Nuk duhemi toleruar që të bëhemi robër të automjeteve,/
duke i humbur të gjitha vetit e një jete të dinjitetshme urbane./
Corbusier/
Nga arch. Ylber Vokshi-Ylli/Prishtinë/
E mirëprita njoftimin e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun të Komunës së Prishtinës,lidhur me paraqitjen e “Projektit për rregullimin e komunikacionit në lëvizje dhe krijimin e parkingjeve në territorin e Komunës se Prishtinës”. Aspak nuk është e rëndësishme se kush është angazhuar në ketë projekt,thelbësore është që në mënyrë profesionale të bëhen analizat e duhura të ndërlikuara hapësinore dhe urbane,që si rezultat të kemi të definuara të gjitha elementet që nevojiten për të caktuar vendet, numrin e duhur,llojet e parkingjeve që i duhen kryeqytetit të Kosovës,Prishtinës.
Mendimi i im profesional është që së pari është dashur të bëhet projekti i REKONSTRUIMIT apo RENOVIMIT urban të Qendrës së kryeqytetit,nga ai studim do të shiheshin nevojat dhe kërkesat për hapësira të reja të parkingjeve,të cilat së bashku me ato ekzistueset,duke aplikuar të arriturat teknologjike të shekullit të ri, deri diku do të plotësonin nevojat minimale për parkim të banorëve rezident dhe atyre të tjerëve si vizitor ditor,të cilët janë të shumtë në Prishtinë.
Pik së pari me mjete dhe mekanizmat që i disponon shoqëria jonë,duhet me e ndryshuar filozofinë e të menduarit dhe vepruarit, ku lëvizja me automjet në qendrën e kryeqytetit duhet minimizuar në maksimum,si dhe propozuar parkingje kolektiven,në etazh apo nëntokësore,si një nga mundësit e preferuara për të zbutur ketë problematikë. E di kjo kushton por duhemi me u mësua të paguajmë për luks,si të tjerët në qendrat e kryeqyteteve në tërë rruzullin tokësor.
Si rezultat i një pune të keqe me dekada të cilën e ka trashëguar Qeveria e re e Komunale,ndoshta si një nga problemet ma emergjente që urgjentisht kërkon zgjidhje,nuk duhej të ishte arsye për të marrë veprime të ngutshme si është vepruar në rastin konkret. Caktimi i lokacioneve për parkingje kërkon një punë komplekse ku duhet me qenë të përfshirë shumë profile ekspertësh ku kryesorët duhet me qenë Planerët hapësinor dhe urban e si ndihmës munden me u inkuadrua edhe profilet tjera si janë gjeografët, inxhinierët e komunikacionit dhe të tjerët sipas nevojës,së bashku me bashkëpunëtor të jashtëm si inxhinierët e ndërtimit,gjeometrat,sociologët etj.
Nga ajo çka u prezantua në opinion vërehet se kjo mënyrë e caktimit të lokacioneve të parkingjeve është bërë formalisht,janë paraparë aty ku ka pasur mundësi fizike,hapësira të lira,e jo si rezultat i një studimi të Qëndrueshëm kompleks urban. Nga një vështrim sipërfaqësorë i një pjese të qendrës,fitohet bindja se i tërë ai kompleks i banimit individual dhe kolektiv,si dhe ai i veprimtarive biznesore është i rrethuar nga automjetet,dhe krijon një ndjenjë të keqe të pa sigurisë së lëvizjes së lirë të banorëve,e posaçërisht të fëmijëve dhe të moshuarve. Si mundet të arsyeton një profesionist një mënyrë të tillë të parashikimit të parkingjeve kur një objekt banimi kolektiv në të tri anët është i rrethuar me parkingje,e pa shpjegueshme,kjo të asocion në një burg kolektiv të imponuar !
ME vetëdije apo pa atë është ngulfatur funksionimi normal i aktiviteteve private dhe publike,jeta urbane në atë pjesë të qendrës së kryeqytetit është degraduar me të madhe. As që bëhet fjalë për një rrugë pa automjete që lidhet me sheshin “Nëna Tereze”,ajo është uzurpuar nga parkingjet. Si munden të parkohen automjetet në disa pjesë të parkingjeve ku nuk ekziston as mundësia teknike e funksionimit të tyre. Nuk duhet projektuar sipas asaj se si është duke funksionuar sistemi i parkimit anarkik në këto vite në Prishtinë dhe në tërë Kosovën. Duhet me i respektuar normat dhe standardet ndërkombëtare të planifikimit urban nëse dëshirojmë të kemi zgjidhje të qëndrueshme urbane,dhe të jemi pjesë e shoqërive të civilizuara.
Trotuaret dihet për cilin funksion ndërtohen,nga presionet e mëdha dhe kërkesat në shumë raste të pa arsyeshme,u bënë vendqëndrim i shërbimeve të taksistëve. Një dukuri e tillë e shëmtuar iu mundësoi qeverive komunale të kaluara që të “lejojnë” në fillim parkingje të automjeteve në disa rrugë duke uzurpuar një pjesë të trotuareve në ato pjesë të qytetit jo shumë të frekuentuara. Kjo praktik e vjetër e komunës ende po vazhdon edhe në qendrën e ngushtë të kryeqytetit,duke harruar se trotuaret e qytetit janë të destinuar për lëvizjen e lirë të qytetarëve,e jo për parkim pa marr parasysh kërkesat e mëdha të arsyeshme për parkingje.
Një praktik e tillë në bërthamën e qytetit të vjetër dhe në atë të renë të kryeqytetit, shëmton pamjen e tij dhe e humb kualitetin e rrugës këmbësore “Nëna Terezë”,në të cilën frekuentojnë rrugët tjera që duhej të kishin trajtim “pedonal” pa automjete,nëse Prishtina donë ti ngjason qendrave të tjera evropiane,alternativ tjetër nuk ka. Për ketë ekzistojnë mundësit teknike por ende nuk ka veprime konkrete, përkundër presionit të profesionistëve ( demonstrimi i arkitektëve të PAW-it në muajin korrik),të cilët po dëshirojnë që edhe Prishtina të iu ngjaj kryeqyteteve tjera në botë, ku komunikacioni dhe parkingjet tërësish janë larguar për vizitorët,nga qendra e Kryeqytetit.
Pagesa e parkingjeve dhe kufizimet kohore janë domosdoshmëri,kanë ekzistuar edhe përpara në Prishtinë,ajo nuk është garanci për funksionim normal të komunikacionit dhe shërbimit të parkingjeve në qendër,ajo mënyrë pas një kohe është larguar nga vetë qeveria komunale e asaj kohe. Nuk duhet me u bazuar shumë në ato metoda,duhet me iu përshtatur filozofisë jetësore të banorëve të Prishtinës dhe Kosovës,e cila nuk është as përafërsish e ngjashme me popujt e regjionit dhe ma gjerë.
Besoi se ky projekt i parkingjeve është si një zgjidhje e përkohshme,për të korrigjuar sado pak anomalit e shumta që kanë ndodhur në vitet e pas luftës në Kosovë, e posaçërisht në Prishtinë,ku ka dhe ka pasur përvetësime dhe uzurpime të shumta,në emër të caktimit të lokacioneve për parkingje publike dhe individuale. Gëzon fakti që për problematikën e komunikacionit urban dhe ndër-urban si dhe parkingjeve për tërë kryeqytetin dhe Komunën e Prishtinës,vendimmarrësit komunal janë në kontakt me zyrtarët e kryeqytetit të Kroacisë,Zagrebit, nga të cilët kanë çka të mësojnë.
Së fundit edhe në Planin Zhvillimor Urban (PZhU) i cili është aprovuar në Shtator të vitit 2013,në listën e përpilimit të projekteve prioritare për vitin 2014 parashihen dy projekte që trajtojnë ketë problematik jetike për Prishtinën si:
P1. Hartimi I MASTER PLANIT për transportin në Prishtinë. dhe
P2. Hartimi I Planit për Masat e përkohshme për rregullimin e Parkimeve në Prishtinë në bashkëpunim me policinë e trafikut.
Duhet vetëm angazhim gjithëpërfshirës i të gjithë faktorëve vendimmarrës të nivelit komunal i cili në ketë periodë nuk ka munguar si dhe përkrahja morale dhe financiare e nivelit Qendror pasi Prishtina është kryeqyteti i Kosovës dhe është pasqyrë e të gjithë neve që ne shumicën e rasteve kemi qenë indiferent me atë se çka është duke ngjarë në mjedisin që na kushtëzon një jetë normale urbane.
arch. Ylber Vokshi-Ylli
23.07.2014 arkitekt i pavarur
ylberv1@yahoo.com
Pronarët e ligjshëm: Prej 23 vitesh po ju kërkojmë të vendosni ligjin!
Deklaratë dërguar edhe ambasadorëve të akredituar në Tiranë/
Pronarët e ligjëshëm te shpronësuar nga diktatura prej 23 vitesh po ju kërkojnë të vendosni ligjin. Një çerek shekulli pritje, që i janë shtuar 45 vjet të grabitjes nga diktatura komuniste, duhet t’i jepni fund. Në emër të subjekteve të shpronësuar që prej gati një çerek shekulli presin nga Qeveritë dhe politikanët postkomunistë të rimarrin pronat që iu grabiti sistemi diktatorial komunist, kryesia e Shoqatës “Pronësi me Drejtësi” dhe e Shoqatës “Bregdeti”, ia drejton këtë Apel, institucioneve drejtuese të vendit, ndërkombëtarëve dhe mediave: realizoni përfundimisht kthimin fizik të pronave tek pronarët e ligjshëm të shpronësuar nga diktatura komuniste, duke respektuar titujt e pronësisë në përputhje me nenet 41 dhe 181 të Kushtetutës dhe shpallni pavlefshmërinë për abuzimet e bëra me pronat tona në këto 23 vitet e fundit. Ritheksojmë se situata anarkike, korruptive dhe kleptokratike me pronat vazhdon dhe do vazhdojë ta mbajë Shqipërinë larg BE-së.
Anarkia e titujve të pronësisë është rezultat i mos zbatimit të Kushtetutës që e ka bazën në mentalitetin komunist që ka dominuar kryetarët e qeverive shqiptare që kanë zëvendësuar njëra tjetrën pas vendosjes dhe deklarimit zyrtarisht të demokracisë në 1991. Kjo psikologji, ka bërë që ligjet e miratuara pas 1991, t’a konsiderojnë pronën e grabitur nga komunizmi si pronë në dispozicion të qeveritarëve dhe si të tilla t’a përvetësojnë, ta dhurojë apo privatizojnë atë sipas interesave personale, klanore dhe elektorale. Shtypi shqiptar ka dokumentuar vazhdimisht se politikanët dhe gjyqtarët janë pasuruar me shpejtësi dhe në mënyrë të pajustifikushme. Korrupsioni me pronat dhe kryesisht me trojet në zonën turistike, kanë nxitur lakmine dhe luftën për pushtet në Shqipëri sepse pikërisht ky të pasuron. Kështu ka ndodhur dhe ky është shkaku pse lufta për pushtet në Shqipëri është kaq e ashpër.
Maxhorancat e derisotme nuk e kanë zbatuar nenin 41 dhe 181 të Kushtetutës, nene që sanksionojnë kthimin fizik të pronës së trashëguar dhe kompensim vetëm kur prona është tjetërsuar për nevoja publike. Për 23 vjet, politikanët, nëpërmjet AKKP-ve, vendimeve absurde të gjykatave, vendimeve dhe ligjeve për legalizim dhe çdo mënyrë tjetër, e kanë penguar kthimin fizik të pronës pronarëve trashëgimtarë, duke pretenduar se zgjidhja do të bëhet nëpërmjet kompensimit. Ky është dështim i programuar.
Zbatimi arbitrar i standarteve të shumëfishta, në kudërshtim me parimet morale dhe kushtetuese, ka për pasojë që familjet janë futur në konflikt të përjetshëm dhe në gjak me njëra tjetërën. Konfliktet për pronën siç është deklaruar në Kuvendin e Shqipërisë edhe nga Kryeministri Edi Rama, kanë shkaktuar mbi 8200 viktima. Ky është konsideruar bilanc lufte edhe më parë nga deputetët në seancat e parlamentit , por me sa duket nuk e ka shqetësuar Kuvedin e Shqipërisë. Çuditërisht ky problem nuk tërheq vëmendjen e duhur të disa përgjegjësve të disa organizmave ndërkombëtarë të rëndësishme prezent në Shqipëri. Pasojat kuptohen: megjithëse Shqipërisë iu dha statusi i kandidatit në BE ajo mbahet larg Europës ndër të tjera për shkak të politikës së gabuar me pronat. Veç mëkateve të politikanëve tanë, zgjatja edhe për 23 vjet e sistemit diktatorial mbi pronat tona, është pasojë e qendrimit të gabuar edhe të disa instancave ndërkombëtare që kanë nënvleftësuar rëndësinë që ka zgjidhja e çështjes së pronës për ndërtimin e një demokracie dhe sistemi kapitalist të mirëfilltë në Shqipëri.
Ish kryeministri Sali Berisha, personi që ndërtoi anarkinë post komuniste me pronën, pas 23 vjetësh, u detyrua t’a pranojë përgjegjesinë dhe deklaroi në intervistë televizive se: “ Klasa Politike Shqipëtare me ligjin 7501 ka GABUAR ”. por edhe pas këtij deklarimi opozita vazhdon të heshtë për korigjimin e gabimeve dhe pasojave të kësaj politike të gabuar.
Platforma e maxhorancës dhe Qeverisë së Kryeministrit Edi Rama, për zgjidhjen e problemit të pronave nëpërmjet kompensimit, është vazhdim i rrugës së gabuar të Sali Berishës. Drejtori i Bankës Botërore Z.Lahi, është shprehur se “Kompensimin e pronave në Shqipëri, s’ka buxhet që e përballon…”, por nuk paraqet zgjidhje tjetër dhe çuditërisht nuk shprehet për kërkesat tona të përsëritura. Zv/Minitri i Drejtesisë z. Peçi në Komisionin e Ligjeve deklaroi se : “ …nëse vazhdohen të jepen vendime të tilla nga Strasburgu, atëherë rrezikohet falimentimi i shtetit Shqiptar..” por edhe Ministria e Drejtësisë nuk ka treguar vullet për zgjidhjen e problemit ndofta duke menduar se ka rënë në ujdi me KE.
Gjykata e Strasburgut, të cilën gjejmë rastin ta falenderojmë, është i vetmi institucion që nuk ka përkëdhelur mungesën e shteti ligjor dhe ka vazhduar të zbardhi vendimet për pronarët por me gjithë këtë politikanët akoma nuk po arsyetojnë.
Shoqatat “Pronësi me Drejtësi” dhe “Bregdeti” shumë herë dhe prej shumë vitesh i kanë denoncuar aktet ligjore për pronat që janë në kundërshtim me Kushtetutën, si dhe vendimet e fundit të Qeverisë për të paisur me çertifikata pronësie pseudopronarët e fabrikuar nga zbatimi i asaj pjese të ligjit 7501, që është e gabuar dhe antikushtetuese, ashtu siç janë të gabuara ligjet për privatizimet dhe legalizimet e ndërtimeve pa leje për të pronësuar persona të tretë në zonat turistike, apo mos veprimet e policisë ndërtimore për personat e tretë që kanë pushtuar pronat e të tjerëve. Kjo maskaradë duhet të marri fund.
Në Apelin që dy shoqsatat i kemi drejtuar zotit Stefan Fyle, ambasadërëve të BE, OSBE, B.Botërore, FMN dhe gjithësej 54 institucioneve të tjera në Mars 2013 kemi përfuduar me këtë pyetje: “Edhe sa jetë të tjera njerëzish do të duhet të humbasin nga abuzimi kriminal me pronat, edhe sa dekada të tjera abuzimi kriminal të të drejtave pronësore duhet të kalojnë, edhe sa herë më shumë të pasur në mënyrë korruptive për shkak të abuzimit me të drejtat pronësore klasa politike dhe sistemi gjyqësor shqiptar do të duhet të jenë para se komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë për një çështje kaq ekzistenciale për një komb?”
Apelit të Marsit 2013 i bashkangjitëm një projektligj, hartuar nga specialistët tanë, i cili përmbledh dhe zevendëson me një ligj të vetëm duzinat e ligjeve e rregulloreve aktualisht në fuqi (projektligji është publikuar në adresën www.defendingproperty.com). Llogjikisht është e qartë, se nëse toka kthehet sipas dokumentave të shtetëzimit tek pronari që e trashëgon dhe kompensimi bëhet për pronat e tjetërsuara për nevojat publike sipas Kushtetutës, siç e kërkon projektligji ynë, problemet zgjidhen përfudimisht nga Shteti dhe detyrimi financiar i Shtetit për kompensim bëhet gati ZERO. Por ky projektligj ka rënë në vesh të shurdhër. Rikujtojmë se kjo zgjidhje duhej të ishte bërë 21 vjet më parë, në 1993, me projektligjin e paraqitur nga shoqata “Pronësi me Drejtësi”, i cili u sabotua nga deputetët e kohës. Edhe letër pozicionimi për pronën dërguar në 11 Nëndor 2013 Komisionit Europjan dhe ambasadorëve nuk ka gjetur jehonën e shpresuar.
Me keqardhje shikojmë se disa nga Ambasadorët përfshi ata të BE dhe OSBE tematizojnë probleme të pa zgjidhura siç janë marveshja mes maxhorancës dhe opozitës për probleme të ndryshme por anashkalojnë kthimin e pronës tek i zoti dhe justifikohen, duke e inkluduar atë në problemin e përgjithshëm të korrupsionit. Prona meriton të evidentohet si kusht prioritar, sepse respektimi i saj është tregues objektiv i nivelit të zhvillimit të demokracisë dhe rendit kapitalist. Dënimet prej Gjykatës së Strasburgut nuk mund të zëvendësojë mungesën e moralit dhe vullnetit politik shqiptar për të mbyllur këtë burim të korrupsionit pushtetar që vazhdon prej vitit 1991.
Për sa më sipër ne apelojmë përsëri para ambasadorit të B. Botërore dhe FMN, Ambasadorit të SHBA, Delegacionit të BE, OSBE-së, KiE, si dhe gjithë Ambasadorëve të vëndeve të Bashkimit Europian në Tiranë, që marrëdhëniet me Qeverinë Shqiptare ti kushtëzojnë me zbatimin e Kushtetutës së Republikës për kthimin fizik dhe të pronës dhe kompensim konform Kushtetutes dhe dhënien fund qëndrimeve elektorale dhe klanore.
Apelojmë edhe një herë para Presidentit, Kryetarit të Kuvëndit, Kryeministrit, Gjykatës Kushtetuese, Avokatit të Popullit e gjithë Institucioneve të tjera qëndrore, që të ushtrojnë përgjegjësitë dhe detyrimet që u ka ngarkuar kushtetuta, në veçanti nenet 41 dhe 181, lidhur me të drejtën e pronësisë.
Kryesia e Shoqatës Kombëtare të të Shpronësurave” Pronësi me Drejtësi”
Kryesia e Shoqatës “Bregdeti”
“PRONËSI ME DREJTËSI”ASSOCIATION “BREGDETI” RIVIERA ASSOCIATION
Defending Property, Pursuing Justice
http://www.defendingproperty.com
P.O. Box 285/8195 Tirana, Albania P.O. Box 258/8195 Tirana, Albania
Phone: 355 33 22 48 83 Phone: 355 69 692 22 51
pronesi_me_drejtesi@yahoo.com shoqatabregdeti@yahoo.com
*KJO DEKLARATË PËR SHTYP QE PO I A NISIM GAZETES DIELLI NE SHBA, I ESHTE DERGUAR DHE TRUPIT DIPLOMATIK NE TIRANE
MAZHORANCA DHE OPOZITA NË UNISON
Nga ELIDA BUÇPAPAJ/
Mazhoranca dhe opozita janë në unison. Sado absurd që të duket ky fakt, kur ke para sysh se si bëhen mish për qofte në Kuvendin e Shqipërisë, se si e poshtrojnë pala palën, me fjalët më të pështira, më të ndyra që i kanë zili horrat e horrave me gjithë zhargonin e tyre të rrugëve.
Mazhoranca dhe Opozita janë në unison. Sepse e bojkotuan të dyja palët ligjin e ri për KLD – që kërkonte një votim me të paktën 84 vota.
E keni dëgjuar ju premierin e Shqipërisë si krenohet me 1 milionë votuesit e 23 qershorit. Ku i kishte dje?
Ku i kishte kryeministri i Shqipërisë deputetët kur dje dështoi votimi i ligjit për reformën në drejtësi? Ku ishte Tom Doshi, Armando Prenga, Pjerin Ndreu, Parid Cara dhe Mark Frroku? Në ditëlindjen e Mark Frrokut? Si ndihet premieri i Shqipërisë kur deputetët e PS tallen me të kësisoj?!
Sepse Tom Doshi vetë i pestë a nuk e diskreditoi dje Edi Ramën?
Ndihet sot mirë premieri i Shqipërisë pas sfidës të djeshme, kur Tom Doshi ia hodhi dorashkën turinjve? Do ta kalojë si pa u vënë re këtë skandal të deputetëve të tij Edi Rama?
Cila është përgjigjia që kryeministri i Shqipërisë i jep popullit shqiptar, kur deputetët e mazhorancës, që e kanë votuar atë në postin e kryeqeveritarit, e nëpërkëmbin, e poshtrojnë dhe nuk përmbushin një detyrim as si shumicë dhe as si deputetë të PS? Kur nga të gjitha anët bien kambanat e alarmit.
Apo kjo është lojë dhe inskenim i Edi Ramës?! Të gjithë kemi të drejtë ta çojmë në mendje, sepse ne e dimë se Edi Rama është autoritarist në parti, ashtu si edhe Berisha dhe nuk lejon asnjë mizë të fluturojë pa lejen e tij?
Por, ndërkohë, anën e Tom Doshit, Armando Prengës, Pjerin Ndreut, Parid Carës dhe Mark Frrokut kishte marrë edhe opozita, për një kinse arsye tjetër, se gjoja i paska mbetur hatri nga regjimi i urryer i Edi Ramës që ka eleminuar demokracinë në Parlamentin e Shqipërisë, ku kryeparlamentar është Ilir Meta, një aleat i vjetër i PD, me të cilin opozita në një simbiozë perfekte drejtoi vendin për katër vite?!
Po kujt ia hidhni këto. Popullit shqiptar? Po a e kanë matur Koeficientin e Inteligjencies deputetët e Kuvendit të Shqipërisë? Se sa lë për të dëshiruar?
Prandaj them se shumica dhe pakica janë në unison, ashtu si kanë qenë gjithnjë bashkë në të gjitha të ligat që i kanë ndodhur Shqipërisë, vetëm për faj të tyre.
Dhe nëse Shqipëria vazhdon të hiqet zvarrë me një sistem totalisht të dështuar, kjo i dedikohet unisonit PD-PS.
Ligji për KLD do të rivotohet javën që vjen. Ilir Meta ka lajmëruar se PD ka nisur parakohe pushimet verore, ndërsa Ambasadori i SHBA Aleksandër Arvizu është takuar me disa deputetë të PD-së, të cilëve u ka nënvizuar faktin e njohur se reforma në Gjyqësor është imperative dhe për realizimin e saj duhet gjithpërfshirje. “Ne ramë dakord që reforma është një nevojë urgjente për vendin,” u shpreh Arvizu pas takimit.
Të njëjtën gjë e pohojnë si PD edhe PS sa për demagogji, por kur vjen puna për reforma bojkotojnë. Dhe bojkotojnë në unison. Në mënyrën më perfide të mundëshme. Bojkotojnë pesë deputetë të PS dhe gjithë opozita.
Dhe kështu ka 23 vjet që nuk ndal kjo lojë me duar të pista, duke e lenë vendin të mbetet peng i oligarkëve të politikës dhe mafies.
Unë do të doja të ndihesha e sfiduar e javën që vjen ky ligj të votohet prej shumicës.
Por nëse Edi Rama nuk do të jetë në gjendje që të ketë ndikim tek deputetët e tij, ai duhet të mendojë ta çojë vendin në zgjedhje të reja, ku si kusht i nevojshëm dhe domosdoshëm duhet të vihet integriteti i deputetëve, të cilët duhet të votohen me një sistem që i krijon mundësi të plotë konkurencës së lirë dhe i heq kreut të partisë të drejtën uzurpuese që të vendosë ai se cilët do të jenë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.
SHQIPTARË, TË KEQEN E KEMI BRËNDA!
Nga Rasim Bebo, Çikago/
Është fatkeqësi, që ne të luftohemi sot nga injorantët dhe intelektualët. Më shkoqur: Në çdo vend të varfër të botës e jo vetëm në Shqipëri, përparon islami vehabistë, terrorist, mbështetës i alkaidës dhe i xhihadit. Ky është një realitet i sotëm, i financuar nga autoritetet fetare të Arabisë Saudite… Islami arab i plotfuqishëm me para nafte kërkon mobilizimin e gjithë popujve që t’i shërbejnë interesave të veta, të luftrave kundër demokracisë. Në rastin më të parë që do të shohë një vend të dobësuar, do ta sulmojë për ta copëtuar dhe pushtuar e për të vendosur sheriatin, kudo ku të mundet. Ky fenomen është i njohur me etiketën poetike: “pranvera arabe”, ndërsa në të vërtetë, realiteti që gatuhet, është regjimi Taliban, siç e ka pasur Afganistani. (Aurel Desareti 10-6-2014). Maqedonia sllave dhe Serbia ka përdorur shumë metoda për diskriminimin e shqiptarëve. Tani ata kanë gjetur bashkërisht diçka të re, krijimin e sekteve të reja, që deri në pavarësinë e Kosovës ishte i panjohur, që nuk i dinim e nuk i njihnim më herët. Si na mbiu, e kush na e mbolli në kopësht këtë egjër helmuese, e cila është duke na penguar aktivisht, për tu bërë pjesë e Evropës se civilizuar. Hoxhallarët, në kohën e Serbisë së parë, ishin kthyer në misionarë më të rrezikshëm në shërbim të pushtetit okupues për asimilimin e popullsisë shqiptare. Ata ishin bërë “Dërzhavni imami”(imamë shtetëror), të cilët paguheshin drejtpërdrejtë nga Beogradi. Rrogat e tyre ishin te rangut të ministrave. Imamët në çdo të dytën fjalë, i predikonin popullit se ishin turq dhe “myslimanë”, ndërsa kërkonin që emërtimi “shqiptar” të çrrënjosej nga fjalori i përditshëm. Një pjesë dërmuese e pleqve, betimin kryesor e kishin “pasha Turqinë!”, “Në qofsha turk, i biri turkut…” etj. Pohim ky, që kishte zëvendësuar atë: “ Jam shqiptar e bir shqiptari”. Varri i myslimanit sa më shpejt të zhduket është sevap (mirë), është haram të rregullohet varri i myslimanit, sepse shkijet i rregullojnë varret! Sepse, kjo botë është e kaurëve, kurse bota tjetër është e myslimanëve… Bashkëpunimi në mes të sllavo-ortodokësve dhe islamizmit, kishte bërë, që një numër rusësh dhe sllavësh të mbaronin shkollat medresetë në Stamboll dhe të trajnoheshin në Moskë dhe Beograd, e pastaj dërgoheshin si imamë në vendbanimet shqiptare, për t’i spiunuar dhe për t’i asimiluar shqiptarët. Kurani që përdorej në territoret shqiptare, ishte i deformuar apostafat për shqiptarët. Si në kohën e Titos edhe sot, një pjesë dërmuese e imamëve, janë dora e djathtë e pushtetit, në spiunimin e popullsisë shqiptare tek organet e sigurimit shtetëror. Një pjesë e madhe e spiunimeve të popullit shqiptar, bëhej pikërishte nga imamët shqipfolës. Në vitet ‘90 Milosheviçi grumbulloj rreth vetes së tij, atë pjesë shqiptarësh, të cilët kurrë nuk kishin qenë as në xhami as në kishë, dhe u kthyen në imamë myslimanë, me rroga të mëdha për të shpërndarë helmin dhe përçarjen popullit shqiptar. Pas çlirimit të Kosovës, dolën në shesh fenomene të reja, veç ndërtimit të xhamive jashtë traditës, u ndërtuan xhami edhe në fshatra të thella, ku nuk kishte pasur xhami, u krijuan me qindra sekte të reja fetare ekstremiste, që populli ynë s’i kishte parë dhe njohur. Beogradi bën propagandë me imamë dhe hoxhallarë, duke shpërndarë këto sekte për anomali dhe shkatërrim të vendit. (Nga Reshat Badallaj 22 prill 2012) Maqedonia, si dikur Serbia, ka përdorur shumë metoda për diskriminimin e shqiptarëve, tani bashkërisht kanë gjetur diçka të re, fatkeqësisht, bima e egër e mbjellë dhunshëm së fundi në trojet tona, vehabisto-shqipfolës, shkon edhe më larg duke mos e pranuar fare kombin shqiptar. Eshtë koha për tu thënë ndal, ekstremistëve fetarë. Duhet të punojnë të gjithë për çështjen e kombit, se feja është besim privat individual, që s’ka të përbashkët me kombin
Faik Konica, pohonte afërsisht para një shekulli, se armiku më i madh i shqiptarëve, mbeti vetja e tyre. Shteti AMË ka për obligim ligjor, domosdoshmërisht të mbrojë me të gjitha mjetet bashkatdhetarët e vet, që gjenden jashtë kufirit politik të kësaj Shqipërie Xhuxhe. Ku je fshehur, pse po hesht ti, Edi Kristaq Rama?! E kam kritikuar shumë Sali Ram Berishën, por ti do të dalësh edhe më i pafytyrë… Ku je fshehur, pse nuk largohesh nga qeveria ti, Ali Ahmeti?! … Përveç dështimeve, rrenave dhe mashtrimeve të tjera, ti llomotit se Shqiptarët janë “popull shtet-formues” në FYROM. Me pjesëmarrjen tënde kuislinge në qeverinë e kriminelit Nikola Grujevski, ti para faktorit perëndimor, legalizon legjitimitetin e tij racist/nazist, shkatërrues, aparteidin, genocidin mbi popullsinë shqiptare… Nuk janë të rastit pëllitjet e shpeshta të kriminelëve “sllavo-maqedonë”: “Shqiptarët të digjen në dhomat e gazit”, “Shqiptari i mirë është shqiptari I vdekur”. (Ndue Uka , 10 qershor 2014, “Opinion”)
Kanë dalë në sipërfaqe intelektualë me tituj profesorë, doktorë antikombëtarë, të tillë janë, Nexhmedin Spahiu, njeri me dorë të zgjatur ndaj pushtetit serbosllav! Asllan Dibrani shkruan për të: “Edhe atëherë kur ne ndodheshim në burgjet jugosllave për të mbrojtur indetitetin nacional, ai ishte në kolltukët e tyre dhe lëshonte leksione kundër nesh për të mbrojtur Jugosllavinë nga nacionalizmi shqiptar. Ky është ngritur me një kapital nga rrjetat financiare sërbo-ruse-arabe, ka hapur një televizion privat “TV Mitrovica” me një program pa vlerë, pa vizion pa koncept, me orientim aziatik, me program fetar vehabist, të versionit antishqiptar, përmes talibanizmit” shqiptar, duke mashtruar njerëzit e shkallës së ulët dhe të pa shkollë. Ky shkon aq larg, deri duke përgatitur rekrutë mercenare shqiptarë, për të luftuar për çështjen fetare edhe në luftën civile aktuale në Siri. Për situatën e krijuar, kanë përgjegjësi qeveritë aktuale në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, të cilat mohojnë historinë e kombit tone, duke u përkulur rreth propagandës islamike me qëndrime antishqiptare. Nexhmedin Spahiut, i duhet mbyllur “TV Mitrovices” si medium antishqiptar! Citojmë disa artikuj që i ka kryqëzuar vetëm me karakter fetar si bazë. Ky ka insistuar heqjen e shtatoreve të Skënderbeut në Tiranë, Prishtinë e gjetiu, për t’u zëvendësuar me atë të Sulltan Muratit. Ma tej, shkon me fjalët e pabesueshme për ta saksionuar kryetrimin, Gjergj Kastriot Skenderbeun, si antishqiptar. (“Kultura Opinion”. 12 qershor 2014).
Ndërsa. Dr. Aleksandër Lambert, shkruan: “Heroi kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një shembull universal i luftëtarit të lirisë, i nderuar në botën mbarë me përmëndore jo vetëm në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, po gjithashtu në Romë, Bruksel, Gjenevë, Detroit, Buenos Aires. Të tjera përmendore për Skënderbeun janë projektuar të ngrihen në Londër, Varshavë, Melburn, Manila, etj.
Në fakt Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi kombëtar, ishte katolik kur ai luftonte kundër otomanëve për 25 vjet rresht duke mbrojtur lirinë e Shqipërisë dhe duke penguar ushtritë otomane të mbërrinin deri në Vatikan”. (Lambert: “Evropa duhet të jetë krenare që të ketë në gjirin e saj Kombin Shqiptar”, “Zgjohu Shqiptar” 22-10-2011). H. Feraj e të tjerë si ky, thonë se Skënderbeu është protagonist kryesor i historiografisë komuniste, i futur në tekstet e historisë prej komunistëve” … Pra, po pjellin frymën me veprime antikombëtare, ky “doktor” pasqyron qëndrimin e drejtuesve për ta zhbërë kombin shqiptar! (Asllan Dibrani, 12 qershor 2014, “Kultura Opinion” Këta xhihadiste myslimanë, janë ata që sulmojnë figurat më të ndritura të popullit shqiptar, siç është shenjtëria Nënë Tereza, që është simbol i gjithë botës për humanizmin e saj. Ajo e zuri nga jaka e xhaketës Byll Klintonin, “Të mbronte Kosovën dhe Shqipërinë”,, dhe ky pas vdekjes vizitoi varrin e saj duke pëshpëritur te varri: “Amanetin tuaj e dërgova në vend”.
Nga Z. Fahri Xharra citojmë: “Zoti na ruejtë nga nexhmedinspahitë, Halilmatoshët, naimrustemët dhe shkelzengashët. Një nga shkaqet që trungu ynë ka ngelur kaq i cunguar, është fakti se ne nuk i kemi ushqyer rrënjët tona”. Zoti Xharra, nga kush e kërkon të ushqejë rrënjët, kur që nga nëntori 1941 dhe deri sot Shqipëria është drejtuar dhe drejtohet nga dy guvernatorë: I pari nga serbi Miladin Popoviç dhe i dyti nga prifti grek Janullatos. Z. Xharra, ju shkruani bukur, rrjedhshëm dhe ngjeshur. A ka mundësi, historiani të shkojë thellë e më thellë me llambë në dorë për të gjetur rrënjët, kur qeveria dhe Akademia e Shkencave vazhdojnë me nostalgji rrugën e Enverit dhe të Naxhmijes, me besnikët e saj, që janë pleksur ngushtë me Athinën dhe Beogradin në një rezonancë kundër kombit të vet shqiptar. Kur shkencëtarët Darvin, Lavoiser dhe Lomonosov, kanë qenë figura në akademitë e shkencave të tyre dhe ndihmoheshin nga shteti, ndërsa akademikët tanë, disa u pushuan nga puna, disave u lidhën një rrogë tej minimales, dhe larguan bashkë me kryetarin e tyre Ylli Popën. Shumë nga ata me diploma të marra ne Berlin, Francë, Londër, Amerike etj., sot lajnë pjatat, ashtu si dhe unë në SHBA, e të tjerë gjetkë, për të siguruar ushqimin e familjeve të tyre. Ndërsa ata shkencëtarët të huaj që përmendëm në krye, nuk i kishin këto probleme.
“Bota sot”, ndjek sulmet e hakersave të angazhuar nga qarqet politike, fetare radikale, që kanë mbështetje nga jashtë dhe nga njerëzit me pushtet nga brenda, mbas disa shkrimeve të tyre që identifikojnë Skënderbeun me kryekryminelin sërb Milosheviç, … Kjo gazetë ka zbuluar fytyrën e vërtetë të forumeve radikale islamike me instruksione të qarta nga vendet armike, ku para së gjithash hynë Serbia, apo nga njerëzit pushtetarë me ndikim, që rrinë prapa grilave, për shkak të bëmave të pështira, të padurueshme, të shkeljeve të shumëfishta ligjore, … sipas sinjaleve të fundit kanë origjinë tё përbashkët të një trekëndëshi Rusi-Serbi-Bosnjë. ( 29 gusht 2013).
Sllavët, për të ndalur frymëmarrjen e shqiptarëve, përgatitën të ashtuquajturin “Mostra” në Smilkovec – më 30 qershor 2014. U dënuan me burg të përjetshëm Halil Demiri, vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq, Fejzi Haziri dhe Sami Luta, nën akuzë se kanë kryer vrasjen e pesëfishtë që ndodhi më 12 prill të vitit 2012, afër liqenit të Smilkovcit. Ky është një projekt i konstruktuar shumë më herët nga shteti sllavo-maqedonas, vetë i vranë fëmijët e tyre, për të akuzuar dhe dënuar shqiptarët. Ky është thjeshtë montim politik, nuk ka të bëjë aspak me vrasjen e sllavo-maqedonasve nga ky grup i shqiptarëve. Ndërsa shqiptarët që mohojnë Atdheun dhe Kombin e tyre, si avokati mbrojtës Naser Raufi dhe ministri i “shqiptar” i drejtësisë, Adnan Jashari, arritën ta quanin vendimin e “pagabueshëm” të gjyqësisë “alla makedonski”. Më 4 korrik të këtij viti, u ngritën në protesta mijëra shqiptarë, me urrejtje të madhe nga padrejtësitë, dhuna dhe terrori sllavomaqedonas, më bekimin e partive shqiptare për sa e sa vite ushtrohen ndaj tyre. U pa se rinia shqiptare, kudo ku është në botë solidarizohet me Rininë Shkupjane, që mbajti një nga protestat më masive dhe mjaftë të fuqishme për liritë dhe të drejtat kombëtare dhe njerëzore të shqiptarëve, si dhe Kundër vendimit të njëanshëm gjyqësor për rastin e ashtuquajtur “MOSTRA”. I dashur lexues, po shkruaj mesazhin e Prof. Dr. Vedat Shehut që nënvizon DRIDHMAT që ndjejnë i gjithë populli shqiptar: “Kam drithma nga valëvitja e simboleve fetare, prej klerikëve politika-bërës. Klerikë të tillë frymëzojnë banda të armatosura si djaj që, në emër të simbolit dhe me simbolin në ballë, shkrumëzojnë fshatra shqiptare dhe bastisin krahina të lulëzuara shqiptare. Dridhem unë nga valëvitja e simboleve klerikale, ashtu siç u drodh Xhordao Brunua, kur i valëvitën simbolin dhe e dogjën të gjallë, ashtu si u drodh Galileu, kur duke valëvitur simbolin klerikal e kërcënuan ta digjnin të gjallë, dhe ai i dridhëruar përsëriti fjalët e klerikut jo fjalët e së vërtetës shkencore. Unë dridhem edhe më shumë kur tunden smbolet klerikale nga klerikë mediokër dhe të shitur ndaj politikave fetarë, që nxisin përçarje dhe urrejtje, stimulojnë terroristët modern të e pokës sonë. Klerikët me këto simbole valëvitëse të kundërta, janë vënë përhershmërisht në shërbim të forcave të errëta të urrejtjes së një populli kundër një populli tjetër. Këta klerikë hipokritë, predokojnë simbolin e Zoti dhe bëjnë punën që s’e bën dot as simboli i djallit.
korrik 2014.
Enverizmi nen lupen e Spartak Ngjeles
Nga Illo FOTO/ New York/
Spartak Ngjela, nepermjet UET press, ka botuar librin voluminoz “Perkulja dhe renija e tiranise shqiptare 1957 -2010(refleksione, per nje kohe“).E lexova volumin e pare, prej 638 faqe dhe per te do te shkruaj persiatjet e mija, si lexus .
Ta themi, qe ne krye te heres, libri eshte nje veper e punuar me vemendje,duke ndricuar nje periudhe historike te rendesishme te Shqiperise zyrtare dhe te kombit. Volumi i pare shtrihet me analiza, deri ne vitin 1976, ose 32 vite pas Luftes dyte botnore , qe eshte nje periudhe e brishte politike per ne, rajonin dhe Boten.
Autori , si njeri erudit , ka mundur te na japi nje panorame dhe brendi analitike te gjithe kesaj etape , qe zoterohet , per Shqiperine totalisht nga Enver Hoxha. Diktatura enveriste ishte ekstremisht e rrepte , per te ruajtur regjimin nga c’do reagim opozitar.Kete karakteristike te asaj tiranije dhe faktoret , qe e mbajten ate ne kembe aq gjate , na e ka pershkruar autori , ne volumin e pare te vepres , qe analizojme.
Nen tiranine enveriste, shqiptari jeton me shume si nje i burgosur , se sa si njeri i lire. Shqiperine e kane quajtur te huajt, burgu I madh hoxhist.
Tiranija hoxhiste , shkruan autori Ngjela, ishte me e eger se te gjitha tiranite e tjera te ngjashme te Europes lindore komuniste , madje me e eger se vet stalinizmi , nga e cila frymezohej. “Komunizmi lindor, sakteson autori , ishte pashmangesi historike , por sundimi I nje neriu te vetem , deformon dhe vete sistemin “ ( libri , ne faqen17)
Komunizmi eurolindor i pasluftes se dyte botnore , vijon Ngjela , nuk kishte as gje te perbashket me Marxin dhe komunizmin , ai ishte thjesht stalinizem , qe ne organizim dhe hierarki i ngjante nje feje se sa nje ideollogjije dhe partije . Feja i perkushtohet nje zoti imagjinar ; stalinizmi i perkushtohet nje njeriu te vetem real, te veshur me te tera pushtetet dhe kopetencat , duke e vene pushtetin , ne sherbim te familjes se tij.Ky eshte enverizmi . Ketij percaktimi te autorit Ngjela , nuk mun t’i heqesh asnje shkonje .
Vepra e Spartakut mbeshtetet ne memorien e autorit , por te ballafaquar me nje bibliografi te gjere referendare , me dokumente autentike arshivore dhe me shenime te sakta per persona dhe ngjarje . Ne kete kuptim libri, merr formen e nje studimi te plote enciklopedik, per nje sistem tipik autokrat .
Bashkekohesit e regjimit , qe sot jane te moshes se trete, ku bej pjese dhe une , e kane perjetuar kete peridhe , duke sjelle sejcili nje kujtim , nje bashkepunim dhe nje vuajtje , si dhe kujtimet per burgun e pa faj. Personalisht kam analizuar me sy kritik dhe gjeresisht politikat bujqesore , te kesaj periudhe dhe kam percaktuar autoret reale te sukseve te rritjeve , qe munden t’i shmangen frymes diktatotoriale obskurantiste te kohes . Eshte shkruar nga shume autore te tjere , perfshire funksionare te penduar , pinjolle te nomeklatures se larte , madje dhe te rekurtuar ne policine sekrete te kohes . Ka larmi temash dhe interpretimesh . E tere kjo mori shkrimesh , ndricon historine 50 vjecare . Libri I Spartakut ka te njejten tematike , por ne shume pikpamje eshte krejt ndryshe .
Ajo c’ka autori shkruan , eshte me e besushme , jo thjesht per dokumentacionin e cfrytezuar , por dhe per faktin e rendesishem , se Spartaku na i pershkruan gjendjen nga brenda , aty ku ngjarjet ndodhin. Pa diskutim , vepra e Spartak Ngjeles, do te mbetet vepra me e plote dhe me e besushme , qe eshte shkruar , per regjimin enverist dhe per ideollogjine e tij mashtruse .
Spartak Ngjela eshte lindur dhe eshte rritur ne Bllokun e rrethuar , ku hyrja ishte e ndaluar, per personat , qe nuk kishin flet-hyrje . Prindit e tij ishin komuniste te devotshem dhe antare te KQ . I ati , Kicoja,pervec luftetar i oreve te para , ishte nje nder Ministrat me te rendesishem te regjimit enverist .
Gjat lecitjes se librit , bera nje krahasim retospektiv me jeten e seres time dhe ate , qe perjetoi Atdheu ne peridhen qe pershkruan Spartaku. Une, me bashkemoshatearet , jemi rreth 14 vjet me te moshuar se Spartaku. Kur ishim 19 vjec , nuk e dinim se kishte nje lagje “Bllok “ dhe aty thureshin gjithe intrigat e politikes se kohes . Qe kishte ‘Bllok “ e mesuam , kur erdhem ne fakultet , por perseri nuk dinim se c’punohej aty .
Ne keto mosha , Spartaku bente analiza te hollesishme , madje dhe konsultohej me kolege dhe me te moshuar , ne “Broduein “ e Tiranes , qe eshte realisht rruga e Dibres dhe ku te rinjte zhvillonin biseda politike kunder regjimit , ne nje konspiracion te plote .Ngjarjet e “Brodueit “ , sot mund t’i emertojme veshje ideollogjike e urrejtjes popullore te kohes , ndaj regjimit . Per jeten aktive te “Brodueit “ tiranas , na flet dhe Kadareja , tek libri “Dimri I madh “ .
Ne I kemi perjetuar te tera ngjarjet , qe pershkruan Spartaku , por krejt ndryshe . Nga Katershja autokratike nuk dilnin lajme reale , per popullin , por vec ato , qe I interesonin vazhdimesise te pushtetit . Ku t’I gjenim ne lajmet ? Shtypi , letersija , kultura , ishin te diktuara dhe u benin jehone veprave te Enverit . Populli nuk dinte si beheshin gjyqet e fsheta , pushkatimet , torturat , mardheniet ekonomike me jashte , qendrimet reale te Krushoivit , Gorbacovit , Titos . Asgje nuk rrithte nga buti i fermetuar i Bllokut .
Spartaku u arsimua ne menyren me te mire te mundshme dhe fitoi diplomen e jurispodences . Dilte jasht shtetit , lexonte azhanset , qe ishin lajme te pergatitura vetem , per nomeklaturen e larte . Kishte shoqeri te gjere , me perfaqesus nga te tera shtresat shoqerore , kryesisht me njerez te shkolluar , qe urrenin regimin . Komunikonte me te tere femijtet e udheheqsve te Bllokut. Vecohet shoqeria me djemte e ish Kryeministrit , M. Shehu , me djalin e Manush Myftyut , vajzen e Sadik Bekteshit etj . Per vet karakterin e tij te hapur dhe sanguin , bisedonte me vet udhheqsit , madje dhe me vet ish Kryeministrin Mehmet Shehu , me te cilin druanin te bisedonin dhe djemte e tij .
Autori na ka dhene, nje epoke te rendesishme historike mbeshtetur ne memorije dhe dokumente , por te kompozuar ne forme romani .
Si e ka thurur ? Ne qender ndodhet rrethi I pare dhe kryesori I tiranise , qe perbehet nga katershja : Hoxha, Shehu , Kapo ,Balluku . Rrethi I dyte perbehet nga funksionaret e larte , qe ushtronin tiranine , ne kete rreth benin pjese dhe prindrit e Spartakut . Dukej se rrethi I pare ishte I pa thyshem , unik ne mendime dhe veprime , por predominonte Hoxha . Rrethi I dyte ishte ne pamje homogjen , por shume kaotik dhe pa as me te voglin orgjinalitet , por bente jehone , per ate c’ ka dekllaronte dhe zbatonte katershja , mbi ta . Si rrethi I pare dhe I dyti I sherbenin nje personi te vetem , Enverit dhe familjes te tij . Pjestaret e te dy rratheve , ishin ne gatishmeri te kamikazve , ne mbrojtje te njeshit , qe ushtroi tiranine , mbi popullin shqiptar , per 40 vite . Rrethi I pare veproi pa lekundje ne politiken e jashtme dhe te brendshme . Mundi te perballoi sfida te medha ne politike , ekonomi dhe ne diplomaci . Arriti te dali kunder te gjitha aleancave shteterore , me jugosllavine e Titos , me Bashkimin Sovjetik , me Kinen , madje u shpall dhe kunder Traktatit ushtarak komunist te Varshaves .
Veprimi unik i katershes shqiptare u nderkombtarizua gjate, por jo perjetesisht . Katershja e pa thyer u defaktorizua per efekt te strategjive ushtarake dhe per luften per pushtet . Kontradiktat dollen ne siperfaqe dhe filloi veprimi mafioz duke eliminuar njeri tjetrin, ne rrethin e dyte dhe brenda katershes . Katershja proverbale tiranike u tkurr, drejt eliminimit . Sejcili kishte frike nga shoku , qe kishte bashkepunuar mbi 30 vite . Lufta per pushtet i ndau dhe i armiqesoi , ne menyre te pa shembullt . Vetem tirani , Enver Hoxha , vdiqi ne shtrat. Tre shoket e tij te ngushte u eliminuan , bashke me kasten e larte te gjeneralve , qe i kishte pergatitur vete Diktatura .Pushteti i katershes , ra ne doren e byroistit Ramiz Alia, sic e pat kalkuluar familja diktatoriale .
Nga menyra si e ka thurur dhe e zhvillon fabulen , vepra e Spartakut i ngjan romaneve klasike , prandaj lexohet pa sforcim dhe me deshire , per te prekur zgjidhjen e intriges , qe jepet vetem ne kreun e fundit te vepres . Po permend vetem pak pasaktesi kompozicionale , qe kane peshen e tyre , por nuk e erresojne vleren teresore te vepres .
Rralle gjen ndonje fjali, qe del nga konteksi sintaktor , sic eshte kjo : “ Hoxha shkonte pasdite per pasdite dhe rrinte me Shehun , ne shtepine e ketij te fundit ; pasdite per pasdite. ( Libri i S. Ngjeles faqe 602) .
Ne librer gjen materjal te plote dhe te gjithanshem , qe e plotesojne figuren e Enverit , si diktator hipokrit dhe kriminel .Kjo eshte ideja e pa tundur , qe formon lexusi i cdo niveli kulturor . Kam numeruar cilesimet “ medioker dhe frikacak “, qe autori ja vesh Enverit. Ne pjesen e pare keto cilesime jane perseritur 9 here , ne kontekse te ndryshme fjalish. Jane permendur dhe ne librin e dyte te ketij volumi , por nuk i numerova . Pervec faktit , qe perseritje kaq e madhe krijon kakofoni stilistike , eshte ofendim , per poullin shqiptar,popull me histori , sa dhe e pa besushme , qe nje medioker frikacak , ta sundoi per 40 vjet.
Kushdo , ve re se libri analizon shume hollesisht gjendjen politike te shteteve , me te cilet , Enveri dhe Shqiperija , pati lidhje miqesore ose kontradikta . Pershkruan gjendjen ne Jugosllavi , revolucjonin hungarez,gjendia ekonomiko –politike e ish BS , e Kines etj . Keto sqarime duhet te jepeshin fare shkurt, pavaresisht . Nuk e quaj normale te zene afersisht 40% te volumit te librit . Me to mund te behej nje liber i dyte , me teme krejt tjeter dhe te dy librat te kishin madhesi normale .
Autori , ka kaluar, po thuaj , ne heshtje meriten e popullit shqiptar , qe u pozicionua ne krahun fitimtar te Luftes kunderpushtusit nazi-fashist . Ky fakt nuk mund te lihet ne deshiren e cilido autori qofte . Qe te njohesh drejtimin e luftes nga Enveri , nuk do te thote , qe Ai , behet me pak diktator , madje gabimei i tij trashet , kur fitoren e ve ne sherbim te pushtetit te eger diktatatorial te famijes . Autori ka dekllaruar se nuk e ndan Enverin e luftes nga ai i terrorit , por disa historijane e ndajne . Ne “Gazeta shqiptare “, date 19 Dhjetor 2013 shkruhet :” Forca qe cliroi Shqiperine, quhet partizane. Drejtusi I luftes ka nje emer : Enveri . “
Nuk eshte e thene , qe Spartaku ta trajtoi problemin , ne menyre extremist , sic e trajton kjo gazete ,por nuk mund ta anashkaloi . Duhej t’u referohej me shume konkluzioneve te titullarve historike , ose atyre okulare te ushtarakve aleate . Lexusi pranon pa reference kujtime te autorit , qysh kur ishte 5 vjec , por ka parasysh se keto kujtime miturake i ka mireverifikuar me prindrit , kur u be ne moshe madhore . Te mos japesh mendim , per nje lufte , qe u ballafaqua heroikisht me pushtusin Italian dhe gozhdoi 4 regjimente te Hitlerit, lexusi dyshon se autori , nuk ka c’te thote , por ndalet me pershkrime hollesisht ngjarje dytesore. Kjo retorike ul shume pike ne vleresimin e vepres . Statusin e fitimtarit te luftes e mori Shqiperia , jo thjesht drejtusi i luftes se saj, por Ushtria Clirimtare , qe kishte ne perberien masive te gjitha shtresimet shoqerore dhe politike . Shqiperia u clirua nga bijt e vet , qe ishin kryesisht partizane , por kishte dhe nacjonalist. Nje veper qe harron fakte te tilla vetsakrifikohet , pa patur nevojen e oponences minimale .
Statusin e fitimtarit te luftes botnore , Shqiperia do ta meritonte edhe me nje drejtus tjeter . Njerzit nuk lindin as heroj as terroriste . Te tille I ben koha , momenti I vendimeve , qe ata marrin . Keshtu ndodhi dhe me Envein. Personazhet historike , nuk jane krejtesisht te bardhe , ose krejtesisht te zinj . Ne kete dualizem gjykimi ,per luften , fai eshte I historianve te periudhes post komuniste . Atyre nuk u mjaftoi nje cerekshekulli , per te unifikuar mendimet ? C’do liber I shkruar , perfshire dhe kete te Spartakut, ka sfondin hitorik dhe ne menyre te natyrshme , autoret kekojne reference te sigurte kohore .Lufta e dyte ka cilesimin “boterore”, prandaj nuk mund t’I shmangesh vleresimit , qe I kane bere luftes tone , historianet boterore dhe fuqite e medha . Ne jemi ne krahun e fitimtarve dhe kemi herojte dhe veteranet tone te luftes , qe eshte shtresa me e respektuar e shoqerise se sotme . Historianet dhe autoret e extremeve nuk mund te ndryshojne rrjedhen e historise , por jane te detyruar te mos rrine indifferent ndaj nje ngjarje me rendesi te madhe kombetare , sic ishte lufta , qe beri populli.Nuk eshte vetem ky rrast , por dhe autore te tjere levizin ne extreme . Me qe kemi shtresen e te perndjekurve , mohojne veteranet dhe herojte. Gjiri I popullit dhe historia , jane te gjere . I nxejne te dy keto shtresa te respektuara .
Njifet Svetllana , qe ka demaskuar veprimtarine kriminale te te atit, Josif Stalin . Pinjollet e familjeve te shtresave te larta te ish diktatures shqiptare , kane shansin t’e behen me te vlefshem , per shoqerine , duke shkruar sic shkroi Spartaku dhe ka shkruar edhe Bashkim Shehu. Rralle e gjejme kete denoncim . Ilir Hoxha , shkroi nje liber memorial, ne te cilen mbivlerson , ne menyre abuzive vepren e Babait te vet , duke marre mbi supe nje pergjegjesi dyfish te rende , te pakten morale. Demokracia i shuan kufite e luftes klasore, por kushdo lipset te rrezatoi ne rrugen drejt tempullit te lirise mbarenjerezore.
Ngjala mbetet pene , qe mund te kontriboi seriozisht ne letersine politike te post Luftes se dyte boterore, perfshire dhe tranzicionin, duke i pare problemet nga brenda zhvillimevet te tyre.
- « Previous Page
- 1
- …
- 732
- 733
- 734
- 735
- 736
- …
- 865
- Next Page »