• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ministri grek, Nikos Koxhas, fashisti i ideologjisë së perandorisë së Putinit

June 11, 2015 by dgreca

NGa Arben LLALLA/
Ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Koxhas (Nikos Kotzas) ka deklaruar se do vij në Shqipëri me një paketë për zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë midis dy vendeve, por përpara se të vij në Tiranë ministri grek Koxhas është hedhur në sulm duke provokuar rëndë shqiptarët dhe akuzuar PDIU si parti fashiste. Të gjithë ata që e njohin politikën sllavo-greke e dinë se gjithnjë kanë sulmuar shqiptarët për tu mbrojtur(sulmi është mbrojtja më e mirë). Ne i themi ministrit grek, Nikos Koxhas që të shikohet njëherë në pasqyrë dhe më tej të kujtoj thëniet e shkrimtarit e poetit grek, Niko Dhimu për “Fatkeqësinë që të Jesh Grek”.
Niko Koxhas vjen në postin e ministrit nga partia e së majtë ekstremiste SYRIZA-s, dhe personalisht Koxhas i përket grupit të ideologjisë fashiste të së majtës së Duçes. Koxhas ka lidhje të ngushta me partinë Fronti Nacionalistë Bollshevik në Rusi dhe me Putinin. Gjatë pak muajve që Nikos Koxhas drejton ministrinë e jashtme të Greqisë ka bërë disa takime me vendet të cilat njihen si pro ruse dhe antiamerikane-evropiane.
Failos Kranidhitotis ka thënë: “Koxhas është ende fëmi, kjo nuk është rastësi aksidentale. Ai ka në zemër dhe mendje qartë nacionalizmin“.
Nikos Koxhas është njeriu që krijoj lidhet e ngushta të kryeministrit Aleksi Çipras me kryetarin e Rusisë, Vladimir Putinin. Këto lidhje i kanë fillimet e tyre në vitin 2013. Në Prill të 2013, Nikos Koxhas e ftoj në Greqi për të mbajtur një ligjërat në Universitetin në Pireut, Aleksandër Dugin, ideatori i partisë Fronti Nacionalistë Bolshevike. Koxhas e shoqëroj disa ditë në Greqi Aleksandër Duginin dhe i siguroj atij një takim me drejtuesit e lartë të nazistëve të Agimit të Artë. Aleksandër Dugin është këshilltar i Putinit dhe i ka sugjeruar që Rusia sa më shpejtë të pushtoj Gjeorgjinë e Ukrainën duke i rithemeluar Perandorinë Ruse. Një tjetër këshillë ekstremiste që Dugin i tha Putinit ishte heqja e shtetësinë ruse për të gjithë liderët opozitar dhe disidentëve.
Sulmi ndaj partisë PDIU nga ana e Nikos Koxhas nuk është i rastësishëm, ai përgatit terrenin në Shqipëri për të ringjallur ideologjinë fashiste bolshevike ruse të Perandorisë të Putinit. Viteve të fundit partia PDIU është bërë zëri i vetëm i fuqishëm për politikat kombëtare në Ballkan dhe kuptohet që sllavët dhe grekët nuk u pëlqen që në Shqipëri të ekzistojë një parti mbarë kombëtare që vlerëson se shqiptarët duhet të shohin nga perëndimi, SHBA dhe BE. Këto 10 viteve të fundit Greqia gjendet në pozicion të keq për çështjen e çamëve, janë hapur disa gjyqe ndërkombëtare për rikthimin e çamëve dhe rimarrjen e pronave. Siç dihet vendet perëndimore të drejtën e pronës e kanë të shenjtë.
Paketa që do sjelli në Shqipëri ministri i jashtëm grek është instalimi i politikës ruse duke e larguar politikisht Shqipërinë nga SHBA dhe BE. Greqia vërtetë është anëtare e NATO-s dhe BE, por ky vend gjithnjë është akuzuar nga diplomatët perëndimorë se luan rol të dyfishtë. Diplomati amerikan Robert Kapllan e ka vlerësuar politikën e Greqisë të asaj femrës: “Dashnore e Perëndimit dhe gruaja e Lindjes”.
Nuk është rastësi që eurodeputetët grek të së majtës ekstremiste SYRIZA dhe të së djathtës naziste Agimi i Artë i bashkuan votat e tyre në favor të Rusisë. Prandaj mendoj që qeveria shqiptare dhe politikanët tanë të jenë të kujdesshëm ndaj paketës që do ofroj ministri i jashtëm grek Nikos Koxhas. Partitë shqiptare duhet ti japin një përgjigje të merituar ministrit Koxhas për sulmin pa precedent me etiketin si parti naziste për PDIU. Forcimi i pozicioneve politike në Ballkan të Shqipërisë, vlerësimi pozitivë që kancelarja Merkel ka dhënë për këto vitet e fundit për qeverinë shqiptare kanë bërë që vendet ballkanike pro ruse të tremben dhe të lëvizin për izolimin sa më shumë të Shqipërisë në të gjitha sferat.

Filed Under: Opinion Tagged With: fashsiti, Ministri Grek, Nikos Koxhas, Putini

NDERIM LUSHI NGA KUKESI I SHKRUAN GAZETES “DIELLI”

June 11, 2015 by dgreca

Une jam Nderim Lushi dhe jetoj ne qytetin e Kukesit, ne veri te Shqiperise.
Kukesi po braktiset cdo dite nga banoret,te cilet po ikin drejt Gjermanise.
Arsyet pse njerezit po ikin vijne nga keq-qeverisja e qeverise Shqipetare e drejtuar nga kryeministri z.Edi Rama.Me te ardhur ne pushtet z.Rama ndermori nje reforme shume te ashper ne lidhje me borxhet e rrymes elektrike, ku shume familje duke qene teper te varfera nuk paguanin rrymen prej vitesh.
Qeveria vendosi qe nese keta njerez nuk paguanin borxhet e akumuluara nder vite, te futeshin ne burg. Keshte qe gjate kesaj reforme jane arrestuar rreth 38 000 (mije) neneshtetas shqipetar per arsye te ketyre borxheve. Nderkohe qindra mijra shqiptare jane detyruar te largohen nga Shqiperia drejt Europes per ti shpetuar burgut dhe kesaj reforme te eger qeveritare.
Por ne Kukes, une Nderim Lushi, dhe shume miq te mi nga muaji shkurt venosem te ngrihemi dhe te mbrojme familjet tona nga keto masa antishqiptare qe qeveria ndermori.
Keshtu qe filluam me nenshkrimin e nje peticioni i cili u nenshkrua nga rreth 2400 banore te Kukesit.
Organizuam dhe 5 protesta masive sensibilizuese dhe paqesore.
Nderkohe gjate protestes se fundit policia e Kukesit degjeneroi ne dhune te ngjashme me paramilitaret serbe dikur ne kohet e Millosheviqit.
Organizatori u terhoq zvarre dhe u kercenua me kobure dhe u rrah keq ne sy te gazetareve.
Nderim Lushi u mbajt rreth 16 dite ne qelite e paraburgimit Kukes,dhe pastaj u la i lire per tu gjykuar i lire.
Nderkohe Prokuroria e Kukesit kerkon qe Nderim Lushi te denohet me 4 vite burg per organizim te paligjshem te protestave. Beteja ligjore vazhdon.
Une Nderim Lushi jam i vendosur te vazhdoj perpara ne kete nisme.Une mendoj qe qeveria jone ka shitur tek bankat e huaja verilindjen e Shqiperise pasi kjo zone ka rezervat me te medha te kromit ne bote.
Nga ju zoterinj kerkoj te na ndihmoni me gjithcka keni mundesi duke bere publike keto fakte dhe duke na mbeshtetur me te gjitha format qe ju keni mundesi dhe deshironi te na mbeshtesni.
Ju jetoni ne emigrim dhe nese keni mundesi dhe lidhje me shoqatat vendase atje,mund ti kontaktoni qe te botojne ne media keto probleme qe hasim ne Shqiperi.Ne besojme shume tek forca e mediave.
Ne kemi ne plan te organizojme protesta shume me te medha jo-politike.
Presim qe te na kontaktoni permes email ose fb.
Nderim lushi
+355686878566
Facebook. Nderim Lushi
Kukes
Albania.
Link te video:



organizatori Nderim Lushi i ftuar ne tv.

Filed Under: Opinion Tagged With: GAZETES DIELLI, i shkruan, NDERIM LUSHI, NGA KUKESI

Jo i nderuar Akademik- ZOTI NUK ME SHPERBLEU!

June 10, 2015 by dgreca

Unë protestoj përditë ndaj kësaj qeveria por ZOTI nuk më shpërbleu/
Nga Arben LLALLA/
Akademiku i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë Abdylmenaf Bexheti ka deklaruar se të protestosh kundër qeverisë së VMRO-BDI të shpërblen edhe ZOTI. Si publicistë kam protestuar kundër qeverisë së VMRO-DPMNE që në vitin 2007, por ZOTI nuk më shpërbleu, dhe unë nuk kam protestuar që të shpërblejë ZOTI, por për të ndërgjegjësuar njerëzit, për ti zgjuar nga gjumi. Ju i nderuar Akademik jeni njeri nga ata njerëzit e vonuar që jeni ndërgjegjësuar për të protestuar, bile jeni ende përgjumësh. Ngatërrimi i ZOTIT në protestë nga ana e akademikut Bexheti, është një punë jo e hishme dhe kjo sjell ngatërresa të mëdha. Si do të ndihen ata shqiptar që nuk do të protestojnë më 13 Qershor nga ana e ZOTIT sipas mendimit të Mehnaf Bexhetiti? Mesa di unë RDSH dhe RDK nuk do të protestojnë, sa keq do më vij sepse ZOTI i Menafit nuk do ti shpërblejë këta dy subjekte në të ardhmen!
Ju z.prof. Bexheti jeni zgjedhur akademik në vitin 2012, kur ishte po kjo qeveri e VMRO-BDI, që sot bëni thirrje për shpërblime edhe nga ZOTI nëse protestohet kundër saj. Përse ju keni pranuar të jenë anëtarë i një Akademie që më 2009 botoj Enciklopedinë ku ofendonte shqiptarët dhe fqinjët e tjerë? Nëse ju z.Abdylmenaf Bexheti doni të protestoni seriozisht bëheni pa maskë, dorëzoni librezën e anëtarit të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, përplasjani në fytyrë burrërisht dhe mos u fshihni pas gishtit. Ju nuk keni nevojë të jenë anëtar i një Institucioni që përgatit strategjinë për zhdukjen e kombit tuaj, për ofendimet e gjuhës, kulturës dhe traditave tuaja familjare. Nga kolltuku i butë i akademikut çdo kush mund të flasë, të krekoset, por hajdeni profesor, dilni jashtë zyrave dhe vihuni në ballë të çdo proteste pa asnjë përfitim karriere politike. Tek e fundit ju e keni mbyll prej vitesh derën e karrierës politike, prandaj nuk duhet tju pengoj diçka që të protestoni me populli.
Të protestosh kundër kësaj qeverie të keqe është një gjë shumë normale që duhet bërë, por kur këto protesta organizohet me përçarje, me prapavija për karrierën politike të disa individëve, mendoj se nuk është e drejtë dhe nuk do arrihet qëllimi kryesor, ai për rrëzimin e shpejtë të qeverisë.
Përderisa masës së popullit i mungon koka e dashit, i cili nuk do jetë egoistë, shqiptarët ende do të vuajnë nga virusi i përçarjes sepse koha ka treguar se egoizmi-unizmi ka mundur çdo gjë.
Sot më shumë se kurrë kërkohet që liderët e lëvizjeve të reja politike të zhvishen nga paragjykimet, të jenë më seriozë, të ndahen nga egoizmi për karrierë personale dhe të rrethi të ngushtë shoqëror. Të shikojnë mundësinë e krijimit të këshillit për koordinimit e politikës midis partive, shoqatave, të iniciativave qytetare, etj. Pa një këshill koordinimi çdo iniciativë është e dënuar të dështojë. Problemi i bashkimit apo gjuhës së përbashkët të partive politike shqiptare në Maqedoni ka bërë që klasa politike të mos kenë një program koordinimi afat gjatë për zgjidhjen e problemeve që ndeshin shqiptarët këtu. Duke bërë që shpeshherë shqiptarët të jenë të papërgatitur përballë ndryshimeve të mëdha politike që po ndodhin këtë periudhë. I shkruaj këto rreshta për ata që kanë mend e duan mend, e jo për ata që nuk kanë mend e nuk duan mend, dhe mbi të gjitha këto sigurisht “ia them nuses që t’i dëgjojë vjehrra”. Dhe në këtë rast “vjehrra” është udhëheqja politike që i uroj të mos ketë “vesh të rëndë” këtë herë përpara ndryshimeve të mëdha që po ndodhin në riciklimin e politikave brenda Maqedonisë dhe jashtë saj.

Filed Under: Opinion Tagged With: Abdylmenaf Bexheti, arben llalla, proteste, zoti akdemik

Cili është Kaplan Resuli(2) ?

June 9, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Kush e thot që Kaplani është vetëm? Së paku ai ështe haptazi antishqiptar; por në gjiun tonë mohuesit e kombit janë të mshehur nën ngjyrat e ndryshme : kameleonët e tradhëtisë kombëtare . Përderisa Kadare thoshte” “Gjeografia, gjëja më kokëfortë në botë, dëshmon e para evropianitetin shqiptar. Zelli i atyre, që me çdo kusht duan ta zbehin disi edhe këtë fakt kokëfortë, arrin disa herë të krijojë përshtypjen se Shqipëria është në skaj të Evropës dhe fill pas saj nis Turqia, ose Azia. Ndërkaq, kur hedh sytë në hartë, vëren se gjer në atë kufi shtrihen së paku tri shtete të tjera: Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. Për të mos përmendur atë që quhet “Turqia evropiane”. Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithë kontinentit evropian, është e bardhë. Ashtu si gjuha, ajo quhet, në rastin më të favorshëm, pasardhëse e ilirëve, në më të pafavorshmet, e trako-ilirëve”, Rexhepi i Mad hi përgjigjet: “Dhe, s’ka nevojë për pudër zbukurimi. Pa dyshim. As për blozë përçmuese. Pa dyshim. Kur e zbukurojmë një popull me pudër zbukurimi? Kur e quajmë evropian dhe të krishterë, pa dyshim. E kur e shëmtojmë me blozë përçmuese? Kur e quajmë joevropian dhe mysliman, pa dyshim! Domethënë: pudra zbukuruese mund të qitet vetëm në fytyrën evropiane dhe të krishterë, kurse bloza përçmuese vetëm në fytyrën joevropiane dhe myslimane! Kjo është përgjigjja e qartë, serioze dhe, pse jo e prerë e Ismail Kadaresë! Bukur apo jo! Muzika ngjan shumë e njohur apo jo!” Hajde Rexhepi i Madh , hajde !
Por si e thot Kaplani ?
Përderisa Kaplan Resulin e mbajnë, e lajnë ,e hekurosin dhe e ushqejnë serbët haptas në Gjenevë , por këta kaplanresulat tonë po mbahen edhe me parat tona, po “ madhërohen” me duartrokiyjet tona. Sa për qudi që jemi ?
Ata që kujdesën për Kaplanin shkruajnë”
Ka disa muaj që në duert e lexuesve është botimi i dytë i veprës kapitale të akademik, prof.dr. Kapalna Resulit : Kush janë shqiptarët ? (КО СУ АЛБАНЦИ? ) e botuar në Jagodinë të Serbisë. Me materialet e grumbulluara në këtë libër Akademiku Buroviq në mënyrë të pathyeshme tregon se Shqiptarët nuk janë autokton as në Shqipëri e lere më në Kosmet
( Kosovë, s ii themi ne fxh) e pastaj e dokumenton qe aspak nuk janë ilir , kures pellazg jo që jo ?
(Има неколико месеци откако се у рукама читалаца налази друго издање капиталног дела академика, проф. др Каплана Буровића КО СУ АЛБАНЦИ?, објављено од издавачке куће ГАМБИТ из Јагодине, Србија. Научним студијама, које су сакупљене у овој књизи, Академик Буровић непобитно доказује да Албанци нису аутохтони ни у самој Албанији, камоли на Космету, затим да нису ни Илири, камоли и Пелазги. )
Pak apo shumë e ngjajshme me Rexhep Qosjen !
“Shqiptarët pretendojnë se Ilirët kanë ardhur të parët në Ballkan , para Grekërve –shkruan Kaplani ,duke mos mundur të dokumentojnë që janë autoktonë, e as Pellazg- duan që së paku të jenë ardhësit e pare të Ballkanit, para të gjithë popujve tjerë. Ndër shqiptar ka edhe asi “ akademikësh” , supermnedësa të cilët edhe sot e gjithë ditën mundohen ta vërtetojnë që janë ata që s`janë
Por , po ua lë në original disa rreshta nga ai libër se të gjithe kaplanresulat që shkruajnë shqip, në mohim të kombit e dijnë mire serbishten
(Други Албанци претендирају да су Илири дошли на Балкан пре Грка, јер – пошто увидеше да не могу доказати да су аутохтони, ни Пелазги – хтели би да буду бар први дошљаци на Балкан, пре сваког другог народа. У тој колотечини међу Албанцима (па и међу њиховим „академицима“!) има и таквих суперклуга (паметњаковића), који и дан-данас претендирају да су Илири и Пелазги исти народ2), да су Илири променили свој субстрат и тако произашли од Пелазга, као Тројанци, Трачани (Дачани, Гети, Дарданци), Сербони, Сармати, Анди, антички Македонци, Етрурци, Латини, Келти и др., који су то учинили без промене субстрата, иако – како сам то изнео у једној другој студији3) – светски научници, па и највећи албански историчари (сами они!), већ су јавно и службено признали да Албанци са Пелазгима немају никакве везе.
Edhe Ilirët me pellazgët nuk kanë lidhëshmeri ndërveti – thot Kaplani. Këta janë dy popuj krejtësisht të ndryshëm , me posaqshmëri të vecanta gjuhësore

(Исто тако и Илири са Пелазгима немају никакве везе. То су два сасвим друкчија народа, мада су оба Индоевропљани, али са сасвим посебним језичним карактеристикама. Док је језик Пелазга, који су ушли на Балкан преко Мале Азије и Мраморног мора, имао карактеристику САТЕМ, илирски је имао карактеристику КЕНТУМ. Један народ са карактеристиком кентум, без промене субстрата не може произаћи из једног језика са карактеристиком сатем. И само ово је довољно да се обори претендирање Албанаца да су Илири пелашког порекла. Ми се нећемо бавити опширније овим проблемом, пошто је научно третиран од других, који су се сложили са поменутим немачким Академиком Милојчићем, па и са аустријским Академиком Мајером, који
нам је научно доказао да Албанци немају ништа заједничког са Пелазгима. (nga libri “Ko su albanci”
– Kush janë shqiptarët )
Në faqen e Kaplan Resulit – Buroviq lexova që ai paska lozur shah me Titon, si dhe që Aleksander Rankoviqi e paska përcjellur këtë lojë të shahut , ku Kaplani paska dalur fitimtar.Konfuzion ne data .
Një mik i tij i shkruan : Ne e dinim se ishe derguar nga ana e Dushan Mugoshes. Ne e dinim edhe ne cilin vend je takuar me te dhe me UDB-ashet tjere.
Me te ardhur ne Jugosllavine tende u deklarove kunder sistemit te Enverit. Ketu kishe te drejte, sepse ishe kape ne flagrance.
Veprimtarine tende e kam percjell. Ke filluar te perbaltesh historine kombetare shqiptare. Edhe kjo te falet, sepse je vene ne sherbim te interesave materiale.
Njihesh si akademik ne radhet e akademikeve serbe. Nuk ka gje te keqe; do te ishte keq nese te kane trajtuar si shqiptar “i ndershem”
Po te informoj se ne “KOSOVë” te kane radhitur ne radhet e shkrimtareve te shquar shqiptare.
Pra akademiket tane jane aq kosmopolit sa edhe atdhemohuesit edhe kombmohuesit i ” Nderojne”.
Alah selamet, Shqiptari i pa emer !
Deri nesër , me të mra !
Fahri Xharra , 09.06.15 Gjakovë
*( pjesa e 2-të )

Filed Under: Opinion Tagged With: Cili është Kaplan Resuli(2) ?, Fahri Xharra

Shqipëria etnike po jetësohet

June 9, 2015 by dgreca

Nga Kastriot Bushi/
Dikur thuhej nga njerëzit e pendës se …Kosova si është sot, do të jetë edhe nesër ! – Apo shqiptarët si janë sot , sa të drejta kanë dhe si e përcjellin Demokracinë si proces e sistem , ashtu duhet të jetë edhe premtimi i tyre për të ardhmën e ndryshme e të afërt, por jo edhe të pasigurtë .
Ne si popull, edhe në historinë tonë nuk kemi qenë asnjëherë të mashtruar sikurse disa nga popujt sllavë. Marrim shembull , serbët kanë jetuar me shekuj duke ëndërruar se gjoja ; Kosova është djepi tyre , por kanë harruar se , ‘’fëmia që përkundet nuk do të thotë domosdo se është i yti “, thoshte dikur Akademiku Esat Stavileci . Edhe pse për këtë kauzë , janë shkruar e derdhur pasuri marramendëse e janë zhvilluar luftëra , prapë ne jemi nxjerrur para vetë Historisë , të pastër sepse ; Pavarësia e Kosovës e shpallur para gjithë botës e njohur, është tani më fakt edhe juridik , dhe çështja e pazgjidhur shqiptare, që kërkohet nga e gjithë Mërgata shqiptare e mekanizmat e shoqërive të ndryshme kulturore dhe tani më ,së fundmi edhe raportet e dy qeverive për bashkëpunim në nivel shtetesh .
Përkundër kësaj panorame dhe gjendjes në të cilën po kalojmë si popull shtrohet një pyetje , thelbësore ; ku janë shqiptarët sot, dhe përgjigjia e saj ka një bazë , që shfaqë indeksin e tyre real në një nga dimensionet e saj në raport me politikën e SHBA-së në Ballkan ?
Disa nga këto raporte nuk përkojnë me mesazhet të cilat vetë bashkësia ndërkombëtare , kohë paskohe shfaq dhe organizon për Ballkanin, theksi i problemit janë shqiptarët, ku në fakt është e kundërta .
Rasti i fundit për rivarrimin e kolosit të madh Isa Boletini , ku idea e Kryeministrit Rama dhe ministrit të jashtëm z Thaçi se : Në Vlorë për ta lidhur historinë kjo përkthehet shumë thjeshtë “ ky akt e t`kurrë teritorin e Shqipërisë etnike, derisa Sërbia dëshiron ta mbanë peng veriun e Kosovës dhe shtypë shqiptarët në Luginë të Preshevës “ , andaj Trimi ka vendin në Boletin dhe ka datën e tij 10 Qershorin e Lidhjes . Aty ku mungon hallka , duhet të forcohet .
Çfarë po ndodhë me sistemin e drejtësisë dhe informacionit, kur çdo lëvizje në rajon “arsyetohet “, me mbajtjen e balancës së paqës, dhe prapë mungon baza dhe konkudimi për x –gjendjen , dhe tanimë spektakli medial duhet ta ngarkojë vetëdijen publike , sikurse të informohesh donë të thotë, të keq-informohesh , ose po të mos jesh i informuar , do të thotë të mos ekzistosh ! Shteti nuk duhet të ju bjerë në qafë njerëzve që kanë edukim e arsimim për të cilin nuk kanë as denime për komunikacion e lëre më vepra të cilat as që duhet të diskutohen , por si mekanizëm të tij që ka forcën për ta zbatuar Ligjin ,e përdorë për ta konsumuar kohën të cilën nuk mundet ta shfrytëzoj kundër krimit partiak , korrupcionit publik , diskriminimit të llojllojshëm e shumë të tjera . Andaj kjo masë duhet që Prokurori i shtetit z Aleksandër Lumnezi të bëhet Aleksandri për qytetarët tanë . Vetë procesin politik që nga fillimi SHBA-të janë munduar me të gjitha mekanizmat ta këshillojnë dhe të japin gjithëçka nga përvoja e tyre , me të vetmin qëllim ; që ta rrisin vetëdjien për Demokracinë , sepse demokracia do të thotë edhe se si duhet të edukohet qytetari , çfarë është të jesh një tjetër për të . Pra thjeshtë korrupcionin në nivel vendi të mos e bëjnë politikanë trend, dhe prapë të na lodhin për vote . Ose të bindemi se jemi të lire një herë , edhe atë gjatë zgjedhjeve vetëm 5 minuta .
Çfarë ju mungon sot shqiptarëve : Një Anton Çetë që ta pajtojë këtë popull , dhe ta mbledhë në një Pikë , pastaj një Gjeneral ushtarak që nuk shqetesohet shumë për deklarata të papjekura që historia u ka vënë vulë , edhe pse pregaditja e tij ofron siguri për vetë sistemin e sigurisë . Dhe së fundmi një President që ; populli e sheh vetën tek ai , është fjala dhe besa e tij për të ardhmën ku dora e tij që shtrëngon homologut të tij, ta kujton fotografinë e munguar të zingjirit historik, atë të çështjes së pazgjidhur të çështjes shqiptare , pra çështja e çështjes !
Neve jemi mirë, kur shqiptarët : mendojnë , flasin dhe veprojnë Shqip . Edhe shqipëria do të jetë mirë .

Kastriot Bushi
Arbëri 10 06 2015

Filed Under: Opinion Tagged With: Kastriot bushi, Shqiperia Etnike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 652
  • 653
  • 654
  • 655
  • 656
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”
  • Festat e fundvitit u mbyllën me këngë e valle shqiptare nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York
  • Pjeter Logoreci: “Jeta dhe vepra e Aleksandër Moisiut asht nji shëmbëlltyrë pune, kulture, vullneti e karakteri”
  • “Metamorfoza”
  • Trifon Xhagjika (20 prill 1932 – 23 dhjetor 1963)
  • POETIKA E MUNGESËS DHE KUJTESËS APO ËNDRRA SI METAFORË E IDENTITETIT LIRIK
  • Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit
  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT