• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova, e përkushtuar për dialog e fqinjësi të mirë

July 27, 2016 by dgreca

– Ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri priti në takim delegacionin e BE-së: Derisa Serbia ka bllokuar proceset zbatuese të dialogut të Brukselit, ajo në anën tjetër ka vazhduar me veprimet e saja destruktive ndaj Kosovës duke ndërhyrë ilegalisht me pretendimet për ndërtime ilegale në veri të vendit me synime djallëzore të ndryshimit të strukturës etnike/

– Zyrtarët e Bashkimit Evropian rikonformuan qëndrimin e tyre se palët në këtë dialog duhet të jenë koherente dhe konsistente në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së/

PRISHTINË, 27 Korrik 2016-Gazeta DIELLI/ Ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur dje në takim një delegacion të Bashkimit Evropian të kryesuar nga Thomas Busch. Qëllimi i këtij takimi ka qenë shqyrtimi i gjendjes në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit me fokus të veçantë për zhbllokimin e atyre të cilat nuk po zbatohen nga ana e Serbisë.

Njoftimi i dërguar sot thekson se, ministrja Tahiri tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për dialogun për fqinjësi të mirë sepse është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për integrimin e Kosovës në BE, ku fqinjësia e mirë është njëra nga kushtet kryesore. Mbi këto baza, dialogu i Brukselit ka ndihmuar shumë Kosovën në rrugën e integrimit evropian, çka është konfirmuar me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe BE-së dhe rekomandimin për liberalizimin e vizave. Për këto arsye ne edhe kemi qenë gjithnjë serioz në zbatimin e të gjitha obligimeve që dalin nga Marrëveshjet e Brukselit. Mirëpo, tash e sa kohë Serbia ka bllokuar zbatimin e marrëveshjeve për çështjen e kodit telefonik shtetëror për Kosovën, pavarësimin e KOSTT-it dhe largimin e barrikadës nga ura e Mitrovicës dhe kthimin e saj në një urë bashkuese të lëvizjes së lirë, theksoi Tahiri. Në takimet tona në Bruksel, unë ju kam informuar në vazhdimësi dhe në mënyrë të argumentuar se Serbisë po i mungon vullneti politik për zbatimin e këtyre marrëveshjeve që janë të një rëndësie të madhe për Kosovën dhe në qershor të këtij viti ju kemi paraqitur raportin e Qeverisë së Kosovës për gjendjen në zbatimin e marrëveshjeve për periudhën janar- qershor 2016. Por, për fat të keq ende nuk kemi një zhbllokim të procesit, përkundër angazhimeve tuaja maksimale si BE për heqjen e pengesave për zbatim, potencoi Tahiri.

Ministrja Tahiri më tej tha se po e ritheksoj që mos zbatimi i marrëveshjeve për kodin shtetëror për Kosovën, fillimin e funksionimit të pavarur të sistemit të transmisionit të energjisë së Kosovës (KOSTT), marrëveshje këto të cilat tash e pesë vite janë në tryezën e bisedimeve në Bruksel, përbën një shkelje serioze të marrëveshjeve të Brukselit nga ana e Serbisë. Qëndrimi jonë si Qeveri për këtë situatë është i qartë dhe i njohur për juve si BE, se pa u zbatuar këto tre marrëveshje të rëndësishme për neve, nuk do të ndërmarrim asnjë hap rreth zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Si dhe që ky Asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe as nuk do të jetë një nivel i tretë i qeverisjes, sepse këto kompetenca nuk i lejohen nga ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës, dhe se Marrëveshja bazohet në ligjet e Kosovës, tha Tahiri.

Ministrja Tahiri po ashtu tha se derisa Serbia ka bllokuar proceset zbatuese të dialogut të Brukselit, ajo në anën tjetër ka vazhduar me veprimet e saja destruktive ndaj Kosovës duke ndërhyrë ilegalisht me pretendimet për ndërtime ilegale në veri të vendit me synime djallëzore të ndryshimit të strukturës etnike. Këto veprime të Serbisë kanë ngritur tensione dhe pakënaqësi dhe mund të jenë destabilizuese për situatën e mirë të sigurisë që e kemi arritur me mund të madh së bashku me juve BE-në, SHBA-të, Gjermaninë e partnerë të tjerë. Prandaj kërkoj nga ju si BE që të merrni të gjitha masat për të ndalur Serbinë dhe destruksionet e saja, sepse në të kundërtën do të detyrohemi që me forcën e ligjit t’i ndalim ne si Qeveri e Kosovës, tha Tahiri.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian rikonformuan qëndrimin e tyre se palët në këtë dialog duhet të jenë koherente dhe konsistente në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së dhe premtuan që për këtë qëllim do të jenë në kontakte të vazhdueshme me të gjitha palët për implementimin obligimeve të tyre. Ata theksuan se nga zbatimi i Marrëveshjeve të Brukselit varet shumë edhe progresi i secilit vend në rrugën e tyre drejt integrimit në BE. Zyrtarët e BE-së kërkuan angazhime të palëve në vazhdimësi, pavarësisht periudhës verore dhe njoftuan se së shpejti do të mund të ketë zhvillime të reja për takime zbatuese në Bruksel për të cilat do na mbajnë të informuar.

Në fund, palët u pajtuan për intensifikimin e punëve me qëllim implementimin e marrëveshjeve të arritura deri tani. Rruga drejt BE-së bëhet më e qartë për të gjithë vetëm atëherë kur përmbushen obligimet nga secila palë për paqe e stabilitet, bashkëpunim rajonal dhe promovim të fqinjësisë së mirë për secilin vend aspirant për t’u bërë anëtarë të familjes evropiane një ditë./b.j/

Filed Under: Opinion Tagged With: Dialog, Edita Tahiri, fqinjesi, kosova

Veseli: Madeline Albraight, një heroinë e kohës sonë

July 27, 2016 by dgreca

SHBA, 26 Korrik 2016-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së  Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej nga ka shkruar në ‘facebook”:

Madeline Albraight, një heroinë e kohës sonë, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme.
Me miken e madhe të Kosovës folëm për progresin që ka arritur Republika e Kosovës, falë mbështetjes së vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E ftova zonjën Albright që të vizitojë Kosovën dhe të ketë adresim të posaçëm në Parlamentin tonë. Miqësia dhe bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara duhet të thellohet edhe më tej në gjitha fushat./b.j/

Filed Under: Opinion Tagged With: e kohës sonë, një heroinë, Veseli: Madeline Albraight

Turqia, Erdogan dhe analisti Buzhala

July 27, 2016 by dgreca

Opinion nga Suzana Tahiri/

Askush nuk e mendonte se një shaka në rrjetin social Facebook, e publicistit të njohur Berat Buzhala, do të shoqërohej me një kërcënim qeveritar e diplomatik, madje me një notë të ashpër të ambasadës turke në Prishtinë për burgosjen e gazetarit.

Kjo notë ngjalli zemërim në kancelaritë perëndimore, sidomos në Bruksel e Uashington dhe mori një përgjigje të merituar nga Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj.

Akoma më ashpër ajo u dënua nga komunitetet dhe organizatat e gazetarëve dhe institucionet ndërkombëtare të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave njerëzore.

Megjithatë kjo ndodhi dhe më shumë se dëmtoi analistin Buzhala, ishte një argument më shumë që regjimi i sotëm i Ankarasë është autokratik, shtypës i të drejtave dhe lirive njerëzore, denigrues ndaj shtypit dhe medias së lirë, një rudiment i shoqërive të prapambetura.

Pikërisht nga kjo ndodhi dhe nga shumë të tjer,a shumë më të rënda, Turqia ka nevojë të ç’burgoset sepse një shtet demokratik, anëtar i NATO-s, do të kontribuonte më mirë në paqen dhe stabilitetin e rajonit, Europës dhe më gjerë.

Këtë më mirë se kushdo lypset ta kuptojë opozita turke, shtresat më të përparuara të shoqërisë turke, të cilat ndjejnë në kurriz peshëm e një parti që qeveris prej 14 vjetësh dhe të një njeriu që e bën kushtetutën jo në përputhje me standardet demokratike, por në funksion të pushtetit të tij absolut.

Asnjë diktaturë dhe asnjë sistem autokratik nuk ka mundur të jetojë gjatë, por zgjatja e kësaj status quo je rëndon mbi popullsinë 80 milionshe që gjendet brenda një izolomi të madh e të gjithmbarshëm.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: dhe analisti Buzhala, Erdogan, Suzana Tahiri, Turqia

KUR PERZIHEN TUBACIONET E KUVENDIT…

July 27, 2016 by dgreca

*VETEM HAPJA E DOSJEVE I PASTRON TUBACIONET E ZEZA…/

Nga Fritz RADOVANI/

U bane 25 vjetë që dy partite kryesore politike në Shqipni, vazhdojnë me mbushë biruca e skuta të shtetit me ujnat e zeza të tubacioneve që ka instalue tirani Enver Hoxha, dhe ka meremetue pasuesi i tij skilja Ramiz Alia, tue ua ngjyrosë here kuq e here vjollcë të dy palë ujsjellsave të tubacioneve, që sot, derdhen nder të gjitha zyret qeveritare…

Nuk asht e vështirë me kerkue burimin e ujnave që mbushin këta tuba, mbasi pa kenë nevoja me lexue listat emnore të këtyne 25 vjetëve të qeveritarëve tanë, vetem sasia e ujit që rrinë në brrakat poshtë tyne, qelb edhe shtetet “miq” fqinjë me ambasadorë!

  • Perfaqsuesit e politikës shqiptare porsa zgjohen e derisa dalin nga nevojtoret e veta në darkë, ibrikët i kanë plot me ujë nga këta tubacione. Asht e vertetë që edhe në mbledhje u duhet me shue etjen me ata ibrikë, të cilet janë “simbol i vllezërve me turqë!”…
  • Atëherë, kur i madh dhe i vogel thërriste: “E duem Shqipninë si gjithë Europa!”, ishin qeveritarët tanë anadollakë që me 2 Dhjetor 1992, na futen në “Konferencen Islamike”…
  • E si do të mendojnë Shqiptarët me koken e vet per “Reformen në DrejtësI”?!

Kaq u ka ardhë Shpirti në fyt shteteve që me të vertetë e donë Popullin Shqiptar, dhe po perpiqen tash 25 vjetë me ndryshue rrugen e vorfnisë dhe të masakrave tona, sa kohen e fundit një gazetë gjermane, sunduesit shqiptarë.., i quen “klikë e Enver Hoxhës”!!

  • Po, me ke mendohet nga kryeministri Rama, me realizue detyrat e Europës, Amerikës, apo “Konferencës Islamike”… Kur kryeministri tash tri vjet nuk gjenë një Ambasador per me e dergue në Vatikan, as per “Shejtnimin e Nanës Tereze”!?
  • Në të vertetë “Reforma në Drejtësi” do të bahet…

Edhe “Dosjet” do të hapen!

  • Edhe tubacionet do të ndrrohen…

Nuk besoj se, BASHKIMI EUROPJAN.., pranon me perzi tubacionet e veta!

  • Në Bruksel, unë kam pa me syt’ e mij: GJERGJ KASTRIOTIN – SKENDERBEUN !

            Melbourne, Korrik 2016.   

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: e Kuvendit, Fritz radovani, hapja e dosjeve, pastron tubacionet

DIELLI-DEBAT:Kush e filloi luftën civile në Shqipëri?

July 25, 2016 by dgreca

nga Ekrem Bardha/

Drejtuar patriotit dhe shkrimtarit, zotit Naum Prifti,/

 Duke lexuar gazetën Illyria, të datës 13 Maj 2016, u ndala tek shkrimi i zotit Naum Prifti me temë “Kush e filloi luftën civile në Shqipëri? Partia Komuniste apo Balli Kombëtar?”

Dëshiroj të ndalem tek ngjarjet politike që z. Naum Prifti ka komentuar duke arritur në konkluzion, që luftën civile në Shqipëri, e ka filluar Balli Kombëtar.Me këtë shkrim, dua të argumentoj që lufta civile nuk u fillua nga ballistët, por nga komunistët.

Qëllimi i komentit tim, nuk është replika që dëshiroj të bëj me shkrimtarin për ngjarjet në fjalë, mbasi çdo njeri ka të drejtën, që të komentojë ngjarjet sipas njohurive dhe perceptimeve të tij. Por në vitet për të cilat komenton z Naum, personalisht kam jetuar në Shqipëri dhe konkretisht në zonat ku zhvillohen ngjarjet lidhur me këtë temë. Qëllimi im mbetet, të tregoj një ngjarje të shëmtuar, të dhimbshme që ka ndodhur në Gërmenj, nga vendi i Themistokli Gërmenjit, ku kam qenë personalisht i pranishëm në këtë histori, së bashku me dy vëllezërit e mi më të mëdhenj, Samiun e Niaziun, dhe ishte pikërisht kjo ngjarje, kjo vrasje makabër, që ndezi luftën civile:Xhevdet Ramolli, Djali i Dervish Hajdar Ramollit, nga Tri-Urat e Leskovikut, një student 25 vjeçar, që vazhdonte stdimet në Liceun e Korçës, që rridhte nga familje nacionalist ballistësh, po udhëtonte nga Teqeja për në Korçë.

Komunistët e batalionit “Hakmarrja”, të urdhëruar nga komandant Petrit Dume dhe komisar Josif Pashko, ndaluan veturën e tij dhe e urdhëruan të zbriste, e ekzekutuan dhe lanë Xhevdetin të mbytur në gjak. Pamja më e rëndë ishte sepse e kishin masakruar me thikë, duke i prerë veshët dhe gishtërinjtë. Viti ishte 1941.

Lajmi shumë shpejt arriti në fshatin tonë, sepse ishte vetëm 4 kilometra nga ngjarja dhe vëllezërit më pyetën nëse doja të shkoja me ta. Unë pranova dhe kështu morëm rrugën në këmbë drejt vendit të ngjarjes dhe e mbaj mend që ecnim me shpejtësi që të arrinim sa më parë.  Aty e pamë me sytë tanë trupin e shtrirë të Xhevdetit, të pa lëvizur akoma nga vendi, Dhe sot e kësaj dite, kur e kujtoj atë pamje, më dridhet mishi.

Njerëzit u tronditën dhe u trembën nga ky krim i shëmtuar i komunistëve. Ishte herë e parë që kishin ndodhur një vrasje e tillë. Të nesërmen e ngjarjes një grumbull i madh njerëzish, erdhën të merrnin pjesë në varrim dhe unë si pjesmarrës në varrim nuk mund ta harroj atë skenë, kur njerëzit e indinjuar nga kjo vrasje filluan të thërrisnin: “Hakmarrje! Hakmarrje!”

Por, babai i Xhevdetit, Dervish Hajdar Ramolli tha, ”Mos zini në gojë hakmarrje. Djalin ia kam falur Shqipërisë. E pati këtë fat im bir, por nuk dua të vriten të rinj të tjerë për shkak të tij”. Ky deklarim fisnik, tolerant, patriotik i tij, nuk ka nevojë për koment.

Komunistët hapën fjalë se Xhevdetin e ekzekutuan, mbasi ai ishte fashist, ku në të vërtetë Xhevdeti nuk kishte pranuar ta vishte këmishën e zezë dhe ky veprim i tij njihej nga të gjithë njerëzit përreth zonës.

Duke lexuar artikullin e shkrimtarit  z. Naum, i cili arrin në përfundimin se luftën civile e filluan ballistët në vitin 1942, atëherë më vijnë në mendje disa pyetje.A ka mundësi të pranojmë akuzën e komunistëve, që Mit’hat Frashëri, i biri i Abdyl Frashëri, të jetë tradhëtar dhe ti ketë shërbyer fashizmit, kur njihen idetë e tij patriotike?

 Si shpjegohet fakti që në demonstratën e parë antifashiste në Korçë, të organizuar nga Abaz Ermenji, Safet Butka dhe Enver Hoxha, menjëherë mbas përfundimit të saj, dy përfaqësuesit e Ballit Kombëtar, Abaz Ermenji dhe Safet Butka arrestohen dhe internohen në Itali, ndërsa Enver Hoxha mbetet i paprekur nga fashistët?

 A ka mundësi të besohet që Hysni Lepenica, u akuzua nga komunistët si fashist, kur ai e kundërshtoi pushtimin fashist dhe u ekzekutua nga fashistët?

 Po në fshatin Podë, si argumentohet që partizanët vranë pa asnjë shpjegim në mes të fshatit një djalë të ri, vetëm sepse ai rridhte nga një familje nacionaliste?

 Si këto raste ka edhe shumë të tjerë, por është për të ardhur keq sepse ngjarjet dhe historitë e ndodhura në vendin tonë janë shkruar dhe komentuar sipas një politike të caktuar ose sipas regjimit që dikur ishte në fuqi.

Duke u bazuar nga ngjarjet e ndodhura, mendoj se lufta civile filloi pikërisht në Gërmenj, në vitin 1941, e nxitur dhe e filluar nga vetë komunistët. Por po në ato vite, mbas krimeve të filluara nga komunistët, edhe ballistët, ku kishte njerëz të pandërgjegjshëm në radhët e tyre, filluan krime kundër partizanëve.

 Unë e kuptoj komentin e ngjarjeve gjatë periudhës komuniste, që dhe vetë historianët ishin të detyruar të mos tregonin të vërtetën e ngjarjeve të ndodhura, por mëndoj se tashmë ka ardhur momenti që shqiptarët të njohin historinë e vërtetë, ashtu si ajo ka ndodhur, pa futur politikën dhe interesat në mes.

Fatkeqësisht dihet që historia është shkruar në interes të regjimit në fuqi dhe sidomos regjimit nën diktaturën e Enver Hoxhës, kështu ajo do të shtrembohej dhe kjo është e papranueshme. 

  1. Naum, është në fisnikërinë e një kombi dhe të një populli, që të rishkruhet historia në bazë të ngjarjeve dhe të fakteve ashtu si ato kanë ndodhur.

Prandaj duhet të reflektojmë dhe të tregojmë vetëm të vërtetën, edhe pse shpesh ajo është e hidhur, por në fund të fundit e vërteta në tregimin e ngjarjeve i shërben trashëgimisë që do ju lëmë brezave që do të vijnë.

  * Kjo ngjare është illustruar në librin tim, “Larg dhe pranë Shqipërisë”, hartuar nga Naum Prifi, në faqen 33, botuar në vitin 2002.

 EB

Filed Under: Opinion Tagged With: Ekrem bardha, Kush e filloi luftën civile në Shqipëri?, Naum Prifti, Replike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 560
  • 561
  • 562
  • 563
  • 564
  • …
  • 868
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Vatra shpreh mirënjohje e falënderim për patriotin Jim Xhema, sponsori “Platinum” i Vatrës për festën e Flamurit Kombëtar më 27 Nëntor 2026 në New York
  • Kongresi i Manastirit
  • “MALLI I MËRGIMTARIT”, NJË URË KULTURORE MES ATDHEUT DHE DIASPORËS
  • Krimet serbe në Kosovë në dokumentet e Arkivit Presidencial të Bill Clintonit
  • Mbrojtja e krerëve të UÇK-së si çështje e së vërtetës historike, dinjitetit të luftës çlirimtare dhe interesit kombëtar
  • Jeronim De Rada, apostulli i fjalës shqipe dhe arkitekti poetik i Rilindjes Kombëtare
  • NJË USHTAR, NJË VARR I SHËNJTË DHE KUPTIMI I RESPEKTIT NË AMERIKË
  • Gjergj Hani, in memoriam…
  • Quo vadis revolucion?
  • Koleksioni Aurea – Tri botime ekskluzive të shtëpisë botuese “Dukagjini”
  • Përkujtojmë me nderim në ditën e ndarjes nga jeta poetin e madh Lasgush Poradeci
  • Poezia “epifanike” e Luan Ramës për Ricosin dhe Çamërinë
  • Lena Rexhepi: “Atdheu që dua”
  • SHKRIMTARI ME I MADH PER LIRIKUN ME TE MADH
  • MBI MONUMENTIN E PAVARËSISË NË VLORË

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT