• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ROMAN I KRIJUAR ME DASHURI DHE DHIMBJE – DËSHMI E NJË PLAGE SHOQËRORE JO VETËM SHQIPTARE

July 27, 2014 by dgreca

Nga Artur Vrekaj/
“Një dashuri e vrarë” është një nga romanet e fundit të shkrimtarit Shqiptaro-Amerikan Pierre- Pandeli Simsia i shkruar në New York me temë trafikimin e qënieve njerëzore. Është një krijim letraro-artistik që skalit me fjalë të qëmtuara botën e brëndshme të një vajze 17 vjeçare Dorinës, që është edhe personazhi kryesor. Ka një ndërthurje në vijimësi të situatave me mendime filozofike e ëndrra kaq të pafajshme, kaq frymëzuese për një jetë të arrirë, që ka si zanafillë dashurinë e salindur të saj me një korier trafikant, ish-bashkëqytetar i saj.
Autori vë në dukje me fjalët e Dorinës, të kësaj vajze-ëngjëll dëshirën e paanë, të shprehurit e saj të çiltër për një dashuri me të ardhme më të bukur nëpërmjet rrugës së dijes, të pandikuar nga mjedisi shoqëror ku jeton që pak e ndihmon të kuptojë se çfarë në të vërtetë ndodh përtej detit a më në veri të Europës Perëndimore me fatin e shoqeve të saj.
Merita e të shkruarit me vëmëndje për të përçuar përmes ëndrrës, monologut, dialogut, përshkrimit, kronologjisë, pamjeve vizuale të pamjes së jashtme të të shfaqurit të njeriut kur mundohet të maskohet të thotë të vërtetën, etj e ka bërë më të realizuar edhe romanin duke e përlidhur mirë të njohurën (Shqipërinë e varfër që është në mes të rrugës për fatin e saj) që përcaktohet me Dorinën dhe të panjohurën për të (trafikimin e qënieve njerëzore në botën perëndimore) që na sillet me Saimirin.
Dorinën e tregon një vajzë të rregullt, të dashur, të kujdesshme edhe në marrëdhëniet me prindërit, Agronin dhe Marjanën, me shoqet dhe mësueset, sepse nuk do që ti lëndojë ata. Ngjarjet në roman vijnë kaq natyrshmëm që të plotësojnë të gjithë dramën e dashurisë së sinqertë të kësaj vajze, që padyshim bie në sy nga prindërit, shoqet dhe njerëzit e mjedisit ku jeton, në fillesën e lidhjes dashurore me Saimirin.
Është ilustruar çdo episod me detaje të gjetura e joshëse, siç është sjellja “perfekte ” e Saimirit e zbukuruar me dhurata të shtrenjta, që i lutet dashurisht Dorinës të shkojë me të, jo “për të filluar jetën së bashku”, por vetëm e vetëm për të realizuar misionin e tij fitimprurës . Herë-herë autori nëpërmjet Dorinës dhe nënës së saj Marjanës ngre pyetje që duken vetvetiu të papritura, duke lënë të nënkuptohet se ka diçka të patreguar që fshihet pas emrit të këtij djali të qytetit të saj, që tashmë jeton në perëndimin e qytetëruar ku “parajsa” ka hedhur rrënjë edhe pikërisht nga veprimtaria kriminale e tij dhe shokëve të tij Shqiptarë.

Lënda e të gjithë romanit është vërtet e arrirë gjuhësisht, tejet prekëse për ne Shqiptarët që vërtetë kemi parë nga afër se sa të pikëlluara ishin familjet kur mësonin për rrëmbimet e vajzave në mes të ditës, me qëllim shitjen dhe shfrytëzimin në tregun e mishit të bardhë. Kjo lëndë është e krijuar me pasion për të shprehur të gjithë atë shqetësim për botën e panjohur të parajsës që premtonin trafikantët, që për fat të keq ishin njerëz me moral të degraduar, vampirë të vërtetë të ëndrrave dhe jetëve pa krye të sa e sa vajzave.

Ky roman i shkruar në Botën e Re, me shpirt të lirë është një përkushtim për të dëshmuar për ato ndodhi fatale që u sillte rrjeti ilegal i prostitucionit në botën perëndimore vajzave e grave të pambrojtura që ishin jo vetëm të kombësisë Shqiptare.
Vërejmë në të edhe tronditjen e shoqërisë Shqiptare fill pas rënies së regjimit totalitar nga shumë plagë sociale që e bënë kënetë jetën shoqërore. Dhe një nga plagët më të mëdha pa dyshim është dhimbja e madhe në familje dhe në shoqëri që shkaktoi rrëmbimi i maskuar me traditën dashurore i vajzave për të ushqyer tregun ilegal të prostitucionit në botën perëndimore.
Shoqëria Shqiptare dukej që ishte e lënë mënjanë nga gjithë mekanizmat e rregullimit të jetës me drejtësi, pasi udhëtimet e këtyre “mërgimtarëve me kulturë” kishin një mision vrasës të ndjenjave dashurore, por edhe të një shoqërie të paorientuar mirë në këtë botë të panjohur, që e gjente veten e saj të mundur përballë këtyre bishave që tregtonin jetët e pafaja, bashkëatdhetaret e tyre dhe në rastin më të keq bashkëqytetaret e tyre edhe pse familjet e tyre njiheshin. Në këtë terren shoqëror me një pabarazi të plotë socialo-ekonomike edhe romani bëhet më i besueshëm në të gjithë ndërtimin strukturor të tij.
Pena e autorit mërgimtar ndëshkon me shkrimin e tij një kriminilazim të plotë të rrjetit zinxhir që ndërlidhte në këtë punë të pistë njerëz të punësuar në shtet jo vetëm në Shqipëri,por edhe në botën perëndimore. Një përshkrim kërcënues që u bëjnë jetëve të rrëmbyera u dedikohet infektuesve të kësaj plage shoqërore, djemve Shqiptarë që e shfaqnin botën perëndimore si një parajsë të vërtetë duke përfituar edhe nga një gjëndje e lartë e varfërisë së familjes Shqiptare, sidomos në qytezat rurale ku edhe informacioni dhe lidhjet me botën perëndimore ishin më të pakta ose mungonin fare.
Në këtë vepër letrare jepen artistikisht disa drama: e Dorinës, e familjes së saj si dhe e mjedisit shoqëror duke sjellë sa më natyrshëm të tërën. Nuk ka krim më të madh se kaq, të përcjellur me një rrjedhshmëri artistike që e detyron Dorinën me shenjtërinë e dashurisë, të eci drejt ferrit pa e ditur dhe pa e prekur më parë të panjohurën, si në një ëndërr të vërtetë që mbaron me vdekje të pafajshme.
“Një dashuri e vrarë” është vërtetë një dramë tragjike Shqiptare që përmbyllet me një zgjidhje kaq të vendosur nga Dorina, një vetëvrasje e përthirrur në gjakun e saj të helmuar kur u vu përballë një realiteti vrasës në vënd të fillimit të ëndrrës së saj në parajsën e premtuar nga ai që i fali dhe virgjërinë. Akti i vetëflijimit të kësaj 17 vjeçareje është edhe një apel për lexuesin se vajzat Shqiptare të mirëedukuara në familje dhe në shkollë nuk janë nënshtruar kurrë. Pra, ky roman tregon për mua, një vlerë njerëzore për të shfaqur anën pozitive të vajzës që nuk e meriton një dashuri të tillë vrastare, një përmasë njerëzore e sjelljes së saj për të mos ulur dinjitetin e familjes së saj që mbijetoi mbi pafytyrësinë e sjelljes mashkullore.
Duke e lexuar ndjehesh si duke parë një film të vërtetë, që do të dëshiroja qoftë edhe këtu në Amerikë që filmbërësit Shqiptaro-Amerikanë ta shohin si një mundësi të artë këtë lëndë të këtij romani për ta ekranizuar. Ngjarjet e këtij romani rrokullisen me shpejtësi drejt së panjohurës për Dorinën, që mbetet në qëndër të aksionit si një portret i plotësuar me të gjitha dritat dhe ngjyrat duke e bërë lexuesin më tërheqës për ta lexuar me një frymë.
Është një temë kaq delikate kjo që trajtohet në këtë roman, e përzgjedhur me një motivacion të qartë nga autori, për të mos e lënë pa e ndëshkuar edhe në botën perëndimore ku jetojmë, sepse kjo plagë sociale për fat të keq ekziston edhe sot.
Për këdo nga lexuesit që është nënë dhe vajzë e ndjen patjetër së brëndshmi, se sa e madhe është kjo dhimbje, se çfarë ndjesie fatkeqe të sjell për jetën e Dorinës, por edhe për familjen e saj dhe për motrën e saj si dilema që mbeten të nënkuptohen në këtë roman-dëshmi, se nuk është vrarë vetëm një dashuri, por është në koma një shoqëri e tërë.
Ky është një roman vërtet i krijuar me dashuri e dhimbje, një vepër letrare që përfundon me një klithmë të madhe për të zgjuar shoqërinë të ngrihet përmbi këtë mjerim total, të gjejë rrugën e së nesërmes që femra të gëzojë respekt e dinjitet dhe të ndëshkohet krimi më makabër i kësaj shoqërie që sapo hedh hapat e parë në atë hapje me botën pa e njohur jetëzezën e vajzave të saj që bien viktimë e të shprehurit të dashurisë së sinqertë.
Ky roman është më shumë edhe një arritje në krijimtarinë e shkrimtarit Pierre – Pandeli Simsia, që përzgjedh tema të aktualitetit jo vetëm për botën Shqiptare. Fakti, që Shqiptarët sot janë prezentë në botën perëndimore me shëmbujt më të mirë të dashurisë për jetën, kulturën, gjuhën, punën e gjithçka në vëndet pritëse e bën edhe më të kërkuar këtë roman për të pastruar me qytetari këtë njollë të sjelljeve njerëzore në botën perëndimore.

Filed Under: Opinion Tagged With: Nga Artur Vrekaj, Nje dashuri e vrare, Pandeli Simsia, romani

SHQIPTARET I PERKASIN PERENDIMIT E DUHET TE KENE VENDIN E TYRE TE NATYRSHEM NE PERENDIM

July 26, 2014 by dgreca

Fakti qe grupi Pro-Perendimor po behet tema e dites e tregon vete rendesine e kesaje levizje brenda mazhorances gjithsesi edhe ashtu te brishte megjithse e fryre si tullumbace.
Shqiperia per 68vjet ka udhtuar ne erresiren e lindjes megjithse me kohe Naimi i madh ka the o diell qe lind andej nga perendon per kombin shqiptar.
Disa e kane vene re por dalja e pakices bllokuese me nje grup deputetesh Pro-Peendimore eshte shume me teper se pakice bllokuese, shte vizion i ri per Shqiperine e shqiptaret. Shpreh bindjen se grupi Pro-Perendimor eshte ne unison me projektet e miqve perendimore per Shqiperine e shqiptaret.
Nese i shtojme kesaje situate shqetesimin e diplomacise amerikane per pengesat e investitorve Amerikan ne Shqiperi dhe fjalimin e hapur e pa dorashka te zv/sekretares se Shtetit Nuland atehere mendoj se panorama behet edhe me e qarte.
Madje pa frike mundem te them se panorama eshte jo vetem me e qarte por edhe mjaft shpresedhense per ndryshime pozitive ne Shqiperi.
Pushtetit komunist te Zones se Pare Operative ju hoq kopertura perendimore me largimin e deputeteve katolike.
Realisht feja nuk ka ndikuar dhe nuk ndikon ne politiken shqiptare por jam i bindur se per arsye shpirterore e historike grupi i deputeteve katolike jane me afer Perendimit e Kishes ashtu si Rama eshte afer Athines e Moskes.
Nuk mendoj dhe nuk dua te besoj se ne vendimin e ketij grupi deputetesh nuk eshte ndikuar edhe nga cermonia e hapjes se Kishes Orthodokse ne qender te Tiranes me “miqe” te ftuar Ruse, Greke e Serbe duke perjashtuar malazezet qe jane Ilire si ne , Maqedonsit e Kishen Ukrainase.
Historia na meson se rilindjen shqiptare e kane udhehequr kleriket katolik e shkruajme shqip prej te madhit Gjergj Fishta qe komunistet sllavo ortodoks i treten edhe eshtrit dhe bijte e tyre akoma nuk ja kane hequr nishanet Enverit qe i ka pas dhene vetes.
Kjo eshte po aq e vertete sa edhe kisha ortodokse Greke me sherbetoret e tyre ne Shqiperi kane qene po aq antishqiptar sa edhe pushtuesi turkq.Une mendoj se grupit Pro-Perendimor do ti bashkohen edhe te tjere properendimore mbase ne te “majte” e ne te “djathte te politikes shqiptare.
Madje do i beja thirrje grupit Pro-Perendimor po e quajme per lehtesi identifikimi qe t’ju beje thirrje inteltualve shqiptar qe e ndiejne veten afer filozofise e frymes perendimore ti bashkohen perpjekjeve te tyre per liri e demokraci
. Nuk do ishte keq qe figura te spikatura te shoqerise shqiptare t’ju behet ftese nominale.
Shqiperia dhe shqiptaret jane popull properendimore edhe pse dhunshem i kane mbajtur ne lindje qe 500 vjet kjo mendoj se eshte nje favor i kesaje levizje Pro-Perendimore do e quaja me plot goje. Emertimin grupi Pro-Perendimor duhet ta marrin nga filozofia e politikes se hapur e mbrojtjen e interesave te elektoratit respektivisht mbrojtjen e interesit shqiptar te shprehur dje nga deputeti Ndreu.
Do ju sugjeroja qe te mos lejojne ti identifikojne si grupi katolik pasi politika e mbrapshte kerkon qe t’ju izolojne pasi ka akoma shqiptare e shume interesa antishqiptare qe nuk duan ta kuptojne se te jeshe katolik apo te dishe se gjeneza jote eshte katolike eshte krenari dhe fat qe i perket civilizimit, e perparimit e duhet te kujtojme se dikur kemi qene ne krye te ketij civilizimi.
E perdorin e mundohen ta identifikojne si grup katolik megjithse jane te bindur se nuk eshte grupim me motive fetare por eshte fryma perendimore e shprehur ne menyren me te qarte e natyrshem ne unison me projektet perendimore per shqiperine e shqiptaret qe Shqiperia te kete vendin e saje natyral ne gjirin e kombeve te perendimit.
Shtatori qe po vjen do ishte mire ta gjente Shqiperine me qeveri teknike me tekniciene perendimore si respekt i shqiptarve per viziten e Papa Franceskut ne Shqiperi si viziten e pare ne Europe. Nese shton se viziten e dyte ne perendim Papa do ta zhvilloje ne Amerike atehere pergjigjsia e shqiptarve rritet ndjeshem per ta pritur Papen ashtu si shqiptarent dine te presin e respektojne nje mik te madh e te nderuar si Papa Franceskun qe vuri flamurin e shqiptarve rreth qafe faqe tere botes.
Per hir te se vertetes ne shqiptaret i kemi dhene shume qytetrimit perendimor qe me Shen Palin , te madhin Gjergj Kastriotin e nene Terezen si nenen e botes e jemi me fat qe megjithse te vegjel kemi pasur miq te medhenj qe nga Shenjti Gjon Pali II, Presidentet Bush Clinton e Obama e na pranoje ne NATO e deri te Papa Francesku qe jo pa qellim viziten e pare ne Europe po e ben ne Shqiperi.
Ne shqiptarve nuk na kerkohet qe te ndryshojme boten por thjesht te hedh tej demagogjine kriminale sllavo komuniste.Let see

July 26, 2014
Ajet Delaj
New York

Filed Under: Opinion Tagged With: Ajet Delaj, E DUHET TE KENE VENDIN E TYRE TE NATYRSHEM, I PERKASIN PERENDIMIT, ne perendim, shqiptaret

JA SI E LEXON KRITIKU LETREN E NASHO JORGAQIT PER KADARENE

July 26, 2014 by dgreca

Agron Gjekmarkaj: Letër Kadaresë? Sulm politik nga ish-nomenklatura/
Një letër sulmuese e kësaj natyre, do të ngjallte reagime të të gjithë atyre, që këtë akt e shikojnë si një sulm politik të ish-nomenklaturës së diktaturës, e cila duket nuk i fal shkrimtarit qëndrimin e tij 24-vjeçar në liri”. Kritiku e studiuesi Agron Gjekmarkaj e ka lexuar në këtë mënyrë letrën e hapur të Nasho Jorgaqit drejtuar Ismail Kadaresë, e botuar në “GSH” më 20 korrik. Letra e shoqëruar me debat publik, ka ngjallur reagimin e intelektualëve në media. Vetë Gjekmarkaj, hedh poshtë pretendimet që Kadare të ketë servirur një roman të shkruar së fundmi si të 1958-ës. Sipas tij, “Mjegullat e Tiranës” është roman i një rishtari në prozë. Ndërkaq, ai nuk lë pa kritikuar ata që në këtë debat kanë dalë kundër Kadaresë.
Z. Gjekmarkaj, si e gjykoni debatin për çështjen Jorgaqi- Kadare dhe ndarjen në dy palë, me kundërshtarë dhe mbështetës?
Me sa di unë, nuk ka një çështje Jorgaqi-Kadare, por një çështje Jorgaqi. Unë mendoj që Nasho Jorgaqit i këndet shumë atashimi me Kadarenë, qoftë edhe duke marrë një lumë kritikash për letrën e tij, deri tani, nga të tjerë dhe jo nga Kadare. Këtu, nuk ka debat, por një deux ex machina nga Nasho Jorgaqi, për të tërhequr vëmendje në këtë fazë të jetës së tij. Personalisht, i kam gjykuar trillime të mëdha mediatike, si këtë rast, kur flitet për palë duke barazuar Kadarenë me një tjetër bashkëkohës të letrave, të cilët janë larg ku e ku, e këtë e dinë edhe filloristët në Shqipëri, ose kur thuhet “dy të mëdhenjtë”, duke folur për Kadarenë dhe Qosjen! Pse, njësoj qenkan në madhështi Qosja me Kadarenë!? Të njëjtën peshë kombëtare e ndërkombëtare ka vepra e tyre apo ajo e Jorgaqit në këtë rast? Kemi të bëjmë me një abuzim të pastër.
Sipas jush, kur e ka shkruar Kadare këtë libër, më 1958-ën apo vitet e fundit?
Unë mendoj që Kadare nuk ka asnjë arsye për të servirur një vepër si të vitit 1958 në qoftë se nuk është e tillë, sepse ajo nuk i heq, as i shton gjë veprës së tij, kaq të gjerë e kaq të njohur botërisht. Sot, Kadare ka tjetër cilësi shkrimi, ndërsa “Mjegullat e Tiranës” është roman i një rishtari në prozë, por interesant si roman gjenezë, më tepër për studiuesit, se lexuesit e zakonshëm që kanë shijuar kryeveprat e tij. Në planin e analizës, Jorgaqi lë për të dëshiruar; është sipërfaqësor e rrethanor, nuk është në gjendje të bëjë një analizë tekstuale, diskursi i tij është tepër i ideologjizuar. Gjithë sa ai përdor si kontekst sociologjik për të vërtetuar tezat e tij akuzë, nuk bind, por e nxjerr pak ligsht atë nga pikëpamja morale. Më duket mungesë e fortë etike nxjerrja e letrave të shkruara 50 vjet më parë, nëse vërtet paska ekzistuar një miqësi mes tyre. Një miqësi edhe mund të prishet, por për aq sa ka ekzistuar duhet respektuar, ndaj përzierja e kontekstit historik me atë të sotmin, zotin Jorgaqi për mua e nxjerr ligsht moralisht. Përdorimi i letrave personale m’u duk si gjuhë e prokurorëve të vitit 1946, si gjuhë kërcënuese me kod.
Pse arrini në këtë mendim?
Natyrisht, një letër sulmuese e kësaj natyre, do të ngjallte reagime të të gjithë atyre, që këtë akt e shikojnë si një sulm politik të ish-nomenklaturës së diktaturës, e cila duket nuk i fal shkrimtarit qëndrimin e tij 24-vjeçar në liri. Autori dhe një pjesë e detraktorëve të Kadaresë nuk kuptojnë një gjë të thjeshtë, që shkrimtari është bërë prej dekadash pjesë e krenarisë kombëtare dhe një vlerë e sanksionuar ndërkombëtare, ndaj fansat e tij janë të shumtë dhe reagimet gjithashtu. Le të themi, një mit që nuk u demitizuaka kaq lehtë. Sapo kaluam një provë. Kjo nuk do të thotë që ai t’i shmanget çdo të vërtete, por e thotë Eskili, e vërteta shkon tek ai që di ta mbrojë më mirë atë, dhe në këtë rast, nuk më duket se z. Jorgaqi nuk di ta mbrojë atë. Ngjarje të tilla, më shtyjnë të mendoj sa imediate është hapja e dosjeve në Shqipëri, sepse vetëm ajo iu jep fund shpifjeve e manipulimeve dhe e bën më të qetë e më të ndershme jetën e përditshme në vendin tonë.
Ka qëndrime që barazojnë veprimin e Jorgaqit me atë të mbrojtësve të Kadaresë; ju, si e mendoni?
Në asnjë kod të së drejtës, nuk fitojnë barazi provokuesi me të provokuarin. Jorgaqi ka provokuar një masë të madhe njerëzish; them ‘provokuar’, sepse nuk bind. Sedrës së lënduar, nëse s’ka të tjera qëllime, do t’i japë një burim historik dhe moral pa bazë të besueshme, të cilat realizojnë alkiminë e provokimit. Natyrisht, jam kundër çdo fyerjeje a sharjeje, qoftë edhe kundër Nasho Jorgaqit, që ka të drejtë të thotë çfarë mendon, ashtu siç kanë të tjerët të drejtë të mos jenë aspak dakord. Ajo çka më bezdis, është analiza që bën njëfarë Ardian Vehabi ose Xhaxhai, siç e thërrasin ëmbël me përkëdheli cazë këtu, i cili e merr si të mirëqenë tezën e Jorgaqit, pa i lënë asnjë ditë kohë historisë,ta verifikojë atë, dhe mbi të fillon e ngre një arsyetim detraktues. Këto më duken si metodat e Sigurimit famëkeq të Shtetit, që nga hiçi ndërtonte një alibi. Mesa duket, ajo vjersha e Nolit që thotë “mbahu nëno mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë” mund të rishkruhet “mbahu diktaturë mos ki frikë, se paskësh djem në Amerikë”. Ca shqipo e paskan zët të madh suksesin dhe famën e tjetrit. Iu prish gjumin dhe ëndrrat. Kot e kanë, veç veremosen. Ua tha edhe avokat Ngjela, që maksimat i kërkon nga Bibla.
Si i gjykoni studimet e deritanishme mbi Kadarenë në Shqipëri?
Të pamjaftueshme. Por si gjënë më të mirë do të veçoja parathënien e plotë të Mark Markut në botimin e veprës integrale të tij, librin e Viola Isufajt “Rikthimi i Mitit”, dhe një sërë studimesh të shkurtra nga Persida Asllani e Dhurata Shehri. Do të ishte joetike të komentoja librin tim që kam botuar në Itali, mbi letërsinë e Kadaresë, – ajo është çështje e lexuesve, – por jam i mendimit se vepra e Kadaresë është univers i madh dhe studimet apo kritika shqiptare kanë shumë shumë për të bërë. Por, koha është përpara dhe do të vazhdojë brez pas brezi.(Flora Nikolli- G Shqiptare)

Filed Under: Opinion

Kur zyrtarët serbë vazhdojnë të tentojnë të ngatërrojnë adresat e krimeve

July 26, 2014 by dgreca

Krimi ndaj serbëve në Grackë të Vjetër ka të njëjtën adresë me krimin në “Panda”-n e Pejës/
Nga Fetnete Ramosaj/
Të mërkurën, më 23 korrik, erdhi në Kosovë, përkatësisht në fshatin Grackë të Lipjanit, Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, për të zbuluar një pllakë përkujtimore për disa serbë të vrarë pesëmbëdhjetë vjet më parë. Me këtë rast, ashtu siç bëjnë zakonisht të gjithë zyrtarët serbë, edhe Gjuriqi i fajësoi shqiptarët. Kësaj radhe i fajësoi shqiptarët jo vetëm për vrasjen e ndodhur para pesëmbëdhjetë viteve, por edhe për atë se qenkan fajtorë se nuk po bashkëpunuakan për zbardhjen e këtij rasti! Gjuriq tha se ka ardhur të kërkojë drejtësi për Novica Janiçijeviqin, i cili ishte vetëm 17-vjeçar, dhe serbët e tjerë të cilët “vdiqën vetëm pse kishin folur në gjuhën serbe, pse kishin shkruar në çirilicë dhe se ishin serbë”, për të vazhduar më tej se “qëllimi i këtij akti qyqar ka qenë që të dëbohen qytetarët serbë nga ky fshat dhe kjo komunë”!
Por edhe kësaj radhe, Gjuriq duket se ka harruar që llogarinë për këtë akt kriminal duhet ta kërkojë në Beograd, e jo në Kosovë, pasi që nuk ka asnjë fakt se kjo vrasje është kryer nga shqiptarët. Përkundrazi, të gjitha faktet dëshmojnë se vrasja e dymbëdhjetë serbëve në Grackë tw Vjetwr të Lypjanit është kryer nga njësitet ekzekutive të Shërbimit Sekret Serb, përkatësisht nga i njëjti njësit që e ka kryer vrasjen e gjashtë të rinjve serbë në kafenenë “Panda” në Pejë.
Në të dyja rastet, njëri i kryer gjatë luftës e tjetri pas përfundimit të luftës në Kosovë, qarqet më të larta shtetërore të Serbisë i viktimizuan bashkëkombësit e vet për ta akuzuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe popullin shqiptar për terrorizëm! Një gjë të tillë e bënë edhe në raste të tjera.
Në rastin e parë, u deshën të kalojnë pesëmbëdhjetë vjet që Serbia të pranojë zyrtarisht vrasjen e gjashtë të rinjve serbë në kafenenë “Panda” në Pejë. Në dhjetor të vitit të kaluar kryeministri aktual i Serbisë, vozhdi çetnik Aleksandar Vuçiq, njëherësh ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Radikale Serbe të Sheshelit, por edhe ministër i informatave në kohën e Millosheviqit, e pranoi publikisht se Serbia e ka kryer aktin terrorist në “Panda”, gjë që e shokoi opinionin në Serbi. Vuçiqi, iu drejtua opinionit serb (natyrisht, në prag të zgjedhjeve në Serbi), duke ia bërë të ditur se Serbia ka kryer krime monstruoze dhe se duhet të ballafaqohen me shumë gjëra të tmerrshme. “Shteti ynë ka kryer krime monstruoze…, janë shumë gjëra të tmerrshme me të cilat duhet të ballafaqohemi”, tha Vuçiq, duke përmendur si shembull vrasjen e gjashtë të rinjve serbë në lokalin “Panda” në Pejë.
Në anën tjetër, edhe Radomir Markoviqi, ish-kryeshefi i RDB-së, u ka ofruar dëshmi autoriteteve në Serbi se vrasja e gjashtë të rinjve serbë në lokalin “Panda” në Pejë, më 1998, është kryer nga shërbimet sekrete serbe. Markoviq ka ofruar dëshmi se gjithçka është organizuar nga JSO dhe se sulmin e ka bërë Millorad Ulemeku – “Legija”.
Madje, ish-kryeshefi i RDB-së, Radomir Markoviqi, disa muaj para pranimit publik të rastit “Panda” kishte kërkuar amnisti nga presidenti serb, Tomislav Nikoliq, duke kërcënuar se do ta gjunjëzojë Serbinë nëse i publikon të gjitha krimet ndaj serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, si dhe ndaj serbëve e myslimanëve në Bosnjë, krime këto që i ka kryer Serbia me urdhër të Millosheviqit. Pra, dëshmitë zyrtare janë.
Ajo që tashmë është bërë publike edhe në Serbi, ndonëse për pesëmbëdhjetë vjet iu mvesh shqiptarëve, është fakti se aktin terrorist në “Panda”-n e Pejës e ka kryer Sigurimi Shtetëror i Serbisë, në krye me Radomir Markoviqin, nëpërmjet Millorad Ulemekut – “Legija”-s, komandant i JSO-së (Jedinice za Specialne Operacije – Njësia për Operacione Speciale), e cila siç dihet ishte njësi ekzekutive e Sigurimit Shtetëror të Serbisë. Lidhur me këtë, disa medie në Beograd, duke u thirrur në burime të sigurta dhe në dëshmi faktike shkuan edhe më larg, duke bërë të ditur se “vendimin për një seri të krimeve kundër serbëve dhe shqiptarëve që e kanë mbështetur Serbinë dhe e kanë akuzuar UÇK-në, e ka sjellë Millosheviqi, në nëntor të vitit 1998 dhe Shtabi i tij Strategjik”. Sipas tyre, “atëherë u vendos që me një seri të sulmeve terroriste që do të kryente DB-ja (Sigurimi Shtetëror), pra, “Legjioni i Vdekjes” i Legijas, në sytë e ndërkombëtarëve UÇK-ja do të paraqitej si organizatë terroriste, dhe në të njëjtën kohë do të shkonte në maksimum pasioni antishqiptar në Kosovë dhe në Serbi”.
Ndërkaq, në rastin e dytë, atë të vrasjes së serbëve në Grackë të Lypjanit (të cilin e kam trajtuar gjerësisht në librin “Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë”), pa u ndalur në detaje, duhet thënë se tashmë që nga viti 2001 është sekret publik se kjo vrasje është përgatitur nga qarqet më të larta të Serbisë dhe është kryer nga njësiti i JSO-së, nën komandën e Legijas, e cila aso kohe aktivitetin e vet e zhvillonte nën ombrellën e të ashtuquajturës “Armata Çlirimtare Serbe e Kosovës dhe Metohisë”. Ndonëse fillet e organizimit të këtij formacionit paramilitar serb në Kosovë datojnë që nga koha e luftës (prill-maj 1999) dhe ndërlidhen drejtpërsëdrejti me emrin e Zoran Angjelkoviqit, njeriut të afërt të Millosheviqit, që ishte njëri prej funksionarëve të lartë të Serbisë para dhe gjatë luftës në Kosovë, njëherësh kryetar i të ashtuquajturit “Këshill Ekzekutiv i Kosovës e Metohisë”, ndërsa, gjatë luftës edhe komandant i “Mbrojtjes Civile” pranë Shtabit të Ushtrisë Jugosllave në Kosovë, mbi të cilin bie një barrë e rëndë për të gjitha krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, megjithatë vrasja e serbëve në fshatin Grackë e Vjetër të Lypjanit shënon aksionin e parë të kësaj organizate terroriste tw kryer pas luftws nw Kosovë.
Është tejet domethënëse motoja e kësaj organizate terroriste: “Ubij i beži”! (“Vrit dhe ik”!). Mbase kjo moto më së miri e definon edhe përcaktimin për taktikën që do ta përdorte ky organizim, duke futur në aksione grupe të përgatitura në Kosovë dhe në Serbi, të komanduara nga oficerë me përvojë në luftërat në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë, si dhe me direktiva të plota të Sigurimit Shtetëror Serb dhe të Shërbimit të Zbulimit e Kundërzbulimit ushtarak (KOS), si dhe njerëzit e kriminelit Zhelko Razhnjatoviq – Arkan, të cilët ishin instruktorë në bazën e tij në Erdut. Pra, ishin vrasës të stërvitur dhe me “dëshmi”.
Të gjitha dëshmitë tregojnë se vrasja monstruoze e dymbëdhjetë serbëve në fshatin Grackë e Vjetër të Lypjanit, ishte pjesë e sulmit të “Legija”-s dhe bashkëluftëtarëve të tij. Sulmi ishte i shifruar me emrin “SREB” (“Drapri”). Kjo ishte një prej taktikave të gatuara mirë nga Millorad Ulemeku – “Legija”, një prej njerëzve më të afërt të Millosheviqit. Të tërën e kishte konceptuar kështu: fshatarët serbë të Grackës do të futeshin vërtet në grackë, ndërsa aksioni i quajtur “SREB” (“Drapri”) i kishte dy kuptime: i pari, nënkuptonte ngjarjen në arat që duheshin korrur dhe, i dyti, se duheshin korrur bashkëkombësit e tyre, të cilët më pas do të paraqiteshin si viktima të shqiptarëve. Të gjithë këta u vranë në arën e pakorrur, jo larg autokombajnës. Mirëpo, të gjitha gjurmët tregojnë se ishin vrarë nga afërsia, dhe me gjasë nga persona të njohur.
Ndërsa, e tëra kishte për qëllim që pas krimeve monstruoze, të cilat Serbia dhe serbët i kishin bërë mbi shqiptarët në Kosovë, të fillohej përpunimi i opinionit ndërkombëtar, duke i paraqitur serbët si viktima të shqiptarëve, me qëllim që ta tërheqin vëmendjen e opinionit publik nga krimet e tmerrshme që i kryen forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Fatkeqësisht, një numër i konsiderueshëm i ndërkombëtarëve e “gëlltiti këtë karrem” tw serbwve. Pas kësaj vrasjeje makabër efekti propagandistik ishte i madh, mirëpo, megjithatë analizat e UDB-së dhe të KOS-it dëshmuan se efekti i brendshëm ishte negativ, ngase një numër i serbëve nisën ta ndiejnë veten të pasigurt dhe u shpërngulën në Serbi. Pra, ky akt kriminal kishte efektin domino. Pos fajësimit tw shqiptarwve, u shpërngulën edhe një pjesë e serbëve, por shumë, shumë më pak se sa po deklarojnë zyrtarisht vozhdët çetnikë Nikoliq e Vuçiq, që tash gjenden në krye të institucioneve të Serbisë, por që nuk janë larguar fare nga planprogramet serbomëdha që parashihnin ndryshimin e strukturës etnike të popullsisë në Kosovë, të cilat i hartuan së bashku gjatë viteve ’90-të të shek. XX, derisa vepronin në kuadër të Partisë Radikale të Sheshelit.
Pra, Gjuriq edhe kësaj radhe me këtë aktivitet ka dashur ta ngatërrojë adresën e krimit.
Është shumë e çuditshme se si pas kaq shumë vrasjesh e masakrash që i kryen forcat serbe në Kosovë, që për t’i humbur gjurmët e krimit mbollën varreza masive me trupa të shqiptarëve të vrarw përgjatë 500 kilometrave deri në Beograd, në Bor, në Rashkë, në Danub, Maçkaticë… dhe sërish paturpësisht vazhdojnw të tentojnë ta tjetërsojnë përgjegjësinë e krimeve! Mjafton të kthejmë kokën prapa dhe të shohim rastin Dick Marty, që filloi nga një përrallë shesheliane (e vitit 1999), që tash gjashtë vjet na qëndron padrejtësisht mbi krye. Në anën tjetër askush nuk është përgjigjur për Masakrën e Mejes e të Korenicës, kur brenda një dite u ekzekutuan nga afërsia 377 civilë shqiptarë, askush nuk është përgjigjur për masakrën në Burgun e Dubravës, askush nuk është përgjigjur për Qirezin e Likoshanin, për Abrinë, Lybeniqin, Rezallën, Izbicën, Krushën, Gjakovën, për Kosovën… Sikur vetëm një masakër të tillë ta kishim kryer ne shqiptarët, jam e sigurt se tashmë si shtet e si komb do të ishim përgjigjur për krime e gjenocid, por kjo nuk po ndodhë me Serbinë. Fatkeqësisht, drejtësia po vazhdon të ndahet me kute të ndryshme. Përderisa, Serbia shkon aq larg sa që i përfshinë në përmendore, i paraqet si të vrarë nga shqiptarët gjatë e pas luftës edhe serbë që kanë pasur vdekje të natyrshme gjatë viteve ’80 – ’90-të, i paraqet si të zhdukur edhe ata që nga frika e ndjekjes për krime lufte kanë ndërruar identitet, i paraqet si të zhdukur në përfundim të luftës edhe ata serbë që u vranë në frontet e luftës derisa ishin të mobilizuar në radhët e forcave serbe, por që as gjatë luftës as pas luftës nuk ua ka treguar të vërtetën të afërmve të tyre, shtrohet pyetja: çfarë kemi bërë ne, a e kemi bërë atë që është dashur dhe e kemi pasur obligim për ta argumentuar atë që ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë? Fatkeqësisht, JO!

Filed Under: Opinion Tagged With: Fetnete Ramosaj, zyrtaret serbe

Joe DioGuardi: Marrëveshja e Ohrit dështoi për faqe të zezë

July 25, 2014 by dgreca

“Marrëveshja e Ohrit dështoi për faqe të zezë (The Ochrid peace Agreement falled dismally)”. Ky ka qenë komenti që ish-kongresisti dhe presidenti i Ligës Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi, ka realizuar së fundmi lidhur me situatën me shqiptarët në Maqedoni. Shkëmbim ky me publicistin Nijazi Muhamedi, pasi ky i fundit i ka dorëzuar dokumentin e titulluar “Paqja e shkelur“ lidhur me gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni. Dioguardi në përgjigjen e tij ka shprehur shqetësime të mëdha lidhur me gjendjen e shqiptarëve dhe protestat e fundit. Duke premtuar se në Kongresin Amerikan së shpejti do realizohet një takim për të sqaruar diskriminimin dhe siç e quan ai ‘aparteidin’ kundër 800 mijë shqiptarëve në Maqedoni nga palët kontrolluese politike sllave të ndihmuara nga bashkëpunëtorët e tyre politik shqiptarë të korruptuar”, në këtë mënyrë duke krijuar një jostabilitet të rrezikshëm në Evropën Juglindore.

Filed Under: Opinion Tagged With: DioGuardi: Marrëveshja e Ohrit dështoi, për faqe të zezë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 731
  • 732
  • 733
  • 734
  • 735
  • …
  • 865
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN
  • ÇËSHTJA KOMBËTARE NË POLITIKËN E TIRANËS TË VITIT 1920
  • Në ditëlindjen e Vaçe Zelës, legjendës së gjallë të këngës, zërit që i dha shpirt një epoke
  • 115 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e flamurit në Deçiq
  • GEORGE POST WHEELER, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI (1934) : “SHQIPËRIA DHE BURRAT E SHQIPONJËS…”
  • Përshtypje nga Bashkëbisedimi i AFC-së dhe Mjekëve Gastroenterologë AAGA
  • Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare
  • Arkeologët shqiptarë nën vlerësimin e studiuesit anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond
  • E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT