Nga Enver Bytyçi/ Cdo dite ballafaqohemi me portale, shkrime, e komente te shumta, ne te cilat lideri demokrat, Sali Berisha, krahasohet me Esat Pashe Toptanin dhe tradhetine kombetare dhe akuzohet per gjithçka te zeze qe ekziston mbi toke. Qe ne fillim dua te them se Berisha, si te gjithe ne tjeret, eshte nje qenie njerezore. Si i tille ka karakterin, temperamentin, formimin, besimin, bindjet e tij, me te cilat krijon identitetin e vet. Nese e gjykojme nga keto karakteristika identitare, atehere duhet te pajtohemi se ai ruan dhe konservon karakteristikat me te mira te shqiptareve dhe te krahines nga vjen. Ndersa veprimtaria e tij politike e shoqerore besoj se vleresohet objektivisht nese gjykohet ne kontinuitet, duke i marre te gjitha ngjarjet ne varesi e ne lidhje me njera-tjetren. Perpjekjet qe behen per te analizuar ngjarje te veçanta dhe episode sporadike ne jeten politike te Berishes jane qellimkeqia, sepse autoret e ketyre perpjekjeve e dijne se gjykimi i nje veprimtarie ose per nje figure te caktuar politike, ne rastin konkret te Berishes, eshte jo shkencor, jo real, jo i sakte. Per pasoje ka nje prapavije me inspirime politike, hakmarrese, ose krahinore dhe dashakeqese. Kritiket e kundershtareve te Berishes synojne ta godasin liderin demokrat ne tri pikat me te forta te tij: 1. Ne qendrimin ndaj interesave kombetare. 2. Ne qendrimin ndaj demokracise dhe lirive e te drejtave te njeriut. 3. Ne qendrimin ndaj familjes dhe respektimin e virtyteve konservatore te shqiptareve. Nuk kam per objekt analizen e çdi kritike dhe sulmeve qe i behen atij. Por nese lexojme shkrimet dhe analizat e kundershtareve te Sali Berishes, do te veme re se keto jane temat me te lakuara dhe me te permendura. Kete e bejne disa kategori njerezish: 1. Perfaqesuesit ose pasardhesit e ish-sistemit komunist, te cilet fajesojne Sali Berishen per humbjen e privilegjeve te pushtetit. Pushteti i ka çuar njerezit ne krime te perbindshme. Keshtu ka ndodhur historikisht gjate gjithe historise, por ne shqiptaret mund te kujtojme krimet makabre te diktatures dhe diktatorit komunist. Prandaj askush nuk ka pse konteston lidhjen midis akuzave te kesaj kategorie kunder Berishes. Po jap vetem nje shembull. Miku im Ramadan Marmullaku, diplomat me emer ne ish-Jugosllavi, ne mesin e viteve 1990 me thoshte se “Serbia u armiqesua me shqiptaret ne momentin qe humbi pushtetin ne Kosove. Serbet ne Kosove dhe ne Beograd nuk e duronin ndryshimin radikal te perfaqesimit ne politike, ne legjislativ, ekzekutiv, gjyqesor dhe asministraten e krahines. Prandaj dhe e thelluan konfliktin si dhe rriten dozen e armiqesive kunder shqiptareve”. I njejti proces ka ndodhur ne Shqiperi pas vitit 1990, kur Sali Berisha u vu ne krye te ndryshimit te sistemit e per pasoje edhe te ndryshimit te plote te strukturave te shtetit. Ky ndryshim u perjetua ne fillim me frike nga perfaqesuesit e sistemit te vjeter komunist. Pastaj, kur ata u gjalleruan, u hodhen ne sulm te eger me te gjitha mjetet e format kunder asaj, te cilen ata e konsideronin “regjimi i Berishes”. Ishte dhe mbetet e njejta rrace, te cilen nuk e kemi degjuar ta permendnin diktaturen si “regjim te Hoxhes”. Berthama e kesaj lukunie antiberishe ishin eksponentet e te rekrutuarit e sigurimit te shtetit, ndersa udheheqesit e saj u bene pasardhesit e bllokmeneve komuniste. Nese i shohim dhe i degjojme sot, dallojme lehtesisht se keta pasardhes jane me aktivet, me te zellshmit dhe me sadistet ne sulmet kunder Sali Berishes. Natyrisht ky rregull ka perjashtimin e vet, psh Taulant Ballen. 2. Kategoria e dyte e njerezve qe sulmojne me gjithçka e per gjithçka Berishen jane spiunet e sigurimit te shtetit si dhe ata te sherbimeve te huaja te shteteve antishqiptare, spiunet e Moskes, Beogradit dhe Athines. Nese do te hartonim nje liste te atyre qe e kane sulmuar Sali Berishen ne harkun kohor prej vitit 1990, kur ai u shfaq ne gazeten “Drita”, e deri me sot, do te shihnim se mbi 80 perqind e kesaj liste mbushet me emrat e ish-sipiuneve. Per hir te se vertes edhe keta duhen kategorizuar ne spiune te lidhur me te majten, si kontigjent i gatshem ne pararoje te sulmeve mediatike kunder liderit demokrat. Pastaj vijne spiunet qe u hoqen ose hiqen si “te persekutuar politike”. 3. Dhe me ne fund vijne spiunet, te cilet, me dijeni ose padijeni te Berishes, u stacionuan qe ne fillimin e levizjes demokratike ne krah ose afer tij. Keta te fundit u porositen te ndiqnin çdo levizje te Berishes, me qellim qe pastaj kalemxhinjte e pergatitur ne shkollen e sigurimit te shtetit te benin perpunimin e materialit bruto, te krijonin lidhje pa lidhje te fenomeneve e ngjarjeve dhe keshtu ta benin gjithçka te besueshme per lexuesit. Disa nga keta spiune kane hyre nga dritarja e kane dale disa here nga dera e Sali Berishes. Kjo e ben me te komplikuar fushaten antiberishe te te gjithe kundershtareve te tij, po te kemi parasysh se shumica prej tyre jane deshmitare ose kane qene bashkepunetore te ngushte, te afert ose dicka te afert te Sali Berishes. 4. Nuk jane te pakte ata qe motivohen nga interesa e ndjenja krahinore e fetare per t’iu kundervene lidershipit berishian. Madje kjo kategori eshte me cinikja dhe me e paskrupullt ne sulmet kunder liderit historik te demokrateve shqiptare. Kur shohim komentet e shumta te kesaj kategorie njerezish, e cila duket si nje ushtri e pergatitur mire ne transhete stervitore te diktatures, dallojme mllef, urrejtje, egersi, sadizem, kanibalizem te skajshem dhe perpjekje per te krijuar nje hasmeri e ndarje te pariparueshme midis shqiptareve. Fatkeqesisht, frymezim i ketyre perpjekjeve eshte bere disa here vete lideri i socialisteve dhe kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, i cili hapur dhe publikisht ka atakuar qytetaret e tij sipas prejardhjes krahinore e fisnore. Pa folur per doktrinen e tij te spastrimit te administrates shtererore bazuar mbi kriterin e perkatesise krahinore. Analiza e figures, veprimtarise dhe punes se liderit demokrat, Berisha, sot behet pa u bazuar ne ndonje kriter e metode shkencore. Psh, kritiket e tij marrin si model perfeksionizmin dhe e ballafaqojne me punen e tij. Disa ndjekin modelin e analizes metafizike, permes se ciles marrin si argument çeshtje te dores se dyte e te trete, pa dashur te vleresojne dhe gjykojne mbi realitetin thelbesor te veprimtarise se Berishes. Ka prej tyre qe perpiqen te perdorin metoden e krahasimit me lideret politike te meparshem te shtetit shqiptar, por edhe ne kete rast kemi nje qasje metafizike, sepse dialektalisht ngjarjet dhe fenomenet ne analizen e tyre kane dy dimensione: Kohen kur ndodhin dhe hapesiren ne te cilen ndodhin. Ndersa ka prej atyre analisteve qe si mjet e metode analize perdorin krahasimin e veprimtarise dhe figures se Berishes me lideret politike te forcave te tjera politike ne Shqiperi, bashkkohes te tij, si me Fatos Nanon, Edi Ramen, Ilir Meten etj. Edhe ne kete rast, perdoret me tepri formula “te gjithe njesoj jane”, nderkohe qe e verteta nuk mund te jete e tille, sepse asnjeri prej tyre nuk eshte si tjetri. Aq me pak Berisha mund te jete si Nano ose si Rama, por ai nuk eshta as si Meta. Ne nje ligjerate ne Prishtine organizuar ne maj te vitit 2012 per liderin shqiptar te Kosoves, Ibrahim Rugova, nje intelektual me shtroi pyetjen, nese Berisha do te duhej te vepronte si Rugova e madje te sillej si Rugova, qe te ishte me i sukseshem? I thashe se objektivisht Berisha nuk mund te ishte si Rugova, thjesht per faktin se ai nuk do te ishte me Sali Berisha. Kesaj pikepamjeje i permbahem edhe ne krahasimet qe i bejne atij me se paku me tre lideret e se majtes shqiptare. Por ndryshimi qendron shume me thelle se ne karaktere. Ndryshimi shfaqet dukshem ne ide, vizione, alternativa, projekte, te cilat askush nuk mund t’i shlyeje ne kujtesen historike te shqiptareve. Prandaj dhe vleresimi e kritika ndaj Berishes eshte subjektive, e bazuar shpesh here ne nje urrejtje patologjike, jo e sakte, jo reale dhe ne shume e shume raste e orkestruar dhe qellimkeqe. Kjo perplasje e madhe gati-gati antagoniste midis dy grupimeve te medha ka ndikuar negativisht ne nje gje: Nuk u ka lejuar mbeshtetesve te Sali Berishes te shohin te ai gabimet e tij njerezore, apo t’i kritikojne ato publikisht. Per pasoje e ka demtuar ne njefare mase korrigjimin dhe vetekorrigjimin, nuk ka lejuar qe puna, veprimtaria dhe figura e tij te ishte nje refleksion ose veterefleksion korrigjues dhe zhvillues i shkalles se larte.
A do të shuhen mejtepet e Gulenit dhe xhamitë e Erdoganit?
Shqiptarët e deklaruar turq në Mamushë e në Prizren i shërbyen Rankoviqit, i shërbyen Milosheviqit, po i shërbejnë Erdoganit, do t’i shërbejnë nesër Gulenit, e të gjithë antishqiptarëve, sepse janë jeniçerë që e shitën kombin./
Nga Gani MEHMETAJ/*
Mejtepet shkombëtarizuese të Gulenit erdhën në Kosovë kur Turqia i ripushtoi xhamitë. Vehabistët e Arabisë Saudite i ndihmuan. Serbia fërkonte duart, sepse fatkeqësia që po u binte mbi kokë shqiptarëve, nuk e kishte imagjinuar as në skenarët më të errëta që i sajonte në laboratorët e veta. Qindra mulla (mësues) u instaluan nëpër mejtepet e porsahapura, mijëra instruktorë të islamizmit të skajshëm anadollak e vehabistë u shpërndanë nëpër territoret shqiptare më shumë se kurrë më parë. Xhamitë mbinë si kërpudhat pas shiut aty ku nuk pati kurrë xhami: skaj rrugëve magjistrale e kombëtare, afër objekteve strategjike e simboleve kombëtare.
Në fillim talleshim me shpellarët e Anadollit e beduinët e shkretëtirës, më pamjen, veshjet e primitivizmin e tyre. Pastaj reaguam kur arabët e turqit e ndihmave “humanitare” preknin në moralin e grave të veja, veçmas në Drenicë, apo i kushtëzonin fëmijët që të recitonin lutje në gjuhën arabe, nëse donin t’i shijonin hurmat. Dikur i heshtëm shantazhet e arabëve e turqve që ua bënin grave të veja, i heshtëm kur i morën vajzat tona grua të tretë apo të katërt në haremin e tyre, i heshtëm sharjet që i flisnin kundër SHBA-së, shpëtimtarit tonë. Gulenistët, erdoganistët, vehabistët e djajtë e tjerë bënin punën e tyre. Bënin garë kush do t’ua shpërlante trurin më shumë të rinjve. Ata po e përhapnin ideologjinë më të egër që ka njohur historia njerëzore. Fryma e tyre nuk ishte përhapje e fesë, ishte nxitja e luftës fetare, konfrontimi dhe përgjakja brendakombëtare. Ata tërë kohën kanë vjell vrer kundër bashkëkombësve tonë të fesë katolike, kundër heronjve kombëtarë, kundër mënyrës së qytetëruar të jetesës, ata predikonin jetën e shpellave e të shkretëtirave. Veprimtaria e tyre që në fillim doli nga xhamitë në rrugë, u përhap nëpër institucione shtetërore e publike, duke gllabëruar struktura të tëra zyrtarësh.
Fryma turke në shkollat e Gulenit e xhamitë e Erdoganit nuk është fe, por ideologji shkombëtarizuese, e kobshme për ne, sikurse ishte e kobshme ideologjia komuniste serbe që zuri rrënjë në Shqipëri e në Kosovë. Medresetë guleniste e mejtepet e xhamitë e Erdoganit në Maqedoni, Shqipëri e Kosovë, përpiqen t’i shkombëtarizojnë nxënësit shqiptarë, t’i kthejnë kundër nesh, duke i mësuar se ata janë nipa të turqve selxhuk- osmanlive e jo nipa të arbërorëve. Historinë tonë ua shtrembërojnë në mënyrë të frikshme, ashtu sikurse e shtrembëronin dikur serbët. Nëpër mejtepe guleniste e xhami erdoganiste neve na quajnë ardhacakë, kurse serbët qenkan vendës! Nxënësit nga medresetë e mejtepet dalin të gjymtë, të hutuar, janë fëmijët më fatkeq në botë, sepse nuk e dinë çka janë, kujt i përkasin, për kë duhet të luftojnë, nuk e dinë ku e kanë atdheun. Të gjithë ata që kanë shkuar në luftën e e ISS-it nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia ishin nxënës të medreseve e mejtepeve. Ata që predikojnë mos durimin fetar janë nga medresetë e mejtepet.
Pjellë e financimeve të Ankarasë janë xhamitë-kazerma, ku e himnizojnë kryetarin e shtetit të huaj, Erdoganin, kurse në jo pak raste e kanë fyer presidenten e shtetit tonë, që është e palejueshme dhe imorale. Por nga shumë hoxhallarë është luks të kërkosh moral, ata janë jeniçerë, mercenarë që bëjnë çdo gjë për para: i morën në qafë një pjesë të të rinjve, i ndërsejnë kundër shqiptarëve katolik, ortodoks, protestantë, agnostik e ateist. Të vjen ndotë kur e dëgjon hoxhën çerkez me pamje të shëmtuar duke recituar në gjuhën shqipe një poezi përgjërimi për Erdoganin, kryetarin e shtetit të huaj. Poezia ishte shkruar dikur për diktatorët Stalin e Tito, kurse hoxha e përshtati për Erdoganin, por në të kishte nxitje të frikshme të urrejtjes, sepse sipas hoxhës qafirat dhe e tërë bota po e luftonte Erdoganin. Ai nxiste luftën islamike kundër botës më në krye kryetarin e vet. Ky aziatik mi kujtonte hoxhallarët e fëmijërisë sime që e lavdëronin me servilizëm Titon e Rankoviqin.
Një hoxhë tjetër recitonte si pionieri i Titos, kinse Turqia po na mbanë më bukë! Meqë ai e ha bukën e turpit nga Turqia, i errën sytë e gënjen edhe për të tjerët. Bukën e turpit e hanin qindra hoxhallarë të cilët e lavdëronin Jugosllavinë, që “po na mbante në bukë”, thoshin ata maskarenj.
Menjëherë pas përpjekjes për grusht shtet në Turqi, Ankaraja nisi 14 hoxhallarë në Kosovë me mision të caktuar. Po pavarësia e Bashkësisë Islame të Kosovës? Tërë jetën këtë bashkësi jeniçerësh e urdhëroi Beogradi, sot e ka në dorë Anakaraja, Moska e Rijadi, asnjëherë nuk ishte e shqiptarëve, nuk është as sot, është një bërthamë antishqiptare. Hoxhallarët e paftuar erdhën të luftonin shqiptarizmin që nisi të rezistonte brenda disa xhamive, erdhën të luftojnë gulenizmin, një ideologji po aq antishqiptare.
Mbështetjen për Erdoganit në territoret shqiptare e nisen disa portale, ftuan jeniçerët të dalin në mbrojtje të Turqisë. Një portal nga Lugina e Preshevës, i fton preshevarët të dalin në mbështetje të Erdoganit, “aleatit të SHBA-ve”, sikurse gënjen ky portal, madje vazhdon gënjeshtrën “Turqia na ndihmoi para, gjatë dhe pas luftës!”, prandaj o burra, ta mbështesim Erdoganin. Por i dolën ca gra të paburra, vogëlush e çupa puberteti. Kurrë nuk i ftoi ky portal shqiptarët të ngrihen për mbrojtjen e të drejtave kombëtare që ua shkel Serbia më të dy këmbët.
Nuk janë vetëm mejtepet e medresetë me xhamitë që kultivojnë kundërshtarë të shtetit tonë. Shqiptarët e deklaruar turq në Mamushë e në Prizren i shërbyen Rankoviqit, i shërbyen Milosheviqit, po i shërbejnë Erdoganit, do t’i shërbejnë nesër Gulenit, e të gjithë antishqiptarëve, sepse janë jeniçerë që e shitën kombin. Edhe në një lagje të Preshevës dolën 20 veta, kryesisht gra muhaxhere nga Turqia e ndonjë vajzë e manipuluar vendëse që e joshën me bursë sa për t’i filmuar agjencia turke Anadolli, e cila i ftoi në demonstrata. Dikur po këta “turq” i ftonte Agjencia serbe Tanjug ta mbështesnin Milosheviqin dhe i filmonte.
Këto grupe jeniçerësh rrënimtarë, nëse i lejojmë, nesër mund të bëhen të rrezikshëm, mund ta destabilizojnë shtetin tonë, atëherë kur t’i ftoj Turqia, sepse ky shtet është duke e provuar ndikimin në Kosovë përmes jeniçerëve. Minoritarët “turq” nuk janë më urë afrie me Turqinë, ata po bëhen grupe rrënimtare të shtetit të Kosovës. Pas disa muajsh mund të fillojnë përplasjet e mëdha Ankara-Prishtinë, kur do të shkëputemi përfundimisht nga tutela turke e t’i ngjitem trenit të BE-së. Besimtarët tru shpërlarë janë rrënimtarët tjerë të shtetit, prandaj policia e shërbimi ynë inteligjent duhet t’i kenë parasysh, sepse nesër do të dalin hoxhallarët në minare e do të thërrasin xhematin për ta rrënuar shtetin tonë: 14 hoxhë nga Turqia nuk erdhën më kot. Ata i dërgoi dikush me instruksione…
*Per Diellin e dergoi autori.
A po gërryhen vlerat laike të Turqisë?
Radikalizmi – Me rëndësi që Islami të tregojë rrugën për një botë paqësore
Ambasadori Lu: Të ndihmojmë drejt rrugës së paqes/
Në ditët e sotme, teksa bota përballet me kërcënimet e analfabetizmit, diskriminimit, dhunës dhe shtypjes, është më e rëndësishme se kurrë që Islami të ndihmojë, për të treguar rrugën drejt një bote më paqësore. Ky është thelbi i asaj që ka deklaruar ambasadori amerikan Donald Lu, gjatë një konference të mbajtur në Tiranë mbi “parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit, duke promovuar vlerat demokratike dhe angazhimin qytetar”. Ndër të tjera, ambasadori Lu shprehet se të gjithë kemi detyrën të luftojmë për drejtësi në komunitetet tona, pavarësisht nëse jemi myslimanë apo të krishterë, hindu apo budistë. Ai ka bërë thirrje veçanërisht kundër dhunës në familje, pro mbështetjes së shkollimit të djemve e vajzave, pro mbrojtjes së të varfërve dhe mbi të gjitha për parandalimin e të gjitha formave të dhunës, përfshi ekstremizmin e dhunshëm.
Fjala e plotë të ambasadorit Lu:
Kryetar i Komunitetit Mysliman Bruçaj, Gjeneral Lleshi, Z. Gurra, të nderuar imamë të Shqipërisë,
Unë besoj te Perëndia. Si njerëz që besojmë në Zot, qofshim myslimanë, të krishterë, hindu apo budistë, kemi detyrën të luftojmë për drejtësi në komunitetet tona.
Për mua, kjo drejtësi përfshin:
-Të dalësh kundër dhunës në familje
-Të mbështesësh shkollimin e djemve dhe vajzave,
-Të mbrosh të varfërit, dhe të parandalosh të gjitha format e dhunës, përfshirë ekstremizmin e dhunshëm.
Ju punoni çdo ditë për të përkrahur këto vlera. Në veçanti, po i ndihmoni të rinjtë që të përcaktojnë vlerat që do të ndjekin gjatë gjithë jetës së tyre. Shpresoj që sot të mësoni ide të reja se si mund të ndihmoni të rinjtë të shmangin rrugën e radikalizimit dhe të dhunës në komuntietet tuaja.
Ambasada Amerikane është e përkushtuar të punojë mbi këtë çështje në të gjitha nivelet me qeverinë, me të rinjtë dhe me udhëheqësit fetarë. Puna kundër ekstremizmit të dhunshëm nuk është e lehtë. Do të kërkojë që çdo anëtar i komunitetit tuaj të punojë së bashku për të kundërshtuar mesazhet e rreme nga grupe të huaja radikale.
Ju jeni udhëheqësit e kësaj lëvizjeje. Vitin e kaluar, disa shqiptarë morën pjesë në Samitin e Shtëpisë së Bardhë kundër ekstremizmit të dhunshëm, mbajtur në Uashington. Qëllimi i tyre ishte të nxiteshin diskutime si ky që po zhvilloni sot këtu.
Shpresoj që ky aktivitet të nxisë mësim, diskutim dhe debat. Mendoj se burimet më të mira për ide të reja do të jenë idetë që do të mësoni nga njëri-tjetri. Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë partner i Komunitetit Mysliman Shqiptar për këtë çështje të rëndësishme.
E kam kaluar pjesën më të madhe të moshës madhore në vende me shumicë myslimane. Si vullnetar i Korpusit të Paqes në Sierra Leone, jetoja përballë xhamisë së fshatit tonë. Në vend të minares, hoxha e bënte thirrjen për lutje të besimtarëve duke përdorur daullen më të madhe që të kishin zënë sytë.
Për mua, kjo është një prej pjesëve më të bukura të islamit që mund të përshtatet dhe të mirëpresë tradita kulturore nga të gjithë popujt. Tani, ndërsa bota përballet me kërcënimet e analfabetizmit, diskriminimit, dhunës dhe shtypjes, është më e rëndësishme se kurrë që Islami të ndihmojë për të treguar rrugën për një botë më paqësore.
Së fundi, faleminderit Kryetar Bruçaj dhe Fejzi Shaholli për udhëheqjen e treguar në organizimin e kësaj konference sot. Keni mbështetjen tonë të plotë dhe të sinqertë për këtë punë të rëndësishme.
Shkollën kombëtare shqiptare, larg nga dogmat fetare
Nga Hazir Mehmeti, Vjenë /
Në vorbullën e diskutimit të gjithëçkaje, tani doli dhe mësimi fetar në shkollat tona publike, të cilat kaluan faza shumë të vështira të ekzistencës, por pa u gjunjëzuar në realizimin e misionit të tyre në edukimin e arsimimin kombëtar. Presionet deri në mbylljen e tyre nuk e luhatën asnjëherë personelin mësimdhënës në përmbushjen e obligimeve ndaj nevojës së edukimit e arsimit të shëndoshë kombëtar e njerëzor. Ky përcaktim ishte Top e Tank në Luftën për liri për të cilën sakrifikuan gjenerata shekujve. Ata u “bënë qirinj që të ndritin e ne të shohim më mirë mirësinë, njerëzinë e urtësinë”.
Porosi jetësore e çdo cepi të Shqipërisë së Vërtetë, e cila u sfidua pa reshtur nga armiqtë dhe dogmat e lansuara prej tyre se “parajsë nuk ka për mëkatarët” shqiptarë të vërtetë të cilët qenë fuqishëm larg ndasive që ofron dogma fetare. Tani në anarkinë e gjithanshme që ka kapluar vendin si rezultat i dobësive në bërjen e shtetit ligjor e funksional ngritën krye fantazma antikombëtare që shkuan aq larg në fyerje kombëtare duke kontestuar e fyer figurat madhore kombëtare Gjergj Kastrioti Skënderbeu e Gonxhe Bojaxhiun-Nëna Tereze.
Dhe, ku? Në Parlamentin e Kosovës. Ata jo që nuk u ndëshkuan, por mbetën aktiv falë TV private e publike në helmimin e qytetarit të thjeshtë pa turp e frikë. Ajo urrejtje e sëmurë në emër të religjionit që u mboll deri tani në “Liri” po korret me lot e vaj, kjo që tani po mbillet do korret jo larg.
Veçan është e rrezikshme dhe e papranueshme predikimi fetar në shkollat publike kur dihet përcaktimi i shkollës shqiptare për një arsimim e educate, e cila synon vlera krahas kombeve tjera të përparuara evropiane. Këtë po e kërkon një pjesë e klerit fetar në emër të demokracisë e të lirisë fetare, duke u thirrur gabimisht e qëllimkeq gjoja se komunizmi e paska ndaluar. Shumë më e rrezikshme është shtrimi i tyre për diskutim nga elementet radikale islame fashist duke shpreh hapur synimet për nesër në Mediat e Lekut e jo kombëtare.
Intelektualët e vëmendshëm, veçan mësimdhënësit në të gjitha nivelet, ishin e janë në vijën trasuar nga iluministët, e rilindësit tanë të mëdhenj, në mbajtjen e shkollës në këtë linjë, si detyrim kombëtar e ligjor. Mjerisht në rrethanat më shumë anarkike, një pjesë e mësimdhënësve kanë rënë pre e frymëve dogmatike fetare që nuk kanë të bëjnë fare me shkollën laike shqiptare. Këtu do duhej të vepron ligji i shtetit ligjor që mjerisht mungon.
Duke qenë pjesë e udhëtimeve studiuese (Studiereise) me grupin e mësuesve austriakë në shumë vende evropiane, në shkëmbim përvojash mësimore e hulumtuese, lidhur me nivelin e shkollave fillore në disa shtete mësuam mbi rrjedhat mësimit në shumë vende si: Kroaci, Hungari, Turqi, Finlanë Itali, Austri, Shqipëri, Kosovë etj. Mes tjerash mjaftë domethënëse, ishte qëndrimi rreth religjionit në shkollat turke ku mësimi fetar dhe ritet fetare janë të ndaluara me ligj ashtu siç është edhe bartja e shamisë në shkollë, kur dihet se vetë Turqia ishte vendi që solli religjionin në shumë vende që i pushtoi dhe në trevat shqiptare.
Gjatë vizitës njëjavore të shkollave të Stambollit dhe fshatrave përreth, asnjëherë nuk u diskutua çështja fetare apo nacionale. Derisa ne nga Austria informonim rreth mësimit të gjuhëve amtare, mësuesit turq nuk e dëshironin këtë temë fare. Sipas sistemit ataturk të ndërtimit të shkollës turke ekzistonte vetëm turqishtja dhe turqit. Me ardhjen në pushtet të partisë së Erdoganit, vërehet se shumë gjera kanë rrëshqitur në drejtimin e ekstremit fetar, e cila po preket në shoqëri edhe në shkolla. Kjo frymë e re me elemente absolutiste, ekstreme fetare u kundërshtua me protesta të fuqishme nga qytetarët turq si regres në kundërshtim me përcaktimin e deritanishëm të tipit laik të shkollës.
Në Austri dhe në shumë vende evropiane është i lejuar mësimi fetar, por jo nga mësuesit e “huaj” jashtë përcaktimeve kurrikulare të caktuara nga Sistemi i Mësimit dhe Ministria e Mësimit. Plani dhe programi janë në përputhje me përcaktimet e shëndosha edukative e arsimore. Në shkolla nuk predikohet në formën “klasike”, por mësohet mbi bazat fetare. Prindërit duhet të deklarohen rreth mësimit fetar në fillim të vitit shkollor. Niveli dhe standardet demokratike të funksionimit të sistemit paruniversitar në Austri dhe vende tjera evropiane i lartë, ku prindi është faktor kyç, e mundëson koordinimin në mbarëvajtje.
Shkollës kombëtare shqiptare nuk i duhet mësimi fetar kur dihet përcaktimi laik i saj. Reformimi i Shkollës Shqiptare gjithandej trevave etnike do duhej të forcohet në substancë dhe formë tërësisht mbi bazat laike e humane, obligime këto që dalin nga Kushtetuta e Rilindësve tanë “Feja e Shqiptarit është shqiptaria”. Lojërat e kurdisura nga absolutizmi, jo toleranca deri në fashizëm nga rrymat e ardhura përmes “imamëve” isisianë do marrin kundërshtimin adekuat nga personeli mësimor, intelektualët dhe institucionet shqiptare në çdo cep të atdheut. Kjo u vërtetua dhe në të kaluarën, veçan para e gjatë themelimit të alfabetit në Kongresin e Manastirit. Gënjehen ekstremistet se do vazhdon heshtja, se do vazhdon anarkia ku ata lulëzuan për shumë kohë. Tani është koha e ndërgjegjësimit kombëtar ndaj rreziqeve kërcënuese të religjioneve që sollën pushtuesit. Ne jemi këtu shekujve, ata do shporrën bashkë me dogmat e zakonet e tyre. Shkolla kombëtare do jeton e pastër
nga predikimet sektare, religjioze e antikombëtare. Kjo është porosi brezash shekujve që nga Pellazgët-Ilirët e mishëruar fuqishëm nga Rilindësit tanë në themelet e kombit.
- « Previous Page
- 1
- …
- 559
- 560
- 561
- 562
- 563
- …
- 868
- Next Page »