Nga Pierre-Pandeli Simsia/
Një e-mail i panjohur mbëriti në postën time elektronike. Në fillim mendova të mos e hap, ta kaloja menjëherë në delete, pasi kohët e fundit janë përhapur shumë dërgimi i e-mail të ndryshme të ngarkuar me viruse. Por, kur në subjektin e e-mail lexova diçka që shkruhej për memorjen time të të mbajturit mend të shumë këngëve shqiptare, vendosa ta hap e-mail.
Pas përshëndetjes dhe urimit, dërguesi më shkruante se ishte një i afërm i një këngëtareje të mirënjohur të muzikës popullore shqiptare, por edhe asaj të muzikës së lehtë.(Edhe pse këngëtarja i ka kaluar të 60-të vitet e jetës së saj, është e mirënjohur)
Këngëtarja kishte ardhur për vizitë në Nju Jork tek të afërmit e saj.
Dërguesi i e-mail më shkruante nëse do kisha mundësi të takoheshim për të pirë një kafe.
Iu përgjigja mesazhit të tij me e-mail, madje komunikuam edhe në telefon. Takimin me këngëtaren e prita me kënaqësi, madje, duke ruajtur edhe traditën e bukur mikpritëse shqiptare, si mikeshë që këngëtarja na kishte ardhur në Nju Jork i ftova të vinin në zonën ku banoj unë edhe për të ngrënë një drekë apo një darkë. Zonat tona të banimit janë 30 minuta larg me makinë nëse trafiku nuk është i rëndomtë në autostradë.
Ata nuk e pranuan kërkesën time për të ardhur në zonën ku banoj unë; dëshironin që unë të shkoja e ti takoja atje për një kafe miqësore.
Pas disa ditësh, shkova dhe u takuam në një kafene në zonën e banimit të tyre.
Këngëtaren e shoqëronin dy të afërmit e saj. Sigurisht, takime të tilla janë emocionantë, të bukur, edhe për vetë faktin se ishte hera e parë që e shikoja dhe njihesha nga afër me këngëtaren.
Pas përshëndetjes miqësore, këngëtarja dhe të afërmit e saj që e shoqëronin, u hodhën menjëherë në temë, duke më përmendur dhe shprehur habinë e tyre për memorien time të të mbajturit mend shumë këngë të ndryshme shqiptare nëpër vite.
U krijua një atmosferë e ngrohtë dhe miqësore, për më tepër kur këngëtarja dhe unë, filluam të këndonim me zë të ulët disa strofa të këngëve që vetë ajo i kishte kënduar vite më parë, sepse, ndoshta për vetë moshën e saj, ka disa vite që nuk këndon këngë të reja, por në çdo koncert që mund ta thërrasin këndon po të njëjtat këngë.
Nga mesi i bisedës, miku i saj i afërt, më shprehu atë, që unë e quajta edhe qellimin e atij takimi midis nesh.
– Si mund të organizojmë një koncert që këngëtarja të japë për bashkatdhetarët këtu në Nju Jork ose edhe në shtetet fqinjë? Kohën e qendrimit këtu e ka të shkurtër. Është rast shumë i mirë për ta shfrytëzuar edhe për bashkatdhetarët të kënaqen, por edhe për këngëtaren të ketë fitmie financiare – tha dhe i kaloi një buzagaz në fytyrë. Pastaj, prap duke qeshur, vazhdoi: – të marrë një dorë me dollarë… – dhe qeshja iu shtua edhe më tepër.
Këngëtarja rrinte me sytë e ulur përtokë, si të mos e dëshironte atë ç’farë po dëgjonte nga i afërmi i saj.
– Me shumë kënaqësi, – iu përgjigja dhe menjëherë po mendoja se me cilët orkestrantë apo grup orkestrine këtu në Nju Jork mund të bashkpunonte për të bërë prova këngëtarja. Këtë mendim ia shpreha edhe atyre.
Këngëtarja uli sytë përdhe si e zënë ngushtë nga ajo e “papritur” që dëgjoi. ndërsa i afërmi i saj, i cili kishte marë edhe situatën në dorë, përsëri, duke buzëqeshur m’u përgjigj: – Nuk është nevoja fare për orkestrantë; këngëtarja ka sjellë me vete CD me këngë të sajat të kënduara nëpër vite…
Pa e lënë të vazhdonte, i ndërhyra: Ti po më thua që këngëtarja të këndojë fallco? Të dali para bashkatdhetarëve dhe të hapë gojën sipas ritmit të këngëve! Domethënë, publiku të dëgjojë këngët e regjistruara në CD, ndërsa këngëtarja fallco do hapë gojën…! Jo! Ia preva shkurt. Kjo është fyerja më e madhe që i bëhet publikut, bashkatdhetarëve.
Nga përgjigjja e papritur e imja që dëgjuan, pash që fytyrat e tyre u ngrysën menjëherë. Sikur iu tha pështyma në gojë, po rrinin si të hutuar pa folur asnjë fjalë. Ndërsa unë mendova të vazhdoja bisedën. U tregova edhe rastin e një këngëtari të njohur të muzikës së lehtë shqiptare që sot njihet si showman dhe punon në një televizion privat në Tiranë. Të njëjtën gjë kishte menduar edhe ai të bënte me bashkatdhetarët e një shteti fqinj me Nju Jorkun. E fyeu rëndë publikun bashkatdhetar ndërsa hapte dhe mbyllte gojën sipas fjalëve të këngëve të tija që dëgjoheshin nga CD.
Me të drejtë, publiku i mrekullueshëm kërkoi ndërprerjen e koncertit. U ngrit në këmbë i rrevoltuar duke u drejtuar nga dera dalëse.
Këngëtari i ftuar showman, që priste suksesin e tij dhe dollarët e majme, u largua i turpëruar, siç thotë populli: “Me bisht ndër…” dhe, që atëhere nuk kam dëgjuar të vij e të japë “koncert” artisti showman në Sh.B.A.
– Ti ke shumë vite larguar nga Shqipëria dhe ndoshta nuk e di, por sot gjithandej punohet me play back, – ndërhyri këngëtarja. I ke ndjekur festivalet shqiptare? Pothuajse me play back zhvillohen.
Si të mos kisha dëgjuar atë ç’farë po thoshte këngëtarja, u fola edhe për taksat që i detyrohemi të gjithë shtetit amerikan. U tregova edhe një rast tjetër të një këngëtareje shqiptare nga Mali i Zi, e cila e ka të ndaluar hyrjen në Sh.B.A. për të dhënë koncerte derisa t’i shlyejë shtetit amerikan detyrimet financiare taksore që i janë ngarkuar nga dhënia e koncerteve të ndryshme në Sh.B.A.
Habia e tyre, sikur iu shtua në fytyrë…
Nuk po ndjehesha shumë i kënaqur me kafenë që po pinim. Pash, që atmosfera e bukur dhe gazmore në fillimet e bisedës sonë ishte kthyer në hutim, mërzitje, mendime. Madje edhe kupat me kafe përpara tyre, sikur po harroheshin për t’u pirë.
Ne shqiptarët, kemi një zakon; kur na vjen miku në shtëpi, pavarësisht kafesë që pijmë dhe bisedës së ngrohtë dhe miqësore që zhvillohet, nëse nuk shtrohemi në tavolinën e ngrënies për drekë ose për darkë, na duket, sikur nuk e kemi kënaqur mikun.
Ashtu po ndjehesha edhe unë në atë bisedë me miqtë. Para se të ndahesha me ta, i ftova të darkojmë pas dy ditësh në një restorant luksoz në Long Island (Long Aijland) pronë e një bashkatdhetares sonë kantautore.
Nuk më kundërshtuan, e mirëpritën ftesën time, ndoshta edhe me shpresë se mund të kishin bashkpunim me artisten, meqenëse ishte edhe pronare e lokalit.
E kam falenderuar shumë, shumë, pronaren e lokalit në Long Island, jo vetëm që na mirëpriti me buzagaz, ashtu siç është në tipin e saj, por në fund, para se të largoheshim na tha: – Mirësenaerdhët dhe, darkën e keni të paguar nga unë sonte.
Pasi u ndava me miqtë duke u përqafuar dhe me premtimin se do takoheshim edhe herë të tjera për të pirë kafe, u duk, sikur qellimi i takimit të tyre me mua dështoi.
Duke u kthyer për në shtëpi, mendja po më rrinte tek ai takim dhe biseda që kishim zhvilluar. “Play back!” “Ti ke shumë vite larguar nga Shqipëria dhe ndoshta nuk e di, por sot gjithandej punohet me play back…” Fjalët që më kishte thënë këngëtarja gjatë bisedës po më tingëllonin në vesh.
Është e vërtetë, kam pothuajse 25 vjet larguar nga Shqipëria, por gjatë këtyre viteve kam patur rastin të kem qenë pjesëmarrës në shumë aktivitete muzikore, të kem ndjekur nga afër edhe këngëtarët që këndojnë live përpara bashkatdhetarëve pa iu dridhur qerpiku që “çajnë” sallat e mëdha me zërin e tyre voluminoz ,melodioz. Kam ndjekur nga afër Aurela Gaçen, për të cilën kam shkruar edhe shkrimin me titull: “Një këngë për Aurelën”, kam ndjekur nga afër këngëtarët e mirënjohur Gëzim Nikaj, Morena Reka, Merita Halili, Kino, Luljeta Pëllumbi, … duke u përballur drejtpërsëdrejti me publikun me zërin e tyre, jo me play back duke na dhënë edhe kënaqësinë e madhe.
Kam ndjekur nga afër aktivitetin më të rëndësishëm kulturor artistik muzikor që zhvillohet në New York, Festivalin e përvitshëm Folklorik, organizuar nga Kisha Kalotike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” që nuk na fyejnë me play back, por këndojnë live me zërat e tyre të mrekullueshëm.
Gjatë këtyre 25 viteve larguar nga Shqipëria, kam patur rastin, nëpërmjet internetit të ndjek edhe festivalet e përvitshme të këngës në radiotelevizion, zhvilluar në fund të dhjetorit në Tiranë.
Përveç se qesharake, ndjej dhimbje për atë çfarë shikoj tek muzikantët, tek drejtuesit e orkestrës që mbajnë kufjet në vesh ndërsa interpretojnë edhe pse pretendohet se festivali zhvillohet live me shumicën e këngëve të përzgjedhura për festival që nuk u kuptohen fjalët këngëtarëve gjatë interpretimit, që këngët e kanë jetën e shkurtër në memorien e dëgjuesve.
“Play back”! Nëse do ti rikthehemi viteve të para 90-tës, ndjejmë kënaqësi kur i shikojmë edhe sot e kësaj dite të regjistruara. Mjeshtrat drejtues të orkestrës: Ferdinant Deda, Eno Koço, Ermir Krantja, e drejtonin orkestrën mjeshtërisht, pa kufjet në vesh siç i shikojmë sot nëpër festivale drejtuesit e orkestrës.
Muzikantët e orkestrës para vitit 90-të nuk mbanin kufje në vesh gjatë interpretimit në shoqërimin e këngëve, siç i shohim sot në orkestrën e festivalit të këngës në radiotelevizion.
Ndjen emocione, kënaqësi, kur sheh aktivitetet e tjera muzikore që zhvillohen live, siç është “Gjeniu i vogël.
Ndjen neveri dhe fyerje kur shikon se si këngëtarët mundohen të “këndojnë” fallco me hapjen dhe mbylljen e gojës, lëvizjen e duarve sipas ritmit të këngës së incizuar.
Mjaft më me play back.
* Që nga ajo natë, që u ndamë edhe si miq, nuk kam më kontakte me këngëtaren dhe me dy shoqëruesit e saj. Nuk komunikojmë as me telefon, as me mesazhe e-mail, sms edhe pse unë disa herë u kam telefonuar, u kam lënë edhe mesazh…
KU NDODHET KUFIRI I KOSOVES ME MALIN E ZI
Nga Rexhep DEDUSHAJ/
Koheve te fundit po flitet shume dhe eshte shume aktual problemi i ratifikimit te kufirit ne mes te Kosoves dhe Malit te zi.Politika ne Kosove ehste ndare ne kampe, qe jane balleperballi: Opozita thote se jane shite tokat shqiptare, Qeveria mohon. Po cila eshte e verteta? Cfare thone matane kufitit shqiptar0-shqiptar?
Per te siguruar me mire se kah shtrihet vija kufitare e vertete ,biseduame me Avdi Brahim Nokshiin, Gjyshi i tij,Zhuji kishte rene ne lufte me malazezet ne vitin 1913.Babai ( Brahimi ( i si shte rritur bonjak.Nga Nokshi kalojne ne Rugove ,e para 35 vitesh vendoset ne Zatra te Pejes,se bashku me 7 djemet e vet.Tre prej te cileve qe nga viti 1980 ndodhen ne Suedi.Investojne ne vendlindje duke e ngritur restorantin modern qe e pagezojne me emrin = KALAJA E NOKSHIQIT = si personifikim i Luftes te Nokshiqit.
Ne ate lufte nga kjo familje kishte mbetur Zhuj Sadiku dhe dy femra – njera ne lufte dhe tjetra ishte djegur ne kulle.
-Qe nga ajo lufte e me pas asnje meshkull ne Nokshiq ,nuk i ka ba 40 vjete,por te gjithe vriteshin ne perpjekje me shkijete + – thot Avdiu,
I njejti,me revolte shton se pas vitit 1944 ,kemi perjetuar shum vuajtje si Nokshiqi ashtu edhe krejte krahina e Plave -Gucise.Ate vit te ndihmuar nga Ferrajt e Plaves ,Imer Maliqi -Bucaj dhe zavendesi i tij ( nenkapobanda ( Bali Bajrami -Mekulaj, e mbronin kufirin shume te rrezikuar.
Atbote mbeti i vrare te ura e Murines Lan Selimi i Llukes.Imer Maliqi se leshonte frontin qe nga SJEKIRICA e ne Qafe te Prijedorit ,mbi shekullar.
Prej aty e deri ne Mokna e mbronte kufirin Xheme Bajraktari i Arzhanices .Kur u vra Imer Muca ne Prijedol dhe u varros me Lan Selimin te zhamia e Arzhanices…
Prej Moknave e deri ne Qafe te Cakorrit e mbajten rugovasit.Nderkohe u vra Zheme Bajraktari e Azem Mehmeti – te Arzhanices dhe Bali Bajrami i Nokshiqit qe mbeten ne Shekullar.
Ne Cakorr egzistojne varret e 4 Kukalajve te Drenocit te Decanit dhe ai i Sahit Mehmetit te Logjes.Aty jane edhe dy + kulla te mbretit + dhe varret e Jakup Bulles te Nokshiqit e nje tjeter qe nga viti 1913.
Ne qafe Vraqevw ekzistojne mbi 20 varre deshmoresh nga Rrafshi i Dukagjinit ne krye me Hajdar Jupen e Becit te Gjakoves .Aty ka edhe nokshiqas.
Ne Cakorr si shenje i kufirit eshte edhe kulla ne + Shejtan tepe+Ne Vaganice jane 12-13 varre nga ushtaret e Shaban Polluzhes qe kishte shkuar ne mbrojtje te Sanxhakut.
Te Kershi i Harushes gjendet + Kulla e mbretit + ne bjeshken e Arzhanices ne Mokna.Pastaj + Kulla e madhe = me 52 dhoma ( shtabi kryesor i ushtrise osmane e mbronte kufirin me Malin e Zi (e gjendet ne Pod te Moknave.
Si shenje kufiri eshte edhe guri ku u vra Sokol Cela i Cel Shabanit te fameshem ,i vrare me 1913.Aty afer jane edhe nja 60-70 gur varresh te batalionit te Prizrenit e rane ne lufte ne vitin 1919.
Te + Bajram Kulla +( ne Qafe te Javorkut (ra dhe u varros deshmori,Grosho Ibra me Ibish Sahitin -te Rugoves me nje tjeter nga Shqiperia londoneze dhe nje nga Kusuriqi i Kosoves ,Te gjithe te gjuajtur ne nje varreze te perbashket.
Nga Maja e prehte deri ne Qafe Bari ,kufirin e mbronte Zhuk Hazhia me vullnetaret e vet.
Prej Qaf Meterizit e deri ne Murgashe kufirin e mbronte Tahir Coli e Sali Rama.
Prej Murgashit e deri ne Smilevice kufirin e mbronte Rize Zymeri me Sak Fazline -bajraktarin ,qe u vra dhe u varros ne Smilevice,vet i treti.
Nga Qafa e Diellit kufiri del te Kershi i Ujkut dhe ne Qafe Vranice.
KY PRA,ESHTE KUFIRI I KOSOVES ME MALIN E ZI I MBROJTUR DHE I LARE ME GJAK,KU GJENDEN ME DHJETRA E DHJETRA VARRE TE DESHMOREVE TE CILET S-BENE TE MBETEN NEN MALIN E ZI AGRESOT -tha malesori me zemrim.
REAGIM ndaj shkrimit: “Edhe islamofobia është terrorizëm”
Në tokat arbërore keqpërdoret liria e fesë. Fundamentalistët shqipfolës ortodoks të vendit amë, synojnë shpërbërjen e shqiptarëve dhe tjetërsimin e tyre në grek, kërkojnë ndarjen e Shqipërisë së Jugut dhe ngjitjen e saj Greqisë./
Nga Aurel Dasareti, USA/*
Pra disa ditësh u takova me një mik timin, nuk ishim parë për disa vite, më tha:-“A e din çka Aurel, edhe ti paske një “Roleks” të njëjtë si ora e efendi Sulejman Rexhepit, prej 36 mijë euro”!
– “Unë të garantojë se jam në gjendje ta dokumentoj prejardhjen legale të lekëve me të cilat bleva orën” – ishte përgjigja ime.
***
Në vitet e fundit, disa qindra shqipfolës rekrutohen për grupet terroriste arabike IS ose janë radikalizuar përmes xhamive të investuara nga Arabia Saudite etj të shpërndara në të gjithë trojet arbërore. Dhe, numri i këtyre kryelakrave të ashtuquajtur “luftëtarë të huaj” që udhëtojnë për në Lindjen e Mesme (Siri, Irak) apo zona të tjera konflikti në luftën e “shenjtë” islamike shtohet. Shumë prej tyre vriten atje, dhe mirë bëjnë që vriten, Inshallah të vriten të gjithë, por e keqja qëndron aty se shumë prej tyre kthehen të gjallë në shtëpi ndërkaq Shërbimi Policor i Sigurimit nuk ka pasqyrim të plotë se ku kanë qenë ata ose përjetimet e tyre terroriste, planifikimet e terrorit kundër Vendit tonë dhe BE-së.
Dihet se brenda cunamit të “refugjatëve” të rrejshëm afrikan/aziatik-mysliman-arabik që vërshon Evropën ka një numër shumë të madh terroristësh të IS që nga Siria dërgohen në Evropë për të kryer vepra terroriste dhe për të imponuar ligjin e Sheriatit jo vetëm në vendet Perëndimore evropiane por në të gjithë kontinentin, veçanërisht në tokat shqiptare. Dhe, terrori në Paris para një jave, i planifikuar në Siri, nuk do të jetë i fundit nëse burrat e vdekur të BE-së nuk zgjohen menjëherë dhe të përdorin pamëshirë pushkët atje ku duhet.
Prandaj, është absurde iniciativa dhe aktiviteti “humanitar” i efendi Sulejman Rexhepit, i organizatës “humanitare HILAL”, i “analistit” që mbajti 7 ditë grevë urie për “refugjatët” sirian Suad Misini etj të cilët përkundër faktit se nuk kanë kompetenca të policisë, duke dëmtuar rëndë çështjen kombëtare sigurojnë transportimin e “refugjatëve” të huaj nëpërmjet trojeve arbërore për te tezja e çmendur Merkel. Me siguri se emrat që përmenda nuk do të ishin aspak “humanistë” dhe nuk do të ndihmonin asnjë “refugjatë” sikur këta të fundit të ishin të fesë krishtere. Kjo do të thotë se ndihma e tyre nuk është e motivuar nga humanizmi i mirëfilltë por ai i seleksionuar, nga solidariteti me “vëllezërit” e fesë myslimane të të gjithë rruzullit tokësor, vendet e të cilëve para një jave votuan kundër nesh, në favor të Serbisë për mospranimin e Kosovës shqiptare në UNESCO.
Sikur këta zotërinj të kishin qenë humanistë dhe kombëtarë të vërtetë do të ndihmonin të vetët, viktimat shqiptare të para disa muajve gjatë vërshimeve në malësinë e Tetovës do të ndihmonin me ushqim, strehim, veshmbathje dhe barëra elementare varfanjakët e shumtë shqiptarë do të mbanin greva urie dhe do të protestonin ashpër kundër shfarosjes së shqiptarëve të Tetovës nga niveli tmerrues i helmimit (fabrika Jugohrom) që është 18 herë më shumë se norma e lejuar – shkaku kryesor i vdekjes së shqiptarëve të atjeshëm nga kanceri; bëhet sterilizimi masiv (i pavullnetshëm) i rinisë shqiptare të cilët nuk do të mund të lindin fëmijë…
***
Problemi i “refugjatëve” të huaj në realitet është vetëm problem i vendeve arabike e jo i Evropës, dhe aspak jo i Shqipërisë.
Efendi Sulejman Rexhepi nuk ka autorizimin e shqiptarëve të FYROM-it që të përfaqëson ata dhe të shkruaje në emër të tyre, ai mund të përmend vetëm komunitetin e tij mysliman që praktikojnë fenë e tij efendiu i nderuar gjatë predikimeve të veta asnjëherë nuk përmend emrin “shqiptar mysliman”, i jep vetvetes të drejtën t`i quaj vetëm “myslimanë” pa përmendur kombin që i përkasin efendi Rexhepi i jep vetvetes të drejtën të deklaroj kinse të gjithë shqiptarët e FYROM-it na qenkan mysliman, përkundër faktit se numri i vërtetë i atyre që praktikojnë këtë fe është jo më tepër se 10% edhe atë shumë prej tyre joserioz, ndërkaq pjesa tjetër 90% janë të papërcaktuarit, agnostik, ateistët.
***
Para disa vitesh jam takuar me ish kryeministrin e Egjiptit, Hysni Mubarak, më tha: “Mos e shtyjmë Egjiptin në një thes me shtetet tjera myslimane. Unë dhe bashkëkombësit e mi më përpara jemi krenarë se jemi egjiptian e pastaj mysliman etj. Dhe vëllezërit e mi të vërtetë janë egjiptianët e pastaj tjerët…”
***
Unë nuk them se islamofobia nuk ekziston, por në rastin konkret Akuza e islamofobisë nga efendi Sulejman Rexhepi është projektuar për të shtypur të menduarit kritik të shqiptarëve të FYROM-it kundër keqpërdorimit të fesë myslimane…
Sipas meje, islamofobia është akt i keq i veprimeve dhe praktikave që sulmojnë, përjashtojnë apo diskriminojnë njerëzit mbi bazën se ata janë ose besohet të jenë mysliman dhe janë të lidhur me Islamin. Por, njerëzit dashamirë që kritikojnë aspekte të islamit të cilat nuk përkojnë me kombin, kohën, kontinentin, rrethin, civilizimin e mirëfilltë nuk janë islamofob.
***
Në tokat arbërore keqpërdoret liria e fesë. Fundamentalistët shqipfolës ortodoks të vendit amë, synojnë shpërbërjen e shqiptarëve dhe tjetërsimin e tyre në grek, kërkojnë ndarjen e Shqipërisë së Jugut dhe ngjitjen e saj Greqisë.
Fundamentalistët shqipfolës islamik të FYROM-it dhe Kosovës kërkojnë instalimin e Sheriatit aziatik-afrikan, shpërbërjen e shqiptarëve dhe tjetërsimin e tyre në turq, arab…
***
Ne do të respektojmë ndryshimet. Secili që dëshiron mund të beson në Zotin e vet ose të mos beson fare, por në trevat shqiptare do të mbrohen njerëzit e jo Perënditë.
***
Rilindësit luftuan pa lëkundje orvatjet e të huajve për t`i keqpërdorur institucionet fetare si mjete për të sjellë përçarjen dhe shkombëtarizimin e shqiptarëve. Rilindësit luftuan me parullën se shqiptarët përkundër feve të ndryshme janë një dhe duhet së bashku të ngrihen kundër armikut – pushtuesve. Kjo i shpuri që, në programet e tyre politike për të nesërmen e Atdheut, të ishin për ndarjen e Kishës nga Shteti dhe të Shkollës nga Feja.
Jemi një komb, të një gjaku, të një gjuhe, të një fisi e të një fare, kurse dallimet fetare duhet trajtuar vetëm si çështje besimi. Mbi çdo gjë patjetër Kombësia të fitojë dhe, duke u nisur nga ky qëllim “gjithsekush çdo besim të mirëfilltë ta respektojë”.
Armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm akoma orvaten t`i keqpërdorin institucionet fetare si mjete për të sjellë përçarjen dhe shkombëtarizimin e shqiptarëve. Shkombëtarizimi i shqiptarëve ka marrë përmasa dramatike.
Duhet kundërshtuar me kohë orvatjen e klikave të huaja për t`i përçarë shqiptarët sipas feve, duke ngritur besimet fetare “në parim kombësie” dhe duke u përpjekur t`i presin hovin zgjimit të ndjenjave tona kombëtare.
Dosjet…
Nga Mimoza Dajçi/
Mosmarrëveshja PS-LSI për dosjet e sigurimit të shtetit ka bërë që të dështojë përsëri ky proçes. Sipas gjasave zgjedhja e anëtarëve të Autoritetit nuk ka për të ndodhur edhe për këtë vit. Konkurojnë 11 kandidatë, ku vetëm pesë prej tyre do të drejtojnë komisionin e Autoritetit. Një anëtar është propozim i qeverisë, një i të përndjekurve politikë, një i shoqërisë civile, dhe dy do të jenë përfaqësues të kuvendit. Shumë mirë deri këtu. Por njëri prej tyre na paskësh dalë një çikë – bashkëpuntor i sigurimit të shtetit. Troç muhabeti, me dosje. Për ironi të fatit është edhe qesharake – por edhe për të vënë duart në kokë. Me apo pa qëllim në krye të këtij komisioni të rëndësishëm vendoset dikush me begraund të errët në biografi. Po ky zotëri, ose shokë siç u pëlqen ti thërrasin me ç’sy e faqe pranon këtë detyrë. Duke qenë taze ky rast e tepër flagrant mirë do të ishte të bëhej publik emri i tij.
Kjo tregon se akoma po manipulohet në këtë drejtim. Nëse nuk do ta kishin pikasur ai do të vazhdonte punën i qetë duke sabotuar mbi vuajtjet e popullit e askush nuk do ta mësonte të vërtetën.
Kësaj i thonë ti varësh ujkut mëlçitë në qafë.
Sot të privilegjuarit e rregjimit komunist, çështjen e dosjeve e quajnë “bajate”… Nuk kanë faj, sepse aq shumë është vonuar e folur në tym saqë atyre që nuk i ka “hyrë gjë në këmbë” në diktaturë është e tepërt të flitet për ato. Kjo është edhe një nga arsyet që vit pas viti shtyhet ky proçes. Qeverisë nuk i leverdis hapja e tyre, prandaj edhe “i mban mbyllur me kyç”. “Kyç” i thënçin sepse, në prononcime të ndryshme kemi dëgjuar se një pjesë e tyre janë zhdukur, djegur, me një fjalë janë vjedhur.
Hajdutllëku vënçe mbi dosjet, mbi hallet e popullit. Nuk u mjaftonin paratë që vidhnin qeveritarët, por edhe dosjet kishim mangut. Kuptohet se edhe ato ishin të rëndësishme jo vetëm për shtresën e persekutuar politike, por edhe për vetë autorët e krimit, prandaj mënyra më e volitshme për mbijetesë ishte zhdukja e tyre. Pra kishin e kanë vlera absolute brenda tyre. Letrat me vlerë s’kanë asnjë vlerë, ish të burgosurit politikë i ruajnë si relike, ashtu edhe fletët e rënuara të dosjeve, politika mesa duket kërkon ti nxjerë jashtë funksionimit.
Një gjë e dinë mirë persekutorët se, duke zvarritur hapjen e tyre, shpëtojnë vit pas viti – vetveten, e tallen me shtresën e persekutuar politike.
Shkurt vrasin kohën sa të harrohen fare, përderisa disa individë hapjen e dosjeve e quajnë bajate…
AAK: Dhuna policore kundër deputetëve e pafalshme
Qeveria: Dënojmë dhunën e opozitës në seancën e Kuvendit/
PRISHTINË, 17 Nëntor 2015/ Partia opozitare kosovare, AAK deklaroi sot se “dhuna policore kundër deputetëve, në hapërsirat e Kuvendit të Kosovës, është e pafalshme, e papranueshme, plotësisht e ngjashme me shtetet diktatoriale dhe e pashembullt në Kosovë”.
“Pamjet filmike që dëshmojnë sjelljen e dhunshme të Policisë ndaj deputetëve të popullit tregojnë gjendjen tepër të rëndë të kapjes së shtetit dhe vendosjes së Shtetit Policor”, sipas AAK-së.
“Urdhërdhënësit politikë të kësaj sjelljeje diktatoriale duhet ta kenë të qartë se as Serbia e Milloshevicit nuk ka mundur të ndalë vullnetin e shqiptarëve në Kosovë. Nuk do ta ndalin as këta që në forma të ndryshme i kanë shërbyer regjimit diktatorial të Serbisë gjatë okupimit apo në vitet e 1980-ta, dhe as ata që kanë zhvatur, kriminalizuar qeverisjen në Kosovë dhe kanë vjedhur Dhomën e Dëshive në Polici”, shprehet AAK.
“Urdhërdhënësit politikë duhet ta kenë të qartë se janë përgjegjës për këtë gjendje që kanë shkaktuar në Kosovë dhe duhet të përballen me pasojat.
Tashmë, këta kanë kaluar çdo kufi dhe për këtë do të mbahen përgjegjës, si urdhërdhënësit ashtu edhe zbatuesit!”, përfundon AAK që ka dhënë edhe këtë lidhje për video:
https://www.youtube.com/watch?v=F_1X24mjOQs
Qeveria: Dënojmë dhunën e opozitës në seancën e Kuvendit
PRISHTINË, 17 Nëntor 2015/ Qeveria e Republikës së Kosovës deklaroi se dënon dhunën e skajshme të ushtruar sot nga opozita në seancën e Kuvendit të Kosovës, të cilët përmes përdorimit masiv të gazrave helmuese, rrezikuan seriozisht shëndetin dhe integritetin personal të pjesëmarrësve në seancë, duke tentuar posaçërisht të sulmojnë kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, dhe anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar.
Qeveria e Kosovës konsideron se këto veprime ekstreme, janë të drejtuara kundër Republikës së Kosovës dhe progresit që po arrihet me përkrahjen e miqve ndërkombëtarë, akte të cilat kanë për synim zhytjen e Republikës së Kosovës në anarki dhe krim.
Qeveria e Kosovës çmon vendosmërinë dhe përkushtimin e shumicës dërrmuese të deputetëve, të cilët, përkundër rrezikut me të cilin u ballafaquan, votuan në lexim të parë Buxhetin e Shtetit për vitin 2016, duke qenë në shërbim të plotë të interesave madhore të shtetasve të Republikës së Kosovës.
Qeveria e Republikës së Kosovës e ndjen të nevojshme të bëjë apel te ata deputetë të opozitës, të cilët, pa vullnetin e tyre janë bërë pjesë e veprimeve meskine të disa individëve të ndëshkuar në vazhdimësi me votë nga qytetarët e Kosovës, që të distancohen nga këto akte ordinere të drejtuara kundër shtetit tonë.
Qeveria e Kosovës, duke shprehur mirënjohje të parezervë për qytetarët dhe miqtë ndërkombëtarë, SHBA-të dhe vendet e BE-së, që po e mbështesin fuqishëm Republikën e Kosovës, thekson përkushtimin e saj për të avancuar zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale, për liberalizimin e vizave dhe integrimet tjera evropiane, përkundër përpjekjeve të disa individëve në opozitë, që t’ua mohojnë qytetarëve të Kosovës realizimin e këtyre aspiratave.
Qeveria e Republikës së Kosovës, fton organet kompetente që të marrin masat e nevojshme dhe të mos tolerojnë akte që cenojnë shëndetin dhe jetën e zyrtarëve dhe qytetarëve të tjerë, si dhe të mundësojnë kryerjen e detyrave dhe obligimeve zyrtare e ligjore nga bartësit e institucioneve të Republikës së Kosovës
Ne Foto:Sot ne Kuvendin e Kosoves
- « Previous Page
- 1
- …
- 628
- 629
- 630
- 631
- 632
- …
- 866
- Next Page »