• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Disa të vërteta për lepurushin Idajet Beqiri i njohur si Alban Vjosa

March 1, 2016 by dgreca

Opinion nga Arben LLALLA*/

Idajet Beqiri i njohur në trojet shqiptare përtej kufirit të shtetit amë si mashtruesi Alban Vjosa po na bënë moral patriotik duke sulmuar me të gjithë arsenalin e tij prej gënjeshtari deputetët e PDIU, Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizin, rreth projekti të ligjit që këta dy deputet propozuan për heqjen e dekoratave të dhënë në kohën e komunizmit jo për meritë heroike por për servilizmin ndaj diktaturës. Sulmi mediatik i Idajet Beqirit nuk është i rastësishëm, por i porositur në këtë periudhë delikat ku të gjitha mediat në Greqi me në krye klerikët e lartë grek, po sulmojnë zgjidhjen paqësore të çështjes çame, PDIU dhe në veçanti Shpëtim Idrizin.

Avokat Idajet Beqiri sulmon pa doganë, pa frerë dy deputetët çam të PDIU, jo se i dhimbset çështja e dekoratave të dhëna gjatë diktaturës komuniste, por atij ashtu ja do puna, e ka detyrë shtëpie që të kujdeset për projektet greke antishqiptare.

Idajet Beqiri për ata që nuk e njohin mirë është një mashtrues ordiner i cili në emër të çështjes të bashkimit kombëtar ka përfituar mijëra marka, dollarë dhe euro. Sipas disa miqve tanë të përbashkët avokat Beqiri në fillim të viteve 1990 kishte miqësi me kolonel Gadafin e Libisë.

Idajet Beqiri bënte lobim në ato vite të lulëzimit të mashtrimeve në Shqipëri për të dërguar punëtor në Libi nga Shqipëria kundrejt një pagese të majme që duhet të paguanin në fillim ata që dëshironin të punonin në Libi.

Bëmat e mashtrimit të Idajet Avokatit i njohur si komandant Alban Vjosa nuk mbarojnë me dërgimin e shqiptarëve tek prehri i kolonel Gadafit, por pasi mbaroj lufta e 2001 në Maqedoni, ai filloj propagandën për një luftë të madhe se do bashkonte të gjitha trojet shqiptare.

Në vitin 2002, Idajet Beqiri i njohur si Alban Vjosa filloj propagandën për të mbledhur të holla nëpër botë se gjoja qenka komandanti i përgjithshëm i ushtrisë Armata Kombëtare-Shqiptare-AKSH. Në vitet 2001-2004 propagandonte në faqen e internetit të tij se gjoja janë gati rreth 50 mijë ushtarë të AKSH. Atë periudhë kishte djem e vajza naive që e mbështetën ekonomikisht Idajet Beqirin edhe një bashkëpunëtorin e tij.

Më kujtohet një djalë nga Drenica T.V që jetonte në Kanada i cili vrapoj deri në Gjermani për të takuar Idajet Beqirin dhe i dha një shumë të konsiderueshme dollarësh për Bashkimin Kombëtar që propagandonte Idajet Avokati. T.V me emocione kombëtare financoi dhe mbanti disa faqe interneti që kontrolloheshin nga Idajet Beqiri ato vite.

Në vitin 2003, Idajet Beqiri i njohur si Alban Vjosa jepte interviste nëpër mediet botërore për luftën e madhe të shqiptarëve për bashkimin kombëtare. Në vitet kur jetoja në Selanik vjen tek unë në emër të Idajet Beqirit një gazetare e njohur e revistës gjermane Renate Flottau e cila punonte për DER SPIEGEL, për tu njohur rreth çështjes së shqiptarëve të Greqisë. Ishte Korrik 2003, dhe unë kisha disa vite që merresha me studimet dhe kërkimet rreth shqiptarëve të Greqisë të njohur si arvanitas e allvanos.

Gazetarja e DER SPIEGEL, Renate Flottau e kishte adresuar tek unë Idajet Beqiri sepse kisha disa vite që botoja në mediat e huaja dhe shqipe shkrime rreth arvanitasve, por kisha qenë dhe kryetar i “Forumit të Emigrantëve Shqiptar në Greqinë e Veriut,, dhe sekretar i përgjithshëm i shoqatës “Shqiptarët e Selanikut,,. Pra, isha person që e njihja mirë çështjen e shqiptarëve në Greqi dhe politikat greko-shqiptare.

Takimi me gazetaren Flottau u bë në hotel Makedonia në Selanik, unë nuk e njihja gjuhën gjermane dhe anglishte, kështu mora si përkthyese një gazetare tjetër shqiptare e cila punonte për mediat e Tiranës në Selanik. Pas një bisede të gjatë prej 4 orësh me Renate Flottau rreth arvanitasve, allvanosëve dhe Çamërisë e shoqërova të nesërmen gazetaren në fjalë për në fshatrat e Follorinës dhe Kosturit ku ende ka banorë që flasin gjuhën shqipe dhe deklarohen se janë shqiptar. Pas takimit me gazetaren e adresuar tek unë nga Idajet Beqiri sigurimi grek mori në pyetje rreth AKSH mua, U.GJ, dhe një shokun e fëmijërisë nga Patosi të Idajet Beqirit, B.M.

Lepurushi Idajet Beqiri na kishte paraqitur tek revista DER SPIEGEL si komandantë të AKSH dhe ne kishim një ushtri me rreth 90 mijë veta. Këto nuk janë përralla sepse në numrin e 46 të 10 nëntorit 2003 revista DER SPIEGEL botonte një artikull të autores Renate Flottau sikur ne kishim dhënë intervista si përfaqësues të AKSH. Por në të vërtetë ne kishim folur për emigrantët shqiptar në Greqi, për arvanitasit dhe Çamërisë. Pas botimit të shkrimit tek revista DER SPIEGEL për ushtrinë fantazme të AKS-s të Idajet Bebirit, prej atëherë unë, U.GJ. dhe B.M., ndiqemi nga sigurimi serb dhe grek. Atë periudhë lajmëruam përfaqësuesit e diplomacisë shqiptare në Greqi se si është e vërteta, por Idajeti Beqiri i njohur si komandant Alban Vjosa na e kishte ngulur pa dhimbje thellë e më thellë. Shteti shqiptar më tej mësoj se kjo gazetarja e DER

SPIEGEL ishte serbe me shtetësi gjermane dhe mike e ngushtë e Millosheviçit. Gjatë ditëve që Ibrahim Rugova ka qenë peng i Millosheviçit në Beograd ka qenë pranë tij edhe gazetarja Flottau. Prandaj i themi Idajet Beqirit që ti lerë anash ndjenjat e tij patriotike me bateri sepse e njohim mirë kush është, të ndal përbaltjen e figurave të njohura të cilët punojnë për çështjen çame, paqen dhe të drejtat e njeriut. I rikujtojmë opinionit se Idajet Beqiri ka bërë edhe disa muaj burg për bëmat e tij “kombëtare”.

Në përfundim lepurushin Beqiri e këshilloj që këtë shkrim me dorën e tij le ta çojë në gjykatë për të përfituar ndonjë dëmshpërblim, por nga unë do marri vetëm opingën sepse pasuri materiale nuk kam, ndërsa pasurinë kombëtare ia kam lënë trashëgim djalit, atë s’mund të ma marri Idajet Beqiri dhe as ata që të qëndroj pas tij dhe i japin ndonjë honorar për të përbaltur figurat tona kombëtare.

Vërej: Për të vërtetuar ato që kam shkruar lexoni revistën DER SPIEGEL, shkrim mashtrues të Renate Flottau i porositur nga Idajet Beqiri dhe keqdashësit e shqiptarëve, botuar në 10.11.2003, numri 46 i kësaj reviste.

Filed Under: Opinion Tagged With: arben llalla, Disa të vërteta për lepurushin Idajet Beqiri, i njohur, si Alban Vjosa

Keni të drejtë të xhindoseni me Arditin

March 1, 2016 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Ndofta në këtë rrokopi vitesh. Në këtë katrahurë, përplasjesh. Rrahjesh, grabitjesh, pengjesh, vrasjesh. Zona influencash. Me prijësa patriarkalë. Me arkitektë që e kthyen vendin në gazermë makinash të vjetra. Treg të rrobave të përdoruara. Treg trotuaresh. Arenë të smokut…Treg të seksit, drogës, organeve njerëzore. Treg të hormoneve me shumicë. Treg të informalitetit. Atdheun e zbrazur…, me përqindjen më të lartë, familjesh. Të lidhura me eksodet e maleve, ujrave, mauneve, kontrabandistëve. Në këtë vend ku njerëzit jetojnë për inat të njëri-tjetrit. Ku të gjithë flasin në emër të demokracisë dhe pikërisht demokraci nuk duan.
Në këtë vend ku të gjithë flasin për patriotizëm dhe patriotë nuk janë. Në këtë vend ku të gjithë magjepsen pas përgjegjësisë civile në Perëndim. Dhe e ëndërrojnë Perëndimin, ndërkohë ku për një grusht para qyl, i hapen dysh orientalizmit. Në këtë vend ku, siç tha edhe ai poeti…, lakrës i heqin të përbrendshmet dhe i vendosin mend. Në këtë vend kampion të urrejtjes për shoku-shokun. Në këtë vend ku të gjithë flasin në emër të popullit. Dhe të gjithë vdesin që t’ia fusin popullit. Në këtë vend ku të gjithë qajnë për të gjithë. Edhe pse e kanë vrarë vet njëri-tjetrin.
Keni të drejtë të shkumoseni me Arditin.
Ndofta ishte, është, nga ata të pakët showmen që qëndronte dhe përpiqet të qëndrojë midis. Më i lakmuari dhe më i xhelozuari. Ndërkohë më i adhuruari, modeli, apo eksperti që çuditërisht pak duan t’i ngjajnë. Pasi e kërkojnë suksesin përmes kanaleve politike.
Ose ndofta është dhe çështje talenti.
Kutadish?
Ndaj keni të drejtë të irritoheni me ‘të.
Megjithëse sportivisht, me kostum sportiv, prag pranvere. Me atë lirizmin e tij. I ndërfutur në jetën e atyre që marrin jetë. Sigurisht që është një firo. Firo e madhe…., por tashmë në këtë vendin tonë. Firot e mëdha janë bërë normale. Normale tek e përditshmja. Ne nuk habitemi më, nuk na dhëmb më, nuk na i ndjen fare për vrasjen e përditshme. Megjithatë na tmerron firoja artistike e një njeriu simbol i skenës sonë.
Keni të drejtë sepse, është një nga ato momente, në kuptim më të gjërë të fjalës. Kur tek një shoqëri, plas si sythët e rinj, si pranvera që kemi në derë. Edhe ndjesia e indinjatës shoqërore. Për çfarë dhe çfarë nuk është e drejtë ose e padrejtë në një shoqëri. Sa mirë sikur ndjesi të tilla, të ishin më të përditshme. Për një pranverë. Dhe për një jetë me ‘të. Më të përgjegjshme sigurisht.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja, Keni të drejtë, me Arditin, të xhindoseni

ARTEFAKTE QË NUK I PËRKASIN KOHËS TONË

February 29, 2016 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
Ka një thënie, që ja vlen të përmendet:”Bota nuk është krejt ajo, që ne mendojmë se është.” Ka dhjetëra dhe dhjetëra  shembuj të anomalive të tilla ,të mjaftueshme për të dhënë disiplinat shkencore e tradicionale e cila mund të shkaktoj  një tronditje, thotë , eksperti i fenomeneve paranormale StephenËagner.Por për shkak se ato nuk përshtaten me teoritë konvencionale,këto përjashtime nga rregullat refuzohen pothuajse gjithmonë. Megjithatë, ka marrë dhjetëra e dhjetëra përjashtime për të sfiduar të  dhënat e deritashme nëse  ato merren  për tu shqyrtuar plotësisht,do të gjenden  krejtësisht anomali të verifikueshme. Anë e mbanë botës,ka objekte enigmatike,që  janë gjetur dhe  që nuk përshtaten  kohës tonë,  qoftë nga ana historike apo gjeologjia e tyre.Ëagner, thotë se: ato ofrojnë një pamje rrënjësisht të ndryshme nga  bota jonë?
Nga të gjitha, shumë prej tyre të janë fenomene të  pashpjegueshme, nga përvojat e objekteve në botë, ato që mbajnë një pjesë të madhe të magjepsjes, ato mund ti kategorizoj si “anomali lashta,këto janë objekte që me masë shkencore janë shumë të vjetra, por në formë apo ndërtimin duket të jetë mjaft moderne. Ata janë fosilet të pamundura, jashtë kohës dhe  teknologjisë, objekte  jashtë kohës tonë. Me fjalë të tjera, në qoftë se historia jonë e botës është e saktë, ato thjesht nuk duhet të ekzistojnë.
Flitet për shumë shembuj të gjendura rreth e qark  globit tonë dhe  se gjeologët, arkeologët, dhe shkencëtarë të tjerë kujdesen për ti pranuar. Përse janë kaq interesante? Shumë arsye. Para së gjithash, shumica e tyre janë reale dhe të prekshme. Ndryshe nga fantazmat,apo  krijesat misterioze dhe përbindëshat e  liqeneve  dhe fenomenet si telekinezi, këto objekte të pashpjegueshme janë parë, prekur dhe shqyrtuar. Nuk janë ato para syve tanë dhe me përvojën tonë të tanishme apo njohurit, që kemi  mundemi për ti shpjeguar ato?
Së dyti, për shkak se ato nuk ekzistojnë ose më qartë nuk përshtaten me  standardet shkencore  ose kronologjinë gjeologjike dhe antropologjiko, ato sugjerojnë, në mënyrën e tyre enigmatike, që teknikat tona dhe takimet tona    janë të gabuara, gjeologjia nuk njeh progres në mënyrën se si ne mendojmë, ose ka  shumë  e më shumë histori të  jetës në këtë planet se sa ne njohim aktualisht.
2.
Teknologji e avancuar. Kështu duhet të mendojmë për këto janë llojet më të mirë të për shkak se ato janë të dokumentuara, shpesh fotografuar dhe ekzaminuar nga ekspertët.Në vitin 1961, pronarët e një dyqan dhuratash në Olancha, Calif,gjetën një fosile në malet Coso. Kur një nga pronarët  e ka prerë në gjysmë me një sharrë diamanti, ai gjeti një objekt brenda, që  ishte padyshim artificial. Objekti ka një bazë metali të rrethuar nga shtresa të një material qeramike,si dhe një mëngë gjashtëkëndore druri. Kur vepruan  rrezet X- objekti duket se ngjanë  me një hyrëse moderne apo ndonjë komponenti  tjerë elektronik. Megjithatë, ajo ishte e mbështjellë plotësisht ishte i mbuluar me fosile dhe vlerësohet se mund të jetë gati500,000 vjeçare.
Në vitin 1851,  në Illinois Springfield u raportua se një biznesmen i quajtur Hiram de Ëitt ka gjetur një copë, sa grushti  kuarc me ar,në një udhëtim në Kaliforni. Kur aksidentalisht i ra nga duart e tij,ajo u  ça dhe nga ajo  ra një gozhdë hekuri. Kuarci ishte  me moshë rreth 1 milion vjet. The Times e Londrës ka  raportuar se në vitin 1844 punëtorët, që nxirrnin  gur në afërsi të lumit Tëeed, në Skoci gjetën një copë fije ari të ngulitur në shkëmb tetë këmbë nën nivelin e tokës.
Në vitin 1891, znj S. Ë. Culp duke  copëtuar qymyr në copa të vogla për sobën e  kuzhinës së saj, ajo vuri re një zinxhir mbërthyer në qymyr. Zinxhiri i matur ishte rreth 10 inç i  gjatë  dhe përbëhej prej prej ari tetë karat ajo e përshkroi si ” mjeshtëri antike të çuditshme.”Sipas Morrisonville  Times të 11 qershorit, hetuesit arritën në përfundimin se zinxhiri nuk kishte  rënë aksidentalisht në qymyr, nga një pjesë e qymyrit ende mbeti i lidhur me zinxhir, ndërsa pjesa që ishin ndarë nga ai ende mbante përshtypje ku zinxhiri ishte mbështjellë.
 Në guroren  gëlqeror në vitin 1786, punëtorët erdhën në një shtrat të rërës rreth 50 këmbë nën nivelin e tokës. Në shtresën e rërës, megjithatë, ata gjetën trungje e shtylla guri dhe fragmente gjysmë të punuara  në shkëmb. Gërmimet  më tej, gjetën monedha, të ngurtësuara prej druri dhe pjesë e mjete të tjera druri. Rëra, në të cilën është bërë zbulimi ishte nën një shtresë  guri gëlqeror, datuar rreth 300 milion vjet. Në qershor, të vitit 1851, Scientific American, ka ribotuar një raport nga Boston se si  në një vazo metalike, u gjenden në dy pjesë, solide e cila  ishte 15 këmbët nën sipërfaqe në Dorchester, Mass. Vazua   pas matjes , 4-1 / 2 inç të lartë dhe 6-1 / 2 inç në bazë, është përbërë nga zinku dhe argjendi aliazh. Në anë ishin figura të luleve, një tufë lulesh, të bëra me argjend të pastër. Mosha e parashikuar e shkëmbit nga të cilat ajo erdhi: 100.000 vjet. Në vitin 1865, një vidë dy inch metalike u zbulua në një pjesë të feldspatit në  minierën Abbey në Treasure City, objekti ishte aksidentuar kohë më parë, por forma e saj, veçanërisht mund të shihet qartë në feldspat. Guri është llogaritur të jetë në moshën e  21 milion vjetëve. Në  vitin 1991-1993, kërkuesit e arit në lumin Narada në anën lindore të maleve Urale në Rusi, kanë gjetur  objekte të pazakonta, kryesisht në formë spirale,me  matjen më të vogël rreth 1 / 10.000 e një inç! Objektet janë të përbërë nga bakri dhe nga minerale të  rralla  të  metaleve si: tungsten dhe molibden. Testet treguan se objektet mund  të jenë midis 20,000 dhe 318,000 vjet.
3.
Edhe pse misterioze, këto rezultate nuk janë mjaft aq bindëse, sepse ato objekte  mund të ishin të falsifikuara ose keqinterpretuar. Piri Reis, një admiral turke dhe koleksionist i pasionuar i hartave të vjetra,ka  përpiluar informacionin ,që ai e kishte mbledhur në një hartë të tij në vitin 1513. Çuditërisht, kjo hartë tregon konturet bregdetare të  Veriut dhe Amerikën e Jugut ,si  dhe Antarktidën, e cila nuk ishte zbuluar zyrtarisht deri në vitin 1818. Ato  përshkruajnë kontinentet e Tokës si ato u shfaq shumë kohë më parë – duke përfshirë tokat edhe Atlantis? Ose, siç kanë sugjeruar disa studiues  ata tregojnë tokat e ndonjë planeti tjetër? Për të qenë të paanshëm, megjithatë, ata gjithashtu mund të përshkruajnë thjesht klasat e traktet shumë më të vogla të tokës.
Në vitin 1966, Dr. Javier Cabrera, një mjek peruan dhe profesor i biologjisë,i janë dhënë  fotot e një peshku, që dyshohet se është  gdhendur mijëra vjet më parë,peshku i përshkruar ishte një specie që ka qenë zhdukur për miliona vjet. Në Ica, Peru janë gdhendur skena  të pamundur  për lashtësinë si: teleskopët, ndërhyrjeve kirurgjikale, dhe madje edhe njerëzit që luftojnë me dinozaurët,apo helikopterë egjiptiane,zbuluar në muret e një tempulli në Abidosit, Egjipt, janë hieroglifet që i ngjajnë  më afër me  avionët modern në profilin e një helikopteri, një aeroplani,dhe disa lloj automjete apo disku fluturues.
4.
Edhe pse intriguese, këta shembuj të mbetjeve misterioze njerëzore janë kryesisht sende të legjendës dhe të folklorit dhe për këtë arsye në masë të madhe të paverifikueshme. Kafka e njeriut me brirë u zbulua në një grumbull gurësh varrimit në Sayre, Bradford County, Pa, në vitin 1880. Është vlerësuar se janë varrosur rreth vitit 1200.
 Në vitin 1888, shtatë skelete u gjetën në një grumbull gurësh varrimit pranëClearëater Minn.Ata ishin skelete, përveç se kafkat ka paraqitur rreshtat e dyfishta të dhëmbëve në nofullat sipërme dhe të poshtme dhe ishin varrosur në një pozitë të ulur, përball me liqenin. Ballin e kishin  jashtëzakonisht të ulët dhe të pjerrët, me vetullat të shquar. Në vitin 1931, Dr. F. Bruce Russell ka  pohuar se kanë gjetur tunele nëntokësore të çuditshme në këtë zonë të quajtur Death Valley. Sipas tregimit të tij, ai zbuloi dredha tunelesh, që përmbajnë objekte, që duket të jetë një kombinim  ose  indian, egjiptiane dhe amerikan. Ka pasur edhe mumiet atje, tha ai, se kanë qenë mbi tetë këmbë  të  gjatë. Me aq sa dimë, askush nuk e ka rizbuluar ndonjëherë tunele misterioze të  Rasëllit. Ed Conrad ka gjetur eshtrat e fosileve të vjetra njerëzore ngulitur në  një shkëmb të fortë në Pensilvani. Kockat duken njerëzore, por shkëmbi në të cilin ishin të bllokuar është në mes 280 dhe 300 milion vjet .
5.Po sjellim disa fakte nga nga piramida e diellit në Bosnje.Datimi i provave te radiokarbonit është bere nga Radio Carbon, Laboratori i Kiev-it, ne Ukraine, mbi materialet organike prezentë te gjetura ne piken arkeologjike boshnjake te Piramidave. Dy arkeologe italiane, dr. Ricarrdo Brett dhe Niccolo Bisconti, e kane gjetur materialin afër piramidës vitin e kaluar. Ata kane qene ne gjendje te datojnë prejardhjen e tij, dhe prej kësaj, te datojnë edhe vete Piramidën nëpërmjet radiokarbonit. Ky datim i përgjigjet piramidave te ndërtuara 20.000 vjet përpara civilizimit Sumer dhe Babilonas.
Fizikantja Dr. Anna Pazdur e Universitetit polak te Slesia-s, ka shpallur lajmin ne një konference për shtyp ne Sarajeve, ne gusht te vitit 2008. Profesoresha e Arkeologjisë Klasike te Universitetit te Aleksandrisë, Dr.Mona Haggag e ka përshkruar kete zbulim si : rishkrim i faqeve te reja te historisë evropiane dhe botërore.  Datimi 29.000 vjet i Parkut Arkeologjik Boshnjak, është arritur nëpërmjet një shtrese argjili qe gjendej ne brendësi te shtresës se jashtme te piramidave. Si pasoje, është marre një kampion, qe gjate vitit 2012 është arritur te testohet materiali konkret 24.800 vjet me pare, dhe qe do te thotë se kjo strukture ka një profil ndërtimi prej pothuajse 30.000 vjet me pare.
“Popujt antike qe kane ndërtuar këto piramida, i njihnin sekretet e frekuencës se energjisë. Kane përdorur këto burime natyrore për te zhvilluar teknologjinë, dhe per te ndërmarrë ndërtimin e shkalleve qe nuk i kemi pare ne asnjë vend tjetër te tokës”, thotë dr. Osmanagich. “Provat tregojnë qartësisht se piramidat kane qene ndërtuar ne përafrim me rrjetin energjetik te Tokës, dhe funksiononin si makineri qe furnizonin me energji dhe mundësonin shërimin.”Studiues te historisë antike te Shteteve te Bashkuara, kane lajme përgjithësisht befasuese mbi diçka te gjetur ne këndet me te largëta te globit. Për shembull, zbulimi i Rockëall jashtë Dallas-it, Teksas, është vetëm një shembull in je muri kompleks dhe te fuqishëm, me diametër rreth 10 mije metra, te ndërtuar rreth 20.000 vjet me pare dhe te zhytur rreth 7 kate nen toke. Pyetja është: Nga cfare është ndërtuar ky mur dhe për cfare qëllimi, dhe mbi te gjitha, njohja e datës ne te cilën ka jetuar ky civilizim, ne c’menyre mund ten a ndihmoje te kuptojmë te ardhmen tone?
Gjurme te reja te gjetura, apo civilizime antike te zbuluara, kane ndezur një kuriozitet te madh për origjinën njerëzore, si rezultat i mediave qe mbulojnë vetëm ato gjera qe janë ne rrjedhën e zakonshme. Numri i nëntorit te National Geographic ishte: “Zbulimet e 100 mistereve me te mëdha te Civilizimit Antik”, dhe aty lexonte:
Ndonjëherë kulturat lënë pas mistere qe humbasin kuptimin për ata qe vijnë pas tyre, qe nga mëngjri e deri tek dorëshkrimet e kodifikuara, qe na tregojnë për antiket te cilët kane pasur një qellim te thelle.” Shkencetaret vazhdojnë te kërkojnë ne njohurinë mbi te kaluarën tone, qe është e dobishme per përcaktimin e një te ardhmeje me te mire. Autori i mirënjohur, Michal Cremo, ne librin e tij “Arkeologjia e ndaluar”, teorizon, se njohuria qe kemi mbi zhvillimin e Homo Sapiens, është lënë mënjane apo është injoruar nga komuniteti shkencor sepse është ne kontradikte me opinionet aktuale te origjinës njerëzore qe shkojnë shume mire me paradigmën mbizotëruese.”
 
Tashme janë bere 8 vjet nga gërmimet e para te Piramidës se Bosnjës, e cila shtrihet rreth 6 kilometra nga pellgu lumor i Visoko-s, 40 kilometra ne veri-perendim te Sarajevës. I kompozuar nga katër piramida antike, ajo e Diellit, tre here me e madhe se Piramida e Gizes, dhe nga një tunel nëntokësor tërësisht kompleks, Piramidat e Bosnjes kane marre tashme një vlere tjetër. Piramida kolosale qendrore e Diellit është 420 metra e larte dhe ka një mase prej miliona tonelatash duke i bere piramidat e Bosnjës, nder me te mëdhatë dhe antiket te njohura ne te gjithë planetin, (ai i Cheope-se është i larte vetëm 146 metra). Dr. Osmanagich, ka habitur te gjithë komunitetin shkencor dhe arkeologjik me krijimin e nje skuadre inxhinieresh te fushave te ndryshme, fizikane dhe kërkues nga e gjithë bota, për te arritur te bënte një hetim transparent te kësaj pike arkeologjike, për te zbuluar natyrën e vërtetë dhe qëllimet e ketij kompleksi piramidash.

Filed Under: Opinion Tagged With: ARTEFAKTE, Gezim Llojdia, KOHËS TONË, QË NUK I PËRKASIN

ZGJEDHJA E PRESIDENTIT NE SHTETRRETHIM THELLON KRIZEN

February 27, 2016 by dgreca

Analistët skeptikë se zgjedhja e presidentit zbut krizën/

Zgjedhja e presidentit të Kosovës nën tensione e protesta, nga analistë të çështjeve politike vlerësohet në mënyra të ndryshme.Analisti i çështjeve politike Halili Matoshi në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thekson se kjo mënyrë e zgjedhjes së presidentit të Kosovës mund të thellojë krizën politike e cila aktualisht është në vend

“Zgjedhja e zotit Thaçi për kryetar të shtetit, në shtet rrethimë, pa opozitë në Kuvend e thellon krizën edhe ashtu të gjatë në vend dhe kurrë nuk do të bëjnë shef të mirëfilltë të shtetit, por ai do të mbetet shef i pjesës më fanatike të Partisë Demokratike të Kosovës dhe i disa deputetëve të paqëndrueshëm dhe lehtë të shantazhuar të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thekson Matoshi.

Duke e komentuar votimin që kanë bërë deputetët e Kuvendit të Kosovës në zgjedhjen e presidentit, Matoshi ka theksuar se vendi ka deputetë jo serioz.

“Shihet se Kuvendi i Kosovës është i përbërë nga njerëz jo kredibil, qytetarët e Kosovës kanë votuar njerëz të paqëndrueshëm, madje edhe injorantë, sepse prej raundit të parë, të dytë e të tretë pati aq shumë lëvizje qesharake, një herë voton, herën tjetër nuk votojnë, kjo është qesharake për një deputet serioz”, thekson Matoshi.

Sa i përket partive politike në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, Matoshi ka theksuar se duhet të shkëputen nga aktet e dhunës.

Në anën tjetër Analisti i çështjeve politike, Ismail Hasani, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se edhe përkundër rrethanave të tensionuara gjatë procesit të zgjedhjes së presidentit të Kosovës, është pozitive për vendin përmbyllja e këtij procesi.

“Populli i Kosovës më në fund ka ditur të menaxhojë vetveten dhe këtë situatë tejet të rëndë. Ajo çka do të thosha është që në këtë ditë në përgjithësi duhet t’i jemi falënderues popullit dhe policisë së Kosovës, që duke u përmbajtur dhe duke u përpjekur të menaxhojë situatën, arriti të pengojë manifestimin e dhunës që do t’i bënin dëm të madh Kosovës”, thekson Hasani.

Duke folur për procesin e zgjedhjes së presidentit, Hasani ka theksuar se Kuvendi i Kosovës,si asnjëherë më parë ka arritur ta menaxhojë situatën në mënyrë më të matur politikisht.

Përfundimisht, shton zoti Hasani jeta institucionale është e lënduar, por do të arrijë të marrë veten.

“Urojë që presidenti i ri i Kosovës të marrë vetveten dhe të jetë sinonim i unitetit, sinonim i politikës së unifikimit dhe i ndërtimit të jetës së mëtejme të jetës institucionale në Kosovë”, shton Hasani.

Procesi i zgjedhjes së presidentit të Kosovës është bërë nën tensione të shtuara politike dhe përplasje të dhunshme në Prishtinë.

Hashim Thaçi ka arritur të marrë votat e nevojshme për President të Kosovës vetëm në rrethin e tretë të votimit.

 

Luljeta Krasniqi- Veseli

Filed Under: Opinion Tagged With: Hashim Thaci, nuk e zbut krizen, Zgjedhja e persidnetit

“MAKIJAZH” APO REFORMË TË SISTEMIT TË PENSIONEVE?

February 27, 2016 by dgreca

Vështrim Konceptit të MPMS për Rregullimin e Fushës së Pensioneve /

  • Nga Adil FETAHU/

Pensioni është kategori ekonomike, sociale dhe financiare dhe është pronë private-personale e pensionistit (shih:Vendimi i GjEDNj në Strasburg, nr.31925/08: rasti Grudiq kundër Serbisë). Është kategori ekonomike, ngase  është siguruar në bazë të kontributit në punë dhe kursimit të punëtorit gjatë kohës sa ka qenë aktiv.  Është kategori sociale, ngase siguron të ardhura për moshën kur nuk mund të punojë e të krijojë të ardhura. Është edhe kategori financiare, sepse është pjesë e konsumit dhe financave publike.  Në vendet ku ekzistojnë fondet private të pensioneve, mjetet e grumbulluara në ato fonde paraqesin një burim të rëndësishëm të financimit në tregun financiar. Prandaj, sistemi i pensioneve është segment i rëndësishëm i sistemit ekonomik, social dhe financiar të secilit shtet. Sistemet e pensioneve të shumicës së shteteve të botës mbështetën në financimin vijues, dmth. në solidaritetin midis gjeneratave. Gjenerata aktive që punon, paguan kontribute për sigurimet sociale dhe kështu financon pensionet për ata që kanë kryer shekullin e punës dhe kanë dalë në pension. Edhe ky sistem, ndonëse është më i miri, ka mangësitë e veta, veçmas në rastet kur është i pavolitshëm raporti midis numrit të punëtorëve aktivë dhe numrit të pensionistëve, gjë që ndikon në lartësinë e kontributeve që duhet të paguhen. Në të gjitha vendet, shekulli i jetës po zgjatet, prandaj nga aspekti demografik po rritet numri i pensionistëve dhe periudha e shfrytëzimit të pensioneve. Në Kosovë dhe në Shqipëri tendenca e plakjes së popullsisë është më e madhe se në të gjitha vendet, për shkak të rënies së natalitetit dhe emigrimit të të rinjëve. Ky fakt ka imponuar domosdonë e shtyrjes së moshës për pensionim. Në Kosovë, për fat të mirë, aktualisht mosha e popullsisë është e re, prandaj numri i pensionistëve është i vogël, edhe për faktin se mosha e pensionit (65 vjet, si për meshkuj ashtu edhe për femra) është ndër më të lartat në botë (vetëm katër shtete: ShBA =66, Norvegjia, Islanda dhe Izraeli =67) kanë moshën më të lartë të pensionimit. Mirëpo, problemi këtu qëndron në numrin e vogël të punëtorëve të angazhuar në punë, në pagat e vogla, dhe se një përqindje e madhe e atyre që punojnë në sektorin privat, nuk paguajnë kontribute për shkak të informalitetit në punë, por edhe ata që paguajnë këtë e bëjnë në bazën e pagës minimale. Për të qenë i qëndrueshëm sistemi i pensioneve, raporti i punëtorëve aktivë që paguajnë kontribute ndaj numrit të pensionistëve duhet të jetë 4:1. Në Kosovën e pasluftës, për shkak të mungesës së fondit pensional,  “pensionet” janë paguar kryesisht nga mjetet e buxhetit të varfër të Kosovës, sepse nuk ka funksionuar sistemi i kontributeve, përveç një pjese të vogël të Trustit, të themeluar në vitin 2002, në kuadër të cilit funksionon vetëm shtylla e parë: pagesa e obligueshme me ligj e kontributit (5+5% nga lartësia e të ardhurave të punëtorit), që nuk siguron kurrëfar baze të mjaftueshme për pension.  Sistemi aktual, që as nuk mund të quhet sistem i pensioneve, por i pagesave sociale, është edhe i paqëndrueshëm, edhe i padrejtë, por edhe po keqpërdoret. Është i paqëndrueshëm, sepse pagesa bëhet kryekëput nga mjetet e buxhetit. Është i padrejtë, sepse nuk merr parasysh kontributet individuale të atyre që nga pagat e veta kanë ndarë një përqindje të madhe për sigurimin pensional. Në bazë Ligjit (aktual. 04/1-131) mbi Skemat Pensionale të Fianncuara nga Shteti, dhe Udhëzimit Administrativ nr.09/2015 për Kategorizimin e Shfrytëzuesve të Pensionit Kontributpagues sipas Strukturës Kualifikuese dhe Kohëzgjatjes së Pagesës së Kontributeve-Stazhit Pensional, të gjithë pensionistët që kanë mbi 15 vjet stazh pune të kryer para vitit 1999, kanë “pensionin” e njëjtë (78 euro) për stazhin, pa marrë parasysh a kanë 15, apo 40 vjet stazh! Veç kësaj, nuk merret parasysh se kush sa ka paguar kontribute nga të ardhurat, sepse nuk është njësoj sikur ai që ka pasur pagën (në kundërvlerë) 2000 marka gjermane, si ai që ka pasur 200 marka! Prandaj, kjo nuk është pagesë në bazë të kontributit, dhe këtu qëndron padrejtësia e instaluar me Udhëzimin Administrativ mbi kategorizimin. Kjo padrejtësi kurrsesi nuk mund të ndreqet me shumat që do paguhen pas kategorizimit sipas kualifikimit shkollor, kur mund të bëhet edhe një padrejtësi tjetër.

Është çështje më vete, që Ligji mbi Skemat Pensionale të Fianncuara nga Shteti, as që ka filluar të zbatohet për pensionet e invalidëve të punës dhe për pensionet familjare, dhe nuk dihet kur do të fillojë të zbatohet!

Kur është fjala për të ashtuquajturin “Pensioni bazik” (thuhet 80 euro, por shfrytëzuesve iu paguhen vetëm 75 euro?!) për të gjithë qytetarët që janë banorë të përhershëm në Kosovë, është vërejtur dhe vërtetuar se ka keqpërdorime nga një numër i konsiderueshëm ( rreth 12000-15000 veta), të cilët marrin këtë “pension” edhepse vendbanimin e përhershëm e kanë në shtetet tjera. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale po bënë përpjekje që këto keqpërdorime të ndërpriten, dhe  mjetet e kursyera prej keqpërdorimeve, të shfrytëzohen për rritjen e “pensionit bazë” atyre që kanë të drejtë.

Në sistemet e pensioneve po ndikon edhe procesi i globalizimit dhe integrimit. Vendet të cilat aspirojnë të integrohen në BE, po detyrohen të zvogëlojnë shpenzimet për sigurim pensional, që kështu të zvogëlojnë ngarkesat e ekonomisë me taksa, tatime e kontribute, gjë që drejtpërsëdrejti ndikon në zvogëlimin e masës  për financimin e pensioneve. Diktati i Bankës Botërore dhe i Fondit Monetar Ndërkombëtar në lëmin e financave publike, dhe Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit e harmonizimi i legjislacionit me standardet e BE-së, imponojnë nevojën e reformës së sistemit të sigurimeve sociale dhe të pensioneve edhe në Kosovë.

Inicim i reformës apo vetëm “makijazh” i ligjit ekzistues?

Nisur nga situata aktuale e gjendjes sociale në Kosovë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka iniciuar një Koncept-dokument për reformën e sigurimeve sociale, duke përqendruar kryesisht në reformën e sistemit të pensioneve. Pas një analize solide të gjendjes dhe problemeve, Ministria ka ofruar tri opsione për reformën e sistemit të pensioneve:

Opsioni 1: Status-quo (asnjë ndryshim) – Në analizën e Ministrisë është konstatuar se korniza ligjore aktuale është e mangët, ka lënë pa sqaruar disa aspekte dhe ka lënë  hapësirë për interpretime të ndryshme, keqpërdorime dhe padrejtësi ndaj kategorisë së caktuar të pensionistëve kontributpagues të cilët nuk kanë vendbanimin e përhershëm në Kosovë. Gjendja aktuale nuk është e përshtatshme, prandaj duhet ndryshuar diçka.

 Opsioni 2: Ndryshimi i politikës aktuale.-  Sipas këtij opsioni, do duhej ndryshuar korniza ligjore ekzistuese dhe të bëhet një reformë në skemat e pensioneve dhe benefiteve tjera të cilat paguhen nga buxheti i shtetit. Për këtë nevojitet hartimi i një ligji (të vetëm) bazik për sistemin e pensioneve, me të cilin do rregulloeshin të gjitha skemat pensionale dhe invalidore, kontributive dhe jokontributive.  Ai ligj do duhej të përfshinte edhe përkrahjen financiare, shërbimet dhe përkujdesjen për personat me aftësi të kufizuara, varësisht nga kategoria, sipas standardeve ndërkombëtare. Po të bëhej reforma sipas këtij opsioni, Ministria konsideron se duhet formuar një organ i pavarur (agjension) në kuadër të Qeverisë së Kosovës, i cili do të menaxhonte dhe administronte dhe do t’iu ofronte shërbime shfrytëzuesve të të gjitha skemave pensionale dhe invalidore të përcaktuara me ligjet aktuale, respektivisht me ligjin e ri bazik. Ligji do të përcaktonte elemente të reja, të moniturueshme, sa i përket “pensionit bazik” (social), ashtu që këtë lloj “pensioni” nuk mund ta marrin personat të cilët kanë të hyra (mujore) nga ndonjë burim tjetër,e që janë më të mëdha se sa “pensioni social”. Për pensionet kontributpaguese do qartësoheshin kriteret ekzistuese dhe do caktoheshin edhe kritere të reja.

Edhepse e ka shtruar në Koncept-dokumentin e saj këtë opsion, Ministria shprehimisht ka qëndrim të kundër, refuzues të këtij opsioni, duke arsyetuar se do ishte i pazbatueshëm, për shkak të kostos së lartë financiare, duke marrë si shembull, se në Kosovë ka diku rreth 200.000 persona me aftësi të kufizuara (!), dhe se buxheti i Kosovës nuk mund ta përballojë një kosto të tillë.

Opsioni i tretë: Ndryshimi  dhe plotësimi i Ligjit (ekzistues).-  Duket se synimi kryesor i propozimit të Ministrisë është që të bëhen ndryshime (“kozmetike”) në Ligjin  (aktual, nr.03/L-131) mbi Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, i cili në disa segmente as që ka filluar të zbatohet, ndonëse ka hyrë në fuqi qëmoti. Në Koncept-dokumentin e Ministrisë, ky opsion konsiderohet më i zbatueshmi për kushtet aktuale, dhe se do të ndërpret keqpërdorimet e pensioneve bazike të moshës. Me ndryshimet që do bëhen, do iu mundësohet që shtetasit e huaj që janë banorë të përhershëm të Kosovës, të mund të shfrytëzojnë pensionet kontributpaguese dhe/ose ato bazike.  Duke ndalë keqpërdorimet, do kursehen mjete të konsiderueshme financiare, dhe do të përcaktohej koha e fillimit të zbatimit të dy skemave tjera: pensionet familjare dhe të invalidëve të punës (që sipas tekstit  të Ligjit aktual, është dashur të fillojë zbatimi prej 01.01.2015; neni 30, në lidhje me nenet 11 e 12 të Ligjit!).

Duhet  bërë reformë rrënjësore (jo “kozmetikë”) të sistemit të pensioneve

Kosova është bërë një mikrokosmos social, me  forma shumëdimensionale të varfërisë së kategorive të ndryshme të shoqërisë: të rinjë të papunë, punëtorë pa paga e pa sigurime shoqërore, pensionistë pa pensione, fëmijë pa shtesa fëminore, invalidët e punës dhe familjet e pensionistëve dhe invalidëve – pa pensione. Të gjitha këto dhe kategori tjera të popullsisë janë pa mbrojtje shëndetësore, pa mbrojtje, kujdes e shërbime shoqërore të mjaftueshme për jetë të dinjitetshme, për zgjidhjen e të cilave kërkohet një strategji e të drejtave sociale gjithëpërfshirëse, në kuadër të së cilës duhet të zhvillohet edhe reforma e sistemit të pensioneve.Politika sociale është një nga fushat sovrane të  secilit shteti. prandaj ekzistojnë dallime midis sistemeve dhe mirëqenies sociale edhe brenda shteteve të BE-së, me gjithë përpjekjet për unifikimin e vlerave dhe standardeve.

Në Kosovë, prej pas luftës, sistemi i pensioneve po shtërzen midis diskriminim të pensionistëve (kontribupagues) dhe reformimit të sistemit. Deri më tash nuk u bë ndonjë reformë, përveçse u ndërpre dhe u degradua sistemi  i qëndrueshëm dhe shumë human që ka funksionuar  para lufte.  Formimi i Trustit të pensioneve, me përqindje aq të vogël të kontributeve për pension, në pagat aq të vogla, nuk është kurrëfar garance për ata që do varen prej atij pensioni, edhe sikur të mos ketë kurrëfar humbje të mjeteve të tyre në ndërkohë.  Pagesa e pensioneve nga buxheti i varfër i Kosovës ish-punëtorëve, të cilët me decenie kanë ndarë nga të ardhurat e tyre shuma të konsiderueshme për pension, nuk është zgjidhje e qëndrueshme, e aq më pak është e mjaftueshme  (78 euro, linearisht; 158-80=78), dhe është një padrejtësi ndaj kësaj kategorie.

Prandaj, reforma duhet të bëhet ashtu që të mbulojë të moshuarit e tashëm dhe ata të ardhshëm, jo vetëm  nga radhët e punëtorëve, por edhe bujqit e të vetëpunësuarit, duke marrë parasysh edhe ndryshimet demografike që do të ndodhin me plakjen e popullsisë; të sigurohet sistem i përshtatshëm, i qëndrueshëm dhe i mjaftueshëm. Reforma e sistemit të pensioneve duhet të

shqyrtohet, debatohet e përkrahet nga grupet e interesit: sindikata e punëtorëve, organizata e pensionistëve, shoqëria civile, dhe për miratimin e zbatimin e saj të arrihet konsensusi në Kuvendin e Kosovës. Edhe për shumë kohë duhet të zbatohet sistemi i solidaritetit midis gjeneratave, të cilin po e zbatojnë edhe shumë vende tjera jo vetëm të rajonit, por edhe më gjerë, dhe është një sistem i provuar që ka funksionuar dhe funksionon. Për reformë të mirëfilltë, duhet të shfrytëzohet eksperienca e sistemeve më të mira, që mund t’i përshtatet kushteve, nevojave dhe mundësive të Kosovës.

Filed Under: Opinion Tagged With: Adil Fetahu, Makjazh apo Reforme, ne sistemin e pensioneve

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 586
  • 587
  • 588
  • 589
  • 590
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • FOTO – STUDIO VENETIKU dhe fotografja e parë shqiptare që vdiq në burgjet e diktaturës
  • KLINIKA E POEZISË, VISARI NË UNIVERSITETIN ILLINOIS, SHBA…
  • Dialogu dhe politika e jashtme e Kosovës, katër vitet vendimtare për shtetin
  • KRISHTLINDJET…
  • Enedio Metushi: “Për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sonë shqiptare”
  • Shoqata “Rrënjët Shqiptare” festuan festat e fundvitit
  • KOLONJËN E BËJNË EMËRMADHE RILINDASIT E SAJ TË SHQUAR
  • Kosovo Between Political Noise and the Need for Civic Clarity
  • TË FALËSH, TË MOS HARROJSH!
  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT