• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Berisha: Këshilli i vrasjeve po manipulon dëshmitë

March 5, 2015 by dgreca

Ish Kryeministri Berisha kërkoi dje vënien para ligjit dhe drejtësisë të të gjithë kriminelëve që sot drejtojnë qeverinë dhe mazhorancën. Përmes një reagimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Berisha theksoi se vetëm protestat popullore do të mund të shpëtojnë vendin nga kthetrat e krimit. “Kur krerët e legjislativit dhe ekzekutivit, tashmë të mbytur nga krimi i tyre, të akuzuar, siç është rasti i Ilir Metës se ka paguar për të ekzekutuar dy deputetë të Parlamentit, kërkojnë të shpëtojnë, duke manipuluar me dhunë policore dëshmitë dhe dëshmitarët e aferës kriminale apo duke përdorur të famshmen “fajin e ka Saliu”, imagjinoni ju lutem se çfarë mund të bëjnë këta për secilin prej jush apo fëmijët dhe familjarët tuaj.
Prandaj ju bëj thirrje të ngrihemi dhe me protesta mbarë popullore të shpëtojmë vendin nga kthetrat e krimit në pushtet e të çojmë para drejtësisë dhe ligjit kriminelët në krye të mazhorancës së qelbësirave!” shprehet Berisha. Ai denonocoi faktin se Rama, Tahiri dhe Meta kanë zgjedhur rrugën e manipulimit të dëshmive për ti shpëtuar akuzave të rënda që i implikojnë në akuzat e bëra nga deputeti Tom Doshi.
“Këshilli i vrasjeve ka zgjedhur si rrugë shpëtimi manipulimin e dëshmive dhe të famshmen “fajin e ka Saliu”! Ilir Meta pranoi dje se është projektuar eliminimi i Doshit. Por ndonëse Doshi akuzon vetë Metën dhe doresi ka akuzuar në dëshminë e Doshit, por dhe tek Saimir Tahiri vet Metën, ky i fundit së bashku me Ramën, mendojnë se do ta kalojnë, me moton e tyre qesharake “fajin e ka Saliu”, duke faktuar edhe më shumë autorësinë e projektit kriminal të eliminimit të dy deputetëve të Parlamentit shqiptar.
Përveç kësaj, fija tjetër e barit ku kapet Meta për të hedhur lumin është manipulimi me policët e partisë i dëshmitarëve dhe dëshmive, implikimit personal, direkt. Këtë njoftoi dje në “Opinion” papagalli i “pavarur” i Metës, që paguhet me paratë e takspaguesve për të mashtruar shqiptarët duke bërë avokatinë si i “pavarur” të aferave korruptive dhe kriminale të bosit të tij në krye të Parlamentit!” thekson Berisha në reagimin e tij.

Filed Under: Opinion Tagged With: Berisha, Deshmite, Këshilli i vrasjeve, po manipulon

Gazetat- keto shqisa te kombit

March 5, 2015 by dgreca

Opinion nga ILLO FOTO/ New York/
Nuk mbaj mend,ne se kete perkufizim, per gazetat e kam lexuar diku, apo eshte perkufizim i krijuar nga une.Ne te dyja rrastet,i permbahem fort ketij perkufizimi. Perpara shume kohesh,ndoshta nje vit me pare, kam shkruar ne LGDSH dhe ndoshta ne “Dita “ shkrimin,“ Nuk ka kuptim jeta pa gazeta “. Shkrimi i sotem ka shume ngjashmeri, por nuk eshte i te njejtes natyre. Gazetat marrin dhe kthejne ndijimet kombetare.
Me daten 23 Shkurt 2015,Profesori Ardian Fuga dha nje interviste ne “Expres“,ku midis te tjerash thekson:“Gazetat shqiptare kane vdekur.Gazetaria nuk eshte hartim. Eshte me afer kiberrentikes se sa letersise, informatikes, shkences se komunikimit. Shkencat e komunikimit jane me te veshtirat sot. Te jesh gazetar,duhet te pranosh dhe te punosh ne kushte presioni. Egoistet nuk kane vend si studente gazetarie.Gazetat prej letre, duhet te cvishen nga skematizmi, qe te behen te dashur per kenaqesine e lexusit.Kjo do te thote te shkruajne mendje te ndritura,jo servile, medioker, militante.Duhet te zhvillojne analizen, reportazhin.Ne se nuk soecjalizohen per te zhvilluar lajmin, do te hyjne ne krize “.
Ne kaq pak rreshta, Profesori ka mundur te japi gjendjen kritike te shtypit te shkruar, duke hedhur idene se kush duhet te shkruaj , qe te mos ballafaqohemi me nje realitet me te trishtuar.
Ne shkrimin tim do te paraqes disa mendime, qe nuk i quaj replike, sepse une nuk e konsideroj veten te afte te replikoj me Profesorin e nderuar dhe dua te nenvizoj faktin, qe kam konsiderate te larte per te, si nje nder filozofet me te shquar kohore. Ai mbetet njeri i shqetesuar, per zhvillimet poliko- sociale te problematikes se sotme shqiptare. Kete shqetesim nuk e mban brenda vetes, por e cfaq me shkrimet e tij, qe shquhen,per thellesi mendimi dhe erudicion.Nuk diskutohen aftesite gazetareske te Profesorit.
Natyrisht , ju lind pyetja: Pse more mundimin te na shprehesh mendime te tjera , vec atyre , qe na ka parashtruar me shqetesim qytetar , Profesori i nderuar ?
I besoj me dhembje , dekllararatat e Profesorit . Ato qendrojne , por pikerisht se qendrojne , nuk dua t’i besoj , ose thene ndryshe , duhet te kerkohet nje rrugdalje , prej ketij kolapsi apokokaliptik, qe pershkruan Profesor Fuga.A jam une i duhuri?Kete nuk e mohoj sa dhe e pohoj.Nuk kam pse te hesht perballe nje problemi kaq alarmant.
Nuk e besoj se me dhemb me shume mua gazetaria, se sa Profesorit. Megjithate ai e shpalli publikisht vdekjen e gazetarise aktuale . Kete njerzit refuzojne ta besojne , sepse kur behet fjale per vdekje, njerzimi hidherohet e dhe per vdekjen e nje halabaku , jo me te kur vdes shqisa e kombit. Une jam thjesht nje gazetar terni, qe me ka shpallur te tille ish gazeta e famshme “Bashkimi”.Nuk kam ndjekur leksione gazetarie ne auditoret me akustike. Vij nga amatorizmi dhe qe shkruaj prej 55 vjetesh. Mesusi im i pare ka qene nje gazetar i shquar dhe i thjeshte i “Bashkimit “,Tashko Lako.
Profesori e cmon praktiken gazetareske dhe kur thote se gazetat kane vdekur , gazetaret i mban me hater.Nuk ka vene as nje lajmerim–vdekje per ta.Mbase i konsideron te shtruar ne ariminacion ose ne vdekje klinike, por kursesi te mbeshtjelle me qefin .Ketu dua te dal . Gazetarine e bejne gazetaret, qe kane shansin e mundshem ta nxjerrin gazetarine nga kolapsi,ku e kane shpure, vete ata, te detyruar nga kushtet historike . Shkrimin tim e konsideroj reflektim , per nje profeson, qe eshte ne sherbim 24 per 24 ore, kudo dhe kurdohere.
Gazetaria eshte profesioni i pare i njeriut, kur ky dolli nga jeta e shpellave dhe pati nevojen e komunikimit me fqinjin dhe me gjere. Me pak fjale eshte profesion , qe ka jete te barabarte me njerezimin.Nga kjo pikpamje, quhet e pa vdekshme , ose eshte ringjallur disa here , deri sa erdhi ne ditet e perflakura te jetoi bashke me njeriun . Praktikisht nuk mund te pranohet vdekja e gazetarise boterore , ose thjesht e asaj shqiptre . Kushdo e shef humbjen e shkelqimit e gazetarise se sotme . Ky shkelqim i kaloi gazetarise virtuale , si shkak i zhvillimit te pa pare dhe te befasishem te teknollogjise kohore . Edhe sikur te supozonim , se gazetaria tradicionale , te shpallet e vdekur, gazeta virtuale, trashegimtaria e saj e denje eshte ne kulmin e zhvillimit te saj. Kriza nuk eshte e barabarte me vdekjen. Njerzimi nuk mund t’i evidentoi te tera krizat , qe ka kaluar dhe besohet se kaq te tjera jane pas deres se jetes komunitre . Bashkepuntoret e facebookut e konsiderojne veten gazetare, per sa rrahin probleme dhe te kryejne analiza te situatave konkrete. Face- book – gazetaria personale!
Me sa kuptova nga intervista , Profesori e konsideron te humbur luften e gazetave me pushtetin dhe biznesin , sepse nuk ka alternativa eknomike mbijetese . Ky fakt nuk mohoet , por edhe ne kete rrast kemi te bejme me krize , jo me vdekje . Aktualisht , te tera gazetat konsiderohen te blera nga shteti ose pasaniket parallinj , qe percaktojne editorialin e gazetave, por gjykoj se nuk jane te tera gazetat te lyera me bojen e mashtrimit.
Shtypi shqiptar ka kaluar shume kriza dhe ka mundur te sheroi mjaft trauma , ne periudha me kritike se keto ,qe ju shpallet funeralin e tij . Per arsye kohe dhe vendi , nuk po zgjatemi me heroizmin e gazetarve shqiptare, por dua te nenvizoj se gazetaria , kurdohere ruan fytyren e gazetarve. Shqiperia eshte shquar per breza gazetaresh me emer . Nuk jane vetem Samiu dhe Hoxha Tasim , por dhe Ismail Qemali ka qene gazetar. Shkelqeu gazetaria , me brezin e mesem : Noli , Konica, Mjeda, Fishta , per te shkuar tek pasardhesit e tyre te denje si : Ali Asllani , P Marko ,Branko Merxhani, Sejfulla Maleshova etj , per te vijuar tek lindja e shtypit pluralist , post komunist, qe i pati fillesat me RD dhe “Koha Jone “dhe u drejtuan denjesisht nga gazetaret demokrate , Frok Cupi dhe Nikoll Lesi .
Kjo maratone shtypi na solli ne gazetat e sotme , qe i rezistuan konkureces.Pushtetaret , gjat gjithe kohrave , ja kane arritur , qe ta kene shtypin nene sqetull. Enveri , kish arritur , qe fillimisht te vihej ne krye te redaksise se “Zerit te popullit “ . Ja kishte nevojen dhe friken shtypit . Pushtetaret post komunist praktikuan blerien e shtypit dhe e vune ne gjunje nje pjese te shtypit , duke cfrytezuar dhe pa aftesine profesionale te editoreve .
Shtypi postkomunist nuk i rezistoi pavaresise , qe krijuan fillimisht gazetat opozitare . Ishin po te parat ju perkulen mashtrimit . Shume gazeta dhe gazetare, gjat tranzicionit ruajten profilin e tyre te pavaresise politike , por shumica dermuse , u futen ne ombrellen shteterore . Ka dhe gazetare te shpifur, por jo te tere. Pergjithesisht ndihen te trembur . Mendoj se ekziston nje baze , per ta kaperxyer kete krize , qe ne shumicen e tipareve , nuk eshte vetem shqiptare .
Tradita shekullore , qe ka krijuar dhe vijon ta mbaje gazetarija shqiptare, eshte e lavderushme . Mendoj se ja kalon vetem letersia shqiptare , qe ne te tera etapat, ka qene ne pararoje te mendimit politik dhe shume me perpara se mendimi filozofik , i c’do kohe , qe mund te merret ne studim . Nga spektri i sotem i shtypit , une quaj te pa lexushme , vetem gazetat me fryme te theksuar partiak .
Keto gazeta po i shkaktojne traum te rende tradites se shtypit . Ato e marrin lajmin dhe e perpunojne , ne fonderine e tyre inkandishente partiake , duke e deformuar ne menyre te pa ndreqshme . Gazetat me fryme te theksuar partiake , turperojne shtyin kohor . Ekzistenca e tyre nuk krijon as nje tradite dhe nuk I sherben historise se shtypit , vecse si shembull i nje shtypi te deformuar , deri ne qelize .
Per kete linje te gazetarise , Profesori ka plotesisht te drejt , kur thote se gazetat shqiptare kane vdekur . Ato te vdekura , i sherbejne me shume historise se sa te gjalla . Kur jane te vdekura , nuk kane shpenzime materjale dhe fryme . Ne to ka gazetare , qe shpesh kane dhe nje emer. Natyrisht vdekja profesionale e gazetarve eshte vertetuar perpara strehes , ku ata vete kane ngrehur . Tematikat e trajtuara ne menyre mediokre , shtrihen ne disa drejtime : Shkrime pa shpirt , qe me sa kuptohet shkruhen per te permbushur nje detyrim ndaj gazetes . Shkrime , pa argument shkencor . Zakonisht jane te mbushura me citate te pa degjuara dhe shkrime krejt futuriste , qe u sherbejne karaktereve te pa lekundur dhe karakteret konservatore . Shkrimet extremiste , levizin nga krahu i djathte extrem, ne te majten cipriste .
Te vime tek sponsoret . Ai , qe sponsorizon , mendoj une , nuk ka vetem interesat e veta te ngushta . Ai ka interesa te zhvillohet shtypi i shendetshem dhe kete e bejne profesionistet , qe Ai i mban prane . Ju jap nje shembell . Dy gazetat me te shquara te shtypit tone , “Illyria “ dhe “Dielli “ , paten kohe , qe ishin ne koma . Pasaniket patriote , Eqerem Bardha , Harri Barjaktari dhe te tjere , me gazetare te devotshem , ju dhane serum dhe oksigjen njekohesisht . I ngriten nga koma , apo nga shtrati i vdekjes dhe te dyja gazetat tradicionale , qe ka themeluar Noli, sot gjenden ne ballin e shtypit asnjeanes mbarekombetar .
Dua te them se duhet te kemi besim tek sponsoret memedhetare , qe nuk mungojne dhe tek gazetaret profesioniste , qe dalin mbi pasionet . As sponsoret nuk bejne pa kete rrace gazetaresh as gazetaret nuk bejne shume , pa keta lloj sponsoresh .
Ju keni thene ne intervisten , se gazetaria eshte larguar teresisht nga letersia . Edhe kjo eshte nje nga llojet e vdekjes se gazetarise . Gazetat , qe largohen nga letersia marrin karakter industrial . Kthehen ne metal , me te cilin mund te besh plugje , tenxhere, por kurre gazetari .
Do tu sjell ketu shembullin e tre gazetarve profesioniste , ne doren e te cilve pena kendon kenget me te mira te tradites , madje dhe opera . Keta gazetare jane , Kico Blushi , Mentor Kikia dhe Edison Ypi . Nuk njof asnje prej tyre fizikisht,vetem i lexoj , sepse nuk gjen nje shkrim te keyre gazetarve, qe te kete nje hije te vogel skematizmi dhe tingellimi metalik . Shkrimet e tyre, mendoj une , mbartin per me tej , frymen tradicionale te shtypit tone dhe shqetesimin, qe mban ne gji revolta per ndryshim ne kahun demokratik .
Lexoni nje shkrim te gazetarit te vjeter Kico Blushi , ne GSH , Shkurt 2015. Tema eshte per rruget e vendit tone . Po te jete per tituull , lexusi nuk ka pse e lexon , sepse tema per rruget eshte rrahur ne dhjetra forma dhe menyra . Me shkrimin e Kico Blushit puna ndryshon . Autori , me mjeshteri gazetareske , e terheq lexusin ne te tera hollesite teknike dhe mangesite sinjalistike , qe edhe po t’i keshe degjuar , nuk i le pa lexuar , sepse proza tregimtare eshte e fresket dhe e larmishme , qe te ben per vete . Kico nuk shkruan shume dendur , por te gjitha shkrimet pershkrohen nga nje ngjyrim specifik , qe nuk te le pa e perfunduar , madje ta lexosh me shume vemendje .
Te ngjashme jane dhe shkrimet e gazetarit , Mentor Kikia . Ne pamjen e pare , shkrimet e tij te duken politike , por nuk i le pa lexuar, sepse jane te thelle dhe analitike , qe nuk te lene t’i braktisesh , por i lexon fund e krye , madje dhe te nxitet mendimi , per alterrnativat , qe shtron . Ne GSH Shkurt 2015 , keni nje shkrim me titull “ Shteti i rrumpalles dhe i Edi Rames “ . Ju siguroj se nuk bie ne sy as nje pasion politik. Lexusi e ve re fare mire se gazetari nuk eshte me as nje krah politik, vecse me popullin e tij . Ne fund te fundit gazetaria eshte politike jo militare . Kikia e pasqyron ne shkrime , kete veti .
Kete gazetar e ndoqa nje dite , ne nje debat per permbytjet ne Myzeqe , javen e permbytjeve . Paneli ishte prej 5- vetash , qe perfaqesonin profesione te ndryshme , qe nga inxhinjere , politikane dhe ekonomiste . Kikia perfaqesonte gazetarine . E gjithe biseda ishte konfuze . Thuheshin fjale te pergjithshmme , pa ndonje interes, qofte dhe mediatik . Z. Kikia foli 3-4 here dhe gjithcka tha ishin si gure themeli , ne nje godine , qe riparohet . Kishte lexuar shume , per fenomenin dhe historine e perseritur ne vite . Ishte shume bindes dhe kritikonte , qeverrite , qe nuk kane marre as nje mase preventive , per te ndihmuar ikjen e shpejta te ujrave . Ne konkluzion tha : Darzeza dhe zona per rreth , jane nen nivelin e detit . Po qe se vijohet me kete indiferentizem shteteror , Darzeza dhe zona per rreth jo shume von , do te permbyten perjetesisht . Ky eshte mendim shume i guximshem, por njeriu behet i guximshem , kur eshte lexus sistematik , dhe di t’i veri ne jete ne menyre krijuse , ato qe lexon . Gazetari , qe merrte pjese ne panel , nuk ishte thjesht nje gazetar , por dhe shkencetar , ambjenalist dhe inxhinjer , qe di te nxjerri konkluzione llogjike nga nderveprimi i shkencave te natyres dha tyre te sakta . Kjo , qe tha gazetari , rregullisht duhej ta dekllaronte inxhinjeri , por aq dinte inxhinjeri , qe nuk dinte ku kishte koken kete tranzicion , qe nuk i duhej kujt asnje shkence inxhinjerike .
Nje gazetar produktiv dhe me finese , ne gjykimin tim , eshte Edison Ypi . Trajton tema shume te prehta shoqerore dhe politike . Argumenton me llogjike te hekurt dhe ka nje stil origjinal letrar ne te shkruar . Po citoj nje paragraf nga shkrimi i tij , ne daten 26 Shkurt 2015 , ne “Mapo “ : “Neper dege nuk degjohen cicerrima , vetem fershellima , kur ndonjehere fryn ere . Perrua me uje te piste ne mes te qytetit . Era nuk vallzon. Flladi nuk freskon … etj. “ Duket sikur lexojme fragmentet e nje tregimi romantik . Faktikisht eshte nje shkrim fishkullus me karakter politik .
Gazetaria nuk eshte letersi , por gjini e fjales se shkruar , ne fqinjesi me letersine . Kur shkrimet nuk kane nota letrare , jane pak ose aspak te lexushem , prandaj Profesori shkruan se shtypi i shkruar nuk ka lexus dhe gazetaria , gjithnje e me shume po afrohet me teknollogjine se sa me letersine . Ne kete leme nuk jemi teresisht te varfer . Kemi shembuj domethenes : Fiks fare dhe antena brenda familjes jane dy rubrika humoristike , qe vene deri ne sarkazem . Besoj se eshte krijuar nje pofil i ri me botimet , qe jane bere dhe vazhdojne te behen ne Shqiperi , Trojet dhe ne diaspore .
Nje diaspore kaq e madhe , nuk ka si te mos merret parasysh , ne c’do eveniment kombetar shqiptar . Shoqatat , rrjetet sociale , krijimet e mirfillta letrare dhe gazetareske , te kesaj pjese te atdheut , qe arrin 30 % , dekadat e fundit , kane shenuar rritje te pa krahasuara me as nje periudhe .
Nuk pretendohet se keto shkrime , jane krijimtari e mirfillte dhe kane vlera te pa diskutushme . Sikur 1/4 e tyre te certifikohen te vlefshme , perben nje ndihmese ne fushen e komunikimit masiv , ne shkalle kombetare . Po permend nje nisme letrare – kulturore – memedhetare shqiptare , qe zhvillohet ne Londer. E kam fjalen , per faqen elektronike te Shkrimtarit – gazetar , Fatmir Terziut . Eshte nje reviste e mire organizuar , qe pasurohet dite per dite me shkrime dhe ka nje dekade , qe botohet . Jane me mijra shkrime letrare , politike , sociale dhe politike , qe lexohen ne gjithe boten , nga nje numur i konsiderushem lexusish . Nuk e them me siguri , por me shume afersi , sa jane firmat , qe botojne ne faqet e kesaj reviste , nuk besoj se jane gjithe lexusit e njeres , prej gazetave me te lexuara ne Shqiperi .
Ka dhe disa botime te tjera , gjithnje virtuale ,qe jane te ngjashme me botimin elektronik “Fjala e lire“. Gjithcka siperpermenda tregon se ne Shqiperi , gjat ketij tranzicioni shtypi ka gjetur menyra per te qene vetvetja . I ka kryer detyrat me mire , se te gjithe pushtetet e shtetit demokratik . Gazetare te shquar ka shume dhe radhet e tyre shtohen c’do dite . Po permend dhe nje shembull shqiptar, jasht emigracionit. Gazetari Veli Hoxha , ka 18 vite , qe boton , me perpikmeri gazeten virtuale “ Kurora e gjelber “, gazeta qe trajton probleme te mjedisit pyjor . Kete gazete , sikurse dhe “Fjala e Lire “ , mbahet me pune vullnetare nga specjaliste patriote , qe nuk kane as nje interes personal . Keta njerez te shtypit , na deshmojne se nuk eshte vetem paraja , qe sundon jeten komunitare dhe urbane . Ndjenja e patriotizmit dhe e pasionit , per te zhvilluar letersine dhe shtypin , eshte trupzuar natyrshem . Komuniteti dhe politika duhet te gjykojne se nuk jemi ne kohen e vullnetarizmit extrem dhe as te sakrificave pa emer . Kapitalizmi zhvillohet mbi ligjin e interesit dhe te konkurences .
Shteti eshte me i besuar se biznesi . Sic ushtron kontroll mbi bizneset duhet te gjeje instumenta kontrolli dhe per sponsoret . Fjala vjem nuk mund te ribursohet nje biznes si Doshet , qe kerkon t gjunjezoi doganat , tatimet dhe policine . Po u lejuan nderhyrjre te tilla , shteti ka degjenuar ne bande . Veprimtaria botuse eshte private dhe nuk mund te jete ndryshe , por mekanizma kontrolli dhe ribursimi duhet te ekzistojne edhe mbi kete biznes . Botimet universitare , jane nje veprimtari , qe mund te behen filter, per cilesine e botimeve online . Kam vene re se botimet universatare , jane permbledhje e intervistave , qe kane dhene politikanet . Kush mund t’i lexoi keto libra voluminoze dhe pse ? Nuk kane qene politikanet tane te atij niveli , qe mund te konturojne nje kauze universale . Kam mendimin , qe Universitet duhet te botojne pjese nga shtypi vjetor , qe kane lene gjurme ne publik . Nje organizem i tille nuk mund te behet parazitar , kur perbehet nga profesioniste te sprovuar dhe te ndershem . Keto lloj botime mund te jene objekt i nje ribursimi dhe i honorareve . Autoriteti shteteror duhet te jete mbi te gjithe filtrat redaksionale , qe une mendoj se mund te jene Universitet. Ajo mori pedagosh , studentesh dhe aspirantesh shkencore , mund te bejne nje pune lavderuse vleresimin e klasifikuar te shtypit , kryesisht atij virtual dhe me gjere .Faqet elektronike , qe botojne shoqatat, jane shume . Dikush me dergoi nje prej tyre , ku nje “Anonim “ shkruante per Safet Butken . Per kete patriot ballist eshte shkruar kaq shume , sa e humbet orientimin , por shkrimtari “Anonim “ i kesaj gazete virtuale , ne nje gjysem faqe kishte dhene portretin me real , qe mund te kete , per kete intelektual te famshem te viteve 30 , Drejtorin e Gjimnazit te Tiranes , qe ishte edhe poet . Na jep dhe nje poezi te Safetit .
Poezia : “S’ka gje me te keqe , per nje komb se lufta brenda vetes / Perpara jetes se Atdheut , s’ka vlere jeta ime fizike / Te vetmin shqiptar , qe do te vras une eshte vetja ime “
Pak , pas konferences se Mukjes , Safeti u gjend i vetvrare , ne banesen e tij . Veprimtaria e Safetit dhe poezia e tij e frymezuar , na vene perpara nje pergjegjesie te madhe , qe shtypi nuk ka ditur ta ndricoi ne kohen e duhur , kete Promethe te shqiptarizmes , por na i ka dhene Butken si nje nga ballistet ordiner,te rakise dhe pulave , sic ka ndodhur me shume nacionaliste te nivelit te Butkes . Shtypi aktual virtual vijon te ndricoi shume probleme , qe koha i ka erresuar me dashje , pervec qe eshte tribune e shume talenteve letrare me vlera te spikatura .
A mjaftojne kaq shembuj , qe te bindin Profesor Fugen se gazetarija nuk ka vdekur ? Gjithsesi le ta quajme ne ariminacion . Ajo duhet te vetorganizohet dhe te marri pozicinin serioz te nje pushteti , qe meriton te vleresohet nga gjihe shoqeria , per t’u paraprire progresit dhe te jete ne vijen e pare te strategjive zhvillimore te kombit . Per te realizuar kete misjon , kerkohet mbeshtetje e fuqishme financiare , qe aktualisht nuk e kane te gjitha gazetat , ose kete mbeshtetje e gezojne gazetat dhe medjat me te pa meritara dhe parazitare . Sepse ndodh keshtu , eshte folur dhe shkruar mjaft , por me kryesorja eshte fakti se kapitali shqiptar , qe duhet te jet sponsorizus , eshte me origjine te dyshimte dhe ky kapital , perpara se te sponsorizoi gazetat , mendon per mbijetesen e vet dhe shpesh arrin , qe te sponsorizoi krimin , por krim quhet dhe nje shtyp i deformuar dhe me partishmeri inkandishente . Shtypin duhet te sponsorizohet nga nje biznes me origjine transparente .
Ne dienine time , bizneset , qe sponsorizojne shtypin , lehtesohen nga taksat , pra sic shifet perseri eshte buxheti ai , qe investon dhe ne shtypin e ndershem . Buxheti eshte i shtetit dhe i popullit , jo i pushtetit provizor , qe eshte pa nderprere , nen monitorimin e shtypit . Eshte ligji ai , qe i sanksionon keto marrdhenie . Kur diskutohej ligji per shtypin, ish Krueministri futurist, Fatos Nano, tha se ligji duhet te kete nje nen : “Shtypi eshte i lire dhe i pa varur “. Mbase eshte formuluar dhe eshte vendosur vetem kaq. Po qe keshtu eshte fatkeqesi , sepse e le shtypin te vetsakrifikohet dhe te bjeri ne gjunje te pushtetit , sic edhe ka ndodhur . Shoqeria eshte ndertuar mbi baza interesi . Nuk mund te kete forme tjeter sponsorizimi i shtypit . Natyrshem lind pyetja : Pse buxheti do kontroboi ne sponsposorizimin e shtupit te pa varur ? Nuk ka fond , qe nuk ka orgjinen e buxhetit , i ligjshem ose i pa ligjshem qofte . Formalisht vetem parate e emigranteve nuk dalin nga buxheti . Loja eshte , qe daljet te jene te mbeshtetura ne ligj . Ligji mbi shtypin eshte me kompleksi ,sepse supozohet te sanksionoi baraspeshat e te gjithe pushteteve dhe shtresave .
Ajo qe ka fituar shtypi yne eshte liria e plote e te shprehurit . Sejcili mund te shkruaj sa dhe si te doje . A mjafton vetem liria e shtypit ? Megjithse firore e madhe , eshte e pa mjaftushme . Burimet njerezore te shtypit shqiptar jane te mjaftushme , per ta evituar vdekjen biollogjike. Vete shtypi duhet te ushtroi autocensure, per te merituar simpatine e sponsorizimit . Ka 23 vite , qe shtypi nuk trajton analiza ekonomike, vec sensasione dhe kronika te zeza. Sponsorizimin sejcili duhet ta kerkoi se e meriton , jo se i dikuja i misherohet. Buxheti , si qese e popullit u takon dhe gazetave , pa prekur pa anshmerine e tyre. Shtypi eshte i lire , por jo anarshi . Shtypi eshte subjekti me i organizuar, qe mund te kete ne kupen e qiellit . Kam mendimin se vete Profesor Fuga me shoke , do te jene njerzit e duhur , qe mund ta futin shtypin ne korrnizen ligjore qe i takon .Perpjekjet e para ardhesve rezultuan te deshtuara .
Illo Foto / Studjus.NY Mars 2015

Filed Under: Opinion Tagged With: gazetari, Illo Foto, profesioni

Lideri im

March 4, 2015 by dgreca

Nga Ilir Levonja-Florida/
”Berisha iku, e bëri si burrat, burri. Me mijra njerëz zevëndësuan cover-up e tyre në fb me portretin e tij. Atëhere fitimtarë, jo për ‘të, por për këta mijra që e duan, shpresuan, panë dhe besuan tek ai liderin apo gjeniun, lëreni të ikurin në shenjtërinë e tij.” Këto radhë i kam shkruar disa ditë pas dorëheqjes tënde publike. Pasi e tillë ishte… Ose kështu mendoj unë, historike. Qoftë edhe për kalendat e brishta të historisë së vendit tonë të vuajtur. Njëzet e dy vite lider?! Kohë e madhe. Por që fatkeqësisht, pavarsisht shijeve të mia, mendjes time. Ka nga ata që të krahasojnë për pushtetin absolut edhe me Enverin. Në fakt është një lloj justifikimi i përvitshëm, që çohet e përçohet nga njëri lider tek tjetri duke ndëshkuar kaq brutalisht shoku-shokun. Veç me fjalë dhe tension situatash. Por asnjëherë ligjërisht. E kështu për të mos u zgjatur, është krijuar një kulturë sharjesh në këtë vend të ”mallkuar” sa ia ka kaluar edhe diktaturës së proletariatit.
Megjithatë t’i mbetesh lideri im. Kam rastisur të ndodhem fare pranë, që nga koha e pardesyve të bardha. Kam ndjerë se si tronditej asfalti nën këmbët tona. Sepse po vije ti. Më shungullojnë akoma fjalë të tilla, si bashkëvuajtës. Apo bizhuteritë e grave do të shesim që të bëjmë rrugën e kombit etj. E sa e sa të tjera. Por ndërkohë kam parë edhe mizëri, urrejtje, vrasje. Dhe konflikte që nuk janë aspak pjesë e reale apo normale e një demokracie. Qoftë kjo e brishtë edhe si kjo e vendit tonë. Edhe pse po ikën treçereku i parë, i kësaj kohe të re. I sistemit të hapur, të ëndërruar. Prapë ka urrejtje, ka mosmarrëveshje të natyrës shekullore, që nga rënia e Perandorisë Osmane. Madje më të forta. Pasi akom kudo, të gjithë ne, demokratë, ballistë, monarkistë, legalistë, socialistë, komunistë. Me dëshmorë të tillë. Me akademikë të tillë. Me shkenctarë, apo intelektualë të tillë. Mëshojnë dhe kërkojnë të na shkojë vetëm e jona. Asnjëherë çështja. Ajo për të cilën ne mendojmë se po i shërbejmë. Akoma kemi armiq dhe luftë klasash.
Një detaj. -Akoma nuk janë hapur dosjet.
Madje kemi politikë klanesh. Ose politikë të marrë peng. Brenda një grupi të përjetshëm njerëzish. Të cilët me dashje ose pa dashje, po i ngjajnë Enverit. Ndërkohë ne i premtuan shoqërisë tonë pastrimin.
Një detaj tjetër. -Kryetarë të përjetshëm. Qofshin këta në parti, në bashki të ndryshme. Emra që zgjidhen me dhunë, me imponim. Përjetësisht pushtetarë, siç është edhe rasti i ishaleatit tënd Ilir Metës. Ndërkohë ne i premtuam shoqërisë tonë promovimin e vlerave.
Unë mund të ndalesha gjërë e gjatë, gjithë këtë ditë të bekuar. Por nuk ia vlen. Për më të thjeshtën arsye. Përfundimin po të njëjtë. Në këtë pengmarrje që i është bërë atij vendi. Qoftë edhe në dëshirën më të vogël, për të thënë mendimin ndryshe. Askush nuk ka kurajo. Nga të gjitha krahët. Përse.? A mund të quhet kjo arritje? A është kjo demokracia? Nuk ia vlen edhe për një përfundim tjetër. Bojkotet. Dhe prapë lufta brenda të njëjtëve personazhe. Pra pengmarrësve. Ndërkohë ne i premtuam shoqërisë tonë filozofinë e rrjedhës së ujit.
Sot në një nga postimet e përditshme të tua. Që më dha edhe shkak të shkruaj këto radhë. Na flisje për kriminelin Ilir Meta. Kupolën e krimit. Kur mendoj se ne qeverisëm më ‘të për kaq vite. Habitem. Trishtohem. Sado nuanca brutale të ketë loja politike. Prapë paska nga këto që nuk u kapërdikan fare. Një kupolë e tillë nuk bëhet për një ditë. Ndërkohë kujtohem se si në një natë dimri, ti shkove befasisht në shtëpinë e Ilirit. Dole vonë dhe në entuziazmin e gjellëve dhe verës na fole se për një farsë të montuar. Për presion, a ku di unë se çfarë. Ndërkohë e gjitha kjo i ngjan atij inati me vajzën që nuk na eci. Ne e kishim në mesin tonë Lirkën. Flirtuam me ‘të. U dashuruam. E mbrojtëm me fanatizëm. Aq sa harruam pemët e kopshtit tonë të bukur.
Sa mirë sikur të na i kishe thënë atë natë, këto që po na thua sot.
Që të besonim në ekzistencën e një lideri.
Megjithatë Lideri im, më duhet ta mbyll me po të njëjtin paragraf që e hapa. Ndofta ato fjalë që ua thashë dikur lexuesve. Më duhet të t’i them edhe ty. ”Berisha iku, e bëri si burrat, burri. Me mijra njerëz zevëndësuan cover-up e tyre në fb me portretin e tij. Atëhere fitimtarë, jo për ‘të, por për këta mijra që e duan, shpresuan, panë dhe besuan tek ai liderin apo gjeniun, lëreni të ikurin në shenjtërinë e tij.”

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja, Lideri im

PSE LDK NË ZVICËR MASHTROI ME EMRIN E TEUTA RUGOVËS

March 1, 2015 by dgreca

Nga ELIDA BUÇPAPAJ/
Që kur nga skena politike është larguar Ibrahim Rugova, LDK ka marrë rrugën e tatëpjetës. Bie poshtë e ma poshtë, duke zvogëluar numrin e simpatizantëve, të cilët ose votojnë për subjekte të reja ose abstenojnë të zhgënjyer në pritje të një ndryshimi. Po ky ndryshim nuk po duket asgjëkundi.
Pasqyrë e kësaj tatëpjete është edhe LDK në Europë dhe Zvicër. LDK-ja është zhbërë pothuaj. Zhbërja e LDK-së në Europë përkon me kohën e aleancës të PDK-LDK. Jo se mungojnë njerëzit dhe simpatizantët, porse mungon tërësisht organizimi. LDK në Zvicër është e organizuar për të ç’organizuar, ndarë e përçarë simpatizantët, gjoja në emër të një humbje të interesit njerëzor.
Ndërsa Hashim Thaçi ka tetë vjet që e mban kontrollin e diasporës. Përmes Ministrisë së Diasporës ka nën kontroll pothuaj të gjitha shoqatat, me organizime të ndryshme te nivelit amator, ku në krye të tyre ka vënë njerëzit e vet, që cilët janë me një nivel folklorik.
Aleanca faqezezë me Hashim Thaçin, një herë e Sejdiut e tash e Mustafës, ka bërë që ta dizintegrojë pothuaj totalisht LDK-në në Europë dhe Zvicër. Zvicra nga modeli i organizimit, i përkushtimit, i sakrificave, tani është kthyer në një organizim inekzistent.
Lëvizja më të madhe e shekullit XX në Europë që do të kujtohet në histori për rolin e saj deciziv në mbështetjen e pavarësisë të Kosovës dhe veçanërisht në mbështetje të Ibrahim Rugovës, tani ka marrë rolin kundër vetvetes.
Gjithmonë kam thënë se kriptothaçistat e kanë sakatuar LDK-në, por sot lufta kundër llojit bëhet nga pozita komode, të vëllazërim bashkimit të dy lidërshipave. Hashim Thaçi qëndron në pushtet me injeksione. Kësisoj edhe lidërshipi aktual i LDK-së.
Por është e papranushme që ta kthejnë diasporën në një pasqyrë të degradimit të tyre, sepse diaspora shqiptare në Europë është pjesë integrale e Perëndimit dhe jo fytyrë e shëmtuar e një keqqeverisje të kallur në korrupsion dhe shpërdorim të pushtetit politik.
Shkatërrimi i LDK-së në diasporë është arritur duke e kthyer nga një lëvizje e krijuar nga intelektualët në një lëvizje anti-intelektuale, që i lufton intelektualët bash si Hashim Thaçi në kohën kur kërcënoheshin e vriteshin mbështetësit e njerëzit e LDK-së.
LDK në Zvicër i ngjan një ngrehine fantazëm, pa elektorat, pa statistika, e vetizoluar, e kthyer në një lëvizje fshatarësie.
Një lëvizje ka sukses nga kauzat e rëndësishme, atë e mbajnë në këmbë idealet Perëndimore, e çojnë përpara idetë të cilat realizohen prej njerëzve të ditur, me aftësi, kredibilitet dhe integritet. Por LDK-ja në Zvicër nuk i afron këta njerëz, përkundrazi bën gjithçka që t’i mbajë larg dhe t’i largojë, duke i zëvendësuar me sharllatanë të cilët nuk gëzojnë as simpatinë më të vogël në komunitetin e simpatizantëve të veprës së Ibrahim Rugovës këtu.
Kjo është një situate shumë dramatike, që i shtohet kaosit të prodhuar në Kosovë po nga politika. Ajo politikë mizerabël që bëhet në Prishtinë, reflektohet në komunitetin e diasporës shqiptare në Europë dhe Zvicër. Thaçi kontrollon jo vetëm shumicën e të gjitha shoqatave ku edhe investon, duke mbajtur një segment klientelist që nxjerr përfitime personale, por mban nën kontroll edhe LDK-në, duke mos lejuar organizimin e saj. Dhe kulmi i skandalit arrin se ndërsa Sejdiu dhe Mustafa bëjnë aleanca me Thaçin, diaspora e krahut rugovist mbetet gjithnjë e ekskomunikuar, ku lidërshipi i saj është jashtë çdo protokolli dhe ngjarje apo eventi.
Megjithatë një grup i njerëzve idealistë kanë mbetur në LDK-në e Zvicrës. Ky grup i ngjan një celule që nuk ka as ndikim dhe as fuqi për të sjellë ndryshim, sepse është nën presionin e politikës që vjen nga Prishtina. Kjo lëvizje që ka mbajtur gjallë gjithë institucionet e shtetit paralel në Kosovë, që ka mbajtur me frymë shkollat, diplomacinë, qeverinë në emigracion, sot ka mbetur në një gjendje mjerane duke vegjeturar prej mercenarizmi vulgar, që as shqipen nuk di se si ta shkruajë e ta flasë.
Synimi i atyre që bënë aleancë me Hashim Thaçin ka qenë shkatërrimi përfundimtar i LDK-së në diasporë, sepse një lëvizje e forte në SHBA, Europë, veçanërisht Zvicër, Gjermani, Belgjikë do të kishte rolin ndikues e kritik ndaj keqqverisjes. Kështu justifikohet edhe lufta që bën sot fantazma e LDK-së në Zvicër me intelektualët dhe elitën që ka patur rol shumë të rëndësishëm në kohën më kritike të paraluftës, luftës dhe pasluftës.
Kthehuni pak prapa dhe kujtoni kohën kur ishte Rugova gjallë se sa e faktorizuar ishte LDK-ja dhe shihni tani kur kushtet janë aq favorizuese dhe LDK-ja është totalisht e defaktorizuar.
E defaktorizuar ka mbetur edhe LDK-ja në diasporë dhe Zvicër, e bunkerizuar, e vetizoluar, në pozita qesharake, kredibilitet-humbur. Askush nuk u shkon mbrapa. Jo se nuk duan. Po nuk kanë se kujt. Asnjëherë LDK-ja në diasporë nuk ka qenë satelite e politikës, siç është prej kohës kur ka vdekur Rugova. LDK-ja ka qenë faktori më i rëndësishëm i diasporës, që sot është kthyer në hiç.
Sot LDK-ja në Zvicër është totalisht e paralizuar, pa veprimtari. Për të tërhequr vëmendjen bën organizime mjerane në ditë festash të cilave kërkon t’u shtojë rëndësinë duke ftuar ndonjë politikan nga Prishtina. Kur do të duhej që ta tërhiqnin vemendjen e Prishtinës duke u faktorizuar si komunitet.
Për t’i karakterizuar apo portretizuar, kanë një mentalitet makutësh, megjithëse fati me ta është treguar bujar, pasi jetojnë prej gati katër dekadash në Zvicër dhe, magjithëse kanë shtëpi e prona kudo, kanë vetura e gjithçka, të krijojnë përshtypjen sikur vuajnë varfërinë ekstreme. Zot fali.
Kur po mbushet çerek shekulli që nga dita e krijimit, LDK-së në Zvicër nuk i ka mbetur asgjë si pasuri intelektuale, veç kujtimi i periudhës historike, ndërsa po të pyesësh për fondet e mbetura, gjithë pasuria e LDK-së rezulton të jetë vetëm me një shifër.

Por problemi më i madh është se duke vepruar si satelitë të Prishtinës, Prishtina arrin synimin për të amortizuar çdo përpjekje të komunitetit të LDK-së në diasporë për ringjallje apo ripërtritje. Dhe megjithëse frymën e Kosovës edhe sot e kësaj dite e mbajnë gjallë remitancat, veçanërisht ato që vinë nga diaspora e Zvicrës, kjo diasporë sot trajtohet me përbuzje dhe nënvleftësohet si komuniteti i dorës së fundit.
Ky stad mjeran i LDK-së së diasporës si satelit i Prishtinës përmes uzurpimit dhe monopolizimit të gjithçkaje që lidhet me këtë emër, ka si produkt dështimin dhe suksesin zero. Edhe festa e 7 vjetorit të pavarësisë sivjet ishte flop i një gënjeshtre.
Prej datës 15 dhe përsëri më 18 shkurt pasdite u lajmëruan në të gjitha nivelet deri edhe në Facebook, se në festën e organizuar nga dega e Zürichut të djelën më 22 shkurt, do të jetë e pranishme deputetja e LDK-së zonjusha Teuta Rugova, e cila kishte njoftuar paraprakisht se nuk do të mund të vinte për arsye të angazhimeve të saj. Por organizatorët e takimit deri ditën e djelë 22 shkurt paradite, pretenduan se në orën 12:00 do të dilnin të prisnin në aeroport Teutën, kur ajo e kishte bërë të ditur mospraninë e saj. Duket se organizatorët e dinin mirë se gjithë prania e atyre që do të vinin në festë do të ishte e kushtëzuar nga prania e Teuta Rugovës, prandaj nuk e lajmëruan as mos paraqitjen e saj.
Ky është niveli i përfaqësimit të LDK-së në Zvicër, aspak i denjë për të fituar respektin dhe simpatinë e atij komuniteti që e ka mbështetur Ibrahim Rugovën dhe idealin e pavarësisë, kur ky komunitet bëri gjithçka në emër të idealeve Perëndimore dhe lirisë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Elida Buçpapaj, LDK Zvicer, mashtroi, Teuta Rugova

ZERI I KRAHINES “DUKAT-TRAGJAS E RADHIME”: GANGRENA 24 VJECARE ME PRONAT

March 1, 2015 by dgreca

DEKLARATË PËR SHTYP E SHOQATËS “KRAHINA JONË DUKAT, TRAGJAS RADHIMË” LIDHUR ME POZICIONIMIN E BANKES BOTERORE PER PRONAT/
Tiranë, me 01.03.2015/
Sipas njoftimit të AKKP, me 26 Shkurt 2015, ky institucion ka zhvilluar një takim të frytshëm pune me ekspertë ndërkombëtarë nga Banka Botërore në kuadër të programit të Qeverisë për procesin e reformimit ligjor dhe institucional.
Sipas informacionit ekspertët e Bankës Botërore u shprehën pozitivisht për hapat e ndërmarrë deri tani dhe do të kërkojnë gjetjen e një formule të re, për kompensimin e subjekteve të shpronësuar . AKKP dhe ekspertët e B. Botërore pretendojnë se në zbatim të vendimit pilot të GJEDNJ “Manushaqe Puto/2012 ” kanë realizuar një analizë të hollësishme të legjislacionit mbi çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronës dhe kanë evidentuar masat e nevojëshme për përfundimin e shqyrtimit administrativ për dosjet pa vendim përfundimtar (janë mbi 8000 dosje), për të realizuar kështu respektimin e të drejtës së pronësisë për subjektet e shpronësuar.Sipas njoftimit të AKKP pronari do të shihet si partner me qeverinë për të zhvilluar projekte në të gjithë territorin. Reforma do të realizojë një proces për kthimin e pronës në mënyrë të unifikuar dhe në zbatim të planeve zhvillimore dhe strategjike të qeverisë sipas rregullave të përcaktuara dhe një proces kompensimi të bazuar në parimet kushtetuese për një shpërblim të drejtë për pronaret dhe real për buxhetin e shtetit dhe pretendohet se kjo “Reformë” pritet të përfundojë brenda muajit Prill 2015. Këto janë fjalë të bukura dhe shfrytëzim i ndërkombëtarëve për të justifikuar greminën dhe për të na bindur të pranojmë kompensimin në vend të kthimit fizik , si një lëmoshë bamirësie. Projekti është i gabuar dhe antikushtetues që në themel.
Gabimet me pronat janë gangrene 24 vjeçare e Shteti Shqiptar që ka në themel platformën e katovicës të realizuar nga kryeministrat e periudhës 1991-2014. Z. Sali Berisha në 2013 pranoi publikisht gabimin dhe qëndrimin e tij antipronar. Realisht ky është qëndrim antidemokratik dhe antishqiptar që i ka kushtuar vendit mijëra të vrarë, mijëra konflikte dhe familje të ngujuara . Kjo politikë që tenton të prishi themelet e autoktonisë tonë duke mos ja kthyer shqiptarit tokën e tij të trashëguar por lejon që atë ta përvetësojnë oligarkët e politikës, duhet çrrënjosur. Ne e mbështesim Apelin publik dhe mendimet e zotit Niko Nesturi drejtuar B.Botërore dhe ambasadorëve të publikuar në gazetën Telegraf fq.8 datë 28.02.2015. Kemi fakte të pamohushme, një pjesë e të cilave janë bërë publike në gazeta, dhe në faqen e internetit të Shoqatës se problemet e demokracisë në Shqipëri nga B.Botërore dhe institucionet ndërkombëtare janë menaxhuar shumë keq, duke abuzuar mbi të drejtën e pronarëve të shpronësuar për të gëzuar pronën e tyre të trashëguar konform detyrimeve kushtetuese. Kjo linjë e gabuar korruptive dhe kriminale në kurriz të popullit shqiptar duhet korigjuar dhe korigjimi i gabimeve nuk mund të bëhet duke shtuar gabime të tjera. Gabimet e B. Botërore dhe ndërkombëtarëve qëndrojnë në faktin se ata financojnë një Shtet që shkel të drejtat e njeriut dhe detyrimet kushtetuese. Ata edhe sot po vazhdojnë t’a anashkalojnë problemin e kthimit fizik të pronës tek subjekti i shpronësuar konform detyrimeve kushtetuese, konform Konventës , vendimeve të GJEDNJ dhe mbështesin platformën qeveritare që shkel çdo detyrim kushtetues.
Gabimi themelor i veprimtarisë së AKKP është se ky institucion parparakisht duhet të përfundojë procesin e kthimit fizik duke korigjuar gabimet e bëra për shka të korrupsionit me pronat në bregdet dhe të çlirojë pronat nga pushtuesit që janë vetë pushtetarët 1991-2014. Pas realizimit të titujve të pronësisë konform me nenin 181 dhe të gjithë ligjet ndërkombëtar vjen problem i kompensimit. Të kërkosh justifikim mbështetës prej ndërkombëtarëve për të justifikuar zëvendësimin e kthimit fizik me formula për kompensim që të përputhen me mundësitë reale eshtë vazhdim në rugën e gabiar 1991-2014. Kjo është justifikim i vjedhjes, mohim i atdheut dhe i autoktonisë së bregdetasve. Anarkia e pronës është burimi kryesor i krimit dhe i korupsionit të organizuar dhe AKKP por dhe ndërkombëtarët nuk duhet të lejojnë që ky gabim të vazhdojë të thellohet, që nesër të pretendohet se nuk ka zgjidhje
Zgjidhja egziston dhe është e përcaktuar qartë në Kushtetutë. Pronat e sekuestuara nga sistemi i diktaturës, kompensohen vetëm kur ato jan tjetërsuar për nevoja publike . Ka shumë kohë që pronarët e kanë dhënë të gatëshëm projektligjin për zgjidhjen e problemit të pronës për diskutim në Kuvend. Ekspetrët e B. Botërore nuk duhet të përsërisin po atë gabim të ekspertëve të OSBE që megjithse nga shoqata e pronarëve ju ofroi të gatshme analizën e zituatës dhe zgjidhjen duke i treguar për gabimin në projektin e tyre, ata nuk morrën parasysh kërkesat. Specialistët e OSBE shpenzuan 1.6 milion euro dhe bënë asgjë për respektimin e kushtetutës duke shtytur kohën për pronarët e zonave turistike me iluzionin se tani për pronat është angazhuar OSBE. Që kjo eksperiencë e hidhur, të mos prsëritet nga ekspertët e B. Botërore dhe AKKP, ata duhet të analizojë dhe përmirësojnë ose miratojnë draftin e pergatur nga ana jonë, duke qenë dhe ne present në tryezë. Kjo është zgjidhja realiste dhe efikase. Deri tani kjo kërkesë vazhdon të anashkalohet dhe ne mund të thiremi kur punët të kenë mbaruar. Kjo i shërben intersave të klaneve që përfitojnë nga krimi i organizuar i transferimit të paligjshëm të trojeve në zonat turistike.
Kryeministri z. Edi Rama, ka deklaruar luftë në front të gjërë me korrupsionin. INUK duke prishur në trojet turistike ndërtimet e bëra në tokat e pronarëve prej personave të tretë ka ngjallur besimin tonë se shteti ka forcë dhe mundësi për ta zbatuar ligjin, por kjo duhet plotësuar me detyrimin e Shtetit që prona ti kthehet të zotit nëpërmjet ligjit të shtetit dhe jo nëpërmjet vetgjyqësisë. Ky ligj është prova e të vërtetës për ndërgjegjen demokratike të Kryeministrit dhe të ndërkombëtarëve. Puna e derisotme e AKKP dhe ekspertëve të B.Botërore, për të gjetur një formulë kompensimi është lexim i gabuar i Kushtetutës, i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, i vendimit pilot të GJEDNJ/2012 dhe i raportit të Komisionerit z. Nils Muižnieks, Kryetari i Delegacionit të KE, që vizitoi Shqipërinë nga 23 deri më 27 shtator 2013. Deformimi i derisotëm i konceptit të kompensimit, ka sjallë shumë gabime që duhen korigjuar sa më parë. Vetëm kështu AKKP dhe B. Botërore mund të realizojnë këtë detyrim kushtetues për zonat turistike, problem themelor dhe tejet i rëndësishëm në realizimin e këtij prioriteti kyç te Qeverisë Shqiptare.
Kryetari i Shoqatës” Krahina Jonë Dukat, Tragjas Radhimë“
Jurist Axhem Ymeri

Filed Under: Opinion Tagged With: Dukat, pronat, radhime, Tragjas

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 682
  • 683
  • 684
  • 685
  • 686
  • …
  • 866
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIMENSIONET ETNOKULTURORE DHE NARRATIVE NË ROMANIN “SHTJELLË FATESH”
  • Mbreti Zog I, themeluesi i shtetit të parë modern shqiptar, burrshtetas, politikan dhe diplomat i rralle e shumë dimensional
  • 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮𝗻 𝗡𝗶𝗴𝗵𝘁 @ 𝗬𝗮𝗻𝗸𝗲𝗲 𝗦𝘁𝗮𝗱𝗶𝘂𝗺
  • 27 Vjetori i Betejës së Koshares – Një epokë lavdie, sakrifice dhe bashkimi kombëtar
  • Historia e Krizës së Kosovës 1999-2000 përmes Zarfave Postare
  • Ali Dino – deputeti i Çamërisë dhe artisti i shquar
  • “Rikoshete e fatit” dhe “Nusja e Topiajve”, botimet më të reja nga shkrimtarja Raimonda Moisiu -Sade
  • Zgjidhje urgjente për kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut
  • STILISTIKA DHE BOTA E PERSONAZHEVE
  • Nga kërcënimi te kompromisi: Realpolitika e armëpushimit Trump–Iran
  • KRYENGRITJA E MALËSISË SË MADHE E VITIT 1911 DHE RËNDËSIA E SAJ HISTORIKE
  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT