• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

THIRRJE GAZETAVE TE TIRANES QE NGA SHBA: MBESHTESNI PRONARET!

May 12, 2016 by dgreca

Te nderuara Gazetat: Dita, Panorama, Telegraf, Sot, Shekulli, Shqip, Shqiptare, RD, Tema dhe Fryma e Re/

Shoqata Pronesi me Drejtesi ju kerkon me perulje mbeshtjetjen e penes tuaj per te publikuar me transparence dhe pa-asnjanesi perpjekjet qe ne po bejme keto 25 vitet e fundit per te mbrojtur te drejten e prones ne Shqiperi.Ne si organizate jo-qeveritare, jo-fitim prurese dhe me principin per te mbrojtur te drejten e individit, jemi formuar nga pronare direkt te prekur nga kjo padrejtesi dhe fizikisht me veprimtari ne Shqiperi dhe SHBA.

Mbeshtetja konstante, prej shume vitesh, e pa politizuar dhe pa censuruar na ka ardhur nga gazeta Dielli dhe kanali televiziv Zeri I Amerikes, burime mediash qe operojne ne SHBA. Ne e kuptojme presionin qe mund te ushtrohet tek ju si gazeta nga ndonje force politike, por ju lutem gjeni cdo menyre per te dhene nje mundesi tek ne per tu degjuar ne popull. Ne kemi vene kohen dhe rrogat tona si kryetare shoqate per te mbrojtur te drejtat e me shume se 5 mije pronareve dhe hapjes rruge te investimeve te huaja ne Shqiperi. Nje kusht per Shqiperine per te hyre ne BE eshte dhe kthimi I Pronave dhe mediat si brenda dhe jashte vendit duhet te shkruajne vazhdimisht se cfare ne si organizate po bejme dhe se si reagon qeverija Shqiptare ndaj nesh.

Ju faleminderit per kohen,

Myrshit dhe Gezimi ne Shqiperi

Agimi dhe Lumturi ne SHBA

Filed Under: Opinion Tagged With: GAZETAVE TE TIRANES QE NGA SHBA:, MBESHTESNI PRONARET!, thirrje

Pas një lajmi në TV News 24

May 12, 2016 by dgreca

Opinion nga Prof.dr. Eshref Ymeri-Toledo, Ohajo/

 Pas marrjes së një mesazhi të një mikut tim kosovar më 15 mars 2016, ku më shkruante se “Thaçi nuk e ka shitur Kosovën dhe se çështja e bashkësisë serbe nuk do të kalojë ashtu siç shkruajnë gazetat për Kuvendin e Kosovës”, unë ushqeva shpresën se Serbia nuk do të mund ta krijojë një tjetër mikroshtet brenda Kosovës. Por, për zhgënjimin tim të thellë, sot ndoqa një lajm në TV News 24 dhe intervistën e kryeministrit Isa Mustafa. Sipas atij lajmi, rezulton se bashkësia e komunave serbe do të krijohet. Pas këtij lajmi, s’më mbetet gjë tjetër, veçse të përsëris titullin e artikullit tim “Tradhtia në krye të Kosovës”, të botuar në internet më 13 mars 2012. Pra, i dashur miku im kosovar, Thaçi është armik i regjur i Kosovës dhe, për interesat e Serbisë, e cila gëzon përkrahjen e gjithanshme të Brukselit, i lejoi asaj të krijojë një tjetër Republika Srpska në Kosovë. Prandaj tani, mbarë populli kosovar, ka të drejtë të “krenohet” me kryetradhtarin e vet Hashim Thaçi dhe në Sheshin para Shtatores së Ibrahim Rugovës në Prishtinë, t’ia marrë këngës me zë të lartë, që të dëgjohet që nga Brukseli deri në Beograd:

Hashim detyrën mbarove,

Me të madhe burrëri,

Kosovën e tradhtove,

Zure vend në histori.

Pra,në bashkëpunim të ngushtë me tradhtarin tjetër Isa Mustafa, kukullën e pështirë në duart e tij, Hashimi nxitoi me vrap drejt kolltukut të presidentit të Kosovës, në mënyrë që të lajë duart nga tradhtia që kreu në Bruksel më 25 gusht 2015, me firmën që hodhi për krijimin e bashkësisë së komunave serbe. Populli kosovar harroi se çfarë krimesh kreu minoriteti serb në Kosovë, duke u bërë mbështetje e fuqishme e bandave kriminale të Millosheviçit, Arkanit dhe Sheshelit, prandaj, me heshtjen e tij para tradhtisë së Thaçit me Mustafën, le ta mbajë me shëndet krijesën Republika Srpska në trojet e veta amtare.

Toledo, Ohajo

11 maj 2016

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Eshref Ymeri, në TV News 24, Pas një lajmi

Shqetësimi i një maturanti: Ç’po ndodh me rininë shqiptare?

May 11, 2016 by dgreca

Nga Renato Shkulaku/Maturant/

Rinia e sotme duhet të jetë simbol i paqes,kulturës ,dashurisë, emancipimit etj. Të rinjtë duhet të mendojnë seriozisht për të ardhmen e tyre duke studiuar, duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme dhe jo të merren me gjëra të rëndomta dhe të parëndësishme, të cilat shkatërrojnë të ardhmen e tyre. Sot, në botë të rinjtë arrijnë të krijojnë gjëra të pabesueshme në shumë fusha të jetës, fakt i cili tregon se ata e vlerësojnë kohën dhe merren me gjërat e duhura.

Por ç’farë po ndodh me rininë shqiptare? A po ecin ata në rrugën e duhur?

Fatkeqësisht, kohët e fundit në gjimnazet e Shqipërisë, janë përhapur masivisht shumë sherre, të cilat fillojnë me keqkuptime të vogla, kryesisht me vajzat protagoniste. Këto ngjarje të pakëndëshme pasqyrohen nga media e mirënjohur, e cila është gjithmonë në shërbim të shqiptarëve, JETAOSHQEJF. Rasti më i fundit ndodhi në një nga gjimnazet e Korçës, “Raqi Qirinxhi” ku dy vajza kishin nisur një “betejë” midis tyre. Sipas raportuesve të Jetaoshqejf, sherri kishte ndodhur sepse një vajzë kishte ofenduar bashkëmoshataren e saj, dhe kjo e fundit e kishte marrë vesh. Gjatë pushimit, kishte ndodhur sherri, i shoqëruar me grushte, shqelma dhe një fjalor krejt banal. Por fatmirësisht, disa djem, të cilët ishin të pranishëm në ato momente, kishin ndërhyrë për ta ndalur atë sherr, ku treguan një kulturë e cila duhet marrë shembull nga të gjithë, pasi në shumë zënka të tjera shumë individë tregohen indiferentë.

Nga kjo zënkë, por edhe nga shumë të tjera ne kuptojmë se rinia shqiptare nuk po ecën në rrugën e duhur. Po vërtetohet se kjo rini ka shumë nevojë për edukim, kulturë dhe për shumë dije, ku në vend ta kërkojnë nga librat, e shpenzojnë atë duke u marrë me gjëra koti si rrjetet sociale apo duke bërë budallallëqe nga më të ndryshmet. Sic e theksuam e më lart, në këto sherre masive të ndodhura kohët e fundit, protagoniste kanë qënë vajzat. Por si mundet një femër të ngreje dorën mbi një femër tjetër, si mundet të gjuajë me shqelma apo të përdorë një fjalor banal?

Femra mbart vlera të mëdha në një shoqëri, dhe për fat të keq, këto vajza të reja shqiptare nuk e kuptojnë vlerën që kanë, por e humbin plotësisht atë duke luajtur rolin kryesor në këto ngjarje të pakëndëshme dhe të papranueshme për një shoqëri të zhvilluar dhe demokratike. Një fakt tjetër për të ardhur keq është që edhe shumë individë të tjerë tregohen indiferentë gjatë këtyrë sherreve. Disa brohorasin, disa filmojnë, disa mund edhe të bëhen pjesëmarrës në sherr duke ndihmuar shokun apo shoqen ku sulmojnë kundërshtarin, por askush nuk ndërhyn për të ndaluar zënkën. Kjo tregon se këta individë tregohen të papërgjegjshëm, të pamëshirshëm dhe “kënaqen” kur të tjerët zihen. Pra ky është realiteti shqiptar, një realitet i hidhur ku njerëzit po bëhen akoma më të prapambetur dhe nuk po merret asnjë masë kundër kësaj.

Por ç’farë duhet bërë për ti parandaluar këto ngjarje në të ardhmen?

Pikat kyce në “formimin” e njeriut mbetet sjellja, kultura dhe vlerat e paçmueshme që përcjellin në një shoqëri. Edukimi, sidomos i fëmijëve duhet marrë më seriozitetin më të madh. Çdo individ duhet të kuptojë se në shkolla, nuk vlen vetëm një notë e mirë, por edhe një sjellje korrekte. Në çdo shkollë, çdo nxënësi duhet ti bëhet e qartë se sa rëndësi ka kultura në një shoqëri, dhe ata duhet të përpiqen ta fitojnë atë, njësoj siç përpiqen për një notë sa më të mirë. Por sigurisht për këtë gjë ata duhet të kenë vëmendjen e plotë si të prindërve që është kryesorja por edhe të mësuesve. Pra me pak fjalë çdo gjë varet tek edukata që përcjellim tek të rinjtë. Çdo të mbjellim do korrim thotë populli , që do të thotë ajo kulturë që po u përcillet të rinjve ajo po merret , dhe realisht kjo kulturë është për të ardhur keq. Këto ngjarje duhet të merren shumë seriozisht dhe duhen marrë masa për parandalimin e tyre. Rinia e sotme do të jetë e ardhmja e vendit, dhe duhet bërë çdo gjë që Shqipëria të përfaqësohet denjësisht nga kjo rini.

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: c'po ndodh, me rininë shqiptare?, Renato Shkulaku

Se paku mos i thurni serenata Albin Kurtit

May 11, 2016 by dgreca

Nga Enver Bytyci/

Albin Kurti u shfaq ne sheshin e Shkupit. Njerez idiote e pa mend e quajne kete nje veprim kombetar te tij. Ne fakt efekti eshte antishqiptar, antikombetar. Sepse Gruevski ka shansin ta perdori pranine e Albin Kurtit ne Shkup si alibi nacionaliste, duke deformuar qellimin e vertete te protestave. Aq i duhet Gruevskit, t’i jape ngjyra nacionaliste protestave per t’i zhvleftesuar ato e per t’i terheq votat e maqedonesve, duke ua paraqit demin nacionalist te shtirur si rrezik kryesor per ta. Ose Albinit i ka hip ne mendje qe te nise “revolucionin boteror” e ta udheheqe ate, ne vijim te filozofise staliniste e enveriste. Protestat e Shkupit jane te qytetareve opozitare te Maqedonise, pra dhe te shqiptareve, te cilet kane njemije aresye me shume se maqedonasit per te protestuar kunder qeverisjes Gruevski-Ahmeti. Albin Kurti eshte produkt i shkolles se Edi Rames dhe Ali Ahmetit. Si i tille eshte shume e dyshimte dhe kunderproduktive pjesmarrja e tij ne protestat e Shkupit. Ishte krejt ndryshe pjesmarrja e Shpend Ahmetit ne nje ndeshje sportive te para disa koheve. Se paku mos i thurni serenata ketij njeriu destruktiv, qe vrapon te kape nje flamur kombetar ne ajer atehere kur nuk duhet, ose atehere kur i intereson njerit ose tjetrit kundershtar te Shqiptareve. Keta njerez qe thurin serenata per Albin Kurtin te njejten gje bene ne nentorin e vitit 2012, kur Kurti organizoi protestat e dhunshme ne Merdare. Megjithese ende nuk e dine efektin ose impaktin e atyre ptotestsve. Tri-kater dite para atyre protestave ne Merdare ne veriun e Mitrovices u vra nje ushtarak i KFOR-it austriak dhe u plagosen dy te tjere. Bota, Europa e denoi ashper kete akt te serbeve dhe mediat europiane bene pergjegjes Beogradin e strukturat e tij paralele ne Kosove. Albini, si cdo shqiptar, duhej ta shijonte kete perkeqesim te marredhenieve te Beogradit e serbeve me Europen e NATO-n. Po nuk qe e thene: Menjehere gjeti alibine e “reciprocitetit” me Serbine dhe mobilizoi fansat e tij per te bllokuar mallrat e kamionet serbe ne Merdare. Protesta perfundoi ne dhune. Jehona e saj u perhap ne Europe. Tashme nuk ishin me serbet vrases problemi i ekstremizmit ne Kosove, ishin shqiptaret. Nderroi menjehere trajektorja e shenjimit te se keqes. Shkaku ishte Albin Kurti. Une nuk kam mundur te zbuloj cfare impakti tjeter pati protesta e Merdares, aq me teper qe ajo perfundoi ne momentin qe shqiptaret u vune ne shenjester te kritikes se aleateve. Neser Albin Kurti mund te shkoje perseri ne Shkup. Mediet maqedonase, me shume se ato shqiptare, do ta shoqerojne kudo me kamera. Mund ta nxisin qe te marre mikrofonin e tribunes e te kerkoje federalizimin e Maqedonise. Te gjitha keto shkojne ne favorin e nacionalizmit te shfrenuar te Gruevskit. Mos ma jepni rastin qe me pas te shkruaj komentin tim “Albin Kurti, ky nacionalist maqedonas i tipit Gruevski”.

Filed Under: Opinion Tagged With: Albin Kurtit, Enver Bytyci, mos i thurni serenata, Se paku

SHQIPTARI NGA AMERIKA

May 11, 2016 by dgreca

Nga Albert Z. ZHOLI/

E takuam në hollin e hotelit “La Mirage”. Miku im e kishte kushëri nga nëna. Shqiptaro-amerikani rridhte nga një familje me tradita patriotike. Dhe pse i lindur në Amerikë, ai e fliste shqipen si rilindës. Më solli ndër mend artistin e madh Sandër Prosi te “Udha e shkronjave”. Kish ardhur për punë tregëtie në Athinë, por kish interes të dinte për Shqipërinë. Fjala solli fjalën dhe biseda ndali te jeta e emigrantëve në Greqi.
-Jeni të organizuar këtu?-pyeti ai
-Kemi disa shoqata.
-Lëre, kuptova, si kudo ne shqiptarët. Por të paktën a e gjeni gjuhën?
E, herë e gjejmë, herë jo. Siç e thatë edhe vetë, kemi të gjithë dëshirën për të qenë kryetarë. Por kemi edhe njerëz që s’lenë fjalë pa thenë për të tjerët. Shpifin duke diskutuar se pse janë prishur 2000 dhrahmi për një aktivitet.
Dëgjo mor djalë, të donim njëri-tjetrin dhe punën më shumë se llafet, Shqipëria na mjaftonte e na tepëronte për të jetuar mirë. Por ja që kështu jemi… ju jetoni në Greqi, grekët i kini inat por jepu hakun. Lobi grek në Amerikë, kur është puna për të ndihmuar atdheun nuk i kursejnë paratë dhe nuk i zenë në gojë. Puna atdhetare, patriotike në megrim nuk matet me para. Ajo është e tejçmueshme. Ai që përgojon çdo inisjativë atdhetare në mërgim është i dyshimtë si njeri i asaj race, e i atij vendi. Bëni sa të mundëni për atdheun pa ka se kush iu a di për nder.

Filed Under: Opinion Tagged With: Albert Z. Zholi, SHQIPTARI NGA AMERIKA

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 568
  • 569
  • 570
  • 571
  • 572
  • …
  • 860
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PLUHUR VEZULLUES YJESH NGA LASGUSHI IM
  • BASHKËBISEDIM KULTUROR – Kristo Floqi dhe Komedia Shqiptare
  • MESAZHE TË BUKURA NJERËZORE
  • Kushtrim Shyti, djali i mësuesit, poetit dhe dëshmorit të UÇK-së, Mustafë Shyti, vizitoi Vatrën
  • KOSOVO CINEMA IN NEW YORK CITY: DOUBLE BILL WILL SCREEN IN MANHATTAN AND BRONX FOR BRONX WORLD FILM’S 15th ANNIVERSARY
  • NUK MUND TË ANASHKALOHET ROLI I ERNEST KOLIQIT NË FORMIMIN E MARTIN CAMAJT
  • MALI I ZI, VENDI KU KSENOFOBIA NDAJ SHQIPTARËVE ËSHTË NË RRITJE E SIPËR
  • “Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes”
  • TIDENS TEGN (1929) / LETRA E EVELYN STIBOLT, MËSUESES NORVEGJEZE TË KUZHINËS SHKOLLORE : “EKSPERIENCA IME NË SHKOLLËN PËR VASHA NË KORÇË…”
  • FOTO – STUDIO VENETIKU dhe fotografja e parë shqiptare që vdiq në burgjet e diktaturës
  • KLINIKA E POEZISË, VISARI NË UNIVERSITETIN ILLINOIS, SHBA…
  • Dialogu dhe politika e jashtme e Kosovës, katër vitet vendimtare për shtetin
  • KRISHTLINDJET…
  • Enedio Metushi: “Për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sonë shqiptare”
  • Shoqata “Rrënjët Shqiptare” festuan festat e fundvitit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT