NGA LULZIM MULLIQI/
Ndonese historiku I Kuvendit te Kosovës si nje Institucion perfaqesues,legjislativ dhe demokratik i popullit te Kosovës nuk eshte shume i gjate,sfidat me te cilat eshte perballur ky Institucion gjate kesaj periudhe kane qene te shumta.Kosova ne vitin 1999 ka dal nga lufta duke u ballafaquar me nje tranzicionit te dyfishte.
Ne njeren ane me tranzicionin statusor,duke kerkuar zgjedhjen e statusit final drejt Pavaresise dhe ne anen tjeter zhvillimet e reja politike dhe parlamentare qe lidheshin drejtpersedrejti me propozimin,shqyrtimin,
Jane thelluar deri ne nje shkalle ekstreme.Bllokimi i punimeve te seancave te Kuvendit te Kosovës nga Opozita e bashkuar per disa muaj radhazi ishte nje paralajmerim i qarte I thellimit te nje krize te re politike ndermjet Pozites ne njeren and dhe te Opozites ne anen tjeter.Koheve te fundit Opozita po praktikon bojkotimin e seancave te Kuvendit te Kosovës,veprimet te cilat do te ndikoje negativisht ne zhvillimet e reja politike dhe vendimmarrese ne Kosove,si dhe imazhin dhe reputacionin negativ te Shtetit te ri te Kosovës ne arenen Nderkombetare.Madje diteve te fundit,Opozita paralajmeroi së do ti bojkotoje
punimet e Kuvendit te Kosovës,duke veshtersuar edhe me tej gjetjen e nje kompromisi me Poziten per tejkalimit e kesaj krize parlamentare qe po mbreteron ne Kuvendin e Kosovës.Me siguri qe lidershipi politik ne Kosove duhet te zhvilloje nje politike me racionale ne zhvillimin e nje parlamentarizmit te vertete dhe autokton ne Kosove dhe te zhvilloje nje dialog konstruktiv me Opoziten per te punuar së bashku ne te miren e te gjithe qytetareve te Kosovës.Pra vendasja e nje dialogu te mirefillte ne mes te dy paleve,Pozites dhe Opozites do te ishte nje opsion i duhur ne proceset e reja te shtetndertimit te Kosovës.Edhe pse Kuvendi i Kosovës ne mbledhjen e djeshme i zhvilloi punimet pa pranine e deputeteve te
Opozites,ne fakt Kuvendi i Kosovës votoi nismen e pare legjislative te qytetareve te saj.Keshtu me kete ligj Jane percaktuar rregullat dhe procedurat per propozimin e nje projktligji ne Kuvend.Ky ligj u njeh te drejten e nismen legjislative edhe qytetareve te Kosovës,te cilet mund te marrin nisme legjislative per te rregulluar nje fushe te caktuar,duke propozuar ligj te ri apo duke propozuar ndryshimit dhe plotesimin e nje ligji ekzistues.Njeherit,ky ligj i njeh te drejten e nismes legjislative qytetareve te Kosovës,duke percaktuar së dhjetemije qytetare mund te marrin nje nisme legjislative,Sipas menyres së percaktuar me ligj.Iniciativat legjislative te qytetareve pothuajse ekzistojne ne shumicen e Shteteve anetare te Bashkimit Evropian,qofte ne nivel kombetar,rajonal apo lokal.
Keto Iniciativat ndryshojne shume Sipas fusheveprimtarise së tyre dhe ne pergjithesi veprojne sipas procedurave te ndryshme te tyre.
Mustafa: Kosova as s’i ka marrë e s’i ka dhënë Malit të Zi asnjë metër tokë
-Lëvizja për Bashkim: T’i hapim rrugë dërgimit të çështjes së demarkacionit në arbitrazh ndërkombëtar/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 31 Mars 2016/ Kosova as nuk i ka marrë e nuk i ka dhënë Malit të Zi asnjë metër tokë, tha sot kryeministri kosovar, Isa Mustafa, gjatë një vizite në Pejë. Kreu i qeverisë së Kosovës, pas një takimi me kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxheri, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve për demarkacionin me Malin e Zi tha se kjo çështje nuk është diskutuar sot, por se është biseduar në takimet e mëparshme dhe se dje komisioni ndërkombëtar i ekspertëve ka dhënë një vlerësim të pavarur. “Tash është vërtetuar se as nuk kemi marrë nga malazezët e as nuk ju kemi dhënë malazezëve asnjë metër tokë. Pse njerëzit dalin dhe operojnë me 8 mijë ose 10 mijë hektarë është çështje e tyre. Por, në asnjë rast nuk është vërtetuar se një metër katror është këmbyer me Malin e Zi”, tha kryeministri Mustafa. I pyetur se a duhet demarkacioni të shkoj për ratifikim në Kuvendin e Kosovës, kryeministri kosovar tha se tani kjo duhet të procedohet. “Kur do të procedohet prapë do ta shohim, konsideroj se duhet të arrijmë një pajtueshmëri, sepse territori i Kosovës nuk është vetëm i pozitës, është i qytetarëve të Republikë së Kosovës, territor për të cilin kanë përgjegjësi të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës”, u shpreh kryeministri Mustafa.
Kryetari i komunës së Pejës, Muhaxheri, tha se është mbajtur një seancë e Kuvendit Komunal, ku me 30 vota pro është votuar rezoluta që i është drejtuar Komisionit kosovar për demarkacion.
“Ne si komunë, për dallim nga komunat tjera posedojmë kadastrin origjinal. Me kadastrin tonë kjo i bie se është ashtu. Është e dhimbshme sepse qytetarët tanë e mendojnë se edhe ajo pjesë e territorit i takon Republikës së Kosovës, por me dokumente nuk kemi fakte që i takon. Ana emocionale te qytetarët dhe te unë si kryetar i tyre mbetet se Çakorrin gjithmonë e kemi konsideruar kufi. Tash dokumentet nuk e aprovojnë këtë çfarë po pretendojmë ne”, tha kryetari i komunës së Pejës.
Ekspertët ndërkombëtarë nuk kanë gjetur shkelje në procesin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe kanë vlerësuar se nga ky pikëvështrim procesi u është përmbajtur standardeve ndërkombëtare.
Kjo u bë e ditur dje pasdite në një konferencë shtypi në Prishtinë, pasi anëtarët e komisionit ad-hoc të ekspertëve ndërkombëtarë për vlerësimin e procesit të demarkacionit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, pas një pune dyjavore, ia dorëzuan Presidentes kosovare, Atifete Jahjaga, raportin me vlerësimet për procesin e përcaktimit të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.
“Nga aspekti ligjor dhe teknik, ekspertët ndërkombëtarë nuk kanë gjetur shkelje në procesin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe kanë vlerësuar se nga ky pikëvështrim procesi u është përmbajtur standardeve ndërkombëtare”, deklaroi Jahjaga pas takimit.
Qeveria e Kosovës në një komunikatë mbrëmë është shprehur e kënaqur me faktin se ekspertët e Komisionit ndërkombëtar nuk kanë gjetur shkelje në demarkacionin me Malin e Zi.
Komisioni vlerësues është themeluar me iniciativën dhe vendimin e nënshkruar në 15 mars 2016 të Presidentes së Republikës, pas shqetësimeve të ngritura nga opozita rreth marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për vendosjen e kufirit shtetëror.
Tre anëtarët e Komisionit janë: Fletcher M. Burton, diplomat i lartë amerikan në pension, i cili në vitin 2009 ka mbikëqyrur përpjekjet për përcaktimin e kufirit midis Kosovës dhe Maqedonisë, dhe Herbert Wilmes, shtetas gjerman, i cili ka diplomë dhe doktoraturë në gjeodezi nga Universiteti i Bonit dhe është vlerësues i hartave topografike, si dhe Fred Newton, i cili ka shërbyer për 25 vjet në policinë e porteve dhe të kufijve tokësorë të Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera të botës.
Para se të dorëzojnë raportin, ekspertët nga SHBA-ja, Britania dhe Gjermania pasi kanë dëgjuar palët në Kosovë ishin edhe në Mal të Zi.
Nga subjekti më i madh opozitar kosovar, Lëvizja Vetëvendosje, sot u deklarua se, “ne nuk do të pranojmë në asnjë mënyrë dhe nga çfarëdo komisioni, vendor a ndërkombëtar, që Kosova të humbë qoftë edhe një centimetër të territorit të saj”. Këtë e deklaroi sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj.
Ndërsa, Lëvizja për Bashkim, parti e koalicionit qeverisës që udhëheqë Ministrinë e Diasporës, me ministrin Valon Murati, deklaroi sot se, “për shkak të paqartësive të mëdha që ka sjellë procesi i demarkacionit, e si rrjedhojë ka ngjallur mosbesim të madh te një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të Kosovës lidhur me këtë proces, kërkon nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që duke votuar kundër, t’i hapim rrugë dërgimit të kësaj çështjeje në arbitrazh ndërkombëtar”.
Çudi – Sheshel “i pafajshëm”!
Opinion nga Mimoza Dajçi/Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për vendet e ish Jugosllavisë liron si të pafajshëm liderin e partisë radikale serbe Vojislav Sheshel, ndërkohë që ai gjatë një proteste refuzoi kthimin në Hagë e dogji flamujt e Nato-s dhe BE-së. Ultranacionalisti Sheshel akuzohej për pastrim etnik, krime kundër njerëzimit gjatë viteve 1991-1993 në Kroaci, mbi popullsinë muslimane në Kroaci, Bosnje dhe Vojvodinë, por Gjykata e ICTY -se e la të lirë. Vendim shokues ky për të gjithë që ata që u torturuan, vranë dhe u zhdukën padrejtësisht nga ai personalisht dhe forcat militare serbe që ai drejtonte mbi popullsinë e pambrojtur.
Personalisht ky vendim i këtij tribunali nuk më çudit aspak.
Disa muaj më parë kam qenë prezent si vizitore në atë Tribunal Drejtësie – si përfaqësuese e organizatës – The Women’s Organization “Hope & Peace”, që meret me të drejtat e gruas e të fëmijëve, asistova në gjyqin që po zhvillohej ndaj kriminelit Ratko Mladiç. I cili akuzohet për krime lufte në Kroaci, Bosnje, Hercegovinë. Por mënyra se si po zhvillohej ai proçes gjyqësor linte për të dëshërur, e më la një shije të hidhur.
Edhe mënyra se si fëmijët e kriminelit Ratko Mladiç, e vetë ai qeshin apo komunikonin së bashku pas xhamit të tejdukshëm e hermetik të sillte hije dyshimi. Sikur aty nuk po zhvillohej një gjyq i krimeve të rënda, e sigurisë së lartë, por një gjyq ordiner. Familjarët dhe krimineli Mladiç ndiheshin aty si në shtëpinë e tyre (kështu mu duk mua, qofsha e gabuar).
Por këto skena që vumë re ne nuk besoj të kenë kaluar pa u vënë re edhe nga trupi gjykues, nuk e besoj, ose bënin sikur nuk i vinin re!…Mladiç qëndronte tepër indiferent ndaj trupit gjykues e akuzave të tij, e seancës gjyqësore ndaj tij. Ulur në një karrige rrotulluese, kokën e trupin kthyer komplet nga salla, fëmijët e vizitorëve në sallë. Gjyqtarët e prokurorët fisnin, por sikur nuk flisnin për të akuzuarin përballë, por për një jashtëtokësor. E habitshme, por ishte e vërtetë, ashtu po ndodhte.
Shumë punonjës me peshë në atë institucion të rëndësishëm ishin me kombësi serbe, të paktën siç na u prezantuan, pa e ditur që unë apo dikush tjetër nga ne ishim shqiptare.
Në sallën e konferencave ku u zhvillua biseda mes grupit tonë dhe drejtuesve të Tribunalit, nga pyetjet që ne i drejtuam ata vunë në dyshim origjinën tonë, por që nuk arritën të na pyesnin direkt. Vetëm sa shikonin njëri tjetrin në heshtje, pasi në atë sallë ndodheshin edhe misionerë të tjerë të paqes nga vende të ndryshme të botës. Nuk mund të them, se nuk kishte edhe shqiptarë të punësuar në atë godinë, por personalisht veshi dhe syri më zuri vetëm serb, mbështetës të kriminelit Ratko Mladiç, të cilët erdhën më pas në sallën e gjyqit si miq të kriminelit Mladiç.
I akuzuari Ratko Mladiç ndihej aty, sikur nuk ishte në sallën e gjyqit, ku gjykohej për genocid mbi popullsinë civile e të pafajshme muslimane, por veshur shik sikur kishte dalë shëtitje, e ishte ulur në kafe për qef të tij. Frika e krimit e detyronte të pyeste me kokë kush ishim ne, apo çdo qytetar i panjohur që hynte në atë sallë. Kështu edhe situata me kriminelin Sheshel, i cili edhe pse dogji flamujt e Nato-s dhe BE-së, e krimeve që rëndojnë mbi atë si ish zv/ president në kohën e Millosheviçit përsëri doli i pafajshëm.
EVROPA-TA PËSOSH PËR SIRINË?
Dëmet e Turqisë, një pjesë e pushtetarëve në kthetrat e Erdoganit
Opinion Nga Gani MEHMETAJ/
Sipas ligjit turk, shteti nuk ka të drejtë të financojë xhamitë e bashkësitë fetare brenda Turqisë, mirëpo për Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e territoret etnike shqiptare, shteti turk ka fonde të veçanta për ndërtimin e qindra xhamive, për pagat e hoxhallarëve të islamizmit radikal, për rekrutimin e xhihadistëve në ISSIS, për portale islamike e për gazetarë-mercenarë, për politikanë e shtetarë të korruptuar. Atë që e tha mbreti jordanez për Turqinë e përhapjes së terrorit islamik, e dinë të gjithë politikanët shqiptarë, por e heshtin, sepse pjesa më e madhe e pushtetarëve tanë janë në kthetrat e Erdoganit.
Dëmet që ua shkaktoi shqiptarëve Turqia e Erdoganit më shoqatat fetare, nuk i bëri as Serbia e Jugosllavia për tetëdhjetë vjet okupimi. Me narkozën vrastare të fesë e paranë e pafundme që po e derdhin lum për të korruptuar shtresat sociale, elitën fetare, politike e institucionale, më presionet e vazhdueshme ndaj veprimeve tona properëndimore, është çarë koraca mbrojtëse anti turke. Kështu, fryma shkombëtarizuese, servile ndaj lindjes islamike e egërshane ndaj Perëndimit, ka nis ta brejë si kanceri trungun shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Preshevë, Bujanovc e Maqedoni. Kjo frymë po e shpërfytyron qenien tonë, po e cenon interesin kombëtar. Në veçanti po e shprish qenien kombëtare në mjediset e varfra, përmes qarqeve mercenare të intelektualëve të rrejshëm, përmes segmenteve më të larta të shtetit e të partive politike. Dikur mjediset e periferisë janë shquar për ideale kombëtare e luftë të armatosur kundër pushtuesit serb e turk. Sot janë pjesa më problematike, sepse islamikët anadollak e iranian, vehabistët e salafistët , në aleancë më armiqtë tonë tradicional: Serbinë, Greqinë, e sllavët e Maqedonisë goditën këto shtresa sociale, duke i blerë më para, duke ua pastruar trurin, apo duke i mashtruar.
Të braktisurit na sfidojnë më terrorizëm
Shteti ynë i braktisi të varfrit, i shpërfilli të humburit, nuk u mor fare më ata që patën identitet të luhatur kombëtar. Në Kosovë komandantët që nuk e çliruan asnjë katund, e rrëmbyen pasurinë kombëtare, e mbërthyen shtetin, e morën universitetin e institucionet e dijës, u vunë në shërbim të shoqatave islamike duke ndihmuar në kërcënime e rekrutime. Në këtë klimë rrëmbimesh e mbërthimesh perëndimorët nuk investojnë. Të vetmet investime janë paratë e pista të shoqatave islamike, që i japin për shpëlarje truri, për rekrutime në luftën fetare dhe për përgatitjen e grupeve terroriste.
Goditja fillimisht nisi në Shqipëri menjëherë pas rënies së diktaturës. Në emër të ringjalljes së fesë u bë islamizimi e greqizimi i dhunshëm i shqiptarëve, u ndërtuar qindra xhami turke, vehabiste e kisha greke, ndërsa shqiptarët e shkret patën nevojë për shkolla e ambulanca. Feja që ua përplasën fytyrës të huajt e djallëzuar, nuk u jepte bukë, ndërsa kishin nevojë për bukë. Në vend të ndihmoheshin shtresat e varfra, shoqatat islamike, të lidhura me organizatat terroriste rekrutuan më para besimtarë profesionistë të cilët për t’u dukur faleshin nëpër xhami, por në fakt bënin punë të tjera kundër shtetit e kombit. Xhamitë ultra luksoze e sfidonin më cinizëm varfërinë e skajshme. Ndërkaq, varfanjakët, të gatshëm t’ia shesin shpirtin djallit për para, me t’u rekrutuar u bënë njerëz të kamur pa bërë asnjë punë që shihej, pos punëve të pista nën rrogoz.
Goditja e dytë u bë në Kosovë, ku nisi përhapja e mos durimit fetar nga vehabistë arab e mercenarë të Turqisë që rekrutuan qindra militantë e myslimanë të frymës anadollake, të gatshëm për luftë fetare. Për shpëlarje truri e pengim të arsimimit u ndërtuan tre herë më shumë xhami se sa shkolla, në dhjetëra katunde e lagje i ngritën nga dy xhami dhe asnjë shkollë (në lagjen e autorit, në Prishtinë, turqit e ndërtuan xhaminë pa pyetur askënd e pa marr leje ndërtimi askund, në vendin ku planifikohej të ndërtohej shkolla fillore). Vehabistët e islamikët anadollakë ndërtuan më shumë xhami për dhjetë vjet se sa Turqia për pesëqind vjet okupimi.
Goditja më e dhimbshme shkombëtarizuese po bëhet në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, të okupuara nga Serbia. Më ngufatjen e problemit kombëtar e agresionin e fesë, islamikët- turq e arab po e ndihmojnë Serbinë të bëjë spastrim etnik të këtij territori që iu shkëputë Kosovës më 1963 . Grupet e paguara nga Ankaraja, çirren si të çmendur për islamin e Erdoganin; në vend të kërkojnë bashkim më Kosovën, kërkojnë bashkim me Turqinë e Bosnjën, sikurse thonë, që ta bëjnë një shtet të fuqishëm islamik! Grupi militantë shqipfolës nuk agjitojnë në rrjetet sociale për Shqipërinë etnike, por për Perandorinë turke, një sajesë monstrum, që vetëm në mendjet e sëmura shqipfolëse mund të projektohet. Është qesharake kur i lexon këto marrëzira në rrjetet sociale, por ata kanë detyrë ta ndihmojnë Serbinë, aleatin e Turqisë për të shkombëtarizuar tri qytetet shqiptare të okupuara nga Beogradi. Aleanca e këtyre anadollakëve shqipfolës me Beogradin është e dukshme.
Islamizmi shkombëtarizues në Maqedoni
Kulmi i shkombëtarizimit agresiv po bëhet në Maqedoni. Turqia atje po e bënë hatanë, më keq se sa në kohën e okupimit otoman e jugosllav. Islamizmi ka marrë përmasa të tilla sa një lider partiak në fushatën zgjedhore, kur pritej t’u thoshte elektoratit: “ky është vendi i shqiptarëve, ku bukës i thonë bukë e ujit ujë”, në dëlirin e çmendisë islamike, çirret: “ky është vendi i lajiilaiillallah!”, sikur ta kishin paguar serbët e sllavët e Maqedonisë. Ndërkaq, turma e pa tru, apo turma e porositur i duartrokiste! Lideri tjetër shqiptar nga presioni i “xhematit” të kundërshtarit të tij xhihadist, ka nis të flirtoj rrezikshëm me islamikë. Një “komandant” në Maqedoni, i cili nuk e çliroi asnjë zabel, i thotë A. Ahmetit, “e kë fyer profetin Muhamet”, thua se është në Afganistan, ku pret që liderin armik të tij, ta mbysin me gurë. Ku jeton ky komandant i shpifur?
Në këtë territor shqiptar, në emër të kinse fesë islame janë trajnuar e përgatitur për luftë terroriste formacione ushtarake me mjekra e pa mjekra, të financuara e të trajnuar nga shërbimet e fshehta të shteteve turke e arabe. Kazerma i kanë bërë xhamitë, oficerë trajnimi e frymëzimi i kanë hoxhallarët, më parë të trajnuar për këto punë të pista në shtete arabe e Turqi. Pjellë e shëmtuar e hoxhallarëve të paguar nga Turqia e Serbia, në disa katunde shqiptare të Maqedonisë janë mijëra shqiptarë që po kërkojnë ndërrimin e emrave shqiptarë në emra turko- arabë, qindra të tjerë çirren për Erdoganin, madje kanë formuar parti politike më prapavijë erdoganiste kundër interesave kombëtare shqiptare. Kështu po e ilustrojnë tezën sllave, kinse në Maqedoni nuk ka shqiptarë, por bashkësi myslimane të cilat kanë ardhur nga Turqia e Arabia. Këtë gënjeshtër e kanë thënë dendur propagandistët sllavë në 100 vjetet e fundit, këtë po e thonë edhe disa hoxhallarë pro serb në Prizren, ketë tezë po përpiqen ta nxjerrin edhe delirantët mercenarë që çirren çmendurisht “ky është vendi i lajilajiinallah!”
Si durojnë nipat e Dervish Carës? Ku shkuan trimat e Dibrës, që e bënë më turp Hajredin Pashën mizor, duke ia vrarë 12. 000 ushtarë. Trimat dibranë i përjetësoi njëra ndër këngët më të bukura në gjuhën shqipe “Hajredin Pasha po na i bjen Radikës”. Ku janë nipat e Pjetër Bogdanit, Josif Bagerit? Ku janë pasardhësit e trimave që e luftuan okupatorin turk e bullgarë? Si nuk turpërohen bijtë e atyre burrave që para 60 vjetësh luftuan e ranë për Shqipëri etnike, kurse pasardhësit e tyre kopilë (bastard) luftojnë që Shqipëria etnike të bëhet oazë erdoganiste, e ndarë më sllavët e Maqedonisë.
Shteti shqiptar duket bëri tregti të pistë me shtetet fqinje e me Turqinë, lejoi shkombëtarizimin çoroditës. Shteti shqiptar bëri tregti të pistë më Erdoganin, duke ia lënë Shqipërinë sipëri Shkumbinit me xhami e oaza haxhiqamiliste. Por edhe Kosova, i shiti shqiptarët e Maqedonisë të turku e të maqedonasi sllav. Kwshtu, janë krijuar oaza haxhiqamiliste në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, që do të na nxjerrin shumë probleme, kam frikë që do të derdhet gjak.
Fatkeqësia shqiptare e islamizimit kriminal po ndodh në kohën kur e tërë bota e qytetëruar na ndihmoi: na çliruan nga okupatori serb, na e rindërtuan vendin, i ndihmuan shqiptarët e Maqedonisë ti merrnin ato pak të drejta që i gëzojnë (ndërsa liderët shqiptarë pastaj i tradhtuan), na i hapën dyert e parajsës evropiane. Ndërkaq një pjesë e shqiptarëve të mashtruar, në vend të parajsës evropiane, po e mësyjnë ferrin islamik, ku jeta e njeriut s’ka vlerë as sa e një qeni rruge.
- « Previous Page
- 1
- …
- 577
- 578
- 579
- 580
- 581
- …
- 860
- Next Page »