat shërbejnë si pikë kthese për të ndryshuar gjendjen e për të shpërfaqur vlerat që të çojnë në finalen e dëshiruar. Potenciali kërkon hapsirën e duhur për t’u vënë në dukje, për këtë duhet të dish t’ia nisësh, të zotërosh aftësinë për të ndryshuar. Shumëkush nga ne ka humbur vlerat e veta pasi nuk ka pasur aftësi për të krijuar mundësi. Nuk ka qenë në gjendje të shkojë në pikën e nisjes  dhe nuk është përballur me sfidat.  Ka qenë i vetëdijshëm për peripecitë që kërkon arritja e synimeve dhe është ndalur aty, duke përqafuar synime të kapshme lehtësisht. Ka shmangur përballjen me pengesa të forta që kërkojnë elasticitet në të vepruar. Ka pranuar një përballje të lehtë të shmangur nga barra e tyre që qendrojnë në krye. Ka zgjedhur të mos vendoset në radhët e para për nga rëndësia, për shkak të paaftësisë për të krijuar mundësi të pranueshme, që nuk e zotëron çdokush, dhe si e tillë kthehet në privilegjin e atyre që sfidojnë vështirësitë.

Kështu, aftësia për të krijuar mundësi të pranueshme, është vlera që i bashkëngjitet vlerës intelektuale duke i krijuar hapsirë kësaj të fundit, të shfaq dimensionet e saj me përmasa reale. Është sfida e zhvillimit që noton gjithmonë në “ujëra të turbullta” për të kaluar në anën tjetër. Është prova e mendjes që hyn thellë në analizën e vështirësive, për të gjetur rrugëzgjidhje më të thjeshta. Është ecja drejt synimeve, por përmes formës së drejt të gjithpranuar nga shoqëria.

Filed Under: Opinion Tagged With: Aftësia për të krijuar mundësi, Majlinda Bushja

Kjo 88-ta që na ka zënë rrugën

June 16, 2016 by dgreca

Opinion nga Ilir Levonja-Florida/

Vetëm një gjë më trishton në gjithë këtë këmbëngulje. Në këtë punën e 88-tës. Këtë të Venecias. Të cilën po e shtrëngojmë. E po i dalim kundër Europës, sikur Venecia mos me qënë në Europë.

Më trishton pretendimi se partia në pushtet i kap të gjitha, nëse nuk zbatohet pikë për pikë kjo 88-ta e Venecias. Ajo për mosdakordimin dhe futjen në skenë, këtë propocionalin e famshëm. Dhe këtu tek këto thërrime formulash zgjedhje do mundemi të bëjmë pjesë edhe ne si opozitë.
Duket si një justifikim i paraprirë për zgjedhjet që po afrojnë. Duket si një justifikim i deklaruar i humbjes së pritshme. I bie shkoqur që po bëjmë zhurmë pasi e kemi të garantuar humbjen në zgjedhjet e ardhshme. Se ndryshe, i thonë që po i presim hakun vetvetes kur të jemi ne në pushtet.
Dhe kjo është absurde për një opozitarizëm në demokraci normale.
Po, po absurde.
Tek kërkoja në internet më shumë informacion rreth këtij të famshmit nen të Venecias. Nga krahu i webeve opozitare, vura re se shumë prej tyre vegjetonin akoma në muajt e vitit të kaluar. I pari webi i Rilindjes demokratike. E dyta kryesia e xhaketave të lodhura me pushtet, mendojnë të fitojnë pikë përmes kundërshtimit të martesave gay etj. Nga ana tjetër ndjehet një panik i madh për rrjedhjen e votës. Apo heqjen e veshit që u bëjnë disa kryetarë partish nga baza. Kësaj qëndrës që delegon aty, me imponimin e pushtetit pikërisht këto xhaketa të lodhura. Këto të cilët e konsiderojnë realitetin e provincës akoma si një meritokraci e të fortëve dhe e grabitjes së votës. Apo të justifikimit me traditë dhe histori si zonë e jona. Zonë e djathtë. Ose janë të majtë ata. Edhe pse morëm një shuplakë të fortë nga Kavaja, shtatë vjet më parë.
Një qëndër që nuk i vë veshin bazës, është e destinuar të dështojë.
Në kushtet e krizës aktuale, duke patur parasysh edhe skandalet e fundit, me kryetarët e bashkive, mandatet e hequra, arrestimet dhe ndjekjen penale të deputetëve etj. Pa përmendur edhe depresionin kolektiv shqiptar, i cili gjen ngushëllim tek entuziazmi i përfaqësimit në eventin e futbollit europian, është miopi të mos përfitosh si opozitë. Por nuk ke se çfarë i bën. Eshtë thelbi tek ato xhaketat e lodhura që janë me Venecian, por jo me Europën. Janë me Amerikën, por jo me ambasadorin e saj. Janë me tregtimin e votës kur u duhet të zgjedhin president deshtak. Kur krijojnë aleanca jo bionatyrore. Kur falin po kolltuqe për hatër të këtyre aleancave. Duke lënë përjetësisht anëtarin militant, thjesht militant.
Ashtu sikur kërcënojnë për integritet kur u prishet vegjetimi. Vegjetimi njëzetë e pesë vjeçar në kolltukun e kuvendit, të vendit të një qytetari që nuk merr as një të dhjetën e pagës së tij. Janë për kompromisin, por për ekzistencën e tyre. Jo për interesat e një vendi të tërë. Dhe kjo ndodh e gjitha nga ajo psikozë me natyrën e fetarizmit radikal, që e kemi thënë e stërthënë, se njeriu ynë doktorohet e shkencërohet, vetëm e vetëm që të bëhet politikan. Që të rrijë gjysmë shekulli jetë në pushtet.
Lëreni 88-tën mënjanë demokratë, prisheni ritin fatkeq të pësimit në fund. Dhe futuni në zgjedhje për të fituar. Ka halle plot që të mbushni torbën. Janë halle populli. Dhe pas përvojës tonë, ne kemi fituar sa herë që jemi bërë një me njerëzit. Jo me taktikat e tregut të mandateve.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja, Kjo 88-ta, që na ka zënë rrugën

3 SHEKUJ PARA KRISHTIT NE KISHIM STADIUM

June 15, 2016 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia*/
 1.Nga Franca   ku britma e Euro-2016 përcjell një mesazh.Atje ku shpaloset fjamuri arbëror. Formojmë së bashku ylberin bashkues,dehur ngjyrash, spektrin e kombeve.Mirëpo edhe pse  “stacionet e pritjes” të kombëtares tonë për në evropiane apo botëror kanë qenë  shpesh të gjata apo të mbyllura.Dhe kjo pjesëmarrje nuk është e fundit.As e para. Rrugët e heshtura  nëpër  shekujt, që pasuan,të tjerët na fshehën historinë tonë.Nuk e di në ç’qiell i shuan  yjet tanë ?Rruga deri në Francë ka një udhë përshkrim të gjatë. Sporti në Iliri dhe stadiumi  në malet e Ilirisë.Pjesëmarrja e amantasve  në lojërat olimpike, që zhvillohen në kohet e hershme në shtetin fqinj,tregon se amantit ishin njerëz me kulturë dhe sportistë  të  mirë, fakt që e tregon edhe stadiumi i saj. Me këtë të dhënë të rëndësishme gjejmë një çelës për të hyrë në një portë të madhe. Amantasit kane hyrë në Evropë atëherë, kur në truallin tonë, që i themi Ballkan fqinjët verior nuk ishin prezent dhe s’ishin se si te ishin. Amantasi ishin te integruar qysh në atë kohë kur ardhacakët të tjerë ishin diku në stepa a ose s’kanë ekzistuar ndoshta fare. Amantasit kanë treguar shenja te larta civilizimi  ata  në fund të fundit kishin një stadium.
2.Ky është stadiumi i vetëm dhe i rrallë në malet e Ballkanit dhe krejt Evropës.
Stadiumi ndodhet 100 m poshtë në jug lindje të fortesës kryesore. Ai është i gjate 55 m dhe i gjerë 12.5 m.Pika më e lartë e Amanties është 680m ndërsa stadiumi ndodhet te 580 m lartësi mbi det. Gërmimet kane nxjerr në pah se stadiumi ishte një nga monumentet kryesore te qytetit dhe shërbente për sporte si : vrapim, hedhje e shtizës, boks, hedhje e diskut etj. Stadiumi kishte 17 radhe dhe mbante 4000 persona. Në bazë të mbishkrimeve të gjetura në stadium ndërtimi i tij është bërë në vitin 300 p.k dhe ka funksionuar deri rreth viteve 30 pas Krishtit. Gjate shek.3-2 p.e.s. kultura fizike pati  zhvillim të veçante dhe u ndërtuan vepra monumentale. Stadiumi i Amantias në shek 3 p.e.s.Ky stadium ka forme antike tipike me piste 184.8 m të gjatë dhe 12.25 me të gjerë dhe ruhet shumë mirë. Nw njërën anë të stadiumit ka 17 radhë shkallësh dhe në anën tjetër 8 radhe të ndërtuara me blloqe gurë gëlqeror. Që nga koha kur Izomber tek itinerari i deshifruar i historisë së arkeologjisë së Orientit,një botim ky që i përkiste vitit 1873,në faqen 871 përshkruan zbulimin e stadiumit antik në kodrën e fshatit Ploce.Thënia e Izamberit pikërisht në shekullin e 19,përbënë trokitjen e parë në dyer të këtij monumenti antik,kishte lënë gjurmë brezash në historinë e qytetërimit ilir në lartësitë e kodrës së Plocës.Udhëtimi arkeologëve shqiptarë u bë pas afër 70-80 vjetësh nëpër luginën e Vjosës. Ata provuan  se “stomaku i kodrës” nuk e kishte tretur gjithçka ndonëse mjegulla dhe largësitë kanë kapërcyer 1000 vjet nga ekzistenca e tij.Arkeologët i gjetën rrënojat e stadiumit antik të Amantias tek vendi në hyrjen sotme të parkut arkeologjik toponimi :” Gropa e kovaçit”. Informata  e parë:Gjatë shek.3-2 p.e.s. kultura fizike pati  zhvillim.Informata e dytë,për qytetin Amantin por të shprehur nga pena e një kërkuese si zj Falaksi ka të bëjë me kulturën fizike,ose me qartazi me sportet. Një statujë që, përshkruan një boksier,ndonëse figura ka mungesë  të kyçit të djathtë si dhe ndihet mungesa tek këmba e majtë,por që nuk shpërfytyrojnë figurën për të rritur më lehtë në një përfundim,për këtë boksier .Ja përshkrimi i N. Vlorës. ”Amantia:Përsosmërinë estetike të Posejdonit ta barazojmë tani me këtë trupore ilire prej bronzi te shek IV,pr. K. që  përfaqëson një boksier. Nuk mund të thuhet se është i bukur,por e gjithë përmbajtja tregon një qëllim:”muskujt e zhvilluar,shikimi i mprehtë,trupi i gatshëm për mësymje,bëjnë në mënyrë që kjo trupore të  ketë  fuqi komunikuese. Vetëm në këtë mënyre arti e arrin bukurinë e përsosur…” Informatat e foto që sjell N.Vlora është”Amantia:pamja e përgjithshme  e stadiumit të shk.I V para Krishtit .Një fakt një prej statujave gjendet si pjesë e arkivues së Muzeut Historik Kombëtar. Një staturinë bronzi ,10cm e vitit 470 para Kr,bëhet fjalë për një fitues janë:vrapim,hedhje shtize,e hedhje disku dhe boks .Figura atletesh janë gjendur dhe kanë ekzistuar edhe në muzeun e Amantise i prishur pas ndërrimit të sistemeve, aty rreth viteve ’90 ku u morën dhe u zhduken dhjetëra gjetje,figura,statuja fati i të cilave nuk dihet ende ku kanë përfunduar dhe në cilin shtet fqinj,zbukurojnë muzetë e tyre?
Stadiumi  mund të kishte një kapacitet mbajtës nga 3000-4000 vende për tu ulur spektatoret. Gjë, që nuk dallon shume nga stadiumet e kohëve te sotme. Madje stadium është  monumenti i parë dhe pika e takimit e vizitorëve me botën e këtij qytetërimi  në kohët para fillimit të krishterimit.
3.
Kartela
Emri:stadium i lashtë  Amantia.
Adresa: Plloçë, Vlorë, Shqipëri.
Gjeografike Koordinatat N / E: 40 ° 22 ‘/ 19 ° 40’.
Kodi i  ‘IMK  Arkivi: 1865.
Data: Shek.III pr Kr .
Kategoria: monument i kategorisë së parë.
Përdorimi aktuale për sport.
Prona : Shteti.
Shpallja: 1948
Bibliografia: Skënder Anamali “Iliria” II.
Nën akropolin e qytetit antik të Amantias, në lindje, jashtë mureve të saj, gjendet stadiumi,kohe ndërtimi në mes të shek tretë, u ndërtua Amantia, një monument i kulturës unike në territorin shqiptar. Mbi të, ajo tregon formën e shkronjës U me palët e gjatë (së bashku anën perëndimore është 54,50m dhe 46,50m lindore) . Qëndrimet e stadiumit janë zbuluar plotësisht deri pas gërmimeve  te vitit 1956 nga arkeologu Skënder Anamali. Në pjesën perëndimore janë 147 rreshta  me gurrë që qëndron në anën sipas shpatit natyrore, ndërsa në lindje ka vetëm 8 rreshta. Numri është i kufizuar për shkak të terrenit. Mbështetja ndërtuar depon artificiale në të gjithë gjatësinë e anës  lindore, ndërtuar depon artificial një realitet që kjo mund të ndodhë nga fundosje e blloqeve prej  guri në jug të kësaj anë. Përbërësit janë të konglomeratit gëlqeror nxjerrë nga fletët shkëmbore në afërsi të provincës së Plloçes. Cilësia e tyre është e dobët dhe ka shkaktuar humbjen e stabiliteti në disa blloqe. Ai është shumë i veçantë për ekzistencën e disa mbishkrime me emrat e njerëzve. Qendra e kontestit me nr 11 dhe 13 nga ana e perëndimit. Rreshti i parë  ka një gjerësi prej 12,40m dhe një gjatësi prej rreth 58 m. Në fillim të pistës janë tre blloqe, prej guri të cilat kanë shërbyer si pozicionet e fillimit për atletët. që marrin pjesë në gara. Gjendja e ruajtja: Kërkon ndërhyrje urgjente restauruese.
 
*Autori ka drejtuar parkun  kombëtar arkeologjik Amantia

Filed Under: Opinion Tagged With: 3 SHEKUJ PARA KRISHTI NE KISHIM STADIUM, Gezim Llojdia

NË VEND TË NJË REÇENCE PËR LIBRIN “NJË JETË NË 36 SHKRONJA”

June 15, 2016 by dgreca

Shkruan: Dr Gëzim Alpion*/Birmingham/

Të dashur profesorët e mij fisnikë Hatixhe dhe Ismail Erebara,

U gëzova shumë që u takuam në Hotel Tirana pas afro 40 vitesh dhe që jeni mirë me shëndet. Ju jam shumë mirënjohës që ndoqët aktivitetin për Nënë Terezën më 26 Maj. Po kështu, ju falenderoj për librat që më dhuruat.

Gjatë udhëtimit për Londër më 27 Maj isha në shoqërinë e librin tuaj autobiografik “Një jetë në 36 shkronja”, qëështë edhe monografia juaj e parë. Elexova me njëfrymë, gjë qënuk më ka ndodhur shpesh kohët e fundit. Sa prekëse, sa sublime, sa frymëzuese dhe sa kuptimplote jeta e familjes tuaj dhe veçanërisht dashuria dhe mirëkuptimi juaj për njëri tjetrin në këtërrëfim të sinqertë prej 178 faqesh.

Në autobiografinëtuaj ju detajoni me realizëm Zolaesk sfidat e fatit, të traditës zakonore dhe veçanërisht të poshtërsive institucionale që u përballuan me stoicizëm dhe fisnikëri nga familja juaj dhe të afërmit tuaj, por veçanërisht nga tre matriarkë– gjyshja juaj, nëna juaj dhe ju – të përshkruar njëkohësisht me liricizëm dhe patos.

Por libri juaj nuk është thjesht një autobiografi. Ky libër plotëson historinë e Dibrës dhe veçanërisht të Peshkopisë që nga fillimi i shekullit të njëzetë. Kjo është një nga arsyjet se përse ky libër duhet të lexohet gjerësisht nga lexues të moshave të ndryshme, veçanërisht në Peshkopi, në këtë vatër qytetarie ku në vitet e diktaturës shpesh të qënit qytetar përbënte një sfidë jo të vogël.

Megjithëse ju njoh dhe respektoj familjarisht që në femijërinë e hershme, u desh të kalonin afro pesë dekada nga momenti kur si mësuesja ime e parë më mësuat ABC-në që tju njoh më nga afër. Dhe kjo në sajë të librit tuaj për të cilin ju jam mirënjohës që e shkruat. Tani ju njoh dhe ju admiroj edhe me shumë jo vetëm ju të dy, njëçift kaq simpatik, po edhe Peshkopinë tonë me hallet, mëkatet, fisnikërinë dhe shpresat e saj.

Edhe një herë, ju falenderoj për kënaqësinëe veçantëqëndjeva nga prania juaj në leksionin publik për Nënë Terezëndhe për pesë librat qëpatët mirësinë të më dhuronit. Çfarëdo që të bëni, mos pushoni së shkruari pasi ju keni dhuntinë për t’i thënë gjërat me një çiltërsi dhe freski që nuk hasen shpesh në letrat shqipe këto ditë.

Ju përshëndes familjarisht dhe ju uroj jetë të gjatë dhe gjithmonë mbarësi.

Përqafime,

Juaji,

Gëzimi

Birmingham, 14 Qershor 2016

*Hatixhe Erebara, “Një jetë në 36 shkronja”, Tirane: M & B, 2011

Filed Under: Opinion Tagged With: “Një jetë në 36 shkronja”, dr. gezim Alpion, Hatixhe Erebara

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 561
  • 562
  • 563
  • 564
  • 565
  • …
  • 860
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PLUHUR VEZULLUES YJESH NGA LASGUSHI IM
  • BASHKËBISEDIM KULTUROR – Kristo Floqi dhe Komedia Shqiptare
  • MESAZHE TË BUKURA NJERËZORE
  • Kushtrim Shyti, djali i mësuesit, poetit dhe dëshmorit të UÇK-së, Mustafë Shyti, vizitoi Vatrën
  • KOSOVO CINEMA IN NEW YORK CITY: DOUBLE BILL WILL SCREEN IN MANHATTAN AND BRONX FOR BRONX WORLD FILM’S 15th ANNIVERSARY
  • NUK MUND TË ANASHKALOHET ROLI I ERNEST KOLIQIT NË FORMIMIN E MARTIN CAMAJT
  • MALI I ZI, VENDI KU KSENOFOBIA NDAJ SHQIPTARËVE ËSHTË NË RRITJE E SIPËR
  • “Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes”
  • TIDENS TEGN (1929) / LETRA E EVELYN STIBOLT, MËSUESES NORVEGJEZE TË KUZHINËS SHKOLLORE : “EKSPERIENCA IME NË SHKOLLËN PËR VASHA NË KORÇË…”
  • FOTO – STUDIO VENETIKU dhe fotografja e parë shqiptare që vdiq në burgjet e diktaturës
  • KLINIKA E POEZISË, VISARI NË UNIVERSITETIN ILLINOIS, SHBA…
  • Dialogu dhe politika e jashtme e Kosovës, katër vitet vendimtare për shtetin
  • KRISHTLINDJET…
  • Enedio Metushi: “Për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sonë shqiptare”
  • Shoqata “Rrënjët Shqiptare” festuan festat e fundvitit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT