• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Paradokset e mërgimit …

April 8, 2015 by dgreca

JAJA*-ja FLET GREQISHT ME MBESËN/
Mbesa trevjeçare e thërret NËNA…/
Nga Abdurrahim Ashiku/Athine/
Në Aharnon, një ndër bulevardet më të mëdha të Athinës, një tabelë të merr e të kthen në Shqipëri, në qendër të saj, atje ku Shkumbini e pret në mes trupin e saj, në Elbasan.
Elbasani është një ndër qytetet e lashta të vendit tim, me një histori të mbushur me qëndresë heroike masive njerëzish të popullit dhe me figura që i bëjnë nder jo vetëm qytetit por edhe tërë Shqipërisë.
Nga këto unë veçoj si më të vyerën (dhe më domethënësen për atë që do të them më poshtë) Normalen e Elbasanit, shkollën që i dha dritë gjuhës shqipe jo vetëm brenda kufirit të ndarë nga Londra si “dashi për kurrizi” por gjithë shqiptarëve në trojet e tyre shekullore…
Në Aharnon mbi një hapësirë të xhamtë ka një tabelë shkruar me germa kapitale…
SKAMPA…
Emri i vjetër i Elbasanit të lashtë ka bërë vend për të gjithë dhe frekuentohet prej të gjithëve…
Nga një tabelë në hyrje lexon në greqisht, anglisht, rusisht dhe shqip fjalën QETHJE dhe bri saj 5 euro.
Është një qethëtore, një berberhane si jemi mësuar ta themi huajtur nga një gjuhë e huaj.
E pastër deri në shkëlqim, me një mirëseardhje në gjuhë të klientit, me respekt…
Disa ditë më parë hapa derën dhe u ula në kolltukun ku qëndrojnë në pritje klientët.
– Para teje, mu drejtua berberi, keni një fëmijë…
– Po pres, i them dhe e përqendrova vështrimin mbi duart e tij që rrëshqisnin herë me makinë qethëse e herë me gërshërë e krehër mbi flokët e dendura të klientit në radhë…
Pak para se të mbaronte në derë u duk një grua e vjetër me një djalë dhe një vajzë përdore. Nga gjatësia e trupit në fillim fëmijët mu dukën si binjakë por kur fjalët dhe mimika e tyre doli paksa në dritë u vura në mes një vit apo një vit e gjysmë diferencë.
Gruaja u ul pranë meje së bashku me vajzën kurse djali, pasi berberi vuri një dërrasë midis dy krahëve të karriges dhe një gazetë në ndenjësen e saj, u ul për tu qethur…
Nga diferenca në moshë fiksova faktin se kisha të bëja me një gjyshe me nipin dhe mbesën.
Ndërsa djali lëvizëte kokën sipas fjalëve të berberit dhe flokët pasi shtroheshin mbi mbulesën ngjyrë qielli binin mbi mermerin e bardhë, gjyshja duke e përkëdhelur mbesën diç i thoshte. U mundova të kap fjalët dhe gjuhën e gjyshesh. Fliste greqisht. E mbante veten greke ndërsa pamja e fytyrës dhe mënyra e veshjes ishin thjesht shqiptare, madje nga krahina të jugut të vendit.
Në një çast nga goja në fytyrën e bukur të mbesës si një margaritar më ra në vesh fjala e bukur shqipe…
-Nëna…
Atë fjalë dinte vajza e vogël dhe atë fjalë e shqiptoi aq bukur dhe aq me ndjenjë sa më bëri të dridhem dhe ta shikoj me ëmbëlsi.
Zgjata dorën dhe e përkëdhela vajzën ndërsa ajo më lëshoi rruaza margaritarësh me buzëqeshjen e saj.
Nuk fola me plakën, kundër zakonit tim në kësi rastesh që nuk e mbaj veten pa ndërhyrë dhe pa thënë fjalë qortuese. E kam thënë shumë herë në biseda, madje edhe në shkrime të shkëputura e në libra. Mirë prindërit e rinj që erdhën në shpërgënj, u rritën, u shkolluan në shkolla greke, u martuan dhe lindën e po rrisin fëmijë (që mbase e kanë më të lehtë të komunikojnë greqisht) po gjyshet dhe gjyshërit që greqishten e dinë si “Hapa te Hupa” pse u flasin fëmijëve në shpërgënj, nipërve e mbesave greqisht?
Djalin berberi e bëri si “pëllumb”, ia nxori në dritë fytyrën e tij të bukur…
Gjyshja i mori përdore nipin e mbesën dhe pasi u tha “Ela…” bëri gjurmë në trotuar…
Kur u ula në karrigen e berberit, para se ai të më hidhëte mbi trup pelerinën e kaltër e pyeta:
– I njeh ata? Nga janë?
– Plaka është nga Vlora, më tha…
…Kur dola nga SKAMPA e mora të përpjetën e bulevardit të gjerë Aharnon u mundova të heq nga vetja momentin e jetuar.
Vajza e vogël i tha gjyshes së vet…
NËNË…
Jaja-ja i foli mbesës së vet në gjuhën e një vendi tjetër nga gjuha e vendit të vet ku lindi dhe u rrit.
Shoqëria shqiptare në Greqi, mërgata me moshë më të vogël se një çerek shekulli është në asimilim. Jo vetëm burrat e gratë, jo vetëm fëmijët, nipërit dhe mbesat, por edhe GJYSHET ato që e kanë këndellë si prushin në zjarr gjuhën e gjyshe- stërgjysheve, tabani i fortë i pa lëvizshëm si malet i Gjuhës Shqipe…
Abdurahim Ashiku
Athinë, 5 prill 2015
*Ps. Jaja (greqisht) Gjyshe

Filed Under: Opinion Tagged With: Abdurrahim Ashiku, Paradokset e mergimit

Çka thot Kimi?…A është Kim Mehmeti,bateri e djegur?

April 8, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Shpesh kombit tonë iu janë djegur bateritë dhe për atë shkak kemi mbetur në terr ; një terr shekullor. Kur syri mesohet me terrinë atëherë e ka të veshtirë të adaptohet në driten e vërtetë; por nëse befas haset me dritë atëherë vjen edhe deri te verbimi.A jemi të verbër apo po shtihemi si të tillë? Nëse e merr vullnetin e njeriut të thjeshtë e shef se ai është i flakët që të shporret nga verbimi shekullor ; kurse nëse i analizon disa ”profesora” e ke të vështirë të kupton se ku biejnë. Çka është duke u përgatitur ,kur shef që ”jazegjitë” po shtohen përditë e më shumë. Qielli i tyre po mbushet për ditë e më tepër me yje të reja të cilat rrezatojnë errësirë ,prapambeturi , largim nga vetvetja dhe kulmojnë me vetmohim të përgjithëshëm.
Një ditë një mik më këshilloj që nëse në rrugë mirresh me çdo qen endacak atëherë e rrezikon humbjen e kohës tënde më të mirë qe i ke ofruar vetës për shetitje.Por edhe nëse i lejon që ata ”endacakët” të të miklojnë nëpër këmbë dhe me lehjet e tyre të ta prishin qetësinë prap është një kohë e humbur.
Tani me ligjet e reja më humanitare propozohet që këta të rrugëve të cilët nik e kanë gjetur asnjë përkrahës që të iu ofron strehim ,duhet të grumbullohen dhe në qendra të psaqme të bëhet kastrimi (tredhja ) e tyre që mos së paku të shumëzohen. Ata si të tillë janë shumë të rrezikshëm për fëmijtë e pa mbrojtur ; për nënat e tyre ,për prindërit e rinj dhe pgjithisht per gjeneratat në rritje.
Paramendoni ,një kafshim i një endacaku të tillë e sidomos kur nuk është i vakcinuar sjellë pasoja shumë të mëdha te i kafshuari.
Kesaj rradhe e kam me Kimin, Kim Mehmetin.
Çka thot Kimi? “Ndërsa, në Kosovë, ekzistojnë disa qarqe që mendojnë se kryqi është shenjë e civilizimit, si gjysmë hëna është shenj e primitivizmit. Ekzistojnë disa rryma që kur u përmendet Stambolli, shohin fesa nëpër koka, shohin sesi jeniçeret osmanë janë nisur drejt pushtimit. Nuk e shohin se si ajo Turqi, për të cilën ne shpesh themi se na la prapa, arriti atje, sa që në mjekësi është bërë lider botëror. E them edhe nga përvoja ime, por edhe të tjerëve. Ne ende e masim veten me kalendarin e Perandorisë Osmane, dhe nuk dalim jashtë të shohim”, ka theksuar publicisti Kim Mehmeti, në emisionin “Studio e Hapur” të Tv Era, (VIDEO07.04.2015)
Pse ore burrë iu jep lak fjalëve , pse or i uruar dezinformon ? Që Europa është shenjë e civilizimit këte e dijnë edhe zogjët në pemë. Që gjysmë hëna ka qëllime ndaj nesh edhe këte e dijmë . Ndonëse fillimisht kam përshtypjen se mendoni se bëhet fjalë për një propagandë kundër “një vendi mik” të shqiptarëve, të vendit ku jetojnë miliona shqiptar të asimiluar, Turqisë! Jo, nuk është propagandë. Por biseda me ty është vetëm një hapje veshëve më shumë dhe çelje e syve për ata që ti po i mashtron.
Kim Mehmeti , ke dëgjuar për këtë : Zbatimi serioz i strategjisë turke për shtrirjen e ndikimit të saj në territoret shqiptare, kryesisht në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni, fillon në Kongresin tre ditor, 29-31 Maj 2014, të mbajtur në Hotelin “Holiday inn-A irport” në Stamboll. Kongresi i organizuar nga Qendra për Kërkime Sociale dhe Ekonomike (QKSE), nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të zv.kryeministrit turk, Hayrulah Isler. Në Kongres kanë marrë pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Qëllimi kryesor për organizimin e këtij Kongresi në Stamboll, ishte krijimi i kushteve për themelimin e partive politike simotra të Partisë se Drejtësisë së Erdoganit në Kosovë dhe në Maqedoni, si dhe studimi i një veprimi politi specifik në Shqipëri. Një mënyrë e tillë e organizimit do të ketë mbështetje të drejtëpërdrejtë në të gjitha drejtimet. Para së gjithash do të ketë mbështetje konkrete finansiare nga QKSE e përkrahur drejtëpërdrejtë nga qeveria turke.( http://standardi.eu/sq/Arte/Zbardhet-strategjia-p%C3%ABr-shtrirjen-e-ndikimit-turk)”
Aspak nuk brengosesh për “ “Krahas “VIZION AKADEMI”, në fushën e arsimit, vepron edhe Qendra e Trajnimeve dhe kurseve “FLUENT”, që vepron në Kërçovë, Kumanovë, Shkup dhe Tetovë, ndërsa drejtohet nga Muhamed Jonuzi, mik i afërt gjatë studimeve me Fevzi Musliut, kreut të FRI-së, ku gjatë aktiviteteve të ndryshme marrin pjesë bashkë.
Shoqata kulturore humanitare “MERHAMET” (Mëshira), me seli në Shkup, shtrihet edhe Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër dhe Prishtinë, udhëhiqet nga Adnan Ismaili, drejtor i Shtëpisë botuese “Logos A”.( po aty)

A e ke dijtur që “Në vitin 2006, në Shkup, u themelua “Fondacioni për Arsimin dhe Kulturën”. Drejtues i Bordit të këtij fondacioni është deputeti i Stambollit për partinë e Erdoganit, Huseyin Burge. Pikërisht ky fondacion dhe Burge, janë pronar zyrtar të Universitetit Ballkanik në Shkup, që finacohet nga biznese të lidhura me
qeverinë turke. “ ( po aty)

Po , kjo? : “Shoqata humanitare “MERHAMET” ka një bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën humanitare Gjysmëhënën e Kuqe Turke dhe Agjencinë Turke për Bashkëpunim (TIKA), me zyrë në Tiranë. Gjithashtu Shoqata humanitare “MERHAMET” ka një bashkëpunim të ngushte me shoqatën turke të përkrahur nga qeveria turke, “Insan Yardim Vakfi-IHH”.
Kemi nevojë ne për shoqata : “Shoqata kulturore humanitare “MERHAMET” (Mëshira), me seli në Shkup, shtrihet edhe Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër dhe Prishtinë, udhëhiqet nga Adnan Ismaili, drejtor i Shtëpisë botuese “Logos A”.
I përcjellë kush këto investime , këto grupe? Ka levërdi populli shqiptar i Maqedonisë, ng gjithë ky angazhim turk? Interesant sllavo/maqedonasit me sa “zemërgjerësi “ e shofin punën e tyre dhe të juajen .
””Ai rastin e feve ndër shqiptarë e ka krahasuar më atë të një familjeje, ku “njëri vëlla ka marrë një fe, për arsyet e veta, tjetri ka fe tjetër, por që gjaku mbetet gjak”. “Ju mund t’i thoni atij që nuk është vëllau i fesë tënde, mirëpo ai nga gjaku është i familjes tënde, dhe të mbetet vëlla për jetë”, ka deklaruar Mehmeti””E vërtetë kjo ?
Po shqiptarët ortodoks , ke folë ndonjë herë për ta? Ah ,po më kujtohet ke thënë që është çështje individuale e tyre / Çfarë hipkrizie?
Fahri Xharra,07.04.15
Gjakovë

Filed Under: Opinion Tagged With: bateri e djegur?, Çka thot Kimi?...A është, Fahri Xharra, Kim Mehmeti

“NË NJË DORË KAZMEN… NË TJETRËN PUSHKEN !”

April 6, 2015 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/*
HAPNI DOSJET!/
■Plot 70 vjetë një porosi: “Në një dorë kazmën, në tjetrën pushkën!”/
Byroja Politike e Komitetit Qendror të PKSh (PPSh), në direktivat e saja që jepte dhe që dokumentohen në “veprat” e tradhëtarëve anadollakë Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, që drejtonin partinë, shtetin e sigurimin nga 1943 – 1944, bazoheshin në parullen komuniste që po vazhdon edhe në ditët tona: “Në një dorë kazmen dhe në tjetrën pushkën!”…
■Dokumentat vertetojnë se në 1944 në Shqipninë e Jugut “pushteti popullor” filloi me vue atje thëmelet me kazmen e vet simbas porosive të shovenistëve jugosllavë. Aty ku ndeshte ndër “gurë” ase kundershtarë “reaksionarë”, ishte në doren tjetër pushka që me porosi të “shokut” Enver, do të shkrepej vetem në një drejtim edhe ky i percaktuem prej po atyne, po që “tani ne ishim një…”: “Armiqëve plumbin ballit!”
■Mendimi i malazezëve të 1912 per pushtimin e Shkodres, ishte “vjetrue”. Erdhi koha që në 1944 gjithë Shqipnia u ba pronë e Jugosllavisë komuniste të Titos, i cili u tregue jo vetem “bolshevik i dashur” me udhëheqësit tanë, po edhe një “mësonjës i përkushtuar” për perdorimin e pushkës në nënshtrimin e Popullit Shqiptar të Maleve të Veriut, dhe si një “mik shekullor” i Trojeve Shqiptare, ua vuni kazmën virtyteve të Tyne, tue i vra dhe dhunue zakonet e Kanunin deri në shperbamjen e Tyne Atdhetare, kulturore e fetare.
■Piksynimi i parë kje nënshtrimi me dhunë i Atyne Trojeve, tue vra “Krenët e Maleve dhe kufomat e tyre, dyke i hedhur në prroska…”, tue i vjedhë dhe plaçkitë gjanë e gjallë, tue i detyrue me ikë ndër shpella… ndersa, në darkë brigadat e ndjekjes tue ngranë e tue u ngopë me raki e venë nder sofrat e tyne, të mbetuna pa Burra… E tue këndue “këngët” e veta partizane: “Gegëve me u …nënën…!” Plotsisht e besueshme pa kenë nevoja me hapë asnjë Dosje, përderisa sot malësori i bastardhuem i Atyne Trojeve, flet “toskërisht”.
Janë pikrisht “ata dijetarë”, që nuk kanë fare nevojë per gjuhën e Nanës së vet!
■Kanë kalue 25 vjetë që Shkrimtari i Kombit Shqiptar At Gjergj Fishta OFM, Frati i Madh dhe i Pavdekshem i Gjuhës Shqipe Gegënishte, që i dhuroi Atdheut të Vet gjanë ma të Shenjtën në Kongresin e Manastirit Alfabetin e Gjuhës sonë, dhe perjetsoi edhe identitetin tonë kombtar me “Lahutën e Malësisë”, në të gjitha shtetet ma të zhvillueme të Europës Perëndimore e Lindore, dhe ngriti Flamurin e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, me datën 13 Qershor 1913 në kompanjelin e Kishës së Fretenëve të Shkodres, tue i ba edhe leksione per Shtetin Shqiptar Europjan, mu nga podiumi i Lidhjes së Kombëve, pikrisht atyne, që na kishin coptue e sakatue, po edhe tue i tregue se:

“O Skënderbe Kastrioti! O rrufe mizore!
Serbjani i mnishëm, po, ke votra pështetë,
Nipave t’ vet u flet në lahutë zatore,
Sa forcë e anmikut mpitë nën shpatë t’ ka mbetë:
Por nipat tu n’ Shqipni sot ndër mësojtore,
(Ku gjuha shqipe hyn si fëmijë i gjetun…)
As emni, ndoshta, nuk e din si t’ quhet;
Pse tjerë fatosa aty me nxanë u duhet…”
(At Gj. Fishta, Mrizi i Zanave, 28 Nandor 1913, fq. 38)
■E them me keqardhje po, me bindje të plotë se sot:
“Shkollat Shqiptare pa Lahutën e Malësisë, janë si mejtepet e kohës së Turqisë!..”
***
■HAPNI DOSJET !
Një person “anonim” më pyet: Kur do të shkruej per Dosjet e të persekutuemëve politik?
Nuk besoj se e ka fjalën per Klerikët Katolik të masakruem, mbasi besoj i ka lexue disa nga thanjet e Tyne kur ishin mbi stomin e gropave ku do të kalbeshin mbas pushkatimit.
Sikur të hapeshin Dosjet e Deputetëve dhe Pushtetarëve të para 1944, të dënuem në vitin 1946, atëherë Shqiptarët, do të banin krahasimin e Atyne që i sherbyen “fashizmit” me ata të komunizmit, dhe nuk dij sesi do ti bahej sot halli Historisë së Shqipnisë dhe historianëve tanë, që me siguri as nuk i ka shkue mendja se u vjen kjo ditë ndonjëherë!
■Në se vazhdoni me gënjeshtra si në të gjitha premtimet tua z. deputet, e nuk ju pelqen me hapë Dosjet e kriminelave, mbasi bijtë e tyne sot po qeverisin Shqipninë, atëherë hapni Dosjet e intelektualëve të edukuem dhe të formuem në Universitetet e Europës Perëndimore, para 1944… Filloni me ke të dishroni Ju, po deshët, edhe me njerëzit tanë.
■Jam i sigurtë se ata Dosje, ia nxjerrin ngjyren pushtetarëve të sotem të korruptuem pa kenë nevoja me ba komente. Merrni po deshët Dosjen e Prof. Filip Fishtës, i arrestuem në vitin 1945, dhe i veshun me të gjitha akuzat e kohës, tue fillue nga etiketa “fashist”!
■Prof. Filip Fishta: “Kriminel lufte dhe armik i popullit shqiptar”. Prof. Filipi ka lé në Shkodër në vitin 1904. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të naltat i përfundoi në Beograd për gjuhësi. Ka kenë doktor i shkencave filologjike dhe prof. në Universitetin e Sorbonne-s në Francë. Qysh i ri bashkëpunon me Ndue Palucën, edhe ky figurë e “harrueme”. Në vitin 1933 emnohet në Elbasan, ndërsa në vitin 1934-35 vjen në Shkodër dhe në 1938 asht në Tiranë, në Institutin “Nana Mbretneshë”, ku vazhdon me punue deri në mars të vitit 1944. Në mars, emnohët në bibliotekën e Institutit të Studimeve Shqiptare, deri në fillim të vitit 1945, ku la disa punime shkencore që nuk i dihet fati!
■Me datën 19 janar 1945 arrestohët nga komunistët, i akuzuem si kriminel lufte dhe armik i popullit shqiptar. Deri këtu asgja e jashtëzakonshme. Fillon hetimet para një komisioni hetimor të përbamë nga Frederik Nosi, Mynir Tirana dhe Andrea Jakobini. Cilësohet prej tyne si “njeri që ka kontribue për ardhjen e fashizmit italian dhe se, me artikujt e tij ka shpërnda idetë fashiste anë e kand vendit.” Relacioni asht i shkurtë, me përmbajtje që i rrezikon kokën e profesorit. (Shif Dosjen 7842, Arkivi Min. Mbrend. 1998)
■Rreshti i fundit i deklaratës ishte i mjaftueshëm me provue lidhjet e ngushta të Filipit me fashizmin. Dëshira e italianëve me botue një revistë “Jeta Shqiptare” në Firencë, nën kujdesin e Prof. Filip Fishtës, që nuk u hap atje por në Tiranë, ku kanë shkrue prof. Kol Prela, Rebi Alikaj, Injac Ndoja etj. e rreshton Prof. Filip Fishtën, para Trupit Gjykues me datën 11 qershor 1945, për dënim si “kriminel lufte dhe armik i popullit shqiptar”.
■Trupi Gjykues i përbamë nga: Kryetar, nën/kol. Bilbil Klosi, antarë Argjir Lipivani dhe Gjylhani Shehu (oficera), prokuror Ismail Çaushi dhe sekretar Mustafa Zaja, i jep Filipit dënimin e “merituar”, 30 vjet burg me heqje lirie dhe konfiskim “pasurie”.
■Cila ishte “pasuria” e Profesorit?
“Një raft me libra, një shtrat, një dyshek dhe dy batania. Një lagen, një tavolinë me dy karriga. Një sahat xhepi dhe një stilograf” (simbas proçes-verbalit të ruejtun ne arkiv). Komisioni i shtetizimit të “pasurisë” shkoi tek shtëpia ku banonte me qera profesori me një kamion të madh, por nuk pat me shka me u mbushë, përveç policëve që solli me vete dhe i këthej prap në Sigurimin e shtetit të Tiranës…
■Ku bazohej akuza? – Prof. Filip Fishta ka shkrue tek: “Tomori i vogël”, “Hylli i Dritës”, “Shkëndija”, “Shkolla Kombëtare”, “Balli i Rinisë”, “Drini” …
■Unë mora një shembull ku vlera e hapjes së Dosjes mbështetet tek mbrojtja e Avokatit:
Avokati i nderuem në mbrojtjen e tij me datën 13 qershor 1945, per këte intelektual thotë: ■“Filip Fishta është një person me kulturë të lartë, gjë që e bën të besueshme se nuk mund të bëhet vegël e okupatorit në vendin e tij… Edukoi rininë shqiptare dhe këtë qëllim të tij, me krenari duhet të pohojmë se e ka arritur, sëpse, sa e sa breza që i drejtoi, e kujtojnë me mirënjohje e dashuri të sinqertë.
… Por, nuk mund të akuzohen nëpunësit e asaj kohe, si vegla të okupatorit, sëpse ata nuk kanë pasë një qëllim të tillë, dhe nuk kanë bërë ndonjë veprim kundër popullit shqiptar, ashtu si edhe Filip Fishta, ka kryer vepra kundër shqiptarëve, duke pranuar një revistë kulturore dhe për më tepër shqiptare….Po të ishte me të vërtetë një vegël, sigurisht, do të ngarkohej me ofice politike ose të paktën administrative të larta, mbasi ishte me kulturë dhe me zotësi të rrallë, pra, mospërfitimi nga italianët në kohën e pushtimit të tyre është prova më e gjallë se ky nuk ka qenë vegël e tyre.
… Profesori nuk ka propaganduar për fashizmin, por ka vënë në dispozicion të idealeve të Kombit tonë të gjitha fuqitë e veta, kur rraca e jonë shqiptare shuhësh nga shkrimtarë të paskrupull, si artikulli në “Rivista d’Albania”, kundër Cordignanos me 1941.
Artikulli titullohet “Shqipnia jonë”…
Ka mbrojtë në programe mositalianizimin e shkollës sonë kombëtare.
Filip Fishta ka pasuruar kulturën shqiptare me shkrimet e tija të cilat janë aq të vlefëshme dhe të çmueshme, sa është e madhe vobegsia e jonë letrare.
Nga ana tjetër, si mund të bëhët vegël informator një shkenctar, që gjithë jetën e tij e ka dedikuar në librat e kulturës, në mbrojtje të idealeve kombëtare?
Kërkoj që të merrën si shkaqe lehtësuese veprimet kombëtare.”
■Avokat Kol Dhimitri d.v. Tiranë…1945.
***
■Mbrojtjet e këtyne Burrave nuk i pranonte “drejtësia komuniste”, prandej, ka vra dhe burgosë Dr. Avokatët e Nderuem: Muzafer Pipa, Paulin Pali, Ndrekë Kakarriqi, Zef e Baltasar Bennussi, Karlo Çoba etj., derisa nxori jashta ligjit mbrojtjen e avokatit.
■E sot, një grumbull pasuesish të vepres së vet 70 vjeçare si “dr…prof…akademikë e juristë”, me dekorata e tituj të tjerë, vazhdojnë nen masken “rilindja demokratike”:
“Historia harrohet – kultura shkatrrohet – identiteti dhunohet..!”, fatkeqsisht, po ecin në gjurmët e “realizmit socialist” edhe mbas 25 vjetësh të deshtimit të plotë të përpjekjeve 70 vjeçare të parullës së tyne komuniste “Në një dorë kazmen dhe në tjetren pushken”…
■Qellimi i tyne mbetet ai i para 70 vjetëve: “Antiatdhetarizmi dhe antikultura Europjane Perëndimore Përparimtare!”, “parime antishqiptare” me të cilat, klasa politike dhe ajo e vetquejtun “intelektuale”, po vazhdojnë shkatrrimin, kalbëzimin dhe degjenerimin e Virtyteve të Atdhetarizmit të Shqiptarëve, deri në masen e paimagjinueshme të “vlerave pozitive të realizmit socialist” rrenues, edhe nga një pjesë e të përsekutuemëve politik…
■HAPJA E DOSJEVE kthjelltëson qellimin antikombtar e antikulturor 70 vjeçarë!
*Vazhdon Pjesa XI…
Melbourne, Prill 2015.

Filed Under: Opinion Tagged With: Hapni Dosjet XI, Kazem e pushke, riz Radovani

SHPËTIM IDRIZI TRADHTOI ÇAMËT

April 6, 2015 by dgreca

Shkruan: Rasim Bebo-Addison Chikago/
Çamët kanë kritika të forta për kreun e partisë së tyre, Shpëtim Idrizi. Gjatë një mbledhje të Senatit Çam në Durrës, janë kërkuar zgjedhje për strukturat e PDIU-së, ndërsa në adresë të kreut të partisë janë hedhur shumë akuza, për mënyrën e keqe të drejtimit dhe vonesën në dorëzimin e Rezolutës Çame në Kuvend. Gjithashtu, çamët akuzojnë kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi, se ka mashtruar në lidhje me punësimin e një studioje ligjore, që do të trajtojë çështjen çame në nivel ndërkombëtar në Britani dhe nga një senator në kongresin
Amerikan.
Përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje, sulmojnë kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, se deri tani nuk ka bëre asgjë për këtë komunitet dhe shprehin shqetësimin se “përfaqësuesit çam në politikë, shitën detin me votat tona. “Shpëtim Idrizi shiti çështjen çame, u mor vetëm me targa e patenta dhe bëri PDIU-në si doganat.
Rezoluta Çame në Kuvend është tepër e vonuar”, thanë përfaqësuesit e komunitetit çam. Teksti i Rezolutës nuk është botuar akoma në “Fletoren Zyrtare. Pra, me këtë zvarritje të rezolutës, vazhdon talljen Shpëtim Idrizi. Aleanca Kuq e Zi i fton çamët të votojnë për këtë parti, duke e cilësuar pa parime koalicionin e PDIU-së me Ramën.
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, firmosi pak ditë më parë marrëveshjen me kryeministrin Rama për përfshirje në qeveri, si dhe për zgjedhjet e 21 qershorit. Kjo ulje ne kolltukë të përbashkët me partinë e grekut Vangjel Dule, është një tradhti e hapur ndaj çështjes Çame.
Edhe Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, e ka cilësuar koalicionin, pa parime dhe tradhti ndaj komunitetit çam. vendimin e PDIU-së për të hyrë në koalicion me Ramën. Në një deklarim për mediat, AK e ka cilësuar paradoks marrëveshjen e PDIU-së me PBDNJ, drejtuar nga Vangjel Dule.
Poshtërsia e Shpëtim Idrizit, ka arritur kulmin, kur kërkon kandidimin e Fatos Nanos për president, këtij, “mohuesi të kombit, këtij tradhtari të kombit, që më 2004 urdhëroi largimin e deputetëve socialit nga parlamenti, të mos votonin “Rezolutën Çame”. Shpëtim Idrizi, pjellë bastarde e Fatos Nanos, po bëhet një armik i Shqipërisë, më i keq se vetë greku, (shën im). Tani Shpëtim Idrizi bashkohet me Dulen, se tani është koha të propozohet Nano si president. Shpëtim Idrizi ka deklaruar konkretisht: “Në diskutimin tim kërkova që kandidat për President të jetë Fatos Nano, një figurë e spikatur, që ka marrë dakordësi dhe ka axhendë në BE … Do preferonim që si kandidat sa më konsensual i PS, të kandidoje liderin e saj historik”. (nga gazeta “DITA”)
Ja çfarë ka ndodhur këto ditë me komunitetin çam, me pasojat që kanë sjellë veprimet nervoze të kreut të PDIU-së Idrizi: “Të ashtuquajturit përfaqësuesit tanë, na premtuan Çamërinë, na thanë që do të shkonim së shpejti në Çamëri, madje u caktua edhe 27 Qershori i vitit të kaluar, që do të mblidheshim në Gumenicë, na premtuan që të moshuarit tanë s’do t’i ndalonte më njëri në kufi, madje na thanë, që të gjithë së bashku të organizuar me autobusë, do t’i çonin ata drejt e në Çamëri. Premtuan që këtë Vit të Ri do të ishte gati Memoriali i Varrezave të Kllogjërit dhe shtëpia e Hasan Tahsinit, e shumë fjalë e premtime të tjera si këto, veçse për konsum publik. Premtuan që progresi drejt Çamërisë do të ishte i pakthyeshëm dhe do të ishte i prekshëm për të gjithë.”
Plot 100 milionë lekë të reja, ose e thënë ndryshe, 1 milion dollarë fitoi më 13 Shtator një kompani e quajtur “Blumar” për ndërtimin e varrezave monumentale të çamëve në fshatin Kllogjer të Sarandës. Një investim i majmë, por i duhur, për komunën “Markat” e cila drejtohet nga PDIU. Por, sikurse zbuloi dhe vizita e zotit Idrizi, punimet për këto varreza kishin degraduar në një “punë rutinë” madje ende të papërfunduar edhe pse zoti Idrizi shkoi gjithë pompozitet dhe me “gërshërë në dorë” dy ditë më parë.” Gazeta “DITA” “I rikthehet sot çështjes së këtyre varrezave, pasi sikundër referojnë një sërë dokumentesh zyrtare, rezulton se zoti Idrizi dhe lidershipi i PDIU-së, ndonëse rrahin fort çështjen çame, por demagogjia kësaj here ka kaluar caqet e lakmisë së të gjallëve, lakmia është shtrirë edhe në territorin e të vdekurve, dhe martirëve të vdekur çame.”
Në 30 qershor 2012 në Qafë-Botë, të Kllogjërit, u zhvillua ceremonia e fillimit të ndërtimeve të varrezave të 2960 viktimave të Çamërisë. Në përurim të punimeve për ndërtimin e varrezave, përfaqësues të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, Dashamir Tahiri dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti mbollën një rrënjë ulliri, si guri i parë i themelimit të Çështjes Çame”. Këto varreza, ka thënë atëherë Idrizi, janë detyrimi moral për paraardhësit, prandaj ai i quajti këto varreza, “pikë kthese për Çështjen Çame”. Por siç dëshmon kjo foto e shpërndarë online nga të rinj të komunitetit çam, ajo rrënjë ulliri, e mbjellë për të përkujtuar gjenocidin grek ndaj popullsisë çame, është tharë. “Nga thatësira e harresës, e shpërfilljes, dhe fidani i ullirit të tharë është një gur varri i…pa varr!” – shkruajnë të rinjtë e Lëvizjes Çame dhe shtojnë: “67 vjet më parë, në tokën e tyre, Çamëri, u vranë rreth 3000 vetë, kryesisht gra, pleq e fëmijë, ndërsa rreth 2960 të tjerë vdiqën në kufirin e Çamërisë me Shqipërinë, në Kllogjër. Çfarë ka penguar deri më sot, që të vazhdohen punimet për ndërtimin e varrezave të viktimave të gjenocidit grek?… Dhe ku? Në tokën tonë. Ndërkohë, kur grekët, për të respektuar të vrarët e tyre, po bëjnë gjithçka në tokën tonë, zhvarrosin të parët tanë në Boboshticë e Kosinë dhe me kockat e tyre po rindërtojnë varreza të ushtarëve të tyre? Tharja e ullirit simbolik vetëm 6 muaj pas mbjelljes nga thatësira e harresës dhe e shpërfilljes, është plagë e rëndë e turpit që bie mbi udhëheqësit e PDIU-së”.
Senati Çam, një organizatë ombrellë, që grumbullon të gjithë komunitetin çam, është mbledhur më pas në Durrës, për të diskutuar situatën e krijuar në Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Ky senat vendosi: Mandatimin e “Lëvizjes Çame” për marrjen e të gjithave masave për përfaqësimin politik të komuniteti Çam në zgjedhjet e 23 Qershorit. Koordinimin e të gjithë aktorëve politik brenda komunitetit Çam, me një qëllim të vetëm: për tu përfaqësuar të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme elektorale. Senati Çam është i bindur se mungesa e deritanishme e koordinimit mes përfaqësuesve të tij politik, ka rezultuar si hapa prapa në rrugën e zgjidhjes të çështjes çame. Me besimin se Lëvizja Çame ka pjekurin, energjinë dhe patriotizmin, për përfaqësimin dinjitoz të komunitetit çam dhe i kërkohet që në mënyrë të menjëhershme të angazhohet në plotësimin e detyrave të ngarkuara nga Senati.
Por tërhiqet Idrizi, dështon përballja televizive Dojaka-Idrizi që duhej të transmetohej në Ora News. Të premten në darkë, një panel gazetarësh dhe Pëllumb Xhufi, Artur Dojaka dhe Tahir Muhedini kanë diskutuar mbi çështjen çame dhe hapat politikë të pamjaftueshëm që po ndërmerren në këtë drejtim. Gjatë debatit televiziv ka pasur një kërkesë për përballje mes kreut të PDIU-së Idrizi dhe kreut të Lëvizjes Çame të mandatuar nga komuniteti për përfaqësim politik në 23 Qershor, Artur Dojaka. Ora News, pranë stafit të emisionit të Tares kanë konfirmuar për gazetën “DITA” se Idrizi është tërhequr nga përballja televizive.
Sipas Senatit Çam në Durrës , çështja e rezolutës çame është e vonuar. Ndërkohë ata akuzojnë kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi se ka mashtruar në lidhje me punësimin e një studioje ligjore që do të trajtojë çështjen çame në nivel ndërkombëtar. Senati kërkon që brenda PDIU të ketë zgjedhje të reja për strukturat, duke akuzuar se kryetari Idrizi ka e ka shitur çështjen çame. Sipas tyre, Idrizi e ka kthyer PDIU-në si doganat dhe po merret vetëm me targa e patenta.
Kandidati çam për Fierin në takimin e Fierit, është shpallur kandidati për deputet i çamëve në këtë qark, që do përfaqësojë Lëvizjen Çame në zgjedhjet e ardhshme. Quhet Nimet Musaj. “Ju kujtohet studioja ligjore e huaj që do mbronte çështjen çame? Ku është tani? Shpëtim Idrizi e di, por edhe ne e dimë të vërtetën. Është mirë që ai ta sqarojë se përse keqpërdori emocionet e komunitetit çam për një çështje kaq të ndjeshme! – akuzuan të pranishmit në takimin e Fierit”. “Fokusim në 5 qarqet ku ka përqendrim të komunitetit çam dhe të hapur për koalicionet para dhe pas zgjedhore” – janë synimet politike të Lëvizjes Çame për 23 Qershorin. Deklaratat e para politike erdhën pasi Senati Çam e mandatoi Lëvizjen Çame të përfaqësonte politikisht komunitetin në 23 qershor.
“Duke pasur parasysh situatën e vështirë, konfuze dhe të përçarë në të cilën gjendet Komunitetin Çam aktualisht, duke pasur parasysh mungesën e rezultateve të prekshme nga përfaqësimi i deritanishëm politik, si mosparaqitja e Rezolutës për Çamërinë në kohën e duhur dhe vonesa e aprovimit të saj, dështimi i përpjekjeve të deritanishme për të filluar ndjekjen juridike ndërkombëtare të Çështjes Çame, mbetjen në minorancë dhe pas dore të komunitetit Çam në administratën shtetërore, mungesa e strukturave të mirëfillta politike, duke vërejtur me dhimbje mungesën fizike dhe shpirtërore të Shoqatës Çamëria, aktiviteteve dhe strukturave të saj: Senati Çam sot vendosi: Mandatimin e Lëvizjes Çame për marrjen e të gjithave masave për përfaqësimin politik të komuniteti Çam në zgjedhjet e 23 Qershorit. Koordinimin e të gjithë aktorëve politik brenda komunitetit Çam me një qëllim të vetëm: për tu përfaqësuar të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme elektorale – thuhet në deklaratën e Senatit… Presim, duke ju uruar sukse dhe dalçi me faqe të bardhë për ÇAMËRINË ZONJË!

Rasim Bebo Addison Chikago prill 2015

Filed Under: Opinion Tagged With: rasim bebo, Shpetim Idrizi, TRADHTOI ÇAMËT

PREJARDHJA E SHQIPTAREVE?

April 6, 2015 by dgreca

NGA FAHRI XHARRA/
Do të doja edhe unë në kafen e Rrugës së Ngushtë , në Gjakovë ,pranë kafes italiane, t`i përmblidhja do shkrime të cilat janë brenga më shqetsuese kombëtare ;Prejardhja e shqiptarëve ?
(Kadare : “ Mëngjeset në Kafe Rostand ,faqe 172,; Enver Robelli ““Hoxha” Irfan Salihu llomotit e gënjen për historinë e shqiptarëve dhe të Kosovës . ; Muhamed Mufaku : “Kur romansierët shndërrohen në historianë e historianët shndërrohen në teologë!” Lis Bukuroca : Millosheviçi, hero i shqiptarëve? : Hoxhë Irfan Salihu: Në Kosovë s’ka pasur shqiptarë – ata i solli Turqia (VIDEO) )

Po çka na ligjëroi Hoxha dhe i helmoi dhe qindra të rinj e pleqë?

”-Osmanët u kanë dhënë shqiptarëve me hektarë tokë dhe i kanë sjellë të jetojnë në Kosovë.
– Osmanët i bënë shqiptarët sundimtarë të Ballkanit.
-Gjatë kohës së Rankoviqit shqiptarët “vetë kanë shku” në Turqi.
-Statistikat e vitit 1455 tregojnë se këtu, në Kosovë, vetëm 1 për qind e banorëve kanë qenë shqiptarë.
– Më 1389, kur erdhi osmanliu, ai këtu luftoi kundër hungarezëve dhe Car Llazarit. Osmanliu ia mori serbit Kosovën dhe ua la në dorë shqiptarëve.”

Vetëmohimi kombëtar nga vet shqiptarët kishte filluar herët , ashtu në atë mënyrë që ne nuk guxonim as të flisnim e as të reagonim , se pse bëhej në emër të shkencës ““Në universitetin gjysmë të braktisur, ndërsa shokët copëtoheshin nga tanket, në një kthinë të heshtur, një student nga Peja vijonte të shkruante doktoratën e vet “Zanafilla arabe e shqiptarëve”. Është doktor i ardhshëm Muhamed Mufaku. Ai që do t’i gjendej pranë Serbisë në orët e këqija të saj. Më pranë se tanket. Doktorata e Mufakut tridhjetë e ca vite më parë dëshmon se projekti i turqizmit të Shqipërisë nuk ka qenë asnjëherë një frymëzim i rastit” ( Në kafen Rostand f. 172).
“Hoxhë” Irfan Salihu në të ardhmen mund të prezantohet edhe si myderriz, myezin, myftar e çka jo tjetër, por këta tituj të shpifur nuk do t’i bëjnë të besueshme dhe shkencore përrallat e tij. Megjithatë, është e tmerrshme që imamë të tillë kaq të poshtër lejohen të flasin publikisht nga Bashkësia Islame e Kosovës, e cila gjatë viteve të fundit është shndërruar në çerdhe gjarpinjsh antishqiptarë. Me fenë islame kjo propagandë nuk ka të bëjë asgjë. Paraqitjet si kjo e Irfan Salihut janë pjesë e një agjende antishqiptare dhe tregojnë se në çfarë mjerimi gjendemi si shoqëri. ( Enver Robelli )
Një dikush, me emrin E. Bega, paraqet në shtypin shqiptar të Prishtinës dhe të Tiranës librin “Shqiptarët në botën arabe”. Autori i librit është një tjetër dikush, Dr. Mohamed Mufaku, shqiptar nga Peja, i lindur në Damask, me doktoraturë të vitit 1981 në Universitetin e Prishtinës. Siç është zakoni në paraqitjen dashamirëse të botimeve, E. Bega thekson vlerat e librit, në mënyrë të lexuesit, qofshin në Kosovë, qofshin në Shqipëri, të bëhen të ndërgjegjshëm për to. Ja pjese nga teksti i paraqitjes: “Autori na tregon qysh në fillim se midis shqiptarëve dhe arabëve ekziston një traditë e pasur që flet për prejardhjen e shqiptarëve prej vendeve arabe.Kështu, të dhëna të tilla shpalosen së pari në një histori arabe me titullin ‘Tuarih Tuaf’, në të cilin shpjegohet gjerë e gjatë së shqiptarët kanë origjinë arabe. Me vonë këto të dhëna kalojnë në burimet osmane”. ( (Ismail Kadare )

“Deri tani Kadareja u shfaq me qëndrime antiturke, antiaziatike, antikomuniste e antiislame, që i lidh ato me mjeshtëri, kurse tani merret me “makthin” e “arabizmit” të shqiptarëve _-ankohet Dr. Mufaku .Sa vështirë kur dikush ta paralizon mendimine porositur Zoti Mufaku!

Kadareja e kishte përrallosur historianen franceze Nathalie Clayer dhe librin e saj
” “Lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë” për veprën e saj “Në fillimet e nacionalizmit shqiptar” dhe Mufaku e ndiente vetën të ofenduar me qëndrimin e Kadaresë ; normalisht prekëse kur dikush e then teorinë serbe për “prejardhjen “arabe të shqiptarëve

“E për këtë niset nga disertacioni im “Lidhjet letrare shqiptare-arabe” që u mbrojt në Universitetin e Prishtinës në vjeshtë të vitit 1981, dhe u botua si libër në Tiranë më 2009. Pasi që në hyrje është dashur të shkruhet për lidhjet historike është përmendur një traditë e pasur që trashëgohej me shekuj te shqiptarët e te arabët për “prejardhjen arabe të shqiptarëve”. Edhe pse në disertacion flitet shprehimisht se “këto mendime nuk marrin vlerë shkencore” (f. 28 nga disertacioni i botuar në Tiranë), arsyetohet Muhamed Mufaku. Por nese ““këto mendime nuk marrin vlerë shkencore” atëherë pse shkruhe në një disertacion shkencor . Ik ore , ik!
Perandoria Osmane ashtu si na hodhi neve pas për disa shekuj në fushën kulturore dhe shkencore, këtë realizoi me sukses edhe me vendet arabe. Ndalimi i shqipes nuk u bë për të na mbrojtur nga serbet, por për të na asimiluar tërësisht. Shqiptarët që fituan pozita në perandori, nuk i fituan pse ndjeheshin shqiptarë patriot, por pse ndjeheshin osman dhe të gjithë ata qeveritarë osman, pa përjashtim, nuk kërkuan ndryshimin e ligjit, që ndalonte gjuhën e tyre amtare. (Lis Bukuroca )
Për realizimin e kësaj teme , pranë kafësë zezë italiane u sherbeva me të gjithë këta autorë sepse po shkruhet për mua : Fahriu besohet të jetë konvertuar katolik gjatë qëndresës së tij në Kroaci. ( Në Slloveni . Lublanë isha une fxh)Në Jugosllavinë e Titos dhe Sllobodanit ka qenë modë e shërbimit sekret jugosllav që në bashkëpunim me Kishën Katolike dhe Opus Dein të konvertonte tradhëtarët shqiptarë në katolikë, dhe ti bënte ata armiq të muslimanëve shqiptarë të Kosovës. Fahri Xharra është një nga yjet e racizmit, urrejtjenxitjes dhe histerisë kundër muslimanëve në Kosovë. . Ne po e quajmë Xharrën të sëmurë mendor duke shpresuar që shprehjet e tij të jenë vërtet pasojë e ndonjë sëmundje. Këtë e bëjmë për t’a lehtësuar Xharrën nga përgjegjësia e rëndë morale që mbajnë thëniet e tij që ngjajnë me jezuitët e mesjetës në Europë. Në këtë rast Xharra duhet të kërkojë sa më shpejt mjekim. Nëse dëshiron ai mund t’i vizitojë disa mjekë popullorë muslimanë që t’i këndojnë Kur’an dhe t’ja heqin xhindet që ka në kokë ose ndonjë mjek të njohur psikolog nga mjekët e shumtë që ka Shqipëria dhe Kosova.
Dhe këta që e kërcejnë vallen e dreqit shkruajne ” Katoliku fanatik Fahri Xharra, një prej propaganduesve të Shqipërisë së Madhe dhe nacionalizmit të sëmurë laik-katolik, duhet patjetër të vizitohet tek ndonjë mjek psikolog. Nacionalizmi i tij katolik ekstremist dhe racizmi i tij i theksuar po krijon habi tek opinioni i gjerë.” ( diku në shtypin ekstremist islamik)
Të jesh arab apo turk është privilegj në këtë shoqërinë tonë gjithëpërfshirëse shqiptare.

06.04.15, Gjakovë

Filed Under: Opinion Tagged With: Fahri Xharra, prejardhja, turko arabe

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 666
  • 667
  • 668
  • 669
  • 670
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”
  • Festat e fundvitit u mbyllën me këngë e valle shqiptare nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York
  • Pjeter Logoreci: “Jeta dhe vepra e Aleksandër Moisiut asht nji shëmbëlltyrë pune, kulture, vullneti e karakteri”
  • “Metamorfoza”
  • Trifon Xhagjika (20 prill 1932 – 23 dhjetor 1963)
  • POETIKA E MUNGESËS DHE KUJTESËS APO ËNDRRA SI METAFORË E IDENTITETIT LIRIK
  • Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit
  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT