• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

A ishte Enver Hoxha islamist i mshehur?

July 27, 2015 by dgreca

Nga Fahri Xharar/
Pas rënies së komunizmit, u krijua një vakuum shpirtëror në shtetet ish-komuniste e një ndër to edhe Shqipëria, të cilat reaguan menjëherë për të mbushur boshllëkun me të ashtuquajturën ëndrrën e mirëqenies perëndimore por dhe me ri-gjallërimin fetar, i cili i dha një impuls komuniteteve fetare deri atëherë “të fjetura” dhe të errësuara nga e ashtuquajtura “fe e rreme” e ardhur nga lindja-komunizmi, i cili kishte bllokuar dhe pothuajse ndaluar fetë tradicionale duke ua zënë vendin atyre, për gati më shumë se gjysmë shekulli. Por nga ky ”vlim” , kishte edhe parapërgatitje të mëherëshme të cilat në shikim të parë dukeshin “spontane” ( vetvetiu)
“Rinia e Durrësit kishte shkuar në Shënavlash dhe e kishte kapur prej mjekre dhe nxjerrë jashtë nga kisha priftin. I pati thënë se selinë e tij do ta bënin shtëpi rinie. Kjo u botua të nesërmen në gazetë. Pasi e kishte lexuar këtë shkrim Meron e kishte telefonuar Mehmet Shehu: “Mirë ka vepruar rinia e Durrësit! Po këtë xhaminë në qendër të Tiranës do ta lini këtu?” “Nuk e kemi menduar akoma, shoku kryeministër”. “Mendojeni, mendojeni, po ajo dhjetë vetë dhe nja dy kazma do”. “Do ta shikojmë, shoku Mehmet”. Pas kësaj Mero mori në telefon Ramiz Alinë dhe ky i tha shkurt: “Prit një herë ta bisedojmë me shokun Enver”. Shkoi tek Hoxha. Ky iu përgjigj prerë: “Në asnjë mënyrë!” Pastaj kish riporositur: Kujdes në Shkodër dhe në Dropull! (Ylli Polovina)….
Pas lufte Diktatura (e Proletariatit) ua zbehu feve ndikimin, atë për keq, por edhe atë për mirë. Duke qenë se kishte për doktrinë ateizmin, ajo e negativizoi gjithçka të saj, edhe frymën paqësore dhe bashkëjetuese. Deri sa më në fund, më 6 shkurt 1967 shpërtheu më të padëgjuarën ngjarje në të gjithë historinë e globit: mbylljen e kishave dhe të xhamive, si dhe shpalljen e Shqipërisë si vendi i parë kundërfetar.
Por ….. Kjo shpikje e Tiranës zyrtare që po i jepte “nam” botëror Enver Hoxhës, a ishte e marrë dhe njëkohësisht tepër e ndërlikuar apo vinta nga dikush . “Kjo që po bëhet në vendin tonë, nuk është bërë në botë. Ne mund të jemi, p.sh., një shekull para botës” do ta deklaronte në një rreth të ngushtë bashkëpunëtorësh edhe vetë Hoxha .Ku e kishte qëllimin Enver Hoxha ?
Pak histori.” Kultura perëndimore i referohet kryesisht civilizimit evropian, civilizim i cili lindi që 9000 vjet përpara duke pasur Paganizmin si fe shpirtërore si kultura iliro-pellazgo-greke, dhe paganizmin e Evropës Veriore (Celtic, Germanic, Romanic, Iberians, Slavic).Kultura perëndimore mori formë gradualisht pas vendosjes së fesë monoteiste kristiane që me perandorinë romake, u nda pastaj në atë të Lindjes e të Perëndimit.” ( P. Prifti)
Shoqëria perëndimore mori formë nëpërmjet standardeve të artit, muzikës, kulturës, botëkuptimit dhe traditave të lejuara dhe të pranuara nga morali kristian i cili dominonte e dominon edhe sot e kësaj dite.
Dihet që shqiptarët myslimanë kanë qenë dhe janë “shitës të besimit fetar” për interesa dhe për grada, por dhe kristianët, sidomos ata që i u bashkuan komunizmit, kanë qenë dhe janë të njëjtë si vëllezërit e tyre. Por tek Enveri a mëshihej smpatia e tij për islamizëm apo ia kishte diktuar dikush?
Përplasja e civilizimeve në Shqipëri në fakt ka veçorinë e përplasjes së mentaliteteve dhe traditave të ndikuara nga feja. Pse këto përplasje ?
“ Ndarja e Shqipërisë pas 1913-ës ishte një favor shumë i madh për Serbinë ,por edhe ajo ndarje dhe ai copëtim i tokave tona e donte një “marifet” të menaxhimit në mënyrë që me sukses të kryhej kolonizimi i atyre tokave dhe përfundimisht të zhdukej shqiptari nga faqja e dheut. “Rrezikun më të madh për Kishën Ortodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj. Ky do të jetë një demon i cili nuk do të na lë të qetë dhe i cili në vazhdimësi do të jetë barrë edhe për shtetin edhe për popullin. Katolicizmi në këto anë është zgjëruar dhe, ç‘është më e keqja, është përhapur dhe ka lëshuar rrënjë. Të rralla janë vendbanimet në krahinat e reja ku katolicizmi nuk e ka kapur ndonjë shpirt serb (!) dhe nuk ka fituar ithtarë. “Priftëria katolike shqiptare dhe besimtarët e tyre janë fajtorë, sipas popit Bojoviq, për të gjitha mossukseset serbe” (“Vesnik Srpske Crkve”).

Çka synonte dhe ende synon Serbia ?

– mbushjen e mendjes së besimtarëve sdhqiptar që janë ‘komb’ mysliman dhe jo etni përkatëse, me të gjitha pasojat regresive në shoqëri.
-marrjen e të rinjve nga tokat shqiptare duke Iarsimuar nga ana fetare, por dhe duke hedhur farën e urrejtjes së çdo gjëje perëndimore, me qëllim krijimin e luftëtarëve të ardhshëm.
-Futja në mendjen shqiptare justifikimin e çdo dhune me thëniet se ‘Zoti I fal ata që vrasin qafirët’ etj
-Krijimin e problemeve nga shqiptarët në vendet ku migrojnë , që në emër të lirive e të drejtave të njeriut të kundërshtojnë ligjet laike të shteteve përkatëse- dhe propagimin e islamit duke i harruar vlerat shqiptare
Shihemi herën tjetër me pjesën e dytë të këtij shkrimi .
*(Pjesa e parë)
Fahri Xharra, 26.07.15 Gjakovë

Filed Under: Opinion Tagged With: A ISHTE ENVER HOXHA, Fahri Xharra, islamist i mëshehur?

Pala kosovare asesi nuk duhet të lëshoj pe rreth asosacionit të komunave serbe

July 23, 2015 by dgreca

Athua nuk u dha “ mend” komunitetit ndërkombëtar Republika serpska, udhëheqësit e së cilës jo vetëm që pretendojnë t’i bashkohen Serbisë, por ata janë bërë frenues të çdo përpjekjeje për çuar para BeH .Një gabim i tillë nuk do të duhej të përsëritet edhe në Kosovë!/
Shkruan: XHAVIT ÇITAKU/
Insistimi i Bashkimi Evropian për të filluar një dialog ndërmjet Prishtinës e Beogradit po del se ishte jo vetëm i panevojshëm por edhe bukur shumë i dëmshëm për palën kosovare. Për këtë konstatim flasin edhe marrëveshjet e deritashme të arritura në të cilat, dorën në zemër, tregojnë qartë se prekin dhe provokojnë ndjeshëm sistemin tonë rregullues kushtetues. Si shembull për këtë mund të merret marrëveshja për drejtësinë, në të cilën ashiqare shihet një segregacion etnik në këtë fushë tejet të rëndësishme, i cili ishte praktikuar në arsim dhe në punësim në kohën kur në pushtet ishte regjimi i Milosheviqi . Ka shumëçka për të thënë, por më e rëndësishmja është se bazuar në zhvillimet e deritashme të këtij dialogu, Kosova nuk do të duhej të futej fare në këtë proces, sepse, pavarësisht se BE është ndërmjetësuese, ky mekanizem më shumë po i bën presion palës kosovare që të pranon marrëveshje të “ gatuara” në Bruksel sesa që këtë e bën në drejtim të qeverisë serbe. Me një fjalë, Kosova është duke u ballafaquar e vetmuar nga presione që i vijnë nga anë të ndryshme, ndërsa nga miku ynë i madh SHBA, për shkak të problemeve të shumta e mjaft të rrezikshme në arenën ndërkombëtare, nuk i ka mbetur gjë tjetër pos që të përkrah ato propozime të Brukselit, me një arsyetim tashmë që është bërë rutinë se me to nuk dëmtohet gjë Kosova dhe çka është me rëndësi se nuk cenohet integriteti territorial i vendit.
Për Ujëmanin qytetarët e Kosovës ndihmuan me vetëkontribut për pesë vjet radhazi
Qeveria serbe ka filluar përgatitjet për të “ bindur” opinionin serb për ndryshime kushtetuese që duhet bërë ku do të hiqet nga preambula e aktit më të lartë juridik fjalia se Kosova është krahinë serbe, gjë që flet qartë se Serbia e di fare mirë se Kosova është humbur përgjithmonë. Mirëpo, politika serbe si gjithnjë nuk dorëzohet dhe vazhdimisht punon e vepron kundër Kosovës sidomos në planin ndërkombëtar dhe e përkrahur nga disa miq të saj po arrin që të nxjerr disa “përfitime” të cilat po shkojnë në dëm të palës kosovare. Thënë konkretisht, Kosova ka humb se ka humb bile lë të provohet me të gjitha mjetet, tash për tash diplomatike, për të nxjerr diçka në dobi të komunitetit pakicë serb, por nuk do të ngadalësoj se vepruari edhe në aspektin ekonomik të përfitoj diçka. Se qeveria serbe ende nuk i ka shuar apetitet për pasuritë përrallore të Kosovës tregon deklarata e kryeministrit serb, Vuqiqit, i cili thotë se kurrë nuk do të pranoj që liqeni i Ujëmanit t’i mbetët krejtësisht pronë e Kosovës, por, siç thekson ai, ajo pasuri duhet të ndahet 50 me 50 përqind. Ndërkaq, dihet se ky sistem i rëndësishëm për ekonominë e vendit e posaçërisht për degën e bujqësisë është ndërtuar me anë të kredive që i ka paguar punëtoria kosovare, por edhe qytetarët duke ndarë një përqindje të të ardhurave personale për pesë vjet me radhë pas referendumit që ishte shpallur e përkrahur. Kësi marifeti të palës serbe për të kërkuar pasuri në një shtet tjetër nuk mund të dëgjosh askund në botë, ndërsa politikanët tanë në asnjë rast nuk reagojnë dhe t’i tregojnë atij dhe të tjerëve se pronarë i gjithë pasurisë është shteti i Kosovës dhe askush tjetër dhe se nëse edhe njëherë dëgjojnë “ klithma” të tilla pushtuese më nuk do të këtë kurrfarë dialogu me Serbinë. Nuk forcohet e ndërtohet shteti duke bërë gjithnjë lëshime palës serbe dhe asaj evropiane, por duhet përmbajtur me konsekuencë parimeve që dalin dhe obligojnë nga Kushtetuta e vendit. Vetëm kaq dhe asgjë më tepër.
Asnjë ligj e as Kushtetuta nuk parasheh që asosacioni të këtë kompetenca?
Kohë më parë përfaqësuesi e Bashkimit Evropian për Kosovë, Zhbogar, pos tjerash tha se asosacioni serb i komunave do të formohet sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës dhe se ai do të këtë kompetenca në disa fusha. Së këndejmi, edhe shtrohet pyetja se athua në cilin ligj dhe nen të Kushtetutës e paska parë z. Zhbogar se një formacion etnik i tillë mund të këtë kompetenca? Megjithatë,për këtë deklaratë të tillë aspak nuk mund të “ fajësohet” përfaqësuesi i BE-së sepse kjo është rrjedhojë e një dokumenti bazë që është prezentuar në Bruksel, e cili siç është paralajmëruar, do të duhet të plotësohet me kontaktet tjera të të dyja palëve, që do të thotë se ato kompetenca në disa fusha do t’i këtë ky asosacion gjithsesi, por pale mos po mundet edhe diçka tjetër të nxjerrë Serbia. Pra, siç doli së fundmi në disa mjete të informimit, ky asosacion serb do të këtë një numër të madh të nëpunësve që nënkupton formimi i një “ qeverie” tjetër që do të veproj në territorin e Kosovës dhe atë të financuar nga buxheti i Kosovës. Së këndejmi, shtrohet edhe pyetja se në çfarë shkalle do të mund të “ intervenoj” dhe kontrolloj e ndikoj qeveria e Kosovës që ky asosacion t’i përmbahet ligjeve dhe aktit më të lartë juridik të vendit. Kjo lë shumë për të dëshiruar. Athua komuniteti ndërkombëtar nuk u mbush “ mend” me gabimin që ka bërë në Bosnje e Hercegovinë me Republika srpska, udhëheqësit e së cilës jo vetëm që angazhohen hapur për t’iu bashkuar Serbisë, por ata janë bërë frenues të çuarjes para të shumë proceseve në këtë vend. Së këndejmi, para ekipit negociator të Kosovës i mbetët obligim edhe moral e shumë më shumë kushtetues që në aspektin e kompetencave të mos lëshoj pe nga çfardo presioni, sepse në të kundërtën jo vetëm që pjesa veriore do të bie devinitivisht nën sovranitetin e shtetit serb, por do të këtë në vazhdimësi probleme edhe me serbët lokal në komunat tjera të vendit tonë.
Serbia pa asnjë pengesë formon institucione paralele në Kosovë
Qeveria e Kosovës ka rënë në gjumë të thellë dhe as nuk po sheh e as nuk po dëgjon se çfarë po bënë e vepron Serbia në territorin e Kosovës. Këtë më së miri e tregon shembulli i fundit antikushtetues në Gorë, kur ministri serb me “ krenari” mori pjesë në aktin e themelimit të Entit për Punësim. Dhe jo vetëm kaq. Ai tha se të njëjtat veprimtari dhe të tjera që kanë karakter shtetëror do të vazhdojnë të instalohen edhe në komunat tjera si dhe që financimi dhe ndihmat tjera materiale nuk do të ndalen për banorët e kësaj pjese të Kosovës, që janë lojal ndaj shtetit serb. Po ashtu, dihet haptas se Serbia ka emëruar kryetar dhe zyrtar tjerë në të gjitha komunat, të cilët në fakt janë persona kryesor që vendosin për gjithçka që ndodh në ato mjedise dhe i japin llogari vetëm shtetit serb. Me një fjalë, qeveria serbe pa asnjë pengesë formon e instalon institucione paralele, ndërsa qeveria jonë “qele guri gojën” apo thënë më mirë nuk e ka ndërmend të kundërshtoj këtë përzierje flagrante në punët e brendshme të qeverisë serbe në vendin tonë. Zaten thuhet se heshtja është një lloj pajtimi me gjithë atë që ndodh për dhe rreth nesh.

Filed Under: Opinion Tagged With: pala Kosovare, Republika Serpska, Xhavit Citaku

Ik o vëlla ik, që të shpëtosh!

July 23, 2015 by dgreca

Opinion- Aleksandër Rrema/*
Ik o vëlla, o bir, o shqiptar nga kjo farë e keqe që ka mbërthyer vendin tënd të lindjes. Ik o djal, o burrë, o njeri i kësaj toke, që të shpëtosh nga këta puçiste të këqinjë. Ik dhe bjer rehat me veten tënde, se këta të lënë pa bukë, pa të ardhme. Të bëjnë atë që s’ta pret mendja ty, si e si për të mbajtur një cop kolltuk, një cop karrige, një cop tender, një cop allishverish. Ti nuk je për këto punë, ti nuk ju duhesh këtyre se ju hap telashe, se ti nuk je si këta, ti je i drejtë dhe e do këtë vend. Ti nuk ke ardhur në këtë jetë për të vjedhur, për t’u pasuruar me djersën e njerëzve të tu. Ti nuk ke ardhur të bëhesh kriminel dhe as trafikant. Politika o vëlla është kurvë dhe ti nuk je kurvë që të shkelësh fjalën tënde, bukën që ke ngrënë ndër miq e ndër shokë. Ti je i drejtë dhe i ndershëm, mbase ndershmëria jote do t’i hyjë në punë dikujt atje jashtë, por kurrsesi këtyre që janë futur në kazanin e llumit dhe që po gatuajnë çdo ditë gjellë të prishur për të të helmuar ty. Ik që të shpëtosh veten tënde, ik dhe mendo për fëmijët e tu, ik që mos të të nëpërkëmbin, ik që të mos përdoresh, ik që të mos bëhesh kartë e djegur, ik dhe bjer rehat me veten tënde. Dhe nëse kthehesh një ditë (nëse do kthehesh) do kuptosh se krenaria për vendin tënd fillon dhe mbaron tek shalët e sekretares, tek portofoli i ministrit, tek sekseri i Kryeministrit, tek vota e blerë e kandidatit, tek krimineli me kapuç të zi i liçensuar nga qeveria, tek tenderi korruptiv i ilaçeve apo i librave arsimorë. Ik që të mos kuptosh më shumë se ç’bëhet me fatin tënd mjeran. Ik dhe vetëm ik. Dhe kurrë mos e kthe kokën pas, për të parë se ç’bëhet këtej. Vriti lotët e nënës, hidhi mënjanë rrudhat e babës dhe ju thuaj lamtumirë se do flasim me teknologjine e famshme 4G “sëshpejti”. Mos u dëshpëro, mos u ligështo, mos u dorzo, vriti ndjenjat e tua për këtë vend, që mbolli veç farën e zezë dhe asgjë më shumë. Që s’diti kurrë të të jepte bukën që meritove, që s’diti kurrë të të thante etjen me tubat pa ujë, që s’diti kurrë të të ndriçonte me energjinë e munguar, që s’diti kurrë të të fshinte djersët dhe të të thonte punë të mbarë. Ik o vëlla ik që të shpëtosh, nga kjo fole krimbash e zvarranikësh dhe botës t’i tregosh se ti ende je shqiptar dhe krenar për vendin tënd, por jo për ata që kalit i kanë kërcyer keqazi duke shkelur çdokënd që ka vlerë dhe virtyt. Ik o vëlla që të shpetosh. Ik dhe vetëm ik!
Tiranë me 22.07.2015
(E dergoi per Diellin: Faik Krasniqi)

Filed Under: Opinion Tagged With: Ik o vëlla ik, që të shpëtosh!

“Beautiful America “…

July 21, 2015 by dgreca

Nje enciklopedi xhepi per tre kontinete/
Nga Illo Foto-New York/
Vitin e kaluar shkrova nje persiatje, per librin me titullin kuptimplote “Beautiful America “, te Profesor Agron Ficos. Aty shpreha konsideratat e mia per librin , si nje vlere e rralle e prozes dhe e mendimit te pjekur te autorit per Ameriken, miken e pa tjetersuar te kombit shqiptar.Ne vleresimin tim pata mundesine te flas per rinine e Agronit, sic e kam njohur une , ne vitet 50 te shekullit te kaluar . Aty kam permendur se me Agronin nuk u pame gjat monizmit , sepse kishim orientime te ndryshme profesionale dhe shoqerore. Nuk kam per te shtuar, as per te pakesuar gje per librin e tij te bukur “Bjutifull Amerika “ .
Me von , une pata fatin ose saktesisht mundesine , per t’u njohur me librat e tjere te Agronit. Ato ishin te nje niveli, ose me lart se “ Bjutifulli “. Ne kete situate te re, ne raport me krijimtarine e Agronit, nuk mund te heshtja, prandaj do t’i paraqes lexusit vleresimet, per te gjithe krijimtarine publicitare te albanologut , folklorogut dhe gjuhtarit te shquar , Agron Fico , bashkegjimnazistit, te harruar nga koha. Agroni ka shkruar nje sirtar biblioteke me libra profesionale, shkencore dhe shkollore, madje dhe ne gjuhe te huaj, por une di qe keto 4 libra, t’i quash vetem publicitare eshte pak Pervec “ Beautiful”, kam ne tryeze dy libra te tjere publicistike si dhe librin “ Profesor ne tre kontinte “, qe une e vleresoj si kryeveper te A. Ficos dhe si nje model te publicistikes se sotme dhe qe do ta argumentoj , pa pretenduar se kam mendimin me te plote , per kete vleresim selektiv.
4 librat e shkruara nga bashkegjimnazisti im,Agron Fico, me kane lene nje mbrese te vecante, per arsyet , qe do t’i parashtroj ne ket ese modeste dhe te pa mjaftushme nga ana sasiore.
Agroni eshte i afirmuar si shkencetar gjuhesor, florklorist dhe albanolog. Ne te tera keto fusha te shekences ka gjurrme te pa shlyera, me vlere kmbetare dhe me gjere . Shkencat ku ka debutuar Agroni , nuk jane zanate dore . Ne sejcilen , prej tyre, Agroni ka shpenzuar shume “vaj” per kandilin e drites dhe shume forca mendore , per t’u bere ai qe eshte , ne keto fusha , qe gjithnje zgjerohen.Jetojme ne kohen kur te gjitha zhanret e fjales se shkruar kane nje zhvillim te vrullshem. Vetem komedia dhe tragjedia klasike nuk kane asnje zhvillim . Ato jane zevendesuar nga lajmet reale te kronikes se zeze.Nuk eshte e thene , qe shkencetari i cdo fushe te jete njekohesisht publicist i plote. Te qenit publicist dhe gazetar eshte pasion tjeter , qe buron nga brenda vetes; eshte dhunti jasht profesionale.
Ne prodhimtarine publicitare te Ficos nuk mund ta ndash publicistiken nga shencat . Ato jane shume te nderthura, duke perbere te teren , qe quhet publicistike e nje shkencetari. Nuk eshte e thene qe shkencetarei te jete publicist dhe aq me pak, shkrimtar . Shumica e shkencetareve jane te prirur drejt formulave steriotipe , qe s’kane asegje te ngjashme me fjalen artistike. Behet fjale, per literaturen teknike , qe eshte pjese integrale e teknollogjise.Te 4 librat , kane te vecantat e tyre , madje kane pak ngjashmeri nga stili sa dhe nga permbajtja. Ne sejcilen prej tyre gjejme nje univers shqiptar , me te tere problematiken , qe kerkojne zgjidhje rrast pas rrasti . E perbashketa e tyre eshte atdhedashuria e pa kufishme e autorit dhe zgjidhjet qe ai mendon , per te bere te miren e mundeshm e , per Atdheun . Kjo ndjenje eshte shkrire ne librat me firmen e tij , por dhe ne shume shkrime gazetareske , qe Agroni ka shkruar ne Amerike dhe jane botuar ne shtypin e Diapores . E theksoj te Diaspores, sepse pervec shkrimeve , Agroni ne Amerike , ka qene nje person shume aktiv i shqiptarizmes . Nuk kishte veprimtari , ku te mos ishte pjesmarres , me energjite e nje djali te ri , si foles orator, protestus per te drejtat e njeriut dhe te shqiptarve , perballe institucioneve nderkombetere , si mesus i perkushtuar i gjuhes shqipe dhe si publicist, per c’ka po shkruaj.
Libri “ Profesor ne te tre kontinete “ , kur nuk e ke lexuar , ke pershtypjen se eshte nje liber autobiografik , qe rregullisht duhet te te lodhi me data dhe ngjarje personale te nje 8o vjecare,qe ka shetitur neper bote , kur do ta deshironte sejcili shqiptar ; por nuk ka mundur . Faktikisht nuk eshte keshtu dhe do ta argumentoj.
Libri eshte me te vertete autobiografik , por biografia e autorit eshte vendosur subjekt per jeten shqiptare , dhe perpjkjet titanike, per te bere me te miren e mundshme , per Atdheun dhe popullin tend , kudo qe te ndodhesh dhe pa pushim . Autori vetem me oret e gjumit eshte ndare nga ceshtja shqiptare . Po permend tagent dy ngjarje: Ne udhtimin per Kine , Vaporri beri ndalesen ne Aleksandri. Pasagjeret pushuan , Agroni takoi nipin e A.Z.Cajupit , nje emigrant , qe e digjte malli , per shqiperine . Ne kohen e pushimit te vaporrit, rindezi nje zjarr te mbetur nen hirin e harreses se kohes.Nje epizod tjeter eshte miqesia me shkencetarein angles Albert Lord . U miqesua rrastesisht dhe lidhi miqesi e perjeteshm familjare , mbi nje baze shume solide : Pasionin ndaj folklorit . Profesor Cabej e pat parashikuar , kur tha: “ Agroni i duhet Institutit te folklorit “. Aqgron Fico, nuk u be motor i Institutit te folklorit . Ka qene nje zgjatim organik i kesaj ceshtje te madhe . Folklori shqiptar, eshte reference per nje nga kulturat me te lashta te europes, qe eshte plake.
Keto dite ish kryeministri maqedons, Geogrevski ka dekllaruar se ne shtetin maqedons ne censusin e vitit 2021, maqedonsit do te jene pakice.Te tjerat kuptohen lehte nga kushdo, qe di te lexoi dekllarata te tilla shekencerisht demografike . Fqinjet greke ne fushen historiko-demografike kane shume prapambetje . Kane nevoje te njohin dhe librin e shkencetarit te urte shqiptar , Agron Fico . Perkthimi greqisht i publicistikes se A. Ficos , une mendoj se po vonohet pa arsye .
Heroizmi njerezor , nuk kufizohet vetem ne se do t’i dhurosh Atdheut forcen ose jeten fizike . Kjo po se po , por atdhetaret me te shquar i kane falur Atdheut , mendjen , diturine , shpirtin , pa u larguar dhe nga privacionet fizike . Ka qarkulluar nje liber i perkthyer ne shqip , me titullin “Mjeku i tre kontinteve “ . Ky mjek profesionin e tij ushtroi , por vepra e tij u be force dhe drite ne qenien e gjithe njerzve , qe u shtoi jeten , ne sherbim te nje kauze te madhe . U nis si mjek dhe perfundoi si hero ne te tre kontintet.
Kur nisa te lexoj librin e Agronit , ky mjek dhe vepra e tij me erdhi ne mendje , megjithse flasim , per nje lexim te bere ne fund te viteve 50 te shekullit , qe kaloi . Gjat leximit dhe tani , qe po shkruaj , kam bindjen e plote se vepra e Agronit , nuk ngjan vetem nga titulli , por dhe nga permbajtja me autorin e vepres “Mjeku i tre kontinenteve“. Perpara se te shtjellojme disa ide te kesaj vepre te rendesishme , te themi pak fjale , per dy vepra te tjera te ketij autori , qe jane botuar ne nje hark kohor te shkurter .
Libri “Diaspora e rilindur “ , eshte botuar ne vitin 2006 . Ne permbajtje ka studime dhe kumtesa . Ne kete vellim perfshihet edhe kumtesa “ Kultura shqiptare eshte e larmishme “. Kjo kumtese eshte gjithsej 8 faqe . Me gjuhe te paster dhe te thjeshte , lexusi meson se kombi shqiptar eshte komb me kulture te larmishmedhe shume te lashte . Me te lashte se vete Greqia . Kete e kemi lexuar ne mijra shkrime , artikuj , studime , por per 8 faqet e shkruara nga Fico , u referohet 13 referanceve , ku dokumentohet e tere ajo , qe kumtohet . Nje kumtese tjeter eshte “ Feja dhe shoqeria civile , ne shoqerine postkomuniste” . Nuk ka lexus , qe te mos jete i interesuar intelektualisht , per kete problem madhor te shoqerise moderne . Eshte e rrahur nga shume autore dhe ne shume kenveshtrime . Fico kete problem e ka trajtuar ne vetem 20 faqe dhe ireferohet 3 burimeve te rendesishme arkivore . Vijohet me shkrimin “Arberoret e Greqise “ . Eshte permbledhur ne 15 faqe dhe u drejtohet 15 burimeve referandare .
Libri , qe sapo kumtuan , mbeshtetet nga libri tjeter , i po kesaj natyre, me titull “ Rilindja etnike “ . Etniciteti , feja dhe diaspora , jane problemet nga me te medhate , qe ka pasur dhe do te kete shoqeria shqiptare . Ne librin , me natyre etnike , autori ka rrahur problemin etnik shqiptar , qe ne opinion quhet Shqiperia e madhe dhe ka sjelle kaq andralla ne Ballkan , Europe dhe, shume pak ne bote . T’i nemerosh keto andralla , duhen shume volume , argumente , balafaqime , kontrapergjigje. Fqinjet tane , per te kenaqur idete e tyre shoviniste , te gjeneruar ne fe dhe te mbrojtura ne politike , kane krijuar shume struktura propagande , per ta paraqitur faktorin shqiptar agresiv dhe destabilizus te rajonit .
Ne librin e Ficos , me shume finese intelektuale dhe shkencore , jepen dimensionet e Shqiperise natyrore , aq qarte sa nuk ka enciklopedi maqedonase as Serbe t’i kundershtoi . Fico i referohet te dhenave gjografike te Prof . Gashit dhe gjografia nuk mund te tjetersohet nga c’do i arsimuar minimalisht . Meriadiane dhe paralelet, jane kuotat trigonometrike statike , qe i ka vendosur shkenca e hartografise dhe mbi kete baze jane ndertuar te tera shkencart e tjera, perfshire kufijte shteterore , kontinentale dhe veprimtarite ushtarake.
Ne kufijte gjografike , 39 grade dhe 32 minuta gjatesi lindore dhe ne 42 grade e 42 minuta gjeresi veriore , autori Fico ka studjuar se popullsia ka te njejten prejardhje , kulture dhe histori te lashte .
Kush mund ta kundershtoi kete fakt te mbeshtetur ne histori , kulture dhe gjeografi ? Behet fjale per entitetin shqiptar , per Shqiperine natyrore e thene ndryshe Shqiperine gjeografike . Ne dasht ta quash te madhe ose te vogel , nuk i intereson autorit , qe eshte gjuhetar , albanolog dhe folklorist ; nuk ka lidhje me politiken dhe ideollogjine .Shkencetari yne ben lidhjen e etnicitetit me gjografine, nuk i i duhen analiza te me tutjeshme . Analizat i ben lexusi. Shkencetari flet me fakte dhe argumente te lidhua ne menyre kauzale .
Shkencearet , studjusit , ideolloget dhe politikanet , kur i referohen librit te Ficos , nuk bejne as nje gabim , vec pohojne nje realitet te pa tjetersushem .Une nuk di ndonje liber tjer , qe ta kete trajtuar kaq paster , qarte dhe pa kontravajtje , nje proble qe gjithnje ka qene objekt sulmi i pa skrupullt nga politikat e fqinjve dhe me shume nga disa zgjatime ekstremiste fetare , ne sherbim te polikave shoviniste .
Te tera librat e Agron Ficos karakterizohen nga fyma e ngrohte atdhetare , nga tematika e larmishme dhe nga kthjelltesia e analizes se problemeve . Problemet, qe trajtohen , jane te gjetura , brenda jetes se perditshme ; sociale , politike antropollogjike . Nuk ka probleme te stisura dhe aq me pak te mbingarkuara . Jane probleme , qe i dikton jeta , perpara te gjithe njerzve , por pak njerez dine t’i vecojne dhe t’i veshen me ngjyren e dukshme , per t’u qelluar me armet paqesore te kohes . Nga ana stilistike , vepra Fico , konsiderohet nje buke me brume te ardhur mire , qe ka tharm prozen e rrjedhshme antalogjike .
Vepra publicitare , me e rendesishme dhe me kompekse , mbetet libri “ Profesor ne tre kontinente “ . Ne kete liber autori ka derdhur te tera aftesite e tij shkencore , pedagogjike , prirjet politike , intelektuale dhe mbi te gjitha , gjuhesore dhe atdhetare . Jane gjithsej 234 faqe , por analizohen shume universe te dijes , politikes , mardhenieve sociale dhe momente te rendesishme te historise te vendit , qe i sherbejne rritjes se dinjitetit te kombit . Jane shume te dukshme vlerat letrare dhe gjuhesore te ketij libri publicistik .
Sado , qe libri konsiderohet jetshkrimor , ne te cpalosen ide dhe analiza me vlera te spikatura shoqerore –kombetare . Autori pershkruan se ka mbetur femije jetim , kur ishte bebe. Sa e veshtire eshte jeta ne nje familje , pa kryefamiljarin burre , ka pershkruar te tere librin , por nga ky fakt lexusi krijon bindjen ,se nje vejushe dhe nje jetim , me vullnet te hekurt , mund te arrijne shumcka ne jete , sic ndodhi ne familjen e Agron Ficos , ku nje bonjak i varfer dhe i pa shprese arriti te behet shkencetar i degjuar dhe te shkruaj libra publicitare , qe mahnit brezat pasardhes , me bemat e tij jo vetem ne vendlindje , por ne tre kontinte .
Kemi te bejme me jo thjesht nje lajm , por me krijimtari letraro-poblicistike . Ne katedren e gjuhes shqipe te Agronit , mesuan shqip diplomate te shume shteteve te botes , bizesmene , politikane dhe studente te mirfillte ne Pekin , Michigan . E tere kjo armate shqipfolesish , eshte nje kapital i madh politik , ne vlerssimin dhe perhapjen e gjuhe , qe eshte indikkatori me i rendesishem i cdo kombi.
Kur lexojme keto persiatje gjuhesor , duhet te kemi parasysh , qe gjuha shqipe eshte perndjekur nga sistemet pushtuse dhe fqinje , sic jane perbdjekur te denuarit e ndergjegjes . Per gjuhen shqipe jane therorizuar shqiptare si Papa kristo Negovani , Koto Hoxhi, familja Qirjazi e qindra te tjere . Agron Fico , pas 80 vitesh persekutimi te gjuhes, arriti ta beje ate lende te rendesishme te katdrateve universitare , ne dy universitete me fame boterore .
Perpara se te analizoj perciptas disa pjese nga libri publicatar , “Profesor ne tre kontinente “ , do te ndaj me ju pak perkufizime per krijusit e sotem dhe krijimet e tyre . Krijusit e sotem te fjales artistike jane te shumte sa nuk kane qene ndonjehere ne ndonje stad historik . E kam fjalen jo thjesht si sasi , por dhe si perqindje ne njemije banore te gjalle . Njerzit kete fenomen e shofin me kenveshtrimin e tyre . Per mua , zanafilla e fjales se shkruar eshte gazetaria . Per kete problem nuk zgjatem , sepse kam shkruar esene “ Jeta nuk kuptohet pa gazeta“. Publicistika nuk eshte thjesht gazetari , por gazetari , qe nderhyn ne lajm dhe e fut lexusin ne labirintet e saj . Letersia krijon personazhe , qe i duhen lajmit , per te krijuar imazhin e jetes qe eshte dhe asaj , qe duhet te jete .
Zhanri publicistik , gjithnje sipas kenveshtrimit tim , si c’do zhaner tjeter , eshte i pa kufishem ne metoda , pergjithesime dhe zgjidhje . Mendoj se publicistika e Ficos , ka zgjedhur tema , qe i duhen shoqerise, per te plotesuar dijet , pervojat dhe per te krijuar pervoja te reja specifike . Te njejtat tema dhe nderlidhje kauzale , mund t’i zgjithte dhe nje publicist , ne vend dhe kohe paralel , por te na i paraqeste ndryshe . Do sjell nje shembull , pa arritur tek shembejt e tjere , qe do t’i zberthej po nga libri .
Shume shqiptare kane takuar udheheqesin kinez , Cu En Lai . Na i kane pershkruar ne menyren e tyre te perceptimit , duke na paraqitur nje figure me dimensine dhe veprimtari te ndryshme . Na i pershkruan dhe Agroni , Cune-ne , ne librin “profesor ne tre kontete “ . Sa thjesht dhe bukur e ka pershkruar takimin dhe vete Cu -ne !
Na ka dhene nga Cu -ja ate , qe nuk dinim dhe qe na duhet , pa tjeter, per te plotesuar kuadrinn e ketij politikani me dimensione boterore . Kjo ndodh se Fico publicisti nuk vizaton , por fotografon . Na ka fotogrofuar Cu -ne ne gjysem faqe dhe na i ka perplasur perpara syve.
Eshte i njejti politikan , edhe kur e kishim mik edhe kur e beme armik shteteror . Eshte Cuja politikan profesionist , i rritur ne stepat aziatike dhe me rezonance boterore . Ne si lexus bejme zgjedhen tone . Ne kete veshtrim , publicistika Fico eshte per t’u marre shembell: E avashme , pa ngutje , e thjeshte dhe pa befasira arificiale . Per te kuptuar me gjere kete problem , po analizoj disa nen tituj te librit , qe jane te nje nivel fotografimi si dhe rrasti Cu- se.
Ne faqen 26 te librit , ne analize , eshte shkruar nentitulli “ Nje ndodhi absurde “, vetem 3 faqe libri . Ketu pershkruhet mardhenia rinore midis gjimnazistesh dhe indokrinimi politik i disa te rinjve komuniste , qe u ndezen ne diten e vdekjes se Stalinit .
Dy vellezer , miq te autorit me ekstremizem te pa shoq u versulen kunder autorit dhe krijuan nje alibi shpifjesh , qe i kushtoi shume shtrenjte Agronit dhe qe ishte shkaku themelor , qe nuk u lejua te studjonte me burse te shtetit , jashte vendit . Autori per keto mostruzitete shoqerore , nuk ben fajtore shoket e dashur gjimnaziste . Po te mos ishin keta , do te ishin dy te tjere . Fajtore ishte regjimi , qe indokrioninote femijte . Me pak fjale pershkruhet nje nga dramat e jetes rinore te asaj kohe . Mijra volume jane shkruar per gjyqet , deshmite e rrrema , demaskimet politike , per politiken shqiptare te luftes klasore . Kete drame e gjejme te zberthyer , ne shembullin personal , qe ka pesuar autori i librit , qe diskutojme .
Ne kete nen tituul , une kam gjetur te zberthyera 5 probleme politko-sociale te pershkruara dhe ku mba qendrimin e vet autori . Pershkruhen : Drejtimi politik i shkolles nga drejtori komunist , lufta e klasave ne mardheniet e te rinjve , jeta konviktore e kohes, zhvillimi i jetes jashtshkollore , jeta rinore e cveshur nga veprimtarite argetuse te moshes. Shkolla ishte e shternguar te rriste edhe spiune te regjimit dhe ja kishte arritur . Gjimnaziste jane burgosur dhe denuar si armiq qe do te “permbysnin pushtetin “ .
Ne nen titullin tjeter “kapitulli i fundit ne sagen e prishjeve “ , ne faqen 120 te librit , ze gjithsej 4 faqe shtjellim . Ne kete nen titull jane trajtuar 7 probleme te rendesishme social- politike . Po permend vetem disa : Kritike e plote dhe bindese per librin voluinoz te Enverit “Shenime per Kinen “ . Askush nuk eshte ulur ta beje kete kritike , qe duhet pa tjeter ta njohin shqiptaret . Ambasadoret e regjimit te Enverit ne Kine ishin njerez medioker , pa fantazi dhe pa kulture solide ekonomike . Prishja me Kinen ishte e pa argamuntuar edhe vete me politiken shqiptare . De Goli dhe Nikson dy politikane misjonere ne politiken boterore te luftes se ftohte etj .
Jane gjithsejt 7 probleme madhore te shtjelluara , ne kaq pak faqe . Simbas perllogaritjes aritmetike , i mbetet te jene shtjelluar mbi 300 probleme te prehta shoqerore , ne 232 faqe , te libri “Profesor i tre kontinenteve” .
Duke komentaur keto shifra te thjeshta , me duhet te hesht dhe t’i le radhe lexusit te gjykoi , por dhe organeve shkencore dhe atyre arsimore, per te gjetur menyra te larmishme , qe te rinjte te marrin edukate dhe mesim te mjaftushem ne kete dege te komunikimit masiv, sic eshte publicistika . Publicistika eshte zhaner midis letersise dhe gazetarise . Ka rendesi te madhe , se ajo , krahas edukimit dhe zgjidhjeve , godet fort dhe imediatisht . Ne kohen qe jetojme ajo merr rol te shtuar , ne ballancimin e morise se botimeve , qe jo gjithnje ruajne baraspeshat e zhvillimit shoqeror . Kete realitet , na i ka dhene shume te paster dhe te seleksionuar , publicistika e Agron Ficos , shkrime te thjeshta , te verteta, te jetuara , me rrugezgjidhje praktike .
Publicistika e Ficos eshte shkolle . Kete shkolle e kane formuar rilindasit , intelektualet e viteve 30 te shekullit te kaluar dhe nje kontigjent jo i vogel i publicistikeve , qe u tubuan ne periudhen moniste . Nje rrol te rendesishem ne kete fushe ka luajtur dhe po luan gjithnje me shume , shtypi i Diaspores , kudo ne bote, kryesisht ne Londer , Athine dhe Amerike .
Illo Foto / Studjus . NY 20 Korrik 2015

Filed Under: Opinion Tagged With: Agron Fico, Beautiful America, Illo Foto

Kosova, si qenka shqiptarizuar ajo?

July 20, 2015 by dgreca

Nga Fahri Xharra/
“Në bazë të një raporti të Kombeve të Bashkuara, sot Kosova renditet në vendin e katërt në botë për sa i përket luftëtarëve që janë rreshtuar me grupin ekstremist të quajtur IS apo “Shteti Islamik”, në raport me popullsinë, me rreth 232 luftëtarë. 20 familje kosovare me gra e fëmijë në ISIS , ne Siri dhe Irak.
Janë këto vetëm disa raste nga dhjetëra të tjera, që i janë bashkuar ISIS-it. Faji për këtë situatë në shumtën e rasteve i hidhet Qeverisë dhe Bashkësisë Islame të Kosovës. Qeverisë për mosmarrjen e masave, për rritjen e varfërisë, dhe BIK-ut që lejoi imamë të ndryshëm që të predikojnë gjuhë të urrejtjes dhe që bënë thirrje për t’iu bashkuar luftës në Siri, thënë ndryshe “xhihadit”./Zeri/ Lajme , lajme ,lajme troditëse për një popull të lashtë europian !
A mos po përsëriten vitet e Rankoviqit ndaj shqiptarëve? vitet e dëbimeve të mëdha por një mënyrë tjetër . më të butë por për çudi me përkarahjen gjithëpopullore (“ xhemati i 98 % -ishit të kobit ( kombit) islamik kosovar “ )
A ishte Hasan Kaleshi i përzgjedhuri i qeverisë Jugosllave të kohës ,që me autoritetin e tij prej “ historiani shkencor “ të mbushë mendjen e një populli të tërë që jemi turq ?
Po sot kush po përsëritë të njejtat fjalë të Hasan Kaleshit ?: “Në fjalimin e tij propagandistik Irfan Salihu bën këto deklarata skandaloze :
– Osmanët u kanë dhënë shqiptarëve me hektarë tokë dhe i kanë sjellë të jetojnë në Kosovë.
– Osmanët i bënë shqiptarët sundimtarë të Ballkanit.
– Gjatë kohës së Rankoviqit shqiptarët “vetë kanë shku” në Turqi.
– Statistikat e vitit 1455 tregojnë se këtu, në Kosovë, vetëm 1 për qind e banorëve kanë qenë shqiptarë
.( Përpara ardhjes së Turqisë Kosova ka patur rreth 4-5 % shqiptarë (Hasan Kaleshi )
– Më 1389, kur erdhi osmanliu, ai këtu luftoi kundër hungarezëve dhe Car Llazarit. Osmanliu ia mori serbit Kosovën dhe ua la në dorë shqiptarëve.
Hasan Kaleshi pohon se “nga gjysma e shek. II (p.e.r.s.) deri në ardhjen e turqve, tokat e banuara me shqiptarë qenë pushtuar nga romakët, bizantinët, venedikasit, bullgarët dhe serbët. Deri në vendosjen e serbëve këtu kah fundi i shek. VI, gjuhë zyrtare në një pjesë ishte gjuha latine, ndërsa në pjesën tjetër gjuha greke. Nga kjo periudhë nuk posedojmë asnjë dëshmi rreth shtetbërjes, kulturës, shkrimit, organizimit kishtar dhe krijimtarisë së shqiptarëve”. Në kuadër të këtyre argumenteve, Kaleshi thotë se edhe vet Skenderbeu i cili njihet si heroi kombëtar i shqiptarëve, nuk ka shkruar asnjë fjalë në gjuhën shqipe, por të gjitha shkresat e tij shkruheshin në gjuhët greke, latine dhe sllave.
(Më 1951 Hasan Kaleshi, diplomoi në Degën e Orientalistikës në Universitetin e Beogradit, kurse më 1960 përfundoi disertacionin e doktoraturës me titull “Najstariji vakufski dokumenti iz Makedonije na arapskom jeziku” (Dokumentet më të vjetra të vakëfeve të Maqedonisë në gjuhën arabe) në Fakultetin Filozofik në Beograd. )) Deri sa kaleshat përgaditeshin të thonë atë që deri atëherë e thoshin vet serbë në viset shqiptare zhvillohej një fortunë e madhe dëbimesh :” Sipas viteve, në Turqi nga terrori shtetëror serb shqiptarët janë shpërngulë: Më 1952 u shpërngulen 37000 shqiptarë; më 1953 , 19300 shqiptarë; më 1954 , 17500 shqiptarë; më 1955 , 51000 shqiptarë; më 1956 , 54000 shqiptarë; më 1957
, 57710 shqiptarë; më 1958 , 41800 shqiptarë; më 1959 , 32000 shqiptarë; më 1960 , 27980 shqiptarë; më 1961 ,31600 shqiptarë; më 1962 , 15910 shqiptarë; më 1963 ,25720 shqiptarë; më 1964 , 21530 shqiptarë; më 1965 , 19821 shqiptarë. (Shpërngulja e shqiptarëve në Anadoll 1951-1966, Prof. Dr. Hakif Bajrami )
Kurse Kaleshi e vazhdonte :në një vend tjetër të këtij punimi shkencor, pohon se sipas këtyre informacioneve që dihen shumë mirë, nga shek. I (p.e.s.) e deri në shek. e VIII, Shqipëria ka qenë nën sundimin e të huajve. Në këtë vend shohim përleshjen e gjuhëve dhe kulturave të grekëve, romakëve dhe sllavëve, si dhe gjatë kësaj periudhe nuk ekziston madje as një gjurmë që e karakterizon kulturën, gjuhën dhe traditën shqiptare.”
Kur sot në kohën e të mbërrimeve të mëdha elektronike ,kur çdo informatë na është në shuplakë të dorës , mashtrohemi aq leht sa që nuk njofim as diell e as hënë dhe bijmë në kurthën e disa të çpifurve hoxhallarë shqiptar ( special të përgatitur nga shërbimet ruso-turko-serbe ) , aspak nuk më duket e çuditshme koha e hasankaleshave kur ishim 98% analfabet :” Kaleshi në këtë punim në disa vende potencon faktin se deri në ardhjen e turqëve në Ballkan, shqiptarët nuk shquheshin si popull me ndonjë qytetrim apo kulturë origjinale shqiptare, ngase nga ilirët nuk kemi të trashëguar asnjë dorëshkrim a mbishkrim, poezi apo rrëfenj në gjuhën shqipe. Ai pohon se vetëm pas pushtimit turk, saktësisht “në shek. XVIII, qytetet bregdetare Ulqini, Shkodra, Vlora e Durrësi shndërrohen në qendra të kulturës orientale. Në këto vise lind një letërsi shqipe e shkruar me alfabet arab , gjithashtu në shumë raste shqiptarët veprat e tyre i shkruanin në gjuhët orientale”. Pra siç shihet, shqiptarët në kohën e P. Osmane fillojnë të krijojnë kulturë masive në gjuhën shqipe, ku vet Kaleshi në shkrime të ndryshme paska identifikuar rreth njëqind poet shqiptarë që kanë krijuar letërsi shqipe me alfabet arab dhe letërsi në gjuhët turke, arabe dhe perse. “ E shifni ? brengosëse për atë kohë.
(Sipas Seksionit të Pasaportave nga Jugosllavia për t’u shpërngulë në Anadoll nga viti 1951 e deri më 1966 janë shpërngulë 414500 shqiptarë, turq dhe boshnjakë. Sipas të njëjtit burim (MPJ, në Turqi deri më 1967 mbi një gjysmë milioni “jugosllavë” janë shpërngulë nga Jugosllavia. Lidhur me këtë duhet të shikohet gazeta “Nova Makedonia” 1950-1957, ku janë evidentuar të shpërngulurit që merrnin “shtetësinë maqedonasit” dhe detyroheshin nga Shtabi i Rankoviqit dhe K. Cervenkovskit të emigrojnë me detyrim. Lidhur me këtë, dokumentet vërtetojnë se në trojet e atyre që ishin shpërngulë, titistët i kolonizuan 65000 sllavë. Në bazë të statistikave që janë mbajtur saktësisht janë kolonizuar në pronat shqiptare si “zotërinj” të rinj 53220 kolonë sllave. (AJ. Fondi : KE 1954-1974). Prof. Dr. Hakif Bajrami )
“Në kohën që po finalizohej pushtimi turk i Ballkanit, populli shqiptar ndodhej para sprovës më të rëndë historike, pra rrezikonte të asimilohej i tëri.” shkruan Kaleshi. /Ora.mk”
(Se nuk është vetëm varfëria që po i nxit rininë të shkojnë në ISIS, e dëshmon edhe historia rrëqethëse e Faik Uksmajlit, nga fshati Neredime e Epërme (Ferizaj), dy djemtë e të cilit në vitin 2014 i janë bashkuar ISIS-it, njëri prej të cilëve ka marrë me vete edhe gruan me dy fëmijë, 1 dhe 3 vjeç.
Shteti që e injoroi skajshmërisht e nuk i ndihmoi edhe atëherë kur ai i paralajmëroi që djemtë e tij janë radikalizuar, Uksmajli shet pasurinë i bën rreth 20 mijë euro dhe niset vetë drejt Sirisë për t’i gjetur djemtë dhe për t’i kthyer në Kosovë. (Zëri.inf) )
“ Hasan Kaleshi :Shqiptarët do zhdukeshin po mos vinin osmanlijtë Në punimin e tij shkencor me temë “Ardhja e turqve në Ballkan dhe përhapja e Islamit, shkaqe themelore të vazhdimësisë etnike të shqiptarëve”, profesor Hasan Kaleshi ka thënë se pushtimi i Ballkanit nga osmanlijtë ka ndalur zgjerimin e popuvje sllav dhe atij grek. “ haj medet për ne dhe për shpetimtarët e kombit ! “Në anën tjetar osmallaku eka mbrojtur popullin shqiptar nga zhdukja dhe humbja e traditave të veta.”
Vërejtej publike : “Filozofia e historisë për t’u marrë me diplomaci në kohë paqe dhe lufte kërkon rreshtim rigoroz për të pas sukses ushtruesi i diplomacisë të punojë-nuhatë: çfarë është e nevojshme, çka është e domosdoshme dhe çka është e pashmangshme. Konceptet e dëmshme dhe e dobishme janë më tepër kategori ekonomike dhe shoqërore (sociale) që e ndihmojnë politikën dhe diplomacinë në kohë paqe dhe lufte. “Arsimimi, përvoja dhe forca janë kërkesa evolutive, që duhet të lidhen me konceptet e nevojshme e domosdoshme dhe e pashmangshme.(” Fenomeni i kthesave historike në Kosovën e robëruar 1945-1999” Hakif Bajrami ) E pashmangshme është vetëm lindja, jeta dhe vdekja. Prandaj, ngjarjet dhe datat historike, nga aspekti i filozofisë së historisë në shikim duken të pashmangshme dhe pa këtë jeta ka kuptim kur jetohet shkolla, përvoja dhe forca kur arrihet, në dobi të njeriut dhe për njeriun, për mirëqenien e tij jetësore.
Ne fund rastësi apo diçka tjetër çdo të thot kallesh (kalleş =colloq. treacherous, backstabbing. Tregon se do të thotë “tradhtar” dhe që “ta ngul thikën pas shpine”, pra “treacherous” dhe “backstabbing” Njeri i pabesë domethënë (http://www.turkishdictionary.net/?word=kalle%FE)
Korrik 2015,
Gjakovë

Filed Under: Opinion Tagged With: Fahri Xharar, i Kosoves, shqiptarizimi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 650
  • 651
  • 652
  • 653
  • 654
  • …
  • 868
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Antonio Bellushi (1934, Frasnitë – 19 qershor 2024) mbledhës i zellshëm dhe studiues i pasurive etnokulturore e gjuhësore të Arbëreshëve dhe Arbërorëve
  • Jetimi që nxori zbuluar shtetin…
  • Qyteti antik 2400-vjeçar i Çukës së Aitoit
  • Dita e Veteranëve, përkujtojmë shqiptarët që shërbyen me nder në Ushtrinë e SHBA
  • Lëvizjet e popullsisë shqiptare jashtë kufijve shtetërorë dhe vendosja e saj në Shqipëri: Një analizë historiko – hartografike dhe socio – ekonomike
  • “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”
  • 1928 / URA E ZOGUT MBI LUMIN MAT — RRËFIMI EKSKLUZIV I ERWIN SCHNITTER, INXHINIERIT ZVICERAN QË DREJTOI PUNIMET PËR NDËRTIMIN E SAJ
  • NIKOLLA NAÇO (1843–1913) – ATDHETARI QË E VURI PASURINË, DIJEN DHE JETËN NË SHËRBIM TË SHQIPËRISË
  • MURI I BERLINIT RA, POR MURET POLITIKE DHE IDEOLOGJIKE MIDIS SHQIPTARËVE VAZHDOJNË TË QËNDROJNË
  • Dy “Qemalët” e mëdhenj që themeluan dy shtete mbi rrënojat e një perandorie
  • THANK YOU to the City of St. Petersburg and Chief Anthony Holloway for Supporting Albanian School VATRA!
  • A egzistonte koncepti i kombit në kohën e Skënderbeut?
  • Dardane Halimi: “ALB Connection was created to give every Albanian-owned business in America a voice and visibility”
  • KRIJIMI I NJERIUT TË RI: NGA IDEOLOGJIA KOMUNISTE TE KULTURA E PËRFITIMIT NË SHQIPËRINË E SOTME!
  • Transpozimi poetiko-dramatik i veprës “Trungu ilir” të Sabri Hamitit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT